Arhiva DitoreFeb 11, 2015

0 1354

Doktori Halid el Xhubejr, Allahu e ruajt, i cili është një kardiokirurgët më të mirë në Arabinë Saudite dhe njëkohësisht edhe thirrës në fenë e Allahut na rrëfen dhe thotë: Në ora 18 45 më lajmëruan nga emergjenca se e kanë pranuar një grua e cila ishte goditur nga infarkti dhe më thanë se na duhesh urgjentisht. Shova dhe kur arrita te dera e emergjencës zemra e saj u ndal. Fillova t’ia fërkoj zemrën dhe vetëm se pas një apo dy minutave për çudi ajo u ngrit dhe e drejtoi shikimin e saj kah qielli sikurse i drejtohet e i flet ndokujt dhe pastaj e ngriti dorën e saj dhe tha: Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu ene Muhameden resulullah (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij). Unë u ndala dhe ajo u ndal dhe fillova prapë t’ia fërkoj zemrën edhe atë dy apo tri minuta. Ajo prapë u zgjua, shikoi kaq qielli, e ngriti dorën e saj dhe përsëri tha: Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu ene Muhameden resulullah (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij).

Herën e tretë e vërejta një gjë të çuditshme, e pashë fuqinë e Allahut të Madhëruar. Deri sa isha duke ia fërkuar zemrën e saj dhe ajo e shqiptonte shehadetin, me sytë e mi e pashë në aparatin i cili ishte i lidhur me zemrën e saj, se zemra e saj nuk kishte qenë në funksion kur gjuha e saj shqiptonte shehadetin. Pasha Allahun, gjuhën e saj e bëri të lëviz Allahu i Plotfuqishëm, Mëshiruesi, Pendimpranuesi, që të jetë argument për mua dhe për tjetrin. Edhe pse e vdekur ia mundësoi ta shqipton shehadetin. Ajo duke qenë gjallë e njihte dhe adhuronte  Zotin e saj që Ai ta ruan dhe t’i ndihmon kur ajo më së shumti ka nevojë.

Shkova ta takoj burrin e saj dhe ta ngushëlloj për vdekjen e gruas së tij dhe pasi që e ngushëllova ia tregova rastin dhe çka e pashë te ajo dhe i thash: Çka ka vepruar gruaja jote që të jetë përfundimi i saj kështu?!

Mu përgjigj: Doktor, unë nuk çuditem. Ajo nga dita kur e martova para 35 viteve asnjë natë nuk e la namazin e natës përveç se kur kishte ndonjë arsye që e arsyeton feja e Allahut.

Për këtë arsye o ju vëllezër, kush nga ne ngrihet të fal namaz nate?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 5496

Dijetari Dr. Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, na rrëfen dhe thotë: “Isha duke u futur në brendësi të Bejtul Haramit (Qabesë) dhe ajo çka ma tërhoqi vërejtjen ishte një Jemenas i cili i kishte ngritur duart dhe i lutej Allahut.

Pasha Allahun, me sytë e mi e pashë Jemenasin në Qabe i cili i lutej Zotit të tij, edhe atë me frikërespekt shumë të madh dhe me modesti dhe me përulje të vërtetë dhe qante gjatë lutjes së tij. Shikova kah ai dhe më tronditi, dhe pasha Allahun zemra vetëm se nuk më doli nga gjoksi im. U ktheva dhe u afrova me qetësi afër tij që mos ta pengoj dhe mos t’ia largoj vëmendjen nga lutjet drejtuar Allahut. I fala dy rekate dhe u ula dhe shikoja kah ai dhe fillova të qaj nga gjendja e tij me Zotin e vet edhe atë për një kohë të gjatë.

Nuk shkoi pak kohë erdhi një njeri me pamje të mirë dhe qëndroi në të njëjtin vend ku isha edhe unë. Edhe atij ia tërhoqi vërejtjen ky njeri dhe shkoi iu afrua dhe i dha selam mirëpo Jemenasi nuk ia kthehu selamin për arsye se ishte i zënë me lutjet e tij. Njeriu me pamje të mirë e nxori një shumë të madhe të hollash dhe ia vëndoi në prehrin e tij dhe u largua. Jemenasi as që nuk e kthehu kokën t’i shikon të hollat mbi prehrin e tij, por vazhdonte me lutjet e tij … Pas një kohe i uli duart e veta dhe e uli kokën e tij dhe shikoi kah të hollat mbi prehrin e tij … dhe filloi të buzëqesh, e pastaj të qan dhe më në fund t’i ngrit përsëri duart e veta dhe t’i lutet Allahut me frikërespekt dhe me përulje. Pasi që mbaroi … shkova te ai dhe e përshëndeta dhe ia putha kokën dhe i thash më fal: Pash Allahun, kërkoj prej teje të më tregosh se çka është puna me ty?!

Buzëqeshi dhe më tha: A je ti pronari i të hollave? I thash: Pash Allahun më trego! Iu zbut zemra dhe më tha: O biri im, pasha Allahun unë erdha në Qabe dhe askush përveç Allahut nuk i dinte problemet dhe mundimet e mia që ma lodhnin zemrën dhe më mundonin shpirtin. Pasha Allahun askujt nuk iu drejtova dhe nga askush ndihmë nuk kërkova përveç se nga Allahu i Madhëruar. Iu drejtova dhe i  thashë: “O Zoti im, unë jam në Shtëpinë Tënde dhe askënd nuk e luta për ndihmë nga krijesat e Tua. O Zot, mos më braktis!!”. O biri im, Allahu më dha më shumë se sa i kërkova edhe atë trefish.

O të dashurit e mi, kush i mbështetet Atij i mjafton, kush kapet për fenë e Tij shpëton dhe kush ia ngarkoi çështjet Atij e udhëzon.

O Zot, mundësona të mbështetemi tek Ti dhe të drejtohemi vetëm se Ty ashtu siç donë dhe dëshiron vetëm se Ti.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1244

– E pyeti një burrë një njeri të urtë dhe të mençur duke i thënë: Si ta di se gruaja ime më donë?

– Iu përgjigj duke i thënë: Ajo nëse i vepron këto katërmbëdhjetë vepra je i sigurt se ajo të donë.

– Burri tha: E cilat janë ato vepra?

 -Iu përgjigj duke i thënë:

  1. Ajo e do jetën tënde dhe i do ata që të dojnë.
  2. Ajo nuk zemërohet kur e kundërshton në mendime.
  3. Ajo ndikohet nga hidhërimi dhe pikëllimi jot.
  4. Ajo gjithmonë tenton të krijon momente që me ty të flet.
  5. Ajo këshillohet me ty çdo herë kur tenton që ta bën një vepër apo të merr një vendim.
    6. Ajo gëzohet për dhuratën që ia dhuron sa do qoftë ajo e thjesht.
  6. Ajo tenton që ta lehtëson gjendjen apo vullnetarisht të vepron diçka nga veprat e tua.
  7. Ajo pikëllohet kur ti mungon.
  8. Ajo përkujdeset të vepron çdo gjë që ty të kënaq dhe nuk e përsërit atë vepër që ty të hidhëron.
  9. Asaj nuk i pengojnë të hyrat e tua materiale të dobëta.
  10. Ajo i duron pengesat për hir tëndin.
  11. Ajo tenton që të shoqëron në mendime dhe në preokupime dhe tenton të depërton në botën tënde dhe të përkujdeset për punën tënde.
  12. Asaj nuk i vjen turp nga puna dhe veprimtaria jote.
  13. Ajo të ndihmon që sa më tepër t’i afrohesh Allahut dhe ta adhurosh dhe t’i nënshtrohesh Atij.

– Nëse këto vepra i vepron atëherë dije se ajo të donë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

0 3686

Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri musliman dhe na dalloi nga jobesimtarët. Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na dhuroi mendjen dhe na dalloi nga kafshët. Lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të birin e Abdullahit dhe robin e Allahut

O ju musliman, jemi dëshmitar okular se në mesin e muslimanëve sprovat dhe belat janë shtuar, në mendime nuk janë të pajtuar dhe gjaku derdhet në mesin e tyre! Të gjithë pyesin, se ku është rrugëdalja? Cila është rruga e fikjes së zjarrit të sprovave dhe grindjeve mes veti dhe si të ecën umeti drejt sigurisë dhe paqes?

Allahu i Madhëruar thotë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë”. Ali Imran 103.

Të kapurit për Kuran dhe Synet është detyrimi më madhështor në Islam dhe shtylla më e vlefshme. Nëpërmjet tyre realizohet mbrojtja dhe shpëtimi për umetin, ashtu si kapet për litarin kur e gjen ai që është duke u fundosur në det.

Islami është i vetmi i cili i bashkon zemrat e ndara, dhe e fikën të keqen e zjarrtë dhe e largon urrejtjen e shpirtrave. Allahu i Madhëruar thotë: “duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’I bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë”. Enfal 63.

Të kapurit për litarin e Allahut është mbrojtje nga devijimi dhe lajthitja. Bashkon umetin nën flamurin “la ilahe il-lallah Muhamedun resulullah”, dhe e forcon lidhjen mes tyre dhe i largon qëllimet personale dhe i ul poshtë flamujt e rrejshme dhe nëpërmjet saj ballafaqohet mashtrimi dhe trillimet e armikut.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell nga i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Allahu te ju i donë tri gjëra dhe tri të tjera i urren. Ai donë te ju që ta adhuroni Atë dhe mos t’i përshkruani ortak në asgjë, të kapeni për litarin e Allahut të gjithë dhe mos të përçaheni dhe ta këshilloni atë që Allahu e bëri prijës të juajin. Allahu te ju urren bisedat e pavlera e që sjellin gjynahe, pyetjet e shumta (të pavlera dhe me qëllim kundërshtimi) dhe shpërdorimin e pasurisë”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja”. Ali Imran 103.

Lufta mes dy fiseve Eusit dhe Hazrexhit vazhdoi një qind e njëzet vite, kurse baza e prejardhjes së dy fiseve ishte e njëjta. Me ardhjen e Islamit u fik urrejtja në shpirtrat e tyre dhe i largoi ideologjitë e injorancës dhe i bashkoi zemrat e tyre, dhe i bëri vëllezër.

Kur i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u ligjëroi ensarëve në çështjen e plaçkave të luftës së Hunejnit, ndër tjerash u tha: “O ju ensar, a nuk ju gjeta të devijuar dhe Allahu ju udhëzoi nëpërmjet mua?! A nuk ju gjeta të varfër dhe Allahu ju pasuria me mua?! Dhe çdo herë që thoshte diçka , ata pohonin: Allahu dhe i Dërguari i Tij na dhuroi! Për këtë arsye Allahu tha: “nuk do të mund t’I bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato”. Enfal 63.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: “Farefisi mundet të shkëputet dhe begatitë të mohohen, por kur Allahu i ofron zemrat, nuk mundet ti lëkund askush, asnjëherë”, dhe pastaj e lexoi ajetin: “Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’I bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato”. Enfal 63.

Një njeri i tha ibën Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur me të: Si u gdhitë?! Iu përgjigj: U gdhimë me begatinë e Allahut, vëllezër!

Pse mos të jenë vëllezër, kur Zoti i tyre është një, i Dërguari i tyre është një dhe Kibleja e tyre është një?!

Për ta vërtetuar këtë rregull madhështore, sheriati përgatiti sebepe që e forcojnë këtë lidhje dhe bashkim. Namazi me xhemat është sebep i bashkimi të muslimanëve pesë herë brenda dite, pastaj namazi i xhumasë një herë në javë, pastaj bashkimi vjetor gjatë namazit të Bajramit. Zeqati paraqet solidaritet shoqëror dhe mëshirë dhe mirësjellje. Agjërimi i Ramazanit e bashkon umetin me veprat e tij gjatë ditës dhe natës. Gjatë Haxhit takohen muslimanët nga të gjithë vendet e botës, me raca të ndryshme, gjuhë të ndryshme dhe nacionalitete të ndryshme. E përshëndetin njëri tjetrin me selam, dhe jetojnë disa ditë së bashku të vëllazëruar.

Mirëpo ajo që e bën zemrën me dhembje dhe ia shton brengat, është ajo që e shohim nga ndarjet e dhembshme dhe mospajtimet e rënda në trupin e umetit.

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjellë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shejtani ka humbur shpresat se do të adhurohet në siujdhesën arabike, mirëpo ai shpreson në nxitjen e mosmarrëveshjeve mes jush”.

Përçarjet dhe mospajtimet dhe divergjencat e urrejtura, të cilat vijnë nga pasimi i epshit dhe qëllimeve personale, injorancës dhe padrejtësisë, e pengojnë ecjen e umetit, e paralizojnë përparimin e saj dhe e dobësojnë fuqinë e saj, dhe e largojnë nga realizimi i shpresave dhe arritjes së qëllimeve të saj.

Kurani i paralajmëroi muslimanët nga përçarje e tillë, e cila i përçan edhe rreshtat dhe bënë që umetet të dobësohen dhe përçahen. Allahu thotë: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia”. Enfal 46.

Përcjell ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, dhe thotë se e dëgjova një njeri i cili lexoi një ajet dhe e dëgjova të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se e lexoi të kundërtën e asaj që lexoi njeriu dhe shkova deri tek ai, , lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e lajmërova. Në fytyrën e tij pash urrejtjen dhe më tha: “Të dytë e keni mirë, mos u përçani. Ata që ishin para jush kishin mospajtime dhe u shkatërruan”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte. Te Allahu është puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregojë çfarë patën punuar”. Enam 159.

Shkaku i përçarjeve dhe mospajtimeve u vodhën pasuritë e muslimanëve, u morën tokat e tyre, muslimanët ia kthyen shpinën njëri-tjetrit, e dashuruan dhe e urrejtën njëri-tjetrin jo për hir të Allahut, madje arriti çështja deri sa edhe ngrenë dorë njëri ndaj tjetrit dhe arriti deri te vrasja, duke menduar secili se është në të drejtë e tjetri në të kotë.

Islami për këtë arsye ndaloi vrasjen mes vëllezërve në fe dhe i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Vërtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend”.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Pashë Atë që në Dorën e Tij është shpirti im, ajo është porosi për umetin e tij: “Mos u ktheni pas meje në femohues, e t’ia preni qafën njëri-tjetrit”.

Gjaku e ka vlerën e lartë, madje një pikë gjaku është shumë i shtrenjtë. Allahu thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh”. Nisa 93.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vazhdon të jetë njeriu në gjërësinë e fesë përderisa nuk prek në gjak të ndaluar”.

Me këtë na qartësohet se kapja për litarin e fortë të Allahut është mburoja e fortë për ta bashkuar fjalën e muslimanëve, fuqinë e tyre dhe rreshtat e tyre.

Allahu i Madhëruar thotë: “Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!”. Shura 13.

SHEJH ABDULBARIJ IBËN IVËD THUBEJTI

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË