Arhiva DitoreFeb 2, 2015

0 1055

– Përpiqu që këtë program ditor të propozuar ta realizosh për çdo ditë:

  1. Fali pesë kohërat e namazit në kohën e vet të caktuar.
  2. Lexoi nga dy faqe Kuran.
  3. Bëje dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes nga libri “Mburoja e muslimanit”.
  4. Lexoi nga tre hadithe për çdo ditë nga libri “Rijadu Salihin”.
  5. Jep lëmoshë për çdo ditë nga pak kurse nëse ke familje jep edhe për ta lëmoshë për çdo anëtar të familjes nga pak.
  6. Ndërprite përgojimin dhe bartjen e fjalëve.
  7. Ec nga gjysmë orë në ditë.
  8. Përsose punën ku punon dhe vepron.
  9. Agjëro nga tre ditë për çdo muaj, fale namazin e  Duhasë (paradites) dhe fale  namazin e Vitrit para se me ra me fletë.
  10. Fali të gjithë muslimanët dhe kërko istigfar për ta çdo ditë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

 

 

0 941

            Nga Shejh Dr. Alevi bin Abdilkadir Es-Sekafij

            Muslimani i vërtetë ashtu sikurse mërzitet kur dëgjon për vdekjen e ulemave dhe davetçive që thërrasin njerëzit për tek Allahu, ai njashtu gëzohet kur të shkatrrohen pasuesit e bidatit dhe devijimit, e veçanërisht kur këta bidatçi ka qenë nga kokat, simbolet dhe ideatorët e bidatit, ngase me vdekjen e tyre thyhen lapsat dhe shkapërderdhen mendimet e tyre me të cilat ia ngatërronin çështjet njerëzve, e, të parët tanë të mirë (es-selafus-salih) nuk mjaftoheshin vetëm duke thirrur kundër tyre e duke ua tërhequr njerëzve vërejtjen prej tyre për së gjalli, po madje pas vdekjes së bidatçive e sqaronin gjendjen e tyre të realtë dhe e shfaqnin gëzimin që kishin për vdekjen e tyre, sikurse edhe e përgëzonin njëri-tjetrin për këtë.

            Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar në lidhjen me vdekjen e të tillëve, se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë:“Rahatohen prej tyre robërit, vendet, pemët e kafshët!”[1] E si të mos gëzohet muslimani për vdekjen e atij që i dëmtoi e shkatrroi robërit e Allahut dhe vendet e tyre?!

            Për këtë pra, kur doli haberi për vdekjen e Murisit të devijuar, Bishër b. El-Harith ishte në treg, e tha: “Sikur mos isha në vend publik, ky vend do ishte vend për sexhde e falënderim ndaj Allahut; Lavdi i qoftë Allahut i cili e bëri atë të vdekur!”[2]

            I është thënë Imam Ahmed ibën Hanbelit: “A është mëkat të gëzohesh për atë që i ndodhë pasuesve të Ibën ebi Duad[3]?” Ai tha: “E vallë, kush nuk gëzohet me këtë?!”[4]

Selemeh b. Shebib ka thënë: “Isha tek Abdurrezak El-San’anij; Aty na erdh lajmi për vdekjen e Abdulmexhidit. Atëherë tha: ‘Lavdi i qoftë Allahut që e rahatoi Umetin e Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, prej Abdulmexhidit!”.[5] Kurse ky Abdulmexhidi është Ibën Abdulaziz bin ebi Revad, ishte një kokë prej kokave të irxhasë.

Kur Abdurrahman ibën Mehdiut, i erdhi lajmi për vdekjen e një bidatçiu të devijuar, ai tha: “Lavdi i qoftë Allahut që i rahatoi muslimanët prej tij!”[6]

Ibën Kethiri, në lidhje me njërin prej kokave të bidatit dhe dalaletit, ka thënë: “Në dhul-hixhe të këtij viti, Allahu i rahatoi muslimanët prej tij; U varros në shtëpinë e tij, e pastaj e zhvedosën tek varrezat e kurejshëve, e, Allahut i qoftë lavdi e falënderimi! Ehlu Suneti u gëzuan shumë me vdekjen e tij, e kështu ata e shfaqën falënderimin për Allahun, e që nuk gjeje ndryshe ndonjë prej pasuesve të Sunetit veçse duke e falënderuar Allahun”.[7]

Ky pra ka qenë qëndrimi i Ehlu Sunetit në raste kur dëgjonin për  vdekjen e ndonjërit prej kokave të bidatit dhe devijimit.

Disa njerëz mundohen të thonë të kundërtën, duke u argumentuar me atë që Ibën Kajjimi, -rahimehullah!-, ka transmetuar nga shejhu i tij, -Shejh’ul-Islam Ibën Tejmije-, në lidhjen me qëndrimin e tij mbi vdekjen e një hasmit të tij, citoj: “Erdha një ditë tek ai si sihariqtar duke i sjellur lajmin për vdekjen e njërit prej armiqëve të tij më të mëdhenjë, i cili njëherit ishte me hasmërinë dhe qederin më të rëndë kundrejt tij, e në këtë rast ai u hidhërua në mua, u vreros, e tha: “Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun!”; U çua, e shpejt e shpejt shkoi te familja e tij, i ngushëlloi, e u tha: “Unë për ju jam në vendin e tij…”[8] Kushdo që e analizon mirë këtë ngjarje, do të vërejë se nuk ka kurrfarë kundërthënie mes kësaj dhe asaj që cituam më parë, ngase prej zemërgjerësisë së tij, Shejh’ul-Islami nuk hakmirrej për vetvetën, ngase nxënësi i tij kur i erdhi me këtë lajm, ai e shfaqi gëzimin për vdekjen e njërit prej armiqve të tij, pra për shkak të të qenit të tij si armik i Shejh’ul-Islamit, e jo për shkak të të qenit e tij kokë prej kokave të bidatit dhe devijimit.

E, dje është vrarë njëri prej ulemave të devijimit: Muhamed Seid Ramadan El-Buti, e për këtë njerëzit e Tevhidit dhe Imanit u gëzuan, e si të mos gëzohen me vdekjen dhe shkatrrimin e atij që i dha fetva tagutit të Shamit që të vretë popullin e tij, kurse ata ushtarë kriminelë të sistemit nusejrij, i krahasoi e ngjasoi me sahabët, kurse për zemrën e tagutit të mëparshëm, Hafizin, -babain e Besharit-, ka pasë thënë se është e mbushur me iman! Për shtatëdhjetë vite ishte armik i njerëzve të Tevhidit, kurse në anën tjetër mbrojtës e përkrahës i bidatçive, të devijuarve, siç ishin kuburijinët (adhuruesit e varreve), e të tjerë. E shumë e shumë devijimeve e rrëshqitje të tjera e shoqëruan.

E për një të tillë me kësi gjendje, pse të mos gëzohemi me vdekjen e tij?!

Karshi këtij gëzimi, gjejmë njerëz, -fatkeqësisht!-, që janë mërzitur për të, e në të njëjtë kohë e lusin Allahun të çojë njerëz si ai, -Allahu mos iu përgjigjtë duasë së tyre!-; Për të tillët ekziston frika për fenë e fetarinë e tyre, ngase nuk ka një musliman që ka frikë Allahun dhe ka xhelozi për fenë e tij, e të mos gëzohet për vdekjen e dikujt që me të qenit e tij shkatrronte islamin, e me vdekjen e tij u shkatrrua një kazmë prej kazmave që punonte për këtë shkatrrim.

E lus Allahun të na gëzoje me vdekjen dhe shkatrrimin e çdo taguti, si dhe të atyre që iu ndihmojnë; E lus të na e bën të mundur që të vërtetën ta shohim si të vërtetë, -e të na furnizon pasimin e tij!-, si dhe të na e bën të mundur që të pavertetën ta shohim si të pavertetë, -e të na furnizon shmangien nga ai!-; E lus të na përforcon në fenë dhe Librin e Tij, si dhe në Sunetin e të të Dërguarit të Tij, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Medine, 22.03.13

[1] Shënon Buhariu në “Sahih” (6512), Muslimi në “Sahih” (952), Nesaiu në “Sunen” (1930), Maliku në “Muvata” (571), Ahmedi në “Musned” (22069, 22085), Ibën Hibani në “Sahih” (3012), Bejhakiu në “Es-Sunen’ul-Kubra” (375) dhe “Shueb’ul-iman” (9264), Abdurrezaku në “Musanef” (6254), Ebu Nuejmi në “Hiljet’ul-evlija” (9094), e të tjerë. Sh. P.

[2] “Tarih el-Bagdad” (7/66) të Hatibit, “Lisan’ul-mizan” (2/308) të Ibën Haxherit.

[3] Koka e fitnes së bidatit që thërriste në akiden e prishur se gjoja Kurani është i krijuar. Sh. P.

[4] “Es-Sunne” (5/121) të Khalalit.

[5] “Sijeru ealami en-nubelai” (9/435) të Imam Dhehebiut.

[6] “Lisan’ul-mizan” (8/402), të Ibën Haxherit.

[7] “El-Bidaje ven-Nihaje “(12/338), të Ibën Kethirit.

[8]  “Medarixhus-Salikin” (2/345), të Ibën Kajjimit.

0 1786

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kur muslimani apo besimtari merr abdes, kur e lan fytyrën e tij, dalin prej saj bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha mëkatet që ka bërë me shikimin e syve të tij, apo e ngjashme me këtë. Kur i lan duart e tij, dalin prej tyre bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha mëkatet që ka bërë me to, derisa bëhet i pastër nga çdo mëkat.” (Hadithi është sahih e transmeton Buhariu 109 dhe Muslimi 244)
T’i fal gabimet! Çfarë mirësie!
Ka thënë Muhamedi, alejhi selam: “A t’ju tregoj sesi Allahu i fal mëkatet dhe i ngrit njerëzit në pozitë?! Marrja e abdesit të plotë edhe kur ka vështirësi, hapat e shumtë për në xhami, dhe pritja e namazit njërit pas tjetrit. Kjo është Ribat për ju, kjo është Ribat për ju, është Ribat për ju.” (Sahih transmeton, Muslimi 201)
Abdesi t’i ngrit shkallët tek Allahu.
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, tha: “Ndiqni drejtësinë edhe nëse nuk mund t’i përmbaheni të gjitha veprave të mira. Ta dini se vepra juaj më e mirë është namazi dhe se askush nuk e ruan abdesin vetëm se besimtari i vërtetë.
Kush qëndron çdo herë me abdes është argument mbi imanin e tij.”
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kijametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes).
Kjo është një nderë për besimtarin në Ditën e Gjykimit.

(Fjala “Ribat” ka për qëllim, përmbajtja, mbyllja e vetes, përkushtimi ndaj një gjëje. sikur ta ketë mbyll (përkushtuar) veten në këtë adhurim)

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1941

“Njëri nga havarixhët erdhi te Hasan El-Basriu dhe i tha: ç’mendim ke për havarixhët? Janë njerëz të dynjasë (materialista) – u përgjigj ai.
Ku mbështetësh për këtë që thua se ata janë njerëz të dynjasë, kur sheh se si zhyten mes shigjetave derisa vdesin, duke lënë familjen dhe fëmijët – pyeti harixhiu?
Hasani i tha: po na fol pak për sulltanin (pushtetarin)! A të pengon ai nga namazi, zekati, haxhi e umreja? Jo por ai ta ndali dynjanë dhe ti e luftove për këtë – tha në fund Hasan El-Basriu.

Burimi: El-Besair ue Edh-Dhehair 1/156
Përktheu: Agim Bekiri

0 2640

Femra i ka të drejtat e saj në duart e saj dhe askush s’ka të drejtë t’ia marrë ato të drejta nga duart e saj, për faktin pse është femër, meriton nder dhe respekt të veçantë, burri kurrë nuk mund të arrijë në nivelin e gruas, mendim i imi, nuk jam ekstremisht mbështetës i feminizmit, por e mbrojë aq sa meriton të mbrohet.

O ju burra, gruaja mbetët shtatëzënë e jo burri, gruaja lind fëmijë e jo burri, gruaja është gji-dhënësë e jo burri, me një fjalë; faktori femër është prodhuesi dhe gjeneratori kryesor i një shoqërie.

“Edukove një mashkull, edukove një njeri, po edukove një femër, edukove një shoqëri”. (Thënie e urtë)

Kur është puna te divorci, duhet shikuar nga të gjitha këndet, unë më shumë i qasem këndvështrimit sociologjik.

Të nderuar, krejt jeta me trëndafila nuk shkon, parimet si parime duhet respektuar, po femra shqiptare sot vërtetë se gëzon një mbështetje nga shteti, por ajo s’duhet ta keqpërdor atë mbështetje institucionale e t’i bëhet burrit kralice dhe police, t’i bëhet BOOS-e; femra me ardhë në shtëpi prej pune dhe me gjet burrin t’u gatu, i cili do t’i thotë: ”Aaaa u lodhe ooooooj grua?!” – Gruaja me ia kthy: ”JO JO!”

Nuk po i nënçmoj, thonë se në deti ka gjithçka, pra, edhe kjo ndodhë diku, shumë gra kanë qejf të kenë tretman të tillë.

Dijetari i ndjerë shqiptar Jakup Asipi, thoshte: “Mjerë ai burrë që jeton prej dorës së gruas dhe lum ajo grua që jeton prej dorës së burrit”. 

Çfarë “burri” është ai që nuk i del zot gruas së tij?!

Me këtë nuk e nënvlerësojmë dhe nuk e anashkalojmë të drejtën e saj për të punuar, përkundrazi; femra duhet të socialozohet edhe në punësim, por punësim në suaza të kritereve të natyrës së femrës, e jo burri të bëhet grua e gruaja të bëhet burrë dhe kështu të funksionoj një familje, faktikisht ky është planifikim i huaj që fatkeqsisht na e kanë servuar dhe shumë shqiptarë e kanë pranuar, ndërsa kulturën e tyre e kanë harruar!

Në mes burrit e gruas mëshira e dashuria duhet funksionuar, ithtësitë dhe ngatërresat, qofshin edhe konfliktuoze, duhet tejkaluar dhe jeta aq sa ka mbetur duhet jetuar, harmonia duke dominuar, se me vuajte nuk shkon, por duhet që të dy me lëshu pe dhe me qenë më largpamës, me i pa sfidat të kapërcyeshme, me i thy barrierat e jetës, me i thy muret ndarëse për t’i ndërtuar urat lidhëse.

Edhe njëherë:

Autor: Labinot Kunushevci

0 14003

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese. Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndaluar Allahu (vrasja e njeriut pa të drejtë), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.” [1]

Dy fjalë rreth transmetuesit të hadithit:

Ebu Hurejre ed Deusi, sahabiu i nderuar, ai i cili u përkujdes më së shumti për hadithet e pejgamberit, alejhi selam, njëherit është sahabiu i cili më së shumti transmetoi hadithe nga Muhamedi, alejhi selam. Ka mospajtime mes ulemave rreth emrit të tij të saktë: disa thanë: Emri i tij është: Abdurrahman ibn Sahr, disa thanë: Abdurrahman ibn Ganem, etj. Mendimi më i saktë është se emri i tij është: Abdurrahman ibn Sahr. Vdiq në vitin 59 hixhrij, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

Pejgamberi, alejhi selam, e paralajmëroi umetin e tij për rrezikun e veprimit të këtyre mëkateve shkatërruese. Dhe veprimi i secilit nga këto mëkate është shkatërrim për muslimanin, qoftë edhe veprimi i vetëm i njërit nga këto mëkate shkatërruese.

E para nga mëkatet shkatërruese: Shirku:

– Shirku ëdhtë mëkati më i madh, më i rrezikshëm, më shkatërrues, përmes të cilit njeriu e humb dynjanë dhe ahiretin. Shirku është mëkati i cili nuk falet nga ana e Allahut, nëse njeriu vdes dhe e takon Allahun duke e bartë me vete këtë mëkat shkatërrues (shirkun).

Shirku pengon pranimin e veprave të mira, të cilat njeriu i vepron në dynja.

Allahu,- xhele ue ala!,- në lidhje me rrezikun dhe pasojat e shirkut na paralajmëron në librin e tij, ku thotë: ” Nuk ka dyshim se Allahu nuk e falë shirkun, e përpos këtij mëkati (shirkut) Allahu i falë kujt do. Kush i bën shirk Allahut, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (En Nisa: 48).

Kush bën (ther) kurban, ose bën sexhde, ose kërkon ndihmë nga të vdekurit, ose kërkon gjëra nga krijesat, gjëra të cilat nuk ka mundësi t’i ofrojë askush pos Allahut, ai veçse i ka bërë shirk Allahut dhe ka dalë nga Islami.

Nga llojet e shirkut, është edhe shirku i fshehtë: Veprimi i veprave për syefaqësi. Psh. Zbukurimi i faljes së namazit me qëllim që njerëzit të thojnë filani e falë namazin si duhet.

Nga llojet e shirkut është edhe shirku i vogël: Shirk i vogël është: Betimi jo në Allahun. Shirk i vogël është të thuhet: Dashti Allahu dhe filani (ajo që duhet të thuhet është: dashti Allahu, pastaj filani.

E dyta nga mëkatet shkatërruese është: Sihri:

– Sihri është realitet i cili ndodh, ndikon në zemrën e njeriut, trupin e tij. Përmes sihrit njeriu sëmuret, por edhe mund të vdes. Përmes sihrit ndahet burri nga gruaja, etj. Të gjitha këto ndodhin vetëm nëse don Allahu, pa lejen dhe dëshirën e Tij asgjë nuk mund të ndodhë. Sihri përpos se është kufër, ai shkakton edhe dëme të mëdha në shoqërinë dhe rrethin ku jetojmë.

Nuk duhet harruar se pa lejen e Allahut nuk ka mundësi të ndodhë asgjë, në lidhje me këtë Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: ” Por, pa lejen e Allahut nuk mund t’i bënin askujt dëm.” (El Bekare: 102).

Kanë rënë në pajtim  të gjithë dijetarët islam se të mësuarit e sihrit është haram.

Nëse dikush mëson fjalë të sihrit, fjalë të cilat shpiejnë në kufër, atëherë ai që i mëson ka bërë kufër.

Të këtij mendimi janë: Imam Ahmedi, Maliku, disa nga sahabët dhe nga tabiinët se të mësuarit e sihrit dhe fjalëve të sihrit (fjalë kufrit), e nxjerr njeriun nga islami dhe dënohet me vdekje dhe nëse mbytet vdes si jobesimtar.

Mendimi tjetër i ulemave; Ai i cili mëson sihrin ka bërë mëkat të madh dhe duhet të mbytet, dhe nuk e gjykojmë me kufër, por vdes si mysliman (mendimi i imam Shafiut), por me një kusht: nëse nuk pretendon se ai ka fuqi me sihrin e tij mund të ndryshon krijesat e Allahut, ose mund t’i sjell lumturi dhe t’i bëj dëm krijesave, zakonisht ky është pretendimi i sihribazëve në çdo kohë dhe në çdo vend.

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- urdhëroi vrasjen e sihribazes.[2]

Nëna e besimtarëve Hafsa,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e dënoi me vdekje një grua të afërme e cila banonte afër saj, grua e cila ishte sihribaze.[3]

E treta nga mëkatet shkatërruese: Mbytja e njeriut pa të drejtë:

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Kush vret ndokënd që nuk ka vrarë njeriu(pa hak) ose nuk ka bërë çrregullime në tokë, është njësoj sikur t’i kishte vrarë të gjithë njerëzit.” (El Maide: 32).

E katërta nga mëkatet shkatërruese është: Ngrënia e kamatës

Allahu thotë në Kur’an: “Ata që marrin kamatë, do të ringjallen Ditën e Gjykimit, sikur ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet.” (El Bekare: 275).

“O besimtarë! Mos pranoni kamatë…” (Ali Imran: 130).

Allahu e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, marrësin, pronarin, atë i cili e shkruan kamatën, dëshmitarin e kamatës, si dhe është i hidhëruar me ta në dynja dhe ahiret. Allahu na ruajtë nga ky mëkat i shëmtuar dhe i cili është përhapur me hov të madh në mesin e muslimanëve.

E pesta nga mëkatet shkatërruese është: Ngrënia e pasurisë së jetimit:

Prej hakut të jetimit është që muslimanët ta marrin nën përkujdesin e tyre, ta edukojnë, të kujdesen për ushqimin, veshmbathjen, pasurinë, deri në kohën kur ai bëhet i aftë të përkujdeset për veten e tij.

Allahu i ka paralajmruar dënim të rëndë atyre që ia shpenzojnë pasurinë e jetimit pa të drejtë, duke thënë: “Nuk ka dyshim se ata që shpenzojnë pasurinë e jetimit me pa të drejtë, at veçse mbushin barkun e tyre me zjarr, dhe ata do të digjen në zjarrin flakërues.” (Nisa: 10).

E gjashta nga mëkatet shkatërruese është: Ikja nga fushëbeteja kur takohet me armikun:

Nuk i lejohet muslimanit të ikë nga fushëbeteja, sepse ai është fitues në çďo aspekt, qoftë marrja e plaçkave të luftës, ose fitorja e luftës, dhe ajo që është më e rëndësishmja është rënia shehid dhe pranimi i shehidllëkut nga ana e Allahut, xhele ue ala.

E shtata nga mëkatet shkatërruese është shpifja për imoralitet ndaj grave të ndershme:

Kush shpifë për imoralitet një grua të pastër dhe nuk i posedon katër dëshmitarë, ai llogaritet gënjeshtarë, nuk i pranohet dëshmia kurrë, obligohet të dënohet me tetëdhjetë rrahje me kamxhik.

“Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për imoralitet dhe nuk i sjellin katër dëshmitarë, rrihni ata me tetëdhjetë të rëna dhe kurrë mos ia pranoni më dëshminë, ata janë njerëz ngatrrestarë.” (Nurë: 4)

Ky është dënimi që meriton në dynja. Kurse, dënimi në ahiret: “Nuk ka dyshime se ata që shpifin për gratë e ndershme ,zemërdëlira dhe besimtare, ata janë të mallkuar në dunja dhe ahiret, për ta ka një dënim të madh. Atë ditë, do të dëshmojnë kundër tyre: gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për atë që kanë bërë.” (Nurë: 23-24).

Andaj, ti o musliman, ke frikë Allahun, mos bën çrregullime në tokë, largohu nga mëkatet shkatërruese.

Mëkatë shkatërruese nuk janë vetëm këto që i përmendëm, por ka edhe tjera, ashtu siç ka thënë Ibn Abasi. Largohu nga mëkatet e mëdha, mësoi se cilat janë ato dhe distancohu nga ato.

Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: “Nëse ju largoheni nga mëkatet e mëdha që ju janë ndaluar, atëherë ne do t’u falim mëkatet e vogla, si dhe do t’ju shpiejm në një vend të nderuar.” (Nisa: 31).

Çka përfitojmë nga kjo hytbe:

Nga kjo hytbe përfitojmë:

  1. Mëshira, dashuria dhe kujdesi i Pejgamberit,- alejhi selam për umetin e tij, duke i lajmruar dhe mësuar ata se çfarë është e lejuar të veprohet si dhe duke ua tërhekur vërejtjen atyre nga gjërat e ndaluara.
  2. Obligohet muslimani të distancohet nga këto mëkate shkatërruese.
  3. Muslimani obligohet t’i mësoj edhe mëkatet tjera shkatërruese që kanë ardhur në Kur’an dhe Sunet, si dhe të largohet nga veprimi i tyre.
  4. Mëkati më i madhë është Shirku, mëkat të cilin nuk e falë Allahu.
  5. Shirku e nxjerr njeriun nga Islami dhe ia hudh në humnerë të gjitha veprat e mira të vepruara para shirkut.
  6. Sihribazi duhet të dënohet.
  7. Vlera e moralit në mesin e muslimanëve.
  8. Shpifja ndalohet në islam.
  9. Obligohen katër dëshmitarë për akuzimin e dikujt për imoralitet, nëse nuk sillen katër dëshmitarë, dënohet shpifësi me tetëdhjetë të rëna, largim nga shoqëria islame dhe mos pranim të dëshmisë.
  10. Kujdesi i islamit për jetimin.

Autor: Ebu Abdilah Umejr el Mekkij

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

[1] (Shënon: Buhariu: 2766- 6857 , Muslimi: 145, Ebu Davudi: 2873, Nesaiu: 6/215).

[2] (Ahmedi në musnedin e tij: 1/190, Ebu Davudi: 3043- 3/431, Abdurrezaku në musanefin e tij: 10/190, Bejhekiu në sunenin e tij: 8/136, zingjiri i trasnmetimit të këtij hadithit është sahih).

[3] (Imam Malikun në muvetan e tij: 2/871 dhe Abdullah ibn Ahmed(djali imam Ahmedit) në fetvat e babait të tij e cekë ketë transmetim: 1043).

0 3383

Pyetje :

A lejohet t’i jipet zeqati personit i cili ka nevojë urgjente për ato para. Sepse, personi në fjalë nuk posedon mundësi materiale t’i paguaj kontrollat mjeksore dhe barnat ?

Përgjigje:

Nëse nuk posedon të holla personale të kontrollohet tek mjeku apo edhe t’i blej ilaçet. Atëherë, lejohet t’i jipet zeqati, sepse me të hollat e zeqatit, ai kryen me rregull kontrollat mjeksore dhe blerjen e barnave. Në këtë rast, ai llogaritet i varfër, dhe ndihmohet përmes dhënies së zeqatit.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË