Arhiva DitoreMar 30, 2015

0 1716

Prindi i ndërroi jetë kur ai ishte në barkun e nënës.

Nëna i ndërroi jetë dhe ai ende nuk i kishte kaluar të gjashtat.

Jetoi në shtëpinë e gjyshit të tij, e pastaj në shtëpinë e mixhës së tij.

U martua me një grua që e dashuroi shumë dhe ajo më vonë ndërroi jetë.

I humbi dy nga fëmijët, kur ende nuk i kishin kaluar dy vite nga jeta e tyre.

E gjuajtën me guri dhe ua fali.

Ra në sexhde dhe mbi kokën e tij ia hedhën zorrët e devesë, megjithatë vazhdoi të qëndron në sexhde, dhe prapë ua fali.

Me rrobat e tij ia shtrënguan qafën, derisa ishte afër të i merret fryma dhe prapë ua fali.

Rrugës i vendosnin thera dhe ndyrësira dhe prapë ua fali.

I hyri hekuri në fytyrë, e helmuan, i bën magji, e larguan nga qyteti, e nënçmuan dhe e luftuan, dhe prapë ua fali.

E tëra kjo, për mua dhe për ty.

Dërgoni salavat mbi atë, që ishte i përmalluar për ne, edhe pse nuk na takoi.

Dërgoni salavat mbi atë, i cili Ditën e Kiametit do të thotë: Umeti im, Umeti im.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1664

Ibën Mesudi,- radijAllahu anhu!,- transmeton se Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem, ka thënë:”Shpirtrat e Shehidëve (dëshmorëve) janë si zogj jeshilë që fluturojnë në xhenet ku të duan, pastaj ndalen në disa kandile të varura në Arsh. Në këtë gjendje siç janë Allahu, subhanehu ve teala, i vështron dhe u thotë: “O robërit e Mi, më kërkoni ç’të dëshironi.” Thonë: “O Zoti ynë, na i kthe shpirtrat në trupat tanë në dynja që përsëri ta japim jetën për ty.” Kur Allahu sheh se ata nuk kërkojnë gjë tjetër, i lë në atë gjendje.”[1]

Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- thotë: “Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur ti mbushin shtatë vjeç, kurse rrihni për namaz kur ti mbushin dhjetë vjeç dhe ndajini nga shtrati.”[2]

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë,- : “Nëse dëshiron  te përfitosh nga Kurani, atëherë përqendrohu gjate leximit dhe dëgjimit te tij. Vëre veshin dhe mundohu të jesh i pranishëm, sikur po flet drejtpërdrejt vetë Ai (Allahu)që i ka thënë ato fjalë, sepse me të vërtetë Allahu po të drejtohet përmes gjuhës se Profetit të Tij, Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!.[3]

Ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Nuk ka dallim nëse çorapet janë prej lëkurës së hollë, pambukut  apo leshi , ashtu siç nuk ka dallim mes ihramit të zi, të bardhë në aspekt të lejimit apo ndalimit. Dallimi mes tyre është vetëm në atë se lëkura është më e qëndrueshme se leshi, mirëpo ky dallim nuk është ndikues në vendimin e sheriatit, prandaj lejohet mes-hi mbi ato çorape që janë të qëndrueshme apo që nuk janë të tilla. Gjithashtu dihet se nevoja për të marrë mes-h mbi njërin lloj të çorapeve është e njëjtë me llojin tjetër. Nëse janë të barabartë në shkakun dhe nevojën, dallimi mes tyre është dallim i dy gjërave identike e kjo është në kundërshtim me drejtësinë dhe analogjinë e saktë që vijnë në Kuran dhe Sunet. Kush bën dallim mes çorapeve që lëshojnë ujin dhe atyre që nuk e lëshojnë ka përmend një shkak të jashtëm që nuk ka ndikim ne dispozitë.” [4]

Marrja mes-h mbi çorape është transmetuar edhe prej trembëdhjetë shokëve të të Dërguarit të cilët i ka përmendur Ibën Mundhiri dhe Ebu Davudi ashtu siç tregon Ibën Kajjimi . Ata janë: Aliu, Amari, Ebu Mesud Ensari, Enesi, ibën Omeri, ElBerra, Bilali, Abdullah ibën Ebi Eufa, Sehël ibën S’adi, Ebu Umame, Amër ibën Hurejth, Umeri dhe ibën Abasi.[5]

Marrja mes-h mbi çorape është vërtetuar nga i Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- .

Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi kanë shënuar një hadith të cilin e transmeton El Mugire ibën Shube,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,-  se “I Dërguari mori abdes, ju dha mes-h çorapeve dhe mbathjeve të tij.” [6]

Shejhul Islam ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,-  ishte i mendimit se është në dobi të Davetit që të heqësh dorë nga praktikimi i një Suneti dhe të mos jesh strikt në zbatimin e tij (sunetit), derisa të kalosh në një fazë kur të ofrosh kah vetja xhematin dhe të ngritësh nivelin e tyre dhe inshallah do të bëhet e mundur për ata (njerëzit) që ta pranojnë nga ti zbatimin e këtij Sunetin në mënyrë më të lehtë sesa në  fillim të davetit tënd “.

Dhe vërtet, Shehul Islami na dha një shembull për këtë: Se i Dërguari,-alejhi selam!,-hoqi dorë nga rrëzimi i Qabesë për hir të dobisë dhe largimit të dëmit . Dhe kjo është një çështje që duhet, dhe me këtë, për hir të parandalimit të dëmeve që do të vinin si pasojë e rrëzimit të saj dhe rindërtimin e saj – pra i Dërguari i tha Aishes: “O Aishe! Sikur të mos ishte për popullin tënd që sapo e kanë lënë Shirkun, unë do ta kisha rrëzuar Qaben dhe do ti kisha shtuar një pjesë toke (d.m.th. do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit), dhe do ti kisha bërë dy dyer – derën Lindore dhe derën Perëndimore – dhe do t’ia kisha shtuar gjashtë kubikë (d.m.th. gjysmërrethi, zona e rrethuar me mur e quajtur Hixhr (dhoma) e Ismailit). Sepse vërtet Kurejshët e shkurtuan atë kur ndërtuan Qaben.”

Shejhul-Islam Ibn Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Ai që bën Davet për Allahun në një vend të injorancws dhe mëkatit , nuk ka problem nëse i merr gjërat pak nga pak gradualisht. Ai duhet të eci gradualisht në Davetin e tij dhe nuk duhet ta sjellë të gjithë Islamin përnjëherë (sunete, farze, ndalesa, pëlqyera, papëlqyera etj) dhe t’ia paraqesë një populli të devijuar.”

Pejgamberi ,- salallahu alejhi ve selem!,-  ka thënë: “Shiko vetveten ku qëndron (me respekt) ndaj tij (burrit tënd). Me të vërtetë ai është xheneti ose zjarri yt.” [7]

”Hallalli më i urryer tek Allahu është divorci (talaku, ndarja).[8]

Sufjan eth Theuri ,- Allahu e mëshiroftë!,-  ka thënë: “Shembulli i dijetarit është i njëjtë me atë të mjekut, i cili nuk e vendos ilaçin vetëm se në vendin e sëmundjes.” [9]

Xhafa Ibën Muhamedi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-ka thënë: “Mos u grindni për çështje fetare, sepse ajo e mbush zemrën shkakton hipokrizi.”[10]

Sufjan bin Ujejne,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kush mendon se është më i mirë se të tjerët vetëm se është bërë mendjemadh (arrogant). E njëjta gjë ndodhi dhe me Iblisin. Atë nuk e ndaloi që ti binte në sexhde Ademit,-  alejhis selam !,- vetëm se mendjemadhësia e tij.” [11]

Përmblodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Shënon Muslimi.

[2] Shënon Ebu Davudi, nr. 494.

[3] Marrë nga Libri, El Fevaid, të Ibën Kajjimit.

[4] Marrë nga Libri, Mexhmu ul fetava, vëllimi- 21, faqe-214, të Ibën Tejmijes.

[5] Ibën Kajimi në librin e tij – “Tehdhib Sunen Ebi Davud”, vëllimi- 1, faqe.187-189.

[6] Megjithëse ka një mospajtim mes dijetarëve për vërtetësinë e këtij hadithi, mendimi më i saktë është se hadithi merr gradën sahih edhe atë nga Tirmidhiu, Ibën Hazmi, Xhemaludin ElKasimij Ahmed Shakiri, Ibën Bazi dhe Albani.

[7] Marrë nga Libri  i Shejh Albanit, “Adabuz-Zefaf”: fq- 285

[8] ” Hadithi është daif (i dobët). Shiko në Librin- ”Irvaul Galil”, me nr.2040, ”Daifu Ebi Daud”, me nr.373 dhe ”Sunnen Ibën Maxhe”, me nr.2018 me recensim të shejh Albanit,- Allahu e meshirofte!.

[9] Marrë nga Libri, “El Hiljetu”, vëll. 6, fq.368

[10] Shënon Dhehebiu, në Librin e tij:”Sijeru Alami En-Nubelai”, Vëll.6, fq.264

[11] Marrë nga Libri- ‘’Sifetu Es Sahveh”, vëll. 1, fq.425

0 3112

Një dijetar thotë:

1. Shpeshtoni istigfarin Allahu do të jetë me ty.

2. Shpeshtoni istigfarin, sepse Allahu nuk ju humb asnjëherë.

3. Shpeshtoni istigfarin se dynjaja është një çast dhe ikën.

4. Shpeshtoni istigfarin ashtu siç ka qenë zakon i Pejgamberit alejhi selam.

5. Shpeshtoni istigfarin, sepse pastrohesh nga mëkatet.

6. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve kanë qenë shkak për kalimin nga dështimi në sukses (në studime, biznes, etj.).

7. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan të sëmurët.

8. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve i shëruan ata që kishin mësyshë, zili apo magji.

9. Shpeshtoni istigfarin, sepse sa prej istigfareve sterilitetin e kthyne në fertilitet, duke i furnizuar me fëmijë çiftet.

10. Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu largohen vesveset dhe frika.

11. Shpeshtoni istigfarin derisa ta mposhtni shejtanin.

12. Shpeshtoni istigfarin derisa t’iu dojë Allahu.

13. Shpeshtoni istigfarin, sepse ju mjafton për çdo brengë.

 

Hoxhë: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1450

Meshkujt udhëheqin (dhe përkujdesën) për gratë, meqë Allahu i ka graduar (meshkujt) me disa cilësi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, – dhe, meqë ata shpenzojnë pasurnë e tyre (për furnizim) gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu.” (Nisa: 34).

Transmetohet nga Ebu Seidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Njeriu më i keq dhe me pozitë më të ulët tek Allahu në Ditën e Kiametit, është ai i cili i afrohet gruas së tij dhe ajo i afrohet atij, e pas këtij afrimi (kontaktit seksual), ata (burri dhe gruaja) përhapin fshehtësitë e njëri tjetrit.”

Në një transmetim tjetër qëndron kështu: ” Amaneti më i madh, tek Allahu në Ditën e Kiametit është: Kur njeriu i afrohet gruas së tij si dhe ajo i afrohet burrit të saj, e pastaj ata përhapin fshehtësitë e tyre.” (Shënon: Muslimi: 1437, Ebu Davudi: 4870).

Transmetohet nga Esma vajza e Jezid,- Allahu qoftë i kënaqur me te!,- se kishte qenë tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- përreth tij ishin ulur disa burra me gratë e tyre, dhe tha: ” Ndoshta ndonjëri burrë tregon se çfarë bën me familjen e tij (gruan e tij), si dhe ndonjë grua tregon se çfarë bën me burrin e saj.” Ata që ishin të pranishëm heshtën të gjithë. Esma thotë, dhe unë thashë: Po, pasha Allahun o i Dërguar i Allahut! Burrat dhe gratë e veprojnë një gjë të tillë. Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: “Mos e veproni një gjë të, sepse një veprim i tillë, është i ngjashëm me shembullin e një shejtanit i cili e takon një shejtanesh (femër) me të cilën dëfrehet (haptas), kurse njerëzit i shikojnë(ata).”

(Shënon Imam Ahmedi: 27036, dhe Imam Ahmedi transmeton përmes Shehr ibn Hausheb).

Autori: Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË