Arhiva DitoreJan 17, 2015

0 1902

Ai që urdhëron për mirë dhe nuk bën durim, apo duron, por nuk urdhëron për të mirë, apo nuk urdhëron e as nuk duron, nga këta tre lloje njerëzish vjen fatkeqësia.

Allahu ka thënë: ”…urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet këto janë nga çështjet më të preferuara”. Lukman 17.

Shejh Hamed Atik thotë: Personi me mëkate të mëdha është më i dashur tek Allahu, se sa adhuruesit që nuk urdhërojnë për të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqja.
Disa nga selefi kanë thënë: ”Ai që hesht nga e vërteta është shejtan memec, ndërsa ai që flet të kotën është shejtan që flet”.

Hudhejfe –Allahu qoftë i kënaqur me ta- është pyetur për të vdekurin e të gjallëve dhe ka thënë: ”Ai që nuk ndalon nga e keqja me dorën e tij, gjuhën e tij dhe zemrën e tij”.

Në shoqërinë e sotme shtëpitë janë afër dhe përballë njëra tjetrës, megjithatë është lënë anash urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, në mesin e lagjes dhe ndaj banorëve të saj.

Pak gjen nga ata që i urdhërojnë njerëzit për t’u falur me xhemat në xhami, apo që ua tërheq vërejtjen njerëzve për gjërat e këqija që ndodhin nëpër shtëpitë e tyre haptazi dhe në vende të tjera.

Nëna e besimtarëve Zejnebja –Allahu qoftë i kënaqur me atë- është çuditur dhe e ka pyetur bashkëshortin e saj Muhamedin alejhi selam: ”A do të shkatërrohemi përderisa në mesin tonë ka njerëz te mirë”. Pyetje e çuditshme! Si ka mundësi të shkatërrohemi, kur në mesin tonë ka agjërues dhe namazfalës të shumtë!… A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë ka njerëz që agjërojnë ditët e bardha (13, 14 dhe 15 të çdo muaji hënor), që agjërojnë çdo të hënë dhe të enjte! A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë ka nga ata që falen natën dhe lexojnë Kuran ditë e natë! Muhamedi alejhi selam iu përgjigj asaj: “Po, nëse shtohet e keqja”. BUHARIU.
Ajo që po përhapet sot me përhapjen e mjeteve të informimit dhe njerëzve të këqij në tokë, nga ata që dëshirojnë që e keqja të përhapet tek ata që kanë besuar, ngacmimi dhe etiketimi i atyre që urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja me lloj-lloj etiketimesh të ndryshme e që në esencë ata janë të pastër prej tyre.

Me shpresë se këto porosi do të na ndihmojnë gjatë urdhërimit për të mire dhe ndalimit nga e keqja, po ju radhisim disa porosi në vijim:

1- Njohja e mirësive të Allahut dhe që askush prej nesh nuk ka mundësi t’i numërojë ato.

2- Nijeti i sinqertë për Allahun në këtë punë madhështore, njëherit duke u afruar me këtë tek Allahu.

3- Dhënia e besës me ata që e rrethojnë se do të ngjallin këtë adhurim madhështor.
4- Butësia gjatë kryerjes së këtij obligimi, dhe kërkimi i rrugëve sheriatike në largimin e të këqijave.

5- Durimi ndaj shpifjet dhe reagimet e njerëzve gjatë kësaj pune të shenjtë.

6- Të kujtosh shpërblimin e madh për këtë punë.

7- Bamirësia ndaj njerëzve me fjalë të mira dhe buzëqeshje, në mënyrë që të arrish në zemrat e tyre.

8- Njohja e njerëzve me dispozitat sheriatike, sepse duket qartë që njerëzit kanë injorancë të theksuar në disa çështje të fesë.

9- Kërkimi i ndihmës nga Allahu dhe mbështetja tek AI.

10- Lutjet e shumta, që Allahu të na i forcojë përpjekjet tona.

11- Përfitimi nga mjetet bashkëkohore për urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, si: telefoni, celulari, interneti, gazetat, revistat e te ngjashme.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1122

Së pari: Besojmë në melekët që ua dimë emrat, si: Xhibrili, Mikaili, Israfili, Malik, Ridvan, Melekulmeut (meleku i vdekjes), Munker, Nekir.

Xhibrili: është i autorizuar me atë që është jetë për zemrat. Ajo është shpallja. Xhibrili është ai të cilin Allahu e ka autorizuar që t’ua zbres shpalljet të dërguarve. Allahu ka thënë: ”Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). (E solli) Në zemrën tënde, të bëhesh thirrës që ua tërheq vërejtjen. Me gjuhë të qartë arabe”. (Shu’ara193, 194, 195).
Israfili: është i autorizuar t’i fryjë surit ditën e gjykimit për të ringjallur njerëzit.
Mikaili: Është autorizuar për sjelljen e shiut dhe bimëve.
Muhamedi alejhi selam bashkarisht përmendë këto melaike në hapjen e namazit të natës ku thoshte: ” O Allahu im! Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe i tokës, Ti që di ti fshehtën dhe të dukshmen, Ti që gjykon mes robërve të Tu kur ata ndahen në mendime. Më udhëzo me lejen tënde në të vërtetën kur njerëzit përçahen në mendime, vërtetë Ti udhëzon kë do në rrugë të drejtë”.
Malik: është autorizuar për zjarrin. Argument është fjala e Allahut për banorët e zjarrit. Allahu thotë:” Ata do të thërrasin: O Malik! Le të na vdes Zoti yt!” e Ai do të thotë: ” Ju aty do të mbeteni përgjithmonë”. (Zuhruf:77).
Ridvan: është meleku i cili është autorizuar për Xhennetin. Emri i tij nuk është i pohuar qartë sikurse emri Malik, por me këtë emër është i njohur tek dijetarët. Allahu e di më mirë.
Melekulmeut (meleku i vdekjes) është përhapur se emri i tij është “Azrail” , por kjo nuk është vërtetuar. Kjo ka ardhur në disa israilijate (lajme të beni israilëve) që nuk na obligon t’i besojmë këtij emri dhe atë që është autorizuar me vdekjen e quajmë melekulmeut-meleku i vdekjes. Ashtu sikurse e ka quajtur Allahu në Kur’an:” Thuaju:” Engjulli i vdekjes, i cili është i autorizuar për atë, do t’ju marrë shpirtin e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. (Sexhde:11)
Munker dhe Nekir: ja dy melekët e Allahut që e pyesin të vdekurin në varrin e tij, për këtë ka ardhur një hadith në Tirmidhi, por disa dijetarë e kanë bërë të dobët hadithin dhe kanë thënë: nuk ka mundësi të quhen me këtë emër melaiket të cilat: ” Nuk kundërshtojnë atë që i urdhëron Allahun dhe veprojnë atë që urdhërohen”. (Tahrim:6).
Sidoqoftë ata janë dy melekë që marrin në pyetje të vdekurin për: Zotin e tij, për fenë e tij dhe për pejgamberin e tij.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1435
  1. Lidhur me heshtjen e dijetarëve dhe fshehjen e së vërtetës. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Nëse I ditur përgjigjet duke e fshehur të vërtetën dhe injoranti me injorancën e tij, atëherë kur do të del në shesh e vërteta. (El Adab Esh-sher’ijje, 1/183)
  2. Shejhul Islam Ibën Tejmijje ka thënë: Ta njoftosh veten me veprat që e shpëtojnë nga mëkatet si pendimi dhe veprat e mira që fshijnë mëkatet është prej dobive më të mëdha të Sheriatit (El Adab Esh-sher’ijje, 1/98)
  3. Mesazhi më ndikues është ai që qëllon kohën, vendin dhe gjendjen. Muhammed Xhemaluddin El Kasimi në librin Islahul Mesaxhid, fq. 67.
  4. Heshtja në momentin kur duhet të thuhet e vërteta është sikur të shqiptosh të kotën. (El Bejan vet Tebjin, fq. 183)
  5. Është e patjetërsueshme të fshihet besimi i gabuar nga shpirti i masës së thjeshtë (Islahul Mesaxhid, fq. 51).
  6. Një nga të parët tanë të mirë ka thënë: E dëgjova një fjalë e cila më solli dobi plotë tridhjetë vite.
  7. Çështja e uljes në karrigen e ligjërimit. Imam Sheukani ka thënë: E saktë është se atëherë kur njerëzit kanë nevojë për diturinë e njeriut ai duhet të angazhohet në përhapjen e diturisë që e ka pa marrë parasysh moshën e tij.  (El Gaje-sherhul Hidaje, 2/622)
  8. Është thënë: Debati i padobishëm për një çast është shenjë e paditurisë së dijetarit. (Es Samt, fq. 100)
  9. Imam Neveviu ka thënë: Dije se është e pëlqyeshme që ai i cili këshillon një xhemat të jetë sa më i shkurtë dhe të mos e zgjatë sepse një vepër e tillë mund të shkaktojë humbje të kënaqësisë dhe humbje të respektit ndaj diturisë.  Nëse nuk janë të kujdesshëm munden të shkaktojnë bërjen e ndonjë vepër të ndaluar. (Edhkar, 448)
  10. Dije se për dijetarin, mësuesin, kadiun, myftiun dhe edukuesin dhe të tjerët që ndiqen nga masa është e pëlqyeshme të largohet nga fjalët dhe veprat që në formën e jashtme duken se janë në kundërshtim me të drejtën, edhe atëherë kur atë e bëjnë me të drejtë. (Edhkar, 462)
  11. Dije se për nxënësin dhe pasuesin preferohet të pyet atë që e ndjek atëherë kur të sheh ndonjë vepër e cila nga jashtë duket se është në kundërshtim me të vërtetën. Këtë duhet të bëjë me qëllim të qartësimin ashtu që nëse atë hoxha apo dijetari e ka bërë nga harresa do ta ndërpresë ose nëse e bën duke u mbështetur në ndonjë argument do ta qartësojë. (Edhkar, 464)
  12. Kur të këshillosh synoje me atë këshillë vete. (Sijer, 6/97)
  13. Fjalët e folësit duhet të lidhen me kuptimin e dëgjuesit. (El Bejan vet Tebjin, 2/58)
  14. Jeta e njerëzve në esencë është këmbim i bisedave, prandaj nëse mundësh bëhu prej atyre që flasin më mirë. (El Bejan vet Tebjin, 2/80)
  15. Çdo hyrës befasohet, afroje me përshëndetje. (El Bejan vet Tebjin, 2/82)
  16. Çdoherë kur robi seriozisht angazhohet në udhëzimin e tij dhe në thirrje në rrugë të Allahut, armiqtë, më fuqishëm, angazhohen në devijimin e mendjelehtëve. (Medarixhu Salikin, 2/248)
  17. Urtësi është të bësh atë që duhet, ashtu si duhet në kohën kur duhet. (Medarixhu Salikin, 2/499)
  18. Vlera e njeriu është aq sa i ka aspiratat dhe kush është synimi i tij. (Medarixhu Salikin, 3/98)
  19. Vetëdija për mbikëqyrje e Allahut, subhanehu ue te’ala, rezulton me përmirësim të nefsit dhe butësi ndaj krijesave. (Medarixhu Salikin, 2/533)
  20. Kini kujdes sepse të njëjtën fjalë mund ta thonë dy njerëz njëri me qëllim të mirë ndërsa tjetri me qëllim të keq. Në këtë rast shikohet biografia e thënësit, mendimet e tij dhe në çfarë thërret dhe çka promovon. (Medarixhu Salikin, 3/543)

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

Burimi: www.denana.com

0 1201

Një ditë hyri një fëmi në një nga xhamitë e Parisit dhe iu drejtua imamit të xhamisë dhe i tha se nëna ime më ka dërguar që të mësoj në institutin e juaj. Imami i tha fëmijës po ku është nëna jote se më duhet t’i marr nga ajo disa të dhëna. Fëmiu iu përgjigj se ajo është në rrugë dhe nuk ka mundësi të hyn…… për arsye se ajo nuk është muslimane. Imami menjëherë shpejtoi jashtë me qëllim që ta takon dhe të kërkon shpjegim nga ajo. Nëna e fëmijës i tha imamit: Unë e kam një fqinje muslimane …. Kur i përcjell fëmijët në shkollë ia puthin dorën …. Lumturia është  gjë e pandashme nga kjo familje ….. O imam, unë nuk kam parë musliman në këtë shtet që i merr dhe i vendos prindërit e tij në shtëpi pleqsh. Pranoje edhe fëmijën tim tek ju dhe mësone me shpresë se do ta vepron me mua atë që ju e veproni me prindërit e juaj.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1979

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut,lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Done Allahun për arsye të atyre begative që ju ushqen me to”.

O ju robërit e Allahut, dashuria zhvillohet nga bamirësia dhe njohja e begative. Zemrat janë të krijuara që ta dojnë atë që sillet mirë me të dhe ta urrejnë atë sillet keq me të dhe a ka më bamirës se Allahu i Madhëruar. Bamirësia e Tij ndaj robit është prezente në çdo kohë dhe moment dhe robi ato bamirësi i shfrytëzon në të gjitha gjendjet e tij.  Nuk ka asnjë mundësi që llojet dhe format e bamirësisë të numërohen dhe mjafton të ceket se një nga llojet e saj është begatia e frymëmarrjes. Njeriu brenda një dite dhe një nate i merr njëzet e katër mijë frymëmarrje e mos të flasim për begatitë tjera që janë më të larta dhe më të mëdha: “Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot”. Ibrahim 34.

Robi i Allahut nuk ka ndjenja për plot nga begatitë e dhuruara që e rrethojnë dhe për këtë shpesh i bën padrejtësi vetvetes dhe i mohon begatitë e Allahut dhe prapë Allahu e ruan dhe e mbron nga çdo e keqe dhe nga çdo dëm: “Thuaj: “Kush do t’ju ruajë natën dhe ditën (nga dënimi) i të Gjithëmëshirshmit?”. Enbija 42.

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, me një hadith thotë: “Askush nuk mund te jetë më i durueshëm sesa Allahu për të keqën që ka dëgjuar për vete; pretendojnë se Ai ka fëmijë ndërsa Ai i furnizon dhe iu jep shëndet (apo i mbron nga të këqijat)”.

Allahu nga bamirësia dhe dashuria ndaj robërve të Tij krijoi çdo gjë në qiej dhe tokë dhe në dynja dhe ahiret, pastaj i banoi në të dhe i fisnikëroi, u dërgoi të Dërguar, u zbriti libra, u ligjësoi ligje, ua lejoi që t’i drejtohen Atij në çdo kohë, u caktoi shpërblim për çdo të mirë që e shumëfishojnë atë prej dhjetë e deri në shtatëqind herë më tepër dhe më shumë, kurse për çdo vepër të ligë ua shkruan vetëm se një të keqe, e nëse pendohen nga ato të liga ua fal dhe shndërron në të mira, dhe nëse gjynahet e robit e arrijnë qiellin e pastaj bën istigfar Allahu ia fal, dhe nëse e takon Allahun me mëkate të mëdha sa toka, pastaj e takon Allahun duke mos i bërë ortak në adhurim Ai do të dhuroj falje po aq të madhe.

Për robërit e Vet e ligjësoi Haxhin që ua fshin të gjitha mëkatet e mëhershme, i mbarësoi për kryerjen e tij dhe nëpërmjet tij ua fali gjynahet, dhe poashtu ligjësoi adhurime dhe nënshtrime dhe për kryerjen e tyre caktoi shumë shpërblime. I dhuroi robit të Vet pasuri dhe i tha: O robi Im, afrohu kah Unë nëpërmjet saj që ta pranoj. Robi është i Veti, pasuria është e Tij, shpërblimi është nga Ai dhe Ai është dhuruesi fillimisht dhe përfundimisht.

Si mos të duhet Allahu kur ia dhuroi robit këto mirësi dhe si nuk i vjen robit turp që të harxhon diçka nga dashuria e tij për dikë tjetër jashtë Allahut. Kush është më meritor që të falënderohet, të madhështohet dhe të duhet se sa Allahu? A ka më fisnik dhe bujar se sa Allahu?

Allahu gëzohet shumë me pendimin e robit kur i pendohet Atij dhe ia fal gjynahet dhe ia detyron Vetes dashurinë e tij, Ai është i Cili e frymëzoi të pendohet dhe e mbarësoi dhe i ndihmoi në të. I lartësuar është Allahu i Cili i mbushi qiejt e Tij me melek të cilët i përdor në kërkimin e istigfarit për banorët e tokës dhe i përdori nga to bartësit e Arshit në lutje për robërit e Tij besimtar dhe për kërkimin e istigfarit për gjynahet e tyre dhe mbrojtjen e tyre nga zjarri i xhehenemit dhe ndërmjetësimin për ta tek Allahu që të futen në xhenetet e Tij.

Shikoni këtë përkujdesje, këtë bamirësi, këtë dashuri dhe butësi të plotë të Allahut ndaj robërve të Tij.

Megjithatë pasi që ua dërgoi të Dërguarit e Tij dhe ua zbriti librat e Tij dhe ua mësoi emrat dhe cilësitë e Tij, Ai zbret për çdo natë në qiellin e dynjasë dhe interesohet për ta, Vet i shqyrton nevojat e tyre dhe i thërret që t’i kërkojnë Atij, e thërret gjynahqarin që të pendohet, të sëmurin që të kërkon shërim, të varfrin që të kërkon nga pasuria e Tij dhe nevojtarin që të kërkon nga Ai çdo natë që t’ia lehtëson nevojat.

I thërret në pendim edhe pse i luftuan dhe torturuan dhe i djegën me zjarr evlijat e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie. Buruxh 10.

Kurse disa nga selefi thanë se shikoni fisnikërinë e Allahut se si i thërret në pendim edhe pse ata i torturuan evlijat e Tij dhe i djegën me zjarr.

Nuk ka rob me zemër të shëndoshë e mos ta donë Allahun kur e di këtë dhe vetëm se ai që ka zemër të sëmurë dhe të ligë dhe të largët nga çdo e mirë nuk ka mundësi ta donë Allahun e tij. Allahu i krijoi zemrat që ta dojnë bamirësin e përsosur në cilësitë dhe moralin e tij dhe askush nuk mundet dhe nuk ekziston asnjë mundësi t’i afrohet bamirësisë së Allahut të Madhëruar dhe nuk ka gjë më të përsosur dhe më bukur se sa Ai. Çdo përsosmëri dhe bukuri në krijim është rezultat i gjurmëve të Tij dhe aludues mbi përsosmërinë e Krijuesit të tij. Si dhe çdo dituri në univers është rezultat i gjurmëve të diturisë së Tij dhe çdo fuqi është rezultat i gjurmëve të fuqisë së Tij.

Duhet që dashuria e robit ndaj Allahut të jetë më e madhe se çdo gjë tjetër dhe ajo dashuri të jetë aq e fortë sa që mos të ketë mundësi që t’i afrohet asnjë dashuri tjetër. Kush nuk e realizon dashurinë ndaj Tij me dituri dhe vepra nuk e ka realizuar dëshminë se nuk i takon adhurimi me të drejtë askujt përveç se Allahut. Allahu është Ai që adhurohet dhe duhet dhe të Cilin e adhurojnë zemrat me dashuri dhe i nënshtrohen dhe i përulen Atij, i frikohen dhe e shpresojnë Atë, i mbështeten në gjendje vështirësie Atij, i luten dhe qetësohen me përmendjen e Tij dhe rehatohen me dashurinë ndaj Tij dhe kjo nuk ka mundësi të bëhet vetëm se për Allahun dhe askënd tjetër. Për këtë fjala la ilahe il-lallah është fjala më e sinqertë, ata që e shqiptojnë dhe veprojnë me të dhe i besojnë janë evlijat e Allahut dhe partia e Tij, kurse mohuesit e saj janë armikët e Tij.

O ju robërit e Allahut, dashuria e vërtetë shfaqet në katër gjendje:

Gjendja e parë: Kur robi bie në shtratin e tij dhe është i lirë nga preokupimet tjera, ai nuk fle vetëm se duke e përmendur atë që e donë dhe zemrën e tij me të e preokupon.

Gjendja e dytë: Kur zgjohet nda gjumi. Gjëja e parë që robi e vepron kur zgjohet nga gjumi është përmendja e të dashurit të tij që i mungoi gjatë kohës së gjumit së tij.

Gjendja e tretë: Kur hyn në namaz. Namazi është peshorja e besimit me të cilin peshohet besimi dhe vërtetohet gjendja e tij dhe afërsia e tij me Allahun. Kur ngrihet për në namaz dhe qetësohet në të dhe i kënaqen sytë dhe zemra para qëndrimit të Tij dhe i zgjerohet dhe i qetësohet gjoksi dhe zemra e tij, kjo aludon në dashuri të vërtet.

Gjendja e katërt: Gjatë vështirësive dhe sprovave. Zemra në këto gjendje nuk i përmend vetëm se ato gjëra që janë të dashura tek ai dhe nuk ik vetëm se kah ai që e do më së shumti.

I dashuruari qetësohet me të dashurin e tij në çdo musibet që e godet jashtë tij. Për këtë arsye  kur doli ajo grua nga Ensarët në luftën e Uhudit të shikon se ç’ndodhi me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kaloi pranë prindit dhe vëllaut të saj të vrarë në luftë dhe nuk u ndal tek ata dhe i kaloi duke thënë se çka bëri i Dërguari i Allahut dhe si është ai? I thanë se ai është mirë dhe i gjallë dhe kur shikoi kah ai tha: O i Dërguar i Allahut, çdo musibet jashtë tëndit është i vogël dhe nuk më intereson për të.

E njëjta vlen edhe për sprovat e vdekjes dhe asaj që vjen pas saj nga sprovat e Ditës së Kiametit. Të gjitha ato lehtësohen me dashuri kurse sprova dhe musibeti më i madh është sprova e zjarrit të xhehenemit dhe atë nuk e largon vetëm se dashuria e Allahut të vetëm dhe pasimi i të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të.

 

Dashuria pra është baza e çdo të mire në dynja dhe ahiret siç e cek edhe Sehnuni: “Na tejkaluan të dashuruarit në nderin e dynjasë dhe ahiretit. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, përcillet se ka thënë: “Njeriu është me atë qe e donë”, dhe ata janë me Allahun”.

Allahu i Madhëruar thotë: “E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër”. Bekare 165.

O Zot, bëje dashurinë ndaj teje të jetë më e dashur se sa edhe dashuria ndaj shpirtrave tanë dhe se sa dashuria ndaj ujit të ftohët gjatë etjes së madhe.

SHEJH MUHAMED IBËN ABDURRAHMAN EL KASIM

Nga arabishtja. Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË