Arhiva DitoreApr 24, 2015

0 1443

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi qofshin mbi udhërrëfyesin besnik, zotëriun tonë, Muhamedin, familjen e tij, dhe gjithë shokët e tij.

Nevoja për të përfituar zemrat e njerëzve është bërë një domosdoshmëri urgjente në një kohë  ku të pakët janë dashamirët, të pakët janë pasuesit e shoqëruesit. Mësuesit dhe prindërit, thirrësit dhe përmirësuesit kanë nevojë të zotërojnë zemrat e të tjerëve dhe që pastaj të kenë mundësi për të ndikuar, për të ndryshuar dhe përmirësuar.

  • Si mund të përfitoj një zemër?

Lexoni këto rregulla të rëndësishme dhe përsëritni ato nga koha në kohë, dhe do të gjeni ndikimin e saj, me lejen e Zotit:

  1. Përmirëso raportin tënd me Allahun, Ai përmirëson raportin tënd me njerëzit.
  2. Vendoseni veten në vendin e të tjerëve dhe pastaj dëgjoni atë që ata flasin, për atë që doni për t’u dëgjuar dhe silluni me ta ashtu si[ ju do të donit që të tjerët të sillen me ty.
  3. Tregoni interesin tuaj ndaj njerëzve të tjerë, në lëvizjet trupore, në ndejë, në të dëgjuar dhe drejtimin e të gjitha gjytyrëve drejt personit tjetër.
  4. Buzëqeshu… buzëqeshu … buzëqeshu.
  5. Mos kritiko askënd, me kritika ofuenduese në interesa të kësaj bote, ndërsa urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja zhvillohet me metodë të mirë dhe të butë.
  6. Mos harroni se emri i njeriut dhe pseudonimin që ka, është gjëja më e shtrenjtë dhe prej emrave më të rëndësishme për të.
  7. Je i dëgjueshëm dhe i zgjuar, dhe inkurajoi të tjerët të flasin për veten e tyre.
  8. Bisedo për gjërat që janë në interes për ta dhe ato që janë qasje për në zemrat e tyre.
  9. Të jesh i sinqertë në gjykimin tënd dhe bujar në lavdërim.
  10. Pyeti ata për pikëpamjet dhe sugjerimet e tyre mbi tema të përbashkëta dhe këshillohu me ta në tema të veçanta.
  11. Të jesh lëvdues, si të lavdërosh teshën e personit ose telefonin celular apo orën etij, në qoftë se për shembull, thotë: “Masha Allah, sot qenke bërë dhëndër!” Ose të tregosh pëlqimin tënd për një gjë që ai posedon, dhe të pyesësh për të me interes.
  12. Mbani qetësinë dhe vetëkontrollimin gjatë provokimeve.
  13. Zgjidhi fjalët tua me kujdes, veçanërisht në takimin e parë, bëhu i ngazëllyer kur flet dhe ke kujdes nga ngurtësia, vrenjturia e fytyrës, edhe nëse fjalët e tua janë po si erë e butë.
  14. Zbukuro bisedën tënde me shaka e anekdota e shembuj, por të mos e mbizotrojnë këto bisedën tënde, dhe mos thuaj asgjë pos se të jetë e vërtetë.
  15. Përhapja e selamit, përgjigjja e përshëndetjes është çelës i çdo zemre.
  16. Thjeshtësia në marrëdhënie me të tjerët.
  17. Pamja jote e pastër dhe tërheqëse, dhe dhëmbët tuaj, goja juaj dhe trupi juaj i pastër lehtëson kontaktin me ty.
  18. Kujdesu për kontaktin fizik, si të shtrëngosh dorën e tij gjatë përshëndetjes, dhe mos e tërhiq dorën para tij. Përqafo atë që arrin nga udhëtimi. Raporti fizik ka efektin e tij të mahnitshëm mbi shpirtin.

Këtë temë e kam përmbledhur nga disa libra dhe përvoja personale, e nga disa seminare, mos na harroni në lutjet e juaja, juve ju takon njëjtë siç luteni për vëllaun tuaj.

Isa ibn Meni

Përktheu: Shpend Zenei

Burimi: albislam.com

0 943

Kur ishe njëvjeçar, ajo të ushqente dhe të pastronte, kurse ti e falënderoje me të qarë gjatë natës.

Kur ishe dyvjeçar, ajo të ushtroi të ecish, kurse ti e falënderoje me ikje kur ajo të kërkonte.

Kur ishe trevjeçar, ajo të përgatiste ushqim të shijshëm, kurse ti e falënderoje me hedhjen e enëve në tokë.

Kur ishe katërvjeçar, ajo ta jepte lapsin të mësosh vizatimin, kurse ti e falënderoje me ngjyrosjen e mureve.

Kur ishe pesëvjeçar, ajo t’i vishte rrobat më të bukura për festën e Bajramit, kurse ti e falënderoje me përlyerjen e tyre.

Kur ishe gjashtëvjeçar, ajo të regjistroi në shkollë, kurse ti e falënderoje me britmë, se unë nuk dua të shkoj.

Kur ishe dhjetëvjeçar, ajo të priste nga shkolla që të përqafon, kurse ti e falënderoje me hyrjen tënde me shpejtësi të madhe në dhomën tënde.

Kur ishe pesëmbëdhjetëvjeçar, ajo qante për suksesin tënd, kurse ti e falënderoje duke i kërkuar dhuratë për korrjen e atij suksesi.

Kur ishe njëzetvjeçar, ajo shpresonte ta shoqërosh në vizitën e farefisit, kurse ti e falënderoje me ndejën tënde me shokë.

Kur ishe njëzet e pesë vjeçar, të ndihmoi në financimin e martesës sënde, kurse ti e falënderoje duke u larguar sa më larg me banim nga ajo, së bashku me gruan tënde.

Kur ishe tridhjetëvjeçar, të këshilloi me disa porosi rreth fëmijëve, kurse ti e falënderoje me fjalët, mos ndërhyn në çështjet e mia private.

Kur ishe tridhjetë e pesë vjeçar, të lajmëronte të shkosh tek ajo dhe të drekoni së bashku, kurse ti e falënderoje me fjalën tënde, jam i zanë këto ditë.

Kur ishe dyzetvjeçar, të lajmëroi se është e sëmur dhe ka nevojë për përkujdesjen tënde, kurse ti e falënderoje me fjalët, ka mundësi të infektohem nga sëmundje jote.

Ti sot, pa marrë parasysh se sa vjeç që je, si e falënderove nënën tënde!!

Nëse nënën e ke gjallë dhe afër teje, mos e lejo veten të ikën kjo shans e artë që ta respektosh, mos e harro dashurinë e saj dhe vepro për hir të arritjes së asaj dashurie, ngase ti, nuk ke në këtë dynja përveç se një nëne.

Kur ajo do të ndërron jetë .. a do të bën dobi pendimi jot, për ato fjalë dhe vepra që e zemëronin atë ..

Atëherë do të mbetesh i vetëm, pa nënë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 885

Dynjaja i ka shtatë fytyra:

1. Gëzimin.

2. Pikëllimin.

3. Shëndetin.

4. Suksesin.

5. Kujdesin.

6. Respektin.

7. Faljen.

Allahu ju furnizoftë me të parën, dhe e largoftë nga ju të dytën, ju stolistë me të tretën, dhe e bëftë rrugën e juaj të katërtën, dhe jua dhuroftë me begatinë e Tij të pestën, nga unë e keni të gjashtën dhe e shpresoj nga ju të shtatën.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1030

Ka shumë dobi muslimani i cili beson në Kaderin e Allahut, në atë mënyrë siç besuan selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!

Disa prej dobive të besimit në Kaderin(Caktimin e Allahhut) janë:

1. Mbështetja tek Allahu,- xhele veala!, kur besimtari i merrë shkaqet gjatë kryerjes së një veprimi ai nuk i mbështetet vetes së tij, sepse muslimani e din se çdo gjë që ndodh është me caktimin e Allahut,- xhele veala!.

2. Muslimani nuk duhet të mashtrohet me veten e tij, kur të arrijë qëllimin e tij, sepse arritja e saj është mirësi që ia ka dhënë Allahu,- xhele veala! si shkak i shkaqeve dhe rezultateve të mira që Allahu,-xhele veala! ia ka lehtësuar,si dhe mospëlqimi i vetës së tij, gjë që e bën atë të harrojë falënderimin e Allahut,- xhele veala!, për atë mirësi.

3. Qetësia dhe kënaqësia shpirtërore për çdo gjë që atij i ndodh nga caktimi i Allahut,- xhele veala!.

Me këtë muslimani nuk zemërohet kur humb ndonjë gjë të dashur ose kur ai has në ndonjë vështirësi, sepse ai ka bindjen se çdo gjë ndodh me kaderin(caktimin) e Allahut,- xhele veala!, Të Cilit i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, dhe se ajo patjetër do të ndodhte.

Mu për këtë, Allahu,- xhele veala!,- thotë:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْ‌ضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَ‌أَهَا ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّـهِ يَسِيرٌ‌ ﴿٢٢﴾ لِّكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَ‌حُوا بِمَا آتَاكُمْ ۗ وَاللَّـهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ‌ ﴿٢٣﴾ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُ‌ونَ النَّاسَ بِالْبُخْلِ ۗ وَمَن يَتَوَلَّ فَإِنَّ اللَّـهَ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ

” S’ka mjerim (fatkeqësi) që e godet Tokën dhe juve, përveç asaj që ëshë shënur më parë në Libër, – kjo për Perëndinë, me të vërtetë, është lehtë! (22) Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Perëndia nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit”. El Hadid, 22-23.

Ndërsa, ai salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

” E çuditshme është puna(çështja) e muslimanit! E gjithë çështja e tij është pune e muslimanit! E gjithë çështja e tij është e hajrit dhe askush nuk e ka këtë privilegj, vetëm se muslimani.
Nëse muslimanit i ndodh ndonjë hajr(mirësi), ai e falënderon Allahun, dhe kjo është e mirë për të. Nëse i ndodh atij ndonjë fatkeqësi, ai bën sabër, dhe kjo është e mirë për të”.
(Transmeton Imam Muslimi).

Allahu është më i dituri!

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË