Arhiva DitoreMar 24, 2015

0 1038

Thuhet se gjuha nuk ka asht …

Dhe është për çudi, se si i thyen disa zemra …

Dhe është për çudi, se si i ringjall disa të tjera …

Dhe është për çudi, se si i vret disa të tjera …

Për çudi është se si Allahu nëpërmjet gjuhës i ndriçon disa rrugë …

Dhe ti, me gjuhën tënde e dërgon veten në Xhenet, ku gjerësia e tij është sa toka e qiejt.

Ose me gjuhen tënde biesh në Xhehenem, sa vend i nënçmuar që është.

Për këtë arsye, nënshtroje gjuhën tënde në adhurimin e Allahut dhe në përkujtimin e shumtë të Tij.

Dhe largohu nga thashethemet dhe pyetjet e shumta, e sidomos ato pa nevojë, se ato nuk të bëjnë dobi.

O Zot, parfymosi gjuhët e tona me përmendjen dhe falënderimin Tënd.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1456

I Dërguari i Allahut ,Muhamedi, – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem !, ka thënë:“Hallall është ajo që ua ka lejuar Allahu në Librin e Tij dhe harram është ajo që ua ka ndaluar Allahu në Librin e Tij.”1

Ka transmetuar Imam Tirmidhiu nga një hadith i Vathileh Ibn el-Eska, nga Pejgamberi ,- salallahu alejhi veselem!,- i cili ka thënë:

لا تُظْھِر الشماتة بأخیك فیعافیھ الله ویبتلیك.

“Mos u gëzo me fatkeqësinë e vëllait tënd, se Allahu e falë atë dhe të sprovon ty me atë fakteqësi.”2

Ka thënë El-Hasen el-Basriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të: “Është thënë se: Kush poshtëron vëllain e tij për një gjynah nga i cili ai është penduar, atëherë ai ska për të vdekur derisa Allahu ta sprovojë me atë gjynah.”

Ibn Sirini, – Allahu e mëshiroftë!,- njëherë u burgos sepse ai nuk arriti që të kthente një borxh të cilin ia kishte marrë dikujt. Pas kësaj, ai tha: “Vërtet, unë jam i vetëdijshëm për gjynahun i cili është shkak për këtë sprovë që më ka goditur. E kam poshtëruar një njeri 40 vjet më parë duke i thënë, ‘O i falimentuar’.”

ن عبد الله بن عمرو عن النبي صلى الله عليه وسلم قال : ” يقال لصاحب القرآن : اقرأ وارتق ورتل كما كنت ترتل في الدنيا فإن منزلتك عند آخر آية تقرأ بها “

Transmtohet nga Abdillah bin Amrun,-Allahu qoftë i kënaqur me te!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi veselam!,- ka thënë : ” I thuhet lexuesit të Kur’anit , lexo dhe ngritu sikurse ke lexuar në dunja, ngase vendi yt do të jetë aty ku do ta përfundosh leximin e ajetit “3

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka ndëgjuar në fillim të hytbes Muhamedin salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:

“Dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit.” 4

Njëri prej ulemave të selefu salih (të parëve tanë të ndershëm) , ka thënë: “Mos i beso atij që nuk e njeh derisa ta njohësh , mos i beso atij që e njeh derisa ta testosh ,mos ia dhuro gjithë besimin atij që e njeh derisa ta vërtetosh”.

Fudajl Ibn Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:

“Besimtari i fsheh (gjynahet e vëllait të tij) dhe këshillon atë vetmas e jo karshi tjerëve(haptas), kurse njeriu i poshtër e turpëron dhe poshtëron vëllaun e tij karshi tjerëve, edhe pse kinse ky pretendon se po e këshillon atë për të mirën e tij”.

Njëri prej ulemave të selefu salih (të parëve tanë të ndershëm), ka thënë se:

“Kush e urdhëron vëllain e tij në mes të një tubimi,duke i thënë bëje këtë apo mos e bëjë, atëherë ai në këtë rastë vetëm se njëfarë forme e ka poshtëruar atë(vëllaun e tij musliman)”.

Ka thënë Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të: “Mos mendoni keq përshkak të një fjale që doli nga goja e vëllaut tuaj musliman, kur ti mund të gjesh për të domethënie të mirë, e jo të keqkuptosh dhe të paragjykosh menjëherë.”

Njëri prej ulemave të selefus salih, na këshillon:

“O vëllezër mundohuni që ti mbuloni gjynahet e vëllezërve tuaj në islam. Sepse me të vërtetë nxjerrja në shesh e gjynaheve të tyre tregon dobësin tuaj në Islam. Gjërat që më së shumti meritojnë të fshihen(mbulohen) janë turpet e vëllezërve tuaj.”

Disa prej Selefëve u kanë thënë vëllezërve të tyre: “Nuk më ke këshilluar derisa të ma thuash në sy atë gjë që unë e urrejë.”

Iu është thënë disave prej Selefëve: “A do të doje që dikush të njoftonte për mangësitë e tua që i ke ?” Kurse ai u përgjigj: “Nëse ai e bën për të më ofenduar mua me to, atëherë nuk do të doja .”

Përzgjodhi dhe Përshtati : Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

1 Transmeton Tirmidhiu (1830), Ibn Maxheh (3492), Bejhekiu (19873) nga hadithi i Selmanit, radijAllahu anhu. Dhe e ka saktësuar Shejh Albani në Sahihul-Xhami (3195).

2 Tirmidhiu ka thënë se ai është hadith hasen. Ndërsa Shejh Albani rahimehullah e ka shpallur këtë hadith daif (të dobët), në Silsiletul Hadithe ed daifeh (nr.178).

3 Kanë shënuar këtë hadithë Tirmidhiu- 2914, Ebu Davudi-1464. Shejh Albani thotë se Hadithi është Hasen(i mirë).

4 Hadithin e transmeton Imam Buhariu, nr.6098

1 7316

Hutbeja e parë

Me të vërtetë hamdi, lavdia dhe falënderimet i takojnë Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim te Allahu nga sherri i vetes tonë dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, s’ka kush e devijon dhe atë që Allahu e devijon s’ka kush e përudh. Dëshmoj se nuk ka zot të adhuruar me hak përpos Allahut të vetmit të pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].

O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” Nisa 1

O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” Ahzab 70, 71

Me të vërtetë fjala më e vërtetë është Libri i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit salallahu alejhi ve selem, e veprat më të këqija janë të shpikurat (në fe), e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat), e çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të shpie në Zjarr.

Ne si individë jetojmë në raport mes dy dashurive:

Dashurisë ndaj Allahut dhe dashurisë për Allahun.

Pasi që dëshmojmë se jemi besimtarë, ne këtë duhet ta vërtetojmë me dashurinë ndaj Tij dhe atë duke i treguar shenjat e asaj dashurie, duke besuar në Allahun, duke e kryer faljen e namazeve, duke agjëruar, nëse kemi pasuri, duke dhënë zeqat dhe sadaka dhe poashtu duke e bërë haxhin.

Nëse e marrim shembull namazin e xhumasë, për dallim nga namazet tjera, edhe pse urdhri ka ardhur për të gjitha namazet me i falur, për namazin e xhumasë ka ardhur me një formë më të plotë. Ajo është siç ka thënë Allahu i Madhëruar:

O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini”. Xhuma, 9

Derisa për namazet tjera ka ardhur urdhri për të shkuar me falë namazin edhe pse punën mundet ta lësh të vazhdojë, në ditën e xhuma, për namazin e xhumasë, Allahu i Madhëruar ka thënë të nxitohet për të shkuar me falur namazin e xhumasë dhe poashtu në të njëjtën kohë të ndërpritet çdo punë, apo marrëdhënie pune.

Ky rast është një provim për tregtarët dhe biznesmenët për të treguar se a duan Allahun me të vërtetë, që kur të vjen ai çast, të braktisin çdo gjë dhe ti përgjigjen thirrjes së Allahut.

Nëse e marrim shembull haxhin, haxhi paraqet vizitë të xhamisë së shenjtë Qabes. Ata që shkojnë në haxh, janë mysafirët e Allahut të Madhëruar. Andaj – të nderuar vëllezër, ai që ka pasuri, pretendon se e do Allahun, e nuk shkon në haxh, dashuria e tij është dashuri e rrejshme. Allahu i ka thirrur robërit e Tij në këtë vizitë me mundësi dhe ka thënë:

“… Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, …. “ Ali Imran, 97

Pastaj, për ata që nuk i përgjigjen ka thënë: “… e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit”. Ali Imran 97

Pra kjo fjalë e Allahut në këtë pjesë të ajetit “e kush nuk e beson “ është një detaj që duhet të na frikësojë dhe të jetë shkak ta përmirësojmë veten dhe raportet me Allahun Fuqiplotë.

Prej gjërave që besimtari e vërteton dashurinë ndaj Allahut, është pasimi i të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë “. Ali Imran, 31

Mirëpo, është për tu mërzitur se në mesin e muslimanëve ka të tillë që pretendojnë se e duan Allahun, por nuk e pasojnë të dërguarin e Allahut ashtu siç duhet, por janë shumë të kufizuar dhe konservativ. Edhe kjo gjendje është e papëlqyeshme në të cilën besimtarët nuk duhet të gjendet, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë në vazhdim të ajetit të lartpërmendur: “Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë Allahu nuk i do pabesimtarët .” Ali Imran 32

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që mos ta rrezikojmë besimin tonë me kësi far lëshimesh. Të qëndrojmë të sinqertë ndaj Allahut të Gjithëdijshëm. Të vazhdojmë me adhurimet tona ndaj Allahut të Madhëruar duke e dhënë mundin maksimal, e ta arrijmë kënaqësinë e tij.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (Allahut). * Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!” Inshirah 7, 8

Ulja mes dy hutbeve

Hutbeja e dytë

Falenderimi i takon Allahut zotit të botëve, i Cili e bëri islamin fe të vetme të pranuar. Fe sipas së cilës do të peshohen veprat në Ditën e Kijametit.

Salavatet dhe përshëndetjet më të mira qofshin për të dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem, të cilin Allahu i Madhëruar e dërgoi mëshirë për botët, me të cilin Allahu i ka ndriçuar zemrat pasi që ishin errësuar, i ka udhëzuar shpirtrat pasi që kishin devijuar. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin edhe mbi familjen tij, mbi shokët e tij sahabët të cilët i pasuan gjurmët e të dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve sel-lem.

Paqa dhe mëshira e Allahut qoftë edhe mbi ata e mbrojtën të vërtetën dhe flijuan për te.

Allahu i Madhëruar thotë:

Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”.  Ahzab 56

(O Zot, ki mëshirë ndaj Muhamedit dhe familjes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar)

(O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.)

Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: Të gjithë do të hynë në xhenet, përveç atij që refuzon. Të pranishmit pyetën: E kush refuzon o i dërguar i Allahut? Tha: Ai që më respekton, do të hyjë në xhenet, e ai që më kundërshton, ka refuzuar.” Buhariu

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh.

Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t’i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk e shkelë premtimin e vet.

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.

Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.

Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.

Ali Shabani

Burimi: albislam.com

0 2268

Përkujto vdekjen dhe vizitën e varrezave

Çdo i mençur duhet ta kujtojë vdekjen gjatë çdo dite dhe nate. Shumë herë vdekja është një kujtesë që prek zemrat, ajo është e cila i shpon ëndjet e njerëzve, ngase me përkujtimin e saj mbrohet robi nga të këqijat. Ajo të sjell siguri me lejen e Allahut nga shqetësimet e kësaj bote, gropa e tjetërkujt ta kujton gropën e varrit tënd.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i vizitonte shpesh varrezat ditën dhe natën, shpesh ndodhte që ditën të cilën e kishte me Aishen, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ti vizitonte varrezat e Bekijes. Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “Çdoherë që e kishte natën tek unë, i Dërguari i Allahut në fund të natës dilte në Bekije.”1

Vizita e varrezave i shton ambiciet për ahiret dhe i zhduk shpresat për dunjanë. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Vizitoni varrezat sepse ata ua përkujtojnë ahiretin.” (Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)

Prandaj mbaje vdekjen çdoherë para syve dhe nëse e bën këtë, atëherë përmirësohet gjendja yte vazhdimisht. Pra, vizitoi varrezat që ta mbash gjallë zemrën tënde.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË