Arhiva DitoreJan 15, 2015

0 1830

Falënderimi i takon Atij që u premtoi durimtarëve shpërblim pa llogari dhe i përgëzoi falënderuesit e begative të Tij me shtim dhe iu kërcënua jobesimtarëve me dënim. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, i cili më së miri e falënderoi Zotin e tij dhe bëri durim në ligjet e Allahut pa asnjë ankim. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan me të mira deri Ditën e Kiametit.

O ju njerëz frikojuni Allahut dhe dijeni se nuk ka njeri vetëm se jeta e tij është e rrethakuar me vështirësi apo me rehati. Robi në të dy gjendjet është i detyruar me detyra që duhet t’i realizon me qëllim që të plotësohet besimi i tij. Në gjendje vështirësie është i detyruar që të jetë me durimtarët, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Allahu është kthimi jonë”. Allahu është Krijuesi i robit dhe Sunduesi i tij dhe Ai që ia përcakton jetën e tij dhe me të vepron çka të donë, kurse njeriu është rob i Allahut, atij i takon që t’i nënshtrohet Zotit të tij, mos të irritohet nga caktimi i Tij dhe ta din se kthimi është vetëm se tek Ai dhe nuk mundet të ik askush nga Ai. Kush goditet me një sprovë e fatkeqësi dhe dëshiron t’ia lehtëson vetvetes mundimet le ta rikujton shpërblimin e durimit dhe fjalën e të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, i cili tha: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe ndonjë brengë e brengosë e që Allahu me të mos t’ia shlyejë mëkatet”.

Poashtu ajo që ia lehtëson robit fatkeqësinë është rikujtimi i begative të Allahut të cilat nuk numërohen dhe krahasimi i fatkeqësisë së vet me fatkeqësi të tjera më të mëdha të cilat e kanë goditur atë më herët apo të tjerët.

Ekziston edhe durim tjetër e ai është durimi nga largimi i bërjes mëkat Allahut. Durimi nga bërja mëkat Allahut kërkon përpjekje të madhe për arsye se  shpirti i njeriut është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Allahu. Disa nga njerëzit mundet të bëjnë durim që mos t’i afrohen disa mëkateve mirëpo i sheh se bien në mëkate tjera. Disa i sheh se e pengojnë vetveten nga ngrënia e  pasurisë së njerëzve dhe nga tradhtia e tyre mirëpo nuk munden ta ndalojnë veten nga ngrënia e mishit të tyre dhe shpifjes në nderin e tyre edhe pse i Dërguari i Allahut,alejhi salatu ue selam, në Haxhin e Lamtumirës gjakun, pasurinë dhe nderin i përmendi se janë paralele dhe se për to vlen një dispozitë: “Gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj janë të ndaluara”.

Ekziston edhe një lloj tjetër i durimit e ai është durimi në nënshtrim dhe adhurim të Allahut. Nënshtrimi ndaj urdhërave të Allahut duke i respektuar ligjet e Tij kërkon përpjekje të madhe dhe luftë me shpirtin a e gjithë kjo kërkon durim.

Durimi pra është tre lloj: durim në caktimet e Allahut, durim nga largimi i bërjes së mëkateve dhe durim në nënshtrime.

Kurse sa i takon gjendjes së dytë e ajo është gjendja e rehatisë dhe e lehtësisë dhe e begatisë, robit në të i detyrohet falënderimi edhe atë duke iu bë me dije se begatit që i posedon janë nga mirësia e Allahut dhe po në qoftë se Allahu nuk ishte i butë me të dhe ia lehtësonte furnizimin ai si rob asnjëherë nuk do të kishte mundësi t’i arrin ato begati. Falënderimit duhet që t’ia bashkëngjitë lavdërimin e  Allahut për të gjitha ato begatitë që ia dhuroi qofshin ato të jashtme dhe të brendshme dhe të fesë e të dynjasë. Falënderimi dhe lavdërimi patjetër duhet të jenë me zemër, me gjuhë dhe me gjymtyrë.

Kush i realizon gradat e durimit dhe gradat e falënderimit vetëm se e ka plotësuar besimin e tij dhe është bërë nga shpëtimtarët. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, tha: “Çudi me besimtarin, tërë puna e tij është në të mirën e tij, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit. Nëse i vjen ndonjë e mirë, falënderon Allahun kështu që është mirë për të ndërsa nëse e godet ndonjë bela, ai bën durim dhe prapë është mirë për të”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur, atyre, zemrat e të cilëve frikësohen, kur përmendet Allahu, që (janë) të durueshëm për gjithçka që i godet, që falin namazet dhe që ndajnë nga ajo, që Ne ua kemi dhënë”. Haxh 34-35.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 2017

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

Islami si Fe e Allahut vetëm se erdhi me çdo gjë që është në dobi të robërve dhe vendeve dhe në anën tjetër paralajmëroi nga çdo gjë që është e dëmshme për robërit dhe vendet. Kjo padyshim se vjen nga madhështia dhe përsosmëria e kësaj feje: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. Maide 3.

 Islami si Fe erdhi me të gjitha dobitë dhe të mirat që ia sigurojnë individit dhe shoqërisë një jetë të lumtur nën hijen dhe tolerancën e tij. Dobitë e Islamit përfshijnë dobinë e individit me Zotin e tij, me veten e tij, me prindërit e tij dhe me të gjithë njerëzit e tjerë.

 Sot me lejen e Allahut në këtë hutbe do të flasin rreth një lidhjeje nga lidhjet që nxit në të Islami, madje paralajmëron dhe kërcënohet për mosrespektimin e saj dhe ajo lidhje është lidhja e fqinjësisë. Fqiu në Islam ka emër të madh dhe pozitë të lartë dhe këtë e dëshmojnë shumë citate që kanë ardhur rreth çështjes së fqiut.

 Allahu i Madhëruar thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët”. Nisa 36.

 Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, përcjell se i Dërguari i Allahut,alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Xhibrilka vazhduar duke më porositur për fqiun deri sa unë mendova se ai do tatrashëgonte (fqiu fqiun pas vdekjes, do ta bënte në rang të njëjtë metrashëgimtarët)”.

 Ebu Shurejh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Pasha Allahun nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besuar, pasha Allahun nuk ka besua”r. I thanë kush o i Dërguar i Allahut? U përgjigj: “Ai nga dora e të cilit nuk është i sigurt fqiu i tij”.

 Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, dhe dijetarët e tjerë e cekin se ky hadith na lajmëron për madhështimin e të drejtave të fqiut dhe se dëmtimi i tij është nga mëkatet e mëdha.

 Ebu Hurejra, Allahu e mëshiroftë, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush i beson Allahut dhe ditës së Kiametit mos ta shqetëson fqiun e tij”. Më një transmetim tjetër: “Kush i beson Allahut dhe ditës së Kiametit le ta fisnikëron fqiun e tij”.

 Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk është fqinjësi e mirë të mos e dëmtosh fqiun,por fqinjësi e mirë është t’i përballosh dëmet e fqiut”.

 Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Nga e drejta e fqinjësisë është që t’i bësh mirë atij dhe mos ta shqetësosh atë”.

 Disa thanë: “Nëse tri cilësi i gjen tek një njeri atëherë mos dysho në mendjen dhe moralin e tij: nëse e falënderon fqiu, akraballëku dhe shoku i tij”.

 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë:Le të mos e pengojë fqiu fqiun në mbjelljen e drurit në murin e tij“.

 Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i ka thënë: “O Ebu Dher nëse je duke përgatitur salcë me mish shtoja ujin dhe gostite fqiun tënd”.  

 Disa nga komentusit e haditheve rreth këtij hadithi thanë: “Hadithi aludon në nxitjen kah virtytet e larta të moralit dhe në udhëzim kah përmisimi i tyre duke e pasur parasysh se nga kjo vepër rrjedh dashuri dhe afërsi dhe se me të arrihet dobi dhe largohet dëmi dhe nevoja. Ka mundësi që fqiu së bashku me familjen dhe fëmijët e tij të vegjël të shqetësohen nga era e përgatitjes së ushqimit të fqiut për arsye se nuk ka mundësi të arrin ta ushqen familjen e tij me atë ushqim dhe me këtë mënyrë ua plotëson dëshirat dhe ua largon brengat dhe dhembjet”.

 Abdullah ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Shoku më i mirë tek Allahu është ai i cili është më i mirë për shokun e vet dhe fqiu më i mirë tek Allahu është ai i cili është më i mirë për fqiun e vet”.

 O ju musliman, nga dukuritë shoqërore që nuk përgëzojnë për hajr është dukuria e ndërprerjes së lidhjes me fqiun dhe mosdhënia e drejtave të tyre edhe atë pa asnjë arsye të mjaftueshme.

 Nga ato dukuri të këqija numërojmë se disa nga fqinjët ndjejnë ashpërsi nga disa fqinjë të tyre edhe pse ata përpiqen me të gjitha mënyrat që t’i afrohen atyre qoftë ajo me dhënien e selamit apo me dërgimin e ftesës për vizitë, mirëpo ata thjesht nuk janë të interesuar që të kenë lidhje njëri me tjetrin. Ka raste kur fqinjët mes tyre asnjëherë nuk e vizitojnë njëri-tjetrin dhe ka raste që fqiu fqiun nuk e njeh dhe as emrin nuk ia din edhe pse jetojnë me një lagje me vite të tëra.

 Nga dukuritë negative dhe të këqija numërojmë edhe atë se disa nga fqinjët preken shumë dhe nevrikosen kur fqiu apo mysafiri i fqiut ia parkon makinën para derës së tij dhe madje ka raste kur edhe fqiu i bërtet me zë të lartë fqiut të tij dhe çështja arrin deri në grindje me gjymtyrë.

 Nga dukuritë e këqija numërojmë edhe atë se disa nga fqinjët ua ndalojnë grave dhe familjes së tyre që t’i vizitojnë fqinjët tjerë dhe mos të kenë lidhje me ta. Nëse ndalesa vjen për arsye fetare dhe se me ketë vepër i mbrohet familjes nderi nga fqinjët që janë mëkatarë atëherë kjo lejohet dhe madje preferohet dhe shpërblehet për këtë vepër për arsye se kryefamiljari është përgjegjës i familjes para Allahut të Madhëruar. Nëse ndalesa e familjes për vizitën e fqinjëve vjen si pasojë e pasimit të epshit apo nga vet natyra e personalitetit të tij atëherë ai detyrohet që ta lufton epshin dhe shejtanin dhe të kujdeset që sa më shumë t’i afrohet atyre me vepra që e shtojnë dashurinë mes tyre.

 O ju musliman, ajo çka është më e çuditshme në lidhjet fqinjësore është se disa gra janë më të hajrit në aspektin e vizitës dhe marrëdhënieve mes fqinjëve se sa burrat e tyre. Vërejmë disa nga gratë të cilat kur vendoset një grua tjetër në lagjen e tyre shkojnë tek ajo me pije dhe ushqime të ndryshme dhe shoqërohen dhe i vazhdojnë vizitat mes tyre.

 Nëse gjendja e grave sa i takon lidhjeve fqinjësore është kjo atëherë gjendja mes fëmijëve është edhe më e shpejtë sa i përket afërsisë mes tyre. I sheh fëmijët se si njoftohen mes tyre dhe lozin së bashku dhe e vizitojnë njëri-tjetrin, kurse në anën tjetër i sheh burrat se si nuk e afrojnë njëri-tjetrin dhe kjo padyshim se duhet të përmisohet dhe të ndryshohet sa më shpejt.

 Ajo që është për të uruar dhe lavdëruar për disa fqinj është lidhja dhe marrëdhëniet e mira mes tyre dhe vizita e njëri-tjetrit. Nuk udhëton ndonjëri nga ata derisa nuk i lajmëron të gjithë për nisjen e tij dhe nuk kthehet nga udhëtimi vetëm se i përshëndet të gjithë, nuk bie në shtratin e sëmundjes ndonjëri nga ata vetëm se shkojnë të gjithë dhe e vizitojnë. Kjo padyshim se është një nga dukuritë e lavdëruara në të cilën nxit Islami dhe e pëlqen dhe mbi ta bazoi shumë shpërblime në këtë dynja dhe në ahiret.

 Dashuria dhe afërsia mes fqinjëve jep shumë dobi si, ndihmesa e të varfërit në mesin e tyre, vizita e të sëmurit, këshilla e mëkatarit, largimi i ashpërsisë dhe egërsisë mes tyre,  dhe shumë të tjera që janë shkak për fitimin e shpërblimeve të shumta dhe kënaqësisë së Allahut.

 E lus Allahun që t’i bashkon zemrat e tona dhe t’i përmison ato dhe të na drejton të gjithëve në rrugë të drejtë.

SHEJH DR. ABDULAZIZ SEDHAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU      

NA NDIQNI NË