Arhiva DitoreFeb 3, 2015

0 2039

Pse nuk falesh, kur e di se Allahu i Madhëruar të urdhëron ta falish namazin.

Pse nuk falesh kur e di se namazi ishte porosia e fundit e Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, para vdekjes së tij.

Pse nuk falesh, kur e di se namazi është çelësi i çdo mirësie.

Pse nuk falesh, kur e di se ai që nuk e fal namazin është në Xhehenem së bashku me gjynahqarët dhe jobesimtarët.

Pse nuk falesh, kur e di se namazi i lan gjynahet.

Pse nuk falesh, kur e di se përkujdesja për namaz është rruga për të hyrë në Xhenet.

Pse nuk falesh, kur e di se namazi është gjëja e parë nga veprat për të cilën do të japish llogari Ditën e Kiametit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

0 2118

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, në një hadith të shenjtë përcjell nga Allahu i Madhëruar i cili thotë: “E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur“.

– Kur robi thotë: “El hamdu lil-lahi rabbil alemin”, (Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve).

Allahu u thotë: “Robi Im më lavdëroi”. 

– Kur robi thotë: “Er-rahmanir-rahim”, (të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit).

Allahu u thotë: “Robi Im më lartësoi“.

– Kur robi thotë: “Maliki jeumid-din”, (Sunduesit të Ditës së Gjykimit).

Allahu thotë:  “Robi Im më nderoi”. 

– Kur robi thotë:  “Ijjake na’budu we ijjake nesta’in”, (Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë).

 Ai thotë:  “Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo të cilën e kërkon”. 

– Kur robi thotë: “Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin”,(Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur)

Ai thotë: “Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar”. 

Përshtati: Irfan Jahiu

 

0 1668
  1. Sure e cila zbriti pas sures Zumer, posedon 85 ajete, llogaritet sure Mekije përpos dy ajeteve: 56,57 që janë Medenije, cila është ajo sure?

– Sureja el Gafir.

  1. Cila sure zbriti pas sures Dharijat?

– Sureja el Gashije.

  1. Të përmendurit e vëllait tënd atë që ai e urren dhe jo në prezencë të tij, çfarë llogaritet kjo në Islam?

– Llogaritet Gibet.

  1. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush na ……. nuk është prej nesh”, plotëso hadithin?

– Kush na tradhton nuk është prej nesh.

  1. Kush ishte sahabiu i cili u quajt: I pastruari nga melekët?

– Handhale bin Ebi Amir,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

  1. Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Gafar (Falës i Madh).

  1. Një nga emrat që i don Allahu është edhe emri……?

– Abdurrahman.

  1. Kush lexoi për herë të parë haptas Kur’an në Meke?

– Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

  1. Pejgamberi i cili foli edhe pse ishte foshnje?

– Isai, alejhi selam.

10. Vendi ku tubohen muslimanët në kohën e Haxhit, kush nuk prezenton aty nuk i pranohet Haxhi, si quhet ky vend?

– Vendi quhet Arafat.

11. Cila sure zbriti e para nga Kur’ani?

– Sureja el Alek.

12. Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Adlu( I drejti).

13. Kush u quajt e sinqerta, vajza e të sinqertit?

– Aisheja, vajza e Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me ta.

14. Kush ra shehid në luftëra i pari nga muslimanët?

– Ubejde ibnul Harith,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

15. Allahu thotë: ” Kur erdhi pranë i verbëri.”(Abase: 2), kush është për qëllim i verbëri?

– Abdullah bin Umi Mektum.

16. Kush ishte i pari i cili shkruajti mbi shkaqet e zbritjes së ajeteve të Kur’anit?

– Ali ibn Medini,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

17. Kush vdes i fundit nga krijesat e Allahut?

– Meleku i vdekjes.

18. Cili është namazi i cili pranohet edhe pa ezan dhe pa ikamet?

– Namazi dy Bajramave.

19. Kush është komentatori më i njohur i Kur’anit?

– Abdullah ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

20. Muhamedi alejhi selam thotë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe…..?

– ” Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.”

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

0 1261

Një ditë nga ditë fillova të qaj nga gjynahet e shumta dhe të mirat e pakta, dhe nga syri më doli loti dhe më tha: Çka ke o robi i Allahut?

I thash: Po kush je ti?!

Më tha: Unë jam loti jot!

E pyeta: Po ty, kush të nxori?!

Mu përgjigj: Nxehtësia e zemrës sënde!!  –I habitur e pyeta: Nxehtësia e zemrës sime?!! Po kush e ndezi zemrën time me zjarr?!

Gjynahet dhe mëkatet e tua, mu përgjigj!

Po a ndikon gjynahu në nxehtësinë e zemrës sime?!  –Mu përgjigj: Po si jo. A nuk e ke lexuar lutjen e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “O Zoti im, më pastro nga gjynahet e mia me ujë, akull dhe borë”.            Mëkatet e robit  e ndezin zemrën me flakë, kurse zjarri nuk fiket përveç se me ujë të ftohët apo akull apo me borë.

I thash: Unë po ndjej në shpirt ngushtësi dhe mërzi.

Më tha: Kjo vjen si pasojë e gjynaheve të cilat janë të rrezikshme për njeriun, për këtë arsye pendohu o robi i Allahut!

Iu ankova dhe i thash: Në zemër gjej ngurtësi, ti si dole nga syri im?!

Kjo vjen nga vet natyrshmëria e shpirtit, o robi i Allahut!!

Po cili është shkaku i ngurtësisë që e gjej në zemrën time?!

Më tha: Dashuria ndaj dynjasë dhe të kapurit për të. Dynjaja është sikurse gjarpri, të habit butësia e tij, kurse të mbyt helmi i tij. Njerëzit kënaqen me butësinë e dynjasë, kurse nuk e vërejnë helmin e saj vrasës.

I thash: O loti im, sqaroma qëllimin e helmit të dynjasë?!

Mu përgjigj: Epshet e ndaluara, gjynahet dhe mëkatet dhe pasimi i shejtanit … kush e shijon helmin e saj, helmohet zemra e tij.

E pyeta: Po si ta pastrojmë zemrën nga helmet e ndryshme?!

Mu përgjigj: Me pendim të vazhdueshëm kah Allahu i Madhëruar … dhe me udhëtim kah vendet e pendimit dhe të penduarve nga gjynahet e tyre.

Allahu i Madhëruar me një hadith të shenjtë (kudsij) thotë: “O biri i Ademit, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje), Unë do të fal!

O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë,  Unë do të fal!

O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!”.

O Zoti jonë, na i fal mëkatet dhe na mëshiro dhe në fenë Tënde na përqendro.

Nga arabishtja. Irfan JAHIU

0 2525

Prej traditave të bukura në shkollat e mesme dhe në universitetet e Amerikës janë takimet vjetore në të cilët ish nxënësit takohen, këmbejnë informata. Flasin kush është martuar kush është bërë me fëmijë etj.

Në një takim të tillë, disa të diplomuar janë takuar me profesorin e tyre, tanimë plak. Pas viteve të gjata që kaluan qëkur i braktisën bankat e universitetit. Tanimë kishin jetë të suksesshme , stabilitet financiar, pozitë shoqërore. Pas përshëndetjes dhe formaliteteve të takimit filluan ofshamat dhe ankesat për presionet e punës dhe jetës e cila shkaktonte shumë strese.

Profesori u largua për disa çaste. U kthye me një ibrik me kafe dhe filxhanë të formave dhe ngjyrave të ndryshme. Filxhanë kinezë luksozë, filxhanë të melaminit, filxhanë nga qelqi i thjeshtë, filxhanë të kristalit, të plastikës. Disa prej tyre ishin me pamje të bukur dhe me çmim të lartë që gjinden vetëm në shtëpitë e aristokracisë, por kishte edhe të tillë që i ka çdo shtëpi madje edhe ato të varfrat.

Mësuesi foli dhe tha urdhëroni, çdokush le të shërbej vetën dhe pasi të gjithë e zgjodhën nga një filxhan tha: a nuk e vërejtët se si i zgjodhët filxhanët e bukur dhe i anashkaluat ato të thjeshtët???

Është normale që çdokush ta kërkojë atë që është më e mirë dhe pikërisht këtu qëndron shkaku i brengës dhe shqetësimit.

Ajo për të cilën vërtetë keni nevojë është kafeja dhe jo filxhani. Të gjithë shpejtuat ti merrni filxhanët e shtrenjtë dhe të bukur duke shikuar se çfarë filxhani ka marr shoku juaj.

Të themi kushtimisht sikur jeta të ishte kafeja, atëherë posti, pasuria, pozita shoqërore do ishin filxhanët. Ato janë vetëm vegla dhe enë që e mbajnë jetën. Lloji i jetës (simbolikisht kafeja) është i njëjtë nuk ndryshon me ndryshimin e enës. Nëse përqendrohemi në formën e enës atëherë do ta humbim rastin të kënaqemi me shijen e kafes. Ju këshilloj më pak të përqendroheni te filxhanët (pasuria dhe pozitat) e më shumë te kafeja (jeta).

Realisht kjo është sëmundja nga e cila vuajnë shumë njerëz. Një kategori asnjëherë nuk e falënderon Allahun për gjendjen në të cilën është, pa marr

parasysh sukseset e arritura, sepse vazhdimisht i shikon të tjerët. Martohet me një grua të bukur dhe të moralshme por vazhdimisht mendon se tjetri është martuar me një grua më të mirë se vet gruaja e tij. Ulet në restorant, bën porosinë e ushqimit dhe në vend se të kënaqet me ushqimin e tij vazhdon ti përcjell ushqimet që i kanë porositur të tjerët duke thënë: ah sikur edhe unë ta kisha porositur atë ushqim.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

NA NDIQNI NË