Arhiva DitoreFeb 14, 2015

0 1605

Një i ri shkon t’ia kërkon bujkut dorën e vajzës së tij të bukur. Kur shkoi te ferma e tij bujku e shikoi dhe i tha: O biri im, shko dhe ndalu te ajo fushë dhe unë do t’i liroj tri dema një pas një dhe ti nëse e kap bishtin e një nga të tre demave, atëherë unë bijën time ta martoj.

Djaloshi u ndal te fusha dhe ishte në pritje të demit të parë. Bujku e hapi derën e fermës dhe nga ajo doli një dem i madh dhe i rrezikshëm, ku djaloshi nuk kishte parë si ai në jetën e tij. Nga frika vendosi ta liron të kalon dhe ta prese demin e dytë i cili sipas mendimit të tij do të jetë më i mirë se sa i pari. Nga kjo arsye kaloi në anën tjetër të fushës dhe e lejoi të parin të kalon dhe të del nga dera e pasme e fermës.

Bujku për të dytën herë e hapi derën e fermës, mirëpo djaloshi mbeti pa mend. Para tij e doli një dem shumë i madh dhe shumë i rrezikshëm që nuk kishte parë më herët në jetën e tij. Demi u ndal, filloi të gropon në tokë dhe t’i dalin ligat nga goja e tij dhe të shikon në djaloshin. Djaloshit edhe kësaj here nuk i mbeti zgjidhje tjetër përveç se të kërkon ta liron demin e tretë me shpresë se nuk do të jetë më i keq se sa i dyti. Edhe këtë herë kaloi në anën tjetër dhe e lejoi demin e dytë të kalon dhe të del nga dera e pasme e fermës.

Bujku e hapi derën e fermës për të tretën herë. Këtë herë në fytyrën e djaloshit u paraqit buzëqeshja kur e pa demin më të dobët në jetën e tij. Ky ishte demi plotësisht i përshtatshëm për të. E mori pozitën e përshtatshme, e priti t’i afrohet dhe kur iu afrua kërceu mbi të dhe e zgjati dorën t’ia kap bishtin, mirëpo u çudit kur e pa se ky dem nuk kishte fare bisht për ta kapur atë.

Çka përfitojmë nga ky tregim:

Jeta është e stërmbushur me shanse, disa nga to janë të lehta të arrihen e disa nga to janë të rënda të arrihen. Problemi qëndron se ne shpesh lejojmë që këto shanse të na ikin (duke shpresuar se do të arrijmë një shans më të mirë) dhe ato të shkojnë dhe ne asnjëherë të mos kemi mundësi t’i kthejmë më prapa.

Për këtë arsye të përpiqemi vazhdimisht t’i arrijmë shanset e para.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

0 1176

Merr abdes para se të dalësh nga shtëpia, ndoshta të nxënë koha e namazit në rrugë apo jashtë shtëpisë dhe ti je gati për namaz. Apo edhe mund të hysh në ndonjë xhami për të lexuar Kur’an, dëgjuar ndonjë ligjëratë apo këshillë islame. Gjithashtu mund të takosh ndonjë grup njerëzish që ia falin namazin e xhenazes ndonjë të vdekuri dhe ti merr pjesë në atë namaz. Në një rast Ebu Musa Esharij-Allahu qoftë i kënaqur më të- kishte marrë abdes dhe kishte dalë nga shtëpia për të qëndruar me Muhamedin alejhi selam.

Përshtati:Valdet Kamberi

0 1366

O biri im: kam shijuar të shijshmet dhe nuk kam gjetur më të shijshme se sa shëndeti.
O biri im: kam shijuar të hidhurat dhe nuk kam gjetur më të hidhur se sa të kërkosh nga njerëzit .
O biri im: kam bartë hekurin, por nuk kam gjetur më të rëndë se sa borxhin.
O biri im: kam parë të pasurit dhe nuk kam parë më të pasur se sa ai që është i kënaqur me atë që ka caktuar Allahu për të.
O biri im: kam provuar durimin dhe kam shijuar të keqen, por nuk kam parë më të fortë se sa varfëria.
O biri im: më kanë armiqësuar njerëzit dhe nuk kam gjetë më armik se sa nefsin tim.
O biri im: kam veshur rrobat më të shtrenjta, por nuk kam gjetë rroba më të mira se sa devotshmëria.
O biri im: kam dëgjuar të flasin shumë, por nga heshtja kam mësuar më shumë.
O biri im: jam gjunjëzuar para shumë sfidave, por kur jam gjunëzuar për Allahun jam lartësuar.
O biri im: hapa shumë dyer, por nuk u mirëprita si në derën e pendimit.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 3198

(RUAJE GJUHËN, FRENO DORËN TËNDE DHE ANGAZHOHU ME PËRMIRËSIMIN E BRENDËSISË TËNDE)

Këto tre porosi janë këshilla të nxjerra prej Kur’anit dhe Sunnetit të cilat i ka thënë Shejhu i lexuesve të Kur’anit dhe muhadithinëve, Hafidhi i Kufës, Zahidi që diturisë ia bashkëngjiti punën, njëri prej gjashtë personave që e kanë ruajtur diturinë e trashëguar prej Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, Sulejman ibën Mihran El A’mesh (Ali ibën El Medini ka thënë: Diturinë e ummetit të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem,e kanë ruajtur këto burra: Amër ibën Dinar në Mekke, Zuhriu në Medine, Ebu Is-hak Es-Sebi’i dhe A’meshi në Kufe, Katadeja dhe Jahja ibën Ebi Kethiri në Basra. Tarih Bagdad 9/9)

Imam ‘Ixhliu rrëfen: Në kohë kur në Kufe ndodhi fitneja El Hasen ibën Hurri tuboi dijetarët e Kufës që të shkruajnë një këshillë për njerëzit. Në mesin e tyre ishte edhe A’meshi i cili i tha tre fjalë të cilët dijetarët e tjerë i konsideruar të mjaftueshme. Tha: All-llahu e mëshiroftë njeriun i cili ruan gjuhën e vet, frenon (nga e keqa) dorën e vet dhe angazhohet me përmirësimin e brendësisë e vet. Pastaj urdhëroi që të shpërndahen njerëzit sepse i urrente tubimet e gjata. (Tarih Dimeshk 13/56)

Nuk ka libër prej librave të hadithit e që mos të përmban në vete hadithe që flasin për sprovat dhe çrregullimet. Këtë e dëshmojnë edhe librat bazë: Buhariu, Muslimi, Suneni i Ebu Davudit Suneni i Tirmidhiut dhe shumë tjerë.

Për shembull: Në librin e Buhariut kemi libër me titull Libri i çrregullimeve, Kaptina: Çfarë na është transmetuar për fjalën e Allahut, subhanehu ue teala: “Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër! (Enfal, 25) dhe si i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ua tërhiqte vëmendjen besimtarëve për çrregullimet .

Për këtë shkak ne në këtë kohë, koha e sprovave dhe rrëmujës, kemi nevojë që të ndalemi me këto ajete dhe hadithe që janë shpallur për këtë dhe të marrim mësime dhe rregulla që do ta na e mundësojnë ta shpëtojmë vetën prej tyre. Këtë na e siguron vetëm libri i Allahut dhe Sunneti i Resulullahut, sal-lallahu alejhi ue selem.

Abdur-Rahman ibën Ebza, rahimehullah, rrëfen: Kur ndodhi rasti i Uthmanit, radijallahu anhu, e pyeta Ubejj ibën Ka’bin, radijallahu anhu: O Ebu Mundhir ku është rrugëdalja? U përgjigj: Në Librin i Allahut, atë që e ke të qartë vepro sipas saj atë që se ke të qartë pyeti dijetarët. (Et-Tarih El Evsat 1/64 me sened të saktë)

Udhërrëfyes i mirë është edhe udhëzimi i Sahabeve të cilit përjetuan gjitha sprovat që filluan me vrasjen e halifës së drejtë Uthman ibën Affani, radijallahu anhu.

Thotë Imam Ahmedi, rahimehullah: Na ka treguar Ismaili i cili ka thënë: na ka rrëfyer Ejjubi prej Muhammed ibën Sirinit: Filloi fitneja në kohë kur numri i sahabëve ishte dhjetë mijë. Numri i tyre në të (në fitnen) nuk u pakua as për njëqind bile as për tridhjetë. (El ilel ve ma’rifetur-rixhal 3/182 dhe Ahbarul Medine 2/281)

Për këtë shkak mendoj se zbatimi i këshillave që i përmendëm është kështjellë që i siguron mbrojtje besimtarit nga fitnet që hutojnë dhe ngatërrojnë edhe kërkuesit e diturisë.

Nëse nuk e praktikojmë këshillën e parë (ruajtja e gjuhës) do të gjykojmë për gjëra për të cilat Umer ibën El Hattabi i kishte tubuar as’habët që ishin pjesëmarrës në luftën e Bedrit dhe kishte falur namazin e Istihares një muaj me radhë.

Mospraktikimi i këshillës së dytë (frenimi i dorës) ndoshta do të shkakton derdhjen e gjakut të muslimanëve të pafajshëm për shkak të dyshimit dhe paragjykimeve.

Nëse fillojmë të angazhohemi me vetveten do të nxjerrim përfundim se nuk kemi kohë për asgjë tjetër…

Por përkrah kësaj duhet të kuptojmë disa gjëra:

  • Ruajtja e gjuhës për shkak të fitnes nuk d.m.th. heshtje kur flasin ata që përhapin dyshime dhe shprehin arrogancë ndaj dispozitave të Allahut dhe ndaj Sunetit të Resulullahut. Qartësimi i së vërtetës në këtë rast është i domosdoshëm.
  • Nga heshtja e lavdëruar nuk është edhe mos-shpjegimi i ligjshmërisë së xhihadit dhe faktin se ai është pika kulmore e Islamit.
  • Nga heshtja e lavdëruar nuk është të anashkalojmë theksimin e obligimit për solidaritetit mes muslimanëve dhe qëndrimit të drejtë ndaj mosbesimtarëve
  • Nga heshtja e lavdëruar nuk është lënia e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit e të keqes
  • Nga heshtja e lavdëruar nuk është toleranca ndaj bidateve dhe besëtytnive dhe qëndrimi indiferent ndaj lëvizjeve shkatërruese siç është laicizmi

Qartësimi i këtyre çështjeve është një prej obligimeve më të rëndësishme në këtë kohë kur armiqtë e Islamit mundohen që të fshijnë Islamin duke e paraqitur si armik i përparimit, fe që promovon terrorizmin, fe që është në kundërshtim me të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe respektimin e të tjerëve.

Për këtë shkak rreziku me i madh është mosnjoftimi i të rinjve me çështjet e fesë në baza të shëndosha që mbështeten në Kuran dhe Sunetin e pastër. Për këtë shkak që të gjithë duhet të angazhohemi me punë të zellshme dhe me gjithë potencialet që i posedojmë për t’ua qartësuar muslimanëve fenë e tyre. Kështu do të fitojmë nderin që të shërbejmë fenë e Allahut.

Në fund lus Allahun, subhanehu ue teala, që të na mbron nga fitnet që duken dhe nga ato që nuk dukën. Amin

Autor: Dr. Ali Abdull-llah Es-Sajjah

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 2486

Allahu është Pasaniku dhe nuk ka nevojë për krijesat tij, e as për adhurimet dhe nënshtrimet e tyre! Atij nuk i bën dobi nënshtrimi i atij që i nënshtrohet, dhe nuk i bën dëm gjynahu i atij që i bën gjynah. Njeriu nuk lirohet asnjëherë nga fakti i të qenurit rob, ose do të bëhet rob i Allahut ose rob i dikujt tjetër. Ai nëse nuk është i kënaqur të jetë rob i Allahut, nevojat dhe lakmia, epshi dhe çdo gjë që i zbukurohet njeriut nga njerëzit dhe xhinët që të adhurohet jashtë Allahut, e robërojnë atë. Kjo na bën të qartë se të qenurit rob i Allahut, njerëzit i liron nga çdo robëri tjetër, deshën apo nuk e deshën atë, u pajtuan apo u hidhëruan me të.

Zemra nuk përmisohet, dhe nuk begatohet, dhe nuk gëzohet, dhe nuk qetësohet, dhe nuk ndjen ëmbëlsi, vetëm se me adhurimin e Allahut dhe me të mbështeturit tek Ai. Nëse njeriu i shijon të gjitha kënaqësitë që i vijnë nga krijesat, zemra e tij nuk qetësohet dhe nuk rehatohet, ngase shpirti nga natyrshmëria e tij ndjen varfri për Zotin e vet, dhe e kërkon Atë që ta adhuron dhe ta donë. Njeriu vetëm se në këtë mënyrë e arrin lumturinë dhe gëzimin, dhe begatinë dhe qetësinë. Këtë rehati dhe qetësi shpirtërore, nuk mundet ta jep askush tjetër përveç Allahut, dhe robi gjithnjë është i varur nga realiteti: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. Fatiha 5. Robit nëse i mundësohet t’i arrin të gjitha ato që i donë nga pasionet, epshet, kurse në anën tjetër nuk mundet ta arrin adhurimin e Allahut, atëherë nuk ka arritur gjë tjetër, përveç se dhembjes dhe humbjes dhe ndëshkimit.

Robi nuk mundet t’i ik dhembjeve të dynjasë dhe mundimeve të saj, përveç se me sinqeritet në dashuri ndaj Allahut. Adhurimi i Allahut duhet të jetë fillimi i qëllimit dhe fundi i synimit të robit, dhe çdo gjë tjetër që e donë, e donë për hir të Tij, dhe nuk donë asgjë për vetveten. Nëse nuk arrihet kjo, atëherë robi nuk e ka realizuar realitetin e “la ilahe il-lallah”.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e donë lumturinë e përhershme, le të kapet për pragun e të qenurit rob i Allahut”.

Disa thanë: “Nuk ka rrugë më të afërt për kah Allahu, se sa të qenurit rob i Tij!”.

O ju robërit e Allahut, Allahu adhurimet i lehtësoi shumë. Hajrit i bëri dyer, që të shkon pas saj shumë lehtë ai që e donë. Namazi është i lehtë për kryerje, mirëpo i rëndë në shpërblime. Pesë në numër, kurse pesëdhjetë në peshore. Është ligjësuar të falet në kohëra të ndryshme dhe të përshtatshme, me qëllim që të mos ndjehet lodhje, e sidomos nga ata që janë me shpirtra të dobët. Namazi me xhemat është më i mirë nga namazi i cili falet vet, për njëzet e shtatë gradë. Namazet vullnetare që i pasojnë ato detyruese, dhe që në numër janë dymbëdhjetë, kush i fal ato i ndërtohet një shtëpi në Xhenet! Kur njeriu merr abdes dhe atë e plotëson, e pastaj thotë: ”esh-hedu en la ilahe il-lallah vahdehu la sherike lehu, ve esh-hedu ene Muhameden abduhu ue resuluhu, Allahume ixhalni minet tevabin ve ixhalni minel mutetahirin”, i hapen tetë dyert e Xhenetit, që të hyn nga e cila të donë. Lëmosha nëse jepet me sinqeritet, dhe nxirret nga pasuria e fituar me hallall, Allahu e pranon me Dorën e Tij të djathtë, dhe ia shton atij që e jep.

Nga mëshira e Allahut për robërit e Tij, është se atyre ua hapi dyert e afrimit, dhe adhurimit, dhe leximit të Kuranit, dhe agjërimit, dhe lëmoshës, derisa e ndjen muslimani se, dyert e hajrit janë të gjëra dhe se mejdani i bamirësisë nuk është i përkufizuar vetëm se në një lloj nga llojet e nënshtrimeve. Kjo e bën që kuptimi i konceptit të adhurimit në Islam, të jetë i gjerë dhe gjithëpërfshirës, i cili i tejkalon kufijtë e adhurimeve, dhe të përfshin madje edhe veprat, nëse në to përfshihet sinqeriteti dhe veprohet për ta kënaqur Allahu dhe për t’i ikur ndalesave të Tij.

Ky zgjerim e ka për qëllim që njerëzit t’i drejton për kah vepra e mirë dhe e hajrit, me qëllim që njerëzit të jenë të lumtur duke i ndihmuar njëri-tjetrit. Po të kishte qenë vetëm se adhurimi si mjet i vetëm për të arritur shpërblime, njerëzit nuk do të vepronin më dhe nuk do të bënin mirë.

Çdo vepër shoqërore të dobishme, Islami e konsideroi si adhurim nga më të mirat, përderisa synimi i atij që e vepron është hajri, e jo përmendja e veprës dhe lëvdata. Adhurimi nuk është thjesht largim nga jeta dhe të ndenjurit në xhami, po adhurimi në Islam u ligjësua të jetë realizuese e besimit dhe akides. Për këtë arsye të kuptuarit e konceptit të adhurimit në Islam, nuk u përkufizua vetëm se në rituale dhe adhurime të vazhdueshme, të cilat kryhen në vende të posaçme dhe mënyra të veçanta, e as në drejtim të një ane të

caktuar, po adhurimi i përfshiu të gjitha sferat e jetës. Allahu tha: “Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës”. Bekare 177.

Jeta jonë e tëra është adhurim. Edhe puna është adhurim. Kur njeriu del nga shtëpia e tij me qëllim që të punon dhe të shpenzon për familjen e tij dhe t’i ndihmon atyre, kjo konsiderohet adhurim. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kur muslimani shpenzon për familjen e vet duke shpresuar shpërblim tek Allahu, për të është lëmoshë”.

Kërkimi i diturisë është adhurim, madje ajo është detyrim. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kërkimi i diturisë është detyrim për çdo musliman”.

Respektimi i prindërve dhe shoqërimi i mirë i tyre është adhurim. Argument është fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili i tha njërit nga sahabëve, i cili shoi t’ia jep besën për hixhret dhe xhihad: “A e ke ndonjërin nga prindërit gjallë?”. I tha: Po, të dytë! – “A donë të marrish shpërblim nga Allahu, e pyeti i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?!”. I tha: Po! – “Atëherë kthehu tek ata dhe shoqëroi me sjellje të mirë, i tha I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të”.

Mbajtja e lidhjes farefisnore është adhurim. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Farefisi është i lidhur për Arshin (Fronin) e Allahut dhe thotë: Ai që më mban dhe më vazhdon, Allahu vazhdon lidhen me të, kurse ai që më shkëput, Allahu e shkëput lidhjen me të”.

Largimi i pengesave nga rruga është adhurim I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Në rrugë kishte pas ra një pemë e cila i pengonte njerëzit, dhe një njeri e largoi atë dhe hyri në Xhenet”.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë thotë: “Kjo është argument se gjërat e lejuara shndërrohen në adhurime kur ju bashkëngjitet nijeti i sinqertë”.

O ju musliman, adhurimi është sistem gjithëpërfshirës për jetën e njeriut. Për këtë arsye kapja për vetëm se për një ane të adhurimit dhe anashkalimi i anës tjetrës, është gabim dhe bie në kundërshtim me udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili thotë: Tre njerëz prej të afërmve erdhën në shtëpitë e grave të Pejgamberit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe pyetën për ibadetin (adhurimin) e Pejgamberit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: Ku jemi ne e ku është Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Allahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet. Njëri prej tyre tha: Sa më përket mua, unë gjithnjë tërë natën do të falem, I dyti tha: Unë vazhdimisht do të agjëroj, I treti tha: Unë do të izolohem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem.

Kur vjen Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u thotë: “A jeni ju që keni thënë këtë e këtë? Sa më përket mua, pasha Allahun e Lartë unë jam më i frikësuari dhe më i devotshmi ndaj Allahut se sa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe flejë, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Syneti im, nuk më përket mua”.

O ju robërit e Allahut, përkujdesuni për ato mirësi që i bëni, që ato të jenë të vazhdueshme.

Nga shenjat e pranimit të pendimit dhe të veprave, është që robi pasi që i nënshtrohet adhurimeve, të jetë në gjendje më të mirë se sa ajo e mëhershmja. Po ashtu nga shenjat e pranimit të veprës është që pasi të përfundohet me një vepër të mirë, t’i jepet robit sukses që të vazhdon me vepra tjera të mira.

Disa nga selefi thanë: “Shpërblimi i të mirës është veprimi një të mirës pas saj, kurse shpërblimi i të keqes është veprimi i një të keqes pas saj”.

Vazhdimësia në veprimin e veprave të mira aludon në lidhjen e zemrës me Krijuesin e vet, duke i dhënë fuqi dhe stabilitet dhe lidhje me Allahun.

Vazhdimësia në veprimin e veprave të mira është nga veprat më të dashura tek Allahu, ashtu edhe si erdhi në hadithin e shenjtë: “Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër më të dashur tek Unë, përveç duke i kryer farzet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon të më

afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij…”.

Nga udhëzimi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte vazhdimësia në adhurime. Përcjell Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, se kur i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vepronte një vepër e përforconte atë, dhe kur natën flinte, dhe nuk mundej të falte namaz nate apo sëmurej, atëherë ditën i falte nga dymbëdhjetë rekate vullnetare.

SHEJH DR. ABDULBARIJ THUBEJTI

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 6488

Kërkimi i riskut

Ata të cilët e kërkojnë riskun nga krijesat janë të shumtë, e kërkojnë të mëdhenjtë e të vegjlit, të gjithë mendojnë rreth tij, prandaj edhe shumica e mërzive dhe shqetësimeve për të cilat bisedohet më së shumti, ose rreth të cilës njerëzit i sjellin bisedat dhe përpjekjet e tyre është: risku, kurse besimtari i mençur është ai i cili e kërkon riskun nga Er-Rezaku – Gjithëfurniuzuesi.

Dije o robi i Allahut se atë të cilën e ke risk do të vijë te ti, edhe poqëse ti je i dobët, e atë të cilën nuk e ke risk nuk mund ta marrësh edhe poqëse je tepër i fortë. Prandaj mos e humb shumë kohën duke e pasur frikë riskun, përderisa nuk të ka ardhur exheli risku do të vijë pa dyshim. Allahu thotë: “Nuk ka krijesë në tokë e që s’i vjen risku nga Allahu dhe Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes) të gjitha janë në librin e njohur (Leuhi mahfudh).”1

Disa prej selefit kanë thënë: “Mbështetu në Allahun do të vijë risku pa lodhje dhe mundim.” Poashtu çdo rob duhet të jetë i kënaqur me riskun që ia jep Allahu.

Omer ibn Abdulazizi ka thënë: “Ndërmjet riskut dhe robit ka një pengesë e ajo është: në qoftë se robi është i kënaqur në veten e tij do ti vijë risku, e poqëse nuk është i kënaqur atëherë nuk i shtohet risku.”

Ai i cili i shikon ata që kanë më pak se ai në çështje të dunjasë, atij i mbushet zemra e tij me pasuri, kurse në të kundërt duhet ti shohë çështjet e ahiretit. Kur ta shohë dikën se është më i devotshëm në vepra se ai, atëherë duhet të mërzitet për këtë dhe të garojë me të devotshmit në këtë drejtim.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shikoni në ato që janë nën ju në çështjet e dunajsë, ndërsa për çështjet e fesë shikoni ata që janë mbi ju.”2

Prandaj mbështetu fortë në Allahun me zemrën tënde kur ta kërkosh riskun, duke nxituar me gjymtyrët tua, si dhe duke u mbështet në Allahun Bujarë. Prandaj ki kujdes mos nxito në fitimin e pasurisë, sepse ndoshta ajo të nxjerr nga kufijtë e mbështetjes së shëndoshë ndaj Allahut. Edhe në qoftë se Allahu ta mbyll një derë ti hap dyert tjera, më të dobishme për ty e kjo është prej urtësisë së Tij. Prandaj ai i cili dëshiron të jetë njeriu më i fortë le të mbështet në Allahun Fuqiplotë, gjithashtu ai i cili dëshiron të jetë më i pasuri le ta dijë se ajo që është në dorë të Allahut është më e vlefshme se ajo të cilën e ka në dorën e tij.

Përgaditi: Nexhat Ceka

NA NDIQNI NË