Arhiva DitoreJan 12, 2015

0 2649


           Isai, ka thënë: “Shikimi (në haram) e kultivon në zemër epshin”.

            Dhun-Nuni, ka thënë: “Shikimi (në haram) bën që në zemër të pësojnë lloj-lloj brengash”.

            Ahmedi, ka thënë: “Eh, sa shikimi (në haram) ka hedhur në zemër farën e katastrofave e të problemeve!”

            Davudi, ka thënë: “Të parët tanë e urrenin shikimin e tepërt gjithandej!”

            Ibën Mes’udi, ka thënë: “Ulja e shikimit nga ajo që e ka ndaluar Allahu, jep si rezultat dashurinë ndaj Allahut!”

            El-Varrak, ka thënë: “Ai që e ulë shikimin nga ajo që e ka ndaluar Allahu, të tillit Allahu ka për t’i dhënë urtësi në gjuhë!”

            Disa prej të parëve tanë, kanë thënë: “Pata shikuar në një grua që nuk më lejohet ta shiqoj, kurse mëpastaj më ndodhi që gruaja ime shikoi në një burrë që e urreja”.

Amër ibën Murreh, ka thënë: “Pata shikuar në një grua, e më patë pëlqyer, mirëpo pas kësaj ngjarje humba shikimin. Shpresoj që kjo të jetë shpagim për atë shikim në haram!”.

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

0 1429

Kur Ibn Omeri, -radijallahu anhu!-, e kuptoi vlerën e përcjellës dhe varrimit të xhenazes, tha: “Sa kirate paskemi neglizhuar!”.        

Ibrahim ibën Ed’hemi, rrëfen: “Shkova të vizitoj një adhurues të devotshëm, që ishte i sëmurë. Ai vazhdimisht shikonte këmbët e veta dhe qante. I thashë: “Çfarë të çon të qashë?!” Tha: “Nuk jam pluhurosur në rrugë të Allahut!”.

Njëri prej të parëve tanë qante shumë, e i thanë: “Çfarë të bën të qashë?!” Tha: “Po qaj për atë ditë që nuk kam agjëruar, e për atë natë që nuk kam faluar namaz të natës!”.

Omeri, -radijallahu anhu!-, e ka pasë ndëshkuar vetvetën kur i patë ikur namazi i ikindisë me xhemat, duke e detyruar të japë sadakë një tokë të tij, e cila kishte vlerën e dyqind mijë dirhemëve.

Abdullah ibën Omeri, -radijallahu anhuma!-, kur i ndodhte që t’i ikte namazi me xhemat, e bënte atë natë përplot gjallëri me ibadet.

Kurse Ibën ebi Rebiut kur i patë ikur suneti i sabahut, si ndëshkim ndaj vetvetës ka pasë liruar një skllav.

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

0 4558

– Vetëvrasja është një nga padrejtësitë dhe krimet më të rënda që njeriu mund ta ushtrojë kundër vetvetes. Zoti i sprovon njerëzit në mënyra të ndryshme në këtë botë që t’ua testojë besimin dhe durimin, mirëpo njeriu i mjerë mendon se me vetëvrasje i “zgjidhen” çështjet në jetë.

– Vetëvrasja si dukuri është shumë e përhapur në botë. Sipas statistikave, çdo 40 sekonda, diku në botë, një person bën vetëvrasje, e që llogariten diku 1 milion raste gjatë një viti.

– Në këtë botë nuk ka jetë me lumturi të përsosur, njeriu domosdo duhet të ballafaqohet me sprova; sfida, humbje, dështime, pakënaqësi dhe probleme, ngase janë ligje mbi të cilat është ndërtuar kjo botë, andaj është absurde të mendojë ndonjë se “jeta e lumtur gjendet në litarin e vdekjes”, duke mbytur veten! Jeta e kësaj bote ka kuptim nëse ajo përballohet me durim dhe mund, ngase pastaj pason shpërblimi i amshuar tek Krijuesi i Madhëruar. Njeriu mendjelehtë mendon se vetëvrasja është “dalje dhe shpëtim” nga problemet dhe sfidat e kësaj jete, por në fakt, ai duke vetëvrarë veten i shkakton vetes problem më të mëdha, pasi ushtron një padrejtësi të madhe ndaj vetvetes, tërheq kundër vetes një dënim të madh prej Zotit.

– Ai që e kupton qëllimin e vërtetë të jetës, as që mund t’i shkojë ndërmend të bëjë vetëvrasje; ai jeton gjithnjë i lumtur duke i shijuar të mirat e Zotit, kështu duke i përballuar sprovat dhe gjithashtu ai mbjell vlera të jetës duke luftuar gjithnjë aktin e vetëvrasjes. Vërtetë njeriun e krijoi Allahu me qëllim që ta adhurojë Atë dhe të jetojë në paqe dhe harmoni me ligjet e Tij; shumëçka krijoi për të, të gjitha krijesat ia nënshtroi, e nderoi, e krijoi në formën më të përkryer e më të bukur, e pajisi me mendje e arsye, ia plotësoi të gjitha nevojat, dhe në shenjë nderi për të, i urdhëroi melaiket t’I përulen, e pse atëherë të bëjë vetëvrasje?!

NDAL VETËVRASJES, DUAM JETË !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

NA NDIQNI NË