Arhiva DitoreMay 17, 2015

0 3125

       1 .Gjumi i të shkujdesurve: Ata flenë nëpër mexhliset ku përmendet Allahu dhe i Dërguari Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!

  1. Gjumi i të fatkeqëve: Ata flenë gjatë kohës së namazit!
  2. Gjumi i të mallkuarve: Ata flenë gjatë kohës së namazit të sabahut!

     4. Gjumi i të ndëshkuarve: Ata flenë mes ezanit të sabahut dhe lindjes së diellit. Qëllimi është se njeriu do të ndëshkohet me dënim të vërtetë, ngase në këtë kohë shpërndahen furnizimet dhe bereqeti për çdo ditë për njerëzit, dhe kjo është po ashtu edhe koha e pranimit ët lutjeve.

  1. Gjumi i rehatshëm: Është ai gjumë i cili e rehaton njeriun, dhe të gjitha ëndrrat që i sheh janë të vërteta.
  2. Gjumi i pëlqyer: Është gjumi i cili bëhet mes drekës dhe ikindisë.
  3. Gjumi i urrejtur: Është ai i cili bëhet mes akshamit dhe jacisë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1415

Për ata tё cilёt nuk patën mundësi ta kryejnë haxhin kёtё vit ju prezantoj disa vepra tё cilat shpёrblehen sikur haxhi:

1-Qëndrimi nё xhami pas namazit tё sabahut duke përmendur Allahun dhe namazi i dy rekateve pas ngritjes se diellit. Transmetohet nga Enes ibn Malik radijAllahu anhu se i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thёnё: “Kush e falë sabahun me xhemat pastaj qëndron duke i bёrё dhikr Allahut derisa tё lind dielli e pastaj i falë dy rekate namaz (vullnetar) ёshtё pёr tё sikur shpёrblimi i njё haxhi dhe umreje tё plotё, tё plotё, tё plotё“. (Shёnon Tirmidhiu dhe Shejh Albani e konsideron hadithin hasen/ tё mirё)

2-Prezantimi nё mexhlise (tubime) tё dijёs nё xhami. Transmetohet nga Ebu Umameh, radijAllahu anhu, se i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thёnё: “Kush del pёr nё xhami dhe nuk dёshiron asgjё tjetёr pёrveqse qё tё mёsoj dicka tё hajrit apo t`ua mёsoj tё tjerёve, ёshtё sikur shpёrblimi i njё haxhi tё plotё”. (Shёnon Tabarani dhe Shejh Albani e konsideron hadithin hasen/tё mirё)

3-Kryerja e namazeve obligative nё xhami. Transmetohet nga Ebu Umameh, radijAllahu anhu, se i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thёnё: “Kush shkon pёr namaz obligativ me xhemat ёshtё sikur njё haxh, e kush shkon pёr namaz nafile (vullnetar) ёshtё sikur njё umre vullnetare”. (Shёnon Tabarani dhe Shejh Albani e konsideron hadithin hasen/ tё mirё)

4-Umreja nё Ramazan. Transmetohet nga Ibn Abbasi, radijAllahu anhu, se i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thёnё: “Njё umre ne Ramazan ёshtё sikur njё haxh, ose haxh me mua“. (Mutefekun alejhi)

5-Bamirësia ndaj prindërve. Transmetohet nga Enesi, radij Allahu anhu: “Erdhi njё burrë tek i Dёrguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe i tha: “Unё me tё vёrtetё dёshiroj tё shkoj nё xhihad (pёr tё luftuar nё rrugё tё Allahut subhaneh), mirёpo nuk kam mundёsi pёr kёtё! I Dёrguari, sal-Allahu alejhi e selem, i tha: “A ka mbetё dikush prej prindёrve tё tu?” Tha: “Nёna!” Pastaj i tha Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem: ”Kije frikё Allahun nё sjelljen ndaj saj (ose kije frikё Allahun nё tё) e nёse vepron kështu ti do tё jesh haxhi (Pelegrinazh), umrexhi po edhe muxhahid (luftёtarё nё rrugёn e Allahut)”.

Pёrgatiti: Shejh Halid ibn Abdulaziz el Batilij

Pёrktheu nga arabishtja dhe pёrshtati: Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË