Arhiva DitoreFeb 21, 2015

0 1527

O ti njeri, tri lugina janë në Xhehenem, ruaju nga to.

– Ato janë:

1- Lugina el Gaj

2- Lugina el Vejl

3- Lugina Sakar

– Më gjerësisht:

1- Lugina el Gaj: Ajo është luginë në Xhehenem, ku në të do të futen ata që i bashkojnë namazet e tyre në një namaz. Allahu i Madhëruar thotë: Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh”. Merjem 59.

Nga kjo luginë, lugina el Gaj, kërkon mbrojtje Xhehenemi për çdo ditë nga nxehtësia e lartë e saj! Vallë, a do ta përballon njeriu?!

2- Lugina el Vejl: Ajo do të jetë vendbanim i atyre që i vonojnë namazet pa arsye. Kjo luginë është e stërmbushur me akrepa dhe gjarpërinj. Allahu i Madhëruar thotë: Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet”. Maunë 4-5.

3- Lugina Sakar: Në të do të futen ata që e lanë namazin. Allahu i Madhëruar thotë: Çfarë ju ka sjellë në Sakar? Ata do të përgjigjen:Nuk ishim nga ata që falnin namaz“. Mudethir 42-43,  “Do ta hedh në Sakar (Xhehenem)! E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sakari (zjarri përvëlues)?”.  26 -27.

Në këtë luginë, thjesht, nga momenti i hyrjes së atij që e ka lanë namazin, do ti shkrihen eshtrat nga nxehtësia e lartë. Ai që e len namazin do të ringjallet Ditën e Kiameti me Faraonin dhe Hamanin dhe do të privohet nga ndërmjetësimi i të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU   

Burimi: albislam.com

0 1311

– Nëse i rikujton këto gjashtë gjëra të lehtësohen sprovat dhe vështirësitë:

  1. Ta rikujtosh se çdo gjë që ndodh, ndodh me caktimin dhe me vullnetin e Allahut.
  2. Ta rikujtosh se shqetësimi, demoralizimi, humbja e durimit, nuk e kthejnë caktimin e Allahut.
  3. Ta rikujtosh se ajo që të ka kapluar është e lehta nga ajo që është më e madhe se ajo.
  4. Ta rikujtosh se çdo caktim i Allahut në vete përmban urtësi, nëse e kupton do ta shohësh sprovën si begati.
  5. Ta rikujtosh se çdo sprovë dhe vështirësi që e godet besimtarin për të është shpërblim, falje gjynahesh, rritje gradash dhe largim i ndonjë sprove edhe më e madhe se sa ajo.
  6. Ta rikujtosh se ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe e përhershme.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2055

Ajetet nga Kur’ani:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ﴿١١٩

“O besimtarë! Druajuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të drejtë!”.(Sureja Teube: 119).

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا ﴿٧٠﴾ يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَمَن يُطِعِ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا ﴿٧١

“O besimtarë, druajuni Allahut dhe thoni vetëm fjalën e vërtetë, që t’ju përmirësojë veprat tuaja, dhe t’ju falë mëkatet tuaja. E, kush e dëgjon Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai ka arritur shpëtim të madh.” (Sureja Ahzab: 70-71).

 وَاجْعَل لِّي لِسَانَ صِدْقٍ فِي الْآخِرِينَ ﴿٨٤

“Dhe më bën që të përmendem për të mirë te gjeneratat e ardhshme.” (Sureja Shuara: 84).

إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَرٍ ﴿٥٤﴾ فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِندَ مَلِيكٍ مُّقْتَدِرٍ ﴿٥٥

“Ata që i druajnë Perëndisë me të vërtetë, do të jenë në kopshtet e xhenetit dhe pranë lumenjve, në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotfuqishëm.” (Sureja Kamer: 54, 55).

وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ إِبْرَاهِيمَ ۚ إِنَّهُ كَانَ صِدِّيقًا نَّبِيًّا ﴿٤١

“(O Muhamed!) përmende në Libër (Kuran) Ibrahimin! Ai ka qenë (njeri) i sinqertë, (dhe) pejgamber.” (Sureja Merjem: 41).

 وَقُل رَّبِّ أَدْخِلْنِي مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِي مُخْرَجَ صِدْقٍ وَاجْعَل لِّي مِن لَّدُنكَ سُلْطَانًا نَّصِيرًا ﴿٨٠﴾ وَقُلْ جَاءَ الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ ۚ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا ﴿٨١﴾ وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ ۙ وَلَا يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إِلَّا خَسَارًا ﴿٨٢﴾ وَإِذَا أَنْعَمْنَا عَلَى الْإِنسَانِ أَعْرَضَ وَنَأَىٰ بِجَانِبِهِ ۖ وَإِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ كَانَ يَئُوسًا ﴿٨٣﴾ قُلْ كُلٌّ يَعْمَلُ عَلَىٰ شَاكِلَتِهِ فَرَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَنْ هُوَ أَهْدَىٰ سَبِيلًا ﴿٨٤

“Dhe, thuaj: “O Zoti im, më shpjerë Ti mua në një hyrje të kënaqur (në vdekje), dhe më nxjerr (ringjallem) në një dalje të kënaqur, dhe, më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!” Dhe, thuaj: “E vërteta – arriti, e gënjeshtra (e keqja) u shkatërrua. Me të vërtetë, gënjeshtra është në zhdukje!” Dhe, Ne, shpallim nga Kurani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen. E, kur Na i japim dhunti njeriut, ai shmanget dhe largohet anash, e kur e godet e keqja është i dëshpëruar. Thuaj: “Çdokush punon në mënyrë të vet, por Zoti juaj di më së miri kush është në rrugën më të drejtë”. (Sureja Isra: 80- 84).

 مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّـهَ عَلَيْهِ ۖ فَمِنْهُم مَّن قَضَىٰ نَحْبَهُ وَمِنْهُم مَّن يَنتَظِرُ ۖ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِيلًا ﴿٢٣﴾ لِّيَجْزِيَ اللَّـهُ الصَّادِقِينَ بِصِدْقِهِمْ وَيُعَذِّبَ الْمُنَافِقِينَ إِن شَاءَ أَوْ يَتُوبَ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّ اللَّـهَ كَانَ غَفُورًا رَّحِيمًا ﴿٢٤

“Ndër besimtarët ka njerëz që e kanë plotësuar premtimin e dhënë Allahut, disa prej tyre kanë vdekur; e disa nga ata e presin atë – nuk kanë ndryshuar asgjë – për t’i shpërblyer Allahu të sinqertit( drejtit) për sinqeritetin e tyre, e për t’i dënuar hipokritët, nëse do, ose t’u pranojë pendimin e tyre. Me të vërtetë, Allahu është falës dhe mëshirues.” (Sureja Ahzab: 23-24).

إِنَّ اللَّـهَ لَا يَهْدِي مَنْ هُوَ مُسْرِفٌ كَذَّابٌ ﴿٢٨

“Me të vërtetë, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.” ( Sure el A’raf: 28).

يَوْمَ الْقِيَامَةِ تَرَى الَّذِينَ كَذَبُوا عَلَى اللَّـهِ وُجُوهُهُم مُّسْوَدَّةٌ ۚأَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْمُتَكَبِّرِينَ ﴿٦٠﴾ وَيُنَجِّي اللَّـهُ الَّذِينَ اتَّقَوْا بِمَفَازَتِهِمْ لَا يَمَسُّهُمُ السُّوءُ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ﴿٦١

“E, në Ditën e Kiametit do t’i shohësh ata që kanë përgënjeshtruar Allahun – me fytyra të zeza. E vallë, a nuk është ferri – vend për ata që janë mendjemëdhenj?!  Allahu do t’i shpëtojë ata që ruhen për të mirat e bëra, prandaj ata nuk do t’i prekë e keqja, e as nuk do të pikëllohen.” (Sureja Zumer: 60-61).

Hadithet profetike:

Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Juve ju takon të flisni të vërtetën, sepse e vërteta shpie në mirësi, e mirësia shpie drejtë xhenetit, me të vërtetë njeriu vazhdon të jetë i drejtë (ta thotë të vërtetën) në të çdo punë derisa tek Allahu të shkruhet si i drejtë. Dhe keni kujdes nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra shpie në prishje (shthurje, humnerë), kurse prishja shpie drejtë xhehenemit, me të njeriuvazhdon të gënjej ë në çdo punë derisa tek Allahu shkruhet si gënjeshtar.’’ ( Sh ënon Buhariu: 6094, Muslimi: 2607).

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Shenjat e munafikut janë tre: kur flet ai gënjen, kur premton nuk e realizon premtimin, dhe kur i besohet diçka të tradhton.” (Shënon Buhariu: 33, Muslimi: 59, dhe shtoi Imam Muslimi në transmetimin e tij në këtë hadith: “edhe nëse agjëron, falë namaz dhe pretendon se është musliman.”)

Transmetohet nga Abdilah ibn Amrin ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Katër gjëra nëse i zotëron (o musliman) atëherë nuk të takon ty të mërzitesh për gjërat e ikura  të dynjasë: nëse e ke ruajt amanetin, ke folur të drejtën, ke pas sjellje të mirë (me krijesat e Allahut) si dhe ke fituar (pasuri , etj) me dëlirësi.” (Shënon Ahmedi: 6614 dhe Taberani:  “Mexhmu ez zevaid”-  4/145 me zinxhirë të mirë të transmetimit).

Transmetohet nga Ubadete ibn Samiti,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:’’ Më garantoni ju mua gjashtë gjëra( prej vetes suaj) e un ua garantoj xhenetin: Thoni të vërtetën kur flisni, kur të premtoni realizoni premtimin, kur t’u lihet amanet diçka ruani amanetin, ruani organet tuaja gjenitale, ruani shikimin tuaj (nga harami) dhe ruani duart e juaja (nga haramet).

(Shënuan: Ahmedi: 22251, Ibn Hibani në sahihun e tij: 271 dhe Hafidh el Mundhirij në,- “et tergib ve terhib”,: 2/651. Kurse Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih në “Silsiletu es sahiha” me nr. 1470.)

 Autor: Muhamed Ahmed el Adevi

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 6184

Duaja është sinjal i adhurimit, kopshti i zemrës, Xhenneti i dynjasë, adhurim i lehtë, jo specifike vetëm për ndonjë vend, kohë ose gjendje të caktuar. Duaja është armik i belave, shërues i tyre, parandalues i fatkeqësive dhe zvogëlues i tyre kur ata e kaplojnë robin e Allahut.

Omer ibn Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Unë nuk shqetësohem se a më pranohet duaja, sepse kur i përkushtohem asaj pas saj vjen pranimi i duasë.”

Duaja me urdhër të Allahut i largon fatkeqësitë, belatë, sprovat, parandalon dënimin dhe shkatërrimin, është armë e besimtarit, madje nuk ka diçka që më shumë e ndihmon robin se sa duaja. Çdo e mirë vjen nga duaja, çdo e keqe largohet nga duaja, me dua largohet mërzia, kalojnë streset, fundi i fundit mjafton si nderë për atë që i lutet Allahut, duaja të afron tek Allahu. Allahu thotë: “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejtë të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.”1 Më i humbur nga njerëzit është ai që e ka humbur duanë.

Me dua ngrihet: Shpirti, ambiciet e larta, largohet ëndja e madhe nga ajo që e posedojnë të tjerët, është shigjetë e natës që del e lëshuar nga namazfalësi, litar i cili e lidh tokën me qiellin. Kthehu tek Allahu, kërko nga Ai do të fitosh. Nënshtroju me dua vetëm Allahut, risku është thesar i kërkimit, dije se thesaret e Allahut janë të mbushura plot dhe i jep çdokujt çfarë do që kërkon prej Tij, qoftë natën apo ditën. Prandaj lute Zotin tënd Bujar, dorëzoje veten Tënde para Tij, lutju Allahut me bindje se do të pranohet duaja, me vullnet të madh, ngase ai që e lut nuk humbë, prandaj kush ju ankohet krijesave për nevojat e tij. atij nuk i kryhen nevojat. Andaj lutu sepse Ai që jep është shumë Bujar, i Fuqishëm. Mirëpo mos e prit menjëherë pranimin kur të lutesh e as mos e ngadalëso lutjen, sepse kush troket shumë në derë pritet që t’i hapet dera. Po ashtu këdo që e kaplojnë problemet e kohës le të kthehet tek Allahu, ngase Allahut thotë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.”2

Kur Junusi, paqja e Allahut qoftë mbi të, u ngujua në barkun e balenës, ai shpëtoi me dua madje pa u dëmtuar fare.

Kur njerëzit të shtrihen në rehatinë e trupit të tyre, atëherë në errësirën e natës çoi duart tek Allahu Fuqiplotë, sepse me lutje rrotullohen çështjet, kush lutet në këtë kohë e është steril, i jepet fëmijë, i sëmuri shërohet, i varfri furnizohet, fatkeqi lumturohet. Me një dua e gjithë toka u përmbys përpos asaj që deshi Allahu, me një dua Allahu e shpëtoi Musain, paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe e shkatërroi Faraonin. Allahu thotë: “Musai tha: “Zoti ynë, Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zot i ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës Tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, e të mos besojnë derisa të shijojnë dënimin e hidhur.”3

Sulejmanit, paqja e Allahut qoftë mbi të, Allahu i dhuroi pasuri të madhe dhe sundim vetëm me një lutje drejtuar Zotit, Gjithëdhuruesit. Ejubi, paqja e Allahut qoftë mbi të, u

shërua nga sëmundja e tij me përkushtim dhe lutje ndaj Zotit të Tij. Allahu thotë: “(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”4

Andaj shpeshtoi duatë për veten tënde që të jesh i udhëzuar, si dhe Allahu të të mbrojë prej fitneve dhe të të bëjë të përqendruar në fenë e Tij, të ta përmirësojë nijetin dhe sinqeritetin në veprat e tua.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

1 Bekare: 186.

2 Nemël: 62.

3 Junus: 88.

4 Enbija: 83.

NA NDIQNI NË