Arhiva MujoreMarch 2015

0 1190

1 . Sa herë është përmendur emri i Allahut (Err Rrahman) në Kur’an?

– 1. 139 herë 2. 169 herë (e saktë) 3. 269 herë

  1. Sa sexhde gjenden në Kur’an ?

– 1. 5 Sexhde 2.10 Sexhde 3.15 Sexhde (e saktë).

  1. “Pasha Allahun do doja të vdisja njëzet vite më parë, sesa të jam prezent në këtë ditë”, kush e tha këtë fjalë gjatë luftës rreth deves?

– 1. Muavije ibn ebi Sufjani (e saktë) 2. Jezid ibn Muavije 3. S’ad ibn Muadhi 4. Ali ibn ebi Talib

  1. Cila është sureja në të cilën janë përmbledhur të gjitha ajetet që kanë të bëjnë me trashëgimin?

– 1. Sureja en Nisa (e saktë) 2. Sureja ali Imran 3. Sureja err Rra’d 4. Sureja el Kehf

  1. U sprovua me një sëmundje të rënd, sëmundje e cila i zgjati tridhjetë vite, mirëpo kurrë nuk u ankua, nuk e humbi shpresën në Allahun, as nuk tha uf. Kush është ai?

– 1. Ejubi alejhi selam (e saktë) 2. Imran ibn Husajni 3. Ebu Ubejde ibnul Xherrah

  1. Sahabiu i cili vdiq i fundit është..?

– 1. Hakim ibn Hizam 2. Amar ibn Jasir 3. Uthman ibn Medh’un 4. Ebu Tufejl ibn Amir ibn Uail el Lejthi (e saktë)

  1. Në cilën betejë ranë shehid: Zejd ibn Harith, Xhafer ibn ebi Talib dhe Abdullah ibn Reuaha?

– 1. Betejën e Bedrit 2. Betejën e Uhudit 3. Betejën e Hajberit 4. Betejën e Mu’tes (e saktë)

  1. Sahabija e cila vrau 9 luftëtarë pabesimtarë në betejën e Jermukut është…?

–  Safije bint Jezid

  1. Toka sa herë përmendet në Kur’an?

– 1. 108herë 2. 118herë 3. 128herë 4. 228herë (e saktë)

  1. Dy sahabij jetuan gjashtëdhjetë vite në xhahiljet(në pabesim) dhe gjashtëdhjetë vite në Islam, kush janë ata?

– 1. Amar ibn Jasir dhe Hakim ibn Hizam 2. Hakim ibn Hizam dhe Hasan ibn Thabit (e saktë) 3. Hasan ibn Thabit dhe Amar ibn Jasir

  1. Vdiq Usame ibn Zejdi në vitin…?

– 1. 54 Hixhri (e saktë) 2. 45 Hixhri 3. 55 Hixhri

  1. Në cilët sure përmendet emri i Jusufit, alejhi selam?

–  Në Suren En’am, Jusuf dhe Gafir

  1. Kush ishte sahabiu e cili e kishte parë Xhibrilin, alejhi selam, dy herë ?

– 1. Imran ibn Husajni 2. Abdullah ibn Abas 3. Xherir ibn Abdilah el Bexhelij 4. Harith ibn Nu’man (e saktë)

  1. Kush ishte infermierja e parë në Islam ishte..?

– Refide binti Sa’d

  1. Kush ishte sahabija të cilën e denuan pabesimtarët dhe ia ndaluan pirjen e ujit. Por, Allahu i zbriti asaj ujë prej qiellit që të pastrohet dhe të pijë ujë. Pas këtyre ndodhive, e pranuan islamin ata që e denuan?

– Sumeja binti Hajat

  1. Cila është pema e parë që Allahu e krijoi në tokë?

– 1. Palma e Hurmës 2. Fiqin 3. Ullirin (e saktë) 4. Pema e Zekumit

  1. Sa kohë të jetës së tij njeriu e kalon në gjumë?

– 1. Gjysmën e jetës së tij 2. Një të katërtën e jetës së tij 3. Një të tretën e jetës së tij(e saktë) 4. Një të tetën e jetës së tij

  1. Kush ishte halifja i cili e burgosi Imam Ahmedin?

– 1. Jezid Ibn Muavije 2. Muavije ibn ebi Sufjan 3. El Mu’tesim (e saktë)

Autor: Tarik ibn Muhamed Bazur’a

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 1739
  1. Cilat janë kushtet e pranimit të veprave?

– Allahu nuk e pranon asnjë vepër të mirë, e cila nuk i plotëson këto dy kushte, e ato janë: 1. Sinqeriteti, i cili është kusht i brendshëm dhe 2 . Pasimi sunetit të Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ve selem!,- i cili është kusht i jashtëm.

  1. Çfarë domethënie ka fjala Shirk në legjislacionin Islam?

– Në legjislacionin Islam fjala shirk domethënë: T’i shoqërosh Allahut dikë apo diçka në adhurim, ose t’i përshkruash dikujt tjetër pos Allahut diçka që është e veçantë dhe i takon vetëm Madhërisë së Tij (Allahu).

  1. Ceki tre dallimet ndërmjet shirkut të madh dhe atij të vogël?

– Dallimi ndërmjet shirkut të madh dhe atij të vogël:

  1. Shirku i madh rrënon të gjitha veprat, kurse shirku i vogël i rrënon vetëm veprat që i shoqëron ai. 2. Shirku i madh shkakton që vepruesi i tij të qëndrojë përgjithmonë në zjarr, ndërsa shirku i vogël nuk është i tillë. 3. Shirku i madh e nxjerr vepruesin e tij nga feja, ndërsa i vogli jo.
  2. Ceke një argument se syefaqësia është shirk i vogël?

– Pejgamberi alejhi selam thotë: “Ajo që më së shumti frikësohem për ju është shirku i vogël. E pyetën sahabët për të, tha: Pejgamberi alejhi selam: Shirku i vogël është syefaqësia.”

  1. Ceke një argument se nuk lejohet të betohemi në dikë tjetër pos Allahut?

– Transmetohet nga Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ”Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut, ai veçse ka bërë kufër ose shirk.” ( Shënon: Tirmidhiu: 1535, Hakimi: 1/18, Ebu Davudi: 3251).

  1. Ceke një nga shkaqet e rënies në shirk dhe përhapjes së tij tek njerëzit?

– Një nga shkaqet kryesore është; Teprimi në lidhje me njerëzit e mirë. Shkak i kësaj është injoranca e njerëzve. Shejtani ua zbukuron atyre njerëzit e mirë, dhe i shtyen ata të kërkojn prej tyre ndihmë, e më vonë edhe t’i adhurojnë ata, Allahu na ruajtë.

  1. Çka është shirku i vogël?

– Shirku i vogël është ai që në Kur’an dhe Sunet është quajtur shirk, porse nuk e ka arritur shkallën e shirkut të madh. Shirku i vogël është prej mëkateve më të mëdha, vjen në rënditje menjëher pas shirkut të madh. Shirku i vogël nuk e fut vepruesin e tij përgjithmonë në zjarr. Vepruesi i shirkut të vogël është në mëshirën dhe vullnetin e Allahut, nëse do Allahu e falë, nëse do e dënon.

  1. Ceki disa shembuj të shirkut të madh?

– Ja disa shembuj të shirkut të madh: 1. Adhurimi kushtuar dikujt tjetër pos Allahut. 2. Therja e Kurbanit për dikujt tjetër pos Allahut. 3. Rënia në sexhde për dikujt tjetër pos Allahut. 4. Duaja drejtuar dikujt tjetër pos Allahut. 5. Bërja hallall e një gjëje që Allahu e ka bërë haram. 6. Bërja haram e një gjëje që Allahu e ka bërë hallall. 7. T’i frikësohesh dikujt tjetër ashtu siç i frikësohesh Allahut. 8. Të mbështeturit në dikë tjetër për ndonjë gjë që nuk ka mundësi ta kreyj askush pos Allahut. 9. Mësimi i sihrit dhe të bërit sihr(marrja me sihër). 10. Gjykimi me ligj tjetër përveç ligjit të Allahut.

  1. Ceki disa shembuj të shirkut të vogël?

– Ja disa shembuj të shirkut të vogël: 1. Betimi në dikë tjetër pos betimit në Allahun. 2. Thënia: ” Çka dëshiron Allahu dhe ti”. 3. Syefaqësia. 4. Kur njeriu synon këtë botë me veprat(adhurimet e tij). Etj.

Autor: Husejn ibn Ali ibn Husejn el Auaxhi (Profesor i lëndës së Akides në fakultetin e Hadithit në Medine)

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 1351

“Transmetohet se një njeri kishte shkuar ta vizitonte një vëlla të vetin në një fshat tjetër dhe Allahu i dërgon një melek. Kur ai iu afrua fshatit, meleku i erdhi dhe e pyeti:

“Nga je duke shkuar?”

Tha: “Dëshiroj të vizitoj një vëlla timin në këtë fshat.”

I tha: “A ke ndonjë përfitim prej tij?”

Tha: “Jo, vetëm e kam dashur për Allahun.”

I tha: “Unë jam i dërguar i Allahut tek ti që të të përgëzoj se Allahu të do ty ashtu siç e do ti vëllanë tënd për hir të Tij.”[1]

Enesi, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!,- ka thënë: “Ai i cili dëshiron që  ti shtohet furnizimi (rizku) dhe ti zgjatet jeta e tij,atëherë  le ti ruajë lidhjet familjare.” [2]

Shejhul Islam ibën Tejmije,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-: “Bidati është një çështje të  cilën All-llahu nuk ua ka bërë obligim njerëzve, si rrjedhojë e kësaj çdokush i cili e konsideron prej fesë diçka që nuk e ka obliguar All-llahu është Bidat”.

Imam Shatibiju,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- : “Bidati është pasimi i një rruge të devijuar në fe, rrugë  e cila bie në kundërshtim të plot me Sheriatin e Allahut subhanehu ve teala”.

Transmetohet prej Imam Ebu Hanifes,- All-llahu e mëshiroftë!,- se ka thënë: “Kush e lexon Kur’anin dy herë në vit, ai ia ka dhënë hakun Kur’anit, sepse Pejgamberi,- lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të !,- në vitin që ka vdekur e ka lexuar përpara Xhibrilit dy herë” .[3]

Një poet thotë:

Syri që shikon me admirim

nuk i sheh mangësitë,

sikurse syri që shikon me urrejtje

i zbulon mangësitë.

Imam Esh Shabi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:

 “Nuk bëhet Kijameti derisa të bëhet dituria injorancë dhe injoranca dituri”.

Dijetari Islam ibën Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!,-  thotë rreth rënies në fitnet e epsheve: “Nëse zemra është e dobësuar me gjynahe të shumta dhe kësaj zemre të dobët i afrohet një fitne e fortë, atëherë kjo zemër nuk do të mund t’i bëj rezistencë kësaj fitne dhe as ta tejkalojë atë dhe ky person do të shkatërrohet ashtu siç shkatërrohet gjahu kur në të depërton shigjeta”.

Shejhul Islam ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Mbledhimet me njerëzit janë dy lloje:

1-      Mbledhim për shoqërim dhe “shfrytëzimin” e kohës, ky lloj mbledhimi ka më shumë dëm se sa dobi dhe më pak që sjell është se e prish zemrën dhe e humb kohën.

2-      Mbledhim me vëllezërit në ndihmim të njëri tjetrit për ti gjetur shkaqet e shpëtimitm, këshillim të njëri tjetrit me durim dhe të   vërtetë, kjo vepër është prej gjërave më të mëdha dhe të dobishme, mirëpo ka trë gjëra që duhet kujdesur prej tyre:

1-      Mos të ketë lëvdata për njëri tjetrin.

2-      Mbledhimet dhe të folurit e tepërt.

3-      Të mos bëhet ky mbledhim si traditë që e kënaq epshin, duke e humbur kështu qëllimin e saj.

Hasan El Basriu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:

Sëmundja e pastron trupin e njeriut ashtu siç e pastron zekati pasurinë !”

Shejhul Islam ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Diçka e dashur sot nesër bëhet e urryer dhe diçka e papëlqyer sot nesër bëhet e dashur”.

Transmetohet se Imam Buhariu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nuk ka besuar robi me iman të plotë, përderisa nuk e len gënjeshtrën gjatë talljes dhe përderisa nuk e len polemikën edhe nëse është në të vërtetë”.

Imam Shafiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Sihr (magji) është emër që përmbledh kuptime tëndryshme.

Andaj i thuhet magjistarit: Na i përshkruaj magjinë tënde. E nëse magjia që ai bën ka fjalë që janë kufër i qartë, atij i kërkohet të pendohet nga ajo gjë. Atëherë ai ose pendohet ose vritet dhe i merret pasuria. E nëse ai nuk bën magji me fjalë të cilat janë kufër i njohur dhe me të cilën ai nuk dëmton njeri, ai ndalohet nga ajo gjë, e nëse kthehet lëshohet. ” [4]

Sufjan ibn Ujejne,- Allahu e mëshiroftë!.- ka thënë: “Po mos ti mbulojë Allahu mëkatet tona, askush nuk do të shoqërohej me ne.”

Dijetari Islam ibën Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: “Ulu me fëmijën tënd një orë në ditë dhe mësoja suren el-Fatiha, abdesin, etj.
Ne i edukojmë fëmijët që ta adhurojnë Allahun, jo sepse ata duhet që të na furnizojnë neve në të ardhmen.”

Ulemaja selefit,- Allahu i mëshiroftë!,- kanë thënë: “Mos i beso atij qe nuk e njeh derisa ta njohësh ,Mos i beso atij që e njeh derisa ta testosh ,Mos ia dhuro gjithë besimin atij që e njeh derisa ta vërtetosh”.

Shejhul Islami Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: “Dita e Xhuma është ditë e ibadetit (adhurimit), në mesin e ditëve të tjera është si Ramazani në mesin e muajve tjerë, ndërsa ora e pranimit të lutjes në të është si nata e kadrit në muajin Ramazan.”

El Haseni,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: ”Dije, se ti nuk e do Allahun derisa ta duash bindjen ndaj Tij (në ato që urdhëron dhe në ato që Ai ndalon).” [5]

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!, – ka thënë: “Mos mendoni keq për shkak të një fjale që doli nga vëllai juaj musliman kur ti mund të gjesh për të domethënie të mirë.”

Fudajl ibën Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Besimtari fsheh (gjynahet e vëllait të tij) dhe e këshillon, ndërsa  njeriu i poshtër  e turpëron dhe e poshtëron.”

Është thënë se: “Kush e urdhëron vëllanë e tij në mes të një tubimi,atëherë ai e ka poshtëruar atë.”

Disa prej dijetarëve u thonin atyre që urdhëronin të mirën dhe ndalonin nga e keqja: “Mundohuni që ti mbuloni gjynahet e muslimanëve, sepse me të vërtetë nxjerrja në shesh e gjynaheve të tyre tregon dobësi në Islam. Gjërat që meritojnë më së shumti të fshihen janë turpet e muslimanëve.”

Iu është thënë disave prej Selefëve,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,-: “A do të doje që dikush të njoftonte për mangësitë e tua?” Kurse ai u përgjigj: “Nëse ai e bën për të më ofenduar, jo.”

Disa prej Selefëve,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,-  u kanë thënë disa vëllezërve të tyre: “Nuk më ke këshilluar derisa të ma thuash në sy atë gjë që unë e urrej.”

عن عبد الله بن عمرو عن النبي صلى الله عليه وسلم قال : ” يقال لصاحب القرآن : اقرأ وارتق ورتل كما كنت ترتل في الدنيا فإن منزلتك عند آخر آية تقرأ بها “

Transmtohet nga Abdillah bin Amrun,-Allahu qoftë i kënaqur me te!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi veselam!,- ka thënë : ” I thuhet lexuesit të Kur’anit , lexo dhe ngritu sikurse ke lexuar në dynja, ngase vendi yt do të jetë aty ku do ta përfundosh leximin e ajetit “.[6]

كلكم راع ، وكلكم مسؤول عن رعيته ، فالإمام راع ، وهو مسؤول عن رعيته ، والرجل راع في أهله ، وهو مسؤول عن رعيته ، والمرأة راعية في بيت زوجها ، وهي مسؤولة عن رعيتها ، والخادم راع في مال سيده ، وهو مسؤول عن رعيته ، والرجل راع في مال أبيه وهو مسؤول عن رعيته ، فكلكم راع ، وكلكم مسؤول عن رعيته

Ka thënë Pejgamberi alejhi selam : ” Secili nga ju është përgjegjës për at që iu është dhënë përgjegjësi , udhëheqsi i njerëzve është përgjegjës dhe ai do të përgjigjet për ta , burri është përgjegjës për familjen e tij dhe do të përgjigjet për ta , gruaja është përgjegjëse për pasurinë dhe fëmijët e saj dhe ajo do të përgjigjet për ta , robi është përgjegjës për pasurinë e zotriut të tij dhe ai do të përgjigjet për të , a nuk është secili nga ju përgjegjës dhe secili do të përgjigjet për përgjegjësin e tij ” .[7]

Përmblodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Shënon Imam Muslimi, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- nr.2567.

[2] Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!.

[3] E transmeton Hasen bin Zijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- ndërsa zingjiri i transmetimit është i saktë.

[4] Libri – El Umm, vëll.1, fq.206

[5]Libri – ”Xhamiul ulumi wel hikem”

[6] Kanë shënuar këtë hadithë Tirmidhiu- nr. 2914 dhe  Ebu Davudi- nr.1464,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!. Ndërsa Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë se Hadithi është Hasen(i mirë).

[7] Ka Shënuar Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

0 1166

Imam Evzaiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : ” Ne dhe tabi-inet e tjerë, jemi të një zëri se Allahu është mbi Arsh , duke besuar në atë që me besueshmëri transmetohet në sunnet , se kjo është njëra prej cilësive të Tij . ” 1

Shejhul Islami Ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: ” Këtë e ka thënë Evzaiu pasi që është paraqitur drejtimi i Xhehm ibën Safwanit , pasuesit e të cilit kanë mohuar ngritjen e Allahut mbi Arsh dhe pasi që janë paraqitur ata që kanë mohuar cilesitë e Allahut me qëllim që bota të dije se medhhebi i selefëve është i kundërt me këto mendime të devijuara ” . 2

Abdullah ibën Mubareki,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë : ” Dine për Zotin tonë se Ai është mbi shtat kat qiej, se Ai që është ngritur mbi Arsh , se është i ndarë nga krijesat e Tij dhe nuk themi ashtu siq thonë Xhehmijët ” .3

Shejhul Islam Ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë : ” Kush thotë se dituria e Allahut është si dituria e tij, se fuqia e Allahut është si fuqia e tij , se dashuria e Allahut është si dashuria e tij , se kënaqësia e Allahut është si kënaqësija e tij , se dy duart e Allahut janë si dy duart e tij ose ngritja e Allahut si ngritja e tij , i tilli është mushebih dhe ky e ka krahasuar Allahun me krijesat e Tij “.4

Librat e konsultuar :
1- Shiko-  ” El-Esmau ves sifat fq.408  si dhe  Fethul Bari , vëll.13 , fq.406.
2-  Shiko- “ Mexhmu ul fetava, vëll.5, fq.39 “.
3-  Shiko- ” Abdullah ibën Ahmed , Es Sunnen, fq.13 , Darimiu , Er rredu alel xhehmije, fq.67 , El Esmau ves sifat, fq.427.
4- Shiko- ” Mexhmu-u el-fetava, vëll.3,  f1. 16″.

Përzgjodhi dhe Përshtati –  Suad Shabani
Burimi: albislam.com

0 3140

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë (duroni) sepse është e mundur që juve diçka të mos u pëlqejë, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” (Nisa: 19).

” Kur t’i lëshoni gratë dhe atyre t’u afrohet afati i fundit, mbani ato me një mënyrë të arsyeshme, ose i lëshoni me mirësi. Dhe mos i mbani ato me qëllim dëmtimi, se ashtu i keni bërë zullum vetes. Mos luani me urdhrat (versetet) e Allahut dhe kujtoni begatitë që u ka dhënë Allahu, edhe Librin (Kuranin) dhe diturinë e hollësishme, që ua ka zbritur, për t’ju këshilluar juve. Kini frikë Allahun dhe dinie se Allahu di çdo gjë!.” (El Bekare: 231).

” Ato kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes, – përpos që burrat kanë përparësi për vetëm një shkallë. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (El Bekare: 228).

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Besimtari me iman më të plotë është ai i cili ka moralin më të përsosur. Dhe me të zgjedhurit (të mirë) nga ju, janë ata që sillen më së miri me gratë e tyre.”

(Shënon: Tirmidhiu: 1162, Ibn Hibani në Sahihun e tij: 4164).

Transmetohet nga Aishja-, Allahu qoftë i kënaqur me te!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Më i miri prej jush, është ai i cili është më i miri me familjen e tij, kurse unë jam më i miri me familjen time.” (Shënon: Ibn Hibani në Sahihun e tij: 4165).

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Silluni mirë me gratë e juaja, sepse gruaja është e krijuar nga briri, më e shtrembra e bririt është pjesa me e lartë e tij (maja e tij), nëse e merr dhe tenton ta drejtosh atëherë ke për ta thyer atë, e nëse e lë atëherë ajo do mbetet e shtrembër. Andaj, silluni mirë me gratë e juaja.” (Shënon: Buhariu: 2331, Muslimi: 1468).

Transmetohet nga Muavije ibn Hajdete,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E pyeta të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- se cili është obligimi ynë ndaj gruas? I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- iu përgjigj: ” Ta ushqesh gruan tënde kur ushqehesh vetë, ta veshësh gruan tënde kur ta veshësh vetën tënde, mos ta goditësh gruan tënde në fytyrë, mos ta nënçmosh, mos ta braktisësh gruan tënde pos nga shtrati.” (Shënon: Ebu Davudi: 2142).

Transmetohet nga Amrun bin Ahuesi el Xhushemiji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e kishte dëgjuar Muhamedin,- alejhi selam, në haxhin lamtumirës, pasi kishte falënderuar, madhëruar, përkujtuar Allahun, ai iu drejtua njerëzve me këto këshilla: ” Të jeni më të kujdesshëm ndaj grave tuaja dhe silluni mirë me to, sepse ato i keni në përkujdesjen tuaj dhe nuk keni asgjë tjetër mbi to (pushtet, etj), pos nëse ato janë amorale (zinaqare), atëherë largoni ato nga shtrati juaj, rrihni me një rrahje të lehtë, e nëse ato ju respektojnë si kërkohet, atëherë mos u sillni keq me to. Dijeni se ju keni përgjegjësi (obligime) ndaj grave tuaja si dhe ato kanë obligime ndaj jush. Obligimi i grave tuaja ndaj jush është që ato të mos lejojnë në shtrat dhe të hyjë në shtëpinë e juaj atë që e urreni ju (nuk e doni ta keni si mysafir në shtëpinë tuaj, etj). Kurse obligimi i juaj ndaj grave tuaja është që të silleni mënyrën sa më të mirë me to, t’i mbathni dhe t’i ushqeni ato.” (Shënon: Ibn Maxhe: 1851, Tirmidhiu: 1163 dhe thotë se hadithi është hasen(i mirë).

Dhe Transmeton Hakimi: 172/4) nga Muadh ibn Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse do ta urdhëroja ndonjë nga krijesat që t’i bënte sexhde dikujt tjetër pos Allahut, atëherë do ta urdhëroja gruan që t’i bëjë sexhde bashkëshortit të saj, përshkak se gruaja ka shumë obligime të mëdha ndaj burrit të saj. Nuk ka për ta shijuar gruaja ëmbëlsinë e imanit(besimit), derisa t’i kryej obligimet madhore që i ka ajo ndaj burrit të saj, qoftë edhe nëse burri kërkon edhe shpirtin e saj, ajo nuk duhet të veprojë ndryshe, pos t’i nënshtrohet kërkesave të burrit të saj.”

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse burri i kërkon gruas së tij dëfrim në shtrat, e ajo e refuzon kërkesën e burrit të saj dhe burri i saj fle i hidhëruar ndaj gruas së tij, atëherë le ta dinë gruaja se melaiket do ta mallkojnë atë deri në mëngjes.” (Shënon: Buhariu: 5193, Muslimi: 1436).

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk i lejohet gruas të agjëroj (nafile), përderisa burri i saj është prezent në shtëpi, pos me lejen e tij(burrit të saj). Gjithashtu, nuk i lejohet gruas ta pranojë të hyjë dikush në shtëpi pos me lejen e burri të saj.” ( Buhariu: 5192, Muslimi: 1062).

Autor; Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1729

Prindi i ndërroi jetë kur ai ishte në barkun e nënës.

Nëna i ndërroi jetë dhe ai ende nuk i kishte kaluar të gjashtat.

Jetoi në shtëpinë e gjyshit të tij, e pastaj në shtëpinë e mixhës së tij.

U martua me një grua që e dashuroi shumë dhe ajo më vonë ndërroi jetë.

I humbi dy nga fëmijët, kur ende nuk i kishin kaluar dy vite nga jeta e tyre.

E gjuajtën me guri dhe ua fali.

Ra në sexhde dhe mbi kokën e tij ia hedhën zorrët e devesë, megjithatë vazhdoi të qëndron në sexhde, dhe prapë ua fali.

Me rrobat e tij ia shtrënguan qafën, derisa ishte afër të i merret fryma dhe prapë ua fali.

Rrugës i vendosnin thera dhe ndyrësira dhe prapë ua fali.

I hyri hekuri në fytyrë, e helmuan, i bën magji, e larguan nga qyteti, e nënçmuan dhe e luftuan, dhe prapë ua fali.

E tëra kjo, për mua dhe për ty.

Dërgoni salavat mbi atë, që ishte i përmalluar për ne, edhe pse nuk na takoi.

Dërgoni salavat mbi atë, i cili Ditën e Kiametit do të thotë: Umeti im, Umeti im.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1669

Ibën Mesudi,- radijAllahu anhu!,- transmeton se Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem, ka thënë:”Shpirtrat e Shehidëve (dëshmorëve) janë si zogj jeshilë që fluturojnë në xhenet ku të duan, pastaj ndalen në disa kandile të varura në Arsh. Në këtë gjendje siç janë Allahu, subhanehu ve teala, i vështron dhe u thotë: “O robërit e Mi, më kërkoni ç’të dëshironi.” Thonë: “O Zoti ynë, na i kthe shpirtrat në trupat tanë në dynja që përsëri ta japim jetën për ty.” Kur Allahu sheh se ata nuk kërkojnë gjë tjetër, i lë në atë gjendje.”[1]

Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- thotë: “Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur ti mbushin shtatë vjeç, kurse rrihni për namaz kur ti mbushin dhjetë vjeç dhe ndajini nga shtrati.”[2]

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë,- : “Nëse dëshiron  te përfitosh nga Kurani, atëherë përqendrohu gjate leximit dhe dëgjimit te tij. Vëre veshin dhe mundohu të jesh i pranishëm, sikur po flet drejtpërdrejt vetë Ai (Allahu)që i ka thënë ato fjalë, sepse me të vërtetë Allahu po të drejtohet përmes gjuhës se Profetit të Tij, Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!.[3]

Ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Nuk ka dallim nëse çorapet janë prej lëkurës së hollë, pambukut  apo leshi , ashtu siç nuk ka dallim mes ihramit të zi, të bardhë në aspekt të lejimit apo ndalimit. Dallimi mes tyre është vetëm në atë se lëkura është më e qëndrueshme se leshi, mirëpo ky dallim nuk është ndikues në vendimin e sheriatit, prandaj lejohet mes-hi mbi ato çorape që janë të qëndrueshme apo që nuk janë të tilla. Gjithashtu dihet se nevoja për të marrë mes-h mbi njërin lloj të çorapeve është e njëjtë me llojin tjetër. Nëse janë të barabartë në shkakun dhe nevojën, dallimi mes tyre është dallim i dy gjërave identike e kjo është në kundërshtim me drejtësinë dhe analogjinë e saktë që vijnë në Kuran dhe Sunet. Kush bën dallim mes çorapeve që lëshojnë ujin dhe atyre që nuk e lëshojnë ka përmend një shkak të jashtëm që nuk ka ndikim ne dispozitë.” [4]

Marrja mes-h mbi çorape është transmetuar edhe prej trembëdhjetë shokëve të të Dërguarit të cilët i ka përmendur Ibën Mundhiri dhe Ebu Davudi ashtu siç tregon Ibën Kajjimi . Ata janë: Aliu, Amari, Ebu Mesud Ensari, Enesi, ibën Omeri, ElBerra, Bilali, Abdullah ibën Ebi Eufa, Sehël ibën S’adi, Ebu Umame, Amër ibën Hurejth, Umeri dhe ibën Abasi.[5]

Marrja mes-h mbi çorape është vërtetuar nga i Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- .

Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi kanë shënuar një hadith të cilin e transmeton El Mugire ibën Shube,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,-  se “I Dërguari mori abdes, ju dha mes-h çorapeve dhe mbathjeve të tij.” [6]

Shejhul Islam ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,-  ishte i mendimit se është në dobi të Davetit që të heqësh dorë nga praktikimi i një Suneti dhe të mos jesh strikt në zbatimin e tij (sunetit), derisa të kalosh në një fazë kur të ofrosh kah vetja xhematin dhe të ngritësh nivelin e tyre dhe inshallah do të bëhet e mundur për ata (njerëzit) që ta pranojnë nga ti zbatimin e këtij Sunetin në mënyrë më të lehtë sesa në  fillim të davetit tënd “.

Dhe vërtet, Shehul Islami na dha një shembull për këtë: Se i Dërguari,-alejhi selam!,-hoqi dorë nga rrëzimi i Qabesë për hir të dobisë dhe largimit të dëmit . Dhe kjo është një çështje që duhet, dhe me këtë, për hir të parandalimit të dëmeve që do të vinin si pasojë e rrëzimit të saj dhe rindërtimin e saj – pra i Dërguari i tha Aishes: “O Aishe! Sikur të mos ishte për popullin tënd që sapo e kanë lënë Shirkun, unë do ta kisha rrëzuar Qaben dhe do ti kisha shtuar një pjesë toke (d.m.th. do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit), dhe do ti kisha bërë dy dyer – derën Lindore dhe derën Perëndimore – dhe do t’ia kisha shtuar gjashtë kubikë (d.m.th. gjysmërrethi, zona e rrethuar me mur e quajtur Hixhr (dhoma) e Ismailit). Sepse vërtet Kurejshët e shkurtuan atë kur ndërtuan Qaben.”

Shejhul-Islam Ibn Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Ai që bën Davet për Allahun në një vend të injorancws dhe mëkatit , nuk ka problem nëse i merr gjërat pak nga pak gradualisht. Ai duhet të eci gradualisht në Davetin e tij dhe nuk duhet ta sjellë të gjithë Islamin përnjëherë (sunete, farze, ndalesa, pëlqyera, papëlqyera etj) dhe t’ia paraqesë një populli të devijuar.”

Pejgamberi ,- salallahu alejhi ve selem!,-  ka thënë: “Shiko vetveten ku qëndron (me respekt) ndaj tij (burrit tënd). Me të vërtetë ai është xheneti ose zjarri yt.” [7]

”Hallalli më i urryer tek Allahu është divorci (talaku, ndarja).[8]

Sufjan eth Theuri ,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: “Shembulli i dijetarit është i njëjtë me atë të mjekut, i cili nuk e vendos ilaçin vetëm se në vendin e sëmundjes.” [9]

Xhafa Ibën Muhamedi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-ka thënë: “Mos u grindni për çështje fetare, sepse ajo e mbush zemrën shkakton hipokrizi.”[10]

Sufjan bin Ujejne,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kush mendon se është më i mirë se të tjerët vetëm se është bërë mendjemadh (arrogant). E njëjta gjë ndodhi dhe me Iblisin. Atë nuk e ndaloi që ti binte në sexhde Ademit,-  alejhis selam !,- vetëm se mendjemadhësia e tij.” [11]

Përmblodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Shënon Muslimi.

[2] Shënon Ebu Davudi, nr. 494.

[3] Marrë nga Libri, El Fevaid, të Ibën Kajjimit.

[4] Marrë nga Libri, Mexhmu ul fetava, vëllimi- 21, faqe-214, të Ibën Tejmijes.

[5] Ibën Kajimi në librin e tij – “Tehdhib Sunen Ebi Davud”, vëllimi- 1, faqe.187-189.

[6] Megjithëse ka një mospajtim mes dijetarëve për vërtetësinë e këtij hadithi, mendimi më i saktë është se hadithi merr gradën sahih edhe atë nga Tirmidhiu, Ibën Hazmi, Xhemaludin ElKasimij Ahmed Shakiri, Ibën Bazi dhe Albani.

[7] Marrë nga Libri  i Shejh Albanit, “Adabuz-Zefaf”: fq- 285

[8] ” Hadithi është daif (i dobët). Shiko në Librin- ”Irvaul Galil”, me nr.2040, ”Daifu Ebi Daud”, me nr.373 dhe ”Sunnen Ibën Maxhe”, me nr.2018 me recensim të shejh Albanit,- Allahu e meshirofte!.

[9] Marrë nga Libri, “El Hiljetu”, vëll. 6, fq.368

[10] Shënon Dhehebiu, në Librin e tij:”Sijeru Alami En-Nubelai”, Vëll.6, fq.264

[11] Marrë nga Libri- ‘’Sifetu Es Sahveh”, vëll. 1, fq.425

0 3116

Një dijetar thotë:

1. Shpeshtoni istigfarin Allahu do të jetë me ty.

2. Shpeshtoni istigfarin, sepse Allahu nuk ju humb asnjëherë.

3. Shpeshtoni istigfarin se dynjaja është një çast dhe ikën.

4. Shpeshtoni istigfarin ashtu siç ka qenë zakon i Pejgamberit alejhi selam.

5. Shpeshtoni istigfarin, sepse pastrohesh nga mëkatet.

6. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve kanë qenë shkak për kalimin nga dështimi në sukses (në studime, biznes, etj.).

7. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan të sëmurët.

8. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan ata që kishin mësyshë, zili apo magji.

9. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve sterilitetin e kthyne në fertilitet, duke i furnizuar me fëmijë çiftet.

10. Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu largohen vesveset dhe frika.

11. Shpeshtoni istigfarin derisa ta mposhtni shejtanin.

12. Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu dojë Allahu.

13. Shpeshtoni istigfarin, sepse ju mjafton për çdo brengë.

 

Hoxhë: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1454

Meshkujt udhëheqin (dhe përkujdesën) për gratë, meqë Allahu i ka graduar (meshkujt) me disa cilësi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, – dhe, meqë ata shpenzojnë pasurnë e tyre (për furnizim) gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu.” (Nisa: 34).

Transmetohet nga Ebu Seidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Njeriu më i keq dhe me pozitë më të ulët tek Allahu në Ditën e Kiametit, është ai i cili i afrohet gruas së tij dhe ajo i afrohet atij, e pas këtij afrimi (kontaktit seksual), ata (burri dhe gruaja) përhapin fshehtësitë e njëri tjetrit.”

Në një transmetim tjetër qëndron kështu: ” Amaneti më i madh, tek Allahu në Ditën e Kiametit është: Kur njeriu i afrohet gruas së tij si dhe ajo i afrohet burrit të saj, e pastaj ata përhapin fshehtësitë e tyre.” (Shënon: Muslimi: 1437, Ebu Davudi: 4870).

Transmetohet nga Esma vajza e Jezid,- Allahu qoftë i kënaqur me te!,- se kishte qenë tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- përreth tij ishin ulur disa burra me gratë e tyre, dhe tha: ” Ndoshta ndonjëri burrë tregon se çfarë bën me familjen e tij (gruan e tij), si dhe ndonjë grua tregon se çfarë bën me burrin e saj.” Ata që ishin të pranishëm heshtën të gjithë. Esma thotë, dhe unë thashë: Po, pasha Allahun o i Dërguar i Allahut! Burrat dhe gratë e veprojnë një gjë të tillë. Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: “Mos e veproni një gjë të, sepse një veprim i tillë, është i ngjashëm me shembullin e një shejtanit i cili e takon një shejtanesh (femër) me të cilën dëfrehet (haptas), kurse njerëzit i shikojnë(ata).”

(Shënon Imam Ahmedi: 27036, dhe Imam Ahmedi transmeton përmes Shehr ibn Hausheb).

Autori: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1463

Ai nuk i përshëndet vajzat për dore, e fal namazin dhe e mëson Kuranin.

Agjëron me agjëruesit dhe shoqërohet me njerëzit e mirë.

Ai është djalë i pjekur … po, i ka mundësitë të lidhë lidhje me vajza të shumta, mirëpo ai thjesht nuk donë dhe të gjitha i refuzon!

Ka mundësi ta shoqëron cilën do vajzë që i pëlqen, mirëpo me të vërtetë “i frikohet Allahut”.

Nuk është ajo që ai nuk mundet apo e pengon diçka, mirëpo ai shumë mirë e kupton atë që e vepron.

Ai është djalosh që i frikohet Allahut dhe e din fort mirë, se si do të vepron, do të veprohet me të.

Kënaqësitë dhe epshet ia ka lënë atyre që i pasojnë ato, për arsye se ai e din se “kush e len një gjë për Allah, Allahu do t’ia zëvendëson me më të mirë”.

Ai e din se nuk lejohet dashnore përveç se në hallall, dhe se nuk ka dashuri përveç se nën hijen e asaj që është i kënaqur Allahu.

Ai nuk tallet me vajzat e huaja dhe ai e din se Allahu është me durimtarët dhe e din se hallalli është gjëja më e mirë që ekziston.

Ai me të vërtetë është i bukur dhe me të vërtetë është i shtrenjtë dhe me të vërtetë është i mrekullueshëm.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË