Arhiva DitoreMay 9, 2015

0 1675

” O ju besimtarë, mos e hani ju pasurinë e shoqi-shoqit në mënyrë të palejueshme, përpos nëse ajo është tregti me kënaqësi reciproke tuajen, dhe mos vritni vetveten (dhe njëri-tjetrin)! Allahu, me të vërtetë, është mëshirues për ju.” (Nisa: 29).

” Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit me pa të drejtë! Dhe mos u bëni mitdhënës(rryshfetdhënës) te gjykatësit për t’i ngrënë njerëzve me tradhëti një pjesë të mallit, se ju e dini (që këto janë mëkate).” (Bekare: 188).

” Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Allahut! Se, Allahu, dënon ashpër.” (Maide: 2).

” Sikur fetarët dhe dijetarët të mos i ndalonin ata, nga të folurit gënjeshtra dhe ngrënies së haramit, sa keq do të kishin punuar ata!.” (Maide: 63).

Transmetohet nga Abdullah ibn Amri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- e mallkoi ryshfetdhënësin dhe atë që e pranon ryshfetin.”[1]

Transmetohet nga Abdullah ibn Amri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Ai që jep ryshfet dhe ai që merr ryshfet do të jenë (hyjnë) në zjarr.”[2]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- e mallkoi ryshfetdhënësin dhe atë që pranon ryshfetin në gjykim.”[3]

 Autor: Muhamed Ahmed el Adeviji

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

_______

[1] (Shënon: Ebu Davudi: 3580, Tirmidhiu; 1337, dhe thotë se hadithi është hasen sahih, dhe Ibn Maxhe: 2313 transmeton hadithin me këtë shprehje: Thotë Muhamedi alejhi selam: ” Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që jep ryshfet dhe mbi atë që merr rryshfet.”)

[2] (Shënon: Taberani: 4/199 në muxhmeu ez zeuaid dhe thotë se transmetuesit e hadithit janë të saktë).

[3] (Shënon: Tirmidhiu: 1336, Ibn Hibani: 5053 në sahihun e tij, dhe Hakimi: 103/4 por shtoi edhe këtë: ” Edhe atë i cili ndërmjetëson mes tyre.”)

0 4303

Damasku është kryeqyteti i Sirisë dhe është nga kryeqytetet më të vjetra të banuara në botë. E zë një vend jashtëzakonisht të veçantë në fushën e shkencës, kulturës, politikës, arteve, filologjisë, që prej shek III para Isaut, alejhi selam. Vazhdimisht ka qenë kryeqytet i civilizimeve të shumta gjatë historisë së gjatë. Poashtu është bërë seli e shtetit islamik në vitin 661 m. në periudhën e Emevitëve.

Numri i banorëve të Damaskut arrin rreth 6.2 milion sipas statistikës të vitit 2004. banorët e Damaskut përbëhen së pari nga arabët, pastaj kurdët, turqit, ermenët, ashurijët, çerkezët, etj.

Emërtimi i qytetit Damask Sham është bërë sipas asaj se She’m (majt) vend në të majtën e Kibles, apo njerëz nga beni Kenanët e konsideruan vend në të majtën e tyre, apo e ka marrë emrin sipas emrit të Samit të birit të Nuhut.

I dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka përmendur Damaskun në veçanti me emrin e tij në hadithe të cilat i kanë verifikuar dijetarët e hadithit.

Në vijim do të përmendim disa nga ato hadithe:

قال صلى الله عليه وسلم: إن فسطاط المسلمين ، يوم الملحمة ، بالغوطة إلى جانب مدينة يقال لها : دمشق ، من خير مدائن الشام . الراوي: أبو الدرداء – خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث : الألباني – المصدر: صحيح أبي داود – الصفحة أو الرقم: 4298

1 – Nga Ebu Derda, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Me të vërtetë kampi i muslimanëve në ditët e betejave është në Gutën afër qytetit që quhet Damask, nga qytetet më të vyeshme të Shamit”.

Transmeton Ebu Davudi

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

قال عليه الصلاة والسلام: ((ستخرج نار من حضرموت – أو من نحو بحر حضرموت – قبل يوم القيامة ، تحشر الناس)) . قالوا : يا رسول الله فما تأمرنا ؟ فقال : ((عليكم ب الشام. الراوي: عبدالله بن عمر – خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث: الألباني – المصدر: صحيح الترمذي – الصفحة أو الرقم : 2217

2 – Nga Abdullah ibn Omer, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Do të del një zjarr nga Hadrameuti, apo nga ana e detit të Hadrameutit para Ditës së Kijametit që do t’i tubojë njerëzit. Të pranishmit pyetën: O i dërguari i Allahut, me çka na porosit? Ka thënë: Përmbajuni Shamit”.

Transmeton Tirmidhiu

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

ذكر النبي صلى الله عليه وسلم فقال: ( اللهم بارك لنا في شامنا ، اللهم بارك لنا في يمننا ). قالوا : يا رسول الله، وفي نجدنا ؟ قال: ( اللهم بارك لنا في شامنا ، اللهم بارك لنا في يمننا . … الراوي: عبدالله بن عمر – خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث : البخاري – المصدر: الجامع الصحيح – الصفحة أو الرقم: 7094

3 – Nga Abdullah ibn Omeri, se pejgamberi, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “O Allah na beko në Shamin tonë, o Allah, na begato në Jemenin tonë! Të pranishmit thanë: edhe në Nexhdin tonë? Tha: O Allah na begato në Shamin tonë, O Allah, na begato në Jemenin tonë”!

Transmeton Buhariu

وقال صلى الله عليه وسلم : يوم الملحمة الكبرى فسطاط المسلمين بأرض يقال لها :الغوطة؛ فيها مدينة يقال لها : ( دمشق ) ؛ خير منازل المسلمين يومئذ. الراوي: أبو الدرداء – خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث: الألباني – المصدر: صحيح الترغيب – الصفحة أو الرقم : 3097

4 – Nga Ebu Derda, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Në ditën e betejës së madhe, kampi i muslimanëve është në tokën që quhet Guta. Aty është një qytet që i thonë Damask, është vendi më i mirë ku do të zbresin muslimanët atë ditë”.

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

.وقال صلى الله عليه وسلم أنه قال: عليكم بالشام

الراوي: معاوية بن حيدة القشيري – خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث : الألباني – المصدر: صحيح الجامع – الصفحة أو الرقم: 4069

5 – Nga Muavije ibn Hajdeh El-Kushejri se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Përmbajuni Shamit!

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

* * *

وعنه صلى الله عليه وسلم أنه قال: ((صفوة الله من أرضه الشام ، و فيها صفوته من خلقه و عباده ، و لتدخلن الجنة من أمتي ثلة لا حساب عليهم و لا عذاب (( الراوي: أبو أمامة الباهلي – خلاصة الدرجة: صحيح لغيره – المحدث: الألباني – المصدر: السلسلة الصحيحة – الصفحة أو الرقم: 1909

6 – Nga Ebu Emame El-Bahili se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Toka më e zgjedhur e Allahut është Shami. Aty poashtu janë edhe më të zgjedhurit nga krijesat dhe robërit e Tij. Do të hynë në xhenet nga umeti im një pari (grup) pa llogari dhe as dënim”.

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

* * *

وقد ورد عنه عليه الصلاة والسلام أنه قال: ((يا طوبى للشام، يا طوبى للشام، يا طوبى للشام، قالوا يا رسول الله وبم ذلك ؟ قال: تلك ملائكة الله باسطوا أجنحتها على الشام ((. الراوي: زيد بن ثابت – خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث: الألباني – المصدر: فضائل الشام – الصفحة أو الرقم: 1

7 – Nga Zejd ibn Thabiti se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “O lum për Shamin, O lum për Shamin, o lum për Shamin”. Të pranishmit pyetën: “Me çfar e ka (fituar) atë? Ka thënë: “Ata janë melekët e Allahut i kanë shtrirë krahët mbi Shamin”.

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

* * *

قال عليه الصلاة والسلام: (( بينا أنا نائم رأيت عمود الكتاب أحتمل من تحت رأسي فعُمِدَ به إلى الشام ، ألا وإن الإيمان حين تقع الفتن بالشام ((. الراوي: أبو الدرداء – خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث : الألباني – المصدر: صحيح الترغيب – الصفحة أو الرقم: 3094

8 – Nga Ebu Derda, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem- ka thënë: “Duke qenë unë në gjum, pashë një shtyllë të Librit të ngarkuar mbi kokën time, ia kishte msyer Shamit. Me të vërtetë, imani, kur të bien fitnet, do të jetë në Sham”.

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

* * *

وفي حديث آخر، قال عليه الصلاة والسلام: انى رأيت كأن عمود الكتاب انتزع من تحت وسادتي ، فأتبعته بصري ، فإذا هو نور ساطع ، عُمِدَ به إلىالشام ، ألا وإن الإيمان إذا وقعت الفتن بالشام . الراوي : عبدالله بن عمرو بن العاص – خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث: الألباني – المصدر: صحيح الترغيب – الصفحة أو الرقم: 3092

9 – Nga Abdullah ibn Amër ibn El-As, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Unë pash si me qenë një shtyllë e Librit u shkul prej nga jastëku im dhe e përcolli shikimi im. Kur ja ishte një dritë e shfaqur dhe ia mësyu Shamit. Me të vërtetë, imani, kur të bien fitnet, do të jetë në Sham”.

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

* * *

وقال صلى الله عليه وسلم :” هل تدرون ما يقول الله تعالى للشام ؟ يقول: أنت صفوتي من بلادي أُُدخل فيك خيرتي من عبادي .. ورأيت ليلة أُسري بي عموداً أبيض كأنه لؤلؤة تحمله الملائكة . قلت: ما تحملون ؟ قالوا: نحمل عمود الإسلام، أُُمرنا أن نضعه بالشام “.

10 – I dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “A e dini se çfarë ka thënë Allahu për Shamin? Ka thënë: Ti je toka e zgjedhur e Imja. I fus aty robërit e mi më të mirë. E pashë në natën e Israsë një shtyllë të bardhë si të ishte perlë që e mbanin melëkët. I pyeta: çfar po mbani? Thanë: Po e mbajmë shtyllën e Islamit, jemi urdhëruar ta vendosim në Sham”.

* * *

وعن واثلة بن الأسقع الليثي قال: سمعت رسول الله يقول لحذيفة بن اليمان ومعاذ بن جبل وهما يستشيرانه في المنزل فأومأ إلى الشام ثم سألاه فأومأ إلىالشام ، قال)) : عليكم بالشام فإنها صفوة بلاد الله يسكنها خيرته من خلقه فمن أبى فليلحق بيمنه وليسق من غدره فإن الله تكفل لي بالشام وأهله ((. الراوي: واثلة بن الأسقع الليثي أبو فسيلة – خلاصة الدرجة: صحيح لغيره – المحدث: الألباني – المصدر: صحيح الترغيب – الصفحة أو الرقم: 3090

11 – Nga Vathilete ibn El-Eska El-Lejthi ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, -salallau alejhi ve selem-, duke i thënë Hudhejfe ibn Jemanit dhe Muadh ibn Xhebelit kur ata dy konsultoheshin për vendbanim, e ai u bëri me shenjë nga Shami, pastaj e pyetën dhe ai bëri me shenjë nga Shami. Ka thënë: “Përmbajuni Shamit se ai është vendi i zgjedhur i Allahut, do ta banojnë më të mirët nga krijesat e Allahut. Kush nuk dëshiron, le të shkojë në Jemen dhe le t’ju jep të pinë nga uji i tyre, sepse Allahu mi ka garantuar Shamin dhe banorët e tij”.

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

وفي حديث آخر، قال عليه أفضل الصلاة والسلام: عقر دار الإسلام بالشام. الراوي: سلمة بن نفيل السكوني – خلاصة الدرجة: حسن – المحدث: الألباني – المصدر : صحيح الجامع – الصفحة أو الرقم: 4014

12 – Nga selemete ibn Nufejl es-Sekuni se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Mesi i selisë islame është Shami”.

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin hasen

* * *

قال عليه الصلاة والسلام: إن الله استقبل بي الشام, وولى ظهري اليمن، وقال لي : يا محمد إني جعلت لك ما تجاهك غنيمة ورزقا, وما خلف ظهرك مددا, ولا يزال الإسلام يزيد, وينقص الشرك وأهله, حتى تسير المرأتان لا تخشيان إلا جورا, والذي نفسي بيده لا تذهب الأيام والليالي حتى يبلغ هذا الدين مبلغ هذا النجم. الراوي: أبو أمامة الباهلي – خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث : الألباني – المصدر: صحيح الجامع – الصفحة أو الرقم: 1716

13 – Nga Ebu Emamete el-Bahili se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu më ka nxjerrur mua përball Shamit dhe shpinën time e ka kthyer kah Jemeni dhe më ka thënë: “O Muhamed, unë të kam lënë këtë përpara teje ganimet dhe furnizim, a pas shpine ndihmë, islami do të vazhdojë të shtohet, e shirku dhe ithtarët e tij të pakohen, derisa të ecin dy gra e nuk i frikësohen përpos tiranisë. Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, nuk do të mbarojnë ditën dhe netët derisa të arrijë kjo fe aty ky ka arritur ky yll”.

* * *

قال صلى الله عليه وسلم: (( أخذ الله عز وجل مني الميثاق كما أخذ من النبيين ميثاقهم ، و بشر بي عيسى ابن مريم ، و رأت أمي في منامها أنه خرج من بين رجليها سراج أضاءت له قصور الشام . الراوي: أبو مريم الغساني – خلاصة الدرجة : صحيح – المحدث: الألباني – المصدر: صحيح الجامع – الصفحة أو الرقم: 224

14 – Nga Ebu Merjem el-Gasani se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Allahu, azze ve xhel-le, ka marrur zotim prej meje ashtu siç ka marrur nga pejgamberët tjerë zotimin e tyre, për mua ka marr myzhde isau i biri Merjemes, a nëna ime ka para në ëndër se ka dal një dritë mes këmbëve të saja që i ka ndriçuar kështjellat e Shamit”.

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

* * *

وفي حديث آخر، قال عليه الصلاة والسلام: (( إني عند الله مكتوب خاتم النبيين ، وإن آدم لمنجدل في طينته ، وسأخبركم بأول أمري : دعوة إبراهيم ، وبشارة عيسى ، ورؤيا أمي التي رأت – حين وضعتني – وقد خرج لها نور أضاءت لها منه قصور الشام ((. الراوي: العرباض بن سارية – خلاصة الدرجة : صحيح – المحدث: الألباني – المصدر: مشكاة المصابيح – الصفحة أو الرقم: 5691

15 – Nga Irbad ibn Sarije se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Unë jam te Allahu i regjistruar vula e pejgamberëve, e Ademi ende pa i formuar në baltë dhe do t’ju tregoj për gjënë time të parë: lutja e Ibrahimit dhe myzhdeja e isaut dhe ëndra e nënës time që e ka parë kur më ka lindur, i ka dalur një dritë që i ka ndriçuar kështjellat e Shamit”.

Muhadithi Nasirudin el- Albani e ka vlerësuar hadithin Sahih

* * *

وقد ورد عنه صلى الله عليه وسلم أنه قال: (( سيصير الأمر إلى أن تكونوا جنودا مجندة جند بالشام وجند باليمن وجند بالعراق)) قال ابن حوالة: خِرْ لي يا رسول الله إن أدركتُ ذلك، فقال: ((عليك بالشام فإنها خيرة الله من أرضه، يجتبي إليها خيرته من عباده، فأما إن أبيتم فعليكم بيمنكم واسقوا من غدركم فإن الله توكل لي بالشام وأهله((.

الراوي: عبدالله بن حوالة – خلاصة الدرجة : سكت عنه [وقد قال في رسالته لأهل مكة كل ما سكت عنه فهو صالح] – المحدث: أبو داود – المصدر: سنن أبي داود – الصفحة أو الرقم: 2483

16 – Nga Abdullah ibn Havale se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Do të vazhdojë çështja derisa të bëhen ushtri e unifikuar. Ushtri në Sham, ushtri në Jemen dhe ushtri në Irak”. Ibn Havale ka pyetur: “Ma zgjedh o i dërguar i Allahut nëse unë arrij atë”. Ka thënë: “Përmbaju Shamit se ajo është toka e zgjedhur e Allahut, i tubon aty më të zgjedhurit nga robërit e Tij, e nëse nuk dëshironi andej, atëher msyjani Jemenit, jepnu të pinë nga uji juaj, sepse Allahu ma ka siguruar mua Shamin dhe banorët e tij”.

Transmeton Ebu Davudi

قال صلى الله عليه وسلم: ((لا يزال من أمتي أمة قائمة بأمر الله ، ما يضرهم من كذبهم ولا من خالفهم ، حتى يأتي أمر الله وهم على ذلك)) . فقال مالك بن يخامر : سمعت معاذا يقول : وهم بالشام. الراوي: معاوية بن أبي سفيان – خلاصة الدرجة : صحيح – المحدث: البخاري – المصدر: الجامع الصحيح – الصفحة أو الرقم: 7460

17 – Nga Muavije ibn Ebi Sufjan se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Do të vazhdojë nga umeti im një grup që zbatojnë fenë e Allahut, nuk do tu bëjë dëm ata që i përgënjeshtrojnë dhe as ata që i kundërshtojnë, derisa të vijë çështja e Allahut e ata duke qenë në atë gjendje”. Malik ibn Jehamure ka thënë: “E kam ndëgjuar Muadhin duke thënë: “E ta janë në Sham”.

Transmeton Buhariu

قال عليه الصلاة والسلام: إذا فسد أهل الشام فلا خير فيكم: لا تزال طائفة من أمتي منصورين لا يضرهم من خذلهم حتى تقوم الساعة الراوي: قرة بن إياس المزني – خلاصة الدرجة: حسن صحيح – المحدث: الترمذي والألباني – المصدر: صحيح الترمذي – الصفحة أو الرقم: 2192

18 – Nga Kurete ibn Ijas El-Muzeni se i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, ka thënë: “Kur të prishen banorët e Shamit, atëher edhe te ju s’ka hajr. Do të vazhdojë një grup nga umeti im, të ndihmuar, nuk do tu bëjë dëm ai që do ti sulmojë derisa të ndodhë Kijameti”.

Transmeton Tirmidhiu, Albani e ka vlerësuar hadithin sahih

* * *

وفي حديث آخر، وقال صلى الله عليه وسلم : (( إذا وقعت الملاحم بعث الله من دمشق بعثاً من الموالي أكرم العرب فرساً، وأجودهم سلاحاً يؤيد الله بهم الدين

19 – Poashtu në hadith tjetër, ka thënë i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-: “Kur të ndodhin betejat, do ta dërgojë Allahu nga Damasku një grup me kuaj më të mirë të arabëve, me armë më të mira. me ata Allahu do ta ndihmojë fenë”.

Sahih, Albani në “Fadailu Sham”

* * *

وقد ورد عنه صلى الله عليه وسلم أنه قال: ((إذا خرج مسيح الضلالة الأعور الكذاب نزل عيسى بن مريم على المنارة البيضاء شرقي دمشق بين مهرودتين ، واضعا يديه على منكبي ملكين ، فإذا رآه الدجال انماع كما ينماع الملح في الماء ، فيدركه فيقتله بالحربة عند باب لد الشرقي على بضع عشرة خطوات منه. خلاصة الدرجة: صحيح – المحدث: ابن تيمية – المصدر: الجواب الصحيح – الصفحة أو الرقم: 5/252

20 – Përcillet nga i dërguari i Allahut, -salallau alejhi ve selem-, se ka thënë: “Kur të dalë mesihu i devijimit, qorr me një sy, gënjeshtar, do të zbresë Isau i biri Merjemes në një minare të bardhë në lindje të Damaskut mes dy pelerinave, me duar të vendosura në shpatullat e melekëve. Kur ta shohe dëxhalli, do të shkrihet ashtu siç shkrihet kripa në ujë. E arrrin dhe e mbytë me shtizë te porta Lud në lindje në largësi prej dhjetë e ca hapa prej saj”.

Ibn Tejmije e ka vlerësuar hadithin sahih

* * *

Zgjodhi dhe përktheu: Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

0 1168

Islami e caktoi normën e zërit tënd, dhe tha: “dhe fol me zë të ulët”. Llokman 19.

Dhe e caktoi normën e të ecurit tënd, dhe tha: “dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi”. Llokman 18.

Dhe e caktoi normën e të shikuarit tënd, dhe tha: “Mos i drejto sytë e tu nga kënaqësitë”. Hixhër 88.

Dhe e caktoi normën e të dëgjuarit tënd, dhe tha: “Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin”. Huxhurat 12.

Dhe e caktoi normën e të ushqyerit tënd, dhe tha: “mos e teproni”. Earaf 31.

Dhe e caktoi normën e të folurit tënd, dhe tha: “do t’u thoni fjalë të mira njerëzve”. Bekare 83.

Pra Islami është garantues, se do ta normalizon jetën dhe se do ta realizon lumturinë e dy botëve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1928

U rritëm … dhe e zbuluam se ilaçet nuk ishin lëngje!

U rritëm … dhe e zbuluam se gjyshi im nuk kthehet për së dyti, ashtu si thoshte nëna ime!

U rritëm … dhe e zbuluam se ka gjëra të cilat të frikojnë më tepër se errësira!

U rritëm … deri në atë gradë sa e vërejtëm se pas qeshjes së nënën sime, qëndronin një mijë lot .. dhe pas fuqisë së prindit tim, një mijë sëmundje!

U rritëm … dhe e zbuluam se problemet e tona, më nuk zgjidhen me një copë ëmbëlsirë apo një fustan apo një çantë .. dhe se prindërit e tanë më nuk na e kapin dorën ta kalojmë rrugën apo pengesat e jetës!

U rritëm … dhe e zbuluam se ne nuk jemi të vetmit që jemi rritur, po janë rritur edhe prindërit e tanë me ne, dhe atyre ju është afruar edhe fundi apo edhe kanë ndërruar jetë!

U rritëm shumë … dhe e vërejtëm se vrazhdësia e nënën sime ishte dashuri dhe zemërimi i saj dashuri dhe ndëshkimi i saj dashuri!

U kërkoj ndjesë të gjithëve se .. nëna ime është feneri i parë i jetës sime .. dhe se ajo është më e shtrenjta e zemrës sime!

Çdo rrugë më drejton kah dashuria e saj … dhe ajo është e dashura ime!

Kërkoj ndjesë nga të gjithë .. se pa marrë parasysh se sa ju dua, po asnjëherë nuk do t’ju dua ashtu si e dua nënën time!

Ajo është gruaja, e cila nuk do të përsëritet më në këtë jetë!

Të falënderoj nënë, që je nëna ime!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË