Arhiva DitoreMar 8, 2015

0 1519

Para disa viteve imami i një nga xhamive të qytetit u transferua në qytetin e Londrës dhe në javët e para të shpërnguljes së tij gjithmonë udhëtonte me autobus nga shtëpia e vet e deri në qytetin tjetër.

Një ditë pasi që hipi në autobus dhe e pagoi çmimin e biletës dhe u ul, e vërejti se shoferi i autobusit ia kishte kthyer disa të holla më tepër. Mendoi imami në vetvete dhe tha se duhet patjetër t’i kthej këto të holla se nuk janë të miat.  Edhe një herë mendoi në vetvete dhe e vendosi që më mirë ta harroje këtë çështje dhe mos t’i kthej të hollat, për arsye se ato janë pak dhe askujt nuk do t’i intereson për to, e sidomos kur dihet se kompanitë e autobusëve marrin shumë të holla nga shitja e biletave. Pra, më mirë t’i mban dhe t’i konsideron si dhuratë nga ana e Allahut dhe të hesht.

Autobusi u ndal tek stacioni që e dëshironte imami, mirëpo para se të del nga del u ndal një çast dhe e nxori dorën e tij dhe ia dha shoferit të autobusit të hollat dhe i tha: Urdhëro, më ktheve më shumë të holla se sa duhej!

Shoferi i mori të hollat dhe buzëqeshi dhe e pyeti: A je ti imami i ri në këtë rajon? Unë ka kohë që mendoj të vi tek xhamia e juaj që ta njoftoj Islamin dhe të hollat më tepër t’i dhashë me qëllim që ta shoh se si do të sillesh me to!!

Imami kur zbriti nga autobusi ndjeu dobësi në këmbët e tij dhe vetëm se nuk u rrëzua nga frika e rastit që i ndodhi dhe u mbajt për shtyllën me të përafërt që e kishte. Shikoi kaq qielli dhe u lut duke qarë: O Zot! Për pak ta shes Islamin për disa të holla!!

Të dashur miq: Qëllimi i këtij tregimi është se ne asnjëherë nuk i shohim mendimet dhe qëndrimet e njerëzve rreth veprave tona. Për këtë arsye duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm dhe të jemi të sinqertë në to, për arsye se nuk e dimë se kush i përcjell sjelljet e tona dhe pastaj munden njerëzit e në veçanti jobesimtarët, të gjykojnë mbi ne si musliman në përgjithësi e jo si individë apo të gjykojnë mbi Islamin si fe.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1098
  1. Nuk pranohen veprat e mira përveçse me devotshmëri

            E, kjo është një prej gjërave që na e bënë të mundur të kuptojmë se, prej çështjeve kryesore që shpijnë në pranimin e veprave tona tek Allahu, -xhele sha’nuhu!-, është devotshmëria.

            E prej argumenteve që na e bëjnë të qartë këtë çështje, janë:

  1. Rasti të cilin na e ka përmendur Allahu, -subhanehu ue te’ala!-, në Librin e Tij Famëlartë, që ka të bëjë me pranimin e sakrificës së ofruar nga Habili, i biri Ademit, në ngjarjen e njohur rreth Habilit dhe Kabilit.

Allahu, -xhele sha’nuhu!-, në Kuran, thotë:

إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّـهُ مِنَ الْمُتَّقِي

Perëndia pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh”.[1]

Imam Sheukani, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, thotë: “Allahu e ka kufizuar dhe e ka bërë të veçantë pranimin e veprave, që do të thotë:  Allahu e pranon sakrificën vetëm prej të devotshmëve, e jo edhe prej të tjerëve!”[2]

Dhe e ka bërë të qartë këtë, edhe imam Bejdaviu, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, ku thotë: “Allahu, -azze ue xhele!-,  në këtë ajet ka dhënë sinjal të qartë  se, pranimi i veprës nuk pranohet prej askujt tjetër, përveçse prej besimtarit besnik  dhe të devotshëm”.[3]

Në lidhje me këtë,  Ebu Dardai, -Allahu e mëshiroftë!-, ka thënë;  ‘’Më e dashur për mua është që, Allahu të ma pranojë një namaz, sesa dynjaja dhe çka ka në të”.[4]

Muhamed Ibën Jusuf El-Asbahani, -Allahu e mëshiroftë!-, një ditë i kishte shkruar një vëllai të tij, duke i thënë: “Të këshilloj me frikërespekt ndaj Allahut; Lus Allahun që të na bëjë të devotshëm! O vëllai im! Shkurtoji shpresat tua për këtë dynja, e puno shumë për ahiret, ngase para nesh kemi shumë vështirësi , të cilave iu frikësoheshin pejgamberët e Allahut”.[5]

  1. Fjala e Allahut;

  لَن يَنَالَ اللَّـهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَـٰكِن يَنَالُهُ التَّقْوَىٰ مِنكُمْ

Te Perëndia nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju.”[6]

Imam Kurtubiu, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij thotë: “Kuptimi i ajetit është se këto: mishi e gjaku, nuk arrijnë tek Allahu. Ndërsa Ibën Abasi, -Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, thotë: “Nuk ngriten (mishi e gjaku) tek Allahu”.

Ndërsa, Ibën Isa, -Allahu e mëshiroftë!-,në lidhje me këtë ajet thotë: “Nuk pranohet as gjaku e as mishi, mirëpo tek Allahu ngritet dhe arrin vepra, e cila është bërë me devotshmëri, që do të thotë se ai, i cili bën vepra vetëm për hir të Allahut, ato vepra, ngriten, pranohen dhe shpërblehen nga ana e Allahut, -xhele sha’nuhu-!”.[7]

  1. Devotshmëria është kulminacioni  i ibadetit

Me të vërtetë devotshmëria është kulminacioni i ibadetit. Po të ishte vetëm kjo dhe asgjë tjetër , neve do të na mjaftonte të dimë pozitën dhe vlerën e madhe që ka devotshmëria tek Allahu, -xhele sha’nuhu!-.

Në vijim do të paraqesim para jush, disa argumente në lidhje me atë që u cekë më lartë:

  1. Allahu, -xhele sha’nuhu!-,thotë:

 يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَ‌بَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

O njerëz! Adhuroni Perëndinë, i cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, për t’u ruajtur nga mohimi”.[8]

Tahir Ibën Ashuri, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, thotë: “Që do të thotë se, adhuroni Zotin tuaj me devotshmëri, duke synuar përmes këtij adhurimi arritjen e plotë të devotshmërisë, për shkak se devotshmëria është grada më e lartë i ibadetit, me që duke kryer obligimin ndaj Allahut, robi kështu më afër Allahut, e bëhet prej të zgjedhurve dhe evlijave të Allahut, -xhele sha’nuhu!-.[9]

  1. Allahu, -xhele ue ‘ala!-, vazhdon dhe thotë:

وَأَقِمِ الصَّلَاةَ  إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ‌

“…Dhe kryeje namazin! Namazi, me të vërtetë, të largon (pengon) nga imoraliteti dhe nga çdo vepër e shëmtuar’’.[10]

Imam Sheukani, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefisirin e tij, thotë: “Kurvëria është njëra ndër  veprat më të shëmtuara, e punët e irrituara në islam nuk lejohen, kurse në të njëjtën kohë muslimani e ka për obligim të largohet dhe të ruhet nga punët e liga. Si element kryesor i cili ia mundëson muslimanit ruajtjen dhe largimin nga punët e ndyta është falja e pesë kohëve të namazit”.[11]

            Ibën Abasi, -Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, thotë; “Namazi është mburojë e muslimanit nga ndalesat dhe gjynahet në përgjithësi”.[12]

Gjithashtu Ibën Abasi thotë: “Atë të cilin namazi i tij nuk e largon nga zinaja dhe gjërat e tjera të shëmtuara (haramet), ai me namazin e tij vetëm se largohet nga mëshira e Allahut”.[13]

            Ibën Mes’udi, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, thotë: “Cilido që e falë namazin, e ky namaz nuk ndikon që të urdhërojë në të mirë, e të ndalojë nga e keqja, ai me këtë ibadet nuk afrohet tek Allahu, mirëpo përkundrazi, veçse largohet nga  i  Madhërishmi dhe Mëshirëploti”.[14]

  1. Allahu, -xhele ue ‘ala!-,vazhdon dhe thotë;

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, që të të bëheni të devotshëm”.[15]

            Fahrudin Err-Rrazi, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e tij, thotë: “Kuptimi i ajetit, është se ua bëra obligim agjërimin që të pajiseni me devotshmëri dhe të bëheni prej të devotshmive, pra prej atyre që i kam përmendur, veçuar dhe përgëzuar me xhenet në Librin Tim (Kur’anin)”.[16]

            Tahir Ibën Ashuri, -Allahu e mëshiroftë!-, në lidhje me pjesën e ajetit: “Që të bëheni të devotshëm”.[17], thotë: “Këtu, Allahu, -xhele sha’nuhu!-, na e bën të qartë se, esenca e obligueshmërisë së agjerimit është devotshmëria”.[18]

            Abdurrahman Es-Sa’di, -Allahu e mëshiroftë!-, në lidhje me pjesën e ajetit: “Që të bëheni të devotshëm!”, thotë: “Allahu e ka veçuar agjërimin, ngase agjërimi është njëri prej elementeve me madhore për t’u pajisur robi i Allahut me devotshmëri, e, vallë pse kjo?! Sepse në agjërim zbatohen urdhëresat dhe realizohet shmangia nga ndalesat në mënyrën më specifike, p.sh. ndalesa nga ushqimet, koha e caktuar për ngrënie, etj.”.[19]

Vazhdon…

Dr. Dhuhur Fadël El-Ilahiji

Përkthu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Kur’an, El Maide: 27.

[2] Tefsiri i Imam Sheukani, ‘’Fet’hul Kadir”, 2/46.

[3] Shiko: Tefsiri i Bejdaviut, 1/263.

[4] Shiko: Tefsiri i Ibën Kethirit, 2/49.

[5] Shih: Hiljetul Enbija, 8/233.

[6] Kuran, Haxh: 37.

[7] Shiko: Tefsiri i Kurtubiut, 12/60, Tefsiri Ebi Su’udit, 6/107-108, Tefsiri Sheukanit, 3/651  dhe Tefsiri i Abdurrahman Sa’dit, 579.

[8] Kuran, Bekare; 21.

[9] Shiko: Tefsir “Tahrir vet-Tenvir”, 1/330.

[10] Kur’an, Ankebut: 45.

[11] Shiko: “Fet’hul Kadir”, 4/291, Tefsir Ibn Kethir, 3/456, Tefsir Abdurrahman Sa’dit, 689.

[12] Shiko: Tefsiri Taberiut, 20/99, botimi i Darul Marifeh, Bejrut.

[13] Shiko: Tefsiri Taberiut, 20/99, botimi i Darul Marifeh, Bejrut.

[14] Shiko: Tefsiri Taberiut, 20/99, botimi i Darul Marifeh, Bejrut.

[15] Kur’an, El Bekareh: 183.

[16] Shiko; Tefsir “El Kebir”: 5/70.

[17] Kur’an, El Bekareh: 183.

[18] Shiko: Tefsir “Tahrir vet tenvir “; 2/185.

[19] Shiko; Tefsir Abdurrahman Es Sa’di; f.57.

0 1205

Gjatë jetës do ta kuptosh, se çdo njeri e ka rolin e vet me të cilin do të ballafaqohesh!!

Do të ketë nga ata që do të dojnë!!

Do të ketë nga ata që do të mësojnë!!

Do të ketë nga ata që do të përfitojnë nga ti!!

Do të ketë nga ata që do të shërbejnë!!

Do të ketë nga ata që do të urrejnë!!

Do të ketë nga ata që do të kenë zili!!

Do të ketë nga ata që do të bëhen mësim për ty!!

Mirëpo ti, bëhu me Allahun gjithmonë dhe mos u mërzit, se Ai do të jetë me ty!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2144

Ajetet:

” Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët.” (Fatir: 28).

” Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë. Po vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” (Ez Zumer: 9).

” Thuaj: A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose a janë të njëjta errësira me dritën.” (Err Rra’d: 16).

” Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është (i atyre që nuk besuan) si i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoni?! (Hudë: 24).

“A është më i udhëzuar ai që ecën i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejtë.” (El Mulk: 22).

” Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh. Dhe as errësirat me dritat. E as hija me vapën. E nuk janë të njëjtë as të gjallit me të vdekurit.” (Fatir: 19-22).

” O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni se Allahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni.” (El Muxhadele: 11).

” A është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpallë ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.” (Err Rra’d: 19).

” Dhe këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.” ( El Ankebut: 43).

Hadithet:

Transmetohet nga Ebu Uakid el Lejthiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se pejgamberi,- alejhi selam ishte në xhami erdhën tre persona, dy erdhën tek pejgamberi,- alejhi selam!,- kurse njëri prej tyre vërejti një vend të lirë në mesin e atyre që dëgjonin dhe u ul aty, ndërsa tjetri u ul mbrapa tyre, i treti ktheu shpinën prapa shkoi(lëshoi- doli nga mexhlisi dhe xhamia). Pasi që pejgamberi,- alejhi selam përfundoi atë që ishte duke u thënë(ligjëruar)shokëve të tij, tha: A dëshironi t’ju tregoj(t’ua sqaroj punën e tre personave): Sa i përket të parit ai u strehua tek Allahu dhe Allahu e strehoi atë. I dyti prej tyre u turpërua nga Allahu dhe Allahu u tërpërua nga ai. Kurse i treti ia ktheu shpinën Allahut dhe Allahu ia ktheu shpinën atij(e la të vetmuar, largoi përkujdesjen ndaj tij, u denoncua prej tij). (Shënuan Buhariu; 66, Muslimi: 2176, Tirmidhiu: 2723).

Transmetohet nga Muavije,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kujt ia dëshiron të mirën Allahu, atëherë Allahu ia mundëson atij mësimin dhe kuptimin e fesë.” (Shënon Buhariu; 71, Muslimi; 1037).

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Nëse vdesë biri i Ademit, atëherë(nga ai moment) atij do t’i ndërpriten të gjitha veprat, përpos(me përjashtim) tre veprave: Lëmosha e cila nuk ndërprehet (rrjedhëse, e vazhdueshme) ose diturisë prej të cilës ka dobi(përfitojnë të tjerët) dhe nëse ka lënë një fëmijë të mirë i cili lutet për të.”( Shënon Muslimi: 1631).

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Llojet i diturisë janë dy: Dituria e cila është në zemër e kjo është dituri e vyeshme dhe dituria e cila është vetëm në gjuhë e kjo dituri është argument për Allahun kundë birit të Ademit.” (Shënon Hatib el Bagdadi në librin e tij: Tarih el Kebir me zingjir transmetimi të mirë dhe Ibn Abdul Berri në kapitullin e diturisë me zinxhir transmetimi të vërtetë, por Mursel).

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush ia largon besimtarit një brengë nga brengat e kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një brengë nga brengat e botës tjetër(ditës së gjykimit). Kush ia lehtëson(borxhin)atij që ka nevojë(është në vështirësi), Allahu do t’ia lehtësoj atij në dynja dhe ahiret. Kush ia mbulon të metat muslimanit, Allahu do t’ia mbuloj të metat atij në dynja dhe ahiret. Allahu do të jetë në ndihmë të robit të Tij, përderisa robi i Tij është në ndihmë(i ndihmon, ia zgjat dorën) të vëllait të tij. Kush ndjekë një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu atij do t’ia lehtësoj rrugën për në Xhenet. Çdoherë që tubohen njerëzit në njërën nga shtëpitë e Allahut, e lexojnë dhe mësojnë leximin e Kur’anit mes tyre e që mos t’i rrethojnë këta melaiket. Mbi ta zbret qetësia dhe kaplon mëshira si dhe i përmend Allahu tek ata që janë tek Ai. Kë e lenë mbrapa vepra e tij nuk e avancon përpara prejardhja e tij. (Shënon Imam Muslimi: 2699).

Autor; Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË