Arhiva DitoreMay 22, 2015

0 1586

Rrëfen një djalosh dhe thotë: Gjatë periudhës kur isha më i ri, shpesh u largoja nga shtëpia dhe rrija deri vonë jashtë. Kjo e hidhëronte tepër nënën time. Nuk haja në shtëpi, shumicën e ditës e kaloja duke fjetur, dhe natën u kthehesha shumë vonë, pasi që flinte nëna ime. Nuk i lash zgjidhje tjetër, përveç se para se të flenë, të fillon të ma shkruan një letër dhe atë ta ngjitë në derën e frigoriferit. Letra ishte një lloj udhëzimi që të më njofton për vendin e ushqimit dhe llojin e tij, që kur të kthehem ta marrë dhe të ha.

Me kalimin e ditëve letra filloi të rritet dhe kërkesat të shtohen. Nëna filloi nga unë të kërkon që edhe rrobat e palara t’i vendosi në një vend të posaçëm dhe t’i veshi ato të pastrat, dhe po ashtu të më njofton për takimet e rëndësishme që i kisha brenda dite!

Në këtë gjendje më kaloi një periudhë e gjatë e rinisë sime, derisa një natë kur u ktheva në shtëpi, si zakonisht e gjeta letrën të ngjitur në derën e frigoriferit. Më erdhi mërzi ta lexoj dhe shkova të fli!! Në mëngjes, u habita kur prindi im më zgjoi nga gjumi dhe e pashë se lotët i rrjedhnin nga sytë. Më tha: Nëna jote ka ndërruar jetë!!

Sa dhembje të madhe më dha ky lajm! Prapë e mbajta veten, derisa e varrosëm dhe i pritëm njerëzit për ngushëllim. Në mbrëmje u ktheva në shtëpi, dhe në gjoksin tim kishte mërzi të madhe dhe pikëllim të pa përshkruar. U shtrira në krevatin tim dhe papritmas mu kujtua diçka! Mu rikujtua letra e nënës time e ngjitur në derën e frigoriferit! U ngrita shpejt dhe shkova te kuzhina, dhe e mora letrën dhe fillova ta lexoj! Këtë herë më kaploi një mërzi tepër e madhe! Në letër nuk kishte urdhra, e as njoftime, e as këshilla! Në të ishte e shkruar vetëm se kjo: “Po ndjehem e lodhur. Diçka nuk jam mirë! Kur të kthehesh më zgjo që të më dërgosh deri në spital!!”.

Ky djalosh e humbi mundësinë ta respekton nënën e vet, mirëpo ti e ke këtë mundësi. Për këtë arsye shfrytëzoje, dhe mos e lejo veten ta humbësh këtë mundësi të artë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1102

Rrëfehet për një plak se ishte ulur në tren së bashku me të birin, i cili asaj kohe i kishte arritur të njëzet e pestat. I biri atë ditë ishte i lumtur tepër, dhe kjo vërehej edhe në fytyrën e tij të qeshur. Rrinte afër dritares dhe me gëzim të madh i përcillte gjërat, derisa e nxori dorën e tij jashtë dritares, dhe e ndjente frymën duke i kaluar nëpër dorë.

I buzëqeshur bërtiti: “Prindi im, shikoi të gjitha ato pemë si mbesin pas nesh!!”.

Plaku buzëqeshi me të birin dhe iu bashkëngjitë gëzimit të tij!

Afër tyre ishin të ulur dy bashkëshortë, të cilët e përcillnin dialogun mes prindit dhe birit. Ata ranë në një pozitë jo të lakmueshme nga fakti se si një djalë njëzet e pesë vjeçar i bën këto gjeste!!

Papritmas bërtiti edhe një herë: “Prindi im, shiko liqenin e vogël dhe ato pata në të! Shikoji retë se si ecin me trenin së bashku!!”.

Bashkëshortët u habitën edhe më tepër nga fjalët e të riut! Filloi të bie edhe shi dhe pikat e shiut të bien në dorën e të riut, të cilit fytyra ju buzëqeshte nga gëzimi!

Papritmas bërtiti edhe një herë: “Prindi im, bie shi! Dorën time e lag shiu! Shikoje, o prindi im!”.

Këtë herë bashkëshortët nuk mundën të heshtin.. dhe e pyetën plakun: “Pse nuk e vizitoni mjekun dhe nuk merrni ilaçe për shërimin e të birit?!”.

Plaku iu përgjigj: “Ne veç jemi duke ardhur nga spitali, ku biri im, për herë të parë në jetën e tij ka mundësi të sheh!!”.

Mos i gjyko të tjerët vetëm se nga pikëpamja jote.. gjithmonë ka diçka që ne e nuk e dimë..

Atëherë pse të mos kërkojmë falje nga të tjerët!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1667

Djali merr vendim të prerë që ta largon nënën e vet plakë nga jeta e tij! E hipi mbi shpinën e tij dhe u nis drejt një kodre të madhe! Rrugës për në kodër, kalonte nëpër male me shumë pemë dhe rrugica të egra. Nëna, e cila ishte mbi shpinën e të birit, rrugës i këpuste degët e pemëve dhe fletët e tyre, dhe ato i hidhte në tokë! Pasi që arrin në maje të kodrës, i biri e le nënën të vetme, pa ushqim dhe pije, me qëllim që sa më shpejt të vdes!

E merr rrugën për tu kthyer në shtëpi, mirëpo ndalet i hutuar! E kuptoi se rrugën e kishte humbur dhe nuk dinë si të kthehet! Në ato momente, nëna e thërret me gjithë butësi dhe mëshirë duke i thënë: “O biri im, nga frika për ty që mos ta humbsh rrugën kur të kthehesh, rrugës i hidhja në tokë degët dhe fletët e pemëve, që kur të kthehesh të shkosh sipas gjurmëve të tyre, dhe të mbërrish mirë e shëndoshë deri në shtëpi! Shko o biri im!!”.

Djali kur e pa këtë qëndrim të nënës së vet, e vërejti gabimin e tij, dhe sytë iu mbushën lot. E mori nënën, dhe përsëri e hipi mbi shpinë, dhe e dërgoi në shtëpi, mirëpo këtë herë duke e nderuar dhe respektuar.

Për çudi!! Ai mendonte në vdekjen e saj, kurse ajo në sigurinë e tij!!

Sa madhështore që është zemra e nënës!!

O Zot, ruaji nënat e tona dhe prindërit tanë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1084

”Martohuni me ato që i doni, e kur vullneti i Zotit t’ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë”. Muhammedi alejhi selam (nga hutbeja lamtumirëse)

      Islami si sistem i kompletuar i jetës ofroi rregulla dhe kufinj, kohë dhe vend të duhur për manifestimin e ndjenjës së quajtur dashuri.
Një mjet i ndaluar kurrë nuk mund të jetë shteg nëpërmjet të cilit arrini një qëllim të ligjësuar.
Dashuria në Islam ka vend, por ajo vendin e ka pas martesës e jo para, ashtu siç mendojnë disa që trumbetojnë se janë dashuruar… Për ate disa që nuk kanë dashuri të pastër, flasin për këtë, sepse pikërisht një dashuri e sinqertë dhe e çiltër iu mungon. Si mos t’iu mungojë kur ata fillimin e asaj dashurie e kanë me haram, andaj nuk ka mundësi që Allahu të kënaqë dhe të lumturojë atë çift, nëse paraprakisht kanë thyer ligjet dhe rregullat e Tij.
Bëni kujdes! Të mos iu drejtojë epshi, por mendja. Nëse mbyllen sytë, një ‘zemër vigjilente’ le t’i japër dritë.
O Allah! Na përmirëso gjendjen tonë. Mbjill në zemrat tona dashurinë për Ty, për të Dërguarin tënd, salAllahu alejhi we selem, për krijesat e tua (të zgjedhim vend dhe kohë të lejuar) dhe na pastro zemrat nga gjërat që e hutojnë atë. Amin.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË