Arhiva DitoreMar 14, 2015

0 1474

Një grua e martoi një burrë, i cili quhej Ismail. Ishte dijetar i madh, i cili kishte pas marrë mësime nga imam Maliku, Allahu e mëshiroftë. Nga fryti i kësaj martese të bekuar u lind një djalë të cilin do ta emërtojnë me emrin Muhamed. Pas një kohe të shkurtër vdes burri, Ismaili, dhe gruas dhe fëmijës së tij u len pasuri të madhe, të cilën pasuri ajo grua do ta investon në edukimin e fëmijës së saj me edukatë të pastër Islame. Qëllim i saj ishte që fëmijën ta bën dijetar nga dijetarët e mëdhenj musliman, mirëpo për fat të keq fëmija i saj u verbërua në fëmijëri. Kur njeriu është i verbër është shumë rëndë që të transferohet nga një dijetar te tjetri dhe nga një vend në vend tjetër për të kërkuar dituri.

Allahu kësaj grua ia hapi derën e duasë dhe filloi t’i lutet Allahut me sinqeritet dhe me nijet të pastër. Një natë nga netët, duke fjetur, e pa në ëndërr Ibrahimin, alejhi selam, i cili asaj i tha: E lumja ti, Allahu ia kthehu të birit tënd pamjen nga lutjet e shumta që i bëre. Menjëherë u zgjua nga gjumi dhe kur e pa fëmijën e saj, ishte shëruar dhe të parit iu kishte kthyer. I lartësuar qoftë Allahu, i cili i përgjigjet nevojtarit kur ai e thërret dhe i cili i largon brengat.

Pasi që iu kthye shikimi, nëna e drejtoi dhe e udhëzoi të birin në kërkimin e diturisë dhe Allahu ia hapi dyert e diturisë dhe e bekoi në të. U bë autor i një ndër librave më të sakta në dynja, pas librit të Allahut, Kuranit, dhe emri i atij libri është: “Sahih el Buhari”.

Po, ai është Muhamed ibën Ismail el Buhari, Allahu e mëshiroftë, të cilit Allahu ia hapi dyert e diturisë dhe kuptimit të fesë.

Porosi për secilin nga ju që i trokitni dyert e mjekëve dhe të urtëve dhe nuk e keni gjetur ilaç. Trokitni në dyert e qiellit … mos u dëshpëroni nga mëshira e Allahut dhe mos u largoni nga duatë. Mos i ulni duart e juaja nga lutjet, se Allahu nuk lodhet nga lutjet e juaja, derisa ju nuk i lini ato.

SHEJH DR. AID EL KARNI

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1192
  1. Më e hollë se sa qimja e flokëve.
  2. Më e mprehtë se sa shpata.
  3. Shumë e errët, poshtë saj gjendet Xhehenemi i zi si katran, gati për të shpërthyer me furi.
  4. Njerëzit ecin nëpër të duke i bartur mbi shpinë gjynahet e tyre. Nëse ato janë të shumta, e ngadalësojnë pronarin e tyre nga ecja, e nëse ato janë pak, atëherë njeriu e kalon urën shpejt, sikurse rrufeja.
  5. Mbi urë gjenden ganxha apo grepa të mëdha e të lidhura, të urdhëruara t’i rrëmbejnë njerëzit sipas urdhrit. Disa do të gërvishten, e disave do të këputet mishi.
  6. Dëgjohen zëra të lartë duke bërtitur, nga ata që u rrëshqet këmba dhe bien në zjarrin e Xhehenemit.
  7. Atë ditë nuk do të flet askush përveç Pejgamberëve dhe fjalët e tyre do të jenë: “O Zot shpëtim, o Zot shpëtim”.
  8. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i para do ta kalon Urën e Siratit dhe do të ndalet në fundit e urës, tek dera e Xhenetit, dhe do të shikon se si e vendos këmbën tënde në fillim të urës dhe do të lutet për ty duke thënë: O Zot shpëtim, o Zot shpëtim.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1666


Një fjalë e urtë arabe thotë: „Kënaqësia e njerëzve është një qëllim që nuk mund të arrihet“

Pasha Allahun i Cili ngritë atë që donë dhe poshtëron atë që donë njerëzit kurrë nuk po pushonin së folurit për robërit e Tij. Prandaj, mundohu të bëhesh i sinqertë me Krijuesin tënd i Cili më së miri të shpërblen për veprat që i bën!

Kënaqësia e Allahut dhe veprimi e mundimi për këtë qëllim të lartë dhe të vetëm të vlefshëm është rehatia dhe qetësia e vetme për shpirtin tënd.

Pasha Allahun kënaqësia shpirtërore për të cilën po vuajnë njerëzimi dhe nuk po munden ta gjejnë dhe nuk do ta gjejnë, varet prej këtij fenomeni e asgjë tjetër.

Dhe kënaqësia e Allahut është më e madhe

Ne do t’ia tregojmë botës madhështinë e kësaj feje e cila i ngriti ata të cilët u munduan ta ngritin këtë, me lejen e Allahut!

Mos harro se njerëzit janë barriera më e madhe mes teje dhe xhenetit të Allahut, prandaj, ki kujdes prej këtij momenti që të mos bëhesh prej atyre të cilët do të dëshirojnë të bëhen dhe, në një ditë kur do të shtangen sytë dhe do të pendohen fortë.

Pra, bëhu i sinqertë ashtu si i takon besimtarit dhe mundohu të kënaqësh Zotin tënd që të kënaqësh edhe ti!

Përgatiti: Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

0 1399

Transmetohet nga Seid Ibn Ebi Fedale!,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam dëgjuar pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: “Kur Allahu do t’i tubojë njerëzit të parë dhe të fundit në Ditën e Kiametit, ditë për të cilën nuk ka dyshim në te se do të vijë apo do të ndodhë, atëherë do të thërret një thirrës: Kush i ka përshkruar në veprat e tij Allahut shok, atëherë le të urdhëron dhe kërkon shpërblimin nga ai për hirë të cilit i ka bërë veprat, sepse Allahu është më i panevojshmi për ortakëri.”

(Shënon Tirmidhiu: 3154, Ibn Maxhe: 4203. Tirmidhiu thotë se hadithi është Hasen Garib. Shejh Albani thotë se hadithi është hasen: në librin e tij Sahihul Xhamiu: 482).

Transmetohet nga Ebi Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Ishim duke kujtuar dhe biseduar për Dexhallin dhe sprovat në lidhje me të, me shokët (sahabët) dhe erdhi i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- e tha: A dëshironi t’ju lajmërojë se çka frikësohem unë më shumë për ju sesa sprova e Dexhallit. Ne i tham: Po, o i Dërguari i Allahut. Pejgamberi,- alejhi selam!,-tha: Ai është shirku i fshehtë (syefaqësia), qohet njeriu e falë namazin dhe duke u falë ai e zbukuron mënyrën e faljes si shkak i shikimit të njërëzve.” (Shënon Ibn Maxhe: 3204. Shejh Albani e vlerêsoi hadithin si Sahih në librin e tij: ” Sahihul Xhamiu: 2607).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam ndëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: Prej njerëzve të parë që do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rënë shehid (është mbyt në rrugën e Allahut), e sjellin atë melaiket dhe pastaj Allahu e njofton me begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja, dhe atij (shehidit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dynja.

Dhe Allahu do t’i thotë: Si i ke shfrytëzuar ato begati dhe çfarë ke bër me to? Thotë (njeriu): Kam luftuar në rrugën Tënde derisa rashë shehid. Thotë (Allahu): Gënjeve, porse ti luftove (dhe ra shehid) të thonë njerëzit se filani është trim (guximtarë). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. Dhe, njeriu i cili e mësoi diturinë si dhe ua mësoi atë të tjerëve dhe e lexoi Kur’anin. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (dijetarit) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (dijetari): Kam mësuar ilmin dhe ua kam mësuar tjerëve si dhe kam lexuar Kur’anin vetëm për hirë Tënde. Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e mësove diturinë të thonë njerëzit dijetarësi dhe lexove Kur’anin të thonë njerëzit lexues. Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. Dhe, njeriut të cilit ia zgjeroi shumë riskun dhe i dhuroi lloje të ndryshme të pasurisë. E sjellin atë melaiket dhe Allahu e njofton me begatitë dhe atij (pasanikut) do t’i kujtohen begatitë që ia kishte dhuruar Allahu në dunja. Do t’i thuhet (nga Allahu): Çfarë ke bërë dhe si i ke shfrytëzuar begatitë që t’i kam dhuruar në dynja!? Thotë (pasaniku): Nuk lash rrugë që Ti don të shpenzohet në to e që un nuk e shpenzova aty pasurinë time vetëm për hirë Tëndin.

Thotë (Allahu): Gënjeve, sepse ti e shpenzove pasurinë të thonë njerëzit se filani është bujar (bamirës). Pastaj, Allahu i urdhëron melaiket që ta tërheqin zvarrë për fytyre derisa ta hudhin në zjarr. (Shënon Muslimi: 1905, 3382, Nesaiu: 3137, Tirmidhiu: 2382, Ahmedi në Musnedin e tij: 8072. Kurse Tirmidhiu e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë).

Koment i përgjithshëm:

Syefaqësia realizohet atëherë kur njeriu shtiret në kryerjen e adhurimeve ose zbukurimin e tyre, jo për hir të Allahut, por si shkak i prezencës së njerëzve dhe marrjen e lavdatave prej tyre.

Shumë herë Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ua tërhoqi vërejtjen shokëve të tij dhe umetit të tij në përgjithësi që të ruhen maksimum nga syefaqësia. Saqë, syefaqësinë e llogariti si pjesë të Shirkut. Syfaqësia, njëherit është edhe shkak i prishjes së veprave dhe zhdukjes së tyre.

Dobitë që i nxjerrim dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

1. Ishte shumë i kujdesshëm i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- në ruajtjen e shokëve të tij, e sidomos për gjërat që ia rrezikojnë besimin e muslimanit, siç është syefaqësia.

2. Nuk ka dyshim se edhe njeriu i mirë ka mundësi të bjerë në syefaqësi gjatë kryerjes së veprave të mira pa mos e hetuar dhe ditur ai fare.

3. Duhet të dimë dhe të jemi të vetëdijshëm që Allahu i refuzon dhe nuk pranon asnjë vepër e cila është bërë me syefaqësi. 4. Kërcënime të mëdha dhe direkte nga Allahu,-aze vexhel në Kur’an dhe pejgamberi,- alejhi selam!,- në hadithe në lidhje me ata që bëjnë syefaqësi (apo në lidhje me syefaqësinë në përgjithësi)

Autor: Rrashid ibn Husejn Abdulkerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË