Arhiva DitoreApr 11, 2015

0 1379

Nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Me të vërtetë prej shenjave të ditës së kiametit është:
1. Ngritja e diturisë
2. Shtimi i injorancës
3. Pirja e alkoolit
4. Dhe shfaqja e imoralitetit.”[1]

Nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se Pejgamberi,-salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

1.Nëse dikush kërkon ndihmë në emër të Allahut,- xhele veala!,- atëherë ndihmojeni.
2.Nëse dikush kërkon diçka në emer te Allahut, atëherë jepni.
3.Nëse ju fton dikush atëherë përgjigjuni ftesës së tij.
4.Nëse dikush ju bën ndonjë të mirë atëherë kompensojani atij.
5.Nëse nuk keni me çka të kompensoni atëherë lutuni për të, ngase lutja do të konsiderohet kompenzim.” Hadithi Sahih.[2].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Obligimet e muslimanit karshi vellait të tij janë pesë:
1. Kthyerja e Selamit.
2.Thënia e fjalës Jerhamukellah(Allahu të mëshiroftë!), nëse ai teshtin.
3.Përgjigjeja ndaj ftesës së vëllait të tij.
4.Vizita gjatë periudhës së sëmundjes.
5. Dhe përcjellja e xhenazes së vëllau tl tij.” Hadithi Sahih.[3].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ku thotë:

” إذا رأيتموه فصوموا ، وإذا رأيتموه فأفطروا ، فإن غم عليكم فأكملوا عدة شعبان ثلاثين

“Dhe nëse e shihni atë (hënën e re të Ramazanit) atëherë agjëroni, e nëse e shihni atë (Hënën e re në Sheval) atëherë ndërprejeni agjërimin, ndërsa nëse retë bllokojnë(nuk ju mundësohet pamja e Hënës) pamjen tuaj, atëherë plotësoni tridhjetë ditë të Shabanit”.[4].

Ebu Seid El Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka transmetuar se: ” I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ishte më i turpshëm sesa virgjëresha pas shamisë së saj. Kur shikonte ndonjë gjë që nuk e pëlqente, ne e kuptonim atë nga fytyra e tij.” Hadithi Sahih.[5].

Nga Ejub El Ensariji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se e ka ndëgjuar Muhamedin,- salallahu  alejhi ve selem!,- duke thënë: “Kush agjëron ramazanin dhe pastaj e pason më gjashtë ditë të Shevalit, është sikur të ketë agjëruar gjatë gjithë vitit”. Hadithi është vlerësuar si Sahih.[6].

Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve selem, i tha Mugire ibën Shu’bes,radijallahu anhu,kur ai dëshiroi që t’ia zbathte mestet Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ai(Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem), i tha: ‘’Lëri ato, sepse unë i kam mbathur ato në gjendje të pastër’’. Hadithi sahih. [7].

Morali dhe Turpi i lartë i Aishes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Unë hyja në ndërtesën ku ishin varrosur i Dërguari i Allahut dhe babai im ndërsa isha veshur me rroba të holla dhe thoja: “Këta janë veç burri dhe babai im.” Megjithëkëtë, kur u varros Omeri, vallahi kurrë nuk hyra tek kjo ndërtetsë përveç se rrobat i kisha të shtrënguara fort në trupin tim nga turpi që kisha nga Omeri.”[8].

Pejgamberi,- sal-llahu alejhi ve selem!-, me thënien e tij, ku thotë:
ليكونن أقوام من أمتي يستحلون الحر، والحرير، والخمر والمعازف
“Vërtetë prej umetit tim do të vijnë njerëz të cilët do ta bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore.” Hadithi sahih.[9].

 Muahmedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
قال الرسول صلى الله عليه وسلم: “من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه
“ Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”. ا Hadithi sahih.[10].

Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, të flasë fjalë të mira ose të heshtë.” Hadithi Sahih.[11].

I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- tha: “Nëse dëshiron zbutjen e zemrës tënde, atëherë ushqeje të varfërin dhe ledhatoje kokën e jetimit.” Hadithi Sahih.[12].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
لا يزال الناس بخير ما عجلوا الفطر
“Do të jenë njerëzit në mirësi derisa të shpejtojnë ngrënjen e iftarit.” Hadithi sahih.[13].

Transmetohet nga Enes Ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Hani syfyr, sepse me të vërtetë në të(syfyr) ka bereqet”. Hadithi sahih.[14].

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari,-salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu i Lartësuar e do teshtitjen, ndërsa e urren hapjen e gojës. Kur te teshtin ndonjëri prej jush, le ta falënderoje Allahun e Lartësuar, dhe çdo musliman që e dëgjon,ai e ka për obligim që ti thotë: “Allahu të mëshiroftë! [JerhamukAll-llah]” Sa i përket hapjes së gojës, ajo është prej shejtanit. E kur ndonjerit prej jush ti hapet goja, le të mundohet ta mbylle aq sa të mundet, ngase shejtani përqeshet me atè pèrson.” Hadithi është Sahih.[15].

Transmetohet se Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i shkroi Muavijes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-:
“Selamun alejke. E më tej: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahhut,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:
“Kushdo që fiton Kënaqësinë e Allahut me zemërimin e njerëzve, Allahu do ti mjaftojë atij për telashet me njerëzit. Dhe kushdo që fiton kënaqësinë e njerëzve me zemërimin e Allahut, atëherë Allahu e lë atë në duart e njerëzve.” Ves-selamun alejk.”[16]..

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

________

Referencat:

[1] – Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu i mëshiroftë!.

[2] – Shënuan Ebu Davudi dhe Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[3] – Shënon Imam Muslimi,- Allahu e mëshiroftë!.

[4] – Transmeton Imam Muslimi, nr.1081.

[5] – Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi.

[6] – Shënuar nga Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Ibën Hibbani,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[7] – E ka nxjerrë këtë hadithë imam Buhariu: 206,dhe imam Muslimi: 79 dhe 274.

[8] – Shënuar nga Hakimi në Mustedreku e tij (4/7), dhe ai e ka shpallur transmetimi si sahih.

[9] – Shënon Imam Buhariu, 30/4

[10] – Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Tirmidhiu,Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[11] – Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[12] – Shiko- “Es Silsiletu es Sahihah” (2/533).

[13] – Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi).

[14] – Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi)

[15] – Shënon Imam Buhariu,- Allahu e mëshiroftë!.

[16] – Shënon Imam Tirmidhiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në Kitabuz-Zuhd,nr. 2414, ndërsa Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e ka vlerësuar hadithin si Sahih

0 1689

Imam Shafiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Kur dy persona hidhërohen dhe pastaj ata pas kësaj ndarje (hidhërimi) ua zbulojnë të metat njëri-tjetrit, atëherë le ta dinë se kjo është një nga shenjat e hipokrizisë! “.

Transmetohet se Auvn Ibën Abdullah,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Tre gjëra janë prej Imanit:
1. Modestia
2. Dëlirësia
3. Dhe ruajtja e gjuhës
Sepse këto janë gjëra që të bëjnë dobi për Botën tjetër dhe humbje në këtë dynja. Dhe çdo gjë që fitohet në Botën tjetër është më e shkëlqyer se ajo që është humbur në këtë dynja.”[1].

Rabi Ibën Heithem,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “O ti që jep fetva!  Hapi sytë e shiko se si po jep fetva”.

Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Ai që del përpara për të dhënë fetva, ai ka dalë përpara një çështjeje tepër serioze, përveç nëse ka qenë i detyruar nga domosdoshmëria.” I thanë atij: Atëherë, si është më mirë për të, të flasë apo të heshtë?” Ai tha: “Më e dashur për ne është që ai të përmbahet.” I thanë: “Po në qoftë se është e nevojshme?” Ai filloi të thoshte: “Nevoja! Nevoja!” Dhe pastaj tha: “Është më e sigurt për të që të përmbahet.”

Abdullah Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- thotë: “Çdo bidat është në humbje (dalalet) edhe sikur njerëzit ta shohin atë si të mirë.”

Abdullah ibën Mesudit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- një ditë i janë vjedhur ca para në treg. Ata që ishin me të i thanë: Ta mallkojmë dhe ta lusim Zotin kundër tij. Abdullahu iu përgjigj: Unë jam pronar i mallit, unë do të lutem kurse ju thoni: “Amin”, “O Allah, nëse personi që i mori paratë e mia është i nevojshëm për to, begatoje atë me to, ndërsa nëse s’është i nevojshëm për to, bëja atij mëkatin e fundit që po bën.”

Omer iben Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Nëse shihni se ndonjëri nga ju ka gabuar (rrëshqitur), përmirësojeni atë, lutuni për të dhe mos i ndihmoni Shejtanit kundër tij.”

Thotë Jahja bin Muadh er Razi,- Allahu e mëshiroftë!, -: “Kush edukohet me edukatën e Allahut xhele ve ala atëherë përmes kësaj arrin ai (njeriu) të bëhet prej të dashurve (evlijave) të Allahut të Madhërishëm “.

Imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nuk ka njeri që të mos ketë dikë që e do dhe dikë që e urren atë. E meqë qenka kështu, atëherë le të jetë njeriu me ata të cilët janë të bindur ndaj Allahut,- Azze ve Xhele!,- (pasi ata duan dhe urrejnë për hir të Allahut).[2].

Imam Shafiu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Nëse je i mbyllur karshi njerëzve kjo të sjell armiqësi, nëse je shumë i hapur me njerëz kjo të sjell miq të ligë, andaj qëndro mes këtyre dy veprimeve”.

Muhamed Ibën Ebi Hatim,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka transmetuar: “Disa nga shokët e mi më kanë thënë: Ishim tek shtëpia e Muhamed Ibën Selam dhe hyri tek ne Muhamed Ibën Ismail el Buhari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në të kthyer nga Iraku. Kështu, ai filloi të na njoftonte për fitnen me të cilën ishin sprovuar njerëzit si dhe atë çfarë i kishte ndodhur Ahmed bin Hanbelit,- Allahu e mëshiroftë!,- etj.

Kur Imam Buhariu doli nga shtëpia, Muhamed Ibën Selam u tha atyre që ishin të pranishëm: “A keni parë ndonjëherë një virgjëreshë me më shumë turp sesa ky burrë(Buhariun)?”[3].

Kur pyetej Ibrahim En Nehaiu,- Allahu e mëshiroftë!,- për diçka, atëherë atij i dallohej urrejtja në fytyrë dhe thoshte: “A nuk gjen ndonjë tjetër për të pyetur në vendin tim?”

Ai ka thënë gjithashtu: “Unë fola, dhe sikur të kisha mundësi që të shmangesha, nuk do të kisha folur. Vërtet, koha kur jam dijetari i Kufas është një kohë e keqe.

Kur pyetej Ibn Sirini,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- për ndonjë gjë që kishte të bënte me hallallin dhe haramin, atij i ndryshonte ngjyra e fytyrës dhe bëhej tjetër njeri, aq sa nuk njihej më.”[6].

Njëri nga Selefët tanë të ndershëm, ka thënë: “Nëse pyetesh për ndonjë çështje (mesele), atëherë mendohu të gjesh argumente (nga Kurani, Suneti) dhe nëse arrin të gjesh atëherë fol,përndryshe nëse nuk posedon argumente për meselenë në fjalë atëherë rri i heshtur e mos fol nga vetja yte(me hamendje,iluzione e filozofi të individëve të caktuar).”

Bishr bin el Harith,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “E djeshmja ka “vdekur” (shkoi), e sotmja është në agoni (duke shkuar) kurse e nesërmja akoma nuk ka “lindur” (nuk ka ardhur). Prandaj shpejto në bërjen e veprave të mira!”

Fudajl ibën Ijadi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Ruaje gjuhën tënde, merru me veten tënde, njihe kohën tënde dhe fshihe pozitën tënde.”

Imam Ahmedi, ka thënë: ”Ai i cili e njeh Allahun më së miri, ai ia ka frikën më së shumti Allahut”.

Ibën Tejmijjeh,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Çdo gjë ia kam bërë hallall çdo muslimani si dhe ua dua të mirën të gjithë muslimanëve. Atë të mirë që e dua për veten time, e dua për çdo besimtar. Edhe ata që kanë gënjyer, shpifur ndaj meje dhe më kanë bërë padrejtësi, nga ana ime ua kam bërë hallall të gjithëve.”

Ibrahim el Havas,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Ilaçet e zemrës janë pesë:

1.Leximi i Kuranit me meditim.
2. Barku i zbrazët (paksimi i ushqimit).
3. Namazi i natës.
4. Lutja me përkushtim në kohën e syfyrit.
5. Ndeja me njerëz të devotshëm”.

Thotë Imam el Xhurxhani,- Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë : “Bidati është vepër e kundërt e Sunetit, quhet Bidati risi dhe shpikje pasi që thënësi i Bidatit është shpikësi i parë i saj dhe nuk ka pasur përpara tij dikë i cili e ka thënë atë, pra Bidatin nuk e kanë vepruar sahabët dhe as tabiinët dhe as që ka ndonjë bazë dhe argument në Sheriat”.

Imam ibën Haxheri,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Bidat është shpikje dhe risi në çështjet e fesë dhe çdo gjë që ka bazë në Sheriat, ajo nuk ka mundësi të jetë Bidat ( E kundërta e Bidatit është Sunet)”.

Imam Neveviu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Bidati është çdo shpikje në fe e cila nuk ka qenë në kohën e Pejgamberit”.

Imam ibën Hazmi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Bidat është çdo vepër dhe çdo fjalë që nuk ka bazë dhe që ka të bëj me çështjet e fesë, pra çdo gjë e cila nuk ka ardhur në Kur’an dhe në Sunet”.

Transmetohet prej Mehul bin ebi Muslim,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Sahabët e fortë të Pejgamberit,- salallahu alejhi ve selem!,- e lexonin Kur’anin për shtatë ditë, disa e lexonin për një muaj disa të tjerë për dy muaj dhe disa të tjerë më shumë se kaq”.

Omer ibën El Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Fjala është si ilaçi, nëse është e pakët bën dobi, por nëse është e shumtë (e shumon) atëherë të vret.”

Imam Sufjan eTheuri,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Dituria fillon me:

  1. Heshtje.
    2. Dëgjim.
    3. Duke mësuar përmendësh.
    4. Duke vepruar.
    5. Dhe pastaj duke e përhapur atë.

 Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

________

Referencat:

[1] – Transmetimi është shënuar nga Abdurrazzaku,- Allahu e mëshiroftë!,- në Musanef 11/142 ,sa i përket zinxhirit të transmetimit ai është i saktë.

[2] – Libri: “Hiljetul Eulija”, të Ebu Nuajmit,- Allahu e mëshiroftë!,- vëll.9, fq.124.

[3] – Libri : Sijeru Alamin Nubelai; vëll.12, fq.418.

[4] – Këtë thënie e kanë shënuar – Darimiu (1/53) dhe Ibën Abdul-Berr në El Xhamiu Bejanil Ilmi Ve Fadlihi vëll.2, fq.163.

[5] – Kjo është transmetuar nga Ibën Mubaraku në Ez-Zuhd (n. 58), Ibën Sadi (6/11) dhe të tjerë.

[6] – Libri- El Fekih Vel Mutefekkih, (2/167). Ndërsa zinxhiri i transmetimit është sahih.

0 1187

A e di se personaliteti  jot është i përmendur në Kuran, urdhëro lexo dhe medito që të kuptosh se kush je ti? Dhe cilit i përngjan?

Rrëfehet se Ahnef ibn Kajs ishte ulur një ditë,  filloi të mendon rreth fjalës së Allahut;

Na, ua kemi shpallur juve Librin, në të cilin gjendet përmendja juaj”. Enbija 10.

 E tha:  Duhet t’a lexoj mus’hafin që të kuptoj ku unë përmendem,  deri sa të kuptoj kush jam unë? Cilit  i ngjasoj?

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)”. Dharijat, 17-19.

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve”. Ali Imran, 134.

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. Hashr, 9.

Lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm”. Nisa, 31.

Me modesti tha: “O Allahu, unë nuk e njoh veten se jam prej këtyre.”

Pastaj vazhdoi të lexon, lexoi ajetin ku përmenden njerëzit që…

kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata bëheshin kryelartë”. Safat, 35.

Lexoi ajetin ku disave do t’ju thuhet…

Çka u solli juve në Sekar? Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz). Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit”. Mudethir, 42-44.

Tha: “O Allah, kërkoj që të më largosh prej këtyre.”

Derisa arriti tek fjala e Allahut: “Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t’ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet”.

Tha: “O Allah, unë jam prej këtyre!

Tani është radha e juaj, të nderuar, të kuptoni se cilës kategori i takoni? Cilit i përngjani?

Marrë nga: Shejh Ai del Karni

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 7225

Vlera e diturisë

Dituria është fitimi më i mirë, pozita më e ndershme, depozita më e çmuar, fryti më ëmbël i pjekur, e si pasojë nuk ka fitim më të madh se pronari i dijes, i cili me diturinë e tij udhëzon për të mirë dhe ndalon nga e keqja.

Sufjan ibn Ujejne ka thënë: “Ai i cili e kërkon diturinë i është besatuar Allahut.”

Dituria është trashëgimi e profetëve siç thotë Allahu: “Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: Njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, vërtet ky është shpërblim i qartë.”[1] Andaj atij të cilit Allahu ia trashëgon diturinë e Kur’anit dhe sunnetin, le ta dijë se ky njeri është i zgjedhuri i Allahut, i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kujt ia donë Allahu të mirën ia bën të kuptueshme fenë.[2]

Kërkimi i diturisë dhe shtimi i saj është: nder i cili nuk mbaron, vlerë e cila nuk ka skaj, frytet e saj dalin shpejt, kokrrat e saj janë shumë afër, kërkuesi i saj vuloset në listën e të mëdhenjve: “Allahu i ka ngritur në shkallë të larta ata të cilët besuan prej jush dhe atyre të cilëve iu është dhënë dija, Allahu është i lajmëruar se çfarë punoni ju.”[3]

Nuk ka diçka më me vlerë për robin se sa të jetë ruajtës i diturisë sheriatike. Kjo rrugë të çon drejt suksesit të përhershëm e ai është Xhenneti, çdo krijesë është e kënaqur me veprën e tij, për të kërkojnë falje melekët dhe kanë dëshirë të ulen në ndejat e tyre.

Njerëzit e mençur e vlerësojnë dijen dhe nxisin për të, kështu që me dituri Allahu i ka ngritur disa popuj dhe i ka bërë prijës të së mirës. Sa ka prej atyre që kanë qenë të panjohur të cilët i ka ngritur dituria në rreshtat e të ndershmëve, e sa e sa njerëz kanë qenë të poshtëruar te njerëzit e dituria i ka renditur në vendet e të mëdhenjve. Madje edhe melekët kanë dëshirë të ulen në ndejat e të diturve, të cilat me flatrat e tyre i rrethojnë tubimet e tyre, ndërsa çdo gjë që ka në qiell dhe në tokë kërkon falje për to.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush merr rrugën për të kërkuar dituri, Allahu ia lehtëson rrugën për në xhennet dhe me të vërtet edhe melekët i shtrijnë flatrat e tyre për kërkuesin e dijes nga kënaqësia se çfarë bën ai dhe se për dijetarin kërkon falje çfarë ka në qiell dhe në tokë, derisa edhe peshqit në ujë, vlera e dijetarit edhe adhuruesit është: sikur drita e hënës me krahasim me yjet tjera, si dhe dijetarët janë trashëgues të pejgamberëve, ndërsa pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi as dinar e as dërhem, mirëpo kanë trashëguar diturinë, e ai i cili e merr atë le ta marrë në përmasa të mëdha.[4]

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com


[1] Nemël: 16.

[2] Transmeton Buhariu.

[3] Muxhadele: 11.

[4] Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

[5] “Mudavetu nufus min risail” Ibn Hazëm 1/343.

NA NDIQNI NË