Arhiva DitoreFeb 1, 2015

0 3180

– Dijetari dhe hoxha i mirënjohur Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, e cek dhe thotë: “Më erdhi një nxënës në qytetin Mensura të Egjiptit dhe mu betonte në Allahun që të lutem për prindin e tij i cili kishte ndërruar jetë në të njëjtën ditë. Pastaj filloi të qan dhe të më lajmëroi se përfundimi i prindit të tij nuk ishte aspak i mirë, po ishte i tmerrshëm!!

I thash: Si vdiq prindi jot?

Tha: Prindi im asnjëherë nuk ankohej nga ndonjë sëmundje dhe njihej për fuqinë dhe shëndetin e mirë të tij. Sot ishim duke drekuar së bashku dhe papritmas prindi ndjeu dhembje në barkun e tij e cila e detyroi që ta nxjerr ushqimin nga fyti dhe barku i tij. Shpejtoi deri në banjo e uli kokën dhe filloi të vjell derisa u lodh nga qëndrimi i gjatë, mirëpo edhe pse vjelli një kohë të gjatë prapë kishte nevojë të vazhdon të vjell. U ul në gjunjë para govatës dhe e vëndoi fytyrën në të dhe vazhdoi t’i del ushqimi nga goja e tij derisa doli nga goja e tij një zë shumë i fortë dhe pastaj më nuk u dëgjua zë.

U futëm në banjo, fytyra i kishte hyrë brenda në govatë, kurse atij i kishte dalë shpirti.

Hoxha (Muhamed Hasani) i tha:  Allahu na ruajt. Shko pyetën nënën tënde se çka vepronte prindi i jot?!

Nxënësi u kthye në shtëpi e pyeti nënën e vet dhe ajo i tha se prindi jot asnjëherë nuk asht falur, asnjë namaz.

Hoxha i tha: Unë nuk pakësoj asgjë nga çështja e namazit dhe nga vlera e tij dhe unë e di se për lënien e namazit ka mospajtim mes dijetarëve se ai që e len, a banë kufër apo gjynah të madh. Unë nuk pakësoj asgjë nga çështja e namazit asnjëherë, mirëpo të betohem në Allahun shko, shko dhe njëherë pyete nënën tënde dhe thuaj se të pyet hoxha dhe të betohet në Allahun, se çka ka vepruar saktësisht ky njeri?!

Nëna e djaloshit e kuptoi menjëherë qëllimin e hoxhës dhe i tha të birit: O biri im, baba i jot punonte me kamatë!!

Kur mi tregoi fjalët e nënës së vet i thash: Po… ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Si jeton ashtu dhe vdes”.

Gjatë jetës së tij hante fëlliqësirë dhe dita e fundit të jetës së tij ashtu i mbaroi, duke ngrën fëlliqësirë!!

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi”. Bekare 281.

SHEJH DR. MUHAMED HASAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 3548

Krenohem me hixhabin tim edhe pse për mua thonë se ti je e prapambetur.

Unë jam krenare në mbulesën time edhe pse më thonë se ti je e paditur.

Unë ata i arsyetoj, për arsye se po ta kishin shijuar ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e mbulesës do të më kishin luftuar me shpata.

Po ta kishin ditur ata vlerën e kënaqësisë dhe rehatisë të cilën unë e ndjej, do ta kishin ndryshuar mendimin e tyre dhe atëherë do ta dinin se kush është i prapambetur dhe i paditur dhe do të pendoheshin.

Nëse hixhabi dhe mbulesa ime janë prapambeturi dhe padituri atëherë e lus Allahun që ta ma shton prapambeturin dhe paditurinë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1261

– Kjo ngjarje e vërtet e meriton të lexohet dhe nga ajo të merret mësim. Në të flitet për  një fëmijë amerikan i cili filloi ta mëson Islamin në moshën gjashtë vjeçare kurse e pranoi atë në moshën tetë vjeçare.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë: Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e tij, por janë prindërit ata që e kthejnë në çifut, krishterë apo zjarrputist”.

Ky tregim i shkurtër nuk është tjetër përveç se zbatim i hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

– Aleksandër Fronter lindi nga dy prindër të krishterë në vitin 1990. Nëna e tij e vendosi që nga fillimi ta len të birin që vet ta zgjedhë fenë që do ta praktikon. Ajo vetvetiu i solli libra të feve të ndryshme dhe pas një leximi me karakter hulumtues i biri e pranoi Islamin kurse mosha e tij ishte vetëm se tetë vjeçare. Madje ai nga leximi i madh për Islamin mësoi shumë gjëra, si namazin, leximin e Kuranit, ezanin dhe shumë nga dispozitat e sheriatit edhe atë pa mos e takuar asnjë musliman.

E emërtoi vetveten Muhamed Abdullah, nga dashuria e madhe ndaj Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

– Pasi që u përhap lajmi i Islamit të tij, një nga kanalet televizive Islame e ftoi si mysafir special ku edhe Muhamed Abdullahu do të shkon i shoqëruar nga prindi i vet. Udhëheqësi i emisionit derisa përgatitej që t’ia parashtron pyetjet u habit nga fakti se Muhamedi filloi t’i parashtron atij pyetje se si ka mundësi të shkon në Haxh dhe Umre?! Udhëtimi a kushton shtrenjtë dhe ku duhet t’i blen rrobat e ihramit?!

– Udhëheqësi filloi me pyetjen se: Çka të nxiti ta pranosh Islamin?!

– Çdo herë që lexoja rreth tij aq më shumë edhe e doja, iu përgjigj.

– Cilat janë dëshirat e tua, e pyeti udhëheqësi i emisionit?

– I kam dy shpresa dhe dëshira, iu përgjigj fëmiu. E para nga to është të bëhem piktor dhe ta paraqes pamjen e vërtet mbi muslimanët. Më së shumti më dhemb kur i shoh filmat amerikan të fëlliqur të cilët dëshirojnë ta fëlliqin emrin e të dashurit tim Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe dëshira e dytë është të shkojë në Meke dhe ta puthi Gurin e Zi.

Në këtë moment ndërhyri nëna e tij e krishtere duke thënë: Dhoma e tij është e stërmbushur me foto nga Qabeja. Deri tani i ka tubuar nga harxhimet e tij javore 300 dollarë për ta vizituar Qabenë. Njerëzit mendojnë se atë çka e vepron është një lloj aventurë mirëpo Muhamedi posedon besim të vërtet të cilin nuk munden të tjerët ta ndjejnë.

– Ramazanin a e agjëron, e pyeti udhëheqësi?

– Po, e agjërova Ramazanin e kaluar, iu përgjigj Muhamedi. Prindi më sfidoi se nuk do të mundem ta agjëroj mirëpo u habit kur e agjërova deri në fund.

– Cilat janë dëshirat e tua të tjera, e pyeti udhëheqësi i emisionit?

– Dëshiroj që Palestina t’i kthehet muslimanëve. Ajo është toka e tyre dhe atë ua morën Izraelitët.

– A e ha mishin e derrit së bashku me prindërit e tu, e pyeti udhëheqësi?

– Derri është kafshë shumë e fëlliqur. Unë nuk e ha dhe nuk e di se si njerëzit e hanë.

– Udhëheqësi i emisionit e pyeti se a e fal namazin në shkollë dhe a ka ndonjë problem nga drejtoria e shkollës? Iu përgjigj me mërzi në fytyrë: Më ikin disa kohë të namazeve nga mos dija ime se kur hynë koha e namazit!! Mirëpo e kam zbuluar një vend të fshehtë në bibliotekën e shkollës dhe aty e fali namazin për çdo ditë.

– Erdhi koha e namazit të akshamit dhe Muhamedi e shikon udhëheqësin e emisionit në fytyrë dhe i thotë: A më lejon që unë ta thërras ezanin? Iu përgjigj se nuk ka asnjë problem. Muhamedi u ngrit, e thirri ezanin në kohën e vet kurse udhëheqësit iu mbushën të dy sytë me lot!!

– O ju musliman, a i mësuam ne fëmijët tanë të përkujdesen për Islamin ashtu siç përkujdeset ky fëmi?!!

Ne për çdo ditë kërkojmë fitore të Islamit dhe ankohemi se kemi ngecur mbrapa dhe e akuzojmë njëri-tjetrin për këtë ngecje, kurse e harrojmë atë më kryesoren se nëse ne përmisohemi përmisohen edhe fëmijët tanë dhe poashtu shoqëritë dhe në fund edhe i tërë Umeti.

Pra, le të merremi me vetveten dhe me familjet tona e mos të merremi me problemet e të tjerëve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 8502

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje tek Allahu nga të këqijat e shpirtit dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humbë dhe atë që e humbë, nuk ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Salavati dhe selami qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë dhe kapen për Sunetin e tij deri në Ditën e Gjykimit…

O ju muslimanë, Allahu i Madhëruar na porositi ta përmendim Atë në çdo kohë, pakufishëm, duke na thënë: O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje”. Ahzab 41-42. E veçanërisht na urdhëroi ta përmendim pasi të lirohemi nga adhurimet e caktuara, në kohët e tyre të posaçme: Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë”. Nisa 103, dhe tha: “Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!”. Bekare 200.

Përmendja e Allahut i përfshin të gjitha adhurimet, ato me gojë dhe ato me gjymtyrë. Pra çdo adhurim është përmendje e Allahut. Besimtari gjithmonë e përmendën Allahun, e sidomos me gojë, duke e falënderuar (duke thënë Elhamdulilah) apo lartësuar (duke thënë Subhanallah) apo madhëruar (duke thënë Allahu Ekber), ngase se ky lloj i të përmendurit e Allahut është më i lehtë për njeriun në të gjitha gjendjet e tij, qoftë duke ecur apo duke qenë i hipur mbi kafshë, apo duke qenë në këmbë apo ulur apo i shtrirë. Kjo e tëra, ngase gjuha nuk lodhet nga lëvizjet e bëra kur e përmend Allahun, në krahasim me organet e tjetra, të cilat lodhen nga lëvizjet e tepërta.

Padyshim se fjala më e mirë nga të përmendurit e Allahut, është fjala: La ilahe il-lAllah.  Për këtë arsye ajo duhet shqiptuar sa më tepër.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Fjala më e mirë që kam thënë unë dhe Pejgamberët para meje, është La ilahe il-Allahu vahdeu la sherike lehu, lehu el-mulku ve lehu el-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir (S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut. Ai është Një dhe i pa Shok. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë)”.

Pasi që kjo fjalë zë këtë pozitë në mesin e llojeve të dhikrit, e që për të lidhen vendime, ka kushte e domethënie, përmban kërkesa, nuk është fjalë që thuhet vetëm se me gojë. Këtë fjalë muslimanët e shfaqin kur e thirrin ezanin dhe ikametin dhe e shfaqin nëpër ligjëratat dhe bisedat e tyre. Ajo është fjalë për të cilën janë krijuar qiejt e toka. Për të janë krijuar  të gjitha krijesat dhe për të kanë zbritur librat dhe janë dërguar Pejgamberët dhe janë caktuar ligje. Për të janë vënë peshore dhe regjistra dhe është hapur tregu i Xhenetit dhe Xhehenemit. Është fjalë që i ndan krijesat në besimtar dhe jobesimtar. Për të dhe për detyrimet e saj që e pasojnë do të pyetet robi në varr dhe për të do të llogaritet dhe do të dënohet apo shpërblehet. Për të janë ngritur shpatat e xhihadit.

Ajo fjalë është fjala e Islamit dhe çelësi i Xhenetit. Ajo është fjala e devotshmërisë dhe lidhja e fortë. Ajo është fjala e sinqeritetit dhe ajo e dallon kufrin nga imani. Me thënien e saj mbrohet gjaku, pasuria dhe nderi në dynja. Kush e thotë i bindur thellësisht në të nga zemra, i shpëton zjarrit të Xhehenemit dhe hyn në Xhenet.

 I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Allahu ia ka ndaluar zjarrin e Xhehenemit atij që thotë la ilahe il-lAllah, dhe me të e kërkon fytyrën e Allahut”.

Ajo është tekst i shkurtë me pak shkronja, e lehtë për gjuhën dhe e rëndë në peshore. Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Musai tha:’O Zot, ma mëso një gjë që të të përkujtoj dhe të të lus (adhuroj) me të. O Musai, thuaj La ilahe il-lAllah. Të gjithë robërit e Tu e thonë atë! – tha ai. O Musa, sikur shtatë qiejt dhe çka ka në to përveç Meje, dhe shtatë tokat të vihen në njërën anë të peshores, kurse La ilahe il-Allah në anën tjetër, i ngreh ato La ilahe il-lAllah”.

Kjo fjalë madhështore i posedon dy shtylla:

Shtylla e parë: Mohimi. Me mohim nënkuptojmë mohimin e çdo adhurimit tjetër, përveç Allahut.

Shtylla e dytë: Pohimi. Me pohim nënkuptojmë se vetëm Allahut i takon adhurimi.

Nga kjo qartësohet kuptimi i saj dhe ajo se duhet të urrehet shirku dhe idhujtarët dhe adhurimi t’i përkushtohet vetëm se Allahut. Kjo është kuptimi i fjalës së Ibrahimit, alejhi selam, të cilën ia tha prindit të vet: Në të vërtetë, Unë i urrej dhe s’kam të bëj fare me ato që adhuroni ju në vend të Atij, që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë”.Zuhruf 26-27, dhe poashtu ajeti: “Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë”. Bekare 256.

Muslimani kur e shpreh këtë fjalë e paraqet urrejtjen e tij ndaj idhujtarisë dhe idhujtarëve dhe ai adhurimin ia përkushton vetëm se Allahut. Me këtë e realizon Islamin dhe e fiton Xhenetin, mirëpo shprehja e saj vetëm se gojë, pa vepër me atë që aludon ajo fjalë dhe që e përmban ajo fjalë, nuk i bën dobi fare njeriut. Hipokritët e thoshin me gjuhët e tyre, mirëpo nuk e besonin me zemrat e tyre. Kjo i bëri të fitojnë bindje se i vdekuri bën dëm apo dobi, e të shkojnë në varreza dhe të sillen përreth tyre dhe të kërkojnë ndërmjetësim.

Këtij njeriu nuk i bën dobi thënia e fjalës la ilahe il-lAllah, ngaqë ai nuk punoi me kuptimin dhe domethënien e saj, e që nënkupton, urrejtjen e idhujtarisë dhe idhujtarëve dhe adhurimin e Allahut dhe askujt tjetër. Thënia la ilahe il-lAllah nënkupton: lënien e adhurimit të varreve, lënien e afrimit kah të vdekurit, si dhe lënien e adhurimit të idhujve. Nuk ka dallim mes adhurimit të idhujve dhe adhurimit të varreve. Kjo nënkupton fjalën la ilahe il-lAllah.

Për këtë arsye i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u tha Kurejshëve, thoni la ilahe il-lAllah, e ata thoshin: “A mendon ai t’i bëjë zotat një Zot (Allah)? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!”. Sad 5.

Idhujtarët e kuptuan kuptimin e fjalës la ilahe il-lAllah, mirëpo nuk e shqiptonin ngase nuk dëshiron ti linin zotat e baballarëve të tyre, krahas atyre sot, adhuruesve të varrezave, të cilët e bashkojnë idhujtarinë me shqiptimin e thënies la ilahe il-lAllah.

Ka mundësi që ata ta komentojnë këtë fjalë, me atë se, nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, apo me atë se Allahu është Krijues dhe Furnizues dhe të thonë se ai që e pohon këtë besim, e ka realizuar njësimin e Allahut dhe vetëm se ka dëshmuar se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut. Sipas tyre, nuk ka pengesë që njeriu pasi ta shqipton këtë fjalë, të shkon e të ther kurban për të vdekur dhe ti afrohet atyre me lloje të ndryshme të adhurimeve.

Ata sikurse nuk e kanë kuptuar se, idhujtarët nga të cilët i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kërkoi të thonë la ilahe il-lAllah, ishin pohues të asaj se Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi, ashtu siç na lajmëron edhe vet Allahu i Madhëruar: Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata, me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi”. Zuhruf 9, dhe tha: “Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?”. Junus 31.

Ky kuptim i gabueshëm po të buronte nga njerëzit e thjeshtë, do të kishte mundësi të pranohet, ngase ata janë injorantë dhe munden më vonë të mësohen dhe ta pranojnë të vërtetën shumë më lehtë se sa të tjerët. Mirëpo ajo që çudit, është fakti se kuptimi i gabuar i kësaj fjale buron edhe nga ata që pretendojnë se thirrin në dituri, fetva dhe mësim. Ata është shumë rëndë t’i bindsh dhe tua sqarosh, ngase injoranca e tyre është e kompleksuar, dhe ata nuk e dinë se nuk dinë. Ky lloj i njerëzve është shumë larg pranimit të vërtetë krahas atij që është injorant i thjeshtë dhe i cili e pohon injorancën e vet.

Këta janë dijetarë të devijimit, të cilët e shkatërruan vetveten dhe i shkatërruan edhe të tjerët nga injorantët, të cilët kishin mendim të mirë për ta dhe i pasonin në devijim. Nga ata na paralajmëroi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur tha: “Frikohem për umetin tim nga dijetarët e devijuar”.

Ata edhe pse janë dijetar në kuptimet dytësore të fesë, ata janë injorantë në baza të fesë. Ata nuk e kuptojnë kuptimin më madhështor, e që është njohja e njësimit të Allahut me të cilin erdhën të gjithë Pejgamberët. Për këtë arsye ata e luftojnë këtë kuptim dhe i luftojnë ithtarët e saj dhe shkruajnë kundër saj dhe kundër kuptimit të fjalës la ilahe il-lAllah dhe domethënies së saj: “(Le të thonë kështu, me qëllim) që t’i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!”. Nahl 25.

Nga domethënia e fjalës la ilahe il-Allah dhe nga e drejta e saj mbi atë që e shqipton është edhe falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi  i Ramazanit, kryerja e Haxhit për atë që ka mundësi të shkon, dhe të vepruarit me adhurime ndaj Allahut dhe të larguarit  nga gjynahet.

Sot jemi dëshmitar të disa njerëzve që e shqiptojnë këtë fjalë, mirëpo nuk e falin namazin, apo nuk e japin zeqatin. Kanë ardhur shumë argumente, se ai që nuk e fal namazin nuk është nga muslimanët.

Allahu i Madhëruar thotë: Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë i lini të qetë!”. Teube 5, dhe poashtu : “Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe”. Teube 11.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Mes robit dhe kufrit, është lënia e namazit”.

Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, disa grupe nuk donin t’ia japin zeqatin Ebu Bekrit, dhe Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, dhe sahabët tjerë i luftuan edhe pse ata e shqiptonin la ilahe il-lAllah, ngase zeqati është nga e drejta e fjalës la ilahe il-lAllah.

I  Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nëse ata e shqiptojnë, nga unë e kanë të garantuar gjakun dhe pasurinë e tyre, përveç se atëherë kur duhet me të drejtë”.

Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, është pyetur se disa njerëz thonë se kush thotë la ilahe il-lAllah hyn në Xhenet. Imami tha: Kush thotë la ilahe il-lAllah dhe ia jep hakun dhe detyrimet e saj, hyn në Xhenet.

E pyetën njërin nga selefi se a nuk është la ilahe il-lAllah çelësi i Xhenetit? Tha: Po, mirëpo çdo çelës i ka dhëmbët e veta. Nëse vjen me çelës që i ka dhëmbët, e hap derën, e nëse vjen me çelës pa dhëmbë, atëherë ajo nuk do të hapet.

Allahu i Madhëruar thotë: Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd”. Muhamed 19.

Allahu në këtë ajet na urdhëroi me dituri para thënies dhe veprës, ngase vepra e cila nuk bazohet mbi dituri të saktë, është e devijuar.

Allahu  i Madhëruar thotë. “Ata që u adhuruan në vend të Allahut, nuk do të mund të ndërmjetësojnë për askënd, përveç atyre që dëshmuan për të Vërtetën dhe e dinë mirë (se s’ka Zot tjetër të vërtetë veç Allahut)“. Zuhruf 86.

Që nënkupton se ata dëshmuan në njësimin e Allahut duke thënë: la ilahe il-lAllah, dhe ata ” e dinë mirë”, me zemrat e tyre dhe e kuptuan atë që e dëshmuan me gjuhët e tyre.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË