Arhiva DitoreFeb 10, 2015

0 2112
Rregulli i parë: nuk je i vetëm.
Rregulli i dytë: çdo caktim i Allahut është për një urtësi.
Rregulli i tretë: dobiprurës dhe dëmsjellës është Allahu, prandaj mos u lidh me dikë tjetër.
Rregulli i katërt: ajo që të ka godit, s’ka mund të të huq dhe ajo që të ka huq, s’ka mund të të godas.
Rregulli i pestë: njohe realitetin e dynjasë, rehatohesh.
Rregulli i gjashtë: Ki mendim të mirë për Allahun.
Rregulli i shtatë: zgjedhja e Allahut për ty është më e mirë se zgjedhja jote për veten.
Rregulli i tetë: sa më shumë që zmadhohet sprova, aq më afër është zgjidhja.
Rregulli i nëntë: mos mendo rreth mënyrës së shpëtimit sepse kur Allahu dëshiron diçka, i përgatit shkaqet ashtu siç s’ke menduar fare.
Rregulli i dhjetë: drejtoju me lutje Atij në Dorën e të Cilit është zgjidhja.
Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, thotë: dije se fitorja vjen pas durimit, zgjidhja pas brengës dhe lehtësimi pas vështirësisë.
Thotë Ibn Xheuzi: “sikur të të ngjitej një gozhdë në rrobat tua do ktheheshe prapa për ta mënjanuar, a thua vallë si sillesh me gozhdat e mëkateve tua?!”

Nga arabishtja: Agim Bekiri

0 1476

Me emrin e Allahut të Lartësuar.
Allahu thotë: ”…që frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” Ali Imran 134.
Gjithashtu Allahu ka thënë: ”Ti je i butë ndaj atyre vetëm nga mëshira e Allahut, por sikur të ishe i ashpër dhe zemërfortë do të iknin prej rrethit tënd. Prandaj falja atyre dhe lutu të jenë të falur dhe konsultohu me ata në punë…”. Ali Imran 159.
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush e përmban hidhërimin e tij, Allahu ia mbulon të metat, dhe kush përmban mllefin e tij, edhe pse ka mundësi të hakmerret, Allahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Gjykimit”. Silsile Sahihah e shejh Albanit-Allahu e mëshiroftë-.
Njeriu në këtë jetë të dynjasë është në sprovë, sado që mundohet të jetë i drejtë në raport me njerëzit dhe të shpëtojë nga e keqja e tyre në fjale dhe vepër, le të jetë i qëndrueshëm për shkak të divergjencave të njerëzve.
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Njerëzit janë si metalet e arit dhe argjendit”. Muslimi.
Ka mundësi të gjejë ftohje prej shokut, apo ashpërsi dhe vrazhdësi në fjalët e fqinjit, e që prej kësaj nuk ka shpëtuar askush, e sikur të shpëtonte, do të shpëtonte Muhamedi alejhi selam, i cili ishte i butë, i qetë, i mëshirshëm, i afërt me njerëzit, bujar, por megjithatë edhe ai hasi në: keqtrajtim, izolim, largim, gurëzim, saqë i rrjedhi gjak nga dy këmbët e tij të ndershme. Kur i shkon atij Meleku i Kodrave dhe i thotë: -Nëse dëshiron do t’i bashkoj atyre dy malet,- ndërsa i Dërguari i Allahut i përgjigjet: -Shpresoj që Allahu të nxjerr nga palca e tyre pasardhës, që do ta adhurojnë Allahun një të vetëm, duke mos i bërë shok.- Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Kjo nuk është gjë tjetër pos praktikim i fjalës së Allahut, ku thotë: ”Ti merri me të mire, urdhëro për vepra të mira dhe hiqu nga injorantët!”- A’raf 199.
Po ashtu rasti i beduinit, që e kishte kapur të Dërguarin e Allahut për rrobash, duke e tërhequr me forcë, saqë kishte lënë shenja në qafën e të Dërguarit, duke i thënë: -Më dhuro nga pasuria e Allahut që ti zotëron.
Islami na nxit në pajtimin mes armiqve, dhe në këtë rast ka lejuar edhe gënjeshtrën, për shkak të realizimit të interesave të përgjithshme: largon zilinë, urrejtjen, armiqësinë dhe derdhjen e gjakut, e në vend të saj mbjell: dashurinë dhe butësinë, paqen, sigurinë. E gjithë kjo bëhet duke falur dhe frenuar mllefin, e me këtë arrihet një mirësi e madhe dhe mënjanohet një e keqe e madhe.
Vëllezër të nderuar: le të ruhemi nga sprovat, qofshin ato sprova të çështjeve të kësaj bote, apo sprova për të cilat nuk di askush tjetër pos Allahut. O Allah, ne kërkojmë mbrojtje nga sprovat, ato të dukshmet dhe të padukshmet. Amin.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 888

“Sikur marrëzira të ishte dhimbje, nga çdo shtëpi do të dëgjoheshin ulërimat.” (Thënie Spanjolle)

      Reality Show “Big Brother”, një “lokomotivë” drejt emancopëtimit të kulturës shqiptare, promovim i antivlerave të huaja perëndimore dhe tendencë për ç’rregullimin social dhe moral të shqiptarëve.

      Mendoj se sikur ta kishim një vetëdije sociale më të ngritur nuk do të na servohej një “Big Brother” i tillë sepse nuk do i kushtonim asnjë minutë kohë fëlliqësirave dhe antivlerave të tyre, atyre skenave dhe stileve degraduese që deri para lufte ishin të papranuara për ne dhe i kritikonim gjithnjë, ndërsa tani ata mundohen me na i imponuar ato antivlera dhe me i bë pjesë të identitetit tonë kulturor.

      Do e kritikonim të gjithë atë jetë falsifikuese që zhvillohet brenda. Por fatkeqsisht po ndodhë e kundërta; ata po gjejnë njerëz me vetëdije të ulët sociale e kulturore dhe po ua servojnë nëpërmjet mediave duke ua shpërlarë dhe mjegulluar trurin pa e marrë vesh ata se kjo është në dëmin e tyre dhe një pjesë e kësaj shoqërie me plotë gojë-hapur po e pranojnë! Sa fat i zymtë dhe i mykët për ta, veç sikur ta kuptonin! T’i hapim sytë se promotorët e këtij SHOW-i po groposin në oborret e shtëpive tona pa e marrë vesh ne fare, që posa të duam me bë ndonjë hap jashtë shtëpisë sonë, të biem në to.

      Unë si sociolog me qasjet e mia sociologjike nuk mund as ta pranoj e as të heshti para këtij fenomeni në fjalë. Sociologët janë ”mjekët” e shoqërisë, andaj “terapia – diagnoza” që ne e japim “mjekon dhe shëron” shumë probleme shoqërore, e prej tyre edhe këtë të fundit që e ceka. Mediat duhet t’i japin hapësirë më shumë emisioneve edukative-arsimore, sociale e kulturore sepse këtu është emancipimi dhe socializimi i vërtetë, e më pak emisioneve dhe shfaqjeve të karakterit si “Big Brother” që për gjykimin tim sociologjik vetëm se e shafitin moralin tonë.

      Shteti me të gjitha mekanizmat dhe potencialet e veta duhet këtë popull në tërësi, rininë në veçanti, ta stimulojë për punë drejt krijimit të një mirëqenieje më të mirë dhe drejt përmbushjes së standardeve evropiane e që mendoj se në radhë të radhë parë është krijimi i kuadrave arsimore, e jo t’i përkrahë dhe sponzorojë ata “artistë” që artin e vërtetë e shkelin me dy këmbë, ndërsa neve na duket se ata po e “bartin flamurin e artit”. Unë nuk them se jam kundër “Big Brother-it”, por them se “Big Brother” është kundër gjithë kësaj shoqërie, madje edhe nëse na “mahnitin” me shfaqjet e tyre. Të mos lejojmë m’u bë “figura shahu” që tjerët me luajt me neve e as spektatorë të tyre, por ta aktrojmë ne vet jetën tonë. Kohën e lirë ta shfrytëzojmë me diç tjetër sepse ende fatmirësisht kemi emisione cilësore që popullin e ngritin përpjetë. Më së paku që ju thërras të bëni është ta fshini – bllokoni programin “Big Brother” nga lista e programeve të juaja televizive dhe të mos i vizitoni video-ingjizimet e tyre në rrjetet sociale elektronike.

      Turp për ato institucione dhe për ata që e quajnë veten ”intelektualë dhe dashamirë” të shoqërisë e që heshtin dhe nuk intervenojnë. Siç po shihet ata po punojnë vetëm që shoqëria të mos kapitullojë materialisht se për moralisht as dert s’po e kanë fare.

      Të gjithë ata që i bëjnë hyzmet këtij SHOW-i i quaj unë ”Big Danger”, rrezik të madh, sepse nëse tek shqiptarët ka faktorë që ndikojnë në shpërlarjen e trurit dhe ç’rregullimin social të tyre, duke filluar nga institucioni familje e ma gjerë, atëherë ata janë “estrada jonë e famshme” që na sillen si ”modelë” me shfaqjet e tyre që janë ma të rrezikshme se bomba atomike e hedhur në Nagasaki dhe Hiroshimë.

Autor: Labinot Kunushevci

0 1824

Ministrja e Arsimit e Gjermanisë Annette Schavan ka dhënë dorëheqje të shtunën, pasi iu hoq doktoratura, si pasojë e akuzave për plagjiaturë. Tridhjetë vite pasi ajo morri titullin “doktor”, iu vërtetua nga Universiteti i saj në Dyzeldorf se ajo kishte kopjuar pjesë të tezës së saj. Rasti i saj këto ditë është bë nga top lajmet kryesore në shumë media.

Kujdes!

Dashamirët e dijes dhe progresit, studentët e universiteteve të ndryshme, të të gjitha vatrave të arsimit në botë, duhet t’i ikin në tërësi plagjiaturave, jo për faktin se mund të zbulohen dhe të kenë ndoshta fatin e kësaj ministres, se fundja fundit të qenurit në pozitë s’është aq e rëndësishme sa është e rëndësishme të jesh i kualifikuar dhe meritor për një pozitë, por për faktin se kuadrat e mirëfillta që mund t’i kontribuojnë shoqërisë në nivele akademike nuk krijohen me tituj e diploma plagjiatureske.

Kjo i bie sikur ta ingjizosh peshkun Saldina duke notuar në lumin Amazon të Brazilit dhe me këtë ingjizim të konkurosh në garat ndërkombëtare të notit ku ka garues ekspertë që kanë notuar me vite të tëra, t’u tregosh atyre se “ti noton sikur peshku Saldina” sepse me vete e ke ingjizimin, ndërsa në fakt në jetën tënde reale ti ende as bregdetin nuk e ke shkel!

A mundet kështu?!

Pse mos t’i fuqizojmë potencialet, energjitë dhe mundësitë që i kemi, siç thotë populli: “ta nxejmë karrigën”, të lexojmë e hulumtojmë secili prej nesh, ta bëjmë një projekt nga A deri në ZH “made in vetvetja”, duke u nisur nga besimi në vetvete, në mundësinë e korrjes së suksesit nga dora dhe mendja jonë, por të presim ta bëj dikush e ne të strehohemi nën hijen e tij duke dashur të shfaqet portreti jonë?!

Sikur ti ta posedosh një hektar tokë me pemë dhe perime, prej tyre ke nga pemët e dardhave dhe mollave, si të duket ty me ardhë unë me t’i marrë 100 kg molla dhe 100 kg dardha dhe të nesërmen në tezgën time të tregut t’i shes ato “për të miat, në emrin tim”?!

Mos u bëj shpend i stolisur me pupla të huaja se nuk të zgjatë shumë fluturimi dhe mund të përfundosh shumë shpejt në gojën e ujkut!

Bëhu zot i vetvetes!

Ji vetvetja, ji origjinali dhe modeli për tjerët e mos u bëj kopje falsifikuese dhe i pandërgjegjshëm apo e pandërgjegjshme në rrugën tënde të formësimit të personalitetit dhe zhvillimit të karrierës akademike.

Raste skandaloze bombastike në karrierat akademike janë të shumta, rasti i ministres gjermane s’është as rasti i parë e as rasti i fundit.

A ju kujtohet presidenti hungarez Pal Schmit, i cili gjithashtu dha dorëheqje pas verifikimit të plagjiaturës në doktoraturën e tij?

Unë e posedoj një libër në bibliotekën time të vogël të shtëpisë me titull: “PËR DITURINË”, nga Jakup Asipi, aty faqe nr.48, jepen fakte për poetin dhe dramaturgun e famshëm Uilliam Shekspir (1564-1616), i cili akuzohet nga disa studiues për plagjiaturë, faktikisht janë dy studiues anglez Brenda James dhe Uilliam Rubinstein të cilët kanë shkruar librin: “E vërteta del jashtë”, ku jepen fakte binëse se autori i veprave që i atribuohen Shekspirit ishte sir Henry Neville (1564-1615). Mos të na vie çudi!

Mandej mos po mendoni se novelën “Era dhe Lisi” e ka shkruar Sinan Hasani?! Faktet flasin ndryshe!

Gjykuar nga të gjitha aspektet, në veçanti unë i qasem aspektit sociologjik, plagjiaturën e dënojmë dhe nuk e pranojmë, përndryshe ithtarët dhe shërbëtorët e plagjiaturës u ngjajnë atyre që “i ngarkojnë gomarët me libra” dhe i nisin në udhë të largëta, në fakt gomarët bartin libra, dije e ndoshta edhe disiplina e enciklopedi, por a përfitojnë diçka prej tyre?!

E jona është t’ia bëjmë hyzmetin dhe ta presim kysmetin, e jo në krahun e të tjerëve “ta synojmë suksesin” e të kopjojmë.

Rikujtojmë fjalën: “Më i mirë është një origjinal i shëmtuar se një kopje e bukur!” S’ka rrugëdalje tjetër!

TË JEMI TË SINQERTË NË STUDIME DHE HULUMTIME QË TË KORRIM SUKSES!

Autor: Labinot Kunushevci

0 2653

Dijetari Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: Kur flet me Allahun, nuk ke nevojë ta mbushësh saldon e celularit tënd.

Nuk je i detyruar t’i përsëritësh fjalët e tua.

Ose të frikohesh se do të kupton në mënyrë të gabuar … për arsye se në realitet, Ai të kupton!!

Kur flet me Allahun nuk ke nevojë për fjalën “Më vjen keq se të pengoj në këtë kohë .. a ka mundësi të më japish një minutë nga koha jote”.

A e di se çka është më e rëndësishme në gjithë këtë!!

Ti nuk je nevojtar ta rrisësh zërin tënd që të dëgjon! Pa mos e folur asnjë fjalë, Ai di çdo gjë! I Vetmi, i cili nuk turpërohet që t’ia tregosh të gjitha!

Më e çuditshme është se Ai në realitet e di këtë tregim! Megjithatë … Ai të dëgjon dhe nuk lodhet dhe nuk të thotë “Folëm rreth kësaj teme një mijë herë! Të lutem të mos flasim më rreth saj herëve tjera”.

I Vetmi nga i cili nuk turpërohesh nga të qarët para Tij! Kur je në sexhde je në një  mbledhje shumë të rëndësishme me Të.

I Vetmi të cilin e donë prej një kohë të gjatë edhe pse nuk e ke takuar asnjëherë!

I Vetmi i cili të donë po ti nuk e din!

Ndoshta qan nga vështirësitë dhe problemet e tua e pastaj flenë … por Allahu nuk flenë, Ai i di të gjitha çështjet dhe problemet e tua.

Ngadalëso e mos nxito!!

Ai i mbikëqyr çështjet e tua në fshehtësi të cilat po t’i kishe ditur do të qashe nga gëzimi.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Nëse bashkohet qielli me tokën, Allahu për të devotshmit do të hapte vrima të dilnin nga ajo”.

A nuk e lexoni fjalën e Allahut: “Kush i frikohet Allahut i gjen rrugëdalje”.

Të mos bëhen pengesë e jotja shpresat e mëdha … për arsye se një lutje që ia drejton Allahut ta mundëson të pamundshmen.

Vetëm se thuaj: O Zot!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1502

Falënderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë,  prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, kërkojmë mbrojtje nga të këqijat tona dhe të veprave tona, atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush e devijon, dhe atë që Allahu e devijon s’ka kush që e udhëzon, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut, i Cili është një dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

Meditoja rreth lutjes së të dërguarit, sal-lAllahu alejhi ve selem, i cili kërkonte mbrojtje nga dembelia, e thoshte: “O Allahu im! Kërkoj mbrojtje nga dembelia e paaftësia.”  Meditoja rreth vazhdueshmërisë për të kërkuar mbrojtje nga përtacia gjatë çdo dite, në dhikret e mëngjesit dhe mbrëmjes, në dhikret e mëngjesit thoshte: “U zgjuam e zotërimi është vetëm i Allahut, Zotit të botëve. O Allah! Unë të lutem vetëm Ty që të përfitoj nga mirësitë e kësaj dite; të lutem, të më ndihmosh ta filloj mirë këtë ditë; të lutem të më ndihmosh gjatë kësaj dite, të më udhëzosh e të më japësh prej begative të saj. Mbështetem vetëm tek Ti, që të më mbrosh nga të këqijat e kësaj dite dhe nga ato që mund të vijnë pas saj.”

Ndërsa në mbrëmje thoshte: “Ia mbërritëm mbrëmjes dhe mbeti Sundimi vetëm për Allahun (Krijuesin e Gjithësisë). Falënderimi i përket vetëm Atij, askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, që është i Vetëm e i Pashoq, e Tija është gjithçka, vetëm Atij i përket falënderimi. Ai është i Plotfuqishëm mbi gjithçka. O Zot! Të lutem vetëm Ty që të m’i falësh mirësitë e kësaj nate e të netëve që vijnë pas saj. O Zot, mbështetem në mbrojtjen Tënde nga të këqijat e kësaj nate e të netëve që vijnë pas saj. O Zot! Më ruaj nga përtacia e mendje-madhësia.”

Saqë prej atyre që përcillnin udhëzimin e tij, sal-Allahu alejhi ve selem, prej sahabëve, e prej tyre edhe nëna e besimtarëve Aisheja, radijallahu anha, thonin: “I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, shpesh lutej më këto fjalë.”

Meditoja për përsëritjen e kësaj lutjeje dhe vazhdimësinë në të, e thosha me vete: Padyshim që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, duhet të jetë njeriu më i distancuar nga përtacia, vallë, a ka  mundësi që një njeri sikur i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, të thërret një shoqëri pagane, të inatosur e të egër, mundohej, lodhej përplot njëzet e tri vite, a mundet që të kryen këtë detyrë madhështore e të bartë në anët e tij përtacinë? Padyshim se jo, është e pamundshme!

Që kur e zgjoi shpallja me fjalën: “Ngritu dhe lajmëroi (njerëzit).” Mudethir, 2. Nuk u ul i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, derisa plotësoi fenë, lutej me atë lutje nga frika e përhapjes së kësaj sëmundjeje në umetin e tij, ai na mëson neve për rëndësinë e kërkimit të mbrojtjes nga përtacia, sepse ajo është shok i dështimit, ndërsa dështimi nuk i takon umetit të Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem, ndërsa Allahu e zgjodhi këtë umet të jetë prijës i njerzimit: “Ju jeni Umeti më i mirë nga i gjithë njerëzimi që janë paraqitur ndonjëherë”. Ali Imran 110.

Vëllezër të nderuar! Me këtë parathënie dëshiroja që të filloj temën e sodit që është fenomeni i humbjes së shpirtit aktiv në jetën e njeriut, ekziston tirani e personaliteteve të dobëta, indiferente, të cilat plogështohen kur bëhet fjalë për ndonjë dobi të pritur. Padyshim se, përtacia është një veprues shumë me rëndësi në formimin e këtij personaliteti, mirëpo, cilët janë shenjat e humbjes së shpirtit të gjallë, aktiv në jetën e shumicës së njerëzve? Janë shenja të ndryshme, në mënyrë që të bëhet e qartë, do të përmend disa prej tyre, vetëm sa për shembull, e jo si përkufizim, janë shembuj të thjeshtë, por janë shenja  prej këtyre shenjave.

Neglizhimi i disa rregullave dhe adeteve të lavdëruara, bile edhe të disa adhurimeve që në përkushtimin e tyre përfitohen shumë të mira, e në kundërshtimin e tyre shkaktohen të këqija dhe humbje të atyre të mirave. Përshembull; disa dalin prej xhamisë, e asnjëri prej tyre nuk e detyron veten e tij që të vepron sunetin, në mënyrë që të nxjerr këmbën e majtë së pari gjatë daljes, apo kur të hyn në xhami, nuk kujdeset që të kujton sunetin të hyn me këmbën e djathtë. A është injorant ndaj këtij suneti? Përgjigjja është: Jo, Mirë, A është një adhurim i rëndë? Përgjigjja: Padyshim se jo, është një vepër prej më të lehtëve. Mirë, A ka shpërblim për të? Gjithsesi se po. A është ai i nevojshëm për shpërblim? Përgjigjja: Padyshim se ai është më se i nevojshëm.

Atëherë, çfarë e bën atë që të mos jetë veprues e të mos i kushton rëndësi? Çfarë e bën që ai të anashkalon e të bëhet përtac, i paaftë ndaj një të mire të dukshme, të del me të majtën para të djathtës, dhe e kundërta? Ai vepron të kundërtën. Çfarë e bën që ai të mos ketë interes për të? Allahu e di më së miri! Është një sjellje e çuditshme, por, padyshim që është shenjë për një personalitet të plogësht, që nuk i kushton rëndësi gjërave.

Gjithashtu prej shenjave është hedhja e gjësendeve nga vetura, apo lënia e mbeturinave në vendet e piknikëve, e nuk e ngarkon veten asnjëri që të nxjerr një qese të vogël nga vetura për të hedhur në të mbeturinat, apo nëse del me familjen e tij në shëtitje, që ai vet të bart e të drejtohet tek fuçia e mbeturinave, jo, nuk mundet! Pra, përtaci, neglizhencë, sjellje e keqe dhe gjithashtu humbje të shpërblimit, ngase ai e di se largimi i një pengese nga rruga është prej besimit, saqë nuk u mjaftua që të mos largon pengesat nga rruga, por ai është i cili la mbeturinat, pastaj shkon dhe i le ashtu!

Prej shenjave të dukshme për një personalitet të plogësht, është neglizhimi ndaj kyçjes së sinjaleve treguese, kur vetura lëvizë në të djathtë apo në të majtë, gjatë kësaj neglizhence ekzistojnë rreziqe dhe mundësi për të ndodhur aksidente të shumta, megjithatë mund që të vëresh së ky mjet gati se është përjashtuar nga shumica, prezenca e saj në automjet është sikur të mos jetë. Disa mund që ta konsiderojnë si veprim i rëndë lidhjen e rripit të sigurisë, ngase ndjen ngushtësi, apo diç të ngjashëm, këtë mund që ta kuptojmë, por sinjalin, çfarë vështirësie mund të jetë në lëvizjen e shkurtë e të lehtë të dorës së tij? Është neglizhencë, përtaci, papërgjegjësi, jo sjellje e mirë, mospërfillja e ndjenjave të njerëzve dhe shëndetit të tyre. Gjë e çuditshme!

Prej shenjave të humbjes së shpirtit veprues është mosekzistimi i bashkëpunimit shoqëror, përshembull, organizimet që mbahen për një ndejë shoqërore: Ceremoni e lidhjes së raporteve dhe të njoftimit, ligjëratë shoqërore rreth familjes, etj. E befasohesh kur në lagje numri i burrave arrin në pesëmbëdhjetë mijë apo njëzet mijë, kur numri i atyre që prezantojnë është vetëm se dhjetë burra! Apo pak më tepër! Pra shumica tjetër janë të zënë edhe në ato pak minuta, që këto organizime nuk përsëriten pos një herë në muaj apo një apo dy herë në vit.

O ju vëllezër, unë nuk po përgjithësoj, ngase nuk ka asnjë shoqëri e që të mos ketë njerëz që janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë, që gjërat primare i rendisin në bazë të besimit, nuk ndodh asnjë gjë negative e as përtaci, mirëpo, po të mos ishte kjo gjë e dukshme, e qartë nuk do të zhvillohej kjo bisedë. Them: Kjo edukatë shoqërore që e gjejmë në lagjet tona, në të cilat lagje zhvillohen aktivitete, është një negativitet vrasës. Vret ndjenjën e llogaritjes, vret veprën vullnetare, ngurtëson lidhjet e asaj shoqërie, me të vërtetë një shpirt negativ, të plogësht, me zhvillim të rëndë nuk i takon një umeti, si umetit të Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem.

Prej shenjave të humbjes së shpirtit veprues janë edhe kritikat e njëpasnjëshme, ky është qëllimi i disave, çdoherë kritikon; Pse kështu? Pse nuk është kështu? Pse nuk keni bërë kështu? E kur i thuhet atij: Eja, bashkëpuno në përmirësimin e gjendjes, arsyetohen dhe largohet. Kështu është ai që flet shumë dhe vepron pak, sikur që është thënë: “Të ndritësh një qiri është më mirë për ty se sa të mallkosh errësirën”.

Lëvizja dhe dinamika me të cilat muslimanët pushtuan detin Mesdhe, kaluan malet e Francës në perëndim, ia mësynë borës në maje të maleve të Ballkanit dhe të Shqipërisë, shkatërruan elefantët në kokat e persianëve dhe zjarrputistëve në lindje, u ngjitën maleve të Heratit në Afgnistan, nga aty çliruan Indinë, dhe arritën kufijtë e Kinës, me atë lëvizje ndërtuan civilizim madhështor që në bazë të saj ka tevhidin, drejtësinë, bamirësinë. Këtë lëvizje dinamike e dëshirojmë që të zgjohet përsëri.

Ky umet nuk ngritet përderisa të ngritet çdo individ, pra duhet që të rishikojmë veten e të përmirësojmë, ngase ngritja e umetit në veprim, aktivitet, pozitivitet, në bashkëpunim për të mirë, bëhet kur ai ndjen vlerën e fesë dhe trashëgimisë së tij, forcën e tij për përmirësimin dhe rikthimin e vullnetit për përparim, kërkim të dobisë fetare dhe të kësaj bote me pa përtaci.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dërgoi një ushtri dhe mbi ta caktoi Zejd in Harithen, dhe tha: “Nëse Zejdi vdes ose bie dëshmorë, prijësi juaj atëherë është Xhaferi, nëse ai vdes ose bie dëshmorë, prijës i juaj është Abdullah ibn Ravaha.” Kështu që ushtria takoi armikun, e morri flamurin Zejdi, i cili luftoi derisa u vra, më pas e morri flamurin Xhaferi, i cili luftoi derisa u vra, pastaj e morri flamurin Abdullah ibn Ravaha, i cili luftoi derisa u vra, dhe në fund e morri flamurin Halid ibn Velidi, e Allahu ia mundësoi atij që të fitojë.

I erdhi lajmi të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, ai doli para njerëzve, falënderoi dhe madhëroi Allahun, pastaj tha: “Vëllezërit tuaj takuan armikun, Zejdi morri flamurin, luftoi derisa u vra apo ra dëshmorë, pastaj morri flamurin Xhafer ibn Ebi Talib, luftoi derisa u vra apo ra dëshmorë, pastaj e morri flamurin Abdullah ibn Ravaha, luftoi derisa u vra apo ra dëshmorë, pastaj e morri flamurin një shpatë prej shpatave të Allahut, Halid ibn Velidi, e Allahu ia mundësoi atij fitoren…” Hadithi është i saktë.

Mësimi nga ky hadith është veprimi i menjëhershëm i Halid ibn Velidit për të bartë flamurin kur u vranë që të tre udhëheqësit, ky është veprim, ngase nevoja e kërkon një veprim të tillë, ky është shpirti që ka nevojë për të ky umet, shpirt i veprimit të menjëhershëm dhe aktiv. Halidi u mërzit që të vdes në shtrat, ngase jeta në kuptimin e tij ishte ambicie dhe lëvizje drejt realizimit të aspiratave, nuk ndërpritej edhe në çastin e vdekjes.

Halid ibn Velidi thoshte, kur ishte në çastet e vdekjes: “Kam marrë pjesë përafërsisht në njëqind beteja, dhe nuk kam në trupin tim as sa një pëllëmbë, pos të ketë ose goditje me shpatë, shigjetë apo shtizë, dhe ja unë tani po vdes në shtrat me vdekje normale ashtu siç vdes një kafshë, mos të pasin gjumë sytë e frikacakëve!”

Në hadithin e vërtetë që e transmeton Muslimi nga Enes ibn Maliku, i cili ka thënë: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ishte njeriu më i mirë, më bujari, më i guximshmi. Banorët e Medinës, një natë u frikuan, e njerëzit u drejtuan drejt zhurmës, i takoi ata i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke u kthyer, i pari kishte shkuar drejt asaj zhurme i hipur mbi kalin e Ebu Talha, shihej shpata në qafën e tij, e u thoshte njerëzve: “Mos u frikësoni, mos u frikësoni”.

Ky aktivitet, veprimtari e shpejtë, ajo dinamikë dhe gatishmëri janë atribute të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, që e bënë që ai të del i pari prej njerëzve në vendin nga i cili dëgjohej zëri, i hipur mbi kalë, kthehet që t’i qetëson ata para se ata të arrijnë në atë vend. Shpejtësi, vullneti për të qenë i pari, veprim, kështu ishte ai, sal-Allahu alejhi ve selem.

Kulturën e gjumit dhe plogështisë nuk e gjejmë në islam, asnjëherë, si ndërroi gjendja?!

Në Sahihun e Muslimit transmetohet hadithi që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Nga njerëzit me jetë më të mirë, është personi i kapur për frenat e kalit në rrugë të Allahut, fluturon mbi shpinën e tij, saherë që dëgjon një zhurmë apo trishtim, fluturon drejt saj”.

AbdulAziz ibn Abdullah Suvejdan

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË