Arhiva DitoreMay 1, 2015

0 1472

– I është thënë lumturisë: Ti ku banon.. !

U përgjigj: Në zemrat e atyre që janë të kënaqur!

– E me çka ushqehesh..?

U përgjigj: Nga fuqia e imanit të tyre!

– U pyet: E si vazhdon të jesh prezente vazhdimisht..?

U përgjigj: Nga drejtimi i mirë i tyre i çështjeve!

– E si fitohesh..?

U përgjigj: Kur e dinë shpirti se nuk do ta godet atë vetëm se ajo që e ka caktuar Allahu për të.. !

– E si largohesh nga njeriu..?

U përgjigj: largohem kur vjen koprracia pas bujarisë, e mërzia pas lumturisë, e dyshimi pa bindjes.. !

– Përkujdesuni për lumturinë e juaj dhe para saj për lumturin e atyre që ju rrethojnë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1430

Dega e parë: Mjafton që vdekja sa këshillues i mirë që është.. njerëzit i ndan.. jetën e turbullon.. epshet i shkatërron..

Dega e dytë: Allahu është i Vetmi që e posedon lumturinë e të tjerëve.. mos kërko dhe mos hulumto lumturi nga të tjerët, po atë kërkoje vetëm se nga Allahu..

Dega e tretë: Menduan pasanikët se lumturia gjendet në pasuri.. dhe menduan mbretërit se ajo është në pozitë dhe fuqi, po e vërteta është se ajo është në adhurimin e Allahut..

Dega e katërt: Tha njëri nga njerëzit e njohur që e pranuan Islamin se, unë dyzet vite e kërkoja lumturinë dhe atë nuk e gjeta përveç se në besimin në Allahun..

Dega e pestë: Grua e ndershme është ajo nga e cila shpresohet e mira e saj dhe jemi të mbrojtur nga sherri i saj.. ajo e përcjell mirësinë tek të tjerët, kurse e largon dhe e pengon të keqen nga të tjerët.

Dega e gjashtë: Ka mundësi që një vepër të vogël ta zmadhon nijeti, dhe një vepër të madhe ta zvogëlon nijeti.. për këtë arsye mos e neglizho atë.

Dega e shtatë: Dynjaja do të shkon.. udhëtimin tonë do ta shoqëron vepra, e ajo që do ta fitojmë do të jetë ose kopsht që do të na bën hije.. ose varr që do të digjet nga zjarri i Xhehenemit.

Dega e tetë: Nga të gjitha ndjenjat, dhembja mbetet edukatori më i mirë i njeriut..

Dega e nëntë: Shejtani thotë e shkatërrova birin e Ademit me gjynahe, kurse ai më shkatërroi me istigfar.

Dega dhjetë: Çka mendon se ka në Xhenetin që e krijoi Allahu me Dorën e Tij.. nuk ka mundësi ta paramendosh asnjëherë??

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1116

Nga Abdullah ibën Amër ibën Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke  thënë: “Komunikoni prej meje qoftë edhe një ajet! Tregoni edhe prej të dhënave të bijve të Izraelit pa problem, por kushdo që gënjen për mua me vetëdije le të përgatisë ulësen e tij nga zjarri”.

Nga Abdullah ibën Amër ibën Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:  “Vërtetë Allahu nuk e largon diturinë duke e larguar atë nga zemrat e dijetarëve , por e merr diturinë duke marrë dijetarët (me vdekjen e tyre) derisa të mos mbetet më asnjë dijetarë. Atëherë njerëzit do të marrin koka injorante e do t’i pyesin, e ata do të përgjigjen (japin fetva) pa dituri, do të humbasin vetveten e tyre dhe të tjerët”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka  thënë: “Kush bëhet modest para të tjerëve për hir të Allahut, ka për ta ngritur atë Allahu”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka  thënë: “Allahu më ka shpallur mua që ju të bëheni sa më modestë dhe askush të mos lavdërohet para tjetrit dhe të mos i bëjë asnjë të keqe tjetrit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Të mëshirshmit i mëshiron Rrahmani (Allahu), mëshironi ata që janë në tokë, ju mëshiron Ai(Allahu) që është në qiell”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu nuk  e mëshiron atë njeri i cili nuk i mëshiron njerëzit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk jam dërguar për të mallkuar  e lutur kundër njerëzve, por jam dërguar mëshirë”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush kujdeset për një të ve, një të varfër, është sikurse luftëtari në rrugën e Allahut ose sikur ai që falet natën dhe agjëron ditën”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nëse do të zbutet zemra, atëherë ushqeje të varfrin dhe përkëdhele kokën e jetimit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk është prej nesh ai i cili nuk e respekton të vjetrin dhe nuk e mëshiron të voglin”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit , le ta respekton fqinjin e tij”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ka  besuar askush me besim të sinqertë përderisa të doje për vëllanë e tij  atë që do për veten e tij”.

Transmetohet nga Abdullah ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Në kohën e Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- pinim (ujë, etj) në këmbë dhe hanim (bukë) duke ecur”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ndodhë që robi të ia mbulojë robit(ndonjë të ligë apo mëkat), e që atij mos t’ia mbulojë  Allahu mëkatet Ditën e Gjykimit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Pesë kohët e namazit dhe xhumaja deri në xhumanë tjetër i shlyejnë mëkatet mes tyre nëse njeriu largohet nga mëkatet e mëdha”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Mbytja e një muslimani tek Allahu është më e madhe se  zhdukja e dynjasë”.

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë: “Nuk do të bëhet Kiameti përderisa në faqe të tokës ka ende njerëz të cilët thonë: Allah, Allah”.

Transmetohet nga Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë: “Kush ndjekë rrugën e kërkimit të diturisë, Allahu ia lehtëson rrugën e kërkimit të Xhenetit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “ … Do të përçahet umeti im në 73 grupe: të gjithë janë në zjarr, përveç njërit prej tyre. I thanë: Cili është ai grup o i Dërguar i Allahut? Tha: ” ai është xhemati”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ju e keni obligim ta pasoni Sunetin tim, dhe Sunetin e halifëve të drejtë e udhëzues që vijnë pas meje”.

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2704

Pyetje:

A ka vërtetësi cështja e natës së Regaibit që thuhet se është natë e mirëdhe a duhet të ngritemi për adhurime dhe të agjërojmë?
Përgjigje:

Të gjithë ata që argumentohen për vlerën e Natës së Mirë të Regaibit mbështeten në disa hadithe të trilluara. Dy më të njohurat janë:

– “Kujdes, përpiqu të rrish zgjuar natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep, të mos e kalosh atë në shkujdesje, sepse engjëjt asaj nate ia kanë vënë emrin Regaib!”
– “Ai që e vlerëson natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep (Nata e Regaibit), Allahu i madhëruar nuk e dënon në varr”

Edhe pse qarkullojnë si të ndara të dyja tekstet janë pjesë e një hadithi të gjatë që e transmeton Gauth-thekalejn në librin e tij “Gunjetuttalibin”, Ebu Muhamed Abdul-Aziz el-Kinani në librin e tij “Fadlu Rexheb” dhe Ebu Musa El-Medini në “Vedhaiful-lejali”.

Imam Lekneviu në përmbledhjen e tij të haditheve të trilluara “El-athar el-merfuah fil-ahbar el-meuduah” 1/62 thotë: “Ky hadith është i shpikur dhe i trilluar dhe për këtë kanë rënë dakort të gjithë muhaddithinët (shkenctarët e hadithit)., sepse shumica e transmetuesve në zinxhirin e tij nuk njihen dhe disa transmetues të tjerë janë gënjeshtarë.” Të njëjtin gjykim për këtë hadith e citon imam Bejhekiu, Ibnul Xheuzi, Dhehebiu, Askalani, Mulla Alij El-Karijj el-hanefi, Hafidh El-Iraki, El-Fiteni, El-Axhluni, Esh-Sheukani etj. Gjithashtu imam Lekneviu sqaron se shpikësi dhe trilluesi i namazit të natës Regaib është Ali ibn Abdil-lah ibn Xhehdam, prijësi i sufistëve në kohën e tij, i cili ka vdekur në vitin 414 sipas hixhretit. Kjo do të thotë se ky adhurim dhe madhërimi i kësaj nate jo vetëm që është i shpikur, por mbi të gjitha është është shfaqur 4 shekuj pas. Prandaj shikojmë se kjo gjë nuk ka qenë e njohur aspak te brezi i sahabëve, tabiinëve dhe pasuesit e tyre dhe te katër medh’hebet e njohura islame.

Ndërkohë imam Neveviu në shpjegimin e Muslimit 8/20 kur tregon për natën e Regaibit dhe veçimin e natës së xhumasë me adhurime thotë: “Të gjithë (ulematë) kanë rënë dakort se kjo gjë është diçka e urryer që e bëjnë bidatçitë. Allahu e shkatërroftë atë që e ka shpikur këtë lloj namazi në këtë natë, sepse ajo është njëra prej bidateve të urryera dhe të humbura që vijnë nga injorantët. Shumë prej imamëve kanë shkruar libra të çmuara për këtë çështje ku kanë treguar sa e shëmtuar është kjo vepër dhe sa të humbur janë ata që e zbatojnë këtë gjë.”

Edhe ajo që përmendet se gjoja Amineja, nëna e Profetit (alejhissalatu uesselam) ka mbetur shtatzënë në këtë natë, ose ka kuptuar se është shtatzënë pikërisht në këtë natë janë pretendime të sajuara dhe të shpikura që nuk kanë asnjë argumentim nga feja dhe as mbështetje logjike.

Po ashtu duhet te theksojmë se përveç natës së Regaibit që mbështetet në hadithe të trilluara, edhe hadithet që flasin për muajin Rexheb ku ndodhet kjo natë gjithashtu janë të dobta dhe të shpikura. Në ato hadithe përmendet se vlera e muajit Rexhepit nga muajt e tjerë është si vlera e Kuranit nga fjalët e tjera dhe kush agjëron një ditë nga Rexhepi do të pijë ujë Ditën e Gjykimit nga një lumë që quhet Rexhep. Kush agjëron një ditë nga Rexhepi është sikur ka agjëruar gjithë vitin, kush agjëron shtatë ditë nga Rexhepi do t’i mbyllen shtatë dyert e Xhehenemit, kush agjëron tetë ditë nga Rexhepi do t’i hapen tetë dyert e Xhenetit dhe kush agjëron pesëmbëdhjetë ditë nga Rexhepi do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme. Kush agjëron të enjten e parë të muajit Rexhep dhe kalon me adhurime natën e Xhumasë së parë të këtij muaji do t’i falen të gjitha gabimet dhe do të ketë të drejtë të ndërmjetësojë për 70 vetë nga familja e tij Ditën e Gjykimit. Dijetarët islamë nga ata që përmendëm më sipër si dhe Imam Ibn Rexhepi, Imam Ibn Tejmije, hafidh Ebu Ismail El Herauij” e plot të tjerë kanë sqaruar se këto hadithe e të tjera që flasin për Muajin Rexhep janë hadithe të rëna, të përjashtuara dhe të trilluara në të cilat nuk mund të mbështetesh për të punuar diçka me vlerë.

E pra, madhërimi i muajve ose i netëve të veçanta nuk bëhet sipas dëshirës së askujt dhe as sipas logjikës së njerëzve. Duhet të rikujtojmë besimtarëve se adhurimet në fenë islame bëhen ashtu siç na ka mësuar Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij Muhamedi (alejhi salatu ue selam) dhe jo sipas mendimit, dëshirës apo traditës së njerëzve, sepse siç na ka treguar Profeti (alejhissalatu uesselam) çdo risi në fe të çon në humbje. Ndërsa sahabiu i nderuar Hudhejfe ibnul Jeman thotë: « Çdo adhurim të cilin nuk e kanë praktikuar shokët e ndershëm të Profetit a.s mos e praktikoni as ju, sepse të parët nuk kanë lënë gjë për thënë për ata që vijnë më pas. Ndërsa Abdullah Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: “Çdo bidat është në humbje edhe sikur njerëzit ta shohin atë si të mirë.”

Komisioni Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

NA NDIQNI NË