Arhiva DitoreJan 30, 2015

0 1017

Njëra nga gratë thotë:

Një ditë nga ditët burri im i nervozuar më tha: Do të shkoj me shokët e mi të drekoj, a dëshiron të blej për ty diçka?

I thash: Shumë mirë, mirëpo mos u vono për arsye se rryma do të ndërpritet.

I çuditur nga përgjigja më tha: Kush të tregoi ty se rryma do të ndalet?!

Iu përgjigja: Unë. Ti nga momenti kur del nga shtëpia errësohet çdo gjë dhe nga momenti kur futesh në shtëpi ndriçohet çdo gjë.

Burri u buzëqesh nga fjalët e gruas së tij dhe pasi që e kuptoi se për çka e ka për qëllim doli nga shtëpia mirëpo i mallëngjyer për të u kthyer sa më shpejt te gruaja e tij.

– Një grua tjetër thotë:

Nëse dëshiroja ta zgjoj burrin nga gjumi për ta falur namazin i laja duart me ujë derisa të më ftoheshin dhe i parfumoja me parfumin që e preferonte më së shumti. Kur ia prekja trupin e nxehtë me duart e mija të ftohta dhe e nuhaste erën e parfumit u zgjonte nga gjumi edhe nëse ishte në gjumë të thellë.

– Një grua tjetër thotë:

Burri im ishte mësuar që çdo herë kur udhëtonte me shokët e tij t’ia fus në rrobat e tij një letër ku në të i përshkruaj ndjenjat të cilat i ndjeja unë dhe fëmijët gjatë kohës kur ishte larg shtëpisë. Një ditë nuk isha e kënaqur nga udhëtimi i tij dhe nga zemërimi i madh nuk i shkrova asnjë letër. Kur u kthye nga udhëtimi më habiti papritmas më thënë: Nuk e kam lënë asnjë pëllëmbë vend të çantës sime duke e kërkuar letrën tënde. Madje çantën e kontrollova tri herë dhe secilën herë thosha ndoshta ajo e ka venduar këtu dhe unë nuk e shoh më mirë ta kontrolloj përsëri.

Kur i dëgjova fjalët e burrit tim u pendova shumë për veprën që e bëra dhe në fytyrën e burrit e vërejta një farë mërzie. Nga ajo ditë e vendosa që herëve tjera mos ta ndërpres këtë traditë të mirë që e bëja deri atë ditë.

– A ka më mirë për një grua se të arrin deri në atë gradë sa që burri i saj të përmallohet për të dhe mezi të pret që të kthehet në shtëpi e ta sheh?!

– A ka më mirë për një grua se t’i shëmbëllen një druri i cili i bën hije burrit të saj dhe e mbron nga nxehti i dynjasë?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1359

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Dije se asgjësuesit e Islamit janë dhjetë:

I pari: t’i shoqërosh Allahut dikë në adhurim: Allahu i madhëruar thotë:“S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (Nisa:48) Po ashtu thotë: “O beni israilë, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” (Maide:72)

Këtu përfshihet edhe therja për dikë tjetër pos Allahut sikur ai që ther për xhinë apo varre.

I dyti: kush merr ndërmjetësues mes tij dhe Allahut, i lut ata, kërkon prej tyre ndërmjetësim dhe mbështetet tek ata, ka bërë kufër me konsensus të dijetarëve.

I treti: kush nuk i shpall mosbesimtarë idhujtarët, dyshon në mosbesimin e tyre apo vërteton drejtimin e tyre, ka bërë kufër.

I katërti: kush beson se ndonjë udhëzim pos udhëzimit të Muhamedit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, është më i përsosur se udhëzimi i tij apo gjykimi i dikujt tjetër është më i mirë se gjykimi i tij siç bën ai i cili favorizon gjykimin e tagutit ndaj gjykimit të tij, është kafir (mosbesimtar).

I pesti: kush urren diçka nga feja e Muhamedit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka bërë kufër edhe nëse vepron me të.

I gjashti: kush tallet me diçka nga feja e të Dërguarit, lavdia dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Me ndonjë shpërblim apo dënim, ka bërë kufër. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Thuaj: “A me Allahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Teube: 65.66)

I shtati: magjia. Pjesë e magjisë është edhe ndikimi që njeriu të urrejë apo të dojë diçka. Argument për këtë është fjala e Allahut: “E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thoshin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën kufër” (Bekare: 102)

I teti: t’ju dalësh krah dhe t’i ndihmosh idhujtarët kundër besimtarëve. Argument për këtë është fjala e Allahut: “E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” (Maide:51)

I nënti: kush beson se disa njerëz kanë të drejtë të dalin nga sheriati i Muhamedit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ashtu siç pat të drejtë Hidri të del nga sheriati i Musait, alejhi selam, ai është kafir.

I dhjeti: t’i kthesh shpinën fesë së Allahut, nuk e mëson dhe nuk vepron sipas saj. Argument për këtë është fjala e Allahut: “E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.” (Sexhde:22)

Nuk ka dallim në këto asgjësues mes atij që bën shaka, që është serioz apo që frikësohet përpos atij që është nën presion. Rreziku i të gjithë këtyre asgjësuesve është tepër i madh dhe ndodhin shumë.

Muhamed ibën Abdulvehab

Përktheu: Agim Bekiri

0 2328

Islami si fe gjithëpërfshirëse përkujdeset plotësisht për atë që i bën dobi individit dhe shoqërisë. Nga ato dobi është edhe ajo se Islami i rregullon raportet e individit me tjetrin edhe në shitblerje e fqinjësisë dhe poashtu në marrëveshje dhe premtime dhe u kërcënohet ashpër atyre që i thyejnë premtimet e tyre. Kjo vjen nga arsyeja se dëmet e mosrespektimit të marrëveshjeve janë të mëdha si për individin ashtu edhe për shoqërinë, kurse Islami kësaj tematike i dha përkujdesje të veçantë, madje erdhi me paralajmërim të rëndë për ata që e neglizhojnë çështjen e saj: “O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!”. Saf 2-3, dhe “Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin”. Rad 20, dhe “Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës”. Isra 34, dhe “Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorë-zënësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju”. Nahl 91, e shumë ajete tjera.

Pasiqë Allahu ka urdhëruar në respektimin e marrëveshjeve dhe besëlidhjeve, e që janë nga llojet e premtimeve, atëherë mosrespektimi i tyre është nga devijimi në moral, madje ai që i thyen ato ka bërë bashkim mes dy të ligave: mes veprimit të ndalesës hyjnore dhe përshkrimit të atij që e thyen marrëveshjen me cilësi që nuk duhet t’i përkasin një besimtari. Realizimi i premtimeve dhe i marrëveshjeve është nga cilësitë e besimtarëve, madje Allahu i lavdëroi Pejgamberët e Tij me këtë cilësi të mirë dhe e veçoi si cilësi krahas cilësive tjerave, për gjurmët dhe ndikimin e madh që e len mbi atë që e posedon. Për Ismailin, alejhi selam, tha: “Trego në Libër për Ismailin! Vërtet, ai ishte i sinqertë në premtimet e veta, ishte i dërguar dhe profet”. Merjem 54.

Posedimi i kësaj cilësie po të kishte qenë vetëm se përngjasim me moralin e të dërguarve të Allahut do të mjaftonte, e të mos flasim për mirësitë e tjera që i sjell kjo cilësi në jetën e besimtarit. Dhe e kundërta e saj, mosrespektimi i premtimeve dhe thyerja e besëlidhjeve, një besimtarit i sjellin shumë dëme dhe për këtë arsye sheriati e qortoi ashpër atë që nuk i respekton ato.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri: Kur flet gënjen, kur i besohet diçka nuk e mban amanetin, dhe kur premton nuk realizon”. Abdullah ibën Amru, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia deh paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Nëse gjenden katër cilësi tek një person, atëherë ai është hipokrit i vërtetë, por nëse gjendet njëra prej tyre, atëherë tek ai gjendet një prej cilësive të hipokritëve, derisa të heqë dorë nga ajo: Kur flet gënjen, kur besohet diçka nuk e mban amanetin, kur është në konflikt është i padrejtë dhe kur premton nuk realizon”.

O ju musliman, arabët në kohën e injorancës së tyre e madhështonin çështjen e respektimit të marrëveshjeve dhe besëlidhjeve, kurse sahabiu Auf ibën Numan, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili e kishte përjetuar periudhën e injorancës, na e përshkruan më së miri se sa e kanë urrejtur thyerjen e premtimeve dhe amaneteve. Thotë: “Në kohën e injorancës të vdes një njeri nga etja ka qenë më e mirë për të se sa ta tradhton amanetin dhe ta thyen premtimin”.

Pasiqë thyerja e premtimeve në kohën e injorancës është konsideruar si vepër e ligë e cila buron nga morali i dobët, çka do themi për ata që i thyejnë besëlidhjet e i tradhtojnë amanetet dhe janë nga muslimanët, edhe atë duke e ditur se realizimi i premtimeve është detyrim dhe afrim kah Allahu. Pasha Allahun është për të çuditur!! Injorantët e madhështonin çështjen e premtimeve dhe besëlidhjeve, derisa e cekin edhe vet se më mirë për ta ka qenë të vdiset si i uritur se sa të tradhton, kurse njësuesit e Allahut edhe pse e dinë se dënimi është i rëndë prapë e veprojnë atë.

O ju musliman, mosrespektimi i premtimeve dhe thyerja e tyre është një nga shenjat e moralit të ligë tek ai që e posedon këtë cilësi. Dhe si mos të jetë ashtu kur ai gënjen në fjalët dhe thëniet e tij dhe nuk është i sinqertë në atë që e thotë dhe nuk e realizon atë që e premton. Është pyetur imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, se si i njeh rrenacakët? Është përgjigjur: Ata njihen me premtimet e tyre. Ajo që më së shumti dhemb është përhapja e lajmeve se jo muslimanët janë shumë precizë në respektimin e terminëve dhe përkujdesjen e tyre për sa i përket premtimeve, derisa arriti çështja që disa nga muslimanët të i marin si shembull në respektimin e premtimeve dhe terminëve.

Kjo padyshim se është për të çuditur!! Injorantët para Islamit dhe jobesimtarët pas Islami e madhështojnë çështjen e besëlidhjeve dhe terminëve, kurse plot nga muslimanët e veprojnë të kundërtën e saj!! Le t’i frikohen Allahut ata që i thyejnë premtimet e i tradhtojnë amanetet dhe nuk i respektojnë marrëveshjet dhe besëlidhjet, se ata janë mëkatar dhe se me veprat e tyre dëmtohen vetvetiu si individë, mirëpo i dëmtojnë edhe të tjerët: “Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes”. Ali Imran 117.

Ajo që duhet të dihet për sa i përket realizimit të premtimeve është se ai që i thyen ato, ose i bën me qëllim ose pa qëllim. Nëse ndodh që ta harron premtimin e tij apo të pengohet ta realizon atë që e premtoi, nuk ka gjynah, mirëpo atij i mbetet që të përshpejton në qartësimin e arsyetimit të tij me qëllim që ta mbyll derën për të depërtuar shejtani dhe ta kënaq atë që i ka premtuar. Ai që e thyen premtimin me qëllim, pa asnjë pengesë që merret si arsyetim në sheriat, bën gjynah dhe e dëmton veten dhe i dëmton të tjerët.

SHEJH DR. ABDULAZIZ SED’HAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1508
  1. Si quhet medh’hebi i cili i pranon argumentet sheriatike veq kuptimin e jashtëm pa hyrë në detaje?

– Medh’hebi Dhahiri.

  1. Një gjë që Allahu ia ndaloi Vetes së Tij dhe e ndaloi në mesin e krijesave të Tij?

– Padrejtësia.

  1. Ceke një nga emrat e bukur të Allahut?

– Edh Dhahir (I Dukshmi).

  1. Muhamedi alejhi selam thotë: ” Padrejtësia është……… ditën e gjykimit.” Plotëso hadithin.

– ” Padrejtësia është errësirë në ditën e gjykimit.”

  1. Muhanedi alejhi selam thotë: ” Xheneti është nën…… e shpatave.” Plotëso hadithin.

– ” Xheneti është nën hijen e shpatave.”

  1. Çka llogaritet gënjeshtra më e madhe?

– Paragjykimi.

  1. Muhamedi alejhi selam thotë: ” Ndihmoje vëllain tënd i cili….?

. – “Ndihmoje vëllain tënd i cili i bën padrejtësi dikujt dhe vëllain tënd të cilit i bëhet padrejtësi nga dikush.”

  1. Prej gjërave të ndaluara gjatë qëndrimit në ihram (gjatë Umres ose Haxhit) është edhe……?

– Parfymosja.

  1. Prej shenjave të mëdha të kiametit është……?

– Lindja e diellit nga perëndimi.

10. Prej shtyllave të Haxhit është edhe……?

– Tavafi Ifada.

11. Rrotullimi rreth Qabes në sheriatin Islam quhet……?

– Tavaf.

12. Prej emrave të Ditës së Kijametit është edhe…..?

– Ndodhia e Madhe. (Shiko: Naziat-34)

13. Muhamedi alejhi selam thotë: “……… është gjysma e imanit (besimit)”, për çfarë është fjala?

– Pastërtia.

14. Kodra e cila gjendet në egjipt dhe e përmendur në Kur’an?

– Turi Sina.

15. Cila sëmundje ishte sebeb i vdekjes së Ebu Ubejde Amir ibnul Xherrah?

– Murtaja.

16. Në cilin vend vdiq Muftija i arabisë saudite Shejh AhbdulaAziz Ibn Bazi?

– Në Taif.

17. Çdo gjë që adhurohet pos Allahut, në legjislacionin islam quhet…..?

– Tagut.

18. Cila sure zbriti pas sures Sexhde?

– Sureja Turë.

19. Kush vdiq i fundit nga shokët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem?

– Tufejl ibn A’mir,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

20. Kush ishte sahabiu për të cilin pejgamberi alejhi selam tha: ”Kush dëshiron të sheh shehidin i cili ecë me dy këmbët e tij, le ta shikoj …….?

– Talha bin Ubejdullah,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

 

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

 

NA NDIQNI NË