Arhiva DitoreApr 7, 2015

0 2473

Nga cilësitë më të dalluara të gruas së keqe janë:

1. Grua dominuese.

Gruaja dominuese është ajo grua e cila e anashkalon prezencën e burrit. Ajo as nuk këshillohet me të, e as nuk e shoqëron në çështjet familjare. Burri nëse nuk ndahet nga ajo grua, ka mundësi që ta gjen atë që i mungon nga gruaja e tij, tek nje grua tjetër.

2. Grua gënjeshtare.

Një nga gjërat kryesore të jetës bashkëshortore është elementi i sinqeritetit në çdo gjë. Ky element është kyç për përqendrimin dhe lumturinë e një çifti bashkëshortor.

3. Grua e vrazhdët.

Grua e vrazhdët është ajo grua që reagon ashpër kundër burrit të saj, kur nga ai buron ndonjë sjellje. Ajo vazhdimisht i shkakton burrit probleme për arsye të natyrshmërisë së saj armiqësore.

4. Grua pesimiste.

Kjo grua nuk jeton vetëm se në ambient të mbushur me turbullira dhe me sprova.

5. Grua e izoluar.

Kjo grua është ajo e cila largohet nga çdo që është personale e burrit të saj dhe nuk i intereson asgjë tjetër, përveç se çështjet dhe aktivitetet e saj.

6. Grua negative.

Është ajo grua që ia len të gjitha çështjet burrit të saj, me qëllim që ai të përkujdeset për çdo gjë. Kjo grua nuk ia jep hakun urdhrave të burrit të saj. Ajo kërkon nga ai që të mos e ngarkon me asgjë nga çështjet e tyre, sikurse ajo të mos jetë prezentë në atë shtëpi.

7. Grua e inatosur.

Kjo grua është e inatosur me burrin e saj për çdo gjë. Për të vlen motoja: Kundërshto nëse dëshiron të njihesh.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1163

Thirrja e Nuhit, -alejhis-selam!-, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë:

كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْ‌سَلِينَ  إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ  إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ  وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌  إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ

“Populli i Nuhut, i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Nuhu u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!”AnchorAnchor

·         Thirrja e Hudit, -alejhis-selam!-, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!- thotë:

كَذَّبَتْ عَادٌ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌ إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِ‌يعٍ آيَةً تَعْبَثُونَ وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ وَإِذَا بَطَشْتُم بَطَشْتُمْ جَبَّارِ‌ينَ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَاتَّقُوا الَّذِي أَمَدَّكُم بِمَا تَعْلَمُونَ

“Adi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. A mos vallë në çdo kodrinë po ngritni ju godinë (përmendore), për t’u tallë (me kalimtarët), dhe ngritni pallate (luksoze), thua se do të jetoni gjithmonë, e kur dënoni, dënoni si absolut? Andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Dhe, druani Atij, i cili u ka dhuruar juve ato që i dini”.AnchorAnchor

          Thirrja e Salihut, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë:

كَذَّبَتْ ثَمُودُ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَالِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌ إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ أَتُتْرَ‌كُونَ فِي مَا هَاهُنَا آمِنِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ وَزُرُ‌وعٍ وَنَخْلٍ طَلْعُهَا هَضِيمٌ  وَتَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا فَارِ‌هِينَ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ

“Dhe Themudi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, andaj, druani Perëndisë dh bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. Vallë, a mendoni ju – se do të liheni këtu të sigurt, në kopshte dhe pranë burimeve, në të lashta dhe palme hurmash, me frute të shijshme? E, ju po gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të shkathët, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje”.AnchorAnchor

          Thirrja e Ibrahimit,  -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë;

وَإِبْرَ‌اهِيمَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ اعْبُدُوا اللَّـهَ وَاتَّقُوهُ ذَلِكُمْ خَيْرٌ‌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

            “Dhe (kujtoje) Ibrahimin kur i pat thënë popullit të vet: “Adhuroni Perëndinë dhe druajuni Atij. Kjo është më së miri për ju, nëse e dini”.AnchorAnchor

          Thirrja e Lutit, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!, thotë:

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌  إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ

“Populli i Lutit i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë”.AnchorAnchor

          Thirrja e Lutit, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-. thotë:

كَذَّبَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ الْمُرْ‌سَلِينَ  إِذْ قَالَ لَهُمْ شُعَيْبٌ أَلَا تَتَّقُونَ إِنِّي لَكُمْ رَ‌سُولٌ أَمِينٌ فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ‌ إِنْ أَجْرِ‌يَ إِلَّا عَلَى رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ أَوْفُوا الْكَيْلَ وَلَا تَكُونُوا مِنَ الْمُخْسِرِ‌ينَ وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ  وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْ‌ضِ مُفْسِدِينَ وَاتَّقُوا الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالْجِبِلَّةَ الْأَوَّلِينَ

“(Edhe) banorët e Ejketit – i konsideronin gënjeshtarë pejgamberët. Kur Shuajbi, u tha atyre: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju, andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!Për këtë unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. Plotësonie matjen dhe mos u bëni nga ata që mungojnë (në matje) dhe peshoni me terezi të drejtë, dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, dhe mos bëni ngatërresa në Tokë, dhe druani Atij, që u ka krijuar juve dhe gjeneratat e mëparshme!”.AnchorAnchor

         Thirrja e Iljasit, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-,  thotë;

وَإِنَّ إِلْيَاسَ لَمِنَ الْمُرْ‌سَلِينَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَلَا تَتَّقُونَ

“Dhe, me të vërtetë, Iljasi ka qenë (njëri) prej pejgamberëve. (Përkujtoje) kur i tha popullit të vet: “A nuk po i frikësoheni (Perëndisë)?”.AnchorAnchor

Thirrja e Isait, -alejhis-selam!, drejtuar popullit te tij.

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë;

وَلَمَّا جَاءَ عِيسَى بِالْبَيِّنَاتِ قَالَ قَدْ جِئْتُكُم بِالْحِكْمَةِ وَلِأُبَيِّنَ لَكُم بَعْضَ الَّذِي تَخْتَلِفُونَ فِيهِ  فَاتَّقُوا اللَّـهَ وَأَطِيعُونِ  إِنَّ اللَّـهَ هُوَ رَ‌بِّي وَرَ‌بُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ  هَـذَا صِرَ‌اطٌ مُّسْتَقِيمٌ

“E, kur Isai i solli argumentet e qarta, tha: “Ju kam sjellë dijeni të mrekullueshme dhe do të ju shpjegoj disa gjëra, me të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, druajuni Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! Me të vërtetë, Perëndia është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuronie Atë. Kjo është rrugë e drejtë!”.AnchorAnchor

            Dhe, është e padiskutueshme që gjithë çfarë që i është shpallur të dërguarve, ne jemi të obliguar që ta pasojmë, e si rrjedhojë t’i ndjekim ata e të arrijmë lumturinë në këtë botë, e në tjetrën.

Ibn Hajjani, në tefsirin e tij, thotë: ”Thirrja dhe porositë që Allahu ia drejtoi pejgamberëve, janë edhe për çdonjërin prej nesh, pa marrë parasysh epokën në të cilën jetojmë, a bëhet fjalë për të kaluarën apo të tashmen. Në thirrjen Kur’anore ka ardhur porosia në formën gjithëpërfshirëse që ta vetëdijsojë dëgjuesin që kjo porosi është e vlefshme edhe për të,  e që përfundimi i mirë i kurorëzuar me lumturi, është vetëm për ata të devotshmit që i morën porositë!”Anchor  .

Të gjitha këto vëllezër dhe motra, tregojnë pozitën dhe vlerën e thirrjes në fenë e pastër islame.

Allahu na bëftë prej të thirrësve të dobishëm; Amin!

Përktheu nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com


Anchor Kur’an, Shuara: 105-110

Anchor Kur’an, Shuara;123-132.

 

Anchor Kur’an, Shuara: 141-150.

Anchor Kur’an, Ankebut: 16.

Anchor Kur’an, Shuara: 160-164.

Anchor Kur’an: Shuara; 176-184.

Anchor Kur’an, Saffat: 123-124.

Anchor Kur’an, Zuhruf: 63-64.

  Anchor Tefsiri: “Bahrul-muhit”, vell. 6, f. 377.

0 1083

1. Zgjohu në mëngjes dhe ti je i lumtur.

2. Përkujdesu që buzëqeshja të jetë prezentë në fytyrën tënde.

3. Bëhu i pari që i përshëndet të tjerët me selam.

4. Thirri njerëzit me emrat e tyre.

5. Bashkëpuno me çdo njeri, sikurse ai të jetë për ty personaliteti më i rëndësishëm në kozmos.

6. Përgatit surprizë të papritur për partnerin e jetës tënde.

7. Shtrëngoje atë qe e donë në kraharorin tënd.

8. Bëhu shkak që të buzëqesh ndokush për çdo ditë.

9. Bëhu gjithmonë nga ata që japin.

10. Fali të tjerët.

11. Përdore gjithmonë fjalën “Ju lutem” dhe fjalën ” Ju faleminderit”.

12. Bëhu gjithmonë dëgjues i mirë.

– Dhe asnjëherë mos harro:

Jeto çdo moment të jetës tënde, sikurse ajo të jetë e fundit, ngase me të vërtetë ajo mundet të jetë e fundit.

Jeto me besim, jeto me shpresë, jeto me dashuri, gjatë jetës bëhu luftarak dhe vlerësoje vlerën e jetës.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 966

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Me të vërtetë njeriu e arrinë me moralin e tij të lartë gradën (pozitën) e atij që natën e kalon në namaz dhe ditën në agjërim.” Hadithi është sahih.[1].

Transmetohet nga Muadhi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: I dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:“Nuk do të lëvizë këmba e birit të Ademit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra:

1: Për jetën e tij se ku e ka kaluar.

2: Për rinin e tij se ku e ka shfrytëzuar.

3: Për pasurinë e tij se si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar.

4: Për diturinë e tij se çfarë ka punuar me të”.

Hadithi është sahih.[2].

Transmetohet nga Ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Kam dëgjuar Muhamedin,- alejhi selam!,- dukë thënë: “Nuk është prej nesh, ai i cili nuk e nderon të moshuarin dhe ai i cili nuk i mëshiron të vegjlit tanë (fëmijët).” Hadithi është sahih.[3].

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Pejgamberin,- alejhi selam!,- duke thënë: “Jam dërguar për përsosjen e virtyteve të larta të moralit.” Hadithi është sahih.[4].

I biri i Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!- , ka ndëgjuar se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu e do atë i cili posedon moral të lartë dhe është fisnik e bujar, dhe e urren atë i cili posedon moral të ulët.” (Hadithi është sahih).[5].

Nga Enes ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se i dërguari i Allahut,- alejhi selam!,- ka thënë: “Sikur ju mos të bënit mëkate do të kisha frikë për ju nga diçka më e madhe se mëkatet: “Vetëpëlqimi”. Hadithi është Hasen (i mirë).[6].

Nga Enes ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se i dërguari i Allahut,- alejhi selam!,- ka thënë: “Sikur ju mos të bënit mëkate do të kisha frikë për ju nga diçka më e madhe se mëkatet: “Vetëpëlqimi”. Hadithi është Hasen (i mirë).[7].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Tre (cilësi) janë shkatërruese: “Koprracia e tepruar, epshi i pasuar dhe vetëpëlqimi i njeriut”.[8].

Transmetohet nga Ibën Abasi,-Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- se: “Një grua nga Xhuhejne erdhi tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe i tha: Nëna ime ishte zotuar që të kryente haxhin por nuk mundi ta kryente deri sa vdiq. A ta kryej unë haxhin për të? Tha: “Po, kryeje haxhin për të. Nëse nëna jote do të kishte pasur borxh pa larë, a do tia laje borxhin asaj? Lajeni borxhin e Allahut, sepse Allahu ka më shumë të drejtë për përmbushje të detyrimit.” Hadithi është Sahih.[9].

Transmetohet nga Abdullah bin Zubejr,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se ka thënë: “Një burrë nga hatham erdhi tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhu ve selem!,- dhe i tha: Babai im kur e pranoi Islamin ai ishte plak i thyer në moshë, që nuk mundet ti hypë kafshës, ndërsa haxhi i është bërë obligim. A të bëj haxh për të? Tha: “ Ti je fëmija i tij më i madh?” Tha: Po! Tha: “Po sikur babai yt të kishte borxh, a do tia shlyeje atë dhe a do të çlirohej ai nga borxhi? Po, tha ai. Tha: “Atëherë kryeje haxhin për të.” Hadithi Sahih.[10]. Transmetohet nga Ibën Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: Hadithi Hasen “Shpejtoni në kryerjen haxhit obligativë (Haxhi i parë), sepse ju nuk e dini se çka do ndodh me ju ”.[11].

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Umra në umra është falje gjynahesh ndërmjet tyre, ndërsa haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër veçse xhenetin.” Hadithi Sahih.[12].

Përzgjodhi dhe Përshtati- Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______

Referencat:

[1] – Shënuar nga imam Ahmedi dhe Ebu Davudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

Ndërsa hadithin e vlerësoi sahih dijetari i nderuar Imam Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- në “Sahih el Xhami” me numër rendor 1620.

[2] – Shënuar nga Bezari (3437), Taberani (el Kebir-111 dhe 11173), Bejhekiu (Shuabul Iman-1785), Tirmidhiu (2416).

Ndërsa, e vlerësoi sahih Shejh Husejn Darani, ndërsa shejh Albani hasen (të mirë) në “Sahih el Xhami” numër rendor 7299 dhe 7300.

[3] – Shënuar nga Ahmedi (2/208), Buhariu (Edebul Mufred,355), Tirmidhiu (11/527).

[4] – Transmeton Ahmedi (2/381), Hakimi (2/613), Bezari 2740. Ndërsa e saktësoi dijetari i nderuar Shuajb Arnauti, shiko në “Musned” vëllimi 14, faqe 513.

[5] – Shënon Imam Taberani,- Allahu e mëshiroftë!,- në “el Kebir” numër rendor 2897.

Dhe e ka saktësuar Imam Albani,- Allahu e mëshiroftë!.

[6] – Shiko hadithet e vërteta të Shejh Albanit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.2 fq.263.

[7] – Shiko hadithet e vërteta të Shejh Albanit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.2 fq.263.

[8] – Shënuar nga imam Tarabani në librin e tij “el-Eusat” dhe Bejhakiu në librin e tij “Shuabul iman”, ndërsa shejh Albani këtë hadith e ka cilësuar si të mirë (Hasen).

[9] – Shënuar nga Buhariu me nr. 7315, si dhe Nesaiu me nr. 2632.

[10] – Shënuan Ahmedi, Nesaiu me nr. 2638, Darimiu, Ebu Jala me nr. 6812, Tahaviu me nr. 2545, Bejhakiu në “Sunenul Kubra”- 4/329, etj. [11] – Shënon Imam Ahmedi në “Musnedin” e tij.

[12] – Shënuar nga- Ahmedi 2/462, Buhariu- nr. 1773, Muslimi- nr. 437/1349,Tirmidhiu- nr. 933, En Nesaiju 5/115 dhe Ibën Maxheh-nr. 2888.

NA NDIQNI NË