Arhiva DitoreMar 7, 2015

0 1024

A e njihni këtë njeri?

Ndoshta jo, për arsye se ai nuk është nga yjet e kanaleve satelitore dhe nuk është nga hulumtuesit e karrigeve të parlamenteve dhe nuk ka ushtri që të merr pushtete.

Disa nga të arriturat e tij:

E pranuan Islamin në dorën e tij me shumë se 7 milion njerëz në Afrikë pasi që kaloi 29 vite duke e përhapur Islamin në kontinentin e zi.

Ndërtoi rreth 5700 xhami, përkujdeset për 15000 jetimë dhe i hapi përafërsisht 9500 bunar. I themeloi 860 shkolla, 4 universitete dhe 204 qendra islame.

Numra mahnitëse, a nuk është ashtu!!!!

Ky njeri është Dr. Abdurrahman es-Sumejt nga Kuvajti.

Kur ndërroi jetë Stiv Xhobs (Steve Jobs) një nga themeluesit dhe drejtori i firmës Apple, nuk la njeri pa komentuar dhe nuk la njeri i cili nuk hulumtoi në Gogle rreth historisë së tij dhe të arriturave të tij dhe të gjithë folën për kontributin e tij që ia dha civilizimit.

Kurse ne sot dëgjojmë për një njeri nga të rrallët e kësaj kohe dhe është e drejta e tij mbi ne ta njohim jetën e tij dhe të arriturat e tij.

Me të vërtet historia e tij është e mrekullueshme dhe ai që e dëgjon mbetet i habitur dhe gojëhapur dhe e bën ta pyet vetveten, se:

Ne, çfarë kontributi dhamë për këtë fe të Allahut?

Kush do ta përhap nga ne historinë e këtij njeriut në çdo vend?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2612

Një vajzë, e cila gjendej në brendësinë e Haremit në Meke, na rrëfen dhe thotë: Brenda Haremit në Meke e vërejta një plakë e cila falej, qante dhe i ngrinte duart e saj dhe i lutej Allahut duke qarë. Më herët nuk kisha parë si kjo plakë dhe kjo më ngjalli interes të shkoj dhe të ulem afër saj dhe ta pyes për gjendjen e saj. Iu afrova dhe i thash: Oj nëna ime, çka është problemi me ty?! E shoh se qan shumë, cili është tregimi jot?! – Plaka duke i rrjedhur lotët më tha: Qaj nga dënimi i vetes!

I thash: Si ashtu?!

Mu përgjigj: Isha e martuar me një burrë dhe e dashuronim njëri-tjetrin marrëzisht, mirëpo Allahu gjatë martesës me të nuk na furnizoi me fëmi. Kjo filloi të ndikon në jetën tonë dhe fillova të mërzitem për burrin tim, derisa i propozova të martohet me një grua të dytë. Ai refuzoi menjëherë, mirëpo unë këmbëngulja në kërkesën time me ditë, me javë, me muaj, derisa në fund edhe pranoi.

E zgjodhi një vajzë dhe e fejoi dhe unë isha prezente me të kur e martoi. Pas një kohe filloi të paraqitet në zemrën time zjarri i xhelozisë kur e shihja se ai anon kah ajo më së shumti, e sidomos kur mbeti shtatzëne dhe ia lindë një djalë të bukur. Çdo ditë më shtohej zilia dhe xhelozia ndaj saj, e sidomos kur e shihja se i afrohet asaj më shumë se sa mua. Një ditë më erdhi dhe më tha se dëshiron të udhëton me gruan e re dhe se do ta len fëmijën me mua. Unë pranova pa diskutim, për arsye se nuk kishte tjetër kush të kujdeset për të përveç meje. Ditën e parë të udhëtimit fëmija qëndronte para meje dhe luante. Ishte një natë dimri e ftohët dhe acari, i mora disa drunj dhe e ndeza zjarrin që të ngrohet dhoma. Fëmija duke lozur, ndërkohë mua zjarri i xhelozisë dhe zilisë ma digjte zemrën, iu afrua zjarrit dhe e kapi një gacë dhe unë shpejtova kah ai, mirëpo në vend se t’ia largoj dorën nga zjarri, unë ia mbajta edhe më tepër derisa dora e tij u shkrumbua mbi zjarr. U qetësua zjarri i zemrës sime, mirëpo nuk u fik tërësisht.

Pas ndodhisë, disa orë më vonë më erdhi lajmi se burri im dhe gruaja e tij e re kishin bërë ndeshje dhe kishin vdekur të dytë. U ndjeva e vetmuar pa askënd afër, përveç se këtij fëmijës me dorë të djegur.

Fëmija filloi të rritet, kurse mua brenda kohe dashuria ndaj tij filloi të më shtohet dhe ai gjithashtu më donte shumë. Ai u bë përgjegjësi im, ai përkujdeset për mua dhe i kryen nevojat e mia. Me mua ka qenë gjithmonë i butë dhe i sjellshëm duke i respektuar ligjet e Allahut dhe duke më thërritur me emrin “nënë”. Çdo herë kur më thërret me këtë emër, zemra ime digjet nga pikëllimi e mërzia dhe çdo herë kur ia shoh dorën e tij të djegur, zemra ime copëtohet dhe qaj shumë.

Nuk e di se si do të ishte gjendja ima pa këtë fëmi.

Allahu i Madhëruar thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini“. Bekare 216.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 4243

Ajetet:

Allahu,- xhele ueala!,-thotë: ” Thuaj: Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij. Dhe jam i urdhëruar të jem i pari i muslimanëve.” (Kur’an: Zumer; 11-12).

E megjithatë, ata qenë urdhëruar që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër të Ibrahimit, si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” ( Kur’an: El Bejine-5).

Por ata që pendohen, përmirësohen, mbështeten fortë tek Allahu dhe që besimin e tyre e kanë sinqerisht vetëm për Allahun, të tillët do të jenë me besimtarët e vërtetë. Dhe Allahu do t’u japë shpërblim të madh besimtarëve.” (Kur’an: En Nisa- 146).

Njëmend, Ne ty(o Muhamed) ta kemi zbritur librin me të vërtetën. Andaj, adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër (të sinqertë) për Të.” (Kur’an: Ez Zumer- 2).

Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai me të vërtetë ishte nga robërit Tanë të sinqertë.” (Kur’an: Jusuf- 24). ” Përmend atyre në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i sinqertë dhe ishte i dërguar i Allahut. (Kur’an: Merjem: 51).

E shembulli i atyre që pasurinë e tyre e japin nga bindja e tyre dhe duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, i përngjanë një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë që i mjafton. Allahu sheh atë që veproni. ( Kur’an: El Bekare- 265).

Ata që për hir të Allahut u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Dhe thonë: Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë as shpërblim as falënderim. Sepse, Ne me të vërtetë i frikësohemi dënimit të Allahut në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe ajo ditë është shumë e vështirë. Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe atyre u dhuroi shkëlqim në fytyrat e tyre dhe gëzim të madh.” ( Kur’an: El Insan; 8-11).

Dhe thuaj: Allahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Allahut në çdo namaz(lutje) dhe adhurone Allahun duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për Të. ( Kur’an: El A’raf- 29).

Hadithet:

Transmetohet nga Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se thotë: E kam dëgjuar Pejgamberin,- salallahu alejhi ue selem!,- duke thënë: Veprat vlerësohen vetëm sipas qëllimeve (nijeteve). Secili prej jush do të shpërblehet sipas asaj që ka pasur për qëllim. Kush shpërngulet për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë shpërngulja e tij do të jetë (ashtu siç ka bërë dhe realizuar qëllimin) për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe, kush shpërngulet (bën hixhret) me qëllim që të arrijë të mira në këtë botë  ose për shkak të ndonjë gruaje me të cilën do të martohej, shpërngulja e tij do të jetë për atë (për shkakun e shpërnguljes që ka bërë).” (Shënuan: Buhariu- 1 dhe Muslimi- 1907).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i cili thotë : I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Me të vërtetë se Allahu nuk shikon në trupat dhe as në fizionomitë tuaja, porse Ai (Allahu) shikon atë që mbani në zemrat e juaja.” (Shënon Imam Muslimi: 2564/33).

Dhe, gjithashtu Muslimi e ka nxjerr këtë hadithë me nr.2564/34 me këtë shprehje: “Me të vërtetë Allahu nuk shikon të jashtmen tuaj as pasurinë tuaj, porse Allahu shikon zemrat dhe veprat e juaja.” Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Sikur ndonjëri prej jush të punonte për brenda në ndonjë shkëmb në të cilin nuk ka derë e as vrimë, puna e tij nuk ka dyshim se do të dalë në shesh herët apo vonë (para njerëzve).”

(Shënon Imam Ahmedi në Musnedi e tij: 10798: Shejh Albani thotë se hadithi është daif(i dobët), shiko: Silsiletul ehadith ed daife: 1807).

Transmetohet nga Ebu Musa el Eshariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- është pyetur në lidhje me njeriun i cili lufton për t’u treguar trim, lufton për të t’u treguar kryelartë, lufton për syefaqësi. Cili prej tyre llogaritet dhe është në rrugë të Allahut? Muhamedi,- alejhi selam!,- tha: “Në rrugë të Allahut llogaritet, ai i cili lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta.” (Shënuan: Buhariu: 2599 dhe Muslimi: 3525).

Transmetohet nga Ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Nëse Allahu e zbret(lëshon) dënimin mbi ndonjë popull, atëherë dënimi do t’i përfshijë të gjithë ata që janë në mesin e tyre. Dhe pastaj, ata do të ringjallen sipas qëllimeve të tyre që kanë pasur.” (Shënuan: Buhariu- 7108 dhe Muslimi: 2878).

Transmetohet nga S’ad ibn Ebi Uekasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ti nuk do të shpenzosh diçka me qëllim që ta arrish kënaqësinë e Allahut e që nuk do të shpërblehesh për të(nga Allahu), qoftë ky shpenzim edhe një kafshatë të cilën ti e vënë në gojën e bashkëshortes tënde.” (Shënon Buhariu: 56).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1585

Jeta e njeriut në këtë botë është e kufizuar si dhe grada yte në ahiret e tëra varet nga këto ditë që je duke jetuar. Poqëse sot vepron mirë nesër do të jesh prej të lumturve, mirëpo poqëse të mashtron jeta e kësaj bote dhe vërsulesh pas saj, do të pendohesh shumë në ahiret, ku do të jetë shumë vonë, madje Allahu e cek se ti do të jesh peng i veprës tënde në ditën e llogarisë: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër pos asaj që ka punuar.”1

Ti nuk e din se kur mund të të vizitojë meleku i vdekjes, kur do ta marrë shpirtin, ndërsa të afërmit dhe të dashurit e tu rreth teje pasi të të varrosin shumë shpejt do të harrojnë, pasi që si zakonisht ato do ti kthehen dunjasë së tyre, e kjo do ti bëjë që të harrojnë të bëjnë së paku një dua për ty. Ky është ligji i Allahut në këtë botë, pra njerëzit të harrojnë shpejt! Për shembull merre veten dhe mendo se kur je lutur ti për gjyshin e babait tënd, të cilin nuk e ke shumë të largët. Madje pikërisht ky gjyshi yt është shkak që ti ke ardhur në këtë botë dhe nëse nesër ti trashëgohesh më nipna dhe me mbesa mos harro se edhe ato pasi të të varrosin do të të harrojnë shumë shpejt dhe nuk do të luten për ty. Prandaj kur të kuptosh se njerëzit do të harrojnë ty dhe nuk do të luten për ty, bën sa më shumë punë të mira, mundohu të trokasësh në çdo derë të hajrit që gjendet në dunja, se ndoshta ndonjëra prej tyre të afron te Zoti yt në ahiret.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

1 Nexhm: 39.

NA NDIQNI NË