Arhiva DitoreApr 10, 2015

0 1823

Turpi jot nga Allahu vjen sipas sasisë së diturisë që e ke për Allahun …

Ka njerëz nëpër burgje, mirëpo ata janë të lumtur … ka nga njerëzit që nuk kanë hyrë asnjëherë në burg, mirëpo janë nga fatkeqit.

Ka mundësi të gjesh vështirësi në kryerjen e disa veprave të mira, mirëpo rikujtoje se ti e synon kënaqësinë e Allahut …

Zemra jote në bazë është krijuar e pastër … mirëpo, gjynahet atë e kanë nxirë.

Të devotshmit zemrat i kanë të mbushura me dashurinë e Allahut … nuk ka vend në to për të tjerët …

O ju të lënduar nga gjynahet, ilaçi i juaj është në lënien e tyre …

O ti i cili bën gjynah dhe nuk pendohesh, sa gjynahe tu kanë shënuar …

Ti ndoshta e ke shijuar kënaqësinë e gjynahut, mirëpo a e ke shijuar ëmbëlsinë e të qarit në sexhde …

Vdekja nuk është larg lagjes ku ti banon … vizito varrezat që ta shohësh shtëpinë që të pret.

Sa nga ata që janë përkujdesur të tubojnë pasuri, u erdhi vdekja dhe ua ndërpreu shpresat … me vete nuk i morën as fëmijët e as pasuritë …

Çdo orë që kalon më nuk kthehet … bëhu i kujdesshëm që çdo orë e jotja të përmban në vete adhurim …

Do ta njohësh vlerën e kohës së humbur, atëherë kur do ta shohësh Xhehenemin: “Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”. Fexhër 24.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 910

Sufjan eth-Theuriu,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “I arritëm dijetarët dhe ata urrenin që t’i përgjigjeshin pyetjeve dhe të jepnin fetva derisa të mos gjenin rrugëdalje tjetër përveç se të jepnin një fetva. Por, nëse do të shpëtonin nga dhënia e fetvasë, atëherë kjo ishte më e dashur për ta.”

Omer Ibën Abdul Azizi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- u pyet për diçka dhe ai u përgjigj: “Unë nuk jam i tillë që të marr guximin për të dhënë fetva.”

Alkame,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Të parët tanë (Selefët) thonin: -Ai që ka më shumë guxim nga ju në dhënien e fetvave, është ai që ka më pak dije.”

Abdur-Rrahman Ibën Ebi Lejla, Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë:  “Unë kam takuar njëqind e njëzetë Ensarë nga Sahabët e të Dërguarit të Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe kur ndonjëri prej tyre pyetej për ndonjë çështje, nuk kishte asnjë nga ata që të mos dëshironte që të mjaftohej me vëllain e tij për t’i kthyer përgjigje (dmth i iknin përgjigjes, e nuk garonin për të dhënë fetva me njëri tjetrin)”.1

Berra ibën Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Unë kam parë treqind nga njerëzit e Luftë së Bedrit (sahabët), e nuk kishte asnjë nga ata që të mos donte që dikush tjetër të përgjigjej në vend të tij.” 2

Transmetohet nga Abdullah Ibën Mesudi, – Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Jemi në një kohë në të cilën ka shumë dijetarë, kurse ata që flasin janë të pakët. Pas jush do të vijë një kohë në të cilën dijetarët do të jenë të pakët kurse ata që flasin do të jenë të shumtë.”3

Amër Ibën Dinar i ka thënë Katades,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,-  kur ai u ul për të dhënë fetva: “A e kupton çështjen në të cilën ke rënë. Ti je futur mes Allahut dhe robërve të Tij dhe po thua ‘Kjo është e saktë e kjo nuk është e saktë dhe kjo është hallall e kjo haram.”

Kur pyetej Ibrahim En Nehaiu,- Allahu e mëshiroftë!,-  për diçka, atëherë atij i dallohej urrejtja në fytyrë dhe thoshte: “A nuk gjen ndonjë tjetër për të pyetur në vendin tim?”

Ai ka thënë gjithashtu: “Unë fola, dhe sikur të kisha mundësi që të shmangesha, nuk do të kisha folur. Vërtetë, koha kur jam dijetari i Kufas është një kohë e keqe.”

I nderuari vëlla dhe e nderuara motër !

Nëse selefi kanë pasur frikë në dhënien e fetvave edhe pse kanë qenë shumë më të thirrur se ne në çdo aspekt, porse ata ia kishin frikën Allahut në dhënien e fetvave, sepse kjo fe është e shenjtë dhe do jipet llogari për çdo fjalë dhe fetva që jep njeriu.

Nëse një dijetarë jep fetva duke bërë ixhtihadin e tij, ai ndoshta gabon në fetvan e tij, porse ai e merrë një shpërblim, e nëse ia qëllon atëherë merrë dy shpërblime, por ti vëlla dhe motër e nderuar a thua bëni pjesë në rangun e Dijetarëve dhe njerëzve adekuat për dhënien e fetvas apo jo?!

Dhe për fund !

Le të kenë kujdesë ata që flasin për këtë dinë me injorancë dhe me teket e tyre, sepse nuk do të shpëtojë asnjë fjalë e tij pa u  regjistruar ne regjistrin e melaikeve, a e ke pyetur veten tënde se çfarë do i thuash Allahut,- xhele veala!,- për fjalët që flet?!

E përmbyllim me dy hadithe këtë këshillë të vogël, me shpresë që të jetë dobiprurëse në përgjithësi!

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kujtdo që Allahu ia do të mirën, Ai i jep atij kuptimin e Fesë. Vërtet unë jam shpërndarësi, por dhënësi është Allahu Azze ue Xhel.”4

Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kushdo që e mëson dijen me të cilën kërkohet Fytyra e Allahut, por ai nuk e bën këtë përveç se që të arrijë qëllimin e tij në këtë dynja, ai nuk ka për ta nuhatur aromën e Xhenetit Ditën e Ringjalljes.”5

Allahu na i pastroftë nijetet tona dhe zemrat tona, e  na bëftë prej atyre që flasin drejtë dhe ia kanë frikën dhe i mbështeten vetëm Atij për çdo gjë!

Përkthim: Suad Shabani.
Medine, 2013.

1: Këtë thënie e kanë shënuar – Darimiu (1/53) dhe Ibën Abdul-Berr në El Xhamiu Bejanil Ilmi Ve Fadlihi vëll.2, fq.163.
2: Kjo është transmetuar nga Ibën Mubaraku në Ez-Zuhd (n. 58), Ibën Sadi (6/11) dhe të tjerë.
Ndërsa Zinxhiri i tij përmban Ebu Is-hak Es-Sebi-i i cili është i pranueshëm(saduk) tek ulemaja e hadithit(muhadithinët), por vetëm se është mudelis dhe e transmeton atë pa thënë që e ka dëgjuar drejt për drejt.
3: Shënuar nga Taberani në librin e tij “El-Kebir”, nr.8066, Buhariu në librin e tij, “Edebul-Mufrad”, nr.789, dhe Hafidh Ibën Haxheri vlerëson këtë transmetim si të saktë në librin e tij të njohur, ”Fet-hul-Bari”, 10/1510,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.
4: Shënon Imam Tahaviu, ndërsa Shejh Albani e vlerëson si Sahih,- Allahu i qoftë i kënaqur me të dy!.
5: 
Shënuar nga Ahmedi- 2/338, Ebu Davudi- nr.3664 . Hadithin e vlerësuan si Sahih, Hakimi, Dhehebiu, dhe Shejh Albani,- Allahu i mëshiroftë të gjithë!.

Burimi: albislam.com

0 3566

Çuditem me atë njeri, të cilit kur i thua “pse nuk falesh”, të përgjigjet: “Zemra ime është e bardhë dhe Allahu do të na merr në llogari për nga ajo se sa zemrat e tona janë të bardha”.

Ky lloj i njerëzve është i mjerë. Shejtani tallet me ta dhe i bind se janë pronar të zemrave të bardhë!!

Sa është e logjikshme, që njeriu i cili e len shtyllën e dytë nga shtyllat e Islamit, të posedon zemër të bardhë!!

A nuk e din ky njeri?! Se shkaku i parë i hyrjes në Xhehenem, Ditën e Kiametit, është lënia e namazit!!

A nuk e din ky njeri dhe të tjerët si ai?! Se shumica e dijetarëve thonë se lënësi i namazit nuk do ta nuhat erën e Xhenetit dhe do të jetë përgjithmonë me jobesimtarët në zjarr!!

A nuk e din ky njeri?! Se gjëja e parë për të cilën do të llogaritet, është namazi i tij!!

Plot nga njerëzit e kanë lënë pas dore çështjen e namazit dhe tallet me ta shejtani duke i bindur se ata janë nga të devotshmit dhe se zemrat e tyre janë më të bardha se qumështi!!

O ti lënës i namazit, je i kujdesshëm dhe falu!! Falu para se trupin tënd ta hanë krimbat dhe fytyrën dhe lëkurën tënde ta djeg zjarri i Xhehenemit!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1007

Allahu, -xhele sha’nuhu!-, thotë:

وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُوا اللَّـهَ
“…Ne u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Keni dro Allahun!”. 1

Imam Sheukani, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e pjesës së ajetit: “Keni dro Allahun!”, thotë: “Urdhri për devotshmëri ishte për të parët, por edhe për ne “.2

Shejh El-Kasimij, në tefsirin e fjalës: “para jush”, thotë: “Dhe ju kemi porositur të gjithëve juve dhe atyre para jush për devotshmëri. Që do të thotë që kjo porosi është e vjetër, e që nuk është vetëm për këtë kohë, sikurse nuk jemi vetëm ne të veçuar me këtë këshillë e mësim madhështor nga ana e Allahut, -xhele sha’nuhu!- ; Sigurisht se do të lumturohen ata që e zotërojnë devotshmërinë e kërkuar nga ana e Allahut, -subhanehu ve te’ala!-‘. 3

Allahu, -azze ue xhele!-, thotë;

يَا أَيُّهَا الرُّ‌سُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ? إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ  وَإِنَّ هَـذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَ‌بُّكُمْ فَاتَّقُونِ

            “O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju! Dhe, me të vërtetë, ky besim juaji – është i vetmi besim (unik); e, Unë jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos bëni keq)!”

  Dhe ajo çka mësojmë ne nga këto dy ajete Kuranore është se, Allahu, – subhanehu ue te’ala!-, i ka obliguar të dërguarit e Tij me tre gjëra, e ato janë:
1.    Ngrënia e gjërave hallall dhe të mira.
2.    Kryerja e veprave të mira.
3.    Pajisja me devotshmëri.

Dhe, është e padiskutueshme që gjithë çfarë që i është shpallur të dërguarve, ne jemi të obliguar që ta pasojmë, e si rrjedhojë t’i ndjekim ata e të arrijmë lumturinë në këtë botë, e në tjetrën.

Ibn Hajani, në tefsirin e tij, thotë: ”Thirrja dhe porositë që Allahu ia drejtoi pejgamberëve, janë edhe për çdonjërin prej nesh, pa marrë parasysh epokën në të cilën jetojmë, a bëhet fjalë për të kaluarën apo të tashmen. Në thirrjen Kuranore ka ardhur porosia në formën gjithëpërfshirëse që ta vetëdijsojë dëgjuesin që kjo porosi është e vlefshme edhe për të,  e që përfundimi i mirë i kurorëzuar me lumturi, është vetëm për ata të devotshmit që i morën porositë!”. 5

Përktheu dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani.
Burimi: albislam.com

1: Kur’an: Nisa:131.
2:Shevkani, Fet’hul Kadir, vëll.1, f. 789.
3:Tefsir el-Kasimij, vëll.5, f.512.
4: Kur’an, El-Mu’minun: 21-22.
4:Tefsiri: “Bahrul-muhit”, vell. 6, f. 377.

NA NDIQNI NË