Arhiva DitoreFeb 19, 2015

0 2414

Allahu ju përmjaltë të gjithëve! I Dërguari, salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur Allahu e do një rob, e përmjaltë atë. E pyetën: si e përmjaltë? Tha: Ia mundëson të bëjë ndonjë vepër të mirë përpara vdekjes dhe ia merr shpirtin në atë gjendje.” (Transmeton Imam Ahmedi, 17819)

Dijetari i njohur Albani, Allahu e mëshiroftë thotë: shenja e kësaj përmjaltje është “njerëzit përreth tij janë të kënaqur me këtë njeri (të përmjaltur nga Allahu)” ashtu siç është vërtetuar në një transmetim shtesë nga i Dërguari i Allahut “derisa njerëzit përreth tij të jenë të kënaqur me të” (Silsile Sahiha 1114)

Albani shumë herë, kur dikush i bënte ndonjë të mirë, lutej për të duke thënë: “Allahu të përmjaltë”

Ky hadith gjendet edhe në librin Sahihul Xhami

Nga arabishtja: Agim Bekiri

0 6721

– Nëse të bëhet padrejtësi, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është”.

– Kur sprovohesh me sprova, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është”.

– Kur të ngushtohen rrugët dhe nuk e gjen askënd nga njerëzit që të ndihmon dhe përkrah, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është”.

– Nëse je i pafajshëm dhe nuk mundesh ta paraqesësh atë, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është”.

– Nëse mblidhen njerëzit të të dëmtojnë dhe nëse për ndonjë çështje dera të është mbyllur, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është”.

 – Nëse të vështirësohen çështjet dhe problemet, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është”.

– O Zot, lehtësona problemet dhe vështirësitë tona dhe bekona në furnizim.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1805

      Ta përshkruash gjendjen ekonomike të një vendi kërkon kohë dhe mund, por gjithashtu edhe precizitet. Ne morëm përsipër të shkruajmë për disa çështje ekonomike të Kosovës dhe Maqedonisë, por në një kontekst vetëm sipërfaqësor, duke mos hyrë aq edhe në imtësira dhe vlera numerike.

      Ajo që e mban një shtet dhe që e bën atë të fuqishëm është ekonomia, pra pasuria e një shteti është ekonomia.

      Në këtë trajtim kemi të bëjmë me disa terme ekonomike, ku në vazhdim do t’i cekim më kryesoret, dhe pas të cilave do të vijë edhe analiza që e cekëm më lartë.

      Rroga është sasia e të hollave që jepet si kundërvlerë për punën e kryer. Varësisht nga marrëveshja në mes të punëmarrësit dhe punëdhënësit rroga jepet për disa orë brenda ditës ose muajit. Zakonisht për marrëveshjet afatgjata rrogat jepen për orët e punës brenda një muaji dhe quhen rroga mujore, mirëpo në feudalizëm, kapitalizëm dhe sistemet tjera ku sindikatat nuk janë të plotfuqishme, rrogat jepen edhe për disa orë të dhëna pune brenda ditës apo javës.

      Paga është sasia e të hollave që jepet si kompensim i punës së dhënë që zakonisht paguhet për muaj. Përndryshe paga merret edhe si të ardhura mujore të nënpunësve dhe të punësuarve tjerë që për bazë nuk i kanë orët e punës por paguhen sipas marrëveshjes në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

      Çdo punëtor përgjithësisht nuk është i kënaqur me rrogën që e merr, normalisht si njeriu që çdoherë kërkon më shumë se sa ka në disponim. Por rroga e punëtorit në Kosovë (kjo vlen edhe për në Maqedoni dhe disa shtete fqinje të tjera) është e ulët për të mbuluar harxhimet. Pakënaqësia e punëtorit arrin deri tek shkalla kur ai detyrohet ta braktisë punën, kurse në rastet e varfërisë së skajshme, ai punon edhe për një pagë të ulët.

      Në një pyetje drejtuar në rrjetin social Facebook qytetarëve të Kosovës: „Çka mendoni për rrogat në Kosovë?“ Morëm përgjigje që pritnim, si për shembull: Mjerim; Katastrofale, nuk e di si po mbijetojmë; Nuk janë rroga por tallje për të mashtruar popullin; Sa një ndihmë sociale; kurse një përgjigje ishte pak qesharake ku thuhet se a merr ndokush rrogë pos atyre që janë në pushtet!

      Normalisht se njerëzit çdoherë mundohen që të kenë një jetë sa më të mirë. Kjo gjë arrihet me punë, e cila pastaj duhet të paguhet nga punëdhënësi. Por, në Kosovë shihet se ka një rini të papunësuar, shumica e të cilëve kanë humbur vullnetin për punë si pasojë e pagave të ulta. Çdo gjë prishet nga koka, edhe me shtetin ashtu ndodh. Kur shohim udhëheqësit e shtetit marrin rrogë mujore më shumë se një qytetar që merr gjatë tërë vitit. Të mos mundesh ta furnizosh një shtet me më pak se 2 milionë banorë dhe të vuan ai popull nga varfëria është turp. Për t’i dhënë vullnet punëtorit që të punojë, duhet paguar aq sa e meriton e jo vetëm një rrogë sa për sy e faqe. Së paku rroga duhet të jetë e lartë aq sa i mbulon të gjitha tatimet dhe harxhimet, dhe që mundëson një jetë normale dhe një mirëqenie ekonomike.

      Sipas një raporti të fundit të vitit 2011 që ka të bëj me mjedisin në Kosovë ku janë nxjerrë edhe fakte mbi gjendjen ekonomike, thuhet se nëse bazohemi në definicionin se e varfër konsiderohet ekonomia familjare me më pak se 2$ në ditë, atëherë del se në vitin 2004 në Kosovë jetonin 60.6% e popullsisë (12.9% në varfëri ekstreme nën 1$ për banorë, 47.6% në varfëri të plotë me 2% për banorë në ditë). Në krahasim me vitin 2000 nuk vërehet ndonjë përmirësim sa i përket shkallës së varfërisë në Kosovë, por niveli i varfërisë ekstreme tregon rritje nga 11.9% (2000) në 12.9% (2004), kurse niveli i varfërisë së plotë është i njëjtë dhe përfshinë më tepër se gjysmën e popullsisë (50.3%). Komunat me popullsi shqiptare karakterizohen me shkallë më të lartë të varfërisë, kurse komunat me popullsi shumicë serbe karakterizohen me shkallë më të ulët të varfërisë. Shpërndarja e varfërisë sipas vendimeve tregon se varfëria kombëtare më e lartë është në vendbanimet rurale, kurse varfëria e skajshme (ekstreme) më e lartë është në vendbanimet urbane.

      Kosova si shtet ka nivelin më të ulët të të ardhurave për kokë banori në Ballkan dhe Europë. Faktikisht është prej shteteve me më së paku të ardhura për kokë banori. Pas viteve të 80-ta, përkeqësimi i situatës ekonomike në Kosovë është shprehur me zvogëlimin e të ardhurave për kokë banori. Ani pse nga viti 2000 të ardhurat për kokë banori kanë fillu të rriten paksa falë disa ndihmave e donacioneve të ndryshme, e shumë pak nga zhvillimi ekonomik i vendit. Por gjithmonë me ndihma, donacione e lëmosha nuk jetohet! Duhet të gjallërohemi edhe vet.

      Në një pyetje në rrjetin social Facebook se „si është situata ekonomike në vendin tuaj“ morëm përgjigje të llojit të njëjtë: Presheva thuhej se është në mjerim, në Mitrovicë nuk ka punë, të rinjtë vetëm sillen rrugëve, qytetarë nga Librazhdi (qytet në juglindje të Shqipërisë) thonin se është bërë për të të ardhur keq, kurse disa të tjerë nga qytete të tjera thonë se mënyra e vetme është emigrimi ngase në trojet tona është bërë krizë e madhe.

      Dhe këtë e shohim se si shumë të rinjë që se kanë pasur fatin të gjejnë perspektivë ekonomike në vend, e presin me mallë liberalizimin e vizave dhe gjithmonë kur përmendet papunësia dhe zhvillimi i vogël ekonomik bashkë me mbijetesën, ata thonë se nga kriza mund të dilet vetëm nëse emigrojnë diku në ndonjë shtet më përparimtar në Europë. Vërtetë kjo e dhimbshme! Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik dhe shkalla e lartë e papunësisë si shkaktarët kryesorë të varfërisë në Kosovë, po e ngufasin dita-ditës rininë tonë. Vështirë të jetohet në një vend ku s’mund ta sigurosh as kafshatën e gojës e as të sigurosh strehë mbi kokë.

      Është gjë normale se rinia nuk do të aktivizohen dhe nuk do të punojnë kur nuk marrin shpërblimin e merituar për punën e kryer. Dhe prandaj në pyetjen e bërë se nëse do të emigronit, në cilin vend do të shkonit, morëm ca përgjigje: Zvicër, Amerikë, Angli, Francë, Norvegji, Suedi, Zelandë e Re, etj.

      Të gjitha këto ndodhin si rezultat i papunësisë, të cilën do ta cekim shkurtimisht më poshtë. Papunësia është një nga sëmundjet më të rënda makroekonomike. Ajo është simptomë e recesionit.

      Sipas Ueb-faqes amerikane për biznes dhe teknologji Business Insider, që bëjnë analizën e papunësisë dhe inflacionit të vendeve, për vitin 2013 Kosova renditet e nënta me këto të dhëna:

      Indeksi i varfërisë ishte 53.6 %, Inflacioni 8.3%, kurse Papunësia përfshin afër gjysmën e popullsisë me 45.3%.

      Kemi disa lloje të papunësisë: Papunësia e fërkimit, strukturore, ciklike, sezonale, e detyruar, e vullnetshme. Në Kosovë ka prej të gjithave këtyre llojeve.

      Papunësia e fërkimit (friksionale) shfaqet nga lëvizshmëria e njerëzve në vende të ndryshme për të kërkuar punë. Në këtë rast derisa ata kërkojnë punë quhen të papunë vullnetarë. Kjo është prezente pa dyshim në Kosovë dhe Maqedoni, ku njerëzit lëvizin për të gjetur punë. Me heqjen e vizave për Maqedoninë, qytetarëve të saj iu bë edhe më i shprehur ky lloj i papunësisë, sepse bëhet lëvizja nga Maqedonia për në vendet e Europës për të kërkuar punë.

      Papunësia strukturore paraqitet kur kemi mospërputhje në mes kërkesës dhe ofertës për punë, dhe e tëra kjo ndodhë sepse kërkesa për një lloj pune rritet derisa kërkesa për një lloj tjetër pune bie dhe oferta nuk i përshtatet shpejtë këtij ndryshimi. Këtu ka të bëjë pjesë edhe imobiliteti profesional dhe imobiliteti gjeografik. Imobiliteti profesional është mos përshtatja e më të moshuarve ndaj disa profesioneve të reja, ku hasin në pengesa gjatë punës për shkak të risive. Kurse imobiliteti gjeografik na shfaqet kur njerëzit nuk mund t’i përshtaten ambientit të punës, apo vendit ku ata punojnë apo udhëtojnë për të punuar.

      Papunësia ciklike shfaqet në fazën e rënies ekonomike, kur edhe ndodh rënia e kërkesës për të mira dhe shërbime, me çka prodhimi reduktohet dhe firmat do të kërkojnë më pak punë. Kjo është e shfaqur në Kosovë dhe në Maqedoni, ngase firmat  prodhojnë pak dhe si shkak i kësaj kanë më pak të ardhura dhe kërkojnë më pak punëtorë.

      Papunësia sezonale lidhet me prodhimin stinor, e cila shfaqet në industrinë e ndërtimit, në bujqësi, në shërbime, në turizëm, etj. Kështu për shembull disa njerëz një periudhë punojnë, kurse kur nuk ka punë ata detyrohen që të mos punojnë. Raste të tilla kemi edhe në Maqedoni, ku disa qytetarë punojnë disa muaj në Europë dhe pastaj qëndrojnë në shtëpi për disa muaj duke mbijetuar me paratë e fituara.

      Papunësia e vullnetshme paraqitet në rastin kur pagat janë fleksibile, jo të ngurtësuara, gjë që i bën më të sigurtë punëtorët. Por në këtë rast pjesa e pazënë me punë dëshiron paga më të larta dhe për këtë arsye quhet papunësi e vullnetshme.

      Papunësia e detyruar vjen si rezultat i pagave jofleksibile, të cilat i detyrojnë punëtorët të mos punojnë. Kjo është një papunësi e cila ndodh në Kosovë dhe Maqedoni, ngase shumë prej punëtorëve nuk kanë sigurim, as nuk i regjistrohet përvoja e punës, pra ai punon vetëm për ditën e sotme. Kështu që shumë njerëz obligohen të mos punojnë dhe quhen si të papunë të detyruar, sepse vullneti i tyre kundërshohet me mundësitë.

      Gjithashtu një nga problemet kryesore të ekonomisë është shpërndarja e të ardhurave, gjë e cila lidhet me pyetjen ´´për kë të prodhohet´´.

      Çka do të thotë kjo? E tëra lidhet me fuqinë e shtetit apo firmave për të prodhuar dhe shitjen e tyre deri tek konsumatori. Por si të vijmë deri tek kjo? Duhet shikuar gjendjen ekonomike të konsumatorit për të blerë ato të mira materiale dhe ato shërbime. Rruga deri tek arritja e prodhimit deri tek konsumatori nuk është aq e lehtë, e sidomos kur bëhet fjalë për një vend të varfër. Duhet menduar se çfarë prodhime pëlqejnë konsumatorët, që ato prodhime të arrijnë deri tek vendi i duhur dhe të arrihet qëllimi kryesor – profiti. Pra, gjithçka lidhet me mundësinë e konsumatorëve për të blerë dhe me shijet e konsumatorëve.

      Në ekonominë e tregut, faktorët bazë të përcaktimit të shpërndarjes së të ardhurave janë: pronësia mbi faktorët e prodhimit dhe çmimet e faktorëve.

      Çmimi i faktorëve përcaktohet në tregjet e faktorëve, kurse faktorët e prodhimit janë tri: puna, kapitali dhe toka.

       Faktorët e prodhimit duhet vënë në përdorim për të arritur deri tek suksesi. Jo rastësisht e kemi përforcimin e Turqisë në ekonomi. Si erdhi deri këtu Turqia?! Me vjedhje, hajni, mashtrim, korrupsion, apo me premtime të kota në fushatat parazgjedhore?! Jo, me asnjërën prej këtyre, por vetëm me punë, me drejtësi, me mbajtje të premtimeve, me thjeshtësi e modesti.

      Dhe vet kryesministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kur u pyet se si e keni arritur këtë nivel të lartë të zhvillimit ekonomik, është përgjigjur: „Thjesht, duke mos vjedhur!“

      Kurse në Kosovë do të ishte lehtë që të arrihej një ekonomi e fortë, gjë e cila do ta përmirësonte shtetin dhe do ta bënte një mirëqenie të mirë për qytetarët. Pse do të ishte lehtë?! Sepse, ka një popullsi me numër jo të lartë të banorëve, dhe menaxhimi i buxhetit po të bëhej drejtë, atëherë do të ulej dukshëm varfëria, ngase rrogat normalisht se do të rriteshin, sepse ashtu e meriton populli, dhe kjo do të sillte një kënaqësi të madhe tek qytetarët. Problemi nuk është se nuk ka para, por se paratë nuk i jepen popullit, por harxhohen me pa të drejtë nga pushteti. Çdo projekt që bëhet, ca para futen në xhep të mbajtësit të pushtetit, një pjesë e vogël investohet në projekt, e ndoshta edhe aspak, kurse populli mbetet pa asgjë duke mos ditur të kërkojë atë që i takon.

      Pasi se në këtë artikull kemi futur edhe mendime të qytetarëve të tjerë, atëherë për fund po e paraqesim edhe pyetjen e fundit, ku pyetja ishte kështu: Si janë çmimet në Kosovë?! Tregoni shembuj për ca artikuj!“ Edhe këtu mora përgjigje që priteshin të ishin ashtu. Ishin të sinqertë, vërtetë vështirë të kesh çmime europiane me rroga tepër të ulëta. Ja disa përgjigje: shumë çmimet e larta; 1,85 € një litër vaj (më i liri); 40 cent buka, rreth 1.90 euro 1 litër vaj, 15 euro 25 kg miell e shumë e shumë të tjera, kurse rroga mesatare është 200 euro, shprehet i pikëlluar një qytetar.

      Gjithashtu edhe në pyetjet për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë arrita të marr përgjigje identike, ku thuhej se rrogat janë tepër të ulëta, kurse nga ana tjetër ka çmime shumë të larta.

      Vlen të ceket edhe projekti “Shkupi 2014“ në të cilin janë harxhuar aq të holla saqë po të shfrytëzoheshin për zhvillimin e shtetit, besoj se do të hiqej varfëria dhe Maqedonia do të bëhej një shtet i fuqishëm ekonomikisht dhe larg varfërisë. Pra, i tërë problemi qëndron në faktin se buxhet (para) ka, por menaxhimi i tyre bëhet padrejtësisht. Nuk menaxhohen ashtu si duhet, bëhen vjedhje dhe mashtrime. Fajin e kanë ata që na udhëheqin.

      Rritja ekonomike paraqet aftësinë e ekonomisë së një vendi për të prodhuar sa më shumë mallra e shërbime. Ajo lidhet ngushtë me standardin e jetesës së popullsisë së një vendi.

      Përmirësues i standartit jetësor është prodhimi për frymë të popullsisë. Domethënë prodhimtaria duhet të rritet me ritëm të lartë krahas numrit të madh të popullsisë.

      Gjithçka që duhet bërë është të punuarit më shumë dhe shpërndarja e të ardhurave në formën e duhur, duke mos vjedhur, gënjyer e premtuar kot. Pastaj pas rregullimit të këtyre do të ketë një ngritje të standartit jetësor, një ekonomi të fortë dhe një mirëqenie të mirë ekonomike.

Autorë: Zenelabedin Latifi dhe Labinot Kunushevci

0 2944

Çështja e gruas dhe familja e burrit të saj me kalimin e viteve ende vazhdon të jetë një ndër problematikat që ballafaqohen me të bashkëshortët, e sidomos ata të porsamartuarit.

Ka nga gratë të cilat dëshirojnë që burrin ta bëjnë të lumtur dhe tentojnë që t’i afrohen atij duke ia respektuar familjen dhe duke e respektuar dhe e dashur atë. Ka nga gratë që sillen mirë me familjen e burrit dhe nëpërmjet tyre dëshirojnë ta fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe të fitojnë shpërblime dhe për këtë mirësjellje nuk dëshirojnë falënderime e as shpërblime nga ana e njerëzve. Ka nga gratë që para martesës së tyre në vetvete bartin zemërim dhe urrejtje ndaj familjes së burrit dhe menjëherë pas martesës fillon ta nxjerr apo ta zbrazë atë që e ndjen në zemrën e saj dhe tenton të mbisundon në shtëpi. Ka nga gratë që shohin në burrat e tyre sjellje të keqe ndaj familjarëve të tyre dhe për këtë arsye edhe ato u hakmerren burrave nëpërmjet sjelljeve të keqe ndaj familjeve të tyre.

Në vazhdim do t’i sjelli shkurtimisht disa këshilla të rëndësishme, për përmisimin e kësaj çështjeje me qëllim që gruaja të bëhet më e dashur në familjen e burrit të saj:

  1. Burri pasi që ta zgjedh gruan e ndershme, e cila e kupton fjalën bamirësi, duhet t’ia qartëson gruas nga fillimi i martesës së tyre, se kënaqësia e prindërve të tij do të jetë çelës i cili e hapë derën e zemrës së tij, nëse ajo dëshiron të hyn në atë zemër. Kjo do ta bën gruan që nga fillimi i martesës ta vlerëson dhe ta nderon familjen e tij.
  2. Gruaja nuk duhet të detyrohet të vepron gjëra të cilat nuk mundet t’i përballon vetëm e vetëm të kënaqet familja, po detyrohet që shërbimin e saj ndaj tyre ta bën që të buron nga brendësia e saj, pra të jetë shërbim që ajo dëshiron me vet dëshirë ta kryen.
  3. Burri duhet të nxiton dhe të ngutet për në përmisimin e raporteve mes tyre, prindërve dhe gruas,  që nga fillimi i martesës, duke i lajmëruar prindërit se ajo i donë dhe i lavdëron sikurse i donë dhe lavdëron prindërit e saj. Dhe e kundërta, të shkon ta lajmëron gruan e tij se familja dhe prindërit e tij, të gjithë, e lavdërojnë atë dhe e respektojnë dhe çdo herë gëzohen me takimin e saj.
  4. Burri nëse i blen gruas së vet diçka që ky e donë ose ajo vet e dëshiron, mirë është që t’ia qartëson se kjo ide ka qenë e prindërve të tij, dhe e kundërta, nëse dëshiron që t’i dhuron prindërve ndonjë dhuratë  ti lajmëron ata se kjo ka qenë ide e saj. Kjo lind dashuri dhe afrim mes tyre.
  5. Burri duhet të jetë i kujdesshëm nga bartja e fshehtësive të shtëpisë së tyre dhe të familjes së tij. Shumë nga gratë dëshirojnë t’i ruajnë fshehtësitë e tyre, e veçanërisht nga jeta e tyre private, dhe mos tua tregojnë të tjerëve, kështu që nëse burri i shpalos ato atëherë ka mundësi që ajo të ndjen ndaj familjes së tij një lloj urrejtje. Shpalosja e fshehtësive shkakton armiqësi e urrejtje, dhe dëmi është aq i madh sa nuk mundet të numërohet.
  6. Nuk duhet që të dyja palët të ndërhyn në punët e tjetrës. Burri duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ndërhyn familja në problemet e tij me gruan e vet, me qëllim që të mos bie gruaja e tij në një pozitë të keqe dhe jo të lakmuar para familjareve. Poashtu duhet të jetë i kujdesshëm mos ta kritikon para prindërve apo familjarëve, për arsye se kjo e bën të turpërohet.
  7. Burri duhet që ta respekton dhe nderon familjen e gruas së tij, në veçanti prindërit e saj, gjë që e nxit gruan të sillet me prindërit dhe familjen e tij në mënyrë reciproke.
  8. Burri detyrohet t’i plotëson nevojat e shtëpisë, fëmijëve, gruas dhe familjes së tij. Ndodh nganjëherë  e kundërta e saj, ku burri nuk i plotëson ato dhe shejtani e shfrytëzon këtë derë dhe depërton shumë lehtë deri tek gruaja dhe i shkakton ngushtim në gjoks ndaj familjes së tij dhe i largon nga ata.
  9. Burri gjithmonë kur vëren ngushtim në gjoksin e saj ndaj familjes së tij, duhet që t’ia rikujton Allahun  dhe t’ia rikujton se, nuk është respektues i lidhjeve farefisnore ai që i shkëput ato. Te çdo grua në brendësinë e saj ka hajr dhe mirësi dhe ndoshta këshilla asaj i bën dobi dhe ua fal të tjerëve padrejtësitë dhe bëhet e mëshirshme.
  10. Burri duhet ta falënderon gruan e tij me fjalë falënderimi, si Allahu të shpërbleftë, kur e sheh se ajo sillet mirë ndaj familjarëve të tij. Kjo padyshim se ia ngrit moralin dhe ia shton ambiciet dhe e stimulon që sa ma shumë ta shton mirësinë ndaj tyre. Poashtu duhet t’ia bën me dije se ajo me mirësjellje n dhe respektin që ia bën familjes dhe prindërve të tij, vetëm se ia ka pushtuar zemrën atij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

0 1194

Para se ta falish namazin, a ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke e dëgjuar ezanin, se i Gjithëfuqishmi i qiejve dhe I tokës të thërret për ta takuar Atë në namaz.

A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke marrë abdes, se ti je duke u përgatitur për ta takuar Mbretin e Mbretërve.

A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke e thënë tekbirin fillestar, se ti je duke u futur nën strehimin e Tij dhe je duke iu drejtuar Gjithëdëgjuesit dhe të Dijshmit.

A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke e lexuar suren Fatiha në namaz, se ti je në një dialog të posaçëm mes teje dhe Zotit tënd.

A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke i bërë lëvizjet në namaz, se një numër që e din vetëm se Allahu nga melekët janë të përulur në ruku dhe të tjerët në sexhde  edhe atë me mijëra vite rreshtazi.

A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je në sexhde, se vendi më madhështor dhe më i mirë ku mundet të jetë një njeri është sexhdeja, ku aty je më së afërmi më Zotin tënd, i cili është Një dhe i Pashoq.

A ke menduar ndonjë ditë dhe ti je duke dal nga namazi me selam, se ti je duke u përmalluar fort për takimin e radhës me Mëshiruesin Mëshirëplotin.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 3922

Ajetet nga Kur’ani:

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ ۚ أُولَـٰئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللَّـهُ ۗ إِنَّ اللَّـهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ﴿٧١

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin: urdhërojnë që të bëhen vepra të mira, e pengojnë të këqiat, falin namazin, japin zeqatin, dhe i përulen Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm”.  (Sure et Teube: 71).

وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا ۖ فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَىٰ فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّىٰ تَفِيءَ إِلَىٰ أَمْرِ اللَّـهِ ۚفَإِن فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا ۖ إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ ﴿٩﴾ إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ ۚوَاتَّقُوا اللَّـهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ﴿١٠

“Nëse dy grupe muslimanësh luftojnë në mes vete, pajtoni ata, e nëse njëra prej tyre sulmon atë tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, përderisa të mos kthehet në dispozitat e Allahut. E, nëse kthehet, atëherë pajtoni ata mes tyre, me të drejtë dhe bëhuni të drejtë. Allahu, me të vërtetë, i do të drejtët. (9) Me të vërtetë, muslimanët janë vëllezër, andaj pajtoni vëllezërit tuaj në mes vete dhe druajuni Allahut, për t’u mëshiruar ju”. (Sure el Huxhurat: 9. 10).

مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّـهِ ۚ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ ۖتَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّـهِ وَرِضْوَانًا ۖ سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ۚ ذَٰلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ ۚ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَىٰ عَلَىٰ سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ ۗ وَعَدَ اللَّـهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا ﴿٢٩

“Muhammedi është Pejgamber i Allahut. E, ata që janë me të (shokët e tij) janë të ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm në mes tyre. I sheh ata si bëjnë ruku dhe sexhde duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Perëndisë. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Tevrat. E, përshkrimi i tyre në Ungjill, është: (ata janë) si fara (e mbjellur) që lëshon filizat (e vogla) të cilat e forcojnë atë, e bëhet e trashë, e pastaj drejtohet (vertikalisht) në trungun e vet; (kështu që), e entuziazmon atë që e ka mbjellë, – që për (këtë gjë) t’i zemërojë mohuesit. Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira (të gjithë atyre) – falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh”. (Sure el Fet’h: 29).

وَإِذَا حُيِّيتُم بِتَحِيَّةٍ فَحَيُّوا بِأَحْسَنَ مِنْهَا أَوْ رُدُّوهَا ۗ إِنَّ اللَّـهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَسِيبًا ﴿٨٦

“Kur të ju përshëndet dikush me respekt, ktheni përshëndetjen në mënyrë më të bukur, ose si ajo! Se Allahu është llogaritar për çdo gjë”. (Sure Nisa:86).

هَلْ جَزَاءُ الْإِحْسَانِ إِلَّا الْإِحْسَانُ ﴿٦٠

“Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!”.(Sure err Rrahman: 60).

وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ ﴿٣٤

“Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë”. ( Sure Fussilet: 34).

Hadithet profetike:

Transmetohet nga Abdilah bin Amër bin el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- ka thënë se erdhi një njeri tek Pejgamberi,- alejhi selam dhe e pyeti: Cila është fetaria më e mire? Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: Të dhurosh ushqim( të varfërve, nevojtarëve, etj) si dhe ta përshëndetësh me selam atë të cilin e njeh dhe atë që nuk e njeh”. ( Shënuan: Buhariu: 12 dhe Muslimi: 39).

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:’’ Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: Kthimi i selamit, vizita gjatë sëmundjes, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës, dhe bërja dua(ta mëshiroje Allahu) për vëllain në momentin kur ai teshtin”.

( Shënuan: Buhariu: 124 dhe Muslimi: 5/2162)

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “E përshëndet me selam i hipuri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse a cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, dhe ata dy që janë duke ecë në këmbë cilido që i paraprinë i pari me selam ai është më i miri”.

( Shënon Bezari: ,- “keshful estar”,- 2006 dhe ,-“muxhema ez zevaid”,-36/8 dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 498.

Transmeton Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë”. E pyetën, cilat janë ato o i dërguar i Allahut? Tha(Pejgamberi,-alejhi selam): Kur e takon (vëllanë) e përshëndet me selam, nëse të bën thirrje atëherë përgjigju, nëse kërkon ta këshillosh atëherë këshilloje, kur vëllai teshtin dhe thotë,-  elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut),- “ti thuaji,- “jerhamukellah (Allahu të mëshiroftë)”,- nëse e kaplon sëmundja ti vizitoje atë dhe nëse vdes përcjelle xhenazen e tij”.

 (Shënuan: Tirmidhiu: 2737, Nesaiu:1938).

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:’’ Ruajuni nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe, mos e spiunoni njëri tjetrin, mos i hulumtoni të metat e njëri tjetrit, mos e keni zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje por bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër në mes vete ashtu si ju ka obliguar Zoti juaj. Muslimani është vëlla i muslimanit,  ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu( bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllanë tënd musliman. Çdo mus­liman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e mus­li­ma­nit  tjetër.”

(Shënuan Buhariu: 4064, 6065 dhe Muslimi: 2563, 2564).

Autor: Muhamed Ahmed el Adevi

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Suad Burhan Shabani.

Medine, 2013.

NA NDIQNI NË