Arhiva DitoreFeb 26, 2015

0 1462

Në qytet jetonte një grua, lavire, e cila dallohej nga bukuria në mesin e grave të qytetit. Kjo grua, e dashuronte marrëzisht një djalosh të devotshëm dhe të ndershëm. Ky djalosh, në pamje ishte i bukur dhe namazin e falte rregullisht në xhaminë e cila ishte përballë shtëpisë së asaj grua. Një ditë nga ditët ajo e ftoi në shtëpinë e saj, mirëpo djaloshi refuzoi pa pikë dyshimi. Ajo tentoi me të gjitha mjetet dhe metodat ta sjell në shtëpinë e saj, mirëpo çdo plan i saj dështonte. Kur e vërejti se çdo përpjekje e saj dështoi, kurse zemrën ia kishte pushtuar dashuria ndaj tij, e vendosi t’i bën magji. I bëri magji me qëllim që ta sjell natën në shtëpinë e saj dhe të bën imoralitet me të.

Kur u afrua nata, djaloshi filloi të ndjen diçka të çuditshme në shpirtin e tij. Diçka e tërhiqte të shkon te shpija e saj dhe ta sheh atë. Tentoi ta largon këtë ndjenjë, po nuk kishte sukses. Këmbët e tij filluan të ecin vet, pa vullnetin e tij, dhe ta nxjerrin jashtë në drejtim të shtëpisë së saj. Ky djalosh e kuptoi se ku qëndron problemi dhe për këtë arsye iu drejtua prindit të tij dhe i tha: O babai im, më lidh me pranga!! Prindi i tij refuzoi menjëherë, mirëpo djaloshi ishte i përpiktë deri sa e arriti qëllimin e tij. Në fund babai e mori të birin dhe e lidhi për shtyllën e shtëpisë, dhe djaloshi i tha: O prindi im, mos më zgjidh edhe nëse tanë natën kam dhembje e mundime dhe qaj!!

Orët e natës kalonin, kurse djaloshit dhembjet ju rriteshin dhe mundimet ju shtonin. Qante tanë natën, derisa sa u afrua sabahu, mirëpo atëherë më nuk u dëgjua zë! Kur u afrua prindi i tij, e gjeti të birin se kishte ndërruar jetë!! Pasha Allahun, kishte ndërruar jetë në prangat e prindit të vet!

Ky djalosh nuk e tradhtoi Zotin e tij dhe Allahu nuk e tradhtoi dhe e mbrojti robin e Tij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU  

Burimi: albislam.com

0 1632

Ahmed ibn Harbi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk ka gjë që i bënë dobi më shumë zemrës së robit të Allahut se sa të shoqërohet me njerëzit e mirë, duke shikuar veprimet e tyre të moralshme e të mira, dhe nuk ka gjë më të dëmshme për zemrën e robit të Allahut se sa të shoqërohet me njerëz që bëjnë gjynahe vazhdimisht dhe posedojnë  moral të keq, e duke i shikuar veprat e tyre të liga dëmtohet dhe sëmuret zemra e tij.”

Abdurrahman Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë në lidhje me selefus salih (të parët tanë të ndershëm) ka thënë: “Kush lexon për jetën e tyre (selefit) stoliset me edukatën dhe moralin e tyre.”
Imam Ebu Hafife, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Të lexoj për historinë e dijetarëve (edukatën, moralin e tyre) është më e dashur për mua se sa të lexoj për të marrë dituri, për shkak se duke lexuar për historinë e tyre mësohemi se si të edukohemi dhe të pajisemi me moral të lartë”.

Hamdun El Kassari, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kush shikon dhe lexon jetën e selefus salihit e sheh se sa kanë qenë të thjeshtë dhe vëren veten e tij se sa larg është prej tyre, mirëpo, me këtë mëson se si të arrij në gradat e atyre burrave të vërtetë (selefit).”

Hasani biri i Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, ka dëgjuar se Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu e do atë i cili posedon moral të lartë dhe është fisnik e bujar, dhe e urren atë i cili posedon moral të ulët.”

(Hadithi është sahih)

Transmeton Taberani në “el Kebir” numër rendor 2897.

Dhe e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë.

Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e ka dëgjuar Pejgamberin alejhi selam duke thënë: “Jam dërguar për përsosjen e virtyteve të larta të moralit.”

(Hadithi është sahih)
Transmeton Ahmedi (2/381), Hakimi (2/613), Bezari 2740.
Ndërsa e saktësoi dijetari i nderuar Shuajb Arnauti, shiko në “Musned” vëllimi 14, faqe 513.

Transmetohet  nga Enesi, Allahu  qoftë i kënaqur  me të se ka thënë: “E kam dëgjuar Muhamedin alejhi selam duke thënë: “Prej moralit të muslimanit është që kur të flet, të flet mirë (me moral), të dëgjon me moral kur dikush flet në prezencën e tij, kur të takoj dikë të sillet mirë me të dhe kur të premton diçka, le të kryen premtimin e dhënë.”
Hadithi është i dobët (daif)
Transmeton Dejlemiu në (Kenzul A’mal-775), Ibn Haxheri në (Lisanul Mizan-1425), dhe Nesaiu.

Transmetohet nga Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: “Kam dëgjuar Muhamedin alejhi selam dukë thënë: “Nuk është prej nesh, ai i cili nuk e nderon të moshuarin dhe ai i cili nuk i mëshiron të vegjlit tanë (fëmijët).”

(Hadithi është sahih)
Transmeton Ahmedi (2/208), Buhariu (Edebul Mufred,355), Tirmidhiu (11/527).

Allahu xhele shanuhu në Kur’an thotë: “Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i druan Allahut dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Allahun.” (Sure Ahzab, ajeti 21). (përkth. Hasan Nahi).

Transmetohet nga Muadhi, Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: I dërguari salallahu alejhi ve selem  ka thënë: “Nuk do të lëvizë këmba e birit të Ademit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij se ku e ka kaluar; për rininë e tij se ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë e tij se nga e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për dijen e tij se çfarë ka punuar me të.”

(Hadithi është sahih)
Transmeton Bezari (3437), Taberani (el Kebir-111 dhe 11173), Bejhekiu (Shuabul Iman-1785), Tirmidhiu (2416).
E vlerësoi sahih Shejh Husejn Darani, ndërsa shejh Albani hasen (të mirë) në “Sahih el Xhami” numër rendor 7299 dhe 7300.

Ka thënë Sufjan ibn Ujejne, Allahu e mëshiroftë: “Me të vërtetë i dërguari i Allahut alejhi selam është balancuesi i vlerave të larta, prej tij marrim vlerat, si p.sh; moralin e tij të lartë, jetën e tij, udhëzimet,dhe çdo gjë që ai e ka vepruar, pëlqyer, pranuar, është hak (e vërtetë) dhe çdo gjë që e ka refuzuar Muhamedi alejhi selam ajo është e kotë (batil).”

Ibn Sirini, Allahu e  mëshiroftë ka thënë: “Selefus salih e mësonin edukatën (moralin) në proporcion me diturinë.”

Prej Ibrahim  ibn Habib transmetohet se ka thënë: “Më tha mua babai im: “O biri im! Ndjek dhe shko pas dijetarëve, mëso prej tyre, merr prej tyre edukatën, moralin dhe udhëzimet e tyre, sepse kjo  është më e dashur për mua që ti ta zotërosh (moralin) sesa diturinë e shumtë.”

Ka thënë Muhled ibn Husejn: “Ne jemi më se të nevojshëm që të pajisemi me moral të lartë sesa me dituri me bollëk (të shumtë).”

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë njeriu arrin me moralin e tij të lartë gradën (pozitën) e atij që natën e kalon në namaz dhe ditën në agjërim.”

(Hadithi është sahih)
Transmeton imam Ahmedi dhe Ebu Davudi.
Ndërsa hadithin e vlerësoi sahih dijetari i nderuar Imam Albani, Allahu e mëshiroftë në “Sahih el Xhami” me numër rendor 1620.

Është vërtetuar se Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë, më i dashuri prej jush tek unë dhe më afër meje Ditën e Gjykimit, është ai që është pajisur me moral të lartë, ndërsa më të urryerit tek unë dhe më larg meje Ditën e Gjykimit, do të jenë ata që flasin shumë, mirëpo, pa dobi, ai që i përqesh njerëzit dhe mendjemadhi.”

(Hadithi është sahih)
Transmeton Tirmidhiu (2018), Ahmedi (4/193), Ibn Hibani (482).
Hadithin e saktësuan Tirmidhiu, Shuajb Arnauti dhe Albani.

Është vërtetuar nga Muhamedi alejhi selam se në  fillimin e faljes së namazit të natës  lutej dhe thoshte: “….dhe më udhëzo, e më pajis me grada të larta të moralit, nuk ka mundësi të më udhëzoj e pajis me moral askush përpos Teje, dhe më ruaj e më distanco nga morali i keq, nuk ka mundësi që të më ruaj nga morali i keq askush përpos Teje.”

(Hadithi është sahih)
Transmeton Ahmedi (1/94), Muslimi (771), Ebu Davudi (760), Tirmidhiu (3421), Nesaiu (897).

Të nderuar vëllezër dhe motra!
Duke u bazuar në lutjen e Muhamedit alejhi selam, ne mësojmë se njëra ndër gjërat më kryesore që na mundëson të pajisemi me moral të lartë është duaja (lutja) që ia dretojmw Allahut aze ve xhel, në këtë drejtim, këtë lutje duhet ta shpeshtojmë sidomos në kohët e fitneve, e ti dhe unë si musliman me mendje të shëndoshë, duhet ta shfrytëzojmë këtë mirësi dhe begati (dmth lutjen) drejtuar Allahut aze ve xhel.
Allahu na përmirësoftë sjelljet tona, na bëftë prej të moralshmëve dhe shembull për të tjerët. Amin! (shënim nga përkthyesi).

Vazhdon…

Autor -Hatib el Bagdadi Allahu e mëshiroftë
Përktheu dhe përshtati – Suad Shabani
Burimi: albislam.com

0 4333

Mendjemadhësia është sëmundje e zemrës, dhe cilësi e ligë dhe e qortuar fortë. Sot plot nga njerëzit përshkruhen me këtë cilësi, nga e cila na paralajmëroi fortë Allahu dhe i Dërguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Disa nga të parët tanë thanë: Gjynahu i parë i cili ju bë Allahut ka qenë nga mendjemadhësia. Allahu tha: “Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh”. Bekare 34.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e qartësoi kuptimin e mendjemadhësisë me një hadith, të cilin na e përcjelli Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ku thotë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai, që në zemrën e tij ka një grimcë mendjemadhësie”. Një burrë tha: Dikush dëshiron, që rrobat dhe sandalet t’i ketë të bukura? I Dërguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe sjellja me arrogancë ndaj njerëzve”.

Refuzimi i të vërtetës: mospranimi i saj dhe refuzimi me mëndjemadhësi i atij, që e thotë atë .

Sjellja me arrogancë ndaj njerëzve: duke i poshtëruar dhe përbuzur.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e qartësoi se zbukurimi në formë dhe rroba është nga çështjet e dashura tek Allahu dhe nuk është nga mendjemadhësia. Mendjemadhësia është cilësi e brendshme, ku gjurmët e saj paraqiten në sjelljet e njeriut, dhe e nxit atë në mospranimin e së vërtetës dhe në nënçmimin e njerëzve. Iblisi kur u paraqit mendjemadh para Ademit, alejhi selam, e pengoi mendjemadhësia e tij që t’i bie në sexhde, dhe me atë ta refuzon urdhrin e Allahut. Mendjemadhësia ishte sebepi që jobesimtarët i nxiti t’i kundërshtojnë Pejgamberët e Allahut kur u erdhën me argumente të qarta: “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi i shkatërrimtarëve!”. Neml 14.

Mendjemadhin mendjemadhësia e pengon t’i lutet Zotit të vet dhe ta adhuron Atë. Allahu thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!”. Gafir 60.

Mendjemadhësia është ajo që i pengon disa nga pasanikët apo disa nga ata që ju është dhënë pushtet, ta falin namazin apo namazin me xhemat nëpër xhami. I sheh se xhamitë i kanë afër shtëpive të tyre, dhe e dëgjojnë ezanin për çdo kohë, dhe mendjemadhësia nuk e len të shkon në xhami, dhe të del para Allahut së bashku me të tjerët, ngase e sheh veten se është më i madh se të tjerët.

Mendjemadhësia është ajo që i pengon disa të mos punojnë komfor traditës së të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ashtu si e përcjell imam Muslimi nga Seleme ibën Ekva, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili tregon se një njeri ka ngrënë te Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me dorën e majtë, e i Dërguari i Allahut i tha: “Ha me dorën e djathtë!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgjë përveç mendjemadhësisë!” Pas kësaj, njeriu nuk e afroi dorën e majtë te goja”.

Mendjemadhësia është ajo që i pengon disa nga marrja e mësimit të dobishëm, ashtu siç e cekin edhe disa nga të parët tanë se këtë dituri nuk e merr mendjemadhi.

Të bërit mendjemadh para të vërtetës dhe para krijesave, e bën të detyrueshëm ndëshkimin e llojllojshëm, edhe atë të shpejtë dhe të vonshëm.

Nga ndëshkimet më të mëdha është se mendjemadhit i largohet zemra e tij nga udhëzimi. Allahu tha: “Do t’i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me arrogance në Tokë”. Earaf 146, dhe tha: “Kështu ua vulos Allahu zemrat mohuesve”. Earaf 101. Kurse në librat e hadithit ka ardhur se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë se: “Në ditën e gjykimit mendjemëdhenjtë do të grumbullohen e do të mblidhen, për t’u bërë sa një grimcë e vogël, ku poshtërimi i rrethon nga të gjitha anët”.

Sufjan ibën Ujejne, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e ka bërë gjynahun për shkak epshit, shpreso për të pendim, ngase Ademi, alejhi selam, ra në gjynah për shkak epshit, dhe Allahu

ia fali, kurse, kush e ka bërë gjynahun për shkak mendjemadhësisë, frikoju se për të ka mallkim, sepse Iblisi ra në gjynah për shkak mendjemadhësisë, dhe u mallkua!

Si mos t’i kushtohet rëndësi të veçantë sëmundjes së mendjemadhësisë kur i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë se: “Nuk do të hyjë në xhenet ai, që në zemrën e tij ka një grimcë mendjemadhësie”.

Mendjemadhësia është bërë pengesë për të hyrë në Xhenet, ngase ajo, ndërhyn mes robit dhe mes moralit të besimtarëve! Mendjemadhi nuk mundet t’ia donë besimtarëve atë që e donë për vete, dhe nuk mundet të jetë modest, dhe t’i largohen zilisë, urrejtjes dhe zemërimit, dhe ta mposht mllefin dhe ta pranon këshillën. Kurse lloji më i keq i mendjemadhësisë është ai që e pengon njeriun ta pranon të vërtetën dhe t’i nënshtrohet asaj!

O ju robër të Allahut! Njeriu duhet ta largon mendjemadhësinë nga vetja e tij, duke u njoftuar me prejardhjen dhe krijimin e tij, dhe nevojën e tij dhe fukarallëkun e tij, si dhe të njoftohet me Zotin e tij dhe madhështinë e Tij.

Njeriut i mjafton të shikon në bazën e krijimit të tij, e cila ishte nga asgjëja; fillimisht nga dheu, e pastaj nga sperma, e pastaj nga gjaku i ngjizur, e pastaj nga mishi, e pastaj u bë gjë që përmendet, pasi që nuk dëgjonte, e nuk shihte, e nuk ndjente dhe nuk lëvizte! Vetëm se e filloi me vdekjen e tij para jetës, me dobësinë e tij para forcës, me fukarallëkun e tij para pasurisë, e pastaj vdes dhe bëhet dhe, dhe dënohet apo begatohet në varrin e tij, dhe pastaj ringjallet, dhe llogaritet dhe shpërblehet për veprat e tij! Allahu i Madhëruar tha: “Mallkuar qoftë njeriu! Sa mosmirënjohës që është ai! Prej çfarë gjëje e krijon Allahu atë? Prej pikës së farës e krijon dhe i jep përmasa të rregullta. Më pas ia lehtëson rrugën (e lindjes) e pastaj e vdes dhe i cakton një varr, dhe, kur të dojë, Ai e ringjall. E megjithatë, njeriu ende nuk i ka plotësuar ato që i ka urdhëruar Ai!”. Abese 17-23.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 3535

Allahu e ka krijuar njeriun që harron. Nga ky fakt emërtohet “insan” njeri, nga shkaku se shumë harron, ndërsa shkencat janë të ndryshme, dija është e ndryshme, informatat janë të shpërndara, çështjet e sheriatit janë dete, jeta është përplot me brenga, kurse forca e njeriut është e kufizuar, ndërsa njeriu më i hajrit, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Unë jam njeri si ju, harroj sikur që harroni dhe ju.”1

Kur ta kuptosh këtë gjë qartazi, e kupton se ai i cili lexon e pastaj harron diçka prej asaj që e ka lexuar, kjo nuk do të thotë se është e metë e këtij profesioni, siç edhe nuk do të thotë se kjo është rënie e personalitetit të tij. Kjo nuk do të thotë që ti humbësh shpresat në vazhdimin e nxënies së dijes së sheriatit, si dhe të mos e humbësh shpresën në arritjen e dijes. Sikur të ishte që çdo gjë e cila lexohet të mos harrohet, nuk do të kishte nevojë që dijetarët ta mësojnë dijen dhe të vazhdojnë çdo herë të rinë në studim dhe izolim në dituri, si dhe në përsëritjen e asaj që kanë lexuar.

Harresa gjatë dijes të bën që më tepër të mësosh, që nxënësi i dijes të arrijë shpërblim në izolim për diturinë e fituar. Sikur të mos harrohej çdo gjë që lexohet, nuk do të ishte nxënia e dijes adhurim që zë vend të lartë në jetën e njeriut. Kjo është prej mëshirës së Allahut që nxënësi i dijes të afrohet tek Allahu me përsëritjen e asaj që e ka lexuar, që të mos harrohet, andaj me këtë adhurim të vlefshëm arin ngritje në ahiret. Prandaj kur të lexosh diçka dhe e harron, mos u mërzit për atë që të ka humbur dhe e ke harruar, ngase dija është depozitë kurse ti gjatë mësimit të saj je në adhurim.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

1 Mutefekun-alejhi.

NA NDIQNI NË