Arhiva DitoreMar 10, 2015

0 3708

Nga Abdullah Ibën Mes’udi transmetohet se ka thënë: “Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, me dorën e tij e bëri një vizë të drejtë, e tha: “Kjo është rruga e drejtë e Allahut”; E, më pas i bëri disa viza të tjera, në të djathtë e në të majtë, dhe tha: “E në këto rrugë nuk ka rrugicë, e që në të të mos jetë një shejtan që thërret në të!” E, pastaj  e lexoi fjalën e Allahut:

وَأَنَّ هَـٰذَا صِرَ‌اطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّ‌قَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ۚ ذَٰلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
”Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për t’u ruajtur nga të këqijat”.[1]

Muxhahidi, në lidhje me fjalën e Allahut: “Mos shkoni rrugëve tjera”, thotë: ”Mos e ndiqni rrugën e bidateve (risive) dhe dyshimeve”.[2]

Marrë nga libri: “Fet’hul Mexhid Li sherhi Kitabit-Teuhid”, f.51

Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

[1] Kuran; El-En’am: 153.

[2] Këtë e ka shënuar Imam Taberiu në tefsirin e tij dhe Ibën ebi Shejbeh.

0 2287

Motra ime, dashuria në të lejuarën është një furnizim i bukur i cili është nisur drejt teje, mos e lodh veten duke e kërkuar atë.

Zemra e jote është më e shtrenjtë sesa t’ia dorëzosh atij që nuk të marton.

Rikujtoje emrin e Allahut “Vigjilues” dhe largohu nga ajo që të pasionon, dhe mos e lejo veten të mashtrojnë fjalët e ëmbla.

Dashuria në haram i shëmbëllen ujit të kripur, i cili nuk e shuan etjen, po e shton atë deri në shkallën e etjes së fortë.

Kurse dashuria në hallall i shëmbëllen ujit të ëmbël, i cili ta shuan etjen dhe të ngop … me dashuri dhe me mëshirë.

Kush e len një gjë për hir të Allahut, i zëvendësohet me diçka më të mirë se ajo.

Je e bindur në Allahun dhe ruaje zemrën tënde dhe ndjenjat e tua për atë që i meriton, të cilin ta ka caktuar Allahu për burrë në hallall, e jo për atë që dëshiron të luan me ty.

Ruaji ato për atë që ta ka caktuar Allahu për burrë në kohën e duhur dhe në kohën e përshtatshme për ty dhe le të bëhet parulla jote: “Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë!”. Nisa 25.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1271

1- Ajo që ka kaluar ka përfunduar, mos mendo në atë që ka mbaruar.
2- Lëre të ardhmen të vijë dhe mos u brengos për të nesërmen, sepse ti nëse përmirëson ditën e sodit, përmirësohet edhe e nesërmja.
3- Ec dhe vrapo, largohu prej përtacisë dhe mërzisë, distancohu nga koha e lirë dhe mosangazhimi.
4- Ripërtëri jetën tende, ndrysho format jetesës dhe mënjano rutinën të cilën e jeton.
5- Shto istigfarin, sepse me atë vije furnizimi, shpëtimi, pasardhësit, dija e dobishme, lehtësimi dhe shlyerja e mëkateve.
6- Sprova të afron tek Allahu, të mëson lutjen dhe largon nga ti mendjemadhësinë, egon dhe mburrjen.
7- Mos qëndro ulur me urrejtësit, ziliqarët sepse ata janë sëmundje të shpirtit dhe bartësit e pikëllimeve.
8- Kujdes nga mëkatet, sepse ato janë shkak i çdo brenge, mërzie, janë dyer të fatkeqësive dhe krizave.
9- Mos i urrejë fjalët e rënda që thuhen për ty, sepse ato i bëjnë dëm thanësit e jo ty.
10- Sharja nga ana e armiqve tu, dhe fyerja nga ana e ziliqarëve, e ngritë pozitën tënde, sepse ti je bërë person që përmendesh dhe i vyeshëm.
11- Bëhu i thjeshtë me njerëzit që të përfitosh dashurinë e tyre, dhe përdor fjalë të buta që të duan. Bëhu modest që ata të të respektojnë.
12- Dije se ata që përgojojnë të kanë dhuruar të mirat e tyre, të kanë shlyer mëkatet dhe të kanë bërë të njohur, e kjo është një dhunti.
13- Fillo i pari me përshëndetje (selam) ndaj njerëzve dhe trego se je i kujdesshëm ndaj tyre. Kështu do të afrojnë afër zemrave të tyre.
14- Mos humb jetën tënde duke bredhur mes drejtimeve, punëve dhe zanateve të ndryshme, sepse kjo jep të kupton se ti nuk je i suksesshëm në asgjë.
15- Bëhu zemërgjerë dhe gjejë një arsyetim për ata që gabojnë ndaj teje, ashtu që të jetosh në rehati dhe qetësi. Kujdes nga hakmarrja.
16- Mos i gëzo armiqtë e tu me hidhërimin dhe pikëllimin tënd, sepse ata këtë duan, mos ua realizo qëllimet e tyre të larta.
17- Ti je ai që ngjyros jetën tënde me idetë e tua, andaj mos vendos syze të zeza.
18- Nëse bie në ndonjë krizë, kujto sa kriza kanë kaluar me ty dhe Allahu të ka shpëtuar prej tyre, Ai që të ka shpëtuar herën e parë, të shpëton edhe herët tjera.

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 9967

Po të kishte qenë risku i njeriut në duart e njerëzve, sa padrejtësi dhe sa urrejtje dhe sa çorodi do u bënte! Pasha Allahun, nëse atyre ju lihej kjo çështje në dorë do t’i bënin padrejtësi njëri-tjetrit, dhe do ta urrenin njëri-tjetrin, madje do ta harronin njëri-tjetrin dhe do ta neglizhoni njëri-tjetrin!

Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi! Ai nuk i bën padrejtësi askujt, dhe nuk e dëmton, dhe nuk e harron, dhe nuk e neglizhon, po e begaton, dhe e mëshiron, dhe atij mirë i bën: “po edhe në vetet tuaja – a nuk e shihni vallë? Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj”. Dharijat 21-23.

Brenga për riskun i ka ngrënë disa zemra dhe i ka lodhur disa mendje. Disa njerëz kur dëgjojnë për ndryshimet ekonomike, dhe për ndryshimet e çmimeve, dhe për problemet jetësore, bien në depresion dhe stresohen, thuaj ti se ata nuk e dinë se Allahu garantoi furnizimin për të gjitha krijesat e Tij, besimtarë dhe jobesimtarë, të fortin dhe të dobëtin, të moshuarin apo të voglin: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë”. Hud 6, dhe “Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka”. Ankebut 60.

S’ka njeri që del nga kjo dynja pa e plotësuar riskun e tij. Allahu ia shënoi të birit të Ademit riskun dhe ia përcaktoi atë para se të del në dynja. Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, transmetohet se ka thënë: “Më ka treguar i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kurse ai është ai i cili e fliste të vërtetën dhe të cilit i besohet: “Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë, pastaj bëhet e varur ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin, dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj nafakën (riskun) (e fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në pikëpamje të jetës tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm..”.

Në vazhdim do t’i paraqesim disa nga shkaqet që e sjellin riskun të bazuara në Kuran dhe Synet.

E para nga ato dhe më rëndësishmja është devotshmëria (takvaja). Ai që ia ka frikën Allahut dhe kapet për ligjet e Tij, i jep furnizim prej nga nuk i shkon mendja dhe prej nga nuk e pret dhe nuk e shpreson. Ky është premtim i prerë nga Allahu: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret”. Talak 2-3.

Nga shkaqet e riskut është edhe istigfari (kërkim falja) dhe vazhdimësia në të. Allahu për Nuhin, alejhi selam thotë: “e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”. Nuh 10-12.

Dhe për Hudin, alejhi selam, thotë: “O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!”. Hud 52.

Me një hadith përcillet: “Kush e shpeshton istigfarin Allahu do t’ia hap për çdo gjë nga një rrugë dhe për çdo vështirësi i ofron lehtësim dhe do ta furnizojë nga nuk e mendon”.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë se kjo është argument se istigfari e sjell riskun dhe është shkak për zbritjen e shiut.

Nga shkaqet e riskut është edhe mbështetja e drejtë në Allahun. Pra të lidhet zemra me Zotin e saj dhe t’ia mbështet çështjet Atij. Ai që i mbështetet Allahut, Ai i mjafton, dhe i largohet ajo që e preokupon dhe e mundon, dhe e furnizon prej ku nuk e pret. Përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Sikur ju të mbështeteni ne Allahun me mbështetje të vërtetë, Allahu do t’ju furnizojë ashtu si furnizon zogun, del në mëngjes i uritur dhe ngryset i ngopur”.

Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ky hadith është bazë për tevekulin (mbështetjen në Allahun) dhe është një nga shkaqet kryesore që e sjellin riskun”.

Disa nga të parët tanë thoshin: Tevekuli ta sjell riskun pa lodhje dhe mundim!

Ajo që duhet të dihet është se tevekuli (mbështetja në Allahun) nuk e kundërshton marrjen e shkaqeve dhe përpjekjen në kërkim të riskut. Allahu për sa i përket marrjes së shkaqeve të riskut tha: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai”. Mulk 15, dhe tha: “Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë)”. Muzemil 20.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, tha: Allahu në këtë ajet e barazoi atë që lufton në rrugë të Allahut me atë që del dhe e kërkon riskun në hallall, dhe atë e shpenzon për veten dhe familjen dhe për bamirësi. Dhe kjo është argument se të kërkuarit e riskut apo përfitimi është në gradë të luftës në rrugë të Allahut, sepse në ajet i ceki të dyja bashkë.

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: Mos ta len asnjëri nga ju kërkimin e riskut, dhe të thotë: O Zot me furnizo! Ju e dini se qielli nuk pikon ari dhe argjend!

Nga shkaqet e riskut është edhe respektimi i lidhjes farefisnore.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush dëshiron t’i shtohet risku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le të mbajë lidhjet farefisnore”.

Respektimi i lidhjes farefisnore len gjurma të çuditshme dhe fryte të dëshmuara; duke filluar nga lehtësimi i riskut, dhe zgjatjes së jetës dhe mbjelljes së dashurisë.

Prej urtësisë dhe meritës së Allahut është se e bëri shpenzimin nga shkaqet e shtimit të riskut. Ai që jep, Allahu ia zëvendëson dhe e bekon në atë që e posedon: “Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë”. Sebe 39. E zëvendëson me bereqet dhe me shtim të pasurisë në dynja, kurse në ahiret me shpërblime të mëdha: “Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm”. Bekare 268.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Dy janë nga Allahu dhe dy janë nga shejtani! Shejtani ju premton fukarallëk dhe thotë: mos shpenzo dhe mbaje për vete se ti ke

nevojë për të, dhe ju urdhëron në të ligë, kurse Allahu ju premton falje nga gjynahet dhe mëkatet dhe ju premton shtim në risk”.

Në një hadith kudsij: “O biri i Ademit, shpenzo (në bamirësi) e Unë do të shpenzoj për ty”.

Dhe me një hadith të vërtetë: “Nuk ka ditë që nuk zbresin dy melek prej Allahut dhe thonë: O Allah, jepi atij që jep dhe atij që nuk jep shkatërroja pasurinë”.

Për këtë arsye shpenzoni dhe përgëzohuni me zëvendësim të gjerë nga mirësitë e Allahut. Madje Allahu tha: “Pasaniku le të shpenzojë sipas pasurisë që ka, ndërsa i varfri le të shpenzojë sipas asaj që i ka dhënë Allahu; Allahu nuk e ngarkon askënd mbi sa i ka dhënë. Pas vështirësisë, Ai sjell lehtësimin”. Talak 7.

Nga shkaqet e riskut dhe të shtimit të tij është edhe bamirësia ndaj të varfërve dhe të mjerëve dhe nevojtarëve. Me një hadith përcillet: “Vallë ndihma dhe risku a nuk ju vjen nga shkaku i të ngratëve që keni në mesin tuaj”.

Kjo i përfshin shtresat e nevojtarëve nga të varfrit, dhe të mjerët, dhe të sëmurëve, dhe të huajve, dhe të atyre që nuk kanë familje.

Nga shkaqet më madhështore të riskut dhe të shtimit të tij, madje ky shkak është gjithëpërfshirës i gjitha shkaqeve të mëhershme, është qëndrueshmëria në fenë e Allahut, dhe të vepruarit me vepra të mira dhe largimi nga ato të ligat. Risku nuk shtohet vetëm se me shtimin e adhurimeve dhe nuk pakësohet apo humbet vetëm se si shkak i gjynaheve dhe mëkateve. Robi privohet nga risku dhe furnizimi për shkak gjynaheve që i bën.

Gjynahet, dhe mëkatet, dhe të ligat janë dyert më të mëdha që i mbyllin burimet e riskut, qoftë ajo për individin apo për shoqërinë! Gjynahet dhe mëkatet i vështirësojnë shkaqet e arritjes së riskut dhe e shkatërrojnë bereqetin: “Sikur të qëndronin (banorët e Mekës) në rrugën e vërtetë, Ne do t’u jepnim ujë të bollshëm, për t’i vënë ata me këtë në sprovë. Por këdo që largohet nga këshillat e Zotit të tij, Ai do ta hedhë në një dënim të ashpër”. Xhin 16-17.

Ai që donë risku t’i shtohet, dhe jetesa t’i përmisohet, dhe bereqeti ta kaploje, le të kapet për fenë e Allahut, dhe le t’i respekton ligjet e Tij dhe le t’i largohet ndalesave të Tij, dhe ta mbron veten nga vendet që është i zemëruar Allahu me to!

O ju musliman frikojuni Allahut dhe meditoni këtë hadith të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Vërtetë Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) e ka vulosur në zemrën dhe shpirtin tim se asnjë njeri nuk mund të vdes pa e plotësuar exhelin (afatin e jetës së tij), dhe pa e harxhuar apo shpenzuar riskun e caktuar të Tij. Frikësojuni Allahut dhe kërkoni prej Tij, mos e lejoni veten për të mos kërkuar risk prej Allahut e pastaj të kundërshtoni dhe të mos i përfillni urdhrat e Allahut. Vërtet prej Allahut përfitohet duke respektuar urdhrat e Tij”.

SHEJH DR. SALIH HUMEJD

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË