Arhiva DitoreJan 22, 2015

0 1052
Analist politik, ekonomik, i sigurisë, e shumë analistë të fushava tjera,  kur t’i shohësh në tv janë nën moshën 30 vjeçe, ose janë të sapodiplomuar. Ne e dimë shumë mirë sa u jipet hapësirë gjatë studimeve anës praktike, debateve e analizave të mirëfillta. Sapo ndodhë një ngjarje fillojnë e e shfaqin “dijen” e tyre në debatet televizive e intervista duke folur madje edhe fjalë të huaja që të duken më “intelektual”. Fjalimin e stërzgjatur mund t’ua përmbledhësh me pak fjalë.
Nuk është thënë rastësisht se mendimet e larta gjenden në fjali të shkurtëra. Më e keqja në këtë histori është sa janë kompetent për atë që kanë marrë përsipër ta anlizojnë dhe a i dijnë pasojat e të folurit pa dije?!
MESAZHI HYJNOR
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, (mos fol e mos vepro), sepse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra (mendja), për të gjitha këto ka përgjegjësi” (El-Isra: 36).
Hoxhe: Valdet Kamberi

0 7131

Zilia është sëmundje nga sëmundjet e shpirtit, e cila paraqitet ndërmjet ortakëve disa herë, dhe kjo nisur nga shkaku i urrejtjes së njeri-tjetrit, ose ngase njëri është më i shkathët se tjetri në ndonjë aspekt të jetës e kështu me radhë. Ndërmjet kësaj vrime depërton shumë shpejt shejtani në trupin e njeriut. Gjithashtu kjo cilësi është cilësi e poshtër dhe e ulët e çifutëve. Allahu thotë: “A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.”[1] Është zjarr i ndezur fortë kush sprovohet me të, e ai që është sprovuar me këtë ves ka rënë në dënimin e Allahut. Poeti thotë:

 

Për Allahun nuk ka diçka më të keqe se zilia

Fillon me poseduesin e saj, derisa në fund e mbyt edhe pronarin e saj!

 

Është thënë: Mëkatet e para që janë bërë në tokën e Allahut ndaj Tij janë tre: “Ëndja, mendjemadhësia dhe zilia. Ëndja ishte nga Ademi, paqja e Allahut qoftë mbi të, mendjemadhësia nga Iblisi, kurse zilia nga Kabili, djali i Ademit i cili e vrau vëllain e vet Habilin.”

Zilia është lloj armiqësie e shfaqur ndaj Allahut, sepse ziliqari i urren mirësitë e Allahut mbi robërit e Tij, kurse Allahu e ka dashur një gjë të tillë, ndërsa ky dëshiron që kjo gjë të zhduket nga robi i Tij. Madje ky person bije ndesh me caktimin e Allahut, pra kjo është të mos jesh i kënaqur me atë që e ka caktuar Allahu, si dhe kundër asaj që është e dashur tek Allahu. Poashtu një gjest i tillë është mohimi i vëllazërisë në islam.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të,  thotë: “Mos keni zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje, por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar.”[2]

Ziliqari urren mirësitë e Allahut ndaj robërve të Tij, ndërsa nga ana tjetër njerëzit atë e urrejnë. Ai e donë vetëm vetveten, nuk dëshiron tu bëjë mirë të tjerëve pasi që nuk posedon mëshirë dhe dashuri për të tjerët në zemrën e tij.

Muavije ibn Ebi Sufjani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Çdo njeri mundem ta kënaq, përveç ziliqarit ndaj begative që i posedojnë të tjerët. Atë e kënaq vetëm mbarimi i mirësive që kanë të tjerët.”

Ibn Kajjimi ka thënë: “Ziliqari është armik i begative të Allahut ndaj robërve të Allahut. Ky njeri është i urryer tek Allahu dhe te njerëzit, nuk udhëheq asnjëherë e as që pajton dikë, njerëzit shkojnë tek ai vetëm për interes.”[3]

Njeriu me vlera nuk është ziliqar. Ziliqari e urren atë që ka merita e Allahu mund ti japë meritorit nga begatitë e shumta të Tij, madje edhe t’ia shtojë ato. E ziliqari s’ka çka bën, pos që ta dëmtojë vetveten.

Ibn Tejmije thotë: “Ai i cili e urren begatinë e Allahut ndaj dikujt tjetër, kjo është sëmundje, ngase begatia mund ti shtohet atij të cilin e ka dikush zili edhe më shumë ose ngjashëm me zilinë që i bëhet atij.”[4]

Ai i cili në zemrën e tij ndjenë zili për dikën, le ta luftojë zilinë me devotshmëri dhe me durim.

Rexha ibn Hajvete thotë: “Çdoherë që njeriu e përkujton vdekjen, nga ai largohet zilia dhe mburrja me vetveten.”

Prandaj o rob i Allahut nxito ta largosh zilinë nga zemra yte, bëni mirë atij të cilin e ke zili si dhe bën dua për të me qëllim që ta shërosh sëmundjen tënde me këtë gjest. Përmende personin për të mirë, derisa ta arrish atë gradë sa që të mirën që e donë për vete ta duash edhe për të, madje edhe me tepër se sa e donë për veten tënde.

Ibn Rexhebi ka thënë: “Ta duash për të tjerët diçka ashtu siç e donë për vetveten është gradë më e lartë e besimit. Personi me këtë besim është besimtarë i plotë, i cili e donë për vëllain e tij atë që e donë për veten e tij.”[5] Atë të cilin e kanë zili të tjerët, këtij personi i bëhet padrejtësi, ky person duhet të bëjë durim, të ketë frikë Allahun, të durojë ndaj dëmeve të ziliqarëve, t’ua falë atyre, ngase kështu ngrihen gradat tek Allahu Fuqiplotë.

Ibn Kajjimi thotë: “Prej gjërave më të rënda mbi njeriun që me të të ketë sukses nga Allahu është shuarja e zjarrit të ziliqarit dhe atij që i ka bërë padrejtësi, duke i bërë mirë atij. Sa i shtohet këtij e keqja, dëmi e teprimi, ky ia kthen me mirësi, këshilla dhe mëshirë ndaj tij.”[6]

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Nisa: 54.

[2] Transmeton Muslimi.

[3] “Bedaiul-fevaid“ 2/462.

[4] “Mexhmu fetava“ 10/112.

[5] “Xhamiul-ulumi vel-hikem“ 2/263.

[6] “Bedaiul-fevaid“ 2/468.

0 1008

Ky është një tregim i vërtet që e rrëfen një pilot i cili punon në kompaninë e aeroplanëve “Egypt Air” dhe thotë:

– Unë punoja në linjën e aeroplanit i cili fluturonte në relacionin “Kajro – Tokio” për tre muaj … pastaj për dy muaj u largova nga ky relacion dhe fluturoja për në vende tjera. Deshi Allahu që pas një periudhe të kthehem prapë një të njëjtin relacion dhe kompania si zakonisht lidhte kontrata me të njëjtët hotele ku pushonim dhe flinim. Zbrita në të njëjtin hotel dhe isha në pritje të shpërndarjes së dhomave. Në atë moment erdhi recepsionisti dhe filloi të thërret: Zotëri Muhamed Salim!! Zotëri Muhamed Salim!!

– U çudita!! Thash në vete: unë tash sa mbërrina në hotel!! Si e din emrin tim?! Iu përgjigj: Unë jam Muhamed Salim!

– Më tha: Urdhëro.

– Ma dorëzoi një zarf ku në të kishte 300 Dollar!!

– I thash çka është kjo?!

– Mu përgjigj: Para tre muajve kur ishe këtu e harrove këtë zarf në dhomën tënde dhe unë nga “amaneti” e ruajta këtë zarf në recepsion dhe çdo herë kur vinte delegacion nga “Egypt Air” e hulumtoja emrin tënd në mesin e delegacionit se a je prezent me ta apo jo. Sot e vërejta emrin tënd në mesin e tyre dhe erdha ta dorëzoj këtë zarf!!

– Subhanallah, tre muaj e hulumton emrin tim në mesin e delegacionit. Sa delegacione kanë ardhur në javë dhe sa emra i ka hulumtuar … dhe … dhe!!!

– Piloti tha: Më erdhi shumë mirë dhe sipas traditave tona e hapa zarfin dhe i morra 150 Dollar dhe 150 të tjerat ia dhurova si shenjë respekti për këtë gjest të tij.

– Iu skuq fytyra dhe u zemërua dhe më tha: Kjo është detyra ime. A më jep të holla për amanetin tim dhe kryerjen e detyrës sime?!!

– Piloti thotë: Mu skuq fytyra dhe u turpërova nga ai. Desha ti tregoj se kjo është tradita e jonë në tokat arabe por u turpërova ti tregoj dhe ti jap një pasqyrë të keqe për vendet tona dhe i thash: Më vjen keq … më fal. Në vete thash ta falënderoj në mënyrë tjetër. A ka mundësi të ftoj në darkë këtë natë?!

– Më tha: Më vjen keq. Nuk mundem ta pranoj ftesën tënde se do të ndjehem në vetvete se kjo vepër është shpërblim përballë asaj që ta ktheva zarfin. Ndoshta herëve tjera kur do të kthehesh do ta pranoj ftesën!!

– Piloti thotë: Nga dëgjimi i këtyre fjalëve më erdhi të mërzitem për gjendjen e disa njerëzve në tokat tona dhe fillova të turpërohem nga vetvetja. Ky njeri më dha një mësim që nuk do ta harroj asnjëherë, se: “Unë kur e kryej një detyrë me të cilën janë i ngarkuar nuk duhet të pres shpërblim si shkëmbim i shërbimit të kryer”.

0 1388

Suksesi i thirrësit është i lidhur me aftësinë e tij të ndikon tek ata të cilëve ua drejton thirrjen islame. Nuk ka dyshim se ndikimi i tillë vjen vetvetiu dhe nuk është e mundshme të imponohet e as që të mos vërehet. Që të përvetëson vetinë e ndikimit thirrësi në Islam duhet të orvatet ti arrijë këto synime:

  1. Të jetë i dalluar me imanin e tij dhe i lartësuar me gjendjen e tij shpirtërore. Thirrësi ka besim të paluhatshëm, frikohet nga hidhërimi i Allahut, është i sinqertë në mbështetjen e tij tek Allahu. Vazhdimisht është i vetëdijshëm për mbikëqyrjen hyjnore, i qëndrueshëm në kthimin e tij të vazhdueshëm tek Allahu. Gjuha e tij e përmend Allahun, me mendjen e tij mediton në mbretërinë dhe sundimin e të Gjithëfuqishmit. I përkushtuar në adhurime, garues në të mira, natën e ngjall me adhurim, kujdeset për sinqeritetin dhe ka mendim të mirë për Allahun.

Kjo është adresa e suksesit, veti e të mirëve, çelësi i suksesit. Kështu realizohet adhurimi i sinqertë ndaj Allahut dhe fitohet mbështetja e Allahut. Kështu bëhesh thirrës i drejtuar, kur vepron e përkryen punën, kur gjykon e qëllon të drejtën, kur flet fjala e tij bën dobi. Ai është njeriu të cilin selefi e kanë përshkruar: Kur ta shohësh, pamja e tij të bën ta kujtosh Allahun.

  1. Dituria e mjaftueshme fetare dhe njohuri të përgjithshme. Kështu njerëzit do të gjejnë përgjigje për dilemat e tyre, zgjidhje për problemet e tyre. Ai është referenca shkencore tek e cila kthehen njerëzit për të njohur dispozitat e fesë, jep komentimin dhe analizën e saktë lidhur me realitetin. Me dituri të mjaftueshme atij i shtohet mundësia e bindjes, aftësia për ti larguar e dyshimet. Dallohet me prezantim të  mirëfilltë, i plotësuar nga ana kreative dhe përmbajtjesore.
  2. Është i zgjuar dhe vepron me planifikim, larg mendjelehtësisë që i humb vlerat e udhëheqësit. Frenon hidhërimin që e humb bukurinë e udhërrëfyesit, largohet prej veprimeve që fshijnë shenjat e burrërisë. Evzaiu e tregon qartë tatimin që duhet ta paguajë thirrësi: Qeshnim dhe bënim shaka derisa filluan njerëzit të na ndjekin. Prej asaj kohe nuk na lejohet përveç buzëqeshjes.

Thirrësi duhet të krijon baraspeshën mes shakave dhe seriozitetit duke u munduar të ruan personalitetin që lë përshtypje të mirë. Me logjikën e tij vendos drejtë atëherë kur dallojnë mendimet, analizon dhe i argumenton analizat e tij. Atëherë kur humb perceptimi i drejtë privohesh edhe nga vizioni i qartë. Thirrësi është i prirë të rendit prioritetet, të shfrytëzon mundësitë, të gjejë rrugëdalje nga problemet, të përfiton nga koha dhe të përshtatet në situata të ndryshme.

  1. Zemërgjerësia dhe morali që përfshin gjithë njerëzit që i ka përreth. Nuk do ti përfitoni njerëzit me të holla aq sa do ti përfitoni me moralin tuaj. Njerëzit kanë nevoja të shumta dhe pyetje të llojllojshme. Kjo nënkupton se thirrësi duhet të jetë durimtar. Është thënë durimi është varri i veseve. Morali i mirë i bashkon njerëzit, ndikon në të. Një njeri erdhi te Ebu Is’hak Esh Shirazi dhe tha: … kur e pash moralin e tij të mirë, butësinë dhe asketizmin vendosa të qëndroj pranë tij. E shoqërova deri në ditën kur vdiq. Njerëzit bashkohen rreth atij që u ndihmon të plotësojnë nevojat e tyre, që angazhohen për të ndihmuar atë që ka ndonjë brengë, që pyet për atë që mungon, që flijon për të tjerët, që forcon lidhjen dhe bashkimin me të tjerët me bamirësi.

Bëju mirë njerëzve do ti pushtosh zemrat e tyre, asgjë sikur bamirësia nuk e përfiton njeriun.

  1. Trimëria, guximi dhe qëndrueshmëria. Njerëzit gjatë vështirësive tërhiqen. Thirrësi duhet të ketë guxim ta flet të vërtetën gjithnjë duke e pasur parasysh nevojën për urtësi gjatë veprimeve. Ai është i pari, drejtë tij kthehen shikimet, me të lidhen zemrat nëse është trim, guximtar, përballues gjatë fatkeqësive, kush shumëkush tërhiqet, lakon, devijon, fshihet… I mjafton thirrësit ta kujtojë qëndrimin e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve selem, në Hunejn. Qëndresa e tij ishte pikënisja dhe inicimi i fitores.
  2. Vazhdueshmëria dhe kreativiteti. Puna me ndërprerje ndikon në zvogëlimin e ndikimit. Përsëritja shkakton monotoni. Thirrësi angazhohet që veprimtaria e tij të jetë e vazhdueshme duke zbuluar gjithnjë forma të reja dhe duke hapur shtigje të reja të thirrjes në Islam. Kështu do të mbetet gjurma, do të largohet monotonia dhe do të nxitet në produktivitet.

Këto ishin disa udhëzime për forcimin e aftësisë ndikuese. A jemi të vetëdijshëm se ndikimi i dobët shpeshherë është rezultat i dobësisë sonë dhe mosplotësimit të tipareve të personalitetit ndikues.

Autor: Dr. Ali Badahdah

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

Burimi: denana.com

0 1126

E pyeti: a agjëron dhe falesh?

U qesh dhe tha: Normalisht që agjëroj dhe falem!

E pyeti: a je e mbuluar me hixhab?

U përgjigj: Jo, nuk jam e mbuluar!

E pyeti: kush të detyroi të agjërosh dhe të falesh?

Tha: Allahu i Madhëruar!

Kush ta ka detyruar hixhabin?

Heshti një momenti dhe pastaj u përgjigj: Allahu i Madhëruar!

I tha: atëherë hesht dhe dëgjo këtë ajet ku Allahu i Madhëruar thotë: “Mos vallë, një pjesë të Librit e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?! Cilido prej jush që vepron kështu, do të ndëshkohet me poshtërim në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kiametit do të dërgohet në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja”. Bekare 85.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1892

Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri musliman dhe na dalloi nga jobesimtarët. Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na dhuroi mendjen dhe na dalloi nga kafshët. Lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe dijeni se besimi në Ditën e Kiametit është një nga gjashtë shtyllat e imanit pa të cilën shtyllë nuk plotësohet imani i njeriut.

Pasi që asaj Dite i paraprijnë shenja që aludojnë në afrimin e saj, neve na mbetet që t’i mësojmë ato për arsye se besimi në to është i patjetërsueshëm dhe është nga bazamentet e ideologjisë së një muslimani. Allahu i Madhëruar thotë: U afrua Ora dhe u ça Hëna“. Kamer 1, dhe A mos vallë mohuesit presin, që t’u vijë befasisht vetëm Ora (e Kiametit)? Ndërkohë, shenjat e saj kanë ardhur“. Muhamed 18.

Imam Bagaviu, Allahu e mëshiroftë, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte një nga shenjat e Kiametit.

Allahu i Madhëruar thotë: E si do ta dije ti që ndoshta Dita e Kiametit është afër“. Shura 17, dhe A mos presin ata diçka tjetër, përveç Orës (së Kiametit), që do t’u vijë papritmas e pa e ndier fare?!”. Zuhruf 66.

Për shkak se ndodhia e kësaj Dite është afër, Allahu e konsideroi atë sikurse të nesërmen: “Çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen!”. Hashr 18, dhe “Ata e mendojnë atë (dënim) të largët, kurse Ne e shohim të afërt”. Mearixh 6-7.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: Unë dhe Dita e Kiametit jemi dërguar si këta dy gishta”.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ta, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Mosha juaj në krahasim me moshën e popujve të kaluar është si koha e mbetur prej kësaj dite në krahasim me atë që ka kaluar prej saj”. Me një transmetim tjetër thuhet: “Afati juaj në krahasim me afatin e popujve të mëparshëm është sa koha midis namazit të ikindisë dhe perëndimit të diellit“.

Pasi që çështja e shenjave të Kiametit është e rëndësishme edhe përkujdesja për to është më e madhe në krahasim më çështjet e tjera, kjo është edhe arsyeja se pse i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e shpeshtonte sqarimin e shenjave të saj dhe sprovave që do të ndodhin mes saj dhe e paralajmëronte Umetin e tij që të përgatitet për këtë Ditë. Koha se kur do të ndodhë kjo Ditë e dinë vetëm se Allahu, kurse për të mirën e njeriut ajo u fsheh nga dituria e tij me qëllim që ai të jetë në përgatitje të vazhdueshme ashtu siç u fsheh nga ai edhe momenti i vdekjes së tij me qëllim që ai vazhdimisht të jetë në përgatitje dhe veprim dhe t’i largohet dembelisë dhe përtacisë.

Imam Safariniju, Allahu e mëshiroftë, thotë se shenjat e Kiametit ndahen në tre lloje:

  1. Shenja të cilat janë paraqitur dhe kanë kaluar dhe ato janë shenja të largëta.

Këto shenja janë ato që janë paraqitur në të kaluarën dhe janë ndërprerë, si dërgimi i Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe vdekja e tij, çlirimi i Bejtul Makdesit, vrasja e udhëheqësit të muslimanëve Othman ibën Afanit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, paraqitja e rrenacakëve të cilët pretendojnë se janë të Dërguar, tërmetet e shumta, e shumë shenja tjera të cilat janë paraqitur nëpër citatet e Sunetit.

  1. Shenja të cilat janë të mesme dhe ato janë të cilat janë paraqitur dhe nuk janë ndërprerë madje ato shtohen dhe numri i tyre është shumë i madh.

Nga to e kemi fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Nuk do të bëhet Kiameti derisa i ulëti dhe i poshtëri (dhe ata që i përngjasojnë) nuk bëhen njerëz më të lumtur të dynjasë (kryetar e sundimtar të popujve).

Poashtu nga shenjat e saj janë ajo që ka ardhur në hadith: “Do të vijë një kohë ku ai që kapet për Fe dhe bën durim në të, të i ngjan atij që është kapur për gacë”.

Nga shenjat tjera janë edhe se para Kiametit do të ketë njerëz injorantë dhe lexues të Kuranit gjynahqar, pastaj humbja e amanetit të cilën i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e komentoi me atë që i jepet detyra dhe nuk është i aftë e as i kualifikuar ta kryen, pastaj ngritjen e diturisë, përhapjen e injorancës, shtimi i imoralitetit dhe pirjes së alkoolit, zvogëlimi i numrave të burrave dhe shtimi i numrave grave derisa një burrë të jetë për pesëdhjetë gra, e shumë shenja të tjera.

  1. Shenjat e mëdha të cilat paraqiten para se të ndodhë Kiameti.

Nga ato shenja është dalja e Mehdiut, dalja e Dexhallit, zbritja e Isait, alejhi selam, dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, shkatërrimi i Qabesë, paraqitja e tymit, ngritja e Kuranit, lindja e diellit nga perëndimi, dalja e kafshës, paraqitja e zjarrit, etj.

Sidoqoftë, çështja është shumë e rrezikshme kurse ne jemi në një shkujdesje të madhe. Një numër i madh i këtyre shenjave janë paraqitur dhe nuk kanë mbetur vetëm se paraqitja e shenjave të mëdha. Kërkoj nga Allahu që të na përqendron dhe përforcon në fenë e Tij dhe të na mundëson të vdesim si musliman dhe të na mbron nga të gjitha fitnet ato të dukshmet dhe të fshehtat.

Këto lajmërime për të ardhmen padyshim se janë nga shenjat e profecisë dhe nga mrekullitë e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të cilat ia ka mësuar Allahu dhe kjo ndikon në përforcimin e imanit të njeriut.

Në lajmërimin e tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka mëshirë për njerëzit me qëllim që të paralajmërohen dhe të përgatiten për ahiretin e tyre. Luftërat, problemet, sëmundjet e shumta, përhapja e mëkateve dhe gjynaheve, vdekjet e papritura, sprovat e ndryshme, mosrespektimi i prindërve, mosrespektimi i drejtave të fëmijëve, e shumë vepra tjera janë nga shenjat e Ditës së Kiametit. Për këtë arsye o ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut dhe dijeni se dynjaja nuk është e përhershme, mos jetoni në të të qetë e në rehati po veproni dhe angazhohuni. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,e porositi ibën Omerin, Allahu qoftë i kënaqur nga ata dy, dhe i tha: “O biri i Omerit” Jeto në dynja sikur të jesh i vetmuar ( i huaj) ose si udhëtar dhe llogarite veten tënde prej banorëve të xhenetit”.

 

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja. Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË