Arhiva DitoreMar 3, 2015

0 1206

Emri i tij:

Shejh AbdulAziz bin Abdullah bin AbduRrahman bin Muhamed bin Abdullah Al Baz.

U lind në qytetin Rijad, të Arabisë Saudite, në muajin Dhul Hixhxhe, në vitin 1330 H.

-Mësimet e tij i filloi që nga mosha e tij e vogël, e mësoi Kuranin përmendsh para se të hyjë në bylyk, pastaj filloi që të futet në shkencat sheriatike dhe të gjuhës arabe, duke marrë dituri nga dijetarët e mëdhenj të Rijadit.

Në vitin 1346 h, iu paraqit një sëmundje te sytë, që shkaktoi humbjen e shikimit të tij, megjithatë vazhdoi kërkimin e diturisë nga dijetarët e mëdhenj.

Dijetarët nga të cilët mori dituri:

1.Shejh Muhammed bin AbduLatif bin AbduRrahman bin Hasen bin Shejh Muhammed ibn AbdulVehab –Allahu i mëshiroftë!-

  1. Shejh Salih bin AbdulAziz  bin AbduRrahman bin Hasen bin Shejh Muhammed ibn AbdulVehab.

3.Shejh Sad bin Hamed bin Atik (Gjykatës në Rijad)

4.Shejh Hamed bin Faris (Përgjegjës i Bejtul Malit (depo e pasurisë së muslimanëve) në Rijad)

  1. Shejh Sad bin Vekkas (Dijetar i Mekes)
  2. Shejh Muhammed ibn Ibrahim Al Shejh.

Disa nga detyrat që ka ushtruar gjatë jetës së tij:

  1. U emërua gjykatës në Harexh në vitin 1357 H dhe ushtroi këtë detyrë më shumë se  14 vjet.
  2. U emërua drejtor i Universitetit Islamik të Medinës në vitin 1390 H.
  3. Kryetar i komisionit të përhershëm të fetvave.
  4. Mufti i Arabisë Saudite

Etj.

Librat e tij:

  1. الفوائد الجلية في المباحث الفرضية.
  2. التحقيق والإيضاح لكثير من مسائل الحج والعمرة والزيارة(توضيح المناسك.
  3. التحذير من البدع .
  4. رسالتان موجزتان في الزكاة والصيام.
  5. العقيدة الصحيحة وما يضادها.
  6. وجوب العمل بسنة الرسول صلى الله علية وسلم وكفر من أنكرها.
  7. الدعوة الى الله واخلاق الدعاة.
  8. وجوب تحكيم شرع الله ونبذ ما خالفة.
  9. حكم السفور والحجاب ونكاح الشغار.
  10. نفد القومية العربية.
  11. الجواب المفيد في حكم التصوير.
  12. الشيخ محمد بن عبد الوهاب(دعوتة وسيرتة
  13. ثلاث رسائل في الصلاة.

 14-حكم الأسلام فيمن طعن في القران أو في رسول الله صلى الله علية وسلم.
15-
حاشية مفيدة على فتح الباري.
16-
رسالة الأدلة النقلية والحسية على جريان الشمس وسكون الأرض وإمكان الصعود إلى الكواكب.
17-
إقامة البرهان على حكم من أستغاث بغير الله أو صدق الكهنة والعرافين.
18-
الجهاد في سبيل الله.
19-
الدروس المهمة لعامة الأمة.
20-
فتاوى تتعلق بأحكام الحج والعمرة والزيارة.
21-
وجوب لزوم السنة والحذر من البدعة

Vdekja e tij:

-Vdiq para mëngjesit të ditës së enjte më 27/01/1420H që është në përputhje me 13/05/1999

Allahu e shpërbleftë me Xhennet Firdeus. Amin

Burimi: albislam.com

0 1389

– Shoqëruesi më i mirë në dynja … është tesbihu (lavdërimi i Allahut).

– Shoku më i mirë … është Kurani.

 -Zemra më e madhe … është zemra e besimtarit.

 -Trimëria më e madhe … është frika nga Allahu i Madhëruar

– Dashuria më e sinqertë … është dashuria e Krijuesit.

– Detyrimi më i mirë … është detyrimi i faljes së namazit.

– Lotët më të mira … janë lotët që dalin nga frika e Allahut.

– Dashuria më e mirë … është dashuria për hir të Allahut.

– Fjala më e mirë … Mbi ty qofshin lavdia dhe paqja, o i Dërguari i Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2995

Kurani është fjalë e Allahut xhele shanuhu, e zbritur tek i dërguari i Tij, vula e të gjithë Pejgamberëve Muhamedi alejhi selam, i cili fillon me suren Fatiha dhe përfundon (përmbyllet) me suren Nas.

Allahu xhele shanuhu thotë :”Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe)“.(Sure Insan ajeti: 23).
Na e zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju“.(Jusuf: 2).
Dhe e ka ruajtur Allahu azze vexhele këtë Kur’an të madhërishëm nga ndryshimi, shtimi, manëgsimi dhe këmbimi,dhe e ka marrë nën kujdesin e Tij ruajtjen e këtij Libri dhe në lidhje me këtë ka thënë: ”Na, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij)“. (Sure Hixhr :9), dhe si rrjedhojë e kësaj përkujdesje ka kaluar kohë e shumtë dhe nuk ka arritur askush prej armiqve të Tij që të ndryshoj diçka nga Kurani, të shtojë, pakësojë, ose këmbejë, e që Allahu mos ta mbrojë këtë Libër nga çdo ndryshim.

Dhe Allahu e ka cilësuar këtë libër me  veçori të shumta, që aludon në bereqetin e këtij libri, efektet dhe specifikat. Ky libër është edhe përmbledhës dhe plotësues i librave që kanë zbritur më herët (para tij).

Allahu xhele shanuhu ka thënë:”Na të kemi shpallë ty shtatë ajete, që përsëriten dhe Kuranin e madhërueshëm“. (Hixher: 87), “Kâf. Pasha Kuranin e madhërueshëm“. (Kaf: 1).

(Ky) është një libër (Kurani), që ta kemi zbritur ty, libër i bekuar, për t’i studiuar dokumentet e tij dhe për t’u këshilluar mendimtarët me të“. (Sad: 29).
Ky Libër (Kurani) që ua kemi shpallur, është i uruar, ndiqni atë dhe ruajuni kundërshtimit, për të qenë të mëshiruar“. (Enam: 155).
ky (shpjeguesi i këtyre), është, me të vërtetë, Kurani i nderuar“. (Vakia: 77).
Me të vërtetë, ky Kuran udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe është sihariq për besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh“. (Isra: 9).

Sikur këtë Kuran t’ia shpallim ndonjë mali, ti do ta shihje atë të përulur dhe të copëtuar nga frika e Perëndisë. Këso shembujsh u përkujtojmë njerëzve që të mendojnë“.(Hashr: 21).

E, kur të shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt prej jush kjo do t’ia shtojë besimin?” Sa i përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin, dhe ata do të gëzohen,e sa u përket atyre, zemrat e të cilëve janë të sëmura (me hipokrizi), atyre ua shton mohimin në mohimin që kanë dhe ata vdesin si mohues.” (Teube: 124,125).
Më është shpallur ky Kuran, që t’ju tërheqë vërejtjen me të, juve dhe atyre te kush arrin ky“. (Enam: 19).

E, mos i dëgjo mohuesit dhe luftoi ata me Kuran, në një luftë të madhe“.(Furkan:25).

E, Na ta kemi dërguar ty Librin, – shpjegim për çdo çështje dhe si udhërrëfyes, mëshirë dhe sihariq për muslimanët“. (Nahl: 89).

Na ty (o Muhamed!) ta kemi dërguar Librin (Kuranin), me të vërtetë, vërtetues të librit që e kanë përpara dhe dëshmues i tij. Gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur Perëndia“. (Maide: 48).

Kurani i Madhërishëm është burim i sheriatit islam me të cilin u dërgua Muhamedi alejhi selam tek të gjithë njerëzit (mbarë njerëzimit).

Allahu xhele shanuhu thotë :”I lartësuar është Ai, që i ka shpallur Kuranin (i cili ndanë të vërtetën prej të pavërtetës) robit të Vet (Muhamedit), që të jetë paralajmërues për botët (njerëzit)“.(Furkan:1).

Elif Lâm Râ. Ky është Libri, që ta kemi shpallë ty, që njerëzit t’i nxjerrësh nga errësira në dritë, me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Plotfuqishmit dhe të Falënderuarit, Perëndi, të cilit i përkasin çka ka në qiej dhe në Tokë. E, mjerë për mohuesit nga dënimi i tmerrshëm (që do t’i godasë)“. (Ibrahim: 1-2).

Gjithashtu edhe suneti i Muamedit alejhi selam është burim i sheriatit ashtu siç përmendet edhe në Kuran.

Allahu xhele shanuhu thote:”Kush i bindet Pejgamberit, ai iu ka bind Perëndisë. E, kush zmbrapset (mos u brengos), se Na nuk të kemi dërguar ty që të jesh rojtar i tyre“. (Nisa-80).
Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Perëndia dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë“. (Ahzab: 36).

…atë që ua jep Profeti (si shpërblim), atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie; dhe ruajuni (mos i kundërshtoni) Perëndisë, sepse, Perëndia, me të vërtetë, dënon ashpër“. (Hashr: 7).

Thuaju (o Muhamed!): “Nëse ju e doni Perëndinë, ejani pas meje, atëherë Perëndia ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja! Se Perëndia falë dhe është mëshirues“.(Imran:31).

Autor:MUHAMED BIN SALIH EL UTHEJMIN (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu : SUAD SHABANI
Burimi: albislam.com

0 11075

Njerëzit për të arritur deri te lumturia e dynjasë dhe për t’i njohur rrugët që çojnë deri te ajo kapen për shkolla ideologjike të ndryshme dhe i përkrahin ato! Njeriu i mençur s’ka nevojë të kapet për asnjërën nga to, sepse ai e din se, për të arritur deri të lumturia ekziston vetëm se një rrugë, e ajo është të kënaqurit e Allahut dhe të kapurit për fenë e Tij!

Feja e vërtetë tek Allahu është Islami dhe nuk pranon fe tjetër nga krijesat e Tij. Tek Allahu nuk ka pasur fe tjetër të pranuar përpos Islamit dhe nuk do të ketë kurrë e asnjëherë fe tjetër: “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami”. Ali Imran 19.

Allahu e bëri Islamin fe të gjithë Pejgamberëve dhe të ithtarëve të tyre. Pejgamberi i parë, Nuhi, alejhi selam, tha: “Por, nëse ktheni shpinën, (dijeni se) unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Mua më është urdhëruar të jem prej atyre që (i) nështrohen (Atij).” Junus 72.

Miku i Allahut, Ibrahimi, alejhi selam, dhe i biri i vet, Ismaili, alejhi selam, thanë: “O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje!”. Bekare 128

“Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanëtë nënshtruar ndaj Atij!”. Bekare 132.

Musa, alejhi selam, tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni myslimanë!”. Junus 84.

Allahu i Madhëruar për Isën, alejhi selam, tha: “Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij)”. Ali Imran 52.

Mbretëresha e Shebës tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut – Zotit të botëve!”. Neml 44.

Islami është feja të cilën e zgjodhi Allahu për robërit e Tij: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. Maide 3.

Allahu lajmëroi për premtimin e Tij, dhe Allahu premtimin e Tij nuk e thyen, se kjo fe do të lartësohet mbi të gjitha fetë tjera: “(Allahu)Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë”. Teube 33.

Nuk ka begati e as thesar më të çmuar sesa feja që Allahu e zgjodhi për krijesat e Tij, dhe e bëri rrugë që të arrihet deri tek Ai, dhe e bëri rrugë të vetme për t’i arritur gradat e krenarisë, dhe fuqisë, dhe ndihmës dhe përkrahjes! Ubej ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Përgëzoje këtë umet me pozitën e lartë, me fenë, me lartësimin, me fitore dhe pushtetin në Tokë. Kush bën vepra të ahiretit për dynjanë, në ahiret nuk do të ketë asgjë”.

Dhe po ashtu ka thënë: “Allahu ma mblodhi tokën dhe ma afroj, e pashë lindjen dhe perëndimin e saj, padyshim sundimi i umetit tim do të arrijë në gjithë atë që më është afruar”.

Me Islam nënkuptojmë nënshtrim, dhe dorëzim, dhe bindje ndaj urdhrave të Allahut dhe ndaj urdhrave të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Detyrohet çdo krijesë që çdo adhurim t’ia drejton me sinqeritet vetëm se Allahut, dhe ta pason të Dërguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe të largohet nga idhujtaria dhe nga çdo gjë që çon deri te ajo, sepse idhujtaria është shkaku i rënies shpirtërore, e cila të çon deri në devijim dhe shkatërrim në dynja dhe ahiret! Allahu thotë: “Kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur”. Haxh 31. Kurse mëkati i cili nuk falet në ahiret, nëse njeriu vdes dhe nuk pendohet nga ai në dynja, është pikërisht shirku (idhujtaria): “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë”. Nisa 48.

Islami është fe e pastër që përputhet me natyrshmërinë e pastër të njeriut! Islami është feja që i liroi njerëzit nga barrët e rënda dhe nga vështirësitë që i kishin më herët, si mëshirë dhe bamirësi, prej anës së Allahut: “dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit”. Earaf 157.

Islami është fe që Allahu me të e themeloi sistemin shoqëror të ndërlidhur si bashkëlidhja në ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort me njëri-tjetrin, ashtu si erdhi në hadithin që e përcjell Numan ibën Beshir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ku thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i besimtarit në dashurinë, mëshirën dhe miqësinë që kanë mes tyre është si shembulli i trupit; kur lëngon një organ në të, lëngon i gjithë organizmi”.

Ebu Musa el Esharij, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtari me besimtarin janë si ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort me njëri-tjetrin (dhe i lidhi gishtat e tij)”.

Islami është fe që Allahu me të i mbrojti shpirtrat, dhe pasuritë, dhe mendjet dhe nderin! E ndaloi vrasjen e një shpirti, të cilin e ndaloi Allahu vrasjen e tij, përveç se atëherë kur e jep feja! E bëri të ndaluar cenimin e nderit të ndokujt, dhe e bëri të ndaluar përdorimin e çdo gjëje që e dëmton trurin dhe mendjen e njeriut, si, drogën, cigaren, alkoolin, etj! E ndaloi ngrënien e pasurisë në të kotë, me të gjitha format dhe ngjyrat e saj, dhe ia mbrojti çdo njeriu të drejtën e vet, dhe ia qartësoi detyrimet e tij, dhe caktoi ligje dhe rregulla, për t’i mbrojtur të drejtat e njerëzve, dhe ia ngriti vlerën dhe ia mbrojti krenarinë!

Islami është fe që Allahu me të i ngriti bazat e drejtësisë në mesin e të gjitha krijesave, musliman apo jo musliman, arab apo jo arab, të zi apo të bardhë, mashkull apo femër, i vogël apo i madh, dhe e bëri që takvaja për Allahun të jetë baza e epërsisë mes tyre: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëritjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë”. Huxhurat 13.

Në synetin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kanë ardhur shumë përgëzime me përkrahje dhe ngritje dhe fitore për këtë fe; nga ato:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Unë jam dërguar me shprehjen e shkurtër, por që mbart kuptime të gjëra deh më është dhuruar fitorja duke i kallur tmerrin armikut (armikut në zemër), ndërsa, duke qenë në gjumë, mu dhuruan dhe mu vunë në dorë çelësat e thesareve të botës”.

Muavije ibën Ebi Sufjan, Allahu qoftë i kënaqur me të, në hutben e tij tha se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Një grup nga umeti im do të vazhdojnë, të pranuar, në urdhrin e Allahut. Ata s’do të dëmtohen nga ata që ua kthejnë shpinën apo nga ata që i kundërshtojnë, derisa të vijë urdhri i Allahut dhe ata të jenë fitimtarë ndaj njerëzve”.

Ubej ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Përgëzoje këtë umet me pozitën e lartë, me fenë, me lartësimin, me fitore dhe pushtetin në Tokë”.

Këto janë përgëzime të bekuara që na lajmëroi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili, nuk flet prej hamendjes, po flet me shpallje prej anës së Allahut!

SHEJH USAME IBËN ABDULLAH HAJAT

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË