Arhiva DitoreApr 28, 2015

0 1322

Nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Cilësitë e munafikut janë tre: “Kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur i besohet ai tradhton

Nga Abdullah ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet njeriu i cili posedon në zemrën e tij mendjemadhësi sa thërrmija.” Një njeri tha: Njeriu ka dëshirë që rrobat dhe këpucët e tij të jenë të bukura. I Dërguari tha: “Vërtetë, Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë, kurse mendjemadhësia është mospranimi i të vër

Nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sa herë që mblidhet një  grup njerëzish në ndonjë   shtëpi të Allahut për ta lexuar Librin e Allahut dhe për ta studiuar ndërmjet vete zbret mbi ta qetësia, i mbulon mëshira, i rrethojnë melekët dhe i përmend Allahu para atyre që janë pranë Tij.”

Nga Enes Ibën Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd kur bën padrejtësi dhe kur i bëhet padrejtësi!” Një njeri tha: ”O i Dërguar i Allahut, e ndihmoj nëse i bëhet padrejtësi, por si ta ndihmoj kur ai bën padrejtësi?” I Dërguari i Allahut, tha: ”Ta ndalosh nga të bërit padrejtësi, kjo llogaritet dhe është ndihmë për të”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Për të më nderuar mua, nderoni e mëshironi të varfrit, sepse me të vërtetë nëpërmjet tyre (me duatë dhe lutjet e tyre) juve ju vjen bereqet nga qielli, por edhe në luftë (dhe në vështirësi të tjera) ndihmoheni nëpërmjet tyre”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kurrë mos paftë ditë ajo shoqëri ku i dobëti nuk e merr hakun e vet që i takon, me plot lehtësim dhe përkrahje”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili zgjohet duke qenë i sigurtë në pragun e derës së vet (në shtëpinë e tij), i shëndoshë në trupin e tij dhe ka për atë ditë mjaft për të ngrënë, ai është sikurse t’ia falte Allahu dunjanë dhe çka ka në të”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ata që mëshirojnë, do të mëshirohen nga i Gjithëmëshirshmi (Allahu)”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Atij që i është dhënë butësia, atij vërtetë i është një e mirë kësaj dhe botës tjetër”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Një grua ka hyrë në Xhehenem për shkak të një maceje sepse e ka mbajtur brenda dhe as nuk i ka ofruar ushqim e as që e ka lënë të lirë të dalë jashtë dhe të gjejë vetë ushqim”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “Hipni mbi to (shtazët) kur t’ju duhen e zbritni nga ato kur nuk ju duhen e mos i bëni ato karrige për të biseduar në rrugë e në treg”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “Kini frikë Allahun për këto shtazë, mbajini mirë dhe hani prej tyre me të mire”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu ka caktuar mirësinë në çdo gjë, ashtu që kur të mbytni, mbytni me mirësi (mos masakroni) dhe kur të therni (shtazë), therni mirë, mpriheni thikën mirë që të pushojë shtaza (t’i dalë shpirti më lehtë)”.

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

__________

  Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu.

  Muslimi.

 Ebu Davudi.

 Buhariu dhe Tirmidhiu.

 Ahmedi: 21731, Ebu Davudi: 2594, Tirmidhiu: 1702 dhe ka thënë hadithi është hasen. Shejh Albani e ka  bërë hadithin sahih.

 Ibn Maxhe: 2426. Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih.

 Tirmidhiu: 2346, dhe ka thënë hasen garib. Edhe Shejh Albani e ka bërë hasen.

 Ebu Davudi: 4941, Tirmidhiu: 1924 dhe ka thënë hadithi është Hasen Sahih.

 Ahmedi: 25259. Shejh Shuajbi ka thënë se isnadi i hadithit është i vërtetë.

 Buhariu: 3328, Muslimi: 2242.

  Ahmedi: 15629, Ibn Huzejme: 2544.

 Ebu Davudi: 2548. Shejh Albani e ka vlerësuar hadithin si sahih.

 Muslimi: 1955.

0 1187

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu dëshiron që robi i Tij kur të hajë ushqim ta falënderojë Atë, dhe kur të pijë pije ta falënderojë Atë.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kur personi pasi ha bukë (ushqehet) thotë: Elhamdulilah, (falënderimi i takon Atij) i Cili më ushqeu me këtë ushqim dhe më furnizoi me të pa pasur unë fuqi e as mundësi (të ushqehem pa lejen e Tij), atij i falen gjynahet që i ka bërë më herët.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush do që t’i shtohet risku dhe t’i harrohet exheli, le ta mbajë lidhjen farefisnore.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu i mallkoftë çifutët dhe të krishterët, të cilët varret e pejgamberëve të tyre i kanë bërë xhami.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia (shehadeti) se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i muajit ramazan.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Pastërtia (e jashtme dhe e brendshme e trupit) është gjysma e imanit.”

Nga Abdullah ibën Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka ndaluar të merret frymë ose të fryhet në enë”.

Nga Ebu Hurejra,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili ndjek rrugën e kërkimit të diturisë, Allahu do t’ia lehtësojë atij rrugën për në Xhenet.[8]

Nga Abdullah ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “Të mos e çojë njeriu njeriun nga vendi ku është ulur, e të ulet vetë në të, por zgjerohuni.”

Nga Ebu Seid El Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ruajuni ndejave në rrugë”. Ata thane: ‘’ O i Dërguar i Allahut, ndejat në rrugë na janë bërë të domosdoshme , ne në to bisedojmë”.

Ai tha: “Në çoftë se nuk keni zgjidhje tjetër, atëherë jepjani hakun rrugës”. Ata thanë: “E cili është haku i rrugës o i Dërguar i Allahut? Ai tha: “Ulja e shikimit, shmangia nga padrejtësia, kthimi i selamit, urdhërimi për të mire dhe ndalimi nga e keqja”.

Nga Abdullah ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ‘’ Nuk ka dyshim se vërtetësia shpie në mirësi dhe vërtetë mirësia udhëzon për në Xhenet. Sigurisht, njeriu vazhdon me vërtetësi deri sa të bëhet i sinqertë ( i vërtetë), ndërsa gënjeshtra dërgon në shthurje, e s’ka dyshim se shthurja dërgon në zjarr. Vërtetë, njeriu vazhdon të gënjejë derisa të shkruhet te Allahu gënjeshtar.”

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_____________

 Muslimi: 2734.

 Ebu Davudi: 4023, Tirmidhiu: 3458 dhe ka thënë: Hadithi është hasen. Gjithashtu edhe Shejh Albani e ka bërë hasen.

 Buhariu: 2067, Muslimi: 2557.

 Buhariu: 436, Muslimi: 530.

 Buhariu: 8, Muslimi: 16.

 Muslimi: 223.

 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili e vlerëson hadithin si hasen sahih.

  Tirmidhiu, i cili e vlerëson hadithin si hasen

  Buhariu dhe Muslimi.

  Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi.

 Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

0 2695

A e din se mundesh t’i fitosh me lejen e Allahut pesëdhjetë të mira çdo herë kur pinë ujë!!

Mos u çudit!

Si është e mundur kjo??

Allahu thotë: “Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën një vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas gjynahut që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet kurrfarë padrejtësie”. Enam 160.

– Kur fillon të pish, thuaj bismilah. Kjo është një e mirë.

– Pi me dorën e djathtë, kjo është e mira e dytë.

– Pasoje traditën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe pi ulur. Kjo është e mira e tretë.

– Praktikoje traditën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke pirë me tri ndërprerje. Kjo është e mira e katërt.

– Kur të lirohesh nga të pirit, thuaj elhamdulilah. Kjo është e mira e pestë.

Tash me ne i kemi pesë të mira, kurse çdo e mirë shpërblehet me dhjetë, që rezulton se ato shumëfishohen dhe bëhen pesëdhjetë.

Allahu thotë: “Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë”. Bekare 261.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1876

Nuk ka dyshim se studimi i besimit është lloji më i mirë i diturisë si dhe ka vlerë e rëndësi më të madhe se studimet tjera. Kjo qëndron kështu sepse ky studim i besimit ka të bëjë me njohjen e Allahut dhe njohjen e emrave dhe cilësive të Tij, të drejtat e Tj ndaj robërve të Tij.

Gjithashtu, studimi i besimit është çelësi i rrugës për te Allahu,- xhele veala!,- si dhe është baza e ligjeve të Tij.

Dhe mu për këtë arsye të gjithë pejgamberët e Allahut,- xhele veala!,- kanë thirrur njerëzit drejt pranimit dhe studimit të besimit.

Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kur’an:

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ ﴿٢٥﴾

“ Nuk kemi dërguar para teje asnjë të dërguar, vetëm se i kemi shpallur atij se nuk ka Zot tjetër veç Meje, prandaj më adhuroni!”. 1

Allahu,- xhele veala!,- ka dësmuar për njësimin e vetes së tij.

Njashtu kanë dëshmuar engjëjt e Tij, si dhe njerëzit me dije të cilës e njohin madhërinë e Allahut,- xhele veala!.

Allahu,- xhele veala!,- thotë në Kur’an:

شَهِدَ اللَّـهُ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ وَالْمَلَائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ قَائِمًا بِالْقِسْطِ ۚ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ ﴿١٨﴾

“ Ka dëshmuar Allahu se nuk ka Zot tjetër veç Tij, poashtu kanë dëshmuar edhe melaiket dhe njerëzit e mençur, dëshmi me drejtësi se s’ka Zot tjetër veç Tij. Ai është i Plotfuqishëm dhe i Urtë”. 2

Përderisa vlera e besimit është shumë e madhe, duhet patjetër që çdo musliman të interesohet për të, duke e mësuar së pari për veten e tij e pastaj edhe të tjerëve.

Pasi të mësoj besimin, muslimani duhet të meditoj dhe të jetë plotësishtë i bindur në besimin e tij e më pastaj duhet të përpiqet që fenë e tij ta ndërtojë baza të forta, të sakta dhe të sigurta , në mënyrë që në fund të gëzohet me frytet dhe rezultatet e besimit të tij.

Allahu është më i Dituri!

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!

Përktheu dhe përshtati: Suad Shabani Preshevë

Burimi: albislam.com

  1. Kur’an: Enbija, 25.
  2. Kur’an: Al Imran, 18.

0 1774

Me nijet të pastër arrihet shpërblimi i veprës edhe në qoftë se nuk e vepron atë

Bujaria është prej cilësive të Allahut, andaj kur robi e ka qëllimin e mirë, mirëpo nuk i mundësohet ta kryej veprën e mirë, ai shpërblehet për atë punë edhe në qoftë se nuk mund ta realizojë atë, kjo është bamirësi nga ana e Allahut dhe dhunti e tij mbi robërit e Tij.

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: Njëherë ishin me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në një prej luftërave e ai tha: “Me të vërtet në Medine ka burra, ku ju keni kaluar ndonjë rrugë e as që keni ecur në ndonjë luginë vetëm se ato kanë qenë me ju(në shpërblim), mirëpo ata i ka penguar sëmundja.” Në një transmetim tjetër:“Vetëm se kanë qenë me ju në shpërblim.”[1]

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: U kthyem nga lufta e Tebukut me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ai tha: “Me të vërtet në Medine ka burra, e ne nuk kemi kaluar rrugicë e as luginë vetëm se ata kanë qenë me ne, mirëpo i ka penguar arsyeja(pamundësia).”[2]

Gjithashtu i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për personin i cili nuk ka pasuri mirëpo e ka nijetin të jap sadaka e thotë: “Sikur të kisha pasuri do të veproja si filani.” I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për këtë person thotë: “Ky me nijetin e tij dhe në shpërblim janë të njëjtë (me atë që ka dhe jep shumë sadaka).”[3]

Në një hadith që e transmeton Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ai ka thënë: “Allahu i ka caktuar (shkruar) veprat e mira dhe të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron të bëjë një vepër të mirë mirëpo nuk e bën, Allahu ia shkruan atij një të mirë të plotë, e në qoftë se dëshiron të bëjë një të mirë dhe e bën atë, Allahu ia shkruan nga dhjetë e deri në 700 të mira, duke ia shtuar edhe më tepër.”[4]

Prandaj besimtari e vë nijetin e tij në krye të listës për çdo pune të mirë. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: “Vepra më e mirë është sinqeriteti në nijet, duke pasur qëllim shpërblimin e Allahut.” Pra kush dëshiron të plotësojë punën e tij le ta përmirësojë nijetin e tij, sepse Allahu e shpërblen robin edhe për kafshatën që shpenzon ai. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Dhe çka do që shpenzon, me të cilën synon fytyrën e Allahut, veçse shpërblehesh për të, madje edhe për kafshatën, të cilën e vendos në gojën e gruas tënde.”[5]

Zubejd el-Jamiu thotë: “Bëni nijet në çdo gjë të mirë, madje edhe në dalje për të hedhur mbeturinat.”

Kurse Davud Etajiu thotë: “Kam vënë re se çdo hajr vjen nga nijeti i mirë.”

Selefi (të parët tanë të mirë) nxitnin për nijetin e mirë në çdo vepër të mirë.

Jahja ibn Kethiri thotë: “Mësojeni nijetin, sepse ai është më i vlefshëm se puna.”

Përgaditi: Nexhat Ceka
Burimi: albislam.com

[1] Transmeton Muslimi.

[2] Transmeton Buhariu.

[3] Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadithi është hasenu-sahih.

[4] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[5] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

NA NDIQNI NË