Arhiva DitoreJan 23, 2015

0 4969

Allahu i Madhëruar e ka dalluar këtë pejgamber me të shpallurit e Zeburit dhe me vlera tjera.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَرَبُّكَ أَعْلَمُ بِمَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَلَقَدْ فَضَّلْنَا بَعْضَ النَّبِيِّينَ عَلَىٰ بَعْضٍ ۖ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا ﴿٥٥

 “Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).” Isra 55

Allahu subhanehu ve teala e ka dalluar Davudin alejhi selam me disa vlera, prej tyre:

1 – Namazi dhe agjërimi i tij. I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

(أحب الصيام إلى الله صيام داود و كان يصوم يوما و يفطر يوما و أحب الصلاة إلى الله صلاة داود كان ينام نصف الليل و يقوم ثلثه و ينام سدسه)

“Agjërimi më i dashur për Allahun është agjërimi i Davudit, ka agjëruar një ditë, a ditën tjetër ka hëngër dhe namazi më i dashur për Allahun është namazi i Davudit, ka fjetur gjysmën e natës dhe ngrihej në një të tretën dhe flinte në një të gjashtën (e natës).”[1]

Po ashtu ka thënë:

 (أفضل الصوم صوم أخي داود كان يصوم يوما و يفطر يوما و لا يفر إذا لاقى)

Agjërimi më  vlefshëm është agjërimi  vëllait tim Davudit, agjëronte një ditë dhe hante ditën tjetër dhe nuk ka ikur nga fushëbeteja (kur është takuar me armikun).”[2]

Në këtë hadith përmendet edhe një detal në lidhje me vlerat e Davudit alejhi selam dhe ajo është: “dhe nuk ka ikur nga fushëbeteja (kur është takuar me armikun).“

Ky detaj na dërgon një mesazh për të krahasuar rastin e Davudit alejhi selam me shumë mbretër dhe kryetar zullumqar të cilët ikin duke marr me vete pasuri dhe i lënë paritë e veta mbrapa. Po ashtu edhe i dërguari i Allahut dezertimin e ka theksuar prej mëkateve të mëdha.

2 – Zëri i bukur

Davudi alejhi selam është dalluar edhe me zë të bukur sa që i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e ka marrë për krahasim zërin e tij kur ka dashur ta lavdërojë ndonjërin nga sahabët për zërin e tij të bukur të leximit të Kuranit.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

(إن عبد الله بن قيس أعطي مزمارا من مزامير آل داود)

Me të vërtetë Abdullah ibn Kajsit i është dhënë zëri i mirë nga zëri i mirë i familjes së Davudit.[3]

Në transmetim tjetër ka thënë:

 ( لقد أوتي أبو موسى مزمارا من مزامير آل داود )

“Ebu Musaut i është dhënë zë nga zërat e familjes së Davudit.[4]

3 – Përdorimi i hekurit

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë). “ Sebe 10

Në Suren Enbija ka thënë:

21:78. (Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.

21:79. E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.

21:80. Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t’ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?

21:81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë.

21:82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).

Enbija 78 – 82

4 – Është ushqyer me hallall prej duarve të veta.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

 (إن داود النبي كان لا يأكل إلا من عمل يده)

“Me të vërtetë Davudi, pejgamber, nuk ka ngrënë, përpos nga puna e dorës vet.[5]

Po ashtu ka thënë:

(ما أكل أحد طعاما قط خيرا من أن يأكل من عمل يده و إن نبي الله داود كان يأكل من عمل يده )

“Askush nuk ka hëngër ushqim më të mirë se sa atë që e ka fituar me duart e veta, e pejgamberi i Allahut Davudi është ushqyer nga ajo që e fiton me duart e veta.”[6]

Nga urtësia që ka përmendë këtë veçori të Davudit pejgamberi salallahu alejhi ve selem, është ajo se Davudi alejhi selam ka qenë mbret, a mbretërit siç dihet nuk janë marrë me punë fizike. Kjo e ka bërë Davudin të dallohet nga mbretërit tjerë. Po ashtu edhe në hadithin e mëparshëm se nuk ka ikur nga fushëbeteja e bën të dallohet si mbret shembullor, e si jo kur ai ka qenë pejgamber i Allahut.

I dërguari Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ve selem e ka lavdëruar Davudin alejhi selam me fjalët:

 (كان داود أعبد البشر )

“Davudi ka qenë më adhuruesi në mesin e njerëzve.[7]

E lus Allahu e Madhëruar që të gjithë të kemi dobi nga ky artikull.

Ali Shabani

[1] Tra. Ahmedi në Musned, Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu dhe Bejhekiu nga Ibn Amri. Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 170

[2] Tra. Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Ibn Amri. Hadithi është sahih. Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 1120

[3] Tra. Ahmedi në Musned, Buhariu në Edebul-mufred, Muslimi dhe Nesaiu nga Burejde radijallu anhu. Shiko Sahih Xhamius-sagir, hadithi nr. 2104

[4] Tra. Ebu Nuajm në “Hulijetul-evija’ “ nga Enesi radijallu anhu. Hadithi është sahih, Shiko Sahih Xhamius-sagir, hadithi nr. 5122

[5] Tra. Buhariu nga Ebu Hurejreja. Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 2067

[6] Tra. Ahmedi dhe Buhariu nga Mikdami radijallu anhu. Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 5546

[7] Tra. Tirmidhiu dhe hakimi nga Ebu Derda’. Hadithi është hasen, Shiko Sahih xhamius-sagir nr. 4453

0 1128

Hytbeja e cila do të ligjërohet nga Iblisi Ditën e Kiametit në Xhehenem Allahu i Madhëruar e cek në suren Ibrahim ku thotë: “Dhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi.Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim).Vërtet, keqbërësit do të kenë një denim të dhembshëm. Ibrahim 22.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, në komentin e këtij ajeti thotë: “Iblisi Ditën e Kiametit do të ligjëron në Xhehenem mbi minber nga zjarri dhe do ta dëgjojnë të gjitha krijesat e Xhehenemit. Sipas një burimi tjetër ceket se Iblisi këtë hytbe do ta mban pasi që banorët e Xhehenemit do ta akuzojnë dhe ofendojnë se ai i ka mashtruar derisa hynë në Xhehenem.

Iblisi akuzave të tyre do t’iu përgjigjet me fjalët: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë”, dmth. Allahu ju premtoi premtim të vërtet se do ta shpërblen atë që do t’i nënshtrohet urdhërave të Tij dhe do ta dënon atë që nuk do t’i respekton ligjet e Tij dhe me të vërtetë e mbajti premtimin e Tij.

Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova“. Ju premtova se nuk ka ditë llogarie dhe se nuk ka shpërblim dhe dënim. Unë ju gënjeva dhe ju mashtrova.

“Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju”. Unë nuk kam pasur as fuqi dhe as pushtet mbi ju.

Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjet”. Unë ju thirra dhe ju mashtrova me vesvese dhe zbukurim të gjërave dhe ju thjesht mu përgjigjët me vetë dëshirë, pa dhunë.

Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten!”. Sot mos më akuzoni mua dhe mos më qortoni por akuzoni dhe qortoni veten e juaj. Gjynahu është i juaji jo i imi.

Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi”.Unë sot nuk jam shpëtimtari i juaj e as ju nuk mundeni mua të më shpëtoni nga dënimi i Allahut.

Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim)“. Unë sot e mohoj se jam ortak i Allahut në adhurim dhe dëshmoj se jam krijesë e Tij.

“Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm“. Me të vërtetë se ata që i përshkruajnë ortak Allahut do të kenë dënim të rëndë dhe do të jenë banorë në Xhehenem përgjithmonë.

Kështu Iblisi e zbulon armiqësinë që e ka ndaj birit të Ademit dhe e pranon se si e mashtron atë me qëllim që t’i shtohet edhe më tepër pikëllimi dhe pendimi Ditën e Kiametit.

A ka kush logjikon dhe mendon.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

0 1366

– Një ditë rrugës duke ecur plaku u rrëzua në rrugë dhe e humbi vetëdijen. Të pranishmit shumë shpejtë e thirrën ndihmën e shpejtë të cilin e morën dhe e dërguan shpejt në spital. Gjendja e tij ishte nuk ishte aspak e mirë. Brenda kohe disa herë iu rikthente vetëdija dhe secilin herë e përsëriste emrin e djalit të vet, të cilin e kërkonte dhe dëshironte ta sheh. Personali i spitalit filloi shpejt të hulumton rreth emrit të birit të plakut dhe lokacionit të tij dhe më në fund e gjetën. Ai ishte një personal ushtarak i cili punonte në ushtri mirëpo në ato momente ishte i stacionuar në një vend të largët. Personali i spitalit arriti ta sjell një ushtar i cili në moshë ishte i ri dhe me trup të madh dhe në pamje të parë dukej se ishte shumë i mërzitur. Kur hyri në spital i shoqëruar me një nga motrat medicinale u drejtua drejt dhomës së plakut. Motra medicinale iu afrua krevatit të plakut dhe i thonte: O mixhë, o mixhë, të erdhi djali. Këto fjalë ia përsëriti disa herë derisa plaku i hapte me shumë mundime buzët për të folur mirëpo nuk kishte fuqi ta nxjerr asnjë fjalë nga goja e tij. Plaku ndërkohë e shtriu dorën e tij të dobët e të djersitur dhe ia kapi dorën e madhe dhe të fortë të birit.Djali filloi menjëherë t’i flet dhe t’i përsërit fjalë të bukura, të lutet për të dhe t’i rrëfen tregime. Plaku gjatë gjithë kohës e mbante për dore të birin dhe nuk e lëshonte dhe buzëqeshja e kënaqur ia kaploi fytyrën edhe përskaj dhembjeve që i ndjente. – Çdo herë kur motra medicinale kërkonte nga i riu të pushon pak dhe të kthehet në mëngjes përsëri, ai refuzonte. Mbeti ashtu tanë natën pa gjumë i lodhur dhe pa hëngër asgjë. Kur u afrua sabahu plaku e dorëzoi amanetin e tij kurse dora e tij mbeti e kapur për dorën e të birit. I riu kur e vërejti se ndërroi jetë ia kthehu dorën në vendin e vet, e puthi në ballë dhe e luti Allahun që ta mëshiron dhe pas shumë orëve ulje në një vend për herë të parë u ngrit dhe shkoi t’ia jep lajmin motrës medicinale. Ajo pasi që u informua filloi t’i kryen procedurat e duhura siç është traditë në këto raste kurse i riu për një çast doli deri në ballkon që të thithë ajër të pastër.

– Pas disa minutave u kthye tek motra dhe e pyeti: Kush ishte plaku që ndërroi jetë?!!

– Motra e habitur iu përgjigj: Ishte prindi jot!!!!

– I riu ia kthehu: Jo, nuk ishte prindi im. Madje unë as njëherë nuk e kam takuar më herët në jetën time.

– Motra e habitur i thotë: Po ti pse nuk tregove se nuk e njeh kur të dërgova te krevati i tij?!

– Tha: E vërejta se bëtë gabim, por e pashë në sytë e plakut të cilat nuk shihnin gjë se ai kishte nevojë për të birin e vet dhe nuk kishte mundësi ta dallon se a jam unë i biri i tij apo jo. Dhe kështu vendosa të qëndroj me të dhe vazhdova të kujdesem dhe t’i flas deri sa Allahu ia mori shpirtin dhe ai ishte i bindur dhe i kënaqur se të birin e ka afër.

– Pas kësaj ushtari u largua nga spitali dhe u nis për në vendin e vet.

“Bëni mirë nevojtarit dhe ty do të bën ndokush mirë nga nuk e paramendon asnjëherë”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

0 2230

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

Ligjet e Islamit i përfshinë të gjitha anët e jetës dhe çështjet e saj dhe e sistematizojnë çdo gjë që i del përpara njeriut nga lindja e deri në vdekje. Feja e cila synon të ngrit një Umet, i cili në vete përmban mesazh që ajo të mbetet udhëheqëse dhe e vlefshme për çdo vend dhe kohë, nuk lejon të ketë hapësirë po atë vetëm se e plotëson dhe e rregullon me dispozita dhe rregulla.

Prandaj s’është për të çuditur që udhëzimet Islame dhe dispozitat ligjore të ndërhynë në rregullimin e shoqërisë, në çështjet e mëdha apo të vogla të saj, në individin apo shoqërinë e saj, apo më mirë të themi në të gjitha çështjet e saj. Librat Islame sot e kësaj dite vazhdojnë të i cekin dispozitat për sa i përket të kuptuarit e jetës, problemeve të njerëzve dhe politikës së shoqërisë edhe atë duke i shoqëruar ato me shembuj praktik të gjallë nga historia Islame.

Dukshmëria e përsosmërisë dhe madhështisë së urtësive dhe dispozitave të kësaj feje për sa i përket etikës së rrugës, ndejës nëpër tregje apo etikës së xhematit, e kështu me radhë më së miri qartësohen nga Kurani e Suneti dhe gjurmët e dijetarëve.

Allahu i Madhëruar thotë: “Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”. Furkan 63, dhe “dhe, kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i shmangen asaj, duke thënë: “Ne kemi veprat tona, ndërsa ju keni veprat tuaja! Paqja qoftë me ju! Ne nuk duam shoqëri me të paditurit”. Kasas 55, dhe poashtu “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi. Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve”. Isra 36-37.

Kurse në Sunetin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përcillet të ketë thënë: “Kini mendjen! Ruhuni nga të ulurit në rrugë!”. Njerëzit i thanë: “Nuk kemi zgjidhje tjetër pasi ato janë vendet ku mblidhemi dhe bisedojmë.” Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u tha: “Në qoftë se duhet patjetër të uleni atje, atëherë përmbajuni të drejtave të rrugës.” E pyetën përsëri: “Cilat janë të drejtat e rrugës?” Ai u tha: “Ulja e shikimit (që të mos vështrosh çfarë është e ndaluar për t’u parë), përmbajtja për të mos i lënduar njerëzit, kthimi i përshëndetjes, urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes.”

Me një hadith tjetër të cilin e shënojnë dijetarët e hadithit ceket se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nga dyert e mirësisë e ka numëruar: “Buzëqeshja jote në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë, urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja është lëmoshë, udhëzimi që ia jep njeriut që ka humbur rrugën është lëmoshë, heqja e pengesës, e gjembave dhe e eshtrave nga rruga është lëmoshë dhe hedhja e ujit nga kova jote në kovën e vëllait tënd është lëmoshë”.

Burimet e sigurta të sheriatit janë të stërmbushura me citate të këtij llojit ku në to vërtetohen këto të drejta dhe udhëzojnë kah etika e tyre.

Pra, robërit e Allahut janë më të mirët në mesin e njerëzve, ecin thjesht nëpër tokë, pa mendjemadhësi dhe vetëpëlqim, ecje që aludon në personalitet të matur dhe shpirt të qetë, ecje që nuk e dëmton askënd nga robërit e Allahut, ecje e mëshirës për ta, ecje që nuk ia tërheqë vërejtjen askujt për të keq, kur është i shoqëruar nga të tjerët nuk u del atyre përpara që të tjerët të ecin pas tij dhe nuk i lenë të tjerët të ecin e ai të jetë i hipur në mjet transporti.

Kurse sa i përket uljes së zërit, ajo është cilësi e njerëzve me moral të lartë e sidomos gjatë ecjes nëpër rrugë. Etika e të folurit në rrugë është titulli i besimit në vetveten dhe të folurit të drejtë dhe argumentit të fortë. Atë e shoqëron urtësia e butësia, largimi nga fjalët e fëlliqura dhe të pahijshme. Besimtari nuk e ngrit zërin e tij pa nevojë, tenton që gjithmonë ta flet të vërtetën dhe ta argumenton të drejtën, edhe atë me fjalë të buta dhe të urta.

Ulja e shikimit është e drejtë që duhet t’ia jep kalimtari dhe ata që rrinë ulur rrugës. Me uljen e shikimit mbrohet nderi dhe të metat e tyre. Shikimi është adresa e gjynaheve dhe për këtë arsye nëse e vëren se nëpër tregje dhe rrugë ndonjëri shikimin e tij e drejton kah harami, atëherë dije se epshi do të fillon të reagon dhe të pasohet me fjalë dhe shenja vrasëse dhe shkatërruese për fenë dhe turpin e tij.

Largimi i pengesave nga rruga është një ndër të drejtat më të dalluara të rrugës. Pengesë është fjalë e përgjithshme për çdo send çka i pengon muslimanët nga fjalët dhe veprat. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “E pash një njeri duke u dëfryer në Xhenet për shkak se kishte prerë një dru që i pengonte njerëzve në rrugë”.

Kur kërkoi Ebu Berzeh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, nga i Dërguari i Allahut që t’i mëson diçka që mundet të përfiton nga ajo, i tha: “Mos i pengo muslimanët në rrugë”.

Në një transmetim tjetër: “Duke ecur rrugës një njeri e gjen një degë të ferrës në rrugë dhe e largon. Allahu e falënderoi atë dhe ia fali mëkatet”.   

Nëse ky është shpërblimi i atyre që i largojnë pengesat nga rruga atëherë si është dënimi i atyre që me qëllim i dëmtojnë dhe i pengojnë njerëzit nëpër rrugë dhe në ndejat e tyre dhe hedhin mbeturina nëpër parqe dhe vende të pushimit dhe të hijes.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i pengon dhe dëmton muslimanët nëpër rrugët e tyre, mbi të detyrohet mallkimi i tyre”.

Në një hadith tjetër i  Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Ruajuni nga dy gjëra të mallkuara (që nëse njeriu i bën ato është i mallkuar)”. Të pranishmit i thanë: Cilat janë ato dy gjëra o i dërguar i Allahut? Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  tha: “Ai i cili kryen nevojën në ndonjë rrugë të njerëzve apo në ndonjë hije të tyre (hije nën të cilën pushojnë njerëzit)”.

Kurse sa i përket përhapjes së selamit, dhënia dhe kthimi i tij trashëgon dashuri në zemra, mbjell afrim në shpirtra, i lan urrejtjet, i largon zilit, fitohet nëpërmjet tij kënaqësia e Allahut dhe falja e Tij. Në një hadith përcillet se i Dërguari i Allahut,lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  ka thënë. Betohem në Zotin se nuk do të hyni në Xhenet pa mos besuar; nuk do të besoni plotësisht pa mos e dashur njëri-tjetrin. Doni t’ju tregoj diçka që nëse e bëni do ta doni njëri-tjetrin? – Shpërndajeni selamin (përshëndetjen) në mesin tuaj!”

Udhëzimi i atij njeriut që e ka humbur udhën duhet të jetë me fjalë të buta e të mira, e jo fjalë të ashpra e vulgare, me buzëqeshje në fytyrë e cila padyshim se është edhe lëmoshë.

Ndihmesa e atij që i bart sendet duke ia bartur apo duke ia ngritur ato është lëmoshë. Ajo duhet të jetë në mënyrë sa më të mirë dhe duke mos e dëmtuar askënd përreth.

Ka nga njerëzit që rrugët i marin si vend për shitblerje, apo ka nga ata që edhe ulen në karrige që tanë ditën t’i përcjellin të metat e njerëzve dhe t’i cenojnë të tjerët në nder e t’i përgojojnë dhe fjalë të bartin pa mos pasur aspak turp e moral. Nuk duhet tu lejohet këtij lloji të njerëzve që rrugët t’i marin vende ku bëhen harame apo shikohet në të haram.

Nga këto lloje të ndejave dhe mexhliseve ikin dhe largohen njerëzit e devotshëm dhe të moralshëm kurse i afrohen të ligtit dhe të pamoralshmit.

O ju besimtar, përmendja e tepërt e Allahut i shton mirësitë dhe e ndihmon robin në adhurime dhe e përforcon atë dhe e mbron shpirtin nga shejtani.

Ka ardhur me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush thotë kur të del nga shtëpia e tij: “Bismilah tevekeltu ala Allah ue la haule ue la kuvete ila bil-lah – Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta, nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut”, i thuhet atij: Kjo të mjafton dhe ti u mbrojte dhe largohet shejtani nga ai”.

Muslimani nuk duhet të neglizhon duanë e daljes nga shtëpia: “Allahume ini eudhu bike en edil-le ev udal, ev ezil-le ev uzel-le, ev adhlime ev udhleme, ev exh-hele ev jush-hele alej’je – O Allahu im, kërkoj mbrojtje tek Ti, që të mos devijoj e as të tjerët të më devijojnë, që të mos i poshtëroj të tjerët e as të mos poshtërojnë mua, të mos bëj padrejtësi e as të mos më bëjnë mua padrejtësi, të mos i shpërfillë[ të tjerët e as të më shpërfillin mua”.

Gruaja nëse ka nevojë të del nga shtëpia e saj duhet të del e mbuluar, e turpëruar dhe mos të bën lëvizje që bien në sy të burrave gjatë ecjes së saj, mos të del e parfymosur dhe e lyer dhe pasi që ta kryen nevojën e saj të kthehet sa më shpejt në shtëpinë e saj: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre”. Nur 31.

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe kapuni për etikën e fesë së juaj dhe respektoni dhe ruani të drejta e vëllezërve të juaj.

Allahu i Madhëruar thotë: “O djali im, kryeje namazin, urdhëroje të mirën, pengoje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Me të vërtetë, ky është thelbi i patundur i të gjitha punëve! Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët! Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit“. Lukman 17-19.

SHEJH DR. SALIH HUMEJD

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË