Arhiva DitoreFeb 12, 2015

0 3091

Dijetari Dr. Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, thotë: “Në një shoqatë të cilën e kryesonte një oficer Amerikan, u takuam unë dhe ai dhe mes nesh u bë një dialog të cilin për ju do ta rrëfej shkurtimisht:

I thashë: Si e pranove Islamin?! Dhe u çudita kur më tha se më herët kishte qenë edhe prift fanatik i krishterizmit.

Më tha: E lexova Kuranin me përkthim dhe e lexova një numër bukur të madh nga hadithet e librit të Imam Buhariut, kurse shkaku kryesor ishte pranimi i Islamit i një nga shokëve të mi të punës. Një ditë shkova ta takoj se më duhej për një çështje rreth punës ku punonim dhe të pranishmit më thanë se është në xhami. Unë u drejtova kah xhamia dhe u ndala te dera e saj që ta thërras mirëpo në ato momente thirri ezani dhe pasha Allahun fjalët e ezanit depërtuan thellë në shpirtin tim dhe e ndjeva një ndryshim të madh në brendësinë time.

Më tha: Nuk di si ta shprehi atë ndjenjë, për arsye se më herët asnjëherë nuk shijova ëmbëlsi si ëmbëlsia e atyre fjalëve. Pastaj i shikova muslimanët, ata faleshin së bashku, binin në ruku së bashku, bënin sexhde së bashku, kurse unë e thirrja shokun tim të punës i cili nuk mu përgjigj.

Kur përfundoi namazi i thash: Unë jam kryesori i jot në punë dhe patjetër e ke të më përgjigjesh kur të thërras! Pse nuk mu përgjigje? Më tha: Për arsye se isha në namaz, para Zotit tim dhe kur jam në atë gjendje nuk i përgjigjem askujt përveç se Allahut.

Ndjeva një lloj kënaqësie të thellë në gjoksin tim për këtë fe dhe shokut tim i thash: Çka bëni nëse dëshironi të hyni në Islam?! Më tha se së pari pastrohesh e pastaj e dëshmon shehadetin. U pastrova dhe në xhami dëshmova se Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue ene Muhameden resulullah (Nuk i takon adhurimi me të drejtë askujt përveç se Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij).

Emri i tij ishte Majkëll, kurse tani emrin e ka Abdusabur.

I thashë: Si e sheh ardhmërinë e Islamit në Amerikë? Më tha: Islami në Amerikë është shumë i fortë dhe shpresoj të jem i kuptuar mirë në kuptimin e fjalëve të mia, Islami. Nuk them “muslimanët” po them se Islami është shumë i fortë në Amerikë.

Këto janë fjalët e tij të përcjellur një nga një dhe në fund më tha: Të përgëzoj se plot nga Amerikanët kanë filluar të kuptojnë mirë se Islami i vërtet është Islami i Lindjes së Mesme dhe kanë filluar të kuptojnë se mesazhi i Isës është i njëjti mesazh i Muhamedit dhe se ai është Islami.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 2475

Allahu ekber, çfarë tregimi!!

Shumë prej nesh i kemi dëgjuar këto fjalë dhe i kemi kaluar pa ju kushtuar rëndësi, ndërsa dikujt ia kanë dridh zemrën. Në vazhdim, do përmendim një tregim shumë mbresëlënës:
Tregon Abdullah ibn Abasi i cili na rrëfen se si e pranoi Islamin Dimad El-Ezdij:
Në Mekë erdhi një njeri i quajtur Dimad. Ai bëntë rukje d.m.th. në periudhën e injorancës. Ai dëgjoi mendjelehtit e Mekës tek thoshin: Muhamedi është i çmendur. Tha në vete: po t’i bëja rukje (yshtje) këtij njeriu, ndoshta mund të bëhem shkak që të shërohet?
Shkoi te pejgamberi salallahu alejhi ue selem, dhe i tha: o Muhamed, unë bëj rukje dhe Allahu shëron nëpërmjet meje, a je i interesuar për ty?
I Dërguari i Allahut tha: “vërtet të gjitha falënderimet i takojnë Allahut. Atë e falënderojmë dhe ndihmë i kërkojmë. Kë e udhëzon Allahu, nuk ka kush e devijon, e kënd e devijon Allahu s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet, një dhe pa ortak dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, sakaq (emma ba’d):
Dimadi tha: përsëritmi këto fjalë! I Dërguari ia përsëriti. Pastaj prap i tha: pësëritmi këto fjalë! Ia përsëriti! I tha edhe për së treti herë, ndërsa i Dërguari i përsëriti. Pas kësaj Dimadi tha: kam dëgjuar fjalë fallxhorësh, magjistarësh e poetësh mirëpo si këto fjalët tua s’kam dëgjuar! Më jep dorën të përqafoj Islamin! I Dërguari i dha dorën.” Shënon Muslimi

0 1286

Kur njeriu mediton rreth shenjave madhështore të islamit dhe ligjeve hyjnore, nxjerr mësime dhe shembuj të mirë të shumta, prej mësimeve që shumë herë ndalet është bindja e tij se Allahu atë e do, dhe i dëshiron atij mirësi, lehtësi dhe udhëzim, dëshiron prej robit të tij t’i ngjasojë melaqeve të cilat janë “robër të ndershëm.” Enbija, 26. Janë ata të cilët “nuk u kundërshtojnë urdhërave të Perëndisë dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen.” Tahrim, 6.

Ti kur të meditosh, patjetër se do të arrish në këtë konkludim, namazi që është shtylla më e madhe prej veprave të Islamit, për të cilën Allahu thotë: “fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat.” Ankebut, 45.

Dhe i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë për namazin se ai pastron gjurmët e mëkateve falësit të namazit: “Ju po digjeni e po digjeni, e kur të falni sabahun, ai i pastron (mëkatet), pastaj do të digjeni e do të digjeni, e kur të falni ikindinë ai i pastron, pastaj do të digjeni do të digjeni, e kur të falni akshamin ai i pastron, pastaj do të digjeni e do të digjeni, e kur të falni jacinë ai i pastron, pastaj zë gjumi, e nuk u regjistrohet (asgjë) derisa të zgjoheni”.

Po ashtu për namazin ka thënë: “Paramendoni, nëse pranë derës suaj rrjedh një lum, në të cilin laheni pesë herë në ditë, çfarë thuani: A mbetet ndyrësi tek ai? Thanë: “Nuk mbetet prej ndyrësisë asgjë. Kjo është sikur pesë kohët e namazit,, Allahu me to i shlyen gabimet”.

Ndërsa për agjërimin, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. Bekare 183.

I Dërguari salallahu alejhi ue selem për të ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin, me besim dhe shpresë (në shpërblimin e Zotit) i falen atij mëkatet e mëparshme”.

Ndërsa për haxhin i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka përmend se “Kush bën haxh, e nuk i bën marrëdhënie me gruan e tij dhe nuk shkel dispozitat fetare kthehet nga mëkatet e tija ashtu siç e ka lindur nëna  e tij (të pastër)”.

Po ashtu ka sqaruar se “Haxhi i kryer mirë nuk ka shpërblim tjetër vetëm se xhenetin”.

Nga gjithë ajo që cekëm deri tani është që të vërtetohet domethënia e njëjtë se Allahu i Madhëruar e do robin e Tij, dëshiron ta mëshiron, dëshiron që ata të jenë sikur melaqet të pastër nga çdo e metë dhe sëmundje. Allahu subhanehu ve teala me dijen e Tij, e di se njeriu është mwkatar, andaj i ka ligjësuar atij çfarë e pastrojnë atë nga gjurmët e këtyre mëkateve, kundërvajtjeve, ngase Allahu i Lartësuar nuk ka nevojw pwr asgjw , e do robin e Tij dhe dëshiron ta mëshirojë atë, kjo nga pavarësia e Tij absolute dhe nevoja e pashmangshme e robit për Allahun: “O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari”. Fatir, 15.

Allahu i Madhëruar ka treguar për mos nevojën e Tij nga robërit, dhe adhurimet e tyre, dhe se Atij gjithashtu nuk i bën dëm mëkatet e tyre, siç qëndron në hadithin e të dërguarit salallahu alejhi ue selem që e transmeton nga Allahu tebareke ve teala, që ka thënë: “O robërit e Mi, vërtet Unë ia ndalova Vetes zullumin dhe e bëra mes jush të ndaluar, andaj mos i bëni zullum njëri tjet­rit. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i humbur përpos atij që Unë e udhëzoj, andaj kërkoni udhëzimin prej Meje, ju udhëzoj. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i uritur përpos atij që Unë e ush­qej, kërkoni prej Meje të ushqyerit, ju ushqej. O robërit e Mi, çdo­njëri prej jush është i zhveshur përpos atij që Unë e vesh, kër­ko­ni prej Meje veshje, ju vesh. O robërit e Mi, ju gaboni natën e di­tën kurse Unë i falë të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje prej Me­je, Unë ju fal. O robërit e Mi, ju nuk mund të arrini dëmin që Mua të më dëmtoni as të arrini dobinë që Mua të më bëni dobi. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shton­te mbretërinë Time aspak. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fun­dit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të prishur prej jush, kjo nuk do të bënte mbretërinë Time të man­gët aspak. O robërit e Mi sikur i pari dhe i fundit prej jush, nje­­rëzit dhe xhinët tubohen në një vend, më kërkojnë diçka dhe unë çdonjërit ia plotësojë kërkesën, kjo gjë nuk e bën të mangët atë që është tek Unë ashtu siç nuk e bën të mangët gjilpëra ujin e detit kur futet në të. O robërit e Mi, ato janë veprat tuaja që ua llogaris pas­taj ju shpërblej. Ai që i gjen ato të mira le ta falënderoj Allahun e kush gjen diçka tjetër le të mos e qortojë askënd veç vetes”.

Megjithatë Ai e do dhe e mëshiron robin e Tij e u ligjësoi atyre këto rituale që ti afron afër Tij dhe të arrijnë me to mëshirën dhe dashurinë e Tij.

Disa dijetarë kanë përmendur dispozitën e Tavafit rreth Qabes, se Allahu subhanehu ve teala ka vendosur shtëpi në qiell që është shtëpia Mamur (në qiell) në të cilën hynë çdo ditë nga shtatëdhjetë mijë melaqe që nuk kthehen përsëri. Ngase i do robërit e Tij besimtarë e dëshiron që edhe ata të jenë sikur melaqet e ka vendosur shtëpi edhe në tokë dhe i obligoi njerëzit të bëjnë haxh nëse kanë mundësi: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo”. Ali Imran, 97.

Allahu subhanehu ve teala krenohet me vizitorët e Arafatit para banorëve të qiellit, siç thuhet në hadithin: “Allahu i Madhëruar krenohet me vizitorët e Arafatit tek melaqet në qiell, u thotë: Shikoni robërit e Mi, kanë ardhur me flokë shprishur e të pluhurosur, kanë ardhur nga çdo anë e botës, dëshmoj para jush se Unë u kam falë atyre”.

Banorët e qiellit janë robër të pastër dhe Allahu nuk krenohet para të pastrit pos me të pastër të tillë, Allahu u ka hekë atyre njollosjet dhe ua ka falur gabimet.

Duhet doemos të ndiejmë se Allahu na do dhe dëshiron nga ne që t’u ngjasojmë melaqeve e të drejtohemi në adhurim dhe përmendje të shumtë të Allahut, dhe nëse rastësisht veprojmë mëkat apo diç të keqe të shpejtojmë për tu penduar, e të kemi keqardhje për atë që kemi vepruar, o ju të dashuri, Allahu e do robin e tij besimtarë, dhe dëshiron të robi i Tij të afrohet tek Ai, atëherë pse ky refuzim, shkujdesje dhe pengesë?!

Allahu na dhashë sukses që Atë ta respektojmë, na ndihmoftë që Atë të përmendim, falënderojmë dhe më së miri ta adhurojmë.

Përktheu: Shpend Zeneli

0 5321

Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri musliman dhe na dalloi nga jobesimtarët. Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na dhuroi mendjen dhe na dalloi nga kafshët. Lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të birin e Abdullahit dhe robin e Allahut

O ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut me devotshmëri të vërtetë! Devotshmëria ndaj Allahut është vepra më e mirë, kurse largimi nga ajo, është shpresa më e keqe!

O ju musliman, dynjaja është vend i veprimit dhe i sprovave. Nuk shpëton njeri në të nga e liga dhe nga sëmundja, e cila njeriun e dobëson dhe gjendjen ia ndryshon. Sprovat në të janë begati, dhe sëmundja dhe vështirësitë përgëzim, kurse Allahu nëpërmjet sprovave mëshiron, dhe nëpërmjet begative sprovon. Sa nga begatitë nëse Allahu ia dhuronte robit do t’i bëheshin sëmundje, edhe pse robi i donë ato, dhe sa nga ata që u privuan nga begatit, privimi për ta ishte mëshirë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini”. Bekare 216.

Belatë janë adresa e dashurisë dhe rruga për në Xhenet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Madhështia e shpërblimit vjen nga madhështia e belasë. Kur Allahu e do një popull e sprovon. Kush kënaqet, i takon kënaqja atij, dhe kush zemërohet, i takon zemërimi atij”. Kurse shëndeti është një nga begatitë më madhështore të Allahut mbi njeriun dhe dhurata më e mirë e Tij mbi ta: “Në dy begati njerëzit janë të mashtruar, nuk dinë si t’i shfrytëzojnë: shëndetin dhe kohën e lirë”.

Shëndeti është nga gjërat e para që do të japë llogari robi në ahiret. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën do të pyetet robi nga begatitë Ditën e Kiametit, është ajo për të cilën do t’i thuhet: A nuk të dhuruam shëndet në trupin tënd dhe a nuk të ngopëm me ujë të ftohët?!”.

Nga sprovat më të vështira është marrja e shëndetit apo dëmtimi i saj. Pejgamberët e Allahut u sprovuan me sëmundje. Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Hyra tek i dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ndërkohë që ai kishte

temperaturë. O i Dërguar i Allahut, me të vërtetë ti ke temperaturë shumë të lartë – i thashë. Ai u përgjigj: “Po, është e vërtetë. Unë kam temperaturë aq sa kanë dy burra prej jush”. Dhe po ashtu Ejubi, alejhi selam, ishte i sëmurë edhe atë një periudhë të gjatë.

Sëmundja është shkak për rritjen e gradave dhe faljen e gjynaheve: “Çdo musliman që goditet me sëmundje apo me ndonjë të ligë, Allahu do t’ia fshijë gjynahet siç bien gjethet e pemës”. I sëmuri kur është i sëmurë nuk mundet të vepron ashtu si kur ishte i shëndoshë, dhe për këtë arsye Allahu atij shënon ato vepra nga vullnetaret, sikurse kur ishte me shëndet të mirë. Gjatë sëmundjes së tij, imani dhe mbështetja në Allahun i forcohet dhe mendimi i mirë mbi Zotin e tij i shtohet. Sëmundja në trup për të është mëshirë dhe është shërim për sëmundjet e shpirtit nga mendjemadhësia dhe vetëpëlqimi dhe shkujdesja dhe mashtrimi. Çdo sprovë e cila nuk është në Fe, është begati dhe mirësi.

O ju musliman, nuk ka shërues tjetër përveç Allahut, dhe nuk i largon belatë përveç se Allahu, kurse rukjeja dhe ai që e ushtron atë, dhe mjeku dhe ilaçi, janë vetëm se sebepe që Allahu nëpërmjet tyre e lehtëson shërimin. Kur të sëmurësh merri sebepet dhe shërohu në hallall, dhe dije se mjeku është sebep e jo shërues. Njeriu nuk shëron, dhe nuk është në dorën e tij as dobia e as dëmi, po mbështetu në Allahun dhe çështjen tënde drejtoja Atij, ngase Ai është që mbron nga çdo dëm dhe tek Ai është mirësia dhe dobia: “i Cili, kur sëmurem, më shëron”. Shuara 80. Kur të sëmuresh drejtoju Atij, ngase çdo ilaç nuk të bën dobi: “Sikur i tërë njerëzimi të bashkohen për të sjellë ndonjë dobi që Allahu nuk e ka caktuar për ty, atëherë nuk do të kenë mundësi ta bëjnë atë të mirë, dhe në të kundërtën nëse mblidhen për të bërë ndonjë të keqe asgjë nuk mund të bëjnë përveç asaj që Allahu e ka caktuar..”.

Nga ilaçet më të dobishme është mbështetja e mirë në Allahun dhe të drejtuarit kah Ai dhe mendimi i mirë për Të. Të lexuarit Kuran dhe ajo që ka ardhur në Synet, janë nga shkaqet e largimit të sëmundjeve. Po ashtu duaja e cila del nga zemra e përulur, dhe e sinqertë, dhe me bindje të plotë bën çudira, kurse lëmosha është nga ilaçet më të mira. Allahu për çdo sprovë që ia jep robërve të Vet, vetëm se ju ka dhënë ilaçe hyjnore që burojnë nga shpallja, t’i largojnë ato bela.

Hurma e llojit axhve është mbrojtëse nga helmi dhe sihri dhe e pengon dëmin e tyre. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me një hadith thotë: “Kush i hanë shtatë hurma axhve në mëngjes, nuk do ta godet kurrfarë fatkeqësie dhe do të jetë i sigurt nga helmi dhe sihri”.

Uji është ilaç për ethet. Ka ardhur me një hadith: “Ethet janë nga nxehtësia e Zjarrit të Xhehenemit, kështu që i lehtësoni ato duke i ftohur me ujë”.

Mjalti është gjëja që nuk i afrohet asgjë për nga krijimi i saj, dhe është gjëja më e mirë dhe nuk ka si ajo. Hixhameja është një nga ilaçet më të mira. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me një hadith thotë: “Ilaçi më i mire është lëshimi i gjakut (hixhameja)”.

Fara e zezë (habetu seuda) është ilaç për të gjitha sëmundjet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Me të vërtetë përdoreni farën e zezë, ajo është shërim për çdo sëmundje, përveç vdekjes”.

Ka nga sëmundjet që nuk ka shërim për to, përveç se me Kuran dhe me lutjet profetike, si shkatërrimi i sihrit dhe nxjerrja e xhindit dhe shkatërrimi i gjurmëve nga syri apo mësyshi.

Tek muslimanët është një ujë i bereqetshëm dhe ai është zotëria i ujërave dhe më i miri dhe më me vlerë. Buron nga toka e bereqetshme në Meke dhe emri i tij është Zemzem. Ky ujë është shërim dhe pije e bereqetshme.

Nga këto ilaçe profetike shëruese, përfiton ai që i pranon me bindje të plotë dhe beson në shërim me to.

Me istigfar të shpeshtë largohen sëmundjet dhe zvogëlohen gjurmët e saj. Allahu i Madhëruar thotë: “O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”. Hud 52.

O ju musliman, sinqeriteti i veprës për hir të Allahut, është sebepi i pranimit të saj. Me sinqeritet, Allahu veprën e vogël e shndërron në të madhe dhe jep bereqet në të.

Mjeku musliman gjithnjë është në hulumtim të gjërave të reja shkencore me qëllim që t’i shërben muslimanëve, duke mos i anashkaluar dispozitat fetare dhe rregullat e saj. Mjeku duhet të jetë besnik dhe garantues i ruajtjes së fshehtësive dhe asaj që e sheh nga pjesët e turpshme të trupit të pacientit. Ai duhet t’i fsheh ato dhe tua fsheh atyre sëmundjet dhe mos t’i përhap ankesat e tyre dhe të sillet me ta me butësi dhe mëshirë.

O ti mjek, pacientët janë ata që ti shpalosën fshehtësitë, ti paraqesin ankesat e tyre pasi që fillimisht ia paraqesin Allahut, ti dorëzojnë trupat dhe mendjet e tyre, madje shpirtrat e tyre, pra, frikoju Allahut në thëniet dhe veprat e tua. Fjala jote tek pacientët është gjykuese, mendimi jot për trupat e tyre është nënshtruese. Pacienti është sprovuar me sëmundje, jo për ta nënçmuar atë, po për t’ia ngritur gradat dhe për ta pastruar nga gjynahet, dhe ti mos u tall me sëmundjen e tij dhe mos e nënçmo belanë e tij.

Mjeku nëse paraqitet mendjemadh dhe krenohet me diturinë e tij, Allahu e ul atë. Nuk i ka hije atij të vepron kështu, po nga përsosmëria e trurit të tij është të thotë për atë që nuk e di, se nuk e di. Ai duhet të jetë i kujdesshëm me pacientin, të sillet me respekt dhe ta përkrah dhe ta ngushëllon dhe ta përgëzon. Mos të harron mjeku musliman se ai është në shërbim të muslimanëve dhe të fesë së tij dhe se me ketë vepër i afrohet Zotit të tij. Pra le ta shfrytëzon këtë profesion që t’i mediton begatitë e Allahut dhe le të jetë thirrës në fenë e Tij.

Gjynahet i mbyllin dyert e njohjes dhe diturisë! Islami e ndaloi të vetmuarit me gruan që nuk e ke mahrem për ta kontrolluar atë. Detyrë e çdo muslimanit është që të vepron me sheriat në çdo vend dhe çdo sferë. Përzierja e ndaluar, meshkuj me femra, dobëson përfitimin shkencor dhe e largon bereqetin e shërimit dhe është një nga shkaqet që e largon njeriun nga Allahu. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nuk kam lënë sprovë më të madhe pas vdekjes sime për burrat e umetit, se sa gratë!”.

O ju musliman, nga përqendrimi dhe nga përsosmëria është durimi dhe të kënaqurit me caktimin e Allahut. O ti i sëmurë, ki durim dhe bëhu i kënaqur me caktimet e Allahut, se kështu i afrohesh më shumë Atij dhe fiton shpërblime të shumta dhe shërimi do të vjen më shpejt: “nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit”. Nahl 126.

Të ankuarit nga sëmundja nuk e largon atë, po vetëm se e shton atë. Nëse goditesh nga sëmundja, falënderoje Allahun që nuk të ka sprovuar me më shumë se sa ajo, dhe drejtoju Atij në vetmi dhe përmende shumë për të gjitha mirësitë dhe ki durim. Sa keq është të jesh nevojtar në vështirësi, e mëkatar në rehati!! Le të jetë kjo sëmundje shkak i pendimi tënd dhe le të jetë shkak i drejtimit tënd kah Allahu dhe merr mësime nga kjo sprovë. Dynjaja është e tillë, një ditë mirë, e një ditë i sëmurë e me sprova. Mos lejo që shejtani mendimet t’i ndryshon dhe të zemëron me caktimet e Allahut, po ti, bëhu i durueshëm dhe rikujtoji shpërblimet, dhe se Allahu është Ai që shëron dhe mëshiron, dhe ankesat i dëgjon, dhe lutjeve i përgjigjet.

SHEJH ABDULMUHSIN EL KASIM

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1346

E pyeti gruaja e sëmurë burrin e saj se ajo nëse vdes sa do pres ta marton tjetrën pas saj?

Burri i tha: Deri sa të thahet dheu i varrit tënd.

I tha: A më premton …??

Ia ktheu se po me lejen e Allahut.

Pas një kohe shumë të shkurtër vdiq gruaja dhe burri e vizitonte varrin e saj për çdo ditë brenda një viti … dhe varri gjithmonë ishte i lagur, dheu nuk u thante!!

Një ditë nga ditët burri shkoi në varreza natën dhe pranë varrit të gruas e gjeti vëllaun e saj. E pyeti: Çka bën këtu?

Tha: E realizoj porosinë e motrës sime. Çdo dy ditë e lagi dheun që të mos thahet varri i saj!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

0 2059

Fale namazin e sabahut në xhami me xhematin e myslimanëve. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e fal namazin e sabahut me xhemat është nën mbrojtjen e Allahut.”1

Pastaj qëndro në xhami, bëje dhikrin e mëngjesit, mëso përmendësh diçka nga Kurani, ndërsa poqëse je hafiz atëherë përsërit atë që e ke mësuar. Pastaj mëso ndonjë nga shkurtimet e librave përmendësh, përsërit ndonjë prej tyre. Të gjitha këto punë i bën në xhami, pastaj kur të lind dielli sa një shtizë, fali dy rekate namaz të duhasë, pastaj shko në shtëpi. Prej atje vazhdo në shkollë apo në punë, pas kthimit nga puna apo shkolla pusho deri në namazin e ikindisë, kurse pas ikindisë nxënësi i kryen mësimet e shkollës.

Pas namazit të akshamit qëndro në xhami deri në jaci, pas akshamit vepro njëjtë si veprove pas sabahut në lidhje me leximin e Kuranit, etj.

Pas namazit të jacisë bjer herët pasi që i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e urrente gjumin para jacisë dhe bisedat pas saj. Ebu Berzai, Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e urrente gjumin para jacisë dhe bisedat pas saj.”2

Para fjetjes e bën dhikrin para gjumit, bjer me abdes, bjer në anën e djathtë, ndërsa një orë para namazit të sabahut ngrihu, përmende Allahun kur të ngrihesh prej gjumi që ti zgjidhësh nyjet të cilat ti ka lidhur shejtani mbi ty.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të bjer të flejë ndonjëri prej jush shejtani ia lidh në mes të kokës së tij tri nyje, gjatë çdo lidhjeje ai e godit robin dhe i thotë: Nata është e gjatë, ka kohë, fli i qetë, e poqëse çohet dhe e përmend Allahun i zgjidhet një nyje, poqëse merr abdes zgjidhet edhe nyja e dytë, poqëse falet zgjidhet edhe nyja e tretë. Atëherë ngrihet aktiv me shpirt të mirë, për ndryshe çohet me shpirt të ligë dhe dembel.”3

Thuaj kur të zgjohesh prej gjumit: La ilahe ilaAllahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir. SubhanAllahi vel-hamdulilahi ve la ilahe ila-Allahu vAllahu ekber ve la haul eve la kuvete ila bilah.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush zgjohet natën nga gjumi dhe thotë: La ilahe ilaAllahu vahdehu la sherike leh lehul-mulku velehul-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir, elhamdulilah ve subhanAllah ve la ilahe ilaAllah vAllahu ekber ve la haule ve la kuvete ila bilah, pastaj thotë: Allahume-gfirli (o Allahu më fal mua) ose lutet, i pranohet lutja, ose merr abdes dhe falet, i pranohet namazi i tij.”4

Përgaditi: Nexhat Ceka

1 Transmeton Muslimi.

2 Mutefekun-alejhi.

3 Mutefekun-alejhi.

4 Transmeton Buhariu.

0 1662

Tre probleme dhe zgjidhjet e tyre:

Problemi i parë: nëse je i apasionuar pas epsheve.
Zgjidhja: rishiko raportin tënd me namazin. Argument: “E, pas tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat braktisën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës)” (Merjem: 59)

Problemi i dytë: nëse ndihesh i dëshpëruar dhe i pafat.
Zgjidhja: rishiko raportin tënd me nënën. Argument: ” (Më ka bërë) bamirës ndaj nënës sime e nuk më ka bërë të ashpër dhe të pafat.” (Merjem: 32)

Problemi i tretë: nëse je në depresion dhe ndien ngushtësi në zemër.
Zgjidhja: rishiko raportin tënd me Kuranin. Argument: “E, ai që shmanget nga Libri Im, ai do të ketë jetë të vështirë” (Taha: 124)
Nga arabishtja: Agim Bekiri

NA NDIQNI NË