Arhiva DitoreFeb 9, 2015

0 1449
  1. Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Kahar (Ngadhënjimtari).

  1. Një copë mishi e cila gjendet në trupin e njeriut, nëse ajo shpëton (rregullohet), shpëton i tërë trupin, nëse ajo prishet, prishet i tërë trupi, cila është ajo copë mishi?

– Zemra.

  1. Nata e cila është përmendur në Kur’an dhe është më e vlefshme se njëmijë muaj, cila është ajo natë?

– Nata e Kadrit.

  1. Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Kudus (i Shenjti- i pastër nga çdo e metë).

  1. Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Hakim (i Urti).

  1. Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Aziz (i Plotëfuqishmi).

  1. Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Kadir (i Fuqishëm për çdo gjë).

  1. Xhamia e parë e cila u ndërtua në Islam është Xhamia e ……?

– Xhamia e Kubasë.

  1. Cili është stacioni i parë i ahiretit?

– Varri.

10.Komandanti i cili e çliroi Kinën është….?

– Kutejbete ibn Muslim.

11.Kënd e poshtroi Allahu para njerëzve në dynja si dhe e gëlltiti toka ?

– Karunin nga populli Musait, alejhi selam.

12.Kush u quajt: Bamirësi i biri të Bamirësit?

– Kajs ibn Sa’d bin Ubade.

13.Cila është gjëja e parë që e krijoi Allahu?

– Lapsi.

14.Kush ishte i pari ai i cili e vrau vëllain e tij nga xhelozia?

– Djali i Ademit alejhi selam, Kabili e vrau vëllain e tij Habilin.

15.Kush quhet Dita e Premtimit?

– Dita e Kiametit. (Shiko: El Buruxh: 2)

16.Ceke një nga emrat e Allahut?

– Err Rrahim (Mëshirëploti).

17.Ceke një nga emrat e Allahut?

– El Fetah (Zgjidhjedhënësi).

18.Sureja më me vlerë në Kur’an është sureja el…..?

– Sureja el Fatiha (ashtu siç është përmendur në Sahihun e Imam Buhariut).

19.Si quhet motra e Omerit e cila e pranoi Islamin para tij?

– Fatime bintil Hatab.

20.Cilës grua i tha pejgamberi alejhi selam, martohu me Usamen?

– Fatime binti Kajsit.

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

0 1896

“Kush e trason në islam një rrugë të mirë, e ka shpërblimin e saj dhe të atyre që e pasojnë atë të mirë deri në Ditën e Gjykimit.” (Transmeton Buhariu dhe Muslmi)

Shkaku i thënies së këtij hadithi; kanë ardhur disa njerëz te Muhamedi (alejhi selam) në Medine dhe ata ishin njerëz të varfër, kështu që i nxiti Muhamedi (alejhi selam) shokët e tij për sadaka (lwmoshw). Erdhi një person me një deng (sadaka) të rëndë që e kishte rënduar dorën e tij, dhe e vendosi atë në prehrin e Muhamedit, alejhi selam.

Kuptimi i parë i hadithit

“Kush e trason në Islam një rrugë të mirë e ka shpërblimin e saj dhe të atyre që e pasojnë atë të mirë deri në Ditën e Gjykimit.”
Kuptimi i këtij hadithi është: “Kush fillon një punë me sunet, e jo kush shpik.”
Të sjellim një shembull nga koha jonë: Nëse një hoxhë nga hoxhallarët ia kujton njerëzve një gjë të cilën ata më parë nuk e kanë ditur se është nga suneti i Muhamedit (alejhi selam), kështu që ngritet dikush nga njerëzit dhe e praktikon atë i pari, në këtë rast themi se ai person ka trasuar një sunet të Muhamedit (alejhi selam), d.m.th. një rrugë të mirë.

Kuptimi dytë i hadithit

Hadithi: “Kush trason në islam një rrugë të mirë…” d.m.th. kur një sunet i Muhamedit (alejhi selam) është shuar dhe harruar tek njerëzit, kështu që ngritet një person dhe e vepron atë, atëherë themi se ky ka trasuar një rrugë të mirë.
Argument për këtë është fjala e Omerit –Allahu qoftë i kënaqur me atë- atëherë kur i urdhëroi njerëzit të bashkohen në namazin e teravive me një imam dhe ka thënë: “Sa bidat i mirë – risi e mirë”, e ka quajtur bidat ndërsa ajo ishte sunet. E ka quajtur “bidat” në kuptimin etimologjik të fjalës, ndërsa fjala bidat-risi në terminologjinë islame është e refuzuar.
Dihet se në kohën e Muhamedit (alejhi selam) namazi i teravive ishte falur me xhematë, por nga frika se mund të bëhet farz, i kishte ndaluar nga kjo i Dërguari i Allahut –alejhi selam-, për shkak të ringjalljes së këtij suneti, Omeri -Allahu qoftë i kënaqur me atë- e quajti “bidat i mirë-risi e mirë”.
Të gjithë e dimë se Muhamedi (alejhi selam) na ka porositur të kapemi për sunetin e tij dhe sunetin e halifeve të drejtë pas tij, e jo pas atyre që kanë ardhur shumë kohë pas gjeneratave të arta dhe kanë shpikur gjëra në fenë e Allahut të cilat nuk janë prej fesë Islame!
Ndërsa të shpiket diçka nga ibadetet (adhurimet) jo legjitime dhe të argumentohet me këtë hadith, kjo nuk ka mundësi! Kështu kanë vepruar disa grupe të bidatçinjëve, dhe kjo asnjëherë nuk ka mundësi të jetë e mirë, dhe si e tillë të pranohet!
Disa bidatçinjë të cilët kanë shpikur risi në fenë e Allahut pa pasur kurrfarë argumenti, kanë vepruar në këtë mënyrë, duke shtrembëruar kuptimin e hadithit tek masa, dhe më pas po të njëjtën e kanë quajtur vepër të mirë.
Nuk ka mundësi të jetë bidat dhe të jetë e mirë, sepse çdo bidat është humnerë; dhe po ashtu i Dërguari i Allahut –alejhi selam- na ka tërhequr vërejtjen nga risitë në fe, në fillim të çdo hutbeje të ditës së Xhuma, dhe gjithë këtë e ka bërë për shkak të rrezikut të bidatit-risisë në fe.
Ky është kuptimi i drejtë i hadithit që janë argumentuar disa hoxhallarë (duke ia ndryshuar kuptimin) për të mbrojtur një gjë të pa argumentuar sheriatikisht.
Jemi të thirrur si hoxhallarë që hadithet t’i studiojmë dhe komentojmë ashtu siç i kanë komentuar dijetarët, e jo si kemi dëshirë ne, sepse në të kundërtën nuk do të mbetej feja fe!
Fjala “suneh” në Islam ndahet në tre kuptime
1- “Suneh sejjieh” (rrugë e keqe) – Ajo është bidati-risia. Ajo çdo herë mbetet e keqe edhe nëse njerëzit i thonë e mire, duke u bazuar në fjalën e Muhamedit (alejhi selam): “Çdo bidat-risi është humbje”.
2- “Suneh haseneh (sunet i mire)” – Kur ai sunet është legjitim (sheriatikisht), e më pas lihet praktikimi i tij, dhe pas një kohe gjen që dikush e praktikon atë sunnet.
3- “Suneh haseneh (sunet i mirë)” – Kur njeriu bëhet i pari që nxiton drejt atij, sikurse puna e atij sahabiu që ka sjellë sadaka tek Muhamedi (alejhi selam).

Përmblodhi: Valdet Kamberi

0 1447

Nëse e sheh në vetvete se çdo herë kur lexon Kuran të shtohet imani atëherë dije se kjo është nga shenjat e suksesit.

Kurse nëse e lexon Kuranin dhe nuk ndikohesh nga leximi i tij atëherë të mbetet që ta shërosh vetveten edhe atë duke e shëruar zemrën tënde. Nëse zemra nuk ndikohet nga leximi i Kuranit dhe leximi nuk i bën dobi atëherë dije se ajo zemër është e sëmurë e ngurtë.

Ti vëlla je mjeku i vetvetes, mos shko te njerëzit po lexo Kuran. Nëse e sheh se ndikohesh nga leximi i tij, të shtohet imani, të shtohet besimi dhe fillon të punosh me të më shumë atëherë je për të uruar se je besimtar. E nëse jo, atëherë ke nevojë për ilaç. Shëroje veten tënde para se të vjen vdekja ku nuk ka jetë pas saj, e ajo është vdekja e zemrës. Kurse nëse trupi vdes, pas vdekjes së saj ka jetë dhe pas saj vijon ringjallja dhe llogaria dhe shpërblimi.

SHEJH MUHAMED EL UTHEJMIN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1274

Ceket se natën një njeri erdhi deri te Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë, dhe i tha: “Imam, unë para një kohe të gjatë kam futur nën dhe pasuri mirëpo problemi qëndron se e kam harruar vendin. A ka mundësi të më ndihmosh ta zgjidhi këtë problem?

Imami iu përgjigj se kjo nuk është punë e dijetarëve që ata ta zgjedhin ty këtë problem. Mirëpo, për një çast i ra ndërmend një ide dhe i tha shko dhe falu deri sa të lind sabahu dhe me lejen e Allahut do të rikujtohet vendi se ku e ke futur pasurinë tënde. Njeriu shkoi në shtëpi dhe filloi të falet. Papritmas edhe atë pas një kohë të shkurtë, në namaz iu rikujtua vendi ku e ka pasurinë. Iku shpejt dhe e nxori pasurinë dhe në mëngjes herët shkoi deri te Ebu Hanifja dhe e lajmëroi se e gjeti pasurinë dhe e falënderoi për ndihmën që ia ofroi. Në fund e pyeti se si e dinte se në namaz do t’i rikujtohet vendi se ku e ka futur pasurinë?!

Ebu Hanifja iu përgjigj: Unë e dija se shejtani nuk do të len të falesh tanë natën dhe do të preokupon me rikujtimin e pasurisë me qëllim që të humbsh nga shpërblimet e namazit. Kjo ishte arsyeja pse të këshillova të falesh tanë natën!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1812

Të nderuar imanli!
Porosia e Allahut për mua dhe juve dhe për at që ishin para jush është: keni frikë Allahu e Lartësuar! (إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ) “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.”(1)
Të nderuar imanli!
Në kohën e kulturës, civilizimit, përparimit, për çdo ditë në botë prezantohen zbulime të reja në shumë sfera, sidomos një rendësi të veçantë i kushtohet edhe zbulimeve dhe prodhimeve të reja në botën e armatimit. Duke prezantuar dhe testuar zbulimet e reja të armatimit në tokën me fusha e kodra, në hapësirat qiellore, në detet e gjera. Armatimi sot është baza kryesore e popujve që nëpërmjet sajë i luftojnë armiqtë. Sa që matja në botë shikohet me armatimin se kush është i fortë dhe dobët prej shteteve.
Të nderuar imanli!
Është një armë që nuk prodhohet as në lindje e as në perëndim.
Është një arma, njëra ndër armët më të forta se të gjitha që prodhohen në botë.
Vërtetë, kjo armë është e çmuar dhe me vlerë, nuk e kanë askush prej njerëzve, përveç se juve.
Ju o imanli e keni këtë armë.
Është arma hyjnore dhe imanore. Arma e gjithë pejgamberëve dhe besimtarëve gjatë gjithë kohërave.
Arma e cila e shpëtoi Nuhin alejhis-selam nga fundosja.
Arma e cila e shpëtoi Musanë aeljehis-selam nga Faraoni.
Arma e cila e shpëtoi Salihun alejhis-selam.
Arma e cila e ngriti Muhamedin salAllahu aljhi ve selem. Ai luftoi me këtë armë dhe ngadhënjeu çdo herë dhe i realizoi fitoret e njëpasnjëshme.
Arma me të cilën jeni kureshtarë ta dini emri e sajë është DUA-LUTJE.

Të nderuar imanli!
Lexoni fjalët e Allahut të Larëtsuar:
وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ
“Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (2)

وَلَا تَدْعُ مِن دُونِ اللَّـهِ مَا لَا يَنفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ فَإِن فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِّنَ الظَّالِمِينَ .وَإِن يَمْسَسْكَ اللَّـهُ بِضُرٍّ فَلَا كَاشِفَ لَهُ إِلَّا هُوَ وَإِن يُرِدْكَ بِخَيْرٍ فَلَا رَادَّ لِفَضْلِهِ يُصِيبُ بِهِ مَن يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَهُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ )
“Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës.” Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s’ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.” (3)

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ
“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (4)

Muhamedin salAllahu aljhi ve selem në lidhje me duanë ka thënë:
“Lutja është vet adhurimi” (5); “Nuk ka gjë më bujare për Allahun e Lartësuar se sa lutja” (6)

Të nderuar imanli!
Duaja, pra arma e imanlisë-besimtarit, gjithësesi se i mençuri e aktivizon armën në raste nevoje. Mëso edhe më shumë për armën tënde që nuk të shkon huq dhe të shkrep gjithherë, kësaj herë po i kujtojmë së bashku vetëm dy raste:
– Lutja e muslimanit për vëllaun e vet musliman në fshehtësi
Muhamedi salAllahu lajhi ve selem thotë: “Lutja e muslimanit në fshehtësi për vëllain e vet është e pranuar. Sa herë që ai lutet për vëllaun e vet për mirë, një melek tek koka e tij thotë: Amin, edhe ty të qoftë njësoj”.(7)
– Lutja e atij që i bërë padrejtësi
Muhamedi salAllahu lajhi ve selem thotë: “Dhe ruaju nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi, mes lutjes së tij dhe Allahut nuk ka kurrfarë pengese”.(8)
Muhamedi salAllahu lajhi ve selem thotë: “Lutja e atij që i është bërë padrejtësi është e pranueshme edhe nëse ai është mëkatar, sepse mëkati i tij është për veten e tij”.(9)

O imanli!
Allahu na ka nderu me këtë armë, që sot myslimanët nuk po ia dinë vlerën dhe nuk po shfrytëzojnë. Sot myslimanët janë më se të nevojshëm për duatë-lutjet tuaja. Sidomos kur sot dhuna, terrori, masakra, vrasjet nuk kanë të ndalur në ato vende ku po jetojnë muslimanët.
Ne këtë mudnësi e kemi, këtë pasuri e kemi, këtë arsenal e kemi, këtë municion e kemi! Pse mos ta shfrytëzojmë?! Sikur ta zotronim mire, vallahi do të bres ndihma dhe fuqia Allahut menjëherë. Kujto pejgamberët e Allahut kur e përdorën armën DUA-LUTJE:

– Nuhi alejhis-selam iu lut Allahut:
وَلَقَدْ نَادَانَا نُوحٌ فَلَنِعْمَ الْمُجِيبُونَ . وَنَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ مِنْ الْكَرْبِ الْعَظِيمِ
“Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur: e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej katastrofës së madhe,” (10)

– Ejubi aljhis-selam ishte i sprovuar me sëmundje ia lut Allahut:
نَادَى رَبَّهُ أَنِّي مَسَّنِي الضُّرُّ وَأَنْتَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ . فَاسْتَجَبْنَا لَهُ فَكَشَفْنَا مَا بِهِ مِنْ ضُرٍّ
“(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin… ” (11)

– Junusi aljhis-selam iu lut Allahut:
فَنَادَى فِي الظُّلُمَاتِ أَنْ لا إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنْ الظَّالِمِينَ. فَاسْتَجَبْنَا لَهُ وَنَجَّيْنَاهُ مِنْ الْغَمِّ وَكَذَلِكَ نُنْجِي الْمُؤْمِنِينَ
“(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” (12)

Të nderuar imanli!
Lutuni te Allahu për veten, prindërit dhe familjet tuaja.
Lutuni te Allahu për besimtarët dhe besimtaret, myslimanët dhe myslimanet.
Lutuni te Allahu për të sëmurit, burgosurit, nevojtarët.
Lutuni te Allahu për besimtarë dhe besimtaret që po masakrohen në Syri, Egjipt dhe gjetiu.
O Allah! Lehtësoje gjendjen e tyre, sjelli fitore sa më shpejtë.
Në përmbyllje të kësaj po kujtomë edhe një dua-lutje tjetër Nuhit aljhis-selam:

رَبِّ لا تَذَرْ عَلَى الأَرْضِ مِنْ الْكَافِرِينَ دَيَّاراً . إِنَّكَ إِنْ تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا عِبَادَكَ وَلا يَلِدُوا إِلاَّ فَاجِراً كَفَّاراً
رَبِّ اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِمَنْ دَخَلَ بَيْتِي مُؤْمِناً وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَلا تَزِدْ الظَّالِمِينَ إِلاَّ تَبَاراً
“O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë prej qafirëve, sepse, nëse Ti i lë, ata do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm kriminelë dhe jobesimtarë!
O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa zullumqarëve shtoju vetëm shkatërrim!”

Përgatiti: Ulvi F.

…………………………………………………………………………………………………………….
1. (Huxhuratë, 13)
2. (gafir, 60)
3. (Junus, 106-107)
4. (bekare, 186)
5. (Ubu Davudi, Tirmidhiu, Shejh Albani e vlerëson të saktë)
6. (Shënon Tirmidhiu, Shejh Albani e vlerëson hasen)
7. (Shënon Muslimi)
8. (Shënon Buhariu)
9. (Shënon Ahmedi, Ebu Davudi (Shjeh Albani e vlerëson Hasen)
10. (Safat 75-76)
11. (Enbija, 83-84)
12. (Enbija, 87-88)

NA NDIQNI NË