Arhiva DitoreMay 18, 2015

0 3712

” Dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër, lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq.” (Kalem: 10-11).

” Mjer për çdo përqeshës – shpifës, që grumbullon pasuri dhe e ruan, (për ardhmërinë e ëndërruar) dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm! Jo, jo! Mashtrohet! Ai, me të vërtetë, do të hidhet (në) Hutameh (Skëterrë), i habitur; E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh? Ai është zjarri i ndezur i Zotit, i cili do të depërtojë deri në zemër. Ai (zjarri) do të jetë i mbyllur mbi ta (si saç), në shtylla të gjata flakëruese.” (Humeze: 1-9).

” Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit që të më mbrojë nga sherri i të gjitha krijesave, dhe prej sherrit të natës kur kaplon terri, dhe prej sherrit të falltorëve që fryejnë në nyje (bëjnë magji), dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!.” (Felek: 1-4).

” E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë.” (Ahzab: 58).

Transmetohet nga Hudhejfe ibnul Jemani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve.”[1]

Transmetohet nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Asnjëri nga ju mos më përcjellni diçka për njëri tjetrin, sepse un saherë që t’ju takojë juve dhe ata, dua t’u dal përpara me zemër të pastër.”[2]

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Kaloi pranë dy varreve i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe tha: ” Këta dy janë duke u dënuar, por nuk janë duke u dënuar se kanë bërë diçka të madhe(mëkat të madh). Njëri prej tyre nuk ishte i kujdesshëm gjatë urinimit, kurse tjetri barte fjalë në mesin e njerëzve.”[3]

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

__________

[1] (Shënon: Buhariu: 6056, Muslimi: 105).

[2] (Shënon: Ebu Davudi: 4860, Tirmidhiu: 3893, 3894).

[3] (Shënon: Buhariu: 216, Muslimi: 292).

0 1565

Ra mbi tokë një pikë mjaltë, dhe erdhi një milingonë e vogël, e cila iu afrua pikës së mjaltit dhe shijoi nga ajo. Më pas tentoi të largohet, mirëpo si duket shija e mjaltit i la mbresa të mëdha, kështu që u kthye dhe përsëri provoi nga mjalti. Vendosi të largohet, mirëpo si duket nuk mundej të ngopet nga ajo që e mori nga mjalti! U nis prapë të merr diçka nga ajo, mirëpo kësaj radhe milingona e vendosi të futet brenda pikës së mjaltit, që të kënaqet shumë e më shumë!

Milingona u fut brenda pikës së mjaltit, dhe filloi të kënaqet brenda saj duke e shijuar ëmbëlsinë e mjaltit, mirëpo papritmas kur dëshiroi të largohet nga ajo, nuk mundi të del. Mjalti ia kishte pas lidhur duart dhe këmbët e saj, dhe ju kishin ngjitur për toke dhe nuk mundej të lëviz! Mbeti në këtë gjendje derisa ngordhi! Mjalti ishte sebepi i shkatërrimit të saj, dhe mos kënaqja e saj me atë qe e ngrëni dhe dëshira e saj për më tepër, ishte arsyeja e përfundimit të saj të dhimbshëm!

Nëse ajo ishte e kënaqur me pak nga mjalti, do të kënaqej dhe do të shpëtonte, mirëpo ajo e refuzoi këtë, ajo donte më tepër dhe më tepër!

Kështu është “dynjaja”, dhe po ashtu edhe “ne”. Ne nëse jemi të kënaqur me atë të lejuarën nga dynjaja, dhe i shfrytëzojmë begatit brenda kufijve të cilat i ligjësoi Allahu për ne, pa mos u futur thellë në të dhe pa mos na preokupuar nga përgatitja për ahiret, njeriu do të fitonte begatitë e dynjasë dhe ahiretit!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 3006

Vlerën e ditës së xhuma na ka bë të njohur në një hadith i dërguari i Allahut, Muhammedi salAllahu alejhi we selem, në të cilën thotë: “Dita më e mirë, në të cilën dielli lindë është dita e xhuma. Në këtë ditë është krijuar Ademi, në këtë ditë ka hyrë në xhenet dhe po në këtë ditë është nxjerrë nga xheneti.” (Muslim). Duke qenë një ditë kaq me vlerë në jetën e besimtarit, më poshtë kam parashtruar disa rregulla të cilave duhet t’i përmbahemi në këtë ditë.

Sa i përket përgatitjes trupore, ditën e xhuma është sunnet i Muhamedit alejhi selam marrja gusël, pastrimi i dhëmbëve me misvak, të mënjanojmë qimet nga organet intime, t’i shkulim nënsqetullat, t’i shkurtojmë mustaqet dhe thonjtë, por në asnjë transmetim nuk na ka porositur që të rruajmë fytyrën apo një veprim i tillë të jetë prej sunetit të Dërguarit tonë. Ata që rruajnë fytyrën për t’u zbukuruar në ditën e xhuma e as që ka qenë ndonjëhere zbukurim prej zbukurimeve të ditës së xhuma. A kanë ndonjë argument të saktë për këtë? Askund nuk mund të hasësh qe rruajtja e fytyrës në ditën e xhuma është prej sunnetit apo zbukurim për ditën e xhuma. Ata që veprojnë kështu, thjesht pasojnë epshin e tyre pa patur qoftë edhe një argument të vetëm. Bile, ka nga ata që thonë se në atë kohë nuk ka pasur brisk për rruajtje, sepse edhe ata do të rruanin fytyrat e tyre sikurse ne.
Themi që ndoshta nuk ka patur brisk që njihet në kohën tonë, por me plotë bindje e themi se ka patur mjet me të cilin kanë rruajtur dhe mënjanuar qimet nga vendet e turpshme. Sepse në të kundërtën do të ishte i pakuptimt urdhëri i Muhamedit alejhi selam për veprimin e këtyre gjërave. Mjafton si argument që Muhamedi alejhi selam ka thënë për haxhilerët se ai që rruan koken ka tre shpërblime, ndërsa ai që i shkurton ato, vetëm një.
Ndërsa sa i përket përgatitjes shpirtërore, në këtë ditë është sunnet leximi i sureve Sexhdeh dhe Insan në rekatet farz të namazit të sabahut, leximi i sures Kehf dhe dërgimi i sa më shumë salavateve Muhammedit alejhi selam, sepse këtë ditë i prezantohen salavatet tona.
Duke qenë kështu të kompletuar, i përgjigjemi thirrjes së Allahut: ”O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu (dëgjoni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (El-Xhumuah 9)
Allahu na përmiresoftë gjendjen tonë dhe na bëftë prej praktikuesve të Muhamedit alejhi selam në fjalë dhe vepra.
Amin.

Përgatiti: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 2954

Një vajzë iu drejtua një dijetarit nëpërmjet celularit, dhe iu ankua se e ka një problem. Ajo i tha: E dua një djalë shumë! Katër vite rishtazi, agjëroj dhe falem, dhe përpiqem në adhurime, dhe i lutem Allahut në namaz që ai djalë, të vjen dhe të ma kërkon dorën time! Mirëpo një ditë, dëgjova nga prindi im se ai djalë, vetëm se ishte fejuar me një vajzë tjetër! Atëherë e lash namazin dhe agjërimin, dhe fillova ta urrej veten dhe gjendjen time dhe njerëzit përreth! Nga ti, i nderuari dijetar, kërkoj që të mësosh se si ta përmisoj veten time?!

Dijetari ia kthehu me disa fjalë të shkurta, mirëpo në kuptim shumë të forta, dhe i tha: Hape Kuranin në suren Haxh, ajeti 11, dhe aty do ta gjesh zgjidhjen e problemit tënd!

Allahu në këtë ajet thotë: “Disa njerëz të tjerë e adhurojnë Allahun me kusht: Nëse u ecën mbarë, janë të kënaqur, por, nëse i godet fatkeqësia, ata kthehen në mohim e kështu humbasin këtë botë dhe tjetrën. Pikërisht kjo është humbja e qartë”. Haxh 11.

Ki kujdes vëlla dhe motër, që të bëhesh nga ata që e adhurojnë Allahun me kusht!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË