Arhiva DitoreMay 10, 2015

0 5303

” Mos e nënçmo bonjakun (jetimin) e lypsin mos e refuzo me ashpërsi.” (Duha: 9-10).

” Jepni pasurinë jetimëve (kur të bëhen të aftë e vetvetes), mos ua ndërroni të keqen (nga pasuria juaj) me të mirën (nga pasuria e tyre). Mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është mëkat i madh.” (Nisa: 2).

” E, përse nuk është përpjekur të kapërcejë vështirësitë?. E kush mund të shpjegojë ç’është vështirësia (për të punuar vepra të mira)? Me liruar skllavin (nga skllavëria), ose me ushqyer, kur bredh uria (të urët) bonjakun e afërm.” (Beled: 11-15).

” A di ti për atë që e përgënjeshtron Ditën e llogarisë (e shpërblimit)? E ai është, i cili ashpër i dëbon jetimët dhe nuk nxitë që të ushqejnë të varfërit.”(Maun: 1-3).

” Dhe të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T’i bëni mirë atyre është vepër e bukur, e nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, se Alllahu di të dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Allahu, do t’ju detyronte me punë të vështira, se Allahu është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (Bekare: 220).

” Le të druajnë (prindërit) nëse ata lënë pas veti fëmijë të mitur duke u brengosur për ta (nëse mbesin jetimë), le t’i frikësohen Allahut dhe le të flasin drejtë. Me të vërtetë, ata që hanë mallin e jetimit me pa të drejtë, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të përcllohen në zjarrin flakërues.” (Nisa: 9-10).

Transmetohet nga Sehl ibn Sa’di,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin, jemi në xhenet kështu (bëri me shenjë me dy gishtrinjët, gishtin tregues dhe gishtin e mesëm), dhe i hapi ata.”[1]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Ai që furnizon një grua e cila është e ve dhe një të ngratë. Ai është sikurse ai i cili lufton në rrugë të Allahut.” Ebu Hurejra thotë: Mendoj se ka thënë (pejgamberi, alejhi selam): ” Ai është sikur ai që falet natën pa ndërprerë dhe si agjëruesi i cili agjëron pandërprerë.”[2]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- rrëfen se një njeri iu ankua Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem!,- se zemra e tij është vrazhdësuar. Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha:” Përkëdhele kokën e jetimit dhe furnizoje të ngratin.”[3]

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush përkujdeset për një jetim në mesin e muslimanëve dhe e afron të hajë ushqim dhe të pijë me të, Allahu do ta vulosë (siguroj) hyrjen e tij në Xhenet, nëse ai nuk e vepron ndonjë mëkat i cili nuk falet.”[4]

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush përkujdeset për tre jetima, llogaritet sikur ai i cili falet tërë natën, agjëron ditën, zgjohet në mëngjes dhe shkon me shpatën e tij në luftë për ngritjen e fjalës së Allahut. Unë dhe ai do jemi në xhenet sikur këto dy motrat, dhe bëri shenjë me dy gishtat (të mesmin dhe gishtin tregues dhe nfund i afroi dhe i bashkangjiti).”[5]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese. Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.”[6]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Allahu ia ka bërë obligim vetes së Tij që katër njerëzve mos t’ua lejoj hyrjen në xhenetin e Tij si dhe shijimin e begative të xhenetit të Tij. Pijanecit, ngrënësit të kamatës, ngrënësit të pasurisë së jetimit, dhe mosrrespektuesin e prindërve.”[7]

Transmetohet se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “I pashë (natën e israsë dhe miraxhit) disa njerëz, të cilët i kishin buzët e tyre sikur buzët e deveve dhe disa të tjerë vinin me shkëmbinjë të zjarrtë, ua hidhnin në gojët e tyre dhe atyre u dilte nga ana e prapme. Dhe thash(thotë pejgamberi alejhi selam): O Xhibril, kush janë këta? Xhibrili tha: ” Ata që e hanë pasurinë e jetimëve me pa të drejtë, nuk ka dyshim se ata hanë atë që mbush barqet e tyre me zjarr.”(Nisa: 10).[8]

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

__________

[1] (Shënon: Buhariu: 5304)

[2] (Shënon: Buhariu: 5353, Muslimi: 2982)

[3] (Shënon: Ahmedi: 7522, 8791, transmetuesi e hadithit janë të drejtë dhe të saktë).

[4] (Shënon: Tirmidhiu: 1917 dhe thotë se hadithi është hasen sahih).

[5] (Shënon: Ibn Maxhe: 3680).

[6] (Shënon: Buhariu: 2766- 6857 , Muslimi: 145, Ebu Davudi: 2873, Nesaiu: 6/215).

[7] (Shënon: Hakimi:37/2, dhe thotë se hadithi është sahih).

[8] (Shënon: Muslimi, kthehu dhe lexo rrëfimin mbi Isranë dhe Miraxhin në librin: Siretu ibni Hisham)

0 10776

Dijetarët e tefsirit kanë përmendur emra të Kuranit Fisnik, të cilat i kanë nxjerrur nga vetë Kurani dhe nga hadithet e vërteta. Prej tyre si në vijim:

  1. Kuran, siç është në fjalën e Allahut :

كِتَـٰبٌۭ فُصِّلَتْ ءَايَـٰتُهُۥ قُرْءَانًا عَرَبِيًّۭا لِّقَوْمٍۢ يَعْلَمُونَ

“Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë.” Fusilet 3

  1. Kitab, (Libër) siç është përmendur në ajetin Kuranor:

ذَ‌ٰلِكَ ٱلْكِتَـٰبُ لَا رَيْبَ ۛ فِيهِ ۛ هُدًۭى لِّلْمُتَّقِينَ

“Ky është Libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” Bekare 2

  1. Furkan (Dallues) siç është në ajetin Kuranor:

تَبَارَكَ ٱلَّذِى نَزَّلَ ٱلْفُرْقَانَ عَلَىٰ عَبْدِهِۦ لِيَكُونَ لِلْعَـٰلَمِينَ نَذِيرًا

“Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.” Furkan 1

  1. Dhikër, (Përmendje – Përkujtim), Allahu I Madhëruar ka thënë:

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا ٱلذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَـٰفِظُونَ

“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Përmendjen (Kur’anin) dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” Hixhr 9

Po ashtu

وَإِنَّهُۥ لَذِكْرٌۭ لَّكَ وَلِقَوْمِكَ ۖ وَسَوْفَ تُسْـَٔلُونَ

“Dhe se ajo (shpallja) është përmendje (lëvdatë) e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.” Zuhruf 44

  1. Nur, (Dritë), siç është përmendur në ajetin:

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَكُم بُرْهَـٰنٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ نُورًۭا مُّبِينًۭا

 “O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.” Nisa 174

  1. Meuidha, (Këshillë). Allahu I Madhëruar ka thënë:

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَتْكُم مَّوْعِظَةٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَآءٌۭ لِّمَا فِى ٱلصُّدُورِ وَهُدًۭى وَرَحْمَةٌۭ لِّلْمُؤْمِنِينَ

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” Junus 57

  1. Tenzil, (zbritje). Kështu e ka quajtur Allahu siç është në ajetin:

وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ

“E edhe ai (Kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.” Shuara 192

Shtojcë:

Prej asaj që u tha më parë, themi se emri kryesor i librit të fundit të shpallur nga Allahu, azze ve xhel-le, është Kurani, ndërsa emrat tjerë mund të trajtohen edhe të përgjitthshëm pasi që “kitab” (libër) i quajm edhe librat tjerë. Poashtu edhe emrat tjerë që u përmendën si Furkan, Nur, Dhikër janë edhe si cilësi të Kuranit. Emri Kuran e ka prejardhjen nga rrënja Ka-Ra-E qw dmth lexoi. Nga kjo nënkuptojmë se Kurani është libër që lexohet. Prapashtesat elif dhe nun (an), në gjuhën arabe përdoren për hiperbolizim dmth Kurani është libër që lexohet shumë.

Fejruz Abadi ka thënë në “Besair Temjiz” 1/88: “Numri i madh i emrave tregon në famën e të emërtuarit”. Të njëtën e ka thënë edhe imam Neveviu në “Tehdhibul-esma” 1/ 332

Ky artikull është një dhuratë e vogël që ua ofroj lexuezve për t’u treguar se Allahu i Madhëruar e ka dalluar këtë libër dhe e ka bërë të famshëm dhe të dashur në zemrat e besimtarëve.

Ky libër është thesar i sevapeve. Me këtë libër besimtari fiton sevape më shumë se sa me gjëra tjera, sepse leximi i një germe nga ky libër shpërblehet me një të mirë, a një e mirë te Allahu shpërblehet me dhjetëfish.

O Allah, na i bëj të dashur dhe pranverë në zemrat tona Kuranin famëlartë.

Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

0 1268

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd sëmundja, dije se ajo për ty është hajr.. dhe përfundimi i saj është shërimi!

Allahu i Madhëruar thotë. “i Cili, kur sëmurem, më shëron”. Shuara 80.

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd mëkati që e ke bërë apo gjynahu, atëherë meditoje fjalimin e Allahut, i cili është më mëshirues ndaj teje, se sa ti për vetveten!

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti”. Zumer 53.

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd padrejtësia e bërë nga farefisi apo të largëtit, dije se Allahu të premtoi fitore, dhe i premtoi atij që të bëri padrejtësi me humbje dhe nënçmim!

Allahu i Madhëruar me një hadith të shenjtë i tha të dëmtuarit: “Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Time! Do të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe!”.

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd varfëria dhe nevoja, duro dhe përgëzohu!

Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit”. Bekare 155

– Nëse është shkaku i pikëllimit tënd mospasja e fëmijëve apo numri i vogël i tyre, dije se ti nuk je i pari që nuk i ke.. dhe ti nuk je përgjegjës për krijimin e tyre!

Allahu i Madhëruar thotë: “I Allahut është pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çfarë të dojë. Ai i dhuron vajza kujt të dojë e djem kujt të dojë”. Shura 49.

– A je ti ai që deshi të jetë steril apo Allahu me vullnetin e Tij të bëri ashtu?!

– A të takon ty ta kundërshtosh gjykimin e Allahut dhe vullnetin e Tij! Apo a i takon dikujt të qorton për këtë?!

– Nëse ai e vepron këtë, atëherë ai e kundërshton Allahun e jo ty, dhe ai nuk e pranon gjykimin e Tij dhe vullnetin e Tij!!

– Me të vërtetë, pikëllimi dhe krijimi dhe çështjet, të tërat i takojnë vetëm se Allahut!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1253

Alkoolisti: Dijetar i nderuar! A mendon se bëj gabim nëse e ha një hurmë?

Dijetari: Jo, nuk ka asgjë të keqe këtu.

Alkoolisti: Mirë. Po nëse e ha  atë hurme me disa barishte?

Dijetari: Po, mund ta hash edhe me disa barishte. Nuk ka asgjë të keqe në këtë.

Alkoolisti: Po nëse ato (hurma dhe barishtet) i lë në ujë?

Dijetari: Pije ujin si dhe kënaqu duke i ngrënë ato.

Alkoolisti: Atëherë pasi të këto qenkan të lejuar , atëherë pse na ndalohet pirja alkoolit, i cili përbëhet nga të gjitha përbërësit e lartpërmendur?

Dijetari: Mirë, nëse unë të derdhi ujë mbi ty, a të bën dëm kjo ty?

Alkoolisti: Jo, aspak nuk më bën dëm.

Dijetari: Po nëse ujit i hedhë pak rërë, a do të lëndonte nëse do ta hidhja mbi kokën tënde?

Alkoolisti: Jo, aspak nuk do të më lëndonte.

Dijetari: Mirë, po nëse e përziej ujin me rërën bashkërisht dhe nëpërmjet një procesi e bëj një tjegull të madhe nga ato elemente dhe pastaj ta hedh atë tjegull të madhe mbi kokën tënde, a do të lëndoheshe ti?

Alkoolisti: Si jo, bile ky veprim do të më mbyste.

Dijetari: Eh pra, e njëjta gjë vlen edhe për alkoolin.

Përshtati: Suad Shaban

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË