Arhiva DitoreMar 2, 2015

0 2820

– Shejh Kishku, Allahu e mëshiroftë, thotë: Një ditë nga ditë më tregoi një burrë dhe më tha:

Dëshirova ta kontrolloj lindjen e fëmijëve dhe ta përcaktoj numrin e pasardhësve. Për këtë arsye isha shumë i kujdesur dhe i rrija shumë gati gruas që t’i përdorë barnat për pengesën e shtatzënisë. Tre vite rreshtazi e pengova shtatzëninë, mirëpo një natë nga netët gruaja harroi t’i merr barnat dhe mbeti shtatzëne. Kur i erdhi koha e lindjes, e dërgova në spital të lind dhe mjekja pasi që e kishte lindur gruaja fëmijën erdhi dhe më tha, si dëshiron ta emërtosh fëmijën? I thash do ta emërtoj me këtë emër!!

– Pas pesë minutave prapë erdhi dhe më pyeti si dëshiron ta emërtosh fëmijë e dytë?!

I thash e emërtoj me këtë emër!

– Pas pesë minutave prapë erdhi mjekja dhe më pyeti si dëshiron ta emërtosh fëmijën e tretë?!

Thash, subhanallah – i lartësuar qoftë Allahu!! Tre vite rreshtazi tentova ta pengoj shtatzëninë dhe Allahu e shkurtoi atë kohë brenda 15 minutave!! Më lindën tre fëmi brenda 15 minutave!!

– Kush i mbizotëron të gjitha çështjet?? Në dorën e kujt janë të gjitha çështjet?? Atij nënshtroja çështjet … Atij nënshtroja çështjet?

Përcaktimi i pasardhësve nuk i zgjidh problemet dhe nuk e largon fukarallëkun. Gjynahet, gjynahet janë shkaktare … alkooli … kamata … bixhozi … padrejtësia … bartja e fjalëve … mosrespektimi i farefisit … imoraliteti. Këto janë që i sjellin problemet dhe e ndërpresin rrëskun dhe e pengojnë zgjidhen e problemeve. Pasha Allahun gjynahet dhe askush tjetër përveç tyre.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1740

Një ditë nga ditët mësuesi gjatë orës së mësimit filloi të flet për namazin, e në veçanti për vlerën dhe rëndësinë e namazit të sabahut. Fjalimi i mësuesit ishte shumë prekës dhe ishte një mesazh i rëndësishëm për çunat që i mësonte të klasës së tretë të shkollës fillore. Në mesin e atyre çunave gjendej një çun, i cili u ndikua shumë nga fjalimi i mësuesit të tij.

Ai më herët asnjëherë nuk e kishte falur namazin e sabahut, as ai e as familja e tij!! Kur u kthye në shtëpi, filloi të mendon për të nesërmen, se si të zgjohet për namazin e sabahut!? Mendoi, mendoi dhe në fund nuk gjeti asnjë zgjidhje tjetër, përveç se tanë natën të mos flenë dhe ta pret kohën e namazit të sabahut! Dhe me të vërtet, e realizoi atë që e mendoi!! Kur e dëgjoi ezanin, doli nga shtëpia dhe u nis drejt xhamisë për ta falur namazin e sabahut, mirëpo rrugës i doli një problem?! Xhamia ishte shumë larg dhe frikohej të shkon i vetëm. Nga mërzia filloi të qan dhe u ul para dere, kur në ato momente papritmas e dëgjoi zhurmën e këpucëve që vinte nga rruga. E hapi derën dhe doli shpejt! Kur doli jashtë e vërejti një plak të cilin e njihte,  ishte gjyshi i shokut të tij Ahmedit, djalit të fqiut. Plaku ishte nisur në drejtim të xhamisë për ta falur namazin dhe fëmija filloi të i shkon pas, mirëpo me qetësi të madhe që të mos e vëren plaku. Çuni frikohej se nëse plaku e vëren se i shkon pas shpine, do ta lajmëron familjen e tij dhe ata do ta ndalin nga namazi dhe do ta dënojnë.

Në këtë mënyrë veproi një periudhë të gjatë, për çdo mëngjes dilte e priste plakun dhe i shkonte pas shpine deri në xhami, e pastaj kthehej në shtëpi. Mirëpo pas një periudhë plaku ndërroi jetë, dhe kur e kuptoi çuni u mërzit tepër derisa filloi të qan pandërprerë. Prindi i tij kur e pa të birin në atë gjendje u çudit dhe e pyeti duke i thënë: O biri im, pse po qan për plakun shumë? Ai nuk ka qenë mosha e jote që të luash me të dhe nuk ka qenë i afërmi jot e mos ta shohësh më?! – Shikoi çuni prindin e vet me sy të lotuara e të pikëlluara dhe i tha: Më mirë kishte qenë që ti të vdesësh,e jo plaku?! – Prindi nga këto fjalë të birit u tremb, dhe u çudit se pse ia thotë i biri këto fjalë dhe pse e donë plakun aq shum?!  – Ky çun i dashur iu përgjigj prindit dhe i tha: Unë nuk qaj se e humba as për atë e as për atë?! – E atëherë pse qan, e pyeti prindi?? – Qaj për hir të namazit! Po, për hir të namazit!!

Dhe duke i rrjedhur lotët i tha: O prindi im pse, pse nuk e fal namazin e sabahut?? Pse o babai im, nuk bëhesh sikurse ai plaku dhe sikurse shumë të tjerë të cilët i pash se e falnin namazin?! – Ku i vërejte ata se e falnin namazin, u çudit prindi?! Në xhami,o prindi im!! – Si ka mundësi ti kishe parë ti në xhami, u çudit prindi?!

Çuni në fund ia shpjegoi rastin dhe ia qartësoi se si shkonte në namazin e sabahut pas plakut edhe atë për çdo ditë!! Nga fjalët e të birit, prindi u prek dhe u ndikua shumë, derisa filloi lëkura t’i rrëqethet dhe lotët t’i rrjedhin dhe në fund ta përqafon të birin.

Nga ajo ditë, ai asnjëherë nuk e la namazin në xhami.

I lumtë atij prindi … i lumtë atij çuni … dhe i lumtë atij mësuesi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 5393

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij”.

Nga hadithi nënkuptojmë se, i biri i Ademit në dynja patjetër të ketë familje që e shoqëron dhe me të jeton, dhe të posedon pasuri me të cilën mbijeton! Këta dy shoqërues të tij, do të vijë dita kur do të ndahen nga ai dhe ai do të ndahet nga ata!

I lumtur dhe i mençur, është ai që e merr familjen dhe pasurinë, si mjet që e ndihmojnë për ta arritur kënaqësinë e Allahut dhe përmendjen e Tij! Nga pasuria e tij, e merr atë që është e nevojshme për dynjanë dhe ahiretin e tij, dhe e marton një grua të ndershme që i ndihmon në besimin dhe fenë e tij! Kurse atë, që familja dhe pasuria e tij bien shkak për ta larguar nga përmendja e Allahut dhe nga feja e Tij, ai është i humbur në dynja dhe ahiret!

Allahu tha: “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin”. Munafikun 9.

Dhe tha: “As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t’ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë)”. Sebe 37.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “O i biri i Ademit! Jeto sa të duash se ti do të vdesësh, dhe duaje kënd të duash se do të ndahesh nga ai, dhe vepro çfarë të duash se do t’i takosh veprat e tua, dhe bën çfarë të duash. Si vepron ashtu do të veprohet me ty”.

Kur i biri i Ademit ndërron jetë dhe transferohet nga kjo botë në botën tjetër, familja dhe pasuria e tij nuk i bëjnë fare dobi, përveç se me lutje dhe me istigfar, dhe i bën dobi ajo që e ka dhënë nga pasuria si lëmoshë apo e jep familja si lëmoshë për të pas vdekjes së tij!!

Allahu i Madhëruar thotë: “në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”. Shuara 88-89.

Dhe tha: (Allahu do t’u thotë): “Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar. Enam 94.

Pra njeriu do të ringjallet i vetëm, pa familjen dhe pasurinë e tij, do të ringjallet i këmbëzbathur, i pa bërë synet, lakuriq, në një ditë ku gjatësia e saj është pesëdhjetëmijë vite, në këmbë duke pritur për të dhënë llogari, derisa të vendoset për të, në Xhenet apo në Xhehenem! Atë ditë do t’i bën dobi vetëm se zemra e tij e pastër, e cila e ka adhuruar vetëm se Allahun dhe e ka pasuar Pejgamberin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Zemër e cila nuk i ka bërë shirk Allahut, zemër e cila nuk e ka miqësuar askënd përveç Allahut, zemër e cila i ka besuar asaj me çfarë ka ardhur Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e ka pasuar traditën e tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, zemër e cila i ka ra në sexhde Allahut dhe e ka dhanë pasurinë në rrugë të Tij, etj.

Kurse, ata që pretendojnë se zemrat e tyre i kanë të bardha, a në fakt ata as në sexhde nuk i bien Allahun, dhe e ngrenë zërin se janë më të mirë sesa ata që janë të kapur për fenë e Allahut, a në fakt ata nuk munden të krahasohen me besimtarët, dhe flasin se të bësh mirë dhe të jesh zemërmirë, pa mos e praktikuar fenë e Allahut duke i respektuar ligjet dhe urdhëresat e Tij dhe duke u larguar nga ajo që e ndaloi Ai, hyn në Xhenet, ata në fakt zemrat i kanë të zeza, si katrani, dhe ata janë në një humbje të thellë dhe shejtani tallet fort me ta!

Nganjëherë ka mundësi që familja të mos jetë e dobishme për të vdekurin, po të jenë shokët e tij!

E ceki një njeri i ndershëm dhe tha: S’ka më mirë se shoku i ndershëm! Familja jote janë të preokupuar me ndarjen e trashëgimisë tënde, kurse ai, është vetmuar nga pikëllimi dhe malli për ty, dhe lutet për ty, duke qenë ti nëntokë!!

Nga familja ka që janë edhe armiq, ashtu siç e cek edhe Allahu: “O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej tyre!”. Tegabun 14.

Qëllimi i armiqësisë në ajet është se, familja dhe dashuria ndaj tyre ka mundësi të bien shkak e të largohesh nga feja e Allahut, dhe ta humbsh dynjanë dhe ahiretin, dhe ata të jenë argument kundër teje e jo për ty, në dynja dhe ahiret!

Familja, pra, është një nga tre shoqëruesit; e cila shkon me shokun e vet deri te varri, dhe kthehet prapë, dhe shokun e len të vetëm!

Kurse shoqëruesi i dytë, pasuria, e përcjell shokun e vet deri te varri dhe nuk hyn me të, po kthehet prapë dhe e len shokun të vetëm!

Kurse atë që njeriu e len nga pasuria pas tij, ajo i mbetet trashëgimtarëve e jo atij, dhe ajo në fakt ka qenë e deponuar dhe ruajtur për trashëgimtarët e jo për të!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “I biri i Ademit thotë: Pasuria ime, pasuria ime! Tha: O i biri i Ademit! Çfarë të ka ngelur nga pasuria jote përveç se asaj që ke ngrënë dhe ka mbaruar, apo që e ke veshur dhe është vjetërsuar, apo e ke shpenzuar dhe që ka kaluar!”.

Njeriu, pra, nuk përfiton nga pasuria, përveç se atë që e ka dhënë si lëmoshë për veten, dhe e ka shpenzuar në rrugë të Allahut.

Kurse atë që e ka shpenzuar në haram dhe gjynahe, ajo do të jetë argument kundër tij, si ai që e ka shpenzuar në alkool, apo në muzikë, apo në bixhoz, apo në imoralitet, apo ka ndihmuar të përhapet e liga në shoqëri, dhe të përhapet kufri, apo të sulmohet Islami dhe muslimanët në mënyre direkte apo indirekte, etj.

Po ashtu ai që nuk e jep hakun e Allahut, pra zeqatin, pasuria e tij do t’i shndërrohet në gjarpër helmues dhe do ta lidh, ashtu siç edhe paralajmëroi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe tha: “Kujt Allahu i jep pasuri dhe nuk e  nxjerr zeqatin e asaj pasurie, ajo do t’i shndërrohet Ditën e Kiametit, në gjarpër helmues me dy njolla të zeza, ia rrethon qafën Ditën e Kiametit, dhe ia kafshon faqet, dhe i thotë: Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt; e pastaj i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e lexoi ajetin: “Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit”. Ali Imran 180.

Nëse thesaret e tij janë ari e argjend, ato do t’i shndërrohen në pllaka, të cilat do të fërgohen në prush të Xhehenemit, dhe me to do t’i lyhen e damkosen balli, anët dhe shpina e tij. Dhe kur ato do të ftohen, përsëri do të vendosen në prush, dhe prapë do të dënohet në të njëjtat organe, dhe kjo, në një ditë ku gjatësia e saj është pesëdhjetëmijë vite, derisa të llogaritet se vendbanimi i tij i përhershëm do të jetë Xheneti apo Xhehenemi!

Allahu i Madhëruar thotë: O besimtarë! Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbullua për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!”. Teube 34-35.

I mençur ështe ai që jep nga pasuria, të cilën e donë fort, dhe nëpërmjet saj fiton në dynja dhe në ahiret! Ai që e donë një gjë shumë, donë që ta merr me vete, ta shoqëron, dhe mos t’ia len tjetrit, e të ndjen keqardhje atë ditë kur nuk i bën dobi keqardhja e as pendimi!

U pyet një dijetar se pse pe urrejmë vdekjen?! U përgjigj: Pasurinë tuaj e kenë vendosur para syve tuaja dhe ju e urreni të ndaheni nga ajo. Por nëse e jep për ahiretin tënd, do të përmallohesh për ta takuar atje!

I thanë njërit se, filani ka tubuar shumë pasuri! U tha: A ka tubuar ditë për ta shpenzuar atë pasuri?! I thanë: Jo! Tha: Atëherë, s’paska tubuar asgjë!!

Shoqëruesi i tretë i njeriut deri te varri është vepra! Ky mik i tij do ta përcjell deri te varri, dhe në krahasim me ata dy shokët e tij të mëhershëm, ky do të hyn me të në varr!

Vepra do të jetë me të në varr, dhe vepra do të jetë shtrati i tij, dhe jastëku i tij, dhe mbulesa e tij, dhe drita e tij në varr! Vepra do të jetë me të kur do të ringjallet, dhe vepra do të jetë me të kur do të qëndron në këmbë për llogari, dhe vepra do të jetë me të në urën e Siratit, dhe vepra do të jetë me të tek peshorja, dhe vepra do të jetë ajo që do t’ia përcakton vendbanimin e tij të përhershëm, në Xhenet apo Xhehenem!

Allahu i Madhëruar thotë: Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij”. Fusilet 46.

Dhe thotë: “Ata që nuk kanë besuar, do të mbajnë pasojat e mohimit, kurse ata që kanë bërë vepra të mira, i kanë përgatitur vetes (të mira)”. Rum 44.

Llokmani i Urti i tha të birit: O biri im, çdo njeri i ka nga dy shtëpi, një që është e padukshme dhe një që duket! Mos të mashtron ajo shtëpi që e sheh dhe që jeta në të  është e shkurtër, nga shtëpia që nuk shihet dhe që jeta në të është e përhershme!

Disa nga të parit tanë thanë: Puno për dynja aq sa do të qëndrosh në të, dhe puno për ahiret aq sa do të qëndrosh në të!

Othman ibën el As, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ishte në varreza ku prezantoi në varrimin e një xhenaze, dhe me të ishte një i ri nga të afërmit e tij, i cili, i neglizhonte disa gjëra nga feja e Allahut! Othmani i tha: Shikoje shtëpinë tënde! I riu e uli kokën dh e shikoi varrin, dhe Othmani i tha: Çfarë po sheh?! U përgjigj: E shoh një shtëpi të ngushtë, të errët, dhe në të nuk ka as ushqim, e as pije, e as grua. Unë para se të vija këtu e lash në shtëpi gruan, dhe ushqimin dhe pijen? Othmani i tha: Pasha Allahun, kjo është shtëpia jote! I riu tha: E  thave të vërtetën, dhe pasha Allahun, kur të kthehen në shtëpi, do të vjen dita kur do të transferohen prej asaj shtëpie në këtë shtëpi!!

Vepra pra, është shoqëruesi i njeriut në varr, dhe është shkaku kryesor i begatimit të tij në varr ose i dënimit të tij në varr.  Përcillet në një hadith se, vepra e mirë i vjen pronarit të saj në varr në formën e një burri, me rroba të bardha, fytyrë të bukur dhe parfum të mirë, i cili i thotë: “Gëzohu për atë që do të shohin sytë. Gëzohu për kënaqësinë e Zotit, xhenetin që ka të mira të pashtershme. Kjo është dita jote e cila të është premtuar”. I vdekuri e pyet: “Po ti, kush je, pasi nga fytyra ngjan sikur je njeri i mirë?”. I përgjigjet: “Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, nuk të kam njohur veçse i shpejtë në bindje të Zotit, i ngadalshëm për të vepruar gjynahe. Zoti të shpërbleu me të mira për këtë”. Ndërsa vepra e keqe i vjen pronarit të saj në varr në formën e një burri me rroba të zeza, me erë të keqe dhe me fytyrë të shëmtuar, i cili i thotë: “Të përgëzoj me diçka rrëqethëse! Kjo është dita jote që të është premtuar”. I vdekuri e pyet: “Po ti që paralajmëron të keqen, kush je? Fytyra jote qenka simbol i të keqes”. Ai i përgjigjet: “Unë jam puna jote e poshtër. Ajo që di rreth teje, është se ke qenë i ngadalshëm në kryerjen e detyrave ndaj Zotit dhe i shpejtë për të vepruar gjynahe që zemëronin Zotin. Prandaj Zoti të shpërbleu me sherr”.

Përgatiti: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

Mbajtja e premtimit është cilësi e njerëzve të ndershëm, ndërsa mos mbajtja e premtimit është dështim në plotësimin e burrërisë, mëkat ndaj Zotit të botërave, udhërrëfyes për të nënçmuar të tjerët, madje me këtë cilësi vishen vetëm njerëzit e më të ulët në mesin e krijesave.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Shenjat e hipokritit janë tre: Kur flet gënjen, kur të premton nuk e mban premtimin, kur i beson të tradhton.”1 Muslimi shton: “…edhe poqëse agjëron, falet, pretendon se është mysliman.”

– Ai i cili nuk e mban premtimin i ka bërë mëkat Allahut Fuqiplotë. I Lartësuari thotë: “Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai të arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatoni, pse për premtimin ka përgjegjësi.”2 Andaj obligimi yt është ta çosh në vend premtimin, ndërsa ai i cili të premton dhe thotë inshAllah (në qoftë se donë Allahu) mirëpo qëllimin e tij e ka të mos e përmbush vetë premtimin e tij, kjo llogaritet mos mbajtje e premtimit.

Ibn Rexhebi thotë: “I premton dikujt mirëpo me qëllim se nuk do t’ia përmbushësh premtimin e dhënë, kjo është thyerje më rëndë e premtimit. Ndërsa Euzaiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Poqëse i thua dikujt: Do të veproj kështu poqëse donë Allahu, mirëpo qëllimin yt është të mos ia çosh në vend atë premtim, atëherë ti llogaritesh gënjeshtarë dhe mos mbajtës i premtimit.”3

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

1 Mutefekun-alejhi.

2 Isra: 34.

3 “Xhamiul-ulumi vel-hikem“ 2/482.

NA NDIQNI NË