Arhiva DitoreFeb 20, 2015

0 1215

Disa njerëzve kur u thua: frikësoju Allahut, të përgjigjet: frikësoju ti Allahut.

Disa sikur mendojnë se i fyen me këtë fjalë.
Allahu i ka thënë të dërguarit të Tij Muhamedit alejhi selam: ”O profet, frikësoju Allahut…” (Ahzab:1)
Jezidi ka thënë: kam dëgjuar një person duke i thëne Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë): frikësoju Allahut. Ebu Hanifja (Allahu e mëshiroftë) është dridh, është zverdhë dhe ka ulur kokën, pastaj ka thënë: ”sa të nevojshëm janë njerëzit në çdo kohë t’ua thotë dikush atyre këtë”.
Allahu ka thënë:” …kush i frikësohet Allahut, për atë ka rrugëdalje. Dhe do ta furnizoje prej nga nuk e kujton..” (Talak: 2-3).
Ne nuk duam të jemi sikurse ata që Allahu i ka përshkruar në Kur’an ku thotë :” Dhe kur i thuhet: Frikësoju Allahut, atë e kaplon krenaria me mëkat. Atij i mjafton xhehenemi, sa vendbanim i keq është!”. (Bekare: 206).
Muhamedi alejhi selam ka thënë:” frikësoju Allahut kudo që je…”. Transmeton imam Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1593

Ngjyra e bardhë e cila është aq e bukur aq e pastër aq e këndshme, për mua është e urryer kur e shoh mbi krevatin e të sëmurit. Atëherë më duket e zezë, madje më e zezë se sa errësira e natës. Nuk i dua ata që ma kujtojnë, ata që më thirrin dhe me vështirësi i vizitoj spitalet. Ato me duken si varrezat e të gjallëve dhe vendkalimi më i shpeshtë nga kjo dynja për në ahiret.

Është rënd për zemrën, dhimbshëm për syrin ta shohësh të afërmin tënd, të dashurin të shtrirë në krevat, rreth tij mjekë me  skalpelët e tyre, infermiere me fasha dhe gaza. I shtrirë pasi ia ka dorëzuar shpirtin Allahut, subhanehu ue te’ala.

E paramendova se jam duke e vizituar, me dëshirë apo pa dëshirë, me vullnet apo pa vullnet një të sëmurë të tillë, e paramendova momentin e rëndë dhe çastin e vështirë.

Ja që parafytyrimi u shndërrua në realitet. Një djalosh i ri i shtrirë në krevatin e bardhë. Djalosh që kishte vrapuar duke lozur, qante nga dhimbja. E kishte thyer fëlqinë dhe kishte nevojë që ajo të imobilizohet (fiksohet që të mos lëvizë). Nuk desha ta vizitoj sepse pamja ishte tronditëse për mua. Nuk desha të dëgjoj sepse lajmi i tij ishte shumë i dhimbshëm për mua. Dëshiroja ta shoh të buzëqeshur duke vrapuar por Allahu e caktoi ta shoh në këtë gjendje.

Në ato vende nuk shkohet me dëshirë. Spitalet janë burgje në të cilët njerëzit hyn me vullnetin e tyre. Aty hyjnë ata që janë sprovuar, pleq e rinj, meshkuj dhe femra, të pasur dhe të varfër, sundimtar dhe të sunduar…

Hyra në spital, zemra dridhej dhe i mbylla sytë. Nuk desha të shoh të pikëlluar, fytyrë që flet për vuajtje, lot që rrjedhin pandërprerë, sy që shfaqin frikë. Pasi e vizitova djaloshin shkova të vizitoj edhe një tjetër. Pamja me pikëlloi dhe më gëzoi. Më pikëlloi sëmundja e tij por më gëzoi tubimi i të dashurve rreth shtratit tij. Ishte i veçantë sepse ishte hafëz i Kuranit, shokët e grupit rreth tij dhe mësuesi i tyre e këshillonte dhe mundohej t’ia largon brengat. Ishte një mësim që nuk mësohet në libër…ishte një mësim që fisnikët e trashëguan gjeneratë pas gjenerate.

Me erdhi mirë për kujdesin e njerëzve ndaj tij si dhe për respektin e hoxhës së tij ndaj të sëmurit. E shihja keqardhjen në sytë e mësuesit tjetër.

Nuk ishte qëllimi të tregoj thjesht lajmin e këtyre të sëmurëve. Desha që të përfitojmë dhe të fillojmë ti ndiejmë të tjerët që janë në situata të këtilla.   Kush prej neve është i sigurt se nuk do të sëmuret. Askush. Prandaj falënderoje Allahun për gjendjen tënde, lute për mbrojtje nga fatkeqësitë sikur sëmundja, fitoje sevapin e vizitës të sëmurëve dhe mos i harro, as ata e as veten në lutje  të drejtuar Allahut, subhanehu ue te’ala.

Të pakët janë falënderuesit e vërtetë.

Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë! (El Bekare, 286)

Allahu na i faltë gabimet, i shëroftë të sëmurët, i falënderuar qofsh o Zoti i botëve. Amin.

Davud El Utejbi

Përshtati: M-r Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 4173

Përgëzim, i gëzuar nga diçka, lajmi i mirë! Këto janë fjalë që kuptimi i tyre përçon shpresë, e shërojnë humbjen e shpresës dhe dëshpërimin, dhe janë faktor i bindjes në premtimet e Allahut, dhe i largojnë brengat dhe mërzit.

Përgëzimi në përgjithësi nuk vjen vetëm se për të mirë, kurse për të keqen vjen atëherë kur përcaktohet. Kurani na sjell pamje të ndryshme nga përgëzimet, dhe mejdani i tyre është i gjerë dhe i llojllojshëm. Allahu Kuranin e zbriti si shpjegim për çdo çështje, dhe “si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët”. Nahl 89, dhe “Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh”. Isra 9.

Ajetet e Kuranit në zemrën e besimtarit derdhin qetësi, dhe nëpërmjet tyre vijnë përgëzimet. Xhibrili, alejhi selam, i tha të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kjo është një derë e qiellit, u hap sot dhe nuk do të hapet kurrë më përveçse sot.” Pastaj tha: “Përgëzohu me dy dritat që t’u dhanë, të cilat nuk i janë dhënë asnjë Pejgamberi para teje. Ato dy drita janë surja Fatiha dhe fundi i kaptinës Bekare; nuk lexon asnjë shkronjë nga ato që mos të të jepet shpërblimi”.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është sjellës i lajmeve të mira dhe paralajmërues. Allahu tha: “Ne të kemi dërguar ty vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues”. Furkan 56. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nxiti për në përgëzim, dhe ndaloi nga të frikësuarit, dhe tha: “Përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”. Sahabët i urdhëroi dhe ju tha: “Thirrni njerëzit, dhe përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”.

Baraspesha mes përgëzimit dhe frikësimit janë nga udhëzimi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe kjo është mesatarja: të shpresosh mëshirën e Allahut dhe t’i frikohesh dënimit të Tij. Dëgjimi i përgëzimeve shton në përpjekje dhe përkujdesje ndaj nënshtrimeve. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për Othmanin, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tha: “Nuk i bën dëm asgjë Othmanit pas kësaj që bëri”. Kjo Othmanit nuk i shtoi veç hajr, e respekt dhe nënshtrime më të tepërta. Përgëzimi është mbështetje morale dhe përforcim që s’mundet pa të. Kjo paraqitet në rastin me Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, kur i thotë burri të saj, Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Përgëzohu, se pasha Allahun, Allahu nuk të poshtëron asnjëherë!”.

Nuk ka më mirë sesa të dëgjojnë bashkëshortët mes veti, dhe ushtari nga udhëheqësi i vet, dhe punëtori nga kryetari i vet, fjalë përkrahjeje dhe përforcimi, ku e njofton njëri-tjetrin me lajme të mira gjatë frikës dhe pikëllimit. Ata që kthehen nga Allahu kanë lajme të gëzueshme. Allahu thotë: “Le të gëzohen ata që shmangen nga adhurimi i idhujve e kthehen nga Allahu! Pra, jepu lajme të gëzueshme robërve të Mi”. Zumer 17. Ata që i frikohen Allahut, për ta ka shpëtim në dynja dhe ahiret: “(Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën”. Junus 63-64.

Ata që luftojnë në rrugë të Allahut, përgëzimi i tyre është rehatia dhe të kënaqurit e Allahut me ta. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që besojnë, mërgojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre, janë në shkallë më të lartë tek Allahu. Pikërisht këta janë të fituarit. Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta”. Teube 20-21.

Kurse për durimtarët, Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”. Bekare 155-157.

Përgëzim ka edhe për ata që ecin në këmbë për në xhami. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Përgëzoji ata qe ecin shumë në errësirë për në xhami me një dritë të plotë Ditën e Kiametit”.

Kush sprovohet me sëmundje, i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për ta thotë: “Përgëzohu, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është zjarri Im të cilin Unë e kam autorizuar kundër robit Tim besimtar në dynja, me qëllim që ai të jetë pjesa e tij prej zjarrit në Ditën e Gjykimit (që të mos digjet atje)”. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u urdhërua ta përgëzon Hatixhen me shtëpinë në Xhenet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e përgëzoi Amar ibën Jasirin, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, dhe i tha: “Përgëzohu, o Amar! Ty do të të vrasë grupi tiran (i padrejtë)”.

Evliave të Allahut u jepen përgëzime në dynja dhe ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën”. Junus 62-64. Nga përgëzimi i besimtarit në dynja është lavdërimi i veprave të tij nga ana e njerëzve.

Besimtari ato vepra i bën fshehurazi për Allahun, mirëpo Allahu donë që t’ia shpalos, dhe ta përgëzon në dynja para se ta përgëzon në ahiret. Ebu Dher, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u pyet se kur njeriu punon vepra të mira, dhe njerëzit e lavdërojnë për ato vepra, si është puna e tij? I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kjo është përgëzimi i besimtarit në dynja”. Ëndrra e mirë është një nga format e përgëzimeve. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahu qofshin mbi të, thotë: “Tashmë nga profecia kanë ngelur vetëm gjërat inkurajuese.

“Cilat janë gjërat inkurajuese?” – pyetën disa. Ai tha: “Ëndrra e mirë”. Përgëzimi për lindjen e fëmijës është synet i ligësuar, dhe Allahu i qortoi fort ata që mërziten dhe dëshpërohen me lindjen e vajzës: “Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë. Disave u dhuron të dyja gjinitë: djem e vajza; e, kë të dojë e lë pa fëmijë”. Shura 59-60, dhe Allahu poashtu tha: “Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim. Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s’di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhe. Ah! Sa mbrapsht që gjykojnë ata!”. Nahl 58-59.

Erërat janë nga përgëzimi dhe lajmi i mirë. Allahu tha: “Dhe, një prej shenjave të Tij, është dërgimi i erërave mbartëse të lajmeve të mira (shiut), që t’ju bëjë të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhrin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës”. Rum 46. Allahu evliave të tyre u dha disa shenja që aludojnë në atë se Allahu ua donë hajrin, dhe atyre u dërgon suksese dhe mirësi, dhe lehtësime pas vështirësive. Allahu tha: “ Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit”. Lejl 5-7, dhe “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen”. Talak 4.

Nëse ti e vëren se punët tu janë lehtësuar dhe Allahu të ka dhënë suksese, dhe mirësitë të vinë pa i pritur, kjo është padyshim nga përgëzimet. Besimtarit i paraqiten disa nga përgëzimet në momentet e vdekjes, si dhe gjatë qefinosjes së tij, apo gjatë larjes së xhenazes së tij, kurse për përgëzimin e tij në ato momente kur ndahet nga kjo dynja, Allahu thotë: “O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty! Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim!”. Fexhr 27-30. Nga përgëzimet madhështore është përgëzimi me pranimin e pendimit.

Kjo ma mirë na përshkruhet në pendimin e Kab ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të. Pasi që i kaloi pesëdhjetë ditë në vetmi, i distancuar nga shoqëria në Medine, së bashku me dy tjerë që nuk dolën në luftë me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, Kab ibën Maliku thotë se pasi që e fala sabahun u ula ta përmendi Allahun. Shpirti më shtrëngonte, toka më ishte ngushtuar, dhe e pritja lehtësimin nga ana e Allahut, dhe në ato momente e dëgjova një zë i cili bërtiti fort: O Kab, përgëzohu! Kur e dëgjova zërin e tij, rashë në sexhde! E kuptova se kishte ardhur lehtësimi. Njerëzit më takonin një nga një, dhe më uronin për pendimin, dhe më thoshin urime pranimin e pendimit. Kur e takova të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, fytyra e tij ishte e bukur si hëna, dhe ishte i gëzuar, dhe më tha: “Përgëzohu me ditën më të mirë që kaloi në jetën tënde prej atë dite kur të lindi nëna jote!”. I thash a nga ti o i Dërguar i Allahut, a nga ana e Allahut?! Më tha: “Jo nga unë, po nga ana e Allahut”. Allahu rreth neve e zbriti ajetin: “Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë, pasi zemrat e disave prej tyre për një fije qenë afër shmangies (nga detyra), pastaj Allahu pranoi pendimin e tyre Vërtet, Ai është i Butë dhe i Mëshirshëm me ta”. Teube 117.

SHEJH DR. ABDULBARIJ THUBEJTI

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 6788

Cilat janë detyrat e melaikeve?

Ajetet Kuranore dhe hadithet profetike na e bëjnë të qartë se melekët kanë detyra, punë specifike nga ana e Allahut dhe se ato i kryejnë këta obligime pa asnjë mangësi apo përtaci, ashtu siç i urdhëron Allahu, prej tyre do të cekim:

1. E madhërojnë Allahun duke i bërë tesbih dhe lavdi – kjo është një prej punëve kryesore të tyre, për këtë arsye Allahu përmend në Kuran se melaiket e përmendin Allahun para se ta përmend besimin e tyre, ku thotë:” Ata të cilët e mbajnë arshin e Allahut dhe ata që janë rreth tij e madhërojnë me falenderim Allahun dhe i besojnë Atij”.1

Edhe pse besimi është çështje me parësore për tu pranuar veprat, mirëpo Allahu së pari e ka cekur madhërimin e melaikeve ndaj Allahut si specifike të tyre, ky lloj tesbih i melaikeve është i përhershëm, normale për ta, duke mos u lodhur e bezdisur, thotë Allahu i Lartësuar:” Atij (Allahut) i takon çfarë ka në qiej dhe në tokë dhe ata të cilët janë tek Ai (melaiket) nuk jam mendjemëdhej ndaj adhurimit të Tij e as nuk u bëhet adhurimi monoton, atë e lartësojnë natë e ditë dhe nuk mërziten”2.

Po ashtu Allahu thotë: “Ata të cilët janë tek Zoti i tyre, e madhërojnë Atë natën dhe ditën dhe nuk bezdisen”3.

2. Melaiket të cilët ua bien të dërguarve të Allahut shpalljen hyjnore nga ana e Allahut Fuqiplotë – këta janë bartësit e shpalljes, të cilin e dërgon Allahu tek Ai njeri të cilin e ka zgjedhur të jetë profet apo i dërguar, kjo është prej gjërave me nderuese që e mer për sipër meleku, sepse të marësh përsipër emanet të kumtosh vahjin (shpalljen) është prej gjërave të mëdha, e cila lyp emanet (besë) të madhe tek ai i cili e transmeton. Për këtë arsye Allahu i Lartësuar e emërton Xhibrili-paqa e Allahut qoftë mbi të, shpirti i besueshëm ku thotë:” Ky Kuran është shpallje nga Zoti i botërve e zbriti atë shpirti (meleku Xhibril) i besueshëm, në zemrën tënde (o Muhamed) që të mund të jesh prej këshilluesve në gjuhën e qartë arabe”4.

3. I rregjistrojnë veprat e të riturve prej njerëzve – për këtë i ka autorizuar Allahu, për çdo njeri ka vendosur nga dy melaike njëri shkruan veprat e mira, e tjetri të këqijat, Allahu thotë:” Nuk flet diçka (njeriu) vetëm se për të është një vëzhgues i gatshëm për ta shënuar atë”5. Ibn Kethiri-Allahu e mëshiroftë, përcjell fjalët e ndryshme të dijetarëve për atë çfarë e shkruajnë melaiket, vallë a është për qëllim çdo fjalë të cilën e flet njeriu, ky është njëherit mendimi i el-Hasenit, Katades apo është për qëllim fjala e cila kur shprehet njeriu për të ose shpërblehet ose dënohet, e ky është mendimi i Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Pastaj e saktëson mendimin e pare, bazuar në kuptimin e përgjithshëm të fjalëve të ajetit Kuranorë.6

4. Melaiket të cilët ua marin shpirtrat njerëzve – kur t’ju vinë atyre çasti i vdekjes e të mbaron koha e jetës së tyre, Allahu e ka shkruajtur për çdokënd përfundimin, vdekjen mbi çdo krijesë kushdo qoftë ai pa marë parasysh çfarë posti ka apo çfarë grade, këtë punë e kryen meleku i vdekjes, thotë Allahu në Kuran:” Thuaj: Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr

shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”7. Po ashtu Allahu thotë:” Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton engjëj) derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi”.

5. Melaiket të cilët kërkojnë tubime të dhikrit dhe i rrethojnë të pranishmit në të – Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Kush ia heq një brengë nga brengat e dunjasë ndonjë besimtarit, Allahu do t’ja heq atij një nga brengat e ditës së gjykimit, kush ia lehtëson atij i cili ka nevojë, Allahu ia lehtëson atij në dunja dhe në ahiret, kush ia mbulon një besimtarit Allahu ia mbulon Atij (të metat) në dunja dhe në ahiret, Allahu është në ndihmë të robit të Tij, përderisa robi është në ndihmë të vëllaut të tij, kush niset rrugës për të kërkuar dije Allahu ia lehtëson Atij rrugën për në xhenet, kur tubohen një popull në shtëpitë e Allahut për ta lexuar librin e Allahut dhe ta mësojnë ata ndërmjet tyre, për ta zbret qetësia, i kaplon mëshira dhe i rrethojnë melaiket me flatrat e tyre si dhe Allahu i përmend tek ata të cilët janë tek ai, Ai i cili nuk ka vepra të mira nuk i bën dobi origjina e tij”.8

Madje ka disa prej melaikeve të cilat i kërkojnë tubimet, mexhliset e dhikreve dhe i ndjekin ata. Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Allahu ka disa melaike të cilat udhëtojnë janë të nderuara, të cilat i kërkojnë tubimet, mexhliset e dhikrit, andaj kur shohin ndonjë mexhlis që përmendet Allahu ulen me ata dhe i rrethojnë të pranishmit me fletët e tyre derisa e mbulojnë çfarë ka ndërmjet tyre dhe qiellit të dunjasë, kur njerëzit shpërndahen atëherë ngriten hypin nëpër shkallë në qiell”. – Pastaj tha:” Pastaj Allahu i pyet, edhe pse Ai e di më mirë se ata: Prej nga po vini? – Ata thonë: Vijmë prej nga disa robër tu të cilët të madhërojnë, të falenderojnë dhe të luten Ty. – Thotë: Çfarë kërkojnë ata prej meje? – Thonë: E kërkojnë xhenetin tënd. – i pyet Allahu: A e kanë parë ata xhenetin? – i thonë: Jo o Zot. – U thotë: Po si do të ishte sikur ata ta shihnin xhenetin tim? – Thonë: O Zot ata kërkojnë ti mbrosh? – Thotë: Prej çfarë kërkojnë mbrojtje? – Thonë: Nga zjarri yt. – U thotë: A e kanë parë ata zjarrin? – Thonë: Jo. – i pyet: Si do të ishte sikur ta kishin parë zjarrin tim? – Thonë: Ata po ashtu kërkojnë nga ty ti falësh. – Thotë: Ua fali atyre dhe ju jap atyre çfarë kërkojnë dhe i mbrojë ata nga ajo e cila kërkojnë mbrojtje. – Atëherë pyesin melaiket: O Zot me ta është filani mëkatarë ka kaluar atje rastësisht në tubimin e tyre dhe është ulur me ta. – Thotë Allahu: Edhe atij i falen mëkatet ata janë popull nga të cilët nuk është fatëzi ai i cili ulet me ta”9.

6. Disa melaike i përshëndetin besimtarët kur të hyn në xhenet – kjo ndodh kur do të hyn në xhenet banorët e tij, melaiket i presin ata në çdo derë të saj me selam dhe më përshëndetje, për këtë shpëtim të madh të tyrin për të cilin e lusim Allahun e Lartësuar të na bën nga banorët e tij. Thotë Allahu në Kuran:” E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun alejkum” – qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë”.10 Po ashtu Allahu thotë:”(Përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do t’i vizitojnë engjëjt duke

hyrë në secilën derë. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend”11.

7. Disa melaike e kanë për detyrë ti dënojnë banorët e zjarrit – ata janë rrojet e xhehenemit-Allahu na ruajtë prej tyre. Që të jenë më trishtues për të dënuar, Allahu i ka krijuar shumë të ashpër, të vrazhdë dhe të rreptë, thotë Allahu në Kuran:” O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara”. Po ashtu thotë:” E, ku e di ti se çfarë është Sekar? Ai nuk lë send të mbetet pa u djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat. Mbikëqyrësit mbi të janë nëntëmbëdhjetë. E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve”12.

Pra në përgjithësi melaiket kanë punë të shumta të cilat nuk janë lehtë të rrumbullaksohen që të gjitha, mirëpo ne do të mjaftohemi me fjalët e Ibn Kajimit-Allahu e mëshiroftë, i cili thotë:

“Melaiket e kanë për detyrë ta krijojnë njeriun prej në një periudhë në tjetrën, formësimin e tij, rruajtjen e tij në tre etapat e errëta, shkruajtjen e rriskut të tij, veprës së tij, çastin e vdekjes së tij, a do të jetë i lumtur apo i dëshpëruar, si dhe ka prej tyre që rinë çdoherë me njeriun, duke ia numëruar veprat dhe fjalët e tij, e ruajnë atë në këtë botë, ia marin shpirtin kur vdes dhe e dërgojnë tek Krijuesi i tij. Po ashtu ata ose dënojnë ose e begatojnë njeriun në varr, pastaj pasi që të ringjallemi, e kanë për detyrë që atë që ka bërë mirë ta nderojnë dhe atë që ka punuar keq ta dënojnë, po ashtu i ndihmojnë besimtarit me lejen e Allahut, po ashtu e mësojnë atë çfarë i bën dobi, po ashtu e mbrojnë atë, ata janë shokët e tij në dunja dhe ahiret. Janë ata të cilët e thirrin për të bërë mirë, i premtojnë mirësi, e ndalojnë nga të këqijat dhe e paralajmërojnë të ruhet nga e keqja, këta janë miqtë e tij, ndihmësit e tij, rruajtësit e tij, këshilluesit, mësuesit e tij, lutën për të, kërkojnë që Allahu ta fal atë, ata luten për të derisa ai është në bindje ndaj Zotit të tij, lutën për të përderisa ai i mëson të tjerët për mirë. Po ashtu edhe e përgëzojnë me bujarinë e Allahut, në gjum dhe në prag të vdekjes, ditën kur ai do të ringjallet, janë ata të cilët e bëjnë asket të dunjasë dhe dashurues të ahiretit. E përkujtojnë kur harohet, e bëjnë aktiv kur dobësohet, e bëjnë të qëndrueshëm kur e humb durimin, janë ata të cilët nxitojnë për të mirat e tij në dunja dhe në ahiet. Ata janë të dërguar nga Allahu për krijesat e Tij si dhe prijës dhe ambasador të Tij ndërmjet robërve të Tij dhe Ati, zbresin në fund të kosmosit me urdhërin e Tij ngjiten lartë tek Ai me urdhërin e Tij”13.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

0 2367

I thotë nëna e djalit nuses së saj, pasi që kishin kaluar muajin e mjaltit: Ke arritur që biri im të jetë më i përkushtuar në namazin në xhami, ke korrur sukses për tridhjetë ditë, në atë që unë dështova për tridhjetë vite. E sytë iu mbushën me lot!

Ajo ia ktheu: A e di oj nënë, rrëfimin për gurin dhe thesarin? Rrëfehet se kishte qenë një gurë i madh  në rrugë ku kalonin njerëzit, e një njeri morri iniciativë vullnetare për ta thyer e larguar nga rruga. U mundua ky personi dhe e goditi atë gurë me tokmak 99 herë, e u lodh. Më pas, kaloi një njeri, kërkoi prej tij që t’i ndihmojë, dhe me të vërtetë morri ky njeri tokmakun dhe goditi dhe e theu atë me një goditje.

Surpriza ishte, se aty ndër gurë ishte një paketë e mbushur me ari. E ky personi tha: Kjo është e imja, unë e theva gurin.

E të dy shkuan për tu ankuar tek gjykatësi.

I pari tha: Të më jep një pjesë të thesarit, unë e godita atë 99 herë e më pas u lodha.

Tjetri tha: Thesari është i imi, unë e theva atë.

Atëherë gjykatësi i dha të parit 99 pjesë prej thesarit, dhe atij që kishte thyer vetëm një pjesë. Dhe i tha: O filan, po të mos ishin 99 goditjet, nuk do të ishte thyer guri me të njëqindtën.

Shejh Aid el karni

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË