Arhiva DitoreJan 13, 2015

0 1004

(rrëfim nga Italia)

          Në një prej qendrave islame në Itali, sheh një djalë italian që Allahu i ka dhënë bukuri, kishte mjekër dhe fytyra e tij ndriçonte si margaritar. Emri i tij ishte Ahmed. Si erdhi në qendrën islame, dhe cili është tregimi i tij, rrëfehet Ahmedi në veten e parë.

          Jetoja në qytetin e Milanos dhe atëherë isha 23 vjeçar. Jetoja në errësirën e injorancës, trashëgova nga babai i cili vdiq, një shumë të madhe parash, pallate, fabrika dhe vetura luksoze, sa që llogariteshim prej familjeve të pasura në Itali. Në pallat jetoja vetëm me nënën dhe motrat e mia.

          Asnjë ditë të jetës time nuk e kaloja pa femra të reja, gjitha llojet e drogave dhe alkoolit. Kur kthehesha në pallat duke qenë i dehur, e gjeja nënën time para meje duke më pritur, filloja ta godisja fortë, shkoja në dhomën time dhe flija. Kështu veproja sa herë që kthehesha, ndërsa nëna filloi të fshihet nga unë derisa të kthjellem.
Kur dilja nga shtëpia me veturën time të shtrenjtë, tek porta takoja dhjetëra vajza prej atyre më të bukurave që donin të vinin me mua, dhe kënaqesha me atë që e kishte fat ta zgjedhja për at ditë, ndërsa në ditën tjetër e ndërroja.
Megjithëkëtë nuk ndihesha i lumtur asnjë ditë, përkundrazi ndihesha i mërzitur, sikur gjoksi më ngushtohej, kisha një fytyrë të zymtë dhe i nervozuar.
Një ditë dola në një kafe në kohën e drekës, nuk desha të marr asnjë prej vajzave me vete, bleva një gazetë dhe porosita një kafe. Derisa po lexoja gazetën në tarracën ku afër kalonin njerëzit, një njeri qëndronte pas shpinës sime i heshtur. Unë nuk ktheva kokën, sepse ai kërkonte nga unë t’ia jap 100 lira borxh, të cilat pas një muaji do të mi kthente. Njëqind lira italiane nuk vlejnë aspak.
Nxora 100 lira dhe ktheva dorën prapa që t’ia dhuroj duke mos kthyer kokën fare në drejtim të tij, dhe kërkova nga ai të ikë menjëherë pasi i kisha mërzi lypësit.
Vazhdova kështu dhe pas një muaji, isha në të njëjtën kafe duke pirë kafe si zakonisht, kur ja i njëjti njeri i cili pat vendosur dorën e tij pas shpinës time. Ishte trupmadh, me mjekër të madhe të bardhë dhe mes nesh fillo dialogu.
Ahmedi: çka dëshiron?

Njeriu: huazova nga ti 100 lira para një muaji. A nuk e kujton? Ja, merri. Këto janë të hollat e tua dhe nxori 100 lira.

Ahmedi: (me nervozizëm). A je i çmendur ti, o i marrë! A e din se ai që merr këtë shumë të thjeshtë nuk e kthen prapë edhe nëse e ka marrë borxh?
Njeriu: (ia kthen me qetësi). Po, por feja ime më urdhëron ta kthej borxhin, edhe nëse është në shumë të vogël.

Ahmedi: (i hidhëruar). Cila është feja jote?

Njeriu: Islami.

Ahmedi: Islami!!! Por, islami është fe e vrasjeve, derdhjes së gjakut, terrorizmit dhe prapambeturise.

Njeriu: Islami është rrugë e jetës dhe lumturisë për atë që e praktikon ashtu si duhet dhe drejtë.

Ahmedi thotë: Dëgjova fjalën “lumturi” nga njeriu që iu kishte zbardhur mjekra, ndërsa në fytyrën e tij kishte një buzëqeshje që do të doja ta shpenzoja gjithë pasurinë. Thash në vete do të shpenzojë gjithë pasurinë që të paktën të ndjehem vetëm një herë i lumtur dhe i kënaqur sikurse ky. Në dorën e tij pashë një libërth dhe e pyeta çka është ajo?

Njeriu: disa fjalë rreth islamit.

Ahmedi: I morra nga dora e tij dhe i thash: a mund t’i lexoj?
Njeriu: Po, merri dhuratë.

Ahmedi: shkoi dhe nuk e ktheu kokën, ndërsa unë e thirra dhe e pyeta: a banon këtu afër? U përgjigj: po.

Ahmedi: ky është vetëm një libërth. Dua të lexoj më shumë.
Njeriu: çdo ditë do të sjell nga një libërth të ri që flet rreth islamit po në këtë vend, derisa ti të pish kafen tënde.

          Ahmedi filloi t’i kushtojë rëndësi të madhe prezencës në atë kafe ashtu që të lexoj libërthin e ri rreth islamit.

          Ahmedi ishte i rregullt në kafe, dhe pasi lexoi dhjetë sosh përafërsisht, Allahu ia hapi gjoksin dhe pranoi Islamin në qendrën islame duke dëshmuar dy dëshmitë.
Ahmedi: ndërrova emrin në Ahmed, dhe fillova të mësoj fenë islame dhe ta praktikoj metodologjinë e tij.

          Nëna ime filloi të sheh ndryshim në mua, sepse kur futesha në pallat shkoja drejt në dhomën e saj, dhe në vend që ta godisja, siç bëja herëve të tjera, e puthja dhe kështu veproja sa herë që e takoja.

          Një ditë më ndaloi dhe e frikësuar më pyeti: çka po ndodhë me ty biri im?

          Ndërkohë që ajo po shihte se mjekra fillonte të rritej dita-ditës në fytyrën time.
E pyeta : pse po merakosesh nëna ime?

Nëna ma ktheu: më pare kur futeshe në pallat me godisje, ndërsa tash më puthë duart dhe kokën time. Po bën kështu çdo ditë. Ka ndodhur diçka?

Ahmedi: po.

Kam hyrë në fenë Islame.

Nëna: feja të ka urdhëruar të më puthësh mua?

Ahmedi: Po. Dhe më ka urdhëruar të bej bamirësi ndaj teje.
Nëna më tha: dua të hy në këtë fe?

          Nëna ime pranoi islamin, kryqi i varur në mur u zëvendësua me emrin e Allahut, bleva një Kur’an të përkthyer në gjuhën italiane dhe e vendosa atë në dhomën time.
Një ditë prej ditëve posa u futa në dhomën time pashë motrën që po lexonte Kur’anin me vëmendje dhe çudi…, dola e ajo as që më vërejti. Hyri në islam pa i thënë unë asnjë fjalë.

          Për çudi, posa hyra në fenë islame dhe fillova ta praktikoj atë, mu largua dëshira për drogë dhe alkool pa shkuar në spital apo ndonjë vend tjetër. Kështu që mësova se islami pastron dhe shlyen të kaluarën, m’u shtua besimi dhe bindja dhe u kapa fortë për Allahun.

          Ahmedi i hidhëruar thotë: kam kaluar jetën time në kënaqësi, epshe dhe kufër, ndërsa armiqtë e islamin bënin kurthe për muslimanët, e luftonin fenë e Allahut, shkaktonin fitne, dhe shpifnin për Allahun.

          Pasi kam kuptuar të vërtetën do ta shpenzoj gjithë pasurinë time dhe jetën që më ka mbetur për përhapjen e Islamit në Itali edhe nëse këtë e urrejnë mosbesimtarët.

Tregon: Shejh Halid Beker

Përshtati: Valdet Kamberi

0 2773

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i tij qofshin mbi të dërguarin, sal-Allahu alejhi ue selem, dëshmoj se nuk ka të adhuruar (me meritë) tjetër pos Allahut, i Cili është  Një dhe i Vetëm, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Allahu thotë: “Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë, ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet, dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet, dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara. Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato”. Mu’minun 57-61.

Përcillet nga Aisheja radijallahu anha të ketë thënë: Kam pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem, për këtë ajet “ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara” Aisheja ka thënë: A janë ata të cilët pinë verën dhe të cilët vjedhin? Tha: “Jo, oj bija e të Sinqertit, por ata janë të cilët agjërojnë, falen, japin lëmoshë, dhe kanë frikë se a u pranohet prej tyre, ata janë të cilët shpejtojnë në vepra të mira”.[1]

Shokët e të Dërguarit, sal-Allahu alejhi ue selem, me gjithë mundin e tyre në vepra të mira, frikoheshin që të mos u shkatërroheshin veprat dhe të mos u pranoheshin, nga dija e thellë dhe besimi i fuqishëm.

Ebu Derdaja ka thënë: Po ta dija se Allahu më ka pranuar mua dy rekate, është më e dashur për mua se e gjithë bota dhe çfarë ka në te, se Allahu thotë: “Me të vërtetë Allahu pranon prej të devotshmëve”.

Abdullah ibn Ebu Melika ka thënë: “Kam takuar tridhjetë shokë të Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ue selem, secili prej tyre kishte frikë hipokrizinë për veten e tij, asnjëri prej tyre nuk thoshte se ai është në një shkallë të besimit me Xhibrilin e Mikalilin, alejhima selam.

Gjërat që shkatërrojnë veprat janë të shumta, prej tyre që shkatërron gjithë veprat sikur që është shirku, dalja prej fesë, hipokrizia dhe mendjemadhësia, e prej tyre që shkatërron vetëm veprën e caktuar sikur që është përmendja e sadakasë apo tjera, në vijim do të përmendi vetëm pesë gjëra, që ndoshta do të jenë sqarim edhe për gjërat tjera:

Një: Shirku, është që shkatërron gjitha veprat, Allahu i Madhëruar i thotë të dërguarit, sal-Allahu alejhi ue selem: “ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën shok (Allahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve”. Zumer 65.

Allahu thotë: “E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur”. Furkan 23.

Ebu Sad ibn Ebu Fadale Ensarij i cili ishte prej sahabëve ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Kur Allahu do ti mbledh njerëzit Ditën e Kiametit, në ditën që nuk ka dyshim në të, thërret një thirrës: Kush ka qenë që ka bë shirk në një vepër që e ka vepruar për Allahun, le ta kërkojë shpërblimin tek dikush tjetër pos Allahut, ngase Allahu është i panevojshëm për shirkun e atyre”.[2]

Dy: Syefaqësia, ajo është në dy lloje:

a)    Të shpreson me veprën e tij dikë tjetër pos Allahut, e kjo është shirk i madh që i prish gjithë veprat. Disa dijetarë e quajnë shirk i qëllimit, synimit, dëshirës. Allahut thotë: “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar”. Hud 15-16.

Ibn Abasi radijallahu anhu ka thënë: “Ata që janë hipokritë, i japin të mirat e tyre në këtë botë, sepse atyre nuk u bëhet e padrejtë aspak. Thotë: Kush vepron një të mirë që të arrijë dynjanë, me agjërim, apo namaz, apo namaz të natës, nuk e vepron pos për të arritur dynjanë, Allahu thotë: Do t’ia jap shpërblimin atij që ka synuar këtë botë dhe do t’ia shkatërroj veprën të cilën e ka vepruar për fitime të kësaj bote,  në ahiret do të jetë prej të humburve.[3]

b)    Të vepron një vepër, me të cilën do ta ketë synim Allahun, e më pas ti paraqitet syefaqësia pasi të ketë nisur të veprojë, kjo është shirk i vogël.

Transmeton Mahmud ibn Lebid radijallahu anhu se i dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Më së shumti që kam frikë për ju është shirku i vogël” Thanë: E cili është shirk i vogël? Tha: “Syefaqësia, Allahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kiametit, kur do ti shpërblen njerëzit për veprat e tyre: Shkoni tek ata për të cilët vepronit në dynja,e shikoni se a do të gjeni tek ata shpërblim”.[4]

Nga Ebu Said Hudriju radijallahu anhu transmetohet se i dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj për një gjë që është më e frikshme se mesihu Dexhxhall, është shirku i fshehtë, të çohet njeriu të falet, e të zbukuron namazin kur sheh se tjetri e sheh atë”.[5]

Disa njerëz mund të neglizhojnë këtë lloj për nga emërtimi i tij si shirk i vogël, ndërsa është quajtur i vogël për tu dalluar nga shirku i madh, përndryshe është më i madh se gjitha mëkatet e mëdha, andaj dijetarët kanë thënë:

1-Shirku i vogël po që se gjendet në një vepër e prish veprën dhe e shkatërron.

2-Shirku i vogël nuk i falet vepruesit, dhe nuk është nën vullnetin e Allahut, siç është personi me mëkate të mëdha, por dënohet sipas tij, Allahu thotë: “Është e vërtetë se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron”. Nisa 116.

Pra besimtari obligohet të ketë kujdes nga shirku me të gjitha llojet e tij, të ketë frikë për veten, se Ibrahimi alejhi selam u frikua nga shirku e ai është prijësi i besimtarëve të drejtë, ai iu lut Zotit: “më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)”. Ibrahim 35.

Ibrahim EtTejmi ka thënë: e kush është i sigurt nga sprova pas Ibrahimit alejhi selam.

Tre: Të përmendurit e veprës dhe mburrja, Allahu thotë: “O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim”. Bekare 264.

“Ata që për hir të Allahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje”. Bekare 262.

Ebu Dherri radijallahu anhu përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Tre njerëzve nuk do tu flet Allahut ditën e Kiametit, as që do ti shikon, e as që do ti pastron, e do të kenë dënim të dhembshëm”. Ebu Dherri tha: E tha këtë i Dërguari salallahu alejhi ue selem tre herë. I tha: Kanë humbur dhe janë shkatërruar, kush janë ata o i Dërguar i Allahut? Tha: “Ai i cili mban rrobat e gjata (ndër nyjen e këmbës, që është shenjë e mendjemadhësisë), ai që përmend (veprën e mirë), dhe ai i cili e shet mallin e tij duke u betuar rrejshëm”.[6]

Katër: Lënia e namazit të ikindisë, Allahu thotë: “Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm”. Bekre 238.

Burejde radijallahu anhu përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e le namazin e ikindisë, atij i shkatërrohen veprat”.[7]

Pesë: Të gjykosh para Allahut, Damdam ibn Xheus Jemami ka thënë: Hyra në xhaminë në Medine, kur më thërriti një plak: “O Jemamas (nga vendi i Jemames) eja këtu. Unë nuk e njihja, më tha: Ju po thoni për një njeri: Pasha Allahun Allahu ty nuk do të falë asnjëherë, e nuk do të fut Allahu ty asnjëherë në xhenet. I thashë: Kush je ti Allahu të mëshiroftë? Tha: Unë jam Ebu Hurejra. I thashë: Këtë fjalë e thotë ndonjë prej nesh ndaj një të familjeje apo gruas kur jemi të nevrikosur. Tha: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem, duke thënë: “Dy njerëz nga Beni Israilët ishin vëllazëruar njëri me tjetrin, porse njëri prej tyre ishte i përkushtuar në adhurim, kurse tjetri ishte gjynahqar. I devotshmi i thoshte: “Mjaft mjaft nga ajo që po e vepron!” Ai ia ktheu: “Më lër mua dhe Zotin tim. Sa që një ditë e pa në mëkat që e hiperbolizoi, e i tha: Mjaft më. Ai ia ktheu: Më lër mua dhe Zotin tim,  a mos vallë je dërguar mbikëqyrës mbi mua?!” Ky i tha: “Betohem në Allahun, Allahu nuk do të, të falë asnjëherë dhe Allahu asnjëherë nuk do të, të fusë në xhenet!” Allahu dërgoi melek e ua mori shpirtin atyre të dyve dhe u takuan para Zotit. I tha gjynahqarit: Hyn në xhenet me mëshirën Time. E tjetrit (atij që adhuronte Allahun) i tha: “A ke mundësi ta ndalësh mëshirën Time për robin tim? Tha: Jo o Zot. Tha: Dërgoheni në zjarr”. Ebu Hurejra radijallahu anhu tha: “Betohem në atë që shpirti im është në duart e Tij, ka folur me një fjalë që ia ka shkatërruar dynjanë e ahiretin.[8]

Përktheu: Shpend ZENELI

Autor: Emin ibn Abdullah Shekavi

[1] Suneni i Tirmidhiut 5/327-328,  numër 3175.

[2] Suneni i Tirmidhiut 5/314, me numër 3154.

[3] Tefsiri i Ibn Kethirit 2/439.

[4] Musnedi i Imam Ahmedit 5/428.

[5] Musnedi i Imam Ahmedit 3/30.

[6] Sahihu i Muslimit 1/102, me numër 106.

[7] Sahihu i Buhariu 1/200, me numër 594.

[8] Sherh Sune 14, 384, 385.

0 2990

O ju njerëz  keni frikë Allahun dhe dijeni se veprat janë arritja e njeriut me të cilat del nga kjo botë, dhe në ato varet udhëtimi i tij në ahiret, i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tre gjëra: Familja e tij, pasuria dhe veprat e tija. Dy prej tyre kthehen dhe mbetet një, kthehet familja dhe pasuria e mbeten veprat”. Mutefekun alejhi.

Vepra është shoqëruesi i njeriut  në varr, kënaqet nëse vepra ka qenë e mirë dhe ndëshkohet nëse vepra ka qenë e keqe, është cekur në hadith se vepra e mirë i vjen njeriut në varr në formë të njeriut me fytyrë të bukur, me tesha të mira dhe me erë të këndshme e i thotë: “Përgëzohu”, i vdekuri i thotë: Kush je ti, fytyra jote është fytyrë e bukur që vjen me hair, e i thotë: Unë jam vepra jote. Ndërsa vepra e keqe i vjen njeriut në formë të njeriut me fytyrë të shëmtuar, me tesha të këqija dhe erë të keqe, e i thotë: Të përgëzoj me diç që do të vjen keq. Kjo është dita që të është premtuar, e i thotë: Kush je ti? Fytyra jote e keqe vjen me të keqe, e i thotë unë jam vepra jote e keqe, ishte i ngadalshëm në respektimin e Allahut e i shpejtë në mëkat ndaj Tij, e Allahu të shpërblen me ndëshkim.

Vepra e mirë është ajo që e shpreson njeriu kur është në agoni të vdekjes, Allahu thotë: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!”

Kjo është ajo që do ta dëshirojnë banorët e zjarrit kur do të hidhen në te. Allahu thotë: “O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim”. Fatir 37.

Ne nëse meditojmë në Kuranin Fisnik do të gjejmë se Allahu i Lartëmadhëruar na drejton kah veprat në shumë prej ajeteve, ndonjëherë e lidh shpërblimin për vepra si në fjalën e Tij: “dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat”. Jasin 54.

E ndonjëherë Allahu na tregon se Ai i mbikëqyr veprat tona, “Unë jam i dijshëm për atë që ju veproni”

E ndonjëherë na tregon se ka autorizuar për ne melaqe që regjistrojnë veprat tona, Allahu thotë: “Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. Ata e dinë se çka punoni”. Infitar 10-12.

Ndonjëherë na tregon se veprat do të na tregohen ditën e Kiametit, do ti shohim e do ti lexojmë, Allahu thotë: “Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” Zelzele 6-8.

E nga njëherë na tregon se njeriu punon për veten e jo për dikë tjetër: “Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve”. Fusilet 46.

Vëllezër të nderuar

Njeriu nuk ka para vetes shans tjetër për të vepruar pos jetës në këtë botë, sot ka punë e nuk ka llogari e nesër do të ketë llogari e nuk do të ketë mundësi për të vepruar, se jeta e njeriut është e shkurtër, nuk e di fundin e tij, nuk e din në çfarë kohe do të vjen, e nëse vjen nuk vonohet për tjetër herë: “e kur t’u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë”. Araf 34.

Këto ditë të cilat po i jeton o njeri në këtë botë, është shans për ty që nuk vlerësohet me çmim, që po ta din vlerën e saj do ta ruaje vetëm për gjëra që të bëjnë dobi e që do të sjellin ty lumturi të përhershme, e nëse e humb në lojë e shkujdesje do të sjell dënim të përhershëm, atyre që ruajtën këtë botë me vepra të mira u thuhet ditën e Kiametit: “Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë”. Haka 24.

E për ata që kanë humb kohën e tyre  me lojë e dëfrim, në gjëra të kota u thuhet: “Ju i shfrytëzuat të mirat në jetën e Dunjasë dhe i përjetuat ato, sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues”. Ahkaf 20.

Vëllezër të nderuar

Pengesat në veprimin e të mirave janë të shumta që duhet njeriu të mundohet dhe të lodhet, sepse nefsi i njeriut është që anon kah të këqijat. Ai ndihmohet nga shejtani dhe ushtria e tij, prej epsheve dhe dyshimeve. Ai që kërkon mbrojtje nga Allahu dhe drejtohet në punë të mirë Allahu atë e ndihmon që të mos  e mundin këto pengesa, humben e zhduken para atij. E kush i nënshtrohet epshit dhe është dembel për të bërë punë të mira, ato e mundin dhe i humb atij shansi nga dora e vet, duke mbaruar jeta e tij e ardhja e vdekjes. I dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “I mençur është ai i cili e ulë veten dhe punon për pas vdekjes, e i paaftë është ai që vetja e tij e pason epshin dhe shpreson shumë te Allahu”.

Pastaj ka mundime dhe pengesa në veprimin e punëve të mita që duhet njeriu të fillon që herët para se të arrijnë tek ai, si sëmundja, varfëria, pleqëria, vdekja. I dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shpejtoni në vepra të mira, ngase do të shihni sprova si nata e errtë, në mëngjes zgjohet si besimtarë e zë mbrëmja si jobesimtarë, në mbrëmje është besimtarë e në mëngjes jobesimtarë, e shet fenë për interes të kësaj bote”. E Transmeton Muslimi.

Pra keni frikë o robër të Allahut shpejtoni në vepra të mira para se të vijë vdekja. Allahu thotë: “O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut”. Munafikun 9.

Shejh Salih ibn Feuzan ibn Abdullah Ali Feuzan

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1138

Muslimani duhet të shfrytëzojë në maksimum rastet për të bërë adhurime dhe punë të mira, e sidomos në këto dhjetë ditë të këtij muaji hënor, prej tyre:

1- Pendimi tek Allahu. Allahu ka thënë: ” Dhe të gjithë pendohuni tek Allahu, o besimtarë, me shpresë se do të shpëtoni”. (Nur:31)
2- Largimi nga mëkatet. Ashtu sikurse që punët e mira na ofrojnë tek Allahu, njejtë dhe punët e këqia na largojnë nga Ai dhe mëshira e Tij. Njeriu mund të privohet nga mëshira e Allahut vetëm për një mëkat, andaj nëse shpreson në faljen e Allahut dhe lirimin nga zjarri i xhehenemit, atëherë kujdes nga bërja e mëkateve në këto ditë dhe ditët tjera.
3- Agjërimi i këtyre ditëve dhe kjo hyn nën ombrellën e punëve të mira. Allahu ka thënë: ”Çdo punë e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të…” Poashtu Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të m’i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm” . Transmeton Muslimi. Është sunnet që muslimani të agjërojë nëntë ditët e dhul-hixhes, sepse Muhamedi alejhi selam ka nxitur në punë të mira, ndërsa imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë ka thënë se është mustehab i fortë agjërimi i këtyre ditëve.
4- Falja e namazit në kohë dhe me xhematë në xhami. Të shtojë këto ditë edhe namazet vullnetare, sepse kjo është nga punët më të mira që na ofrojne tek Allahu. Muhamedi alejhi selam transmeton nga Allahu në një hadith kudsij ku thotë:” Robi im vazhdon të me afrohet me vepra vullnetare (nafile) derisa ta dua”.
5-Dhënia e sadakasë (lëmoshës). Edhe kjo është në mesin e punëve të mira tek Allahu i lartësuar, andaj muslimani duhet te shtoj dozën e sadakasë në këto ditë. Allahu ka thënë: ”O besimtarë shpërndane nje pjesë nga ajo me çka ju furnizojmë Ne, para se të vijë dita kur nuk do të këtë as shitje, as miqësi e as ndërmjetsim”. (Bekare:254)
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Sadakaja nuk pakëson pasurinë”. Muslimi.
6- Bashkimi i bazave të adhurimit në këto dhjetë ditë, si: namazi, agjërimi, sadaka, haxhi etj.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

0 1949

– Njeriu është krijesa më e nderuar dhe më e çmuar e Zotit në tokë! E begatoi me të gjitha kushtet për jetë të qëndrueshme, nëse ajo jeton në harmoni me ligjet e Zotit.

– Njeriu u pajis me vlera të shumta, mbi të gjitha çka e dallon nga krijesat tjera, është mendja, të cilën nëse e shfrytëzon si duhet, do të jetë krah i fortë e shoqërisë, urë lidhëse brenda shoqërisë. Por nëse e keqpërdor atë dhe nuk e shfrytëzon ashtu si duhet, pastaj I robërohet epsheve, bëhet armik e dhunues I vetes dhe i të tjerëve.

– Sot vëllavrasja si dukuri shkatërruese, e cila vjen si rezultat I mos njohjes së konceptit, peshës dhe lirisë së jetës, është duke u përhapur me të madhe. Sot ndodhin shumë vrasje “në emër të arsyes”, që në fakt të paarsyeshme, dhe shkaqet janë të shumta dhe të njohura.

– Vërtetë të vrasësh një njeri është sikur të vrasësh mbarë njerëzimin, ndërsa të shpëtosh një njeri, sikur të shpëtosh mbarë njerëzimin. Të tjerët duhet të jenë të qetë prej dorës tonë dhe ne duhet të jemi zhvilluesit e vlerave të larta të jetës, e jo rrënuesit e tyre.

– Njeriu me mendje të shëndoshë e konsideron derdhjen e gjakut pa të drejtë si diçka që kurrë nuk i vjen rendi, sepse gjakpirësin e urren edhe Allahu, edhe njerëzit në tokë, edhe peshku në det, edhe milingona në fole! Vetëm fjala “vëllavrasje” është e neveritshme, e lëre më akti! Vallë, si guxon njeriu që ka mend, ta shtrijë dorën ndaj vëllait të tij?!

– Me keqardhje deklarojmë se, statistikat po tregojnë se dita-ditës vëllavrasjet po shtohen në vendin tonë dhe pak fushata, iniciativa dhe projekte organizohen nga shteti, shoqëritë civile apo ato zyrtare për parandalimin e vëllavrasjes. Ne duhet të bashkohemi të gjithë, t’ia falim njëri-tjetrit gabimin, ta harrojmë të kaluarën e errët dhe ta ndërtojmë të ardhmen e ndritshme. Kështu, të bashkuar, të mëshiruar dhe jo konfliktuoz na do Zoti. Andaj, të mos e prishim harmoninë dhe ekuilibrin e jetës, ajo është ngritur ashtu për ne; të jetojmë të gjithë në paqe duke e gëzuar lirinë dhe freskinë e kësaj jete që na e dhuroi Zoti dhe të jemi mirënjohës e t’ia zgjasim duart e paqes butësisht njëri-tjetrit, e t’i japim fund duarve të ashpra të gjakderdhjes dhe padrejtësisë ndaj njëri-tjetrit.

T’I JAPIM FUND VËLLAVRASJES, QË TË JETOJMË TË LIRË !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

NA NDIQNI NË