Arhiva DitoreFeb 15, 2015

0 1600

O biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t’ia japish gruas tënde. Prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to:

E para dhe e dyta: Biri im dije se gratë dojnë që t’ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bën koprrac ndaj gruas tënde, po shprehja dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.

E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.

E katërtë: Gratë e dojnë nga burrat e tyre atë që e dojnë burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t’i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon  edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.

E pestë: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjer për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjer për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t’ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe.

E gjashtë: Gruaja donë ta përfiton burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjer për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një vagë, ose ti ose familja e saj.

E shtatë: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t’ia mbulosh atë të metë dhe t’ia falish atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po që se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.

E tetë: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj padyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.

E nëntë: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe poashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalon këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pran saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.

E dhjetë: Dije se gruaja te ti është amanet, për këtë arsye mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 5583

      Kam zgjedhë të shkruaj sociologjikisht për rolin e femrës shqiptare në krijimin e familjes. Jo për faktin se deri më tani pak është shkruar në lidhje me sfidat e formimit dhe forcimit të familjes nga ana e femrës shqiptare. Sepse është folur dhe është shkruar; sa e sa studime, hulumtime dhe trajtime të ndryshme janë bërë në këtë drejtim, nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Prapë se prapë mbetet hapësirë dhe nevojë edhe në vazhdimësi që të shkruhet dhe flitet në baza shkencore dhe historike për rolin e femrës shqiptare në ndërtimin e familjes.

      Është një temë që vërtetë ka shumë për të studiuar e shkruar për të, pasi që përfshinë shumë elemente dhe shumë degë, prek shumë dispozita, shumë sfida dhe shumë rrugë, por unë do të mundohem të jem sa më i argumentuar dhe sa më i qartë në përmbledhjen e një numri faktesh që flasin për rolin e femrës shqiptare në krijimin e familjes, duke i përmendur disa prej fazave dhe sfidave me të cilat është ballafaquar femra shqiptare.

      Duke filluar me konceptimin e martesës, si institucionin më të lart të ndërtimit të familjes. Më pas duke përmendur rolin që ka femra shqiptare në krijimin e familjes.

      Pastaj një përmbledhje të shkurtë mbi një trajtim që ia bën Kanuni i Lekë Dukagjinit femrës shqiptare, atëbotë kur tek shqiptarët njihej dhe funksiononte e drejta zakonore – kanunore.

      Pastaj do të përmendi njërën ndër krimet më makabre dhe njërën ndër sfidat më të rënda të femrës shqiptare, atë të vrasjes dhe dhunimit, që i është bërë nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë. Dhe të shohim pastaj se a gëzon femra në këto ditë ndonjë përkujdesje apo trajtim nga ana e ndonjë institucioni apo jo.

      Do ta përmendi njërin ndër shumë rastet e hidhura që i ka përjetuar femra shqiptare gjatë okupimit serb.

      Pas gjithë këtij elaborimi në pika të shkurtëra dhe përmbledhëse, për fund do të shkruaj edhe për përpjekjet që janë bërë apo bëhen edhe sot në mbrojtjen dhe zgjerimin e të drejtave të femrave, e që kjo quhet feminizëm.

Koncepti i martesës dhe familjes në këndvështrimin sociologjik

      Dijetarë, autorë dhe ekspertë të ndryshëm të shkencave sociale kanë dhënë koncepte dhe mendime nga më të ndryshmet rreth martesës dhe familjes. Teoricientë dhe sociologë të ndryshëm martesën dhe familjen e kanë konceptuar në rrafshe dhe karaktere të ndryshme.

      Faktet historike na flasin për një zanafillë të mirëfilltë të njeriut në tokë, duke filluar së pari me krijimin e mashkullit dhe femrës, më pas me bashkimin – çiftëzimin e tyre, ku si rezultat pasoj shumimi i qenies njerëzore, prej një mashkulli – shumë meshkuj dhe prej një femre – shumë femra.

      Më pas ndarja e tyre në popuj e fise të ndryshme, të pasuruar me një diversitet ngjyrash e gjuhësh, e gjithë kjo në shërbim të ndërtimit sa më të shëndoshë të mbarë njerëzimit.

Ç’është martesa?

      Martesa tek populli jonë shqiptarë e ka luajtur rolin më të madh në krijimin e familjes si grup shoqëror, ruajtjen dhe prodhimin e brezave të ndryshëm etj. Lirisht mund të themi se martesa mund të përcaktohet si një bashkim seksual i dy individëve të rritur, të dashuruar, i njohur si akt i miratuar nga shoqëria nëpërmjet një ceremonie, e cila legjitimon validitetin e saj. Dhe janë të qarta fare mirë qëllimet e martesës, e që janë bashkëjetesa dhe krijimi i pasardhësve.

       Ekzistojnë definicione të ndryshme mbi martesën që teoricientë të ndryshëm kanë dhënë për të.

      “Qëllimi më i lartë i femrës në bashkësi martesore, veçanërisht në shoqërinë shqiptare tradicionale, ishte lindja e fëmijëve. Martesa konsiderohej ngjarje shumë e rëndësishme familjare, sepse sillte fat dhe sidomos pasardhës dhe krah të ri të punës, ishte faktor i kontinuitetit të familjes dhe të ekonomisë shtëpiake. Martesa përcaktohet si bashkim i dy individëve të rritur (burrit dhe gruas), i njohur dhe i miratuar nga shoqëria në mënyrë zyrtare ose zakonore. Kur dy individë martohen, ata bëhen të afërm me njëri-tjetrin dhe formojnë familjen. Lindin fëmijët, të cilët e forcojnë lidhjen martesore, e vazhdojnë apo trashëgojnë familjen, e ruajnë bashkësinë njerëzore dhe i plotësojnë humbjet në popullatë (zëvendësim i brezave) që i shkakton vdekja”. (Mimoza Dushi, demografe)

      Ekzistojnë edhe koncepte të tjera mbi nocionin e martesës, mbi vlerën dhe rolin që ka ajo në ndërtimin dhe zhvillimin e njerëzimit dhe përfundimisht mund të themi se roli i martesës është shumë i rëndësishëm dhe tejet produktiv në ciklin zhvillimor të brezave të shëndoshë.

Ç’është familja?

      Edhe për familjen janë dhënë shumë definicione dhe koncepte. Familja në sociologji vazhdimisht është trajtuar si grup shoqëror. Dhe kemi parasysh se ekzistojnë teori e funksione të ndryshme mbi familjen, si një institucion shumë i rëndësishëm për zhvillimin njerëzor.

      “Familja është institucion bioemocionalo-socioekonomik që përbën bazën e çdo shoqërie”. (Mimoza Dushi, demografe)

      Aristoteli e konsideronte familjen si bërthamë të shoqërisë, ndërsa i ashtuquajtur “Kumbar i Sociologjisë” Ogys Konti, gati 22 shekuj pas Aristotelit, familjen e trajtoi si qelizë themelore të shoqërisë.

      Lidhja e dy individëve me gjini të kundërt bazohet në marrëdhënie seksuale dhe raporte sentimentale bashkëshortore dhe kjo mbanë të shëndoshë një familje. Ka teori të ndryshme që flasin për familjen, si ajo funksionaliste, interaksioniste, evolucioniste etj.

      Gjithashtu në këndvështrimin sociologjik njihen edhe një numër funksionesh të familjes, prej tyre është funksioni biologjik, funksioni ekonomik, funksioni socializues etj, që të gjitha këto flasin dhe trajtojnë familjen në rrafshe, role e karaktere të ndryshme.

      Por tek ne në Kosovë familjen e kemi patriarkale që përbëhet nga burri, gruaja dhe fëmijët, dhe karakterizohet nga pozita dominante e burrit në familje, e që për mendimin tim patriarkalizmi është më ideal se të qenurit një familje konjugale, pra kur kemi të bëjmë me raporte të barabarta në mes të anëtarëve të një familjeje. Edhe pse në Kosovë janë të pakta këto raporte apo elemente konjugale, por unë personalisht e vlerësoj dhe e shoh shumë ideale që në një familje të jetë funksional patriarkalizmi.

      “Ndër shqiptarët ekzistojnë dy lloj familjesh patriarkale: familja e madhe dhe familja e vogël. Familja e madhe përbëhej nga prindërit me dy djemtë e tyre të martuar dhe me nipërit e mbesat, që do të thotë se përbëheshin nga disa gjenerata apo nga disa familje të vogla. Familja e vogël kryesisht ka numër më të vogël të anëtarëve, mirëpo ka pasur raste kur kjo familje ka mund të ketë edhe 12 anëtarë e më shumë anëtarë (p.sh. prindërit me dhjetë fëmijë)”. (Mimoza Dushi, demografe)

      Prej produktivitetit të zhvillimit të cikleve martesore është edhe zgjerimi i farefisnisë, e që nënkupton lozën e pasardhësve, e cila krijohet si rezultat i marrëdhënieve intime në familje.

Mbrojtja dhe lufta për të drejtat e femrës

 

      Femra në përgjithësi, në veçanti ajo shqiptare, në shumë kohëra dhe vende të ndryshme shtypej dhe diskriminohej dhe arsyet për këtë ishin nga më të ndryshmet. Gjithmonë kishte nevojë për mbështetje dhe përkrahje, jo vetëm morale por edhe institucionale, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, duheshin zëra dhe iniciativa kolektive e organizative feministe që femrës t’i ktheheshin disa nga të drejtat prej të cilave ajo privohej padrejtësisht.

      “Feminizmi është lufta për të mbrojtur dhe për t’i zgjerar të drejtat e grave”. (Anthony Giddens, sociolog)

Lëvizjet feministe

      Lëvizje feministe kishte në shumë vende dhe zhvilloheshin e sfidoheshin në mënyra të ndryshme, por feminizmi në Europë, Francë e SHBA mbetët model i feminizmit.

      “Një nga veprat më të hershme që parashtronte ide feministe ka qenë libri i Mary Ëollstonecraft-it “Mbrojtja e të Drejtave të Grave”, i botuar për herë të parë më 1792. Kuvendi i parë mbi të drejtën e femrave u mbajtë në Ëesleyan Chapel në Seanca Falls, Nju-Jork me 19-20 korrik 1848, ku morrën pjesë mbi 300 gra e burra. Gratë formojnë Shoqatën Shtetërore për Votën e Grave dhe vazhdojnë aktivitetet e tyre për të drejtën e votës për gratë. Konferenca e Dytë e Gruas, e mbajtur në Kopenhagë me 1980, vazhdimësi e konferencës së parë. Konferenca e Tretë e Gruas, mbajtur në Nairobi (Keni) më 1985 mbi Strategjitë e së Ardhmes për Përparimin e Gruas. CEDAË-ja sot numëron 185 shtete anëtare të cilët janë të obliguara që çdo katër vjet, gjatë seancave që mbahen dy herë në vit, të raportojnë për kërkesat e grave, në mënyrë që të përmirësojnë pozitën e tyre në territore të ndryshme. Gjatë periudhës së Revolucionit Francez të vitit 1789, në Paris, dhe në disa qytete tjera të Francës, u formuan disa klube grash të frymëzuara nga idealet e lirisë dhe të barazisë. Klubet ishin vende takimi, ku gratë përgatitnin programe politike për të drejta të barabarta në edukim, punësim dhe qeveri. Udhëheqësja e njërit prej klubeve në këtë kohë ishte Marie Gouze, e cila më 1791 hartoi dhe publikoi një deklaratë të titulluar “Deklarata për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit”.(Mimoza Dushi, demografe)

      E shumë iniciativa, organizime, projekte e ide feministe nga të dyja gjinitë filluan dhe u përhapën shumë shpejt nëpër botë, në veçanti në ato vende ku zëri i femrës ishte më i vogël, ku të drejtat e saja ishin të privuara dhe shumë herë shkelej e diskriminohej dhe pak ndihmë e përkrahje i ofrohej.

      Por sfida nuk kishin vetëm femrat në Europë e SHBA, por edhe në Ballkanin tonë jugor, respektivisht tek shqiptaret, ku femra shqiptare në shoqëri dhe në krijimin e familjes kishte një rol tejet të vogël dhe të kufizuar.

      Në vazhdim do të bëjmë një elaborim në lidhje me rolin dhe sfidat e femrës në shoqërinë tonë shqiptare drejt krijimit të familjes.

Roli i femrës shqiptare në krijimin e familjes

      Pasi që kemi paraqitur konceptin e martesës dhe familjes, tani na intereson të dijmë për rolin e femrës shqiptare në këto dy drejtime.

      “Qëllimi më i lartë i femrës në bashkësi martesore, veçanërisht në shoqërinë shqiptare tradicionale, ishte lindja e fëmijëve. Martesa konsiderohej ngjarje shumë e rëndësishme familjare, sepse sillte fat dhe sidomos pasardhës dhe krah të ri të punës, ishte faktor i kontinuitetit të familjes dhe të ekonomisë shtëpiake”. (Mimoza Dushi, demografe)

      Shumë njerëz në botë, për dallim nga kulturat, njohuritë dhe besimet e ndryshme që i kanë, martesën e shohin si zgjidhjen dhe metodën më të mirë drejt krijimit të familjes, shtimit të brezave dhe plotësimit të nevojave njerëzore, por jo të gjithë. Ka prej atyre që i japin përparësi bashkëjetesës, e që ndryshe quhet si martesë kohabituese, apo abortin e bëjnë pjesë të planifikimit familjar. Është planifikimi familjar i servuar nga kulturat e huaja perëndimore ai që sot shumë të rinjve ua ka ndërruar stilin dhe planifikimin e krijimit të bashkëshortësisë. Na intereson të dijmë gjithashtu në shoqërinë kosovare se si ka rrjedhë procesi martesor, konkretisht të shohim në vazhdim për numrin e martesave dhe moshës mesatare të hyrjes në martesë.

      “Numri më i madh i martesave, i arritur ndonjëherë në shoqërinë kosovare, është pas Luftës së Dytë Botërore, ku shënohen 11.3 lidhje martesore në çdo njëmijë banorë”. (Mimoza Dushi, demografe) Ndërsa në kohët e sotme fatkeqsisht shohim një numër të reduktuar të martesave dhe një rritje të shkurorëzimeve.

      “Në vitin 1960 mosha mesatare e hyrjes në martesë ka qenë 23.8 (21.8 për femrat dhe 25.7 për meshkuj)”. (Mimoza Dushi, demografe) Edhe pse ka pasur disa raste kur janë martuar në moshë të re adoleshence 15-16 vjet.

      “Ende i hasim martesat e vajzave të shkollave të mesme të cilat nuk i kanë mbushur 18 vjet”. (E përditshmja Koha Ditore, dt. 11.6.2006, f. 9)

      Gjithashtu përveç hyrjes në martesë, në bazë të një hulumtimi të bërë për moshën e nënës, na del që shumë femra të mitura që në kohë adoleshence pas martesës janë bërë nëna me fëmijë.

      “Femra në grup moshën 15-19 vjet, të përfshira në hulumtim, kanë realizuar dy lindje të gjalla”. (Mimoza Dushi, demografe) Janë bërë shumë hulumtime në lidhje me rrjedhën dhe procesin e lindshmërisë së femrës shqiptare, konkretisht për numrin e përgjithshëm të femrave që kanë lindur në martesa e që këto kanë të bëjnë me trendin e natalitetit të popullit tonë.

      “Sa i përket intervalit protogjenezik, hulumtimi nxorri në pah se nga numri i përgjithshëm i femrave që kanë lindur në martesa, 54,6% lindjen e parë e kanë realizuar brenda vitit të parë; mesatarja e këtij intervali është 18,5% muaj, ndërsa vlera më e përsëritur në seri (modusi) është 12 muaj. Ky fakt tregon se motivacioni për pasardhës është ende i fuqishëm. Përtëritja e popullsisë zhvillohej shumë joracionalisht, sepse ekuilibrimi demografik arrihej me humbje të mëdha njerëzish. Në këtë periudhë, në mes viteve 1911 – 1940, nataliteti mesatarisht sillej 40.4 promilë në vit, do të thotë se kishte vite kur kjo normë ishte nën apo mbi këtë vlerë, varësisht nga ndikimi i faktorëve të jashtëm. Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht në vitin 1915, ishte regjistruar norma më e ulët e natalitetit (vitet 1911 – 1940), vetëm 27.7 promilë, ndërsa më e larta menjëherë pas kësaj lufte, në vitin 1912, duke arritur nivelin në 52.1 promilë”. (Mimoza Dushi, demografe)

      Ndërsa një hulumtim tjetër thotë se 23.000 fëmijë kosovar në vit shkojnë në shkollë fillore, pra numër shumë më i vogël në krahasim me të kaluarën. Këto pra ishin proporcionet e lindshmërisë – natalitetit. Dhe kuptohet se femra shqiptare kishte një rol tejet të rëndësishëm dhe kyq në krijimin e familjes së shëndoshë edhe përkundër sifdave dhe barrierave, ajo gjithmonë ishte dhe mbetet shtyllë dhe themel i shoqërisë, faktor me ndikim në ciklin zhvillimor njerëzor. Shpresojmë që edhe mbështetja dhe investimet institucionale të mos mungojnë së inkurajuari femrën shqiptare që t’u shmanget dhe të shpëtoj nga trafikimet dhe skllavërimet karshi saj, t’u ik dukurive devijante dhe t’i qaset sferave arsimore drejt ndërtimit të personalitetit, të bëhet një nënë e ndershme dhe punëtore e denjë që t’ua zbardhë fytyrën dhe imazhin shoqërisë së saj.

 

Trajtimi i femrës shqiptare në Kanunin e Lekë Dukagjinit

 

 

      Gruaja shqiptare nëpër shekuj është trajtuar në forma dhe mënyra të ndryshme. Shumë batica dhe zbatica kanë rënë mbi të, shumë “të reshura” të fateve të ndryshme të kësaj jete janë derdhur mbi të, kohë pas kohe, fazë pas faze, sfidë pas sfide, ishte një kohë kur gjykohej me normat zakonore – kunanore, kur dihet se tek shqiptarët një kohë funksiononin normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit në gjerësi. Edhe pse edhe sot shumë familje nuk njohin ndonjë ligj apo traditë tjetër pos Kanunit të Lekë Dukagjinit.

 

      “Edhe pse njihen disa lloje të Kanuneve, si p.sh: 1.Kanuni i Skënderbeut ose Kanuni i Arbërisë, 2.Kanuni i Lekë Dukagjinit, 3.Kanuni i Labërisë, 4.Kanuni i Lumës, 5.Kanuni i Maleve etj”. (Mimoza Dushi, demografe) Kanuni i Lekë Dukagjinit dominoi dhe shumë familje udhëhiqeshin nga normat e tij.

      “Fjala kanun ka prejardhje nga fjala latine canon, që e ka kuptimin e dispozitës, rregullorës”. (Mimoza Dushi, demografe)

 

      Por femra shqiptare nën hijen e këtij Kanuni nga shumë njerëz është shikuar me syrin kritik dhe është vlerësuar dhe karakterizuar si përbuzje dhe degradim i dinjitetit të femrës, ndërsa nga disa të tjerë është shikuar me syrin e vlerësimit pozitiv dhe emancipimit të femrës.

 

      “Ajo që e ngarkonte edhe më tepër pozitën e saj ishte zbatimi i normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, që e konsideronte femrën si diçka të dorës së dytë”. (Mimoza Dushi, demografe)

 

      Se a konsiderohej femra si diçka e dorës së dytë apo jo, e që kjo ndikonte edhe në krijimin e familjes dhe zhvillimit të të drejtave të femrës në shoqëri, do të shohim në vazhdim se çfarë trajtimi i kishte dhënë Kanuni i Lekë Dukagjinit femrës shqiptare në disa të drejta të saj, e që faktikisht Kanuni ia merrte ato të drejta nga duart e saj.

 

E drejta e gruas mbi fëmijët e saj

 

      Në familjen patriarkale, gruaja nuk kishte kurrfarë të drejta mbi fëmijët e vet; të gjitha i gëzonte babai. “Gruaja fare tagrit s’ka as mbi të bijt as në shtëpi”. (Kanuni i Lekë Dukagjinit përmbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi) Nëna kishte vetëm lidhje morale me fëmijë.

 

E drejta e trashëgimisë

      “Grueja shqyptare farë trashigimit s’ka te prindja, as më plang, as në shpi, – kanuja e xen gruen si nji tepricë në shpi. Prindja s’mendon per pajë as per kurrnji send per vajzë të vet. Kanuja njef për trashegues djalin e jo vajzën. Baba edhe në mos pasët djelm, nuk mundet me u lane bijave as tokë, as plang, as shpi”. (Kanuni i Lekë Dukagjinitpërmbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi)

E drejta e fejesës

      “Në fejesë varzash do të shikjohet: a) Të mos jetë gjak e gjini; b) Të mos jetë të njij fisit; c) Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë; d) Të mos të jetë grueja e lshume; e) Të mos të ketë kumari: 1) në të peshuem në derë të Kishës; 2) në kunorë; 3) në të marrun të flokvet; 4) të mos të jetë vllaznue me gjak të pim. Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon qi edhe shpin i a djegë)”. (Kanuni i Lekë Dukagjinit përmbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi)

E drejta e të ankuarit në rast të ushtrimit të dhunës

 

      “Me rrahë burri gruen, nuk bie në faj kah kanuja, e as prindja s’mund t’a kerkojn të rrahmen”. (Kanuni i Lekë Dukagjinit përmbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi)

E drejta e zgjedhjes së bashkëshortit të jetës

 

       Sipas zakoneve fejesa nuk mund të kundërshtohej. Kundërshtimi i saj ishte mospërfillje e zotit të shtëpisë, gjë që nuk tolerohej. Në rast se vajza nuk donte të martohej me të fejuarin që i ishte caktuar, atë e jepnin me dhunë me “nji fishek në shpinë”. (Kanuni i Lekë Dukagjinitpërmbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefën Gjeçovi)

      Duke i marrë parasysh të gjitha këto dhe citate e norma tjera kanunore karshi femrës, në shumë të drejta të saj, sidomos kur është fjala tek e drejta e krijimit të familjes – bashkëshortësia, lirisht mund të konkludojmë se Kanuni i Lekë Dukagjinit femrës nuk ia kishte dhënë pozitën dhe vlerën që e meritonte dhe kjo ndikonte negativisht edhe në formimin dhe forcimin e një familjeje të shëndoshë nga ana e saj.

Femra shqiptare në shënjestër të vrasjeve dhe dhunimeve

Trajtimi i tyre

      “Në Kosovë, numri i femrave të dhunuara sipas statistikave kap shifra të ndryshme varësisht nga organizatat e ndryshme të cilat kanë bërë hulumtime në këtë drejtim. Ato shifra sillen nga dymijë deri në dhjetëra mijëra! Unë, gjatë punës sime me Organizatën Joqeveritare “Jeta në Kastriot” mund të flasim për 2018 femra të dhunuara për të cilat përveç dëshmive gojore, videoxhirimeve, dëshmive me shkrim dhe fotografive kemi edhe raportet e mjekëve: gjinekologë, infektologë, neoropsikiatër, si dhe raportet mujore të të gjithave së bashku për ta konstatuar gjenedjen e tyre momentale si dhe diagnozat e secilës veç e veç bashkë me tërapinë e përdorur. Mosha e këtyre femrave është kryesisht e re duke filluar nga 14 e deri të 44 vjeç. Ne, përveç se i vizitojmë së paku një herë në muaj dhe kontrollojmë gjendjën momentale te tyre, vazhdimisht kujdesemi që 209 prej tyre të cilat janë në gjendje më të rëndë shëndetësore t`iu sigurojmë barna dhe ilaçe të nevojshme. Poashtu saherë na jipet rasti ushtrojmë ndikimin tonë mbi organizatat e ndryshme qofshin ato të huaja apo vendase, qeveritare apo joqeveritare në mënyrë që të kuptohet domosdoshmëria e ndihmimit dhe trajtimit të kësaj kategorie të braktisur nga shoqëria! Prej rreth 24.000 të vrarëve gjatë luftës në Kosovë 31.2 për qind janë femra të të gjitha moshave dhe në bazë të të dhënave tona vetëm 1,3 për qind nga numri i përgjithshëm kanë qenë në moshë të shtyer. Ndërsa tek ata që kanë përjetuar trauma të të gjitha llojeve, problemet e shëndetit mental janë tejet aktuale. Sipas hulumtimeve tona të bëra pas luftës, del se 62 për qind të të hulumtuarëve kanë qenë buzë vdekjes, 49 për qind viktima të torturave apo abuzimit, 42 për qind të ndarë nga familjet e tyre, 26 për qind kanë përjetuar vrasjën e ndonjë anëtari të familjes apo farefisit, 10 për qind kanë qenë të burgosur dhe 4 për qind të abuzuar seksualisht”. (Autorja Luljeta Selimi)

      Pra siç po e shohim se femra shqiptare gjatë luftës së fundit ishte në shënjestër dhe e sulmuar nga regjimi serb, e torturuar dhe e dhunuar, gjë që pasojat ishin të mëdha. Por në anën tjetër edhe kujdesi e trajtimi nuk mungoj, dikujt i ra ndër mend edhe pse duhet një përkrahje edhe më e madhe e tyre dhe e familjeve të tyre nga institucionet përgjegjëse e jo vetëm përkrahje morale, por edhe financiare e institucionale.

Dhuna e ushtruar

      “Dhunimet sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Statutit të Tribunalit të Hagës, janë vepra penale, të cilat radhitën në Krime kundër njerëzimit. Sipas Statutit të Tribunalit të Hagës (neni 5) dhunimet janë krime kundër popullsisë civile të cilat kryhen në konfliktet e armatosura, qofshin ato ndërkombëtare apo të karakterit të brendshëm. Një ndër format më të rënda të krimit kundër njerëzimit, të cilën e ka përdorur regjimi serb ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare. Kjo formë e dhunës është përdorur si mjet lufte dhe ka qenë e planifikuar nga vetë shteti serb, si dhe është kryer në forma të ndryshme. Në këto raste nuk mund të flitet vetëm për cenim të integritetit fizik dhe psiqik të femrës, por para së gjithash edhe për cenim direkt të integritetit moral dhe shpirtëror të popullit, për këtë edhe kjo formë e dhunës dënohet me të gjitha rregullat ndërkombëtare”. (Mentor Neziri, jurist i diplomuar)

      “Dhunimet seksuale të cilat forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe i bënë kundër femrave shqiptare, kanë pasur karakter poshtrues, politik, hakmarrës, si dhe kanë pasur karakter të thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar”. (Autorja Luljeta Selimi)

      Pra edhe dhuna e ushtruar si ajo seksuale – fizike, psiqike, morale e shpirtërore, ndikuan shumë rëndë në integritetin e femrës shqiptare, e cila trajtohej gjatë regjimit serb si vegël dhe objekt kënaqësie dhe kjo dhunë e ushtruar me gjithë pasojat që la pas vete, tortura, keqtrajtime e dhunime, të gjitha këto ndikuan që femrës t’i vështirësohet rruga drejt krijimit të familjes.

Rrëfime të femrës shqiptare që të mbulojnë me trishtim e pikëllim

 

Plagët e Cigares

 

      “R.N.-në nga rrethi i Prishtinës, pas mbarimit të luftës e kishin gjetur të lidhur në lokalet e Fakultetit Juridik. Ajo muaj të tërë nuk e kishte marrë vetën. Herë pas here kur i vinte vetëdija, ishte e thyer shpirtërisht. Qante dhe fillonte rrëfimin e saj të tmerrshëm… “Pasi më nxorën nga shtëpija, më dërguan drejt në lokalet e Fakutetit Juridik. Aty më futën në një zyrë të profesorëve dhe më vunë prangat e më mbanin tërë kohën të lidhur. Nuk më kujtohet sa ditë me radhë nuk kam ngrënë asgjë. Për çudi nuk kisha uri, por vetëm etje edhe atë etje të madhe. Nga nevoja për ujë më ishin qarë e përgjakur edhe buzët. Pas disa ditësh, kur më morën gjoja në pyetje, njëri nga barbarët serbë më urdhëroi të zhveshëm. Unë refuzova. Njëri nga policët më ra shuplakë dhe përnjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri nga “bosët” mu afrua dhe mori nga buzët e mia me gisht gjakun dhe e lëpiu. “Si duket, të gjitha shqiptaret e kanë gjakun e ëmbël, dhe unë me këtë thikë, do t’i shijoj të gjitha…” tha me ironi, dhe me thikën e cila vezulloi para syve të mi, filloi të mi prente rrobat, një nga një dhe… për një moment mbeta e tëra lakuriq. Tentova të bëja diçka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata më mbanin, ndërsa njëri më dhunoi. Rezistenca ime e vetme, ishin disa gërvishje me thonjë në fytyrën e dhunuesit… ”Do ta paguash shtrenjtë këtë, ti dhe shqiptaret tjera që janë këtu, si dhe të gjithë ata që do të mbesin në Kosovë” më tha paksa i hidhëruar, ndërsa njëri nga dhunuesit sërish më lidhi dhe më la ashtu lakuriqe, ashtu si isha e rrahur dhe e dhunuar… Pas pak çastesh, ai e urdhëroi njërin nga kolegët e tij t’ia ndiznin cigaren. Më ofroi edhe mua një cigare… Ndihesha aq keq sa që për çdo sekond në vijim më bëhej se vinte e më lëshonte fuqia. Pasi pushoi pak, u afrua dhe më tha: ”Me quajnë Nenad Stojanoviq, dhe nga unë do ta kesh një kujtim që do të shoqërojë tërë jetën. Ndoshta ti do të dëshirosh të jetosh jetën si e re dhe e bukur që je, por unë nuk do të lë gjatë kështu. Do të të vras ngadalë-ngadalë…” dhe ma ofroi cigaren mbi gjinjtë e mi dhe e fiku atë duke më shkatuar plagë të rëndë të djegies. Pastaj e ndezi cigaren tjetër dhe sa herë donte ta fikte cigaren, e fikte në trupin tim atë, dhe më digjte pak nga pak. Ashtu ma dogji trupin për disa orë. Ishte një mizori e përcjellë me dhimbje ofshamë e britma, ishte një torturë nga më të tmerrshmet që nuk e kisha parë as në filma e as nuk kisha mundur të paramendoja se “njeriu” mund të veprojë ashtu kundër njeriut, pa qoftë ai edhe armiku më i madh! Natën që pasoi mi zgjidhën duart dhe disa veta, të tjerë më dhunuan me radhë. Nuk e di saktësisht sa vetë kanë luajtur me trupin tim, por sot e shoh se në tërë trupin tim ka me qindra plagë që më kanë mbetur nga djegiet me cigare, dhe nga thikat e tyre që prenin e shkruanin fjalë në trupin tim…” R.N. e ndërpreu rrëfimin, sepse emocionet ishin të rënda për një rrëfim të tillë dhe filloi të ofshajë duke qarë. Për R.N. jeta ka një kuptim të hidhur sepse ajo mban vulën e cigares nga ato ditë prilli të thyer të vitit 1999”. (Autorja Luljeta Selimi)

      Ky pra ishte njëri ndër krimet më të ç’njerëzishme të regjimit serb ushtruar kundër femrave shqiptare, e që nuk janë të rralla femrat që janë dhunuar kësisoji. Mbesim me shpresë që drejtësia e vërtetë të fiton, fajtorët ta marrin dënimin e merituar dhe femra shqiptare të mos vazhdoj e gjunjëzuar, por të ngritet sepse me ngritjen e femrës, ngritet i gjithë populli.

      Përfundimisht mund të konkludojmë se martesa mbetët shtytësi kryesor drejt krijimit të një familjeje të shëndoshë dhe nuk njohin vizionarët e urtë tjetër rrugë drejt krijimit të familjes pos nëpërmjet martesës.

      Drejt femrës shekuj me radhë ushtroheshin diskriminime dhe keqtrajtime të ndryshme, duke filluar nga privimi i shumë të drejtave dhe ishte kjo ajo që i shtynte femrat t’i kërkonin të drejtat haptazi me metoda organizative nëpër institucione të ndryshme dhe rezultati në shumë raste u arritë pozitivisht.

      Femra shqiptare edhe pse me sfida e kushte të vështira, e luajti rolin e vet në krijimin e familjes, breza të tërë erdhën në dritë dhe falë shumë mundeve e përpjekjeve ajo sot e gëzon një status mesatarisht të mirë martesor.

      Dhe ishin shumë faktorë që ndikuan në trajtim jo të barabartë të femrës me burrin në marrje të të drejtave, prej tyre ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit, ku shumica dërrmuese e normave të tij degradonin dhe shkelnin statusin dhe të drejtën e femrës për një jetë të mirëfilltë me të gjitha të drejtat që i takojnë e që janë të garantuara sot edhe në OKB dhe në të gjitha konventat ndërkombëtare.

      Sfidë pas sfide, ishte koha e pushtimit të regjimit serb ku femra shqiptare ishte në shënjestër të vrasjeve dhe dhunimeve, ku mbi femrën e ndershme dhe të pafajshme shqiptare orvateshin sulme që në rast rrëfimi të tyre të trishtojnë dhe të pikëllojnë.

      Shpresojmë në një të ardhme më të ndritshme të femrës shqiptare drejt rrugëtimit të saj në krijimin e familjes.

Autor: Labinot Kunushevci

0 1984

Feja është shumë e lartë që të nënçmohet me anë të ndotjes së kësaj bote, vepra e mirë nuk qëndron në këmbë veçse me anë të sinqeritetit, prandaj ai i cili veprat e ahiretit i bën për qëllime të kësaj bote do të dënohet me të.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ai i cili e kërkon diturinë, e cila kërkohet vetëm për fytyrën e Allahut, mirëpo ky e mëson me të vetmin qëllim që të përfitojë prej saj synime të kësaj bote, ky person nuk do ta shijojë erën e Xhenetit ditën e gjykimit.”[1]

Prandaj vepra e mirë edhe në qoftë se është e shumtë, porse nuk është me qëllim të mirë, kjo e çon njeriun deri në shkatërrim të asaj çfarë ka punuar. Pasi që Allahu kur tregon për hipokritët tregon se ata: falen, agjërojnë, japin nga pasuria e tyre, luftojnë në rrugë të Allahut, madje lexojnë edhe Kur’an, kurse për këtë të fundit i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i munafikut i cili e lexon Kur’anin është si shembulli i borzilokut, erën e ka të mirë ndërsa shijen e ka të hidhur.[2] Kurse Allahu i Madhëruar për shkak të humbjes së sinqeritetit të tyre thotë për ta: “Munafikët do të jenë në fundin (në thellësitë më të mëdha) e xhehenemit dhe për ta nuk ka ndihmës.”[3] Ndërsa i pari i cili do të digjet në zjarrin e xhehennemit është: lexuesi i Kur’anit, luftëtari (muxhahidi) si dhe shpenzuesi i pasurisë, sepse veprat e tyre nuk i kanë bërë sinqerisht për Allahun, mirëpo i kanë bërë që të thuhet filani është lexues i Kur’anit, filani është bujar, filani është trim.

Prandaj me fjalën tënde dhe veprën tënde kërko atë që gjendet Allahu, sepse ajo është ajo që mbet, ndërsa çdo gjë pos saj do të zhduket.

Kështu që poqëse një rob bën një vepër e cila nga jashtë duket se bëhet me qëllim të mirë, mirëpo qëllimin e ka ta arrijë kënaqësinë e kësaj bote kjo është hipokrizi, dyfytyrësi në vepra.

Ibn Rexhebi ka thënë: “Prej cilësive më të mëdha të dyfytyrësisë në vepër është: të bësh ndonjë vepër e cila nga jashtë tregon se është e mirë, porse qëllimin e ka të keq, dëshiron me anë të saj të përfitosh të mirat e kësaj bote dhe kjo dëshirë i plotësohet, madje me të i arrin qëllimet e tij. Për këtë vepër ai madje edhe gëzohet pasi që arrin ti mashtrojë njerëzit, në të njëjtën kohë ai lavdërohet nga njerëzit, porse ne nuk duhet të harrojmë se këto lloj veprash janë karakteristikë e hipokritëve dhe jehudëve, në bazë të asaj që na ka treguar Allahu në Kur’anin Famëlartë.”[4]

Kush dëshiron të lavdërohet për një vepër të mirë, të cilën nuk e ka bërë, ky person kërcënohet me zjarr. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë, dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan, mos llogarit shpëtim për ta, ata kanë një dënim të dhimbshëm.”[5]

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi.

[2] Mutefekun-alejhi.

[3] Nisa: 145.

[4] Xhamiul-ulumi vel hikem 2/493.

[5] Ali Imran: 188.

0 5968

Dega Studentore pranë Q.K.”Albislam”-Sektori i femrës më 14.02.2015 në restorantin “Festina”- Shkup e realizoi me sukses “KUIZIN E DITURISË” që ishte i paraparë enkas për nxënëse të shkollave të mesme.

Në këtë garë të diturisë morrën pjesë 38 nxënëse nga: Sh.M.M.”Pançe Karagjozov”, Sh.M.E.”Arseni Jovkov”, gjimnazi “Zef Lush Marku”, medreseja “Isa Beu”, kolegji “Jahja Kemal”, shkollat e mesme “ASUC” dhe “PTT”. Këtë kuiz nga pozita e publikut e ndjekën rreth 200 nxënëse, studente, intelektuale e dashamire të diturisë.
Materialin garues nxënëset patën mundësi ta mësojnë për gjatë  dy javëve. Pas mundit gjatë përgatitjes ato sot dëshmuan, me përgjigjet e tyre, aftësitë e tyre dhe dashurinë për lapsin dhe diturinë.
Garueset u ndanë në katër grupe: grupi Asija, Merjem, Hadixha dhe Fatime. Përveç rubrikave : pyetje-pergjigje, e saktë- e pasaktë, zgjidh opsionin a,b ose c, iu dha mundësia që të nxjerin në pah talentet e tyre në fushën e komunikimit-debatit dhe të shkrimit.
Në fushën e debatit me temë: “Prezantimi i Islamit para të huajve” fitoi grupi “Fatime”, ndërsa në ese me temë: “Në dhomën time të ngrohtë e ndjeva ftohtin tuaj nga larg” u vlerësua esea e grupit “Asija”.
Kuizi u ndjek dhe u vlerësua nga komisioni 3 anëtarëshe dhe rezultati përfundimtarë nxori në vend të parë grupin “Fatime”. Me që të katër grupet kishin marrë pikë të shumta dhe dallimi mes tyre ishte i vogël mund të thuhet se ky kuiz të gjithë pjesëmarrëset i bëri fitues.
Dega Studentore dhe i gjithë stafi i sektorit të femrës “Albislam”, të gjitha vajzave që morrën pjesë u dëshiron suksese të mëtutjeshme duke lutur Allahun që t’ua shton diturinë, sinqeritetin dhe durimin në këtë rrugë.
Poashtu falënderojmë të gjithë ata që na mbështetën moralisht dhe financiarisht për ta realizuar këtë projekt. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ne.
Me nderime Dega Studentore- Albislam

IMG-20150215-WA0003  IMG-20150215-WA0006  IMG-20150215-WA0007  IMG-20150215-WA0009

IMG-20150215-WA0005

0 3687

O ju musliman, udhëzimi është dhuratë e Allahut, dhe me të e begaton atë që donë nga robërit e Tij. Allahu na urdhëroi që ta ruajmë këtë begati nga çdo gjë që ia humb shkëlqimin dhe ia dëmton vlerën, mirëpo ka nga njerëzit, të cilët e shitën fenë e tyre lirë, duke mos qenë të kënaqur nga ajo që Allahu u caktoi nga fatkeqësitë e sprovat, për ta apo për të tjerët. Kjo i bëri ta shesin fenë e tyre tek sihirbazët, dhe magjistarët e fallxhorët, duke i pyetur ata për fshehtësitë, apo të kërkuarit nga ta që t’ju bëjnë tjerëve sihër e magji, dhe me të t’i dëmtojnë njerëzit dhe shoqëritë.

Sihri është vepër që përmban shumë mëkate të mëdha që ta shkatërrojnë fenë, si kërkimi ndihmë nga xhindet dhe shejtanët, frika e zemrës nga të tjerët jashtë Allahut, largimi i mbështetjes nga Allahu, dhe shkatërrimi i jetës së shumë njerëzve dhe dobive të tyre. Sihri është sebepi i shkatërrimit të shumë familjeve, dhe shtëpive, dhe shoqërive. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Largojuni shtatë (mëkateve) shkatërruese. Thanë cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Tha: Shirku, magjia, mbytja e njeriut pa të drejt e që e ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, kthyerja e shpinës kur takohen dy palët (ikja nga fronti) dhe shpifja ndaj grave të ndershme muslimane”.

Shejtani e nxit fortë magjistarin t’i bën sihër robërve të Allahut. Allahu thotë: “Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët” Bekare 102, dhe “E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi”. Bekare 102. Kjo nuk do të thotë se çdo sihër ndikon tek njeriu! Sa magjistar kanë lidhur nyje dhe nuk ka pasur ndikim tek njeriu. Allahu thotë: “Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut”. Bekare 102. Dëmi dhe dobia janë në dorën e Allahut. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dije se po nëse gjithë njerëzit tubohen, pajtohen që ty të të bëjnë një të keqe, nuk do të mund të bëjnë përpos asaj që Allahu për ty ka caktuar”.

O ju musliman, magjistari është njeriu më i fëlliqur, dhe me moral më të keq, dhe me zemër më të ligë, i përafërt me shejtanin, rob i tij, nuk e do të mirën, dëmtues i shoqërisë, i përshkruar me cilësitë më të nënçmuara, dhe mashtrues i atyre që vijnë tek ai, duke i mashtruar me lajmet që ua jep. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, transmeton se kur ajo e pyeti të Dërguarin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për fallxhorët ai u përgjigj se ata nuk ishin asgjë. Ajo pastaj përmendi se fallxhorët ndonjëherë u thoshin gjëra që ishin të vërteta.

I Dërguari, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kjo është një pjesë e të vërtetës të cilën xhini e vjedh dhe e llomotit në veshin e shokut të tij, por ai e përzien atë me 100 gënjeshtra”. Magjistarit sihri i tij nuk ka mundësi t’i plotësohet, vetëm se atëherë kur i bën kufër Allahut. I Dërguari, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush bën sihër vetëm se ka bë shirk”. E cekin dijetarët se kjo është argument se magjistari është mushrik, ngase sihri nuk mundet të veprohet pa mos bërë shirk.

Magjistari e donë pasurinë, edhe atë fortë, dhe i mashtron njerëzit për hir të saj. Kur kërkoi Faraoni nga magjistarët të ballafaqohen me sihër me Musain, alejhi selam, ata kërkuan nga ai pasuri. Allahu thotë: “Dhe kur erdhën magjistarët e Faraonit, thanë: “A do të shpërblehemi, nëse fitojmë?” Faraoni tha: “Po, dhe do të jeni nga më të afërmit e mi”. Earaf 113-114.

Magjistari i mashtron njerëzit dhe i thërret në shirk. I urdhëron të prenë kurban për shejtan dhe i urdhëron të lidhin hajmali, me pretekst se ajo i bën dobi dhe ua largon dëmin. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush mban apo lidh hajmali vetëm se ka bërë shirk”. Ata që shkojnë tek ai, i mashtron duke i bindur se i di sëmundjet dhe problemet e tyre, me qëllim që t’ua përfiton zemrën, dhe po ashtu i mashtron ata që shkojnë tek ai me shënimin e ajeteve të Kuranit nëpër fleta të ndryshme.

Dëmi i magjistarit është i madh për shoqërinë. Veprat e tij janë errësirë e rëndë. Plot nga njerëzit i ka futur në shirk, i ka shkatërruar shumë shtëpi të lumtura, e ka ndarë burrin dhe gruan që janë dashtë mes veti, shumë fëmijë të pafajshëm për shkak sihrit të tij e kanë shijuar hidhëtinë e jetës, janë ballafaquar me ndarjen e prindërve të tyre, dhe kjo ka qenë shkak i devijimit të tyre. Sa njerëz të shëndoshë magjistari ka qenë sebep i të sëmurit të tyre, sa të varfër janë zhytur nëpër borxhe duke i dhënë magjistarit të holla, kinse për t’ua larguar problemet e tyre?! Sa të holla haram dhe të kota i ka ngrënë magjistari duke pretenduar se e ka ilaçin dhe se e njeh fshehtësinë?! Sa njerëz i ka nxjerrë nga feja duke i besuar lajmërimeve të tij, kinse nga fshehtësitë, të cilat nuk i dinë përveç se Allahu?! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush i afrohet magjistarit apo parashikuesit dhe e pyet për diçka dhe i beson asaj që e thotë, vetëm se e ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit”. Për shkak rrezikut të dëmit të magjistarit mbi muslimanët, u caktua vendimi për ta që tu prehen qafat, me qëllim që shoqëritë të rehatohen nga sherri i tyre.

Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, u shkroi punëtorëve të tij që të mbysin çdo magjistar dhe magjistare. Kjo në dynja, kurse shpërblimi i tyre në ahiret është hyrja në Xhehenem, ku Allahu thotë: “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër”. Bekare 102. O ju musliman, kush troket në derën e magjistarit që të bën sihër për të, vetëm se e ka shitur fenë e tij me dynjanë e tij, dhe e ka zëvendësuar dritën e besimit me errësirën e zemrës. Nëse njeriu e pëlqen këtë vepër edhe pse nuk e vepron, është i njëjtë në mëkat, sikurse ta kishte vepruar.

Një ndër dhjetë gjërat të cilat e nxjerrin muslimanin nga Islami, është edhe veprimi i sihrit apo të kënaqurit me këtë vepër. Allahu thotë: “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër”. Bekare 102. Shkuarja tek magjistari e hidhëron Allahun, i bën padrejtësi krijesës, dhe e dëmton dynjanë dhe fenë e njeriut. Për këtë arsye, ti i cili kërkon që t’i veprohet ndokujt sihër, mos u bë kurban i magjistarit që të nxjerr nga feja jote. Rikujtoje se dynjaja është e shkurtër, dhe se ti do të jesh i vetëm në varr, pra pendohu sinqerisht, dhe pastroje zilinë e zemrës tënde duke i bërë mirë të tjerëve, dhe shkatërroi nyjat nëse i ke bë sihër, ndokujt para se të vjen dënimi i Allahut mbi ty. Atij që i bëhet sihër është i dëmtuar rëndë, dhe Allahu ka mundësi që t’ia zëvendëson atë begati mbi të cilën ka pasur zili, me diçka edhe më të mirë.

Allahu i sprovon robërit e Tij për t’ua ngritur gradat dhe për t’i pastruar nga gjynahet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kujt Allahu ia donë të mirën e sprovon”. O ti që je i sprovuar me sihër, mos u pikëllo për atë që të goditi. Allahu e sprovon robin e Tij që ta afron kah Ai. Mos u zemëro për atë që të goditi, dhe mos u dëshpëro nga ajo që Allahu e caktoi për ty. Kjo ka mundësi të jetë shkak për lumturinë tënde. Allahu thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju”. Bekare 216.

Duaja e të dëmtuarit pranohet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Tri lutje (dua) janë të pranuara pa dyshim: lutja e atij mbi të cilin bëhet padrejtësi, lutja e udhëtarit (mysafirit), si dhe lutja e prindit për fëmijën e vet”. Nëse bën durim dhe i frikohesh Allahut, për ty do të ketë përfundim të mirë. Allahu thotë: “Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”. Earaf 128. Shpeshtoje lutjen e Junusit, alejhi selam, i cili tha: “LA ILAHE IL-LA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MIN EDH-DHALIMIN”.( Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!). I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Muslimani nuk lutet me këtë lutje për ndonjë gjë, e të mos i pranohet lutja”. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se është vërtetuar se kush e thotë shtatë herë, Allahu ia largon problemin e tij. Bëje duanë: “Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun, Allahume exhurni fi musibeti ue hluf li hajran minha” (Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi, O Allah më shpërble për këtë fatkeqësi dhe ma kompenzo atë me një më të mirë se atë që kisha). Kjo le të jetë e shpeshtë në gjuhën tënde. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje, Allahu do ta shpërblen për këtë fatkeqësi dhe do t’ia zëvendëson me diçka më të mirë”. Kapu edhe për istigfarin, ngase istigfari t’i largon brengat dhe t’i lehtëson vështirësitë.

O ti që je i sprovuar me sihër, për ty më mirë është që je i dëmtuari se sa i padrejti. Për këtë arsye mbështetu Zotit tënd, dhe shpeshtoje istigfarin dhe lutjet, dhe dije se lehtësimi i Allahut është afër. Mjerë për ty nëse dëshpërohesh nga mëshira e Allahut!! Kur njeriu është i afërt me Allahun, nga ai largohen belat dhe sherri. Përmendja e shpeshtë e Allahut, është nga shkaqet e ndalimit dhe pengimit të sihrit. Përkujdesja për namazet, e sidomos namazi i sabahut me xhemat është mburojë nga sherret. Surja Bekare është e bereqetshme. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Lexojeni suren Bekare! Mësimi i saj është bereqet, kurse lënia e saj është humbje, dhe ai që e lexon nuk mundet t’i bëjnë dëm magjistarët”. Leximi i sures Felek dhe Nas në mëngjes dhe mbrëmje, janë sebep për mbrojtje nga sihri. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ka porosit Ukbe ibën Amir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, duke i thënë: “Kërko mbrojtje me to. Nuk ka njeri që ka kërkuar mbrojtje me diçka më të mirë se sa me to”. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nevoja e njeriut të kërkon mbrojtje me ato dy sure, është më e madhe se sa nevoja e tij për ujë, dhe ushqim, dhe veshje”. Kush i lexon natën dy ajetet e fundit të sures Bekare i mjaftojnë ato nga sherret. Kush i ha shtatë hurma nga lloji axhve, e mbrojnë nga sihri. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ha në mëngjes shtatë hurma të llojit axhve, në atë ditë nuk do t’i bëjë dëm, as helmi, e as sihri”. Jeni të kujdesshëm nga mëkatet, dhe llojet muzikës, dhe veglave muzikore. Ato janë sebepi kryesor për afrimin e shejtanëve në shtëpi. Nëse njeriu i largohet përmendjes së Allahut, atëherë shumë lehtë i afrohen shejtanët dhe e dëmtojnë. Për këtë arsye shpeshtoni leximin e Kuranit, merruni me adhurime. Kurani është shërim nga të gjitha sëmundjet, kurse përmendja e Allahut e mbron robin nga çdo gjë që donë ta dëmton, dhe ia zgjeron gjoksin dhe ia qetëson zemrën: “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”. Rad 28.

SHEJH DR. ABDULMUHSIN EL KASIM

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË