Arhiva DitoreApr 20, 2015

0 1427

Ishte një vajzë shumë e bukur dhe e pamartuar. Jo se nuk kishte oferta për martesë. Ata që i propozonin martesë ishin të shumtë dhe shtoheshin për çdo ditë, mirëpo ajo e refuzonte çdo ofertë.

Kur vinte ndonjë djalë me ofertë, prindi e ftonte tu shërben kafe me qëllim që ta sheh atë që i propozon martesë, mirëpo çdo herë në fund e lajmëronte se nuk dëshiron të martohet me atë djalë.

Prindi filloi të zhgënjehet nga çështja e saj, mirëpo nga dashuria e madhe që e ndjente ndaj saj, nuk e mundonte me fjalë që mos t’ia lëndon zemrën, edhe pse në vetvete e mundonin fort refuzimet e saj të çdo ofertë që i vinte për çdo ditë.

Një ditë nga ditët, erdhi një djalë me një ofertë të re për martesë. Në pamje ishte një djalë i ri, i pashëm dhe i edukuar. Vajza pasi që e shërbeu me kafe, doli ta lajmëron prindin e saj, se ky është ai të cilin e donë për burrë dhe me të është e kënaqur ta shoqëron.

Këtë herë prindi i saj nuk mundi ta fsheh gëzimin e tij, dhe i tha: Bija ime, më njofto se çka vërejte te ky djalë, kurse te tjerët nuk e vërejte?! Ty të erdhën oferta nga më të pasur dhe më me pozitë se ky, dhe të gjitha i refuzove!!

Vajza, të cilës Allahu i kishte pas dhënë bukuri dhe mençuri, iu përgjigj: O prindi im, kur kërkoje nga unë që të shërbej kafe me qëllim që të më sheh djali që ka ardhur të ma kërkon dorën, unë i shërbeja kafe të ithët, pa sheqer. Ai në ato momente i mbante sytë tek unë, i mahnitur nga bukuria ime, por kur e shijonte kafen e ithët, e largonte shikimin nga unë, e harronte prezencën time dhe nuk më shikonte më. Kur e fillonte bisedën, fliste për pasurin dhe për pozitën e tij në mesin e njerëzve. Kurse ky djalë kur e piri kafen, edhe pse ishte e ithët, vazhdoi të më shikoi, buzëqeshi me mua dhe e piri deri në fund.

E ndjeva se e kuptoi domethënien e kafes së ithët dhe se e kuptoi se unë, dua që ndokush t’i ndan me mua vështirësitë para gëzimit dhe pikëllimin tim para lumturisë.

E ndjeva se ai e kuptoi se mëshira dhe dashuria mes dy vetave rriten kur jeta është e ithët, para se të jetë e ëmbël, dhe se ato nuk zbehen nëse i dalin përpara pengesa në rrugë.

E pranoi bukurinë time dhe seriozitetin tim dhe e piri kafen time të ithët. Pranoi të jemi së bashku në të ëmblën dhe në të ithtën, kurse këtë nuk e kuptuan të tjerët.

Prindi i saj foli dhe i tha: Bija ime, Allahu të bekoftë dhe diturinë dhe dritën ta shtoftë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 916

Ibën Kajjimi,- Allahu e mëshioftë!,- thotë :
“Një gjynah që të shpie në përulësi është më i dashur tek Ai sesa një ibadet i cili e mbush robin me mendjemadhësi. Nëse ti flen gjatë gjithë natës dhe zgjohesh me ndjenjën e keqardhjes (që nuk fale namaz nate), ajo mund të jetë shumë herë më e mirë sesa sikur të faleshe gjatë gjithë natës dhe pastaj kur të çoheshe në mëngjes të të hynte vetja në qejf. Ngase veprat e atij të cilit i pëlqen vetja nuk janë të pranuara.Ndoshta e qeshura jote ndërkohë që i pranon gabimet e tua është më e mirë sesa të qarit me devotshmëri, ndërkohë që të ka kapluar mendjemadhësia. Rënkimi i gjynahqarëve është më i dashur tek Allahu sesa dhikri (tesbihu) që bën mendjemadhi. 
Mundet që nga ky gjynah Allahu do të bëjë atë që të pijë ilaçin që do ta shërojë nga një sëmundje shkatërrimtare nga e cila vuan edhe ti, por ti nuk e kupton atë.
Allahu ka arsye për atë çfarë i bën qoftë atyre që janë të bindur, qoftë atyre që bëjnë gjynahe, të cilët nuk i njeh askush tjetër përveç Tij dhe nuk i kuptojnë veçse ata që janë mendjemprehtë dhe vetëm brenda kufijve të kuptimit njerëzor, e përveç kësaj ka arsye të tjera të cilat nuk i njohin as melekët fisnikë të cilët mbajnë shënimet.
Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nëse robëresha e ndonjërit prej jush bën zina, zbatoni masën ndëshkimore mbi të dhe mos e shani.”

Dhe Jusufi,- alejhis-selam!,- tha:
قَالَ لَا تَثْرِيبَ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ
“Asnjë qortim për ju këtë ditë.” 1
Ngaqë peshorja është në Dorë të Allahut dhe vendimi është i Tij.
Çështja është që të zbatohet masa ndëshkimore (që ka vendosur Allahu) dhe jo të turpërosh e të poshtërosh.
Askush nuk ndihet i sigurt nga ajo që është caktuar për ta dhe nga fuqia e caktimit të Tij, përveç se ata që janë injorantë në lidhje me Allahun.
Allahu i tha atij që kishte dije rreth Tij më shumë se çdokush tjetër dhe ishte më i afërti tek Ai:


وَلَوْلَا أَن ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدتَّ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْئًا قَلِيلًا

“Dhe sikur Ne të mos të kishim bërë ty të qëndrueshëm e të paepur, ti pothuaj do të kishe anuar pak nga ata.”2

Dhe Jusufi ka thënë:

قَالَ رَبِّ السِّجْنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدْعُونَنِي إِلَيْهِ ۖ وَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّي كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُن مِّنَ الْجَاهِلِينَ

“Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë do të ndjehem i dhënë pas tyre dhe do të jem (prej atyre që gabojnë e bëjnë gjynahe) prej të paditurve.” 3

Një nga mënyrat se si betohej i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,-  ishte:
“Jo, pasha Atë që i lëviz zemrat.”
Dhe ai,- salallahu alejhi ve selem!,-  ka thënë:
“Nuk ka asnjë zemër që të mos jetë midis dy Gishtave të Rrahmanit. Nëse Ai do, Ai e udhëzon atë në rrugë të drejtë; dhe nëse Ai do, Ai e humb atë.”
Pastaj ai,- salallahu alejhi ve selem!,-  tha:
“O Allah, Lëvizësi i zemrave, forcoji zemrat tona në ndjekjen e Fesë Tënde. O Allah, Pastruesi i zemrave, pastrona zemrat tona që ato të binden Ty.”

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

 Burimi: albislam.com

1: Kur’an: Jusuf, 92.
2: Kur’an: 
Isra, 74.
3: Kur’an: Jusuf, 33.

0 10443

Allahu i Lartësuar i ka ndarë njerëzit në të pasur dhe të varfër, andaj mirësitë nuk plotësohen përpos se me ndihmesë ndaj të varfërve, andaj ai e obligon të pasurin ti ndihmojë të varfrit nga pasuria e tepërt që e posedon.

Besimtari dorëdhënë është i afërt tek Allahu, tek krijesat e tij, tek familja e tij, i afërt me Xhennetin, është larg zjarrit, ndërsa koprraci është larg nga krijesat, larg Xhennetit e afër zjarrit. Prandaj njeriun bujar e duan të tjerët, ndërsa koprracin e urrejnë edhe fëmijët e tij. Më i dashur tek Allahu është ai i cili ka këtë cilësi bujare, të cilën cilësi e ka edhe Allahu, Zoti i Lartësuar, i Cili është Bujar dhe i do robërit e Tij bujarë. Ai gjithashtu është i Ditur dhe i do dijetarët. Është mëshirues e i donë të mëshirshmit.

Ibn Kajjimi thotë: “Bujarit i cili jep, Allahu me bujarinë e Tij i dhuron shpërblim për veprën që e ka bërë atë që nuk ia jep tjetërkujt.”[1]

         Nga veprat më të mira që i bën besimtari është sadakaja ndaj të varfërve dhe atyre që kanë nevojë apo janë në vështirësi.

         Omer ibn Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Mua më kanë treguar se veprat mburren njëra përballë tjetrës, kurse sadakaja thotë: Unë jam më e mira në mesin tuaj.” Ndërsa rruga e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, bënte thirrje në: mirësi, sadaka, si dhe në nxitim të kryerjes së nevojave të muslimanëve.

Sadakaja më e vlefshme është kur vetë sadakadhënësi ka nevojë për të, po ashtu kur është e rrjedhshme, sadakaja e mbron robin nga dënimi i Allahut, sepse mëkatet e çojnë njeriun në shkatërrim, kurse sadakaja është ajo e cila e mbron njeriun nga dënimi. Nisur nga kjo i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ju tha grave ditën e Bajramit: “O ju turmë e grave jepni sadaka, qoftë edhe prej arit tuaj për zbukurim, ngase unë ju kam parë juve se ishit shumica e banorëve të zjarrit.[2]

Po ashtu në hadithin që e transmeton Buhariu dhe Muslimi qëndron: “Ki frikë Allahun qoftë edhe me një gjysmë hurme.

Sadakaja e shuan erën e mëkatit, andaj i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i ka thënë Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “A dëshiron të të tregoj për dyert e hajrit?” – Muadhi tha: Po, o i Dërguari i Allahut. –  Tha: “Agjërimi është mburojë, ndërsa sadakaja i shuan gabimet siç e shuan uji zjarrin.[3]

Sadakaja të mbron nga burimet e këqija, largon belatë, e ruan pasurinë, sjell riskun, e gëzon zemrën, të bën më të bindur ndaj Allahut që të kesh mendim të mirë ndaj Tij, e pastron shpirtin, e bën robin të dashur te Zoti i tij dhe ia mbulon të metat që i posedon.

Sadakaja e shton jetën, të mbron nga dënimi i varrit, bëhet hije për ty në ditën e gjykimit, ndërmjetësues për ty tek Allahu, stabilizues i vështirësive në dunja dhe në ahiret, thirrëse për çdo lloj mirësie, prandaj mos e largo nga vetja yte.

Sadakaja është mburojë me të cilën mbrohet robi nga zjarri, shpëtues nën hijen e të cilës do të strehohet ditën e kiametit, shkak që të thirresh për të hyrë në xhennet nga dera e sadakasë, pasi që i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush është nga ato që kanë dhënë sadaka thirret nga dera e sadakasë.[4]

Sadakaja ngrit belatë dhe me lejen e Allahut i largon vështirësitë.

Ibn Kajjimi thotë: “Sadakaja dhe mirësia ndikojnë shumë interesant në largimin e belave, syrit të keq, smirës së ziliqarëve, madje për këtë do të na mjaftonte përvoja e popujve në të kaluarën dhe në të tashmen. Prandaj rrallë mund të ndikojë syri i keq, smira ose dëmtimi mbi sadakadhënësin bamirës. Edhe poqëse e kaplon diçka e kaplon me butësi dhe me ndihmesë në atë sprovë. Sadakadhënësi shpesh del me përfundim të mirë, ngase ai është nën mbrojtjen e mirësisë së dhe sadakasë së tij, prej Allahut ka xhennetin si dhe mburojë nga çdo rrezik.”[5]

Po ashtu thotë: “Po ashtu sadakaja ndikon interesant në largimin e belave qoftë ai edhe zullumqari ose mëkatari më i madh, madje qoftë edhe kafir, sepse Allahu me të largon shumë lloje të belave, kjo gjë është e njohur ndër njerëzit qofshin ata të thjeshtë apo më të veçantë. Të gjithë njerëzit për këtë dukuri janë në pajtim ngase e kanë provuar.”[6]

Sadakadhënësi kur do që jep sadaka më të e zgjeron kraharorin e tij dhe i hapet zemra e tij.

Ibn Kajjimi thotë: “Në qoftë se dobi do të ishte nga sadakaja vetëm kjo, atëherë robi realisht do të jepte shumë sadaka dhe do të garonte për të, Allahu thotë:“Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.”[7]

Koprraci është i burgosur nga mirësia, i privuar nga bamirësia, gjoks-ngushtë,  zemrën e ka të ngushtuar, shpirtin e vogël, kënaqet shumë pak, gjithnjë është shumë i mërzitur, i trishtuar, i brengosur nuk mund ta kryej asnjë nevojë e as që ti ndihmohet në atë që e kërkon.

Andaj jep sadaka gjatë ditës qoftë ajo edhe shumë pak, ngase sadakaja më e vlefshme është kur ke pak. Dije se çdo mëngjes për çdo ditë zbresin dy melek, njëri prej tyre thotë: O Allah jepi atij që jep, ndërsa tjetri thotë: O Allah mos i jep atij i cili nuk jep.

Sadakaja është borxh i cili sjell shtimin (pasurimin).

 I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk pakësohet pasuria nga sadakaja.”[8]

Allahu thotë: “Kush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish Atë? Allahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton)dhe kthimi juaj është vetëm te Ai.”[9]

Jepi fukarasë me shpirt të mirë, me dorë bujare duke pasur mendim të mirë mbi Allahun, se ai të shpërblen me sevap dhe me pasuri.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com


[1] “Vabilu-sajib” fq. 56.

[2] Mutefekun-alejhi.

[3] Transmeton Tirmidhiu.

[4] Mutefekun-alejhi.

[5] “Bedaiul-fevaid” 2/467.

[6] “Ibid” fq. 49.

[7] Hashër: 9. “Vabil sajib” fq. 51.

[8] Transmeton Muslimi.

[9] Bekare: 245.

0 1335

1.Thënia Amin pas imamit.

“Nëse imami thotë amin, thuani edhe ju , sepse vertete ai qe harmonizon aminin e tij me aminin e melekve te Allahut , I fallen ati mekatet e kaluara “. Buhariu dhe Muslimi.

2.Allahume lekel hamd- pas ngritjes nga rukuja.

Muhamedi alejhiselam thotë:” Thuani Rabena ve lekel hamd, sepse vërtetë ai që harmonizon fjala e tij me fjalën e melekëve, i falen mëkatet e kaluara. Buhariu dhe Muslimi.

3.Duaja e cila ka ardhë pas ngrënies së ushqimit.

Elhamduli-lahil-ledhi at’amena ve sekana ve xhe’alna muslimin. Falënderimi All-llahut i cili na mundësoi të hamë e të pimë dhe na bëri muslimanë. (Hadithi hasen, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ebu Seid eI Huderiu).

4. Madhërimi dhe tesbihu pas namazeve.

“Ai i cili e madhëron Allahun pas namazit 33 herë subhanAllah, 33 elhamdulilah dhe 33 herë Allahu Ekber , La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike le helul mulku we lehul hamdu we huve ala kuli shej in kadir, Allahu ia falë mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit”. Hadith.

5. Të thënurit subhanallah we bihamdihi 100 herë gjatë ditës.

“Ai i cili thotë 100 herë subhanallah we bihamdihi, Allahu ia falë mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit”. Hadith.

6. Kur marrim abdes.

“Kur një rob musliman, apo një besimtar merr abdest, kur e lanë fytyrën, prej tij bien të gjitha mëkatet e syve të tij me të cilët ka shikuar, bashkë më ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë duart, i bien të gjitha mëkatet e duarve me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa të dalë i pastër nga mëkatet. Kur t’i lajë këmbët e tij, i bien të gjitha mëkatet e këmbëve bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve”. (Transmeton Muslimi).

7. Kur e dëgjojmë muezinin.

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kërkohet nga ai që e dëgjon ikametin të thotë të njejtat fjalë ashtu siç i thotë kur e dëgjon ezanin, të dërgojë salivate mbi Profetin salaAllahi alejhi we selem dhe të kërkojë prej tij uesileh. Bazuar kjo në përgjithësimin e fjalës së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur të dëgjoni muezinin atëherë thoni ashtu siç thotë…” Dhe thotë (Allahu e mëshiroftë!): I lejohet atij (personit) që ndonjëherë të thotë “Dhe unë dhe unë – ue ene ue ene” në vend të fjalës së muezinit “Esh’hedu en la ilahe il lAllah esh’hedu ene Muhameden rasulullah.” Ngase kështë ka vepruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem. Bazuar në hadithin e Aishes radijAllahu anha se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur dëgjonte muezinin të thoshte dëshminë, thoshte dhe Unë dhe unë (dëshmoj).

Përmblodhi: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË