Arhiva DitoreFeb 18, 2015

0 2790

– Besimi dhe vepra e mirë, janë fshehtësia e jetës sënde të mirë, përkujdesu për to.

– Kërko dituri dhe njohje dhe lexo sa më tepër, se leximi e largon mërzinë.

– Ripërtërije pendimin dhe largohu nga gjynahet, se ato ta shkatërrojnë jetën.

– Lexo Kuran me meditim dhe gjithmonë shpeshtoje përmendjen e Allahut.

– Sillu me njerëzit me mirësi dhe me respekt, gjoksi do të zgjerohet ty.

– Pastroje zemrën nga zilia, smira, urrejtja, armiqësia, tradhtia, se të gjitha janë sëmundje.

– Shiko atë që është poshtë ty në pamje, furnizim, shëndet, pasuri, etj.

– Mos u zemëro, bëhu i durueshëm, i butë dhe falës, jeta është e shkurtër.

– Mos shpreso që tjerëve tu merren begatit dhe të mirat, po mbështetju Allahut.

– Mos i zmadho problemet dhe ngjarjet, po paraqiti ashtu si kanë ndodhur dhe në formën e vet të realët.

– Krahaso mes begative të cilat i posedon dhe sprovave të cilat të kanë goditur, do të shohësh se fitimet janë më të mëdha se sa humbjet.

– Fjalët e këqija të cilat janë thënë për ty nuk të dëmtojnë, po e dëmtojnë atë që i ka thënë, ti mos u lodh me to dhe mos mendo rreth tyre.

– Përmiso të menduarit tënd, mendo rreth begative, suksesit dhe vlerave.

– Mos prit nga askush falënderim, ty nuk të takon e drejta mbi askënd, po veproje çdo të mirë për hir të Allahut.

-Përcaktoje një projekt të dobishëm, mendo rreth tij dhe preokupohu me të, do të mundëson t’i harrosh problemet e tua.

– Mësoje ndonjë punë të dobishme e cila të përshtatet dhe vepro ndonjë punë të dobishme nga e cila qetësohesh.

– Meditoi begatitë e Allahut që i posedon, fol rreth tyre dhe falënderoje Allahun për ato begati.

– Kënaqu me atë që ta ka dhuruar Allahu nga pasuria, shëndeti, familja dhe puna.

– Neglizhoi thash e thëniet rreth njerëzve, largohu nga përgojimi dhe bartja e fjalëve dhe mos u merr me të metat e njerëzve dhe mangësitë e tyre dhe gjynahet që i kanë.

– Merru me edukatë fizike dhe me ecje dhe përkujdesu për shëndetin tënd, mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.

– Lute Allahun gjithmonë për shëndet dhe mirësi, paqe dhe lumturi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

0 1234

Dijetari Dr. Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, e rrëfen një rast dhe thotë: Kisha ligjëratë në Meke dhe para se të filloj të ligjëroj mu afrua një njeri dhe më tha: Shejh Muhamed Hasan, të betohem në Allahun, mos e fol asnjë fjalë përpara se të më dëgjosh. I thash urdhëro, urdhëro o prindi im, ulu afër meje. U ul afër meje dhe në pamje dukej një njeri i thjeshtë, tregtarë. Allahu ia kishte hapur dyert e furnizimit dhe tregtisë, mirëpo ankohej nga një sëmurje e rëndë, ishte i paralizuar plotësisht. Më tha kam udhëtuar në Londër për t’u kuruar mirëpo nuk ishte caktimi i Allahut të shërohem atje, dhe poashtu në Francë dhe në Amerikë nuk ishte caktim i Allahut të shërohem në ato vende.

Pastaj më tha: Një ditë nga ditët isha i ulur para televizionit dhe e vërejta se e transmetonin direkt namazin nga Bejtul Harami (Qabeja) dhe fillova të qajë. Pastaj i thash fëmijëve të mi: O fëmijët e mi, dëshiroj të udhëtoj te Sunduesi i shtëpisë së Tij. Më thanë o prindi jonë, Sunduesi i kujt … te cili Sundues dëshiron të udhëtosh?! U thash se dëshiroj të udhëtoj te Mbreti i Sundimtarëve dhe unë jam i bindur se Ai nuk do të më kthen i zhgënjyer. U thash se dëshiroj të shkoj në Umre. Po ti nuk mundesh të lëvizsh, o baba i jonë!! U thashë: Merreni me qira një aeroplan privat dhe paguajeni nga pasuria ime.

Kryesorja, ma plotësuan dëshirën dhe erdha në Meke. Kur erdha këtu, u thash afrojeni karrigen time afër Qabesë dhe më leni i vetëm. Më afruan deri te vendi i tavafit dhe atëherë o biri im, fillova ta luti Allahun me disa fjalë që i përsëritja një orë të plotë dhe nuk thosha diçka tjetër jashtë atyre fjalëve. Gjatë lutjes sime thosha: “O Zoti im, unë nuk do të dal nga Shtëpia Jote vetëm se duke ecur apo duke më përcjellur për në varreza … bërtitja, bërtitja një orë të plotë … O Zoti im, unë nuk do të dal nga Shtëpia Jote vetëm se duke ecur apo duke më përcjellur për në varreza”.

Në fund u lodha dhe më zuri gjumi. Duke fjetur më erdhi një zë i cili më thonte ngrihu dhe ec, ngrihu dhe ec, ngrihu dhe ec … dhe më doli gjumi. Kur u zgjova prapë më erdhi një zë ngrihu, dhe unë u ngrita dhe ec, unë eca. Pasi që i bëra disa hapa mu rikujtua se unë jam i paralizuar … dhe nga gëzimi i madh bërtita dhe thash: O Zot, o Sundues, pasha Ty nuk u zhgënjeva nga mbështetja në Ty dhe që çështjen time ta lash të ma zgjedhsh vetëm se Ti.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1243

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut Një, i Cili nuk ka rival dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Do të ndalemi një moment të shkurtër me një ajet nga libri i Allahut,: “Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhenet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të pakujdesshëm, dhe ata nuk janë duke besuar”. Merjem, 39.

Allahu i Madhëruar urdhëron të Dërguarin e Tij Muhamedin salallahu alejhi ue selem që t’ua tërheq vërejtjen njerëzve nga dita e dëshpërimit dhe e keqardhjes, ajo është dita e Kiametit, kur do të shtohet dëshpërimi, keqardhja, nuk ka humbje më të madhe, se humbja e kënaqësisë së Allahut dhe xhenetit, përfitimin e hidhërimit, dhe amshimin në zjarr saqë nuk mund askush të kthehet në dynja të rifillon të vepron.

Allahu thotë: “Thuaj: “Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë”. Zumer, 15.

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Dita e dëshpërimit është një emër prej emrave të ditës së Kiametit, nga e cila ka alarmuar Allahu.

AbduRrahman ibn Zejd ibn Eslem për fjalën e Allahut “ti tërhiqu atyre vërejtjen  për ditën e dëshpërimit” është dita e Kiametit, dhe lexoi: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!”. Zumer, 56

Dhe fjala e Allahut “kur të marrë fund çështja” kur të përfundon llogaria, dhe banorët e xhenetit të hynë në xhenet dhe banorët e zjarrit hynë në zjarr.

Dhe fjala e Allahut “se ata (sot) janë të pakujdesshëm” në këtë botë me epshet, kënaqësitë  e tyre nga të vepruarit për ditën e dëshpërimit, dhe fjala e Tij “dhe ata nuk janë duke besuar” nuk besojnë në ringjalljen pas vdekjes dhe për kënaqësinë e përhershme për atë që ka respektuar Allahun, dhe dënimin e dhembshëm për atë që ka kundërshtuar Atë.

Ebu Said el Hudriju, radijallahu anhu transmeton se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Do të sillet vdekja ditën e Kiametit në formë të dashit  të trashë (Ebu Kurejb ka shtuar “vendoset mes xhenetit dhe zjarrit”) e do të thirren: O banorë të xhenetit a e njihni këtë? Do të zgjasin qafat, shikojnë dhe thonë: Po, kjo është vdekja. Thotë: O banorë të zjarrit a e njihni kush është ky? Do të zgjasin qafat, shikojnë dhe thonë: Po, kjo është vdekja. Urdhëron të theret, pastaj thotë: O banorë të xhenetit, jetë të përhershme, nuk ka më vdekje, dhe o banorë të zjarrit jetë të përhershme, nuk ka më vdekje. Pastaj i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem lexoi ajetin: “Ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhenet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të pakujdesshëm, dhe ata nuk janë duke besuar”. Dhe bëri me shenjë kah kjo botë”.[1]

Muslimi ka shënuar një pjesë shtesë të transmetimit të ibn Omerit radijallahu anhu: “Atëherë banorëve të Xhenetit do t’u shtohet gëzim mbi gëzimin që do të kenë, ndërsa banorëve të Zjarrit do t’u shtohet pikëllim mbi pikëllimin që do të kenë”.[2]

Në transmetimin e Tirmidhiut qëndron: “Po të vdiste ndokush nga gëzimi, do vdisnin banorët e xhenetit, dhe po të vdiste ndokush nga pikëllimi do vdisnin banorët e zjarrit”.[3]

Prej dobive të këtij ajeti janë:

Një: Ditën e dëshpërimit dhe keqardhjes do të pendohet jobesimtari për mosbesimin, i padrejti për padrejtësinë, i shkujdesuri ndaj adhurimit të Zotit për shkujdesin e tij, mirëpo, nuk bën dobi pendimi. Allahu thotë: “Në ditën kur zullumqarëve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre, ata janë të mallkuar dhe ata e kanë vendin më të keq”. Gafir, 52.

Dhe thotë: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar”. Furkan, 27-29.

Dhe thotë: “Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me Allahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t’u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: “Të mjerët ne për atë që lëshuam” (nga punët e mira në Dynja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin”. En’am, 31.

Dhe thotë: “Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!”. Nebe’, 40.

Dy: Duhet që muslimani të mos jetë i shkujdesur, por të jetë në gatishmëri të takojë Zotin e tij, Allahu thotë: “E kush shpreson takimin (shpërblimin) e Allahut, s’ka dyshim se afati i Allahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi”. Ankebut, 5.

Dhe thotë: “O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë Allahun, e s’ka dyshim se Allahu është që e di në detaje atë që punoni”. Hashr, 18.

Tre: Ditën e dëshpërimit, jobesimtarit do ti duket se nuk ka qëndruar në këtë botë vetëm se një kohë të shkurtër, Allahu thotë: “(Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në Dunja) vetëm një moment të ditës”. Junus, 45.

Dhe thotë: “Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj”. Naziat, 46.

Katër: Gjëja më e madhe për çka do të vajtojnë banorët e zjarrit është se çdo njëri prej tyre  do të dëshiron të sakrifikon veten për të shpëtuar nga dënimi i Allahut, pasurinë e tij, fëmijën dhe gjithë njerëzimin, po edhe dynjanë dhe çka në të, edhe pse prej atij kërkohej diç më e lehtë se kjo, e nuk e veproi, Allahu thotë: “Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!” Mearixh, 11-14.

Dhe thotë: “Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t’i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë”. Ali Imran, 91.

Enes ibn Maliku radijallahu anhu transmeton se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu tebareke ve teala do ti thotë banorëve të zjarrit që do kenë dënimin më të vogël: Po të kishe dynjanë dhe çka në të a do ta shpenzoje, do të thotë: Po. E i thotë: Unë të kërkova gjë më të lehtë se kjo duke qenë ti në boshtin kurrizor të Ademit, që të mos bësh shirk e të mos të, të fus në zjarr, e ti refuzove gjithçka përveç shirkut”.[4]

Pesë: Besimtari duhet që të ruan fenë dhe besimin e tij deri në vdekje, Allahu thotë: “O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” Ali Imran, 102.

Aisheja radijallahu anha transmeton se i Dërguari salallahu alejhi ue selem shpesh bënte këtë lutje: “O rrotullues i zemrave, përqendroje zemrën time në fenë Tënde dhe në bindje ndaj Teje”.[5]

Falënderim i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimit Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, shokët dhe gjithë ata që e pasojnë deri në Ditën e Fundit.

Dr. Emin ibn Abdullah Shekavi

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Sahih Buhari 3/258 dhe Sahih Muslim 4/2188.

[2] Sahih Muslim, 4/2189 me numër 2849.

[3] Sunen I Tirmidhiut 4/693, dhe ka thënë: Ky hadith arrin gradën hasen sahih.

[4] Sahih Buhari 4/201 me numër 6557 dhe Sahih Muslim 4/2160 me numër 2805.

[5] Musnedi I Imam Ahmedit 6/251.

0 9517

Vajza në islam ka pozitë të lartë. Lindja e saj është gëzim i madh dhe përgëzim madhështor.

Ajo edukon breza, ajo prodhon trima, ajo është simbol i turpit, ajo është adresa e nderit!

Islami e lartësoi dhe e ngriti pozitën e vajzës në islam, dhe i kushtoi respekt të veçantë. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, tha: Kur hynte Fatimja, e bija e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ai u ngritke, e puthte, dhe e ulte në mexhlisin e tij.

Nga fisnikërimi i vajzës është edhe ky tregim, i cili në vete përmban domethënie edukatore të madhe. Ebu Katade, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, falej dhe e mbante Umamen, bijën e Zejnebit, vajza e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Kur binte në sexhde, e ulte afër, kur u ngritke, e merrte me vete në krahë.

Vajzat janë begati e dhuruar nga Allahu. Vlera e tyre nuk mohohet, ato janë nënat, ato janë motrat, ato janë gratë e tona. Allahu e bëri vajzën të jetë çelës i Xhenetit për prindërit e saj, tua lehtëson atyre rrugën për në Xhenet, dhe t’i largon nga zjarri i Xhehenemit. Madje atyre që sillen mirë ndaj tyre, duke ua mësuar moralin dhe duke i edukuar mirë, u garantoi ringjalljen me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Përgëzime për ty, o ti prind i vajzës, me këtë respekt dhe nder nga ana e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Si mos të përgëzohesh, kur ti, me edukimin e mirë të tyre, përgatit popull dhe ndërton ardhmëri!

Ukbetu ibën Amir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i ka tri vajza dhe bën durim në rritjen e tyre, si dhe i vesh e i mbath nga pasuria e vet, ato do të jenë për të shpëtim nga zjarri”.

Xhabir ibën Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai që ka tri vajza dhe i edukon ato, është i mëshirshëm dhe kujdeset ndaj tyre, e ka të garantuar Xhenetin e përhershëm”. Shokët i thanë: “O i Dërguari i Allahut, e nëse i ka dy vajza”? Tha: “Edhe nëse i ka dy vajza”. Xhabiri thotë: “Disa menduan se, sikur të pyetnin edhe për një vajzë (d.m.th. për edukimin e një vajze, – sh. p.), do të kishte thënë i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se kjo vlen edhe për një vajzë.

Enes ibën Maliku, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush kujdeset dhe edukon dy vajza derisa ato të rriten, në Ditën e Gjykimit do të jemi unë dhe ai kështu – dhe bashkoi dy gishtat e tij-(d.m.th. së bashku, – sh. p. )”.

Edukimi i vajzave pra, ka një rëndësi të madhe, dhe është një vepër e cila të afron për te Allahu. Gruaja muslimane ka ndikim të madh në jetën e çdo muslimani. Ajo është medreseja e parë në ndërtimin e një shoqërie të mirë, ajo është shtylla e ardhmërisë, ajo është gruaja e sinqertë, dhe nëna e mëshirshme dhe edukatorja e fëmijëve. Nëse vajza rritet me edukatë të mirë, e kapur për fe, dhe me sjellje të drejtë, me lejen e Allahut, ne garantojmë formimin e një familjeje muslimane, e cila do të nxjerr breza të hajrit, të forta në besim dhe devotshmëri. Ato vajza do të jenë burim i mirësisë dhe devotshmërisë, që ndërtojnë shoqëri dhe jo që e prishin, që krijojnë familje dhe jo që ikin nga ato, dhe që e përhapin mirësinë dhe dashurinë. Allahu thotë: “Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu”. Nisa 34.

Edukata e drejtë e vajzës kërkon bashkëpunim të fortë mes prindërve mes veti, dhe poashtu organizim ideologjik mes tyre, që ajo edukatë ta jep frytin e vet. Themeli i parë në formimin e personalitetit të vajzës, është përqendrimi në dashurinë ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, mësimi i detyrimeve fetare, rritja e saj nga vegjëlia mbi parime fetare dhe mbi vlera fetare, dhe mbjelljen e gjithë këtyre parimeve tek ajo me bindje dhe edukatë. Poashtu ajo që ndihmon në edukimin e shëndoshë dhe në formimin e ideologjisë së pastër, janë rrëfimet mbi nënat e besimtarëve, grave të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe rrëfimet mbi gratë e sahabëve, të cilat me edukatën e tyre ndërtuan breza madhështor.

Edukata e arrin vlerën e vet, atëherë kur nëna bëhet shembull për të bijën e vet, duke i nxjerr në vepra vlerat islame, me sjellje të mirë në ecjen e saj, veshjen e saj dhe moralin e saj. Në këtë rast e bija e pason të ëmën e vet, dhe bëhet pamje e realët e nënës së saj në sjellje dhe moral. Ajo që na bën të mërzitemi është shkujdesja e disa prindërve në edukimin e vajzave të tyre. Kjo vjen nga dobësimi i imanit, injoranca mbi vlerat islame, derisa vajzat e tyre ecin pa mbulesa, dhe me rroba të shkurtra, që i zbulojnë pjesët e turpshme të trupit. Edukimi i vajzës mbi vlerën e turpit, është mbrojtës besnik i saj nga sprovat dhe mëkatet shkatërruese. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Turpi, i tëri është hajr, dhe nuk vjen vetëm se me hajr”. Fjala e mirë, dhe butësia, dhe urtësia janë mjete të rëndësishme në metodën e edukimit. Kur asaj i bashkëngjitet dashuria dhe mëshira e prindërve, e jep rezultatin e vet, dhe frytin e saj në përmisimin e sjelljes. Allahu thotë: “Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin”. Ibrahim 24-25.

Vajza ka nevojë për udhëzime dhe këshilla. Zemrat janë të shkujdesura, dhe zgjimi i tyre vjen me këshilla dhe rikujtim, dhe rikujtimi i bën dobi besimtarëve. Kujdesu për të që të kapet për dispozitat e fesë në veshje, dhe mbulesë dhe çështjen e përzierjeve mes gjinive. Ajo duhet të ushqehet me bazamente dhe botëkuptime të sakta, të cilat i ndihmojnë asaj që ta dallon të mirën nga e keqja, të vërtetën nga e kota, dhe të posedon aftësi t’i zbulon dukuritë e trilluara dhe të gabuara. Mungesa e dashurisë dhe mëshirës, dhe mungesa e dialogut të qetë brenda anëtarëve të familjes, e bën vajzën që të kërkon përgjigjen e pyetjeve të saj jashtë rrethit familjar. Kjo e bën të jetë viktimë e lehtë e shoqërisë së keqe. Kjo kërkon ngjalljen e ndejave familjare, dhe dialogut mes prindërve dhe vajzës, dhe poashtu përhapjen e ndjenjave të dashurisë, dhe mëshirës, dhe respektit brenda mureve të shtëpisë.

Koha e lirë është problem shumë i madh për jetën e vajzës. Plotësimi i kohës së lirë me gjëra të dobishme është mburojë për të, si, leximi i Kuranit, nxënia e tij përmendësh dhe meditimi i tij, mësimi i dispozitave që kanë të bëjnë me gratë, zgjerimi i diapazonit të kulturës dhe edukatës së dobishme, marrja me aktivitete të dobishme, etj. Shoqërimi i nënës nga vajza, e forcon personalitetin e saj, dhe ajo i bëhet udhërrëfyes i saj në jetë, dhe i shton biografisë së saj mësime të dobishme. Zgjedhja e shoqes së mirë është çështje e rëndësishme.

Shoqëria ka ndikim të madh në sjelljen, dhe ideologjinë dhe kulturën e personalitetit. Shoqet e liga ia dëmtojnë edhe dynjanë dhe ahiretin. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Njeriu është në fenë e shokut të vet. Për këtë arsye secili nga jush se kë e shoqëroni”. Problemet mes prindërve, ndarja me burrit dhe gruas, prishja e raporteve mes tyre, e bën që vajza të bëhet e ftohët dhe me sjellje jo të mira.

Vonimi i martesës është sebep i shumë dëmeve morale, dhe shoqërore dhe shpirtërore. Pengesa e saj nga martesa për qëllime të dynjasë, është krim mbi të dhe mbi shoqërinë. Allahu thotë: “mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre”. Bekare 232. Rreziku më i madh që i kanoset edukimit të vajzave është prezenca e kanaleve satelitore dhe e rrjeteve sociale në internet nëpër shtëpi. Ato e shkatërrojnë çdo vlerë, dhe e luftojnë fenë dhe mirësinë, dhe nxisin në imoralitet dhe në degjenerim. Largimi nga ato është ajo më e mira, edhe pse ndoshta në to ka ndonjë dobi.

Vajza muslimane e ditëve të sotit ballafaqohet me armiqtë e fesë në të gjitha sferat. Ata tentojnë që ta largojnë nga ajo turpin dhe nderin, fenë dhe moralin, ngase me shkatërrimin e vajzës muslimane, shkatërrohet edhe gruaja muslimane, dhe nëna muslimane, dhe brezat e muslimanëve dhe shoqëritë e muslimanëve. Jemi të detyruar të përkujdesemi për to nga çdo armik i saj, dhe nga çdo ideologji që e dëmton në fe dhe moral, dhe nga ajo kërkohet të mbrohet me gjitha mundësitë që i posedon.

Gjurmët e lutjes dhe ndikimi i saj janë të mëdha. Prindërit duhet ta shfrytëzojnë këtë armë të fortë, që Allahu fëmijët e tyre t’i ruan dhe përmison, dhe kënaqësi të syve të tyre t’i bën. Duaja e prindit për fëmijën e vet është e pranuar. Allahu thotë: “edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!”. Furkan 74.

SHEJH DR. ABDULBARIJ THUBEJT

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 19202

Ajetet nga Kurani të cilat flasin rreth imoralitetit:

وَلَا تَنكِحُوا مَا نَكَحَ آبَاؤُكُم مِّنَ النِّسَاءِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ ۚ إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَمَقْتًا وَسَاءَ سَبِيلًا ﴿٢٢

 “Mos i merrni ato gra, që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që kanë ekzistuar para islamizmit. Me të vërtetë, kjo është vepër e keqe dhe urrejtje e madhe, dhe rrugë e shëmtuar”. ( Sure Nisa: 22).

وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّـهِ إِلَـٰهًا آخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّـهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ يَلْقَ أَثَامًا﴿٦٨ يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا ﴿٦٩

Edhe ata që pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, dhe të cilët, nuk vrasin njeri që e ka ndaluar Allahu, përveç sipas ligjit (që ka merituar dënimin), dhe që nuk bëjnë kurvëri, – e kush i bën këto do t’i takojë dënimi i mëkatit, i cili (dënim), do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në të (dënim), i poshtëruar. ( Sure Furkan: 68, 69).

 إِنَّ اللَّـهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَىٰ وَيَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ وَالْبَغْيِ ۚ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ ﴿٩٠

Allahu, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon që të pranoni këshillat”. ( Sure Nahl: 90).

 وَاللَّاتِي يَأْتِينَ الْفَاحِشَةَ مِن نِّسَائِكُمْ فَاسْتَشْهِدُوا عَلَيْهِنَّ أَرْبَعَةً مِّنكُمْ ۖ فَإِن شَهِدُوا فَأَمْسِكُوهُنَّ فِي الْبُيُوتِ حَتَّىٰ يَتَوَفَّاهُنَّ الْمَوْتُ أَوْ يَجْعَلَ اللَّـهُ لَهُنَّ سَبِيلًا ﴿١٥﴾ وَاللَّذَانِ يَأْتِيَانِهَا مِنكُمْ فَآذُوهُمَا ۖ فَإِن تَابَا وَأَصْلَحَا فَأَعْرِضُوا عَنْهُمَا ۗ إِنَّ اللَّـهَ كَانَ تَوَّابًا رَّحِيمًا ﴿١٦

“Për ato gra tuaja që bëjnë kurvëri, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër vetë prej jush; nëse dëshmojnë ata për këtë gjë, mbani ato në shtëpi përderisa t’i arrijë vdekja ose derisa Allahu të bëjë rrugëdalje për to. Dhe, ata dy prej jush që kanë bërë këtë punë të turpshme, mundoni ata me qortim; e nëse pendohen dhe përmirësohen lironi nga të munduarit ata! Se Allahu pranon pendimin dhe është mëshirues”. ( Sure Nisa: 15,16).

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ

“Thuaj: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqija, – qofshin ato haptazi ose fshehurazi”. ( Sure el A’raf: 33).

 الزَّانِيَةُ وَالزَّانِي فَاجْلِدُوا كُلَّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا مِائَةَ جَلْدَةٍ ۖ وَلَا تَأْخُذْكُم بِهِمَا رَأْفَةٌ فِي دِينِ اللَّـهِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّـهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۖ وَلْيَشْهَدْ عَذَابَهُمَا طَائِفَةٌ مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ ﴿٢الزَّانِي لَا يَنكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَالزَّانِيَةُ لَا يَنكِحُهَا إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ ۚ وَحُرِّمَ ذَٰلِكَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ ﴿٣

Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët”. (Sure Nur: 2, 3).

الْخَبِيثَاتُ لِلْخَبِيثِينَ وَالْخَبِيثُونَ لِلْخَبِيثَاتِ ۖ وَالطَّيِّبَاتُ لِلطَّيِّبِينَ وَالطَّيِّبُونَ لِلطَّيِّبَاتِ ۚ أُولَـٰئِكَ مُبَرَّءُونَ مِمَّا يَقُولُونَ ۖ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ﴿٢٦

Gratë e pandershme janë për meshkuj të pandershëm; e burrat e pandershëm, janë për femra të pandershme. Gratë e ndershme janë për meshkuj të ndershëm; e burrat e ndershëm janë për femra të ndershme. Ata të ndershmit, janë larg prej atyre thënieve; atyre (të ndershmëve) ju përket falja e mëkateve, dhe dhuntia e madhe”. ( Sure Nur: 26).

 وَلَا تَقْرَبُوا الزِّنَىٰ ۖ إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاءَ سَبِيلًا ﴿٣٢

Dhe, mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar! . (Sure Isra: 32).

قُل لِّلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا مِنْ أَبْصَارِهِمْ وَيَحْفَظُوا فُرُوجَهُمْ ۚ ذَٰلِكَ أَزْكَىٰ لَهُمْ ۗ إِنَّ اللَّـهَ خَبِيرٌ بِمَا يَصْنَعُونَ ﴿٣٠﴾ وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا ۖ وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَىٰ جُيُوبِهِنَّ ۖ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُولِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَىٰ عَوْرَاتِ النِّسَاءِ ۖ وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ ۚ وَتُوبُوا إِلَى اللَّـهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ﴿٣١

Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më mirë për ta. Me të vërtetë, Allahu është i dijshëm për atë që punojnë ata. (30) Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme (të domosdoshme). Dhe, le të lëshojnë pelerinën e vet në anët e (trupit të) tyre dhe le t’u mos tregojnë stolitë e tyre, përpos: bashkëshortëve të tyre, ose baballarëve të tyre, ose vjehrrive të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave të tyre ose grave (mikeshave) të tyre, ose atyre që i kanë nën pushtet (si skllavët), ose atyre që u shkojnë pas (për të arritur lëmoshë) e që nuk kanë pretendime tjera ndaj femrave. E këta janë meshkujt apo fëmijët që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Perëndia, që të arrini shpëtimin!”.

( Sure  Nur: 30, 31).

Hadithet profetike:

Transmetohet nga Sehl ibn Sa’di,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ai i cili më garanton mua se do ta ruajë atë që është mes dy nofullave (gjuhën) dhe atë që është mes dy këmbëve (organin gjenital), atëherë unë do t’ia garantojë atij xhenetin.’’

(Shënuan Buhariu: 6474 ; dhe Muslimi: 2988).

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e kam pyetur Pejgamberin alejhi selam!,-: Cili nga mëkatet llogaritet më i madhi tek Allahu? Ai, salallahu alejhi ve selem!, tha:  “T’i shoqërosh Allahut ortak ndërsa Ai të krijoi”; Thash (Ibn Mes’udi): Me të vërtetë ky (mëkat) është i madh. Thash (Ibn Mes’udi): E pastaj cili mëkat i madh vjen me radhë pas shirkut? Tha (Pejgamberi alejhi selam); “Ta mbytësh fëmijën tënd nga frika se do të bëhet ortak në ngrënien e ushqimit me ty (nga frika e varfërisë)”. Thash (Ibn Mes’udi); E pastaj cili mëkat vjen me radhë? Tha (Pejgamberi alejhi selam): “Të kryesh marrëdhënie intime me gruan e fqinjit tënd”.

(Shënuan: Buhariu: 4477, Muslimi: 87, Tirmidhiu: 3187, Nesaiu: 4013, 401, 4015).

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Syri bën zina dhe zinaja e syrit është të shikuarit në haram, dora bën zina dhe zinaja e dorës është prekja në haram, këmba bën zina dhe zinaja e këmbëve është të ecurit për të bërë haram, ndërsa të gjitha këto ose i vërteton ose i përgënjeshtron organi gjenital”.

(Shënuan Buhariu dhe Muslimi).

Transmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Nuk bën zina zinaqari e gjatë kryerjes së zinasë të jetë besimtar, nuk vjedh vjedhësi e gjatë kryerjes së vjedhjes të jetë besimtar, dhe nuk pinë alkool alkoolisti e gjatë pirjes së alkoolit të jetë besimtarë”.

( Shënuan: Buhariu: 245, Muslimi 57, shtoi Nesaiu: 4870, 5660, 4872, 4871 ‘’ Nëse vepron këtë veçse ka zhveshur lidhjen e fortë të Islamit nga qafa (trupi dhe vetja e tij’’).

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Nuk lejohet gjaku i muslimanit përveçse në tre raste: i martuari kur kryen kurvëri, shpirti për shpirt si dhe ai i cili largohet nga feja dhe e braktisë xhematin”. ( Shënuan: Buhariu: 6878, Muslimi: 1676).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Tre personave nuk u flet Allahu në Ditën e Gjykimit, nuk i shikon, nuk i pastron nga mëkatet si dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm: Plaku i cili kryen kurvëri, udhëheqësi gënjeshtar dhe i varfëri mendjemadh.’’

( Shënon: Muslimi: 107, Nesaiu).

Nga Ibni Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “O ju të rinjë kurejshit! Ruani organet gjenitale, mos bëni kurvëri, nuk ka dyshim se ai i cili ruan organin e tij gjenital atij i takon Xheneti.’’

(Shënuan: Hakimi: 4/358, Bejhekiu në,- Shuabul Iman,- 5369, 5425, 5426, dhe Hakimi e vlerësoi hadithin sahih (të saktë) sipas kushteve të tyre (d.m.th, kushteve të Hakimit dhe Bejhekiut).

 

Autor: Muhamed Ahmed el Adevi

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Suad Burhan Shabani.

Medine, 2013.

0 1947

Teuhidi është: “Ta veçosh vetëm Allahun me adhurim: të largohesh nga shirku dhe distancimi nga ithtarët e saj.

Disa tjerë e kanë definuar si vijon: Teuhidi është dituria dhe pranimi bashkë me besimin e paluhatshëm se Allahu është Ai i vetmi i cili është i veçuar me emrat e Tij të bukura dhe njësimi i Tij me cilësitë më të plota me Madhërinë e Tij, lavdinë e Tij si dhe përkushtimi i adhurimit vetëm ndaj tij1.

Ehli Sunneti dhe xhemati si argument për vërtetimin e teuhidit bazohet në:

Një: Nga Kurani:

1. Allahu në Kuran thotë: ” Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti”2.

Imam Kurtubiu ka thënë: Kuptimi i fjalës “Të më adhurojnë vetëm mua” do të thotë të më njëhsojnë me adhurim vetëm mua3.

2. Fjala e Allahut:” Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: Adhuroni vetëm Allahun e largohuni tagutit (gjithçka çfarë adhurohet pos Allahut) por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fund i gënjeshtarëve.”4.

Dijetari i njohur Abdurahman ibn Sadi ka thënë:” Allahu tregon në këtë ajet se ka dërguar tek çdo popull prej popujve pejgamber dhe se argumenti është ngritë mbi të dhe se nuk ka popull prej të hershmëve qoftë apo prej të vonshmëve, vetëm se Allahu atyre u ka dërguar pejgamber dhe të gjithë ata kanë thirrur në një thirrje të përbashkët, në të njejtën fe dhe ajo është: Të adhurohet vetëm Allahu dhe Ai nuk ka shok”5.

3. Gjithashtu Allahu në Kuran thotë:” Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka të adhuruar pos Meje, pra Mua më adhuroni”6. Nga ky ajet Kuranorë bëhet e qartë se çdo i dërguar-paqa e Allahut qoftë mbi ta, ka thirur në njëshmërinë e Allahut dhe në adhurimin e tij duke mos i përshkruar atij shok.

Dy: Nga Sunneti:

1. Transmeton Buhariu dhe Muslimi-Allahu i mëshroftë, në sahihat e tyre nga Muadh ibn Xhebeli-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i ka thënë atij:” O Muadh a e din çfarë është obligimi i robërve ndaj Allahut?” – Tha: Allahu dhe i Dërguari i Tij e din më së miri. – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Obligimi i robërve ndaj Allahut është ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i përshkruajnë

shok Atij askënd.” – Pastaj pushoi pak dhe tha:” O Muadh a e din se çfarë është obligimi i Allahut ndaj robërve të Tij në qoftë se veprojnë siç thashë më parë?” – Tha: Allahu dhe i Dërguari i tij e din më së miri. – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Obligimi i Allahut ndaj robërve të Tij është të mos e dënon atë i cili nuk i përshkruan shok Atij askënd”7.

Ky hadith përmban në vete obligueshmërinë e adhurimit vetëm të Allahut, pa mos i përshkruar shok Atij, me këtë arrihet teuhidi – njësimi i tij, i Lartësuar qoftë Ai.

2. Ibën Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, rëfen dhe thotë: Kur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e dërgoi Muadhin në Jemen i tha:” Ti po shkon tek një popull të cilët janë ithtarë të librit, prandaj le të jetë çështja e parë në të cilën i thërret ata: Ta adhurojnë vetëm Allahun, në qoftë se këtë e pranojnë atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë farz pesë kohët e namazit brenda një ditë dhe nate. E në qoftë se e falin namazin atëherë tregoju se Allahu ua ka obliguar zekatin e pasurisë së tyre, e cila meret nga të pasurit e tyre dhe ju jepet të varfërve të tyre, e në qoftë e pranojnë edhe këtë, atëherë largoju dhe mos shiko tua marish pasurinë më të vlefshme të tyre.”8

Në hadith shihet qartë rëndësia e teuhidit dhe parësorja e kësaj thirrjeje është obligueshmëria e thirrjes pikërisht në teuhid si fillim.

3. Utban ibn Maliki-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Me të vërtet Allahu ia ka bërë të ndaluar zjarin atij njeriut i cili thotë La ilahe ilallahu duke pasur për qëllim me të fytyrën e Allahut.”9.

Përgaditi: Nexhat Ceka

1 “Kaulu sedid fi mekasidi teuhid” Ibn Sad fq. 18.

2 Dharijat: 56-58.

3 “Xhamiul ahkamul Kuran” imam Kurtubiu fq. 17/57.

4 Nahl:36.

5 Shiko “Tejsirul-kerim” Ibn Sadi fq. 393.

6 Enbija:25.

7 Transmeton Buhariu nr. 567, Muslimi nr. 30.

8 Transmeton Buhariu nr. 7372, Muslimi nr. 19.

9 Transmeton Buhariu nr. 425, Muslimi nr. 33 .

NA NDIQNI NË