Arhiva DitoreFeb 17, 2015

0 2464
  1. 1. Shpeshtimi i istigfarit.

– Allahu i Madhëruar thotë: e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj”. Nuh 10-12.

  1. Devotshmëria.

– Allahu i Madhëruar thotë: Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”. Talak 2- 3.

“Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë”. Earaf 96.

  1. Mbështetja në Allahun.

– Allahu i Madhëruar thotë: Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë. Talak 3.

– I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:Nëse i mbështeteni Allahut  të Madhëruar me mbështetje të plotë, do t’ju japë rrëskun (do t’iu furnizojë juve) ashtu sikurse ia jep rrëskun zogjve të cilët dalin të uritur dhe kthehen të ngopur”.

  1. Mbajtja e lidhjeve farefisnore.

–  I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:Ai njeri që dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet farefisnore”.

  1. Shpenzimi në rrugë të Allahut.

– Allahu i Madhëruar thotë: Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë”. Sebe 39.

  1. Pendimi.

Allahu i Madhëruar thotë: “(që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar”. Hud 3.

  1. Lutja.

– I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:“O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga koprracia dhe varfëria dhe nga dënimi i varrit”.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:“Kërkoni mbrojtje nga varfëria dhe mospasja, nënçmimi dhe të mos më bëjnë padrejtësi dhe të mos i bëj askujt padrejtësi”.

  1. Përmendja e Allahut.

– Allahu i Madhëruar: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër”. Taha 124.

  1. Shpenzimi për kërkuesin e diturisë e shton furnizimin.

– Në kohën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishin dy vëllezër, njëri nga ta kërkonte dituri kurse tjetri punonte. Ky i fundit erdhi te i  Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe u ankua se vëllau i tij nuk punon. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Ndoshta ti nëpërmjet atij furnizohesh”.

10. Falënderimi i Allahut.

– Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia”. Ibrahim 7.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1568

Motra ime, kujdesu që të mos jesh nga ato dhjetë gra që janë të larguara nga mëshira e Allahut. Veprat e tyre që i largojnë nga mëshira e Allahut janë këto:

  1. Tatuazhi.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi ato gra që u bëjnë tatuazh (të tjerëve) dhe ato gra që kërkojnë t’u bëhet tatuazhi.

Me tatuazh nënkuptojmë futjen e gjilpërës nëpër trup dhe vizatimi i tij.

  1. Shkulja e vetullave.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi ato gra që i shkulin vetullat dhe ato që kërkojnë me ua shkulur vetullat.

  1. Hapja e boshllëkut mes dhëmbëve.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi ato gra të cilat i rrallojnë dhëmbët e tyre (bëjnë boshllëk mes dhëmbëve) për zbukurim.

  1. Gërshetimi i flokëve të huaja mbi të vetat apo zgjatja e flokëve të veta me flokë të tjera.

 I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi atë grua e cila i gërsheton flokët e huaja mbi të vetat, dhe atë që mundëson që kjo t’i bëhet.

Kjo grua ia gërsheton grave të tjera flokët me qëllim që t’i duken më të gjata dhe në mesin e tyre hyn edhe perika.

  1. Gruaja nga e cila është zemëruar burri i saj.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse burri e thërret gruan e vet për në shtrat e ajo nuk vjen, melekët do ta mallkojnë atë grua deri në mëngjes”.

  1. Përngjasimi i grave me burra.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i ka mallkuar ato gra që i përngjasojnë burrave.

  1. Vizitueset e varrezave.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi vizitueset e varrezave.

  1. vajtuarit me zë gjatë fatkeqësive.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është i pafajshëm ndaj një gruaje që qan me zë e vajton (apo që rreh fytyrën), ndaj asaj që rruan kokën dhe ndaj asaj që shqyen rrobat (kur i bie fatkeqësi)”.

  1. Gruaja që divorcohet nga burri i saj tri herë dhe pastaj martohet me burrë tjetër për një periudhë të shkurtër, jo me qëllim martese, po me qëllim që ky i fundit ta shkurorëzon menjëherë dhe ajo t’i kthehet burrit të parë.

Kjo është mëkat nga mëkatet e mëdha dhe është tradhti dhe gënjeshtër e keqe.

10. Gruaja e zhveshur.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ” … si dhe gratë e veshura por të zhveshura, të cilat lëkunden gjatë ecjes, kokat (flokët) e të cilave janë si shpina e devesë nuk do të hynë në Xhenet, e as që do të nuhatin erën e tij, ndërsa era e tij ndihet aq larg”.

Motra ime, mos harro se me mallkimi nënkuptojmë largim nga mëshira e Allahut. Nëse ti largohesh nga mëshira e Allahut, kush do të mëshiron?? Pasha Allahun, nëse tubohen të gjithë njerëzit nuk do të kenë mundësi të shpëtojnë nga dënimi i varrit dhe rikujtoje motër se bukuria e kësaj dynjaje është kalimtare dhe neve nuk do të na mbeten nga ajo vetëm se veprat e mira.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse ju do të jeni më të shumta në numër banor të Xhehenemit”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 7081

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe përkujdesuni për librin e Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Pa dyshim, ata që lexojnë Librin e Allahut, falin namazin dhe japin fshehtazi apo haptazi nga ajo që u kemi dhënë Ne, mund të shpresojnë në një fitim që nuk do të humbasë”. Fatir 30.

Othman ibën Afani, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Më i miri i nga ju (muslimanët) është ai që e mëson Kuranin vetë dhe ua mëson atë edhe të tjerëve”.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ai që lexon Kuran bukur do të jetë në shoqëri të shkruesve (engjëjve) të ndershëm, ndërsa kush e lexon duke hasur në vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar.”

Ebu Umameh, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tha se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, duke thënë: “Lexojeni Kuranin, ngase ai do të ndërmjetëson Ditën e Kiametit për ata që e lexojnë”.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ulet një popull në një mexhlis ku përmendet Allahu, përveçse i mbulon mëshira e Allahut, i rrethojnë melekët dhe Allahu i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai”.

Këto citate nga Kurani dhe Syneti, të gjitha ju nxisin në mësimin e Kuranit, dhe të vepruarit me të, dhe leximin e tij, ngase Kurani është burimi i lumturisë së juaj, shpëtues nga sprovat, në të janë lajmet e të parëve, dhe njoftim për atë që do të ndodh më vonë. Kurani është gjykues në mesin e juaj, kush e braktis nga kryelartësia Allahu ia thyen qafën, dhe kush kërkon udhëzim jashtë Kuranit, Allahu e devijon. Kurani është litari i Allahut i fortë, rruga e drejtë, shpirtrat e ligë s’kanë mundësi ta ndryshojnë, dhe dijetarët nuk ngopen nga ai. Është përplot mrekullira, kush flet me të e thotë të vërtetën, kush punon me të shpërblehet, kush gjykon me të është i drejtë, kush thërret në të udhëzohet në rrugë të drejtë. Për këto arsye mësojeni dhe lexoni dhe përsiatni ajetet e tij. Mësojani fëmijëve të juaj, dhe rritni me

leximin e tij, dhe bëjani të dashur librin e Allahut, derisa të lidhen për të dhe tua përmison moralin e tyre, dhe pastron shpirtrat e tyre, dhe të bëhen nga bartësit e Kuranit dhe lexuesit e tij, sepse fëmija kur e mëson Kuranin në fëmijëri, më vonë do ta dinë se çka lexon në namazin e tij. Mësimi i Kuranit në fëmijëri është shumë më i mirë, se sa të mësohet kur të rritet, sepse më shumë përforcohet në mendje dhe mësimin e tij përmendësh e ka më të fortë.

Shumica e njerëzve në këto ditë janë larguar nga mësimi i Kuranit. Të mëdhenjtë janë preokupuar me dynja, të vegjlit janë preokupuar me mësimet shkollore, kurse kohën e lirë e kalojnë nëpër rrugë duke lozur. Kjo i bëri që të largohen nga Kurani dhe mos ta njohin, madje të ketë edhe nga ata që e kryen edhe fakultetin, dhe nuk e din ta lexon një ajet si duhet. Madje ajo më e çuditshmja është se plot nga xhamitë nuk kanë imam, ngase njerëzit nuk donë tu lexohet Kuran tepër në namaz dhe imami ta zgjat namazin. Sebepi i gjithë këtij problemi qëndron në papërgjegjësinë e prindërve ndaj fëmijëve të tyre dhe pakujdesia e tyre për sa i përket Kuranit. Kjo bëri që Kurani të braktiset nga shumë musliman, dhe nga kjo u ankua i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur tha: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”. Furkan 30.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nga shpërfillja e Kuranit është braktisja e meditimit të tij dhe të kuptimit të tij, dhe lënia e të vepruarit me të. Poashtu dëgjimi i poezive, apo muzikës, apo thënieve, apo marrja me dëfrime, duke e zëvendësuar Kuranin me to, është nga shpërfillja e tij”.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Shpërfillja e Kuranit është shumë llojesh:

E para: Braktisja e dëgjimit të tij dhe besimit në të.

E dyta: Braktisja e punës me të, edhe nëse e lexon dhe i beson atij.

E treta: Braktisja e gjykimit me të në bazat e fesë dhe në degët e tij.

E katërta: Braktisja e meditimit të tij dhe kuptimit të tij dhe atë që ka dashur Allahu të na e dërgon si mesazh në të.

E pesta: Braktisja e kërkimit të shërimit me të dhe kurimi me të.

Këto të gjitha hyn në ajetin: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”. Furkan 30.

Kurse përcillet në një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Kam frikë se do të vijnë kohëra kur prej Islamit do të mbetet vetëm emri, e prej Kuranit vetëm shkronjat”.

E domosdoshme është të mësohet Kurani, dhe ai të merret nga mësues të mirë që e njohin leximin e tij. Nuk mjafton të lexohet apo të mësohet vet, po më së miri është të lexohet dhe të nxihet përmendësh duke e përsëritur para tjetrit. Pra patjetër për atë që dëshiron ta mëson Kuranin dhe tua mëson fëmijëve të tij, të zgjedh një lexues të mirë, dhe të mëson tek ai, duke e mësuar leximin dhe rregullat e tij. Përkujdesja për Kuran duhet të jetë prioriteti kryesor i muslimanit.

Kush e mëson Kuranin, le të përkujdeset për të, le ta lexon më tepër dhe le të tenton ta kupton qëllimin e ajeteve, duke qenë i përulur dhe me frikë respekt. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e lexon një shkronjë nga Libri i Allahut (Kurani), do të ketë shpërblim, e shpërblimi do të dhjetëfishohet. Unë nuk them që ‘Elif Lam Mim’ është një harf – shkronjë, por, ‘Elif’ është harf, ‘Lam’ është harf dhe ‘Mim’ është harf”.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Meditoje mesazhin e Kuranit dhe do të gjesh se ka Sundues të tij. Sundues ku i tërë sundimi është i Tij, i tërë falënderimi i takon vetëm se Atij, dhe të gjitha çështjet janë në dorën e Tij. Allahu në Kuran i këshillon robërit e Tij dhe i drejton kah ajo që ua jep lumturinë dhe shpëtimin, dhe i nxit në të, dhe i paralajmëron nga ajo që i shkatërron. Ua mëson atyre emrat dhe cilësitë e Tij, dhe ua bën të dashur begatitë e Tij, dhe ua rikujton begatitë e Tij mbi ta, dhe i urdhëron që t’i nënshtrohen urdhrave të Tij, dhe ua rikujton begatitë që i presin nëse i nënshtrohen, dhe ua rikujton dënimin që i pret nëse i bëjnë gjynah dhe nuk i nënshtrohen. I lajmëron për atë se çka vepron me miqtë dhe armiqtë e Tij, se si do të jetë përfundimi i dyja palëve, dhe sjell shembuj, dhe argumentet i sjell të llojllojshme, thërret për në Xhenet, dhe i përmend bukuritë e saj dhe cilësitë e saj. Paralajmëron nga Xhehenemi, dhe ua rikujton dënimin e rreptë dhe dhembjet në të. E përmend nevojën e robërve për Të, dhe se ata nuk munden pa Allahun, as sa mbyll e hapë

sytë. Kurani është libër që ta rikujton Allahun, dhe për këtë arsye muslimani duhet të përkujdeset ta mëson dhe të shpeshton leximin e tij, ngase Kurani është dritë, shërim, mëshirë, shpirt, udhëzim, dallues i të kotës dhe të vërtetës, dhe argument, dhe gjykues. (shkurtimisht dhe me kuptim).

Nga muslimani kërkohet ta lexon Kuranin sipas gjendjes së tij, në kufi të mundësive të veta. Nëse din të lexon mirë, kjo është edhe më e mirë dhe më e përsosur. E nëse nuk din mirë të lexon, e lexon sipas mundësive të veta. Ka ardhur në një hadith: “Ai që lexon Kuran bukur do të jetë në shoqëri të shkruesve (engjëjve) të ndershëm, ndërsa kush e lexon duke hasur në vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar”.

Për këtë arsye muslimani duhet të bën përpjekje që ta përmison leximin e tij para atij që din më mirë se ai vet të lexon. Nuk duhet ta merr si argument faktin se nuk di të lexon mirë dhe ta braktis leximin, ngase atëherë humb shumë mirësi dhe shpërblime. Le të lexon ashtu si ka mundësi dhe sa ka mundësi të lexon, e nëse e lexon krejt Kuranin, atëherë kjo është më e mira dhe më e dashura.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 2128

Vëndqëndrimi i shpirtërave?

Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me vendbanimin e shpirtërave, kjo nga shkaku i gradave të ndryshme të shpirtërave, e si pasojë i kanë ndarë ata në tri grupe:

1. Grupi i parë: Shpirtrat e profetëve-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta –

Shpirtrat e tyre pa kurfarë diskutimi janë te Zoti i tyre në gradat më të larta. Argument për këtë është hadithi i Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur ishte i shëndoshë thoshte:” Asnjë profet nuk ka vdekur para se ta shoh vendin e tij në xhenet e pastaj zgjedh (në mes vdekjes apo jetës së kësaj jete për ta vazhduar jetën).” Thotë ajo:” Kur u sëmurë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kokën e tij e kishte të vendosur mbi kofshët e mia, e kur i ra të fikët për një kohë, e pastaj i erdhi vetëdija e drejtoj shikimin e tij lartë dhe tha: Tek miku im më i Lartë (Allahu)”. – Thashë: Atëherë e kuptova se ai ka zgjedhur të mos qëndroj me ne, e pikërisht këtu e kuptova hadithin të cilin na kishte treguar më parë. Kurse fjala e fundit e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ishte:” O Allah të lutem tek miku im më i Lartë “(e kishte për qëllim Allahun e Lartësuar)1.

2. Grupi i dytë: Shpirtrat e shehidëve, dëshmorëve –

Për të cilët ka argument se shpirtrat e tyre janë në formën e zogjëve të gjelbërt, të varura për arshi. Mesruku përcjell dhe thotë: E pyetëm Abdullah ibn Mesudin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në lidhje me ajetin në Kuran:” Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre”2. E ai tha: Për këtë çështje ne e kemi pyetur (të dërguarin e Allahut -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)3, e ai na tha:” Shpirtrat e tyre janë në formë të zogjëve të gjelbër bashkë me kandila (lamba) të varura për arshi, shëtisin nëpër xhenet ku të duan, pastaj kthehen tek kandilat e tyre, atëherë ju shfaqet Zoti ku ju thotë: A dëshironi diçka tjetër? – Thonë: Çfarë të dëshirojmë diçka tjetër kur shëtisim në xhenet ka të duam. – Kështu vepron me ta tri herë, atëherë kur e vërejnë se nuk do të lihen të qetë nga kjo pyetje thonë: O Zot dëshirojmë të na i kthesh shpirtrat tanë në trupat tanë derisa të vdesim përsëri në rrugën Tënde, atëherë kur e sheh Allahu se ata nuk kanë nevojë për diçka tjetër i le”4.

3. Grupi i tretë: Shpirtrat e njerëzve prej besimtarëve dhe të tjerëve –

Për këta ka mendime të ndryshme, ndjekja e mendimit më të saktë është se shpirtrat e besimtarëve janë në xhenet, ndërsa shpirtrat e pabesimtarëve janë në zjarrë, ky mendim njëherit është edhe mendimi i imam Ahmedit-Allahu e mëshiroftë. Djali i tij Abdullahu përcjell fjalën e tij ku thotë: “Shpirtrat e pabesimtarëve janë në zjarrë ndërsa shpirtrat e besimtarëve janë në xhenet”5.

Po ashtu ky mendim është saktësuar edhe nga Ibn Tejmije-Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: “Shpirtrat e besimtarëve janë në xhenet, ndërsa shpirtrat e pabesimtarëve janë në zjarrë, shpirtrat e besimtarëve shperblehen në begati, ndërsa shpirtrat e pabesimtarëve ndëshkohen derisa të kthehen shpirtrat në trup ditën e ringjalljes”6.

Dallimi ndërmjet jetës së shehidëve, dëshmorëve në berzah, jetën e varrit në xhenet dhe jeta e tjerëve pos tyre nga besimtarët

Për këtë çështje Ibn Rexhepi-Allahu e mëshiroftë, thotë:” Dallimi ndërmjet jetës së shehidëve dhe të tjerëve nga besimtarët është se shpirtrat e tyre janë në xhenet duke shikuar në dy këndvështrime:

E para: Shpirtrave të shehidëve ju jepet trup, e ajo është në formë zogu, që në këtë mënyrë të kenë mundësi ti gëzojnë komplet begatitë e xhenetit, e jo si shpirtrat tjerë të thjeshtë, sepse shehidët i kanë dhënë trupat e tyre si sakrificë për Allahun, e si shpërblim apo kompensim për ta nga ana e Allahut është: Jeta e tyre në berzah në këta lloj trupi.

E dyta: Ndërsa sa i përket të tjerëve pos tyre se edhe ata ushqehen në xhenet, nuk ka diçka autentike, kështu që në disa transmetime tregohet se shpirtrat tjerë pos shehidëve janë të lidhura në drujt e xhenetit, ka dy transmetime: يعلَقون “Jualekunë”, me fet’ha mbi lamin, si dhe dame يعلُقون “jualukunë”, prandaj është thënë se kanë kuptim të njejtë. Pra qëllimi është se hanë nga druri.

Ibn Abdulberi -Allahu e mëshiroftë, thotë: “Transmetimi me dame e ka kuptimin e të ngrënurit, ndërsa me shenjën e fet’has e ka për qëllim të varura. Kurse Ibn Xheuzi-Allahu e mëshiroftë, potencon se kjo nuk do të thotë se ata janë të njejtë me shehidët në përjetimin e begative në ushqim, e Allahu e di më së miri”7.

Përgaditi: Nexhat Ceka

1 Transmeton Buhariu nr. 6905.

2 Ali Imran:169.

3 Këtë e përmend Neveviu, d.m.th. është për qëllim i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. – “Sherh sahihul Muslim” Neveviu 13/34 nr. 1887.

4 Transmeton Muslimi nr. 1887.

5 ‘Tabakatul-hanabila” 1/181.

6 “Fetava” Ibn Tejmije 4/311.

NA NDIQNI NË