Arhiva DitoreFeb 23, 2015

0 1954
  1. Si quhej Faraoni i cili e luftoi Musain, alejhi selam?

– El Velid bin Mus’ab (ky është emri i vërtetë i Faraonit).

  1. Në kohën e cilit halife u bë çlirimi i Spanjës?

– Në kohën e halifes, Velid ibn AbdulMelikut.

  1. Kush ishte vëllai i Musait alejhi selam?

– Haruni, alejhi selam.

  1. Kush i tha Sulejmanit alejhi selam: ” Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke ditur”?

– Pupëza Hud Hud. (Shiko ajetin 22, të sures Neml).

  1. Si quhej nëna e Muavije ibn Ebi Sufjanit,- Allahu qoftë i kënaqur me të,- ?

– Hind bint (e bija) e Utbes Utbe.

  1. Kush ishte këshilltari kryesor i Faraonit?

– Hamani.

  1. Kush ishin dy melaiket që ua mësonin njerëzve sihrin (magjinë)?

– Haruti dhe Maruti. (Shiko: Bekare: 102).

  1. Kënd e dërgoi Sulejmani alejhi selam tek Mbretresha e popullit të Sebes?

– Pupzën Hud Hud. (Shiko: Sure Neml ; 22, etj).

  1. Cila sure paralajmroi afrimin e vdekjes së Muhamedit, sal-Allahu alejhi ue selem?

– Sureja en Nasr.

10.Kush janë zbukurim për Qiellin dhe gjuajtës të shejtanëve?

– Yjet.

11.Si quhej gruaja e Othman ibn Afanit, Allahu qoftë i kënaqur me të?

– Naile bint Ferafisa.

12.Kush është autor i librit: Rijadus Salihin?

– Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë.

13.Ceke një prej kushteve të pranimit të veprave?

– Nijeti (qëllimi) i mirë.

14.Allahu thotë në suren el Fatiha: ” Udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhënë mirësi, e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin tënd dhe as atyre që janë të humbur”, kush janë ata që janë të humbur?

– Krishterët.

15.Një nga mrekullit që Allahu ia zbriti Salihut, alejhi selam?

– Deveja. (Shiko: Hud-64, A’raf:73)

16.Pejgamberi alejhi selam thotë: ” Feja është………- si vazhdon hadithi?

– Feja është sinqeritet.

17.Cila ishte fitneja e parë e Beni Israilëve?

– Fitneja e Grave.

18.Kush ishte pejgamberi i parë i cili u dërgua tek jobesimtarët?

– Nuhi, alejhi selam.

19.Cila është sureja në të cilën përmendet Besmelja dy herë?

– Sureja en Neml.

20.Cila është sureja në të cilën janë përmbledhur të gjitha ajetet mbi trashigiminë?

– Sureja en Nisa.

Burimi: albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

0 1257

-Nderi tha: Unë jam dritë dhe shëndet.

-Paturpësia tha: Unë jam sëmundje dhe errësirë. Pronari im më përfytyron lumturi, kurse në fakt ai është duke u thelluar në pikëllim dhe dëshpërim.

-Nderi tha: Unë jam saldoja e Xhenetit.

-Paturpësia tha: Unë jam saldoja e dënimit dhe zjarrit të Xhehenemit.

-Nderi tha: Unë e gëzoj zemrën dhe i jap lumturi dhe shpirtit i jap freski dhe rehati.

-Paturpësia tha: Unë zemrën pronarit tim ia rëndoj dhe të metat ia shtoj, ashtu si e rëndojnë dhe e lodhin pisllëqet atë që i posedon.

-Nderi tha: Ai që më posedon është i ndershëm, ruhet nga të ligat dhe i suksesshëm në mirësi.

-Paturpësia tha: Pronari im është i nënçmuar, i frikuar dhe nuk ka vend për të në zemrat e njerëzve.

-Nderi tha: Pronari im dynjanë e kupton si mjet, kurse ahiretin e ka preokupim.

-Paturpësia tha: Pronari im është rob i dynjasë, ajo është preokupimi i tij dhe synimi i tij. Nëse humb diçka nga ajo, e mundon dhe e shkatërron.

O Zoti jonë, bëna nga ata që gjithmonë veprojnë vepra të mira dhe të ndershme dhe na largo nga veprat e liga dhe nga ato të paturpshmet.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2851

Në Kur’anin Fisnik ka lloje të ndryshme të zemrave, prej tyre:

1- Zemra e shëndoshë.
Kjo është zemra e sinqertë për Allahun, e pastër nga kufri, nifaku dhe shthurja. Allahu ka thënë: “Vetëm ai që vjen te Allahu me zemër të shëndoshë…” (Shuara, 89.)
2- Zemra e përulur.
Zemra e përulur është ajo zemër, e nënshtruar, e qetë në përmendjen e Allahut. Allahu ka thënë: “… dhe zemrat e tyre të jenë të përulura.” (Haxhxh, 54.)
3- Zemra e penduar.
Zemër e penduar, është zemra që çdo herë kthehet, pendohet tek Allahu dhe nënshtrohet. Allahu ka thënë: “I cili është frikësuar nga Allahu në mos prezencë (pa e parë) dhe ka ardhur i penduar.” (Kaf, 33.)
4- Zemra e devotshme.
Zemër e devotshme, është ajo zemër që madhëron fenë e Allahut. Allahu ka thënë: “E kush madhëron fenë e Allahut , ajo është shenjë e zemrës së devotshme.” (Haxhxh, 32.)
5- Zemra e dridhur.
Zemër e dridhur, është ajo zemër që i frikësohet Allahut, dhe frikësohet se mos vallë Allahu nuk ia pranon punët dhe nuk shpëton nga ndëshkimi. Allahu ka thënë: “Edhe ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, dhe u dridhen zemrat për shkak se do të kthehen te Zoti i tyre.” (Mu’minun, 60.)
6- Zemra e qetësuar.
Zemër e qetësuar, është ajo zemër që qetësohet me njëshmërinë dhe përmendjen e Allahut. Allahu thotë: “… me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen…”. (Rrad, 28.)
7- Zemra e udhëzuar.
Zemër e udhëzuar, është ajo zemër që është e kënaqur me caktimin e Allahut dhe e dorëzuar para urdhrave të Tij. Allahu thotë: “… dhe kush i beson Allahut, Ai do ta udhëzojë zemrën e Tij…” (Tegabun, 11.)
8- Zemra e gjallë.
Zemër e gjallë është ajo zemër që mendon dhe merr mësim. Allahu thotë: “Këtu ka, njëmend, argumente për ata që kanë zemër…” (Kaf, 37.)
9- Zemra e sëmurë.
Zemër e sëmurë, është ajo zemër që e ka goditur dyshimi, nifaku, e kanë vërshuar mëkatet dhe sëmundja e epsheve të ndaluara. Allahu ka thënë: “… e të lakmojë ai, zemra e të cilit është e sëmurë …” (Ahzab, 32.)
10- Zemra e verbuar.
Zemër e verbuar, është ajo zemër që nuk shikon, nuk percepton dhe nuk respekton hakkun (të vërtetën). Allahu ka thënë: “… por verbërohen zemrat në kraharor.” (Haxhxh, 46.)
11- Zemra e shkujdesur nga Kur’ani.
Zemër e shkujdesur nga Kur’ani, është ajo, e zënë me të kotën dhe epshet e kësaj bote, nuk mediton çka ka në të. Allahu ka thënë: “Me zemrat e tyre të shmangura (të llastuara).” (Enbija, 3.)
12- Zemra mëkatare.
Zemër mëkatare, është ajo zemër që fsheh të vërtetën. Allahu ka thënë: “Dhe mos e fshihni dëshminë, sepse kush e fsheh atë, ai ka zemër mëkatare…” (Bekare, 283.)
13- Zemra mendjemadhe.
Zemër mendjemadhe, është zemra që nuk pranon njëshmërinë dhe nënshtrimin ndaj Allahut, tirane me shumë padrejtësi dhe armiqësi. Allahu thotë: “Ashtu, Allahu vulosë zemrat e çdo arroganti përbuzës”. (Gafir, 35.)
14- Zemra e papërgatitur.
Zemër e papërgatitur është ajo zemër që nuk përmend Allahun, ka ndikuar epshi që mos e respektojë Allahun. Allahu thotë: “… dhe mos iu nënshtro atij zemrën e të cilit e kemi lënë të papërgatitur ndaj nesh, dhe pason epshin e vet…” (Kehf, 28.)
15- Zemra dyshuese.
Allahu ka thënë: “… dhe zemrat e të cilëve dyshojnë…” (Teube, 45.)
16- Zemra e ashpër.
Zemër e ashpër, është ajo zemër prej së cilës është larguar mëshira. Allahu thotë: “… sikur të ishe i ashpër dhe zemërfortë do të iknin prej rrethit tënd…” (Ali Imran, 159.)
17- Zemra e prishur, që pason të dyshimtën.
Allahu ka thënë: “… zemrat e të cilëve janë të prishura…” (Ali Imran, 7.)
18- Zemra e vulosur.
Zemër e vulosur është ajo që nuk dëgjon udhëzimin dhe nuk e kupton. Allahu ka thënë: “… dhe e ka vulosur zemrën e tij edhe veshët e tij…” (Xhathijeh, 23.)
19- Zemra e fortë.
Zemër e fortë është ajo zemër që nuk zbutet për imanin e as nuk ndikon tek ajo ndëshkimi, qëndron larg përmendjes së Allahut. Allahu ka thënë: “… dhe zemrat e tyre i bëmë të forta…” (Maide, 13.)
20- Zemrat në këllëf.
Allahu ka thënë: “… (ata thonë) zemrat tona janë në këllëf…” (Bekare, 88.)
O Allah, bëji zemrat tona të nënshtruara, të buta, dhe që të përkujtojnë Ty. Amin!

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 2100

Po të thërras duke të përkujtuar për vlerën e uljes në tubimet e diturisë, vendet të cilët Allahu, az-ze ue xhel-le i ka veçuar duke i përmendur në praninë e melekëve më të afër :

1) Dëgjimi i Kuranit famëlartë.

2) Devotshmëria e vërtetë buron nga dituria.

3) Përderisa kërkon dituri je në rrugë të Allahut.

4) Melekët i ulin krahët e tyre në shenjë pajtimi me veprën e kërkuesit të diturisë.

5) Krijesat kërkojnë falje për kërkuesin e diturisë.

6) Allahu zbret qetësi në zemrat e tyre.

7) I kaplon mëshira e Allahut.

8) Në praninë e tyre tubohen melekët.

9) Allahu, subhanehu ue teala, e përmend (duke u krenuar me të) këtë mexhlis në praninë e melekëve.

10) Përfitimi i dobive të reja.

11) Dërgimi i salavatëve mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue sel-lem,. Kush dërgon një salavat mbi të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, Allahu, subhanehu ue teala, mbi të dërgon dhjetë salavate.

12) Me pjesëmarrjen ne këto tubime pakohet rreziku nga koha e humbur.

13) Me pjesëmarrjen në këto tubime pakohet rreziku nga përgojimi (gibeti) dhe bartja e fjalëve (nemime).

14) Në këto tubime takohen muslimanët dhe duke u përshëndetur me selam shtohet dashuria mes tyre.

15) Kërkimi i diturisë është prej adhurimeve më të vlefshme

16) Dhe çdo hap drejt adhurimit konsiderohet adhurim.

17) Allahu, subhanehu ue teala, i ngritë në grada të larta dijetarët.

18) Dijetarët zbërthejnë shumë nga enigmat e jetës.

19) Nëse diturinë e mësuar ua kumton të tjerëve do të shpërblehesh. me të njëjtin shpërblim sikur ata që i kë mësuar çdo herë kur të veprojnë me atë.

20) Përkujtimi i gjërave të harruara.

21) Dijetarët janë dëshmitarët e Allahut në tokë.

22) Dijetarët janë ata që përmirësojnë kur përhapet fesadi.

23) Dituria është me madhështore se sa sundimi me botën.

Në librin “Sherefu es-habil hadith” është shënuar ky rast:

Një ditë Ferexh En-Nubi, miku i halifës El Me’mun, filloi që t’ia përkujton halifës begatitë e Allahut ndaj tij dhe i tha: “Allahu ta ka dhënë fitoren, sundimin dhe shumë vende që i kë çliruar. Ummeti të respekton dhe i bindet urdhrave që ti i jep. As hiseja e dynjasë që të është dhënë nuk është e vogël.

Kur Me’muni i dëgjoj këto fjalë tha: Vaj për teje Ferexh. A e di se cila gjë është më e dashur për mua se gjërat që i numërove?

Ulja në një vend pranë dijetarëve të hadithit është me e dashur për mua se gjërat që i numërove.

24) Dijetarët thonë: Dituria është arma më e fuqishme.

25) Në tubimet e diturisë njoftohesh me mikun më të mirë, Librin

26) Argumentet e Allahut nuk i kupton kush pos dijetarëve.

27) Allahu, subhanehu ue teala, në Kuran, të Dërguarin e tij, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, e urdhëron me këto fjalë: “…dhe thuaj: “Zoti im, shtoma diturinë!”

28) I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, thotë: “E mallkuar (pa vlerë) është kjo dynja dhe çdo gjë në të është pa vlerë përpos përkujtimit të Allahut e ngjashmja me të, dijetarit dhe kërkuesit të diturisë” Transmeton Ibën Maxhe.

29) Vetëm duke kërkuar dituri kemi mundësi që ta zbatojmë porosinë e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: “Transmetojeni (atë që e dëgjoni ) prej meje “ Transmeton Buhariu.

30) Kush merr pjesë në tubimet e diturisë merr një pjesë nga trashëgimia e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem,.

31) Dituria që e ke lan pas vetes të bën dobi edhe pas vdekjes.

32) Selefi me vite kanë udhëtuar me qëllim të marrin pjesë në tubimet e diturisë. J’akub ibën Sufjan El Fesevi tregon se plot 30 vjet ka udhëtuar për të kërkuar dituri.

33) Dijetaret e selefit kanë bërë gara që të arrijnë më herët në xhami dhe të ulen afër mësuesit. I njohur është rasti i Ibën Xhendel El Kurtubi i cili është lënduar duke shpejtuar që të arrijë i parë në tubimin e diturisë.

34) Dituria të mbron nga lajthitja dhe devijimi

35) Dituria është pajisja më e mirë e thirrësit

36) Dituria shton bindjen e njeriut

37) I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Allahu, subhanehu ue teala, i jep shkëlqim fytyrës së njeriut i cili dëgjon fjalën time pastaj e transmeton ashtu siç e ka dëgjuar” Transmeton Tirmidhiu

38) I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Që të shtoj diturinë është më e dashur për mua se sa të falem nafile” Transmeton Bezzari dhe Taberaniu. Albani këtë hadith e ka vlersuar si sahih.

39) Hasan el Basriu thotë: “Ditën e gjykimit do të peshohet ngjyra e penës me gjakun e dëshmorëve dhe ngjyra e penës do ta peshon gjakun e dëshmorëve” shih librin “Ihjau ulumid-din” të Gazaliut.

40) Thotë Ibën Kajjimi: “kush kërkon dituri për ta ngjallur Islamin është në gradën e siddikinëve (të sinqertëve) e grada e tyre është e dyta pas gradës së pejgamberisë shih “Miftahud-daris-seade”.

41) Njohja e fitneve na mbron nga sprovimi me të. Për shembull fitneja e Dexhxhalit kush i njeh cilësitë e tij nuk do ti beson.

42) Kush nuk ka dituri nuk ka mundësi që t’i zbaton obligimet e tij.

43) Nëse nuk ke dituri për gjërat e ndaluara shejtani të mashtron më lehtë

44) Tubimet e diturisë janë kopshte ku tubohet njerëzit e mirë

45) Kush merr pjesë në tubimet e diturisë ndihmon në ngritjen e fjalës së Zotit.

46) Kush ulët në atë tubim nuk do të pendohet.

47) Prezenca në këto tubime është sikur shkuarja tek shitësi i parfumeve. Nëse nuk blejmë (përfitojmë) asgjë do na freskon aroma e këndshme.

48) Me uljen para mësuesit vazhdojmë vargun e diturisë. (As-habët janë ulur para të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, pastaj tabi’inët para as-habëve dhe kështu me radhë gjeneratë pas gjenerate deri sot vazhdon kjo mënyrë e kërkimit të diturisë).

49) Nëse i përton kësaj përkujtoje ditën kur shumë njerëz do të thonë: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”.

50) Nëse mendon se ka mjaft kohë dëgjoi këto fjalë: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.”

Përpiloi

M-r. Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË