Arhiva DitoreMay 23, 2015

0 1179

Nuk i shkoi fare ndërmend një plakës nga Tunizi, e cila i kishte arritur të shtatëdhjetat, se sivjet do të del nga shtëpia e saj për në haxh si e verbër, dhe do të kthehet nga haxhi për në Tunizi duke parë. Plaka Nefize Karmazi nga Tunizi, ishte verbëruar para një viti e gjysmë, si rezultat i një sulmi në tru, i cili edhe ia mori shikimin, dhe gjatë kësaj periudhe kjo plake nuk shihte asgjë përpara saj.

Pasi që Allahu ia kishte caktuar që sivjet të del nga Tunizi dhe të shkon në haxh, kjo grua niset së bashku me karvanin e haxhilerëve të Tunizit, dhe ditën e Arafatit së bashku me haxhilerët e tjerë qëndron në Arafat, dhe gjuha e saj atë ditë fillon ta lut Allahun që t’ia kthen shikimin e saj!! Ato dua dilnin nga një zemre e përulur dhe e sinqertë me Zotin e saj, dhe Allahu iu përgjigj lutjeve të saj dhe papritmas iu kthye shikimi i saj! Të gjithë të pranishmit u mahnitën dhe u gëzuan shumë nga ajo që e panë! Mrekulli nga Allahu për këtë grua! Të gjithë të pranishmit përreth saj në shatorin numër 108, në Arafat, filluan të gëzohen tepër se iu kthye shikimi i saj!

Plaka thotë: “U nisa për në haxh dhe kjo është hera e parë. Isha e bindur se Allahu do t’i përgjigjet lutjeve të mia dhe se do të ma kthen shikimin tim që e humba para një viti e gjysmë! E cek se gjatë kësaj periudhe nuk shihte asgjë, po dëshira e madhe e saj ishte që ta sheh Qabenë, dhe t’i sheh vendet e shenjta, dhe kjo e nxiti që ta lut Allahun sa më shumë!

Allahu ia pranoi lutjen e saj ditën më të mirë, në kohën më të mirë, dhe e nderoi në një vend të shenjtë, që ta sheh shtëpinë e Allahut me sytë e saj, pas një viti e gjysmë pasi që u verbërua nga sëmundja!!

Kjo është fuqia e lutjes, e cila del e sinqertë, nga një zemër e përultë dhe e sinqertë!!

Përshtati: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1554

– Sigurimi i parë:

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut”.

– Sigurimi i dytë:

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e lexon Ajetul Kursin pas çdo namazi farz, nuk e pengon asgjë që të hyj në xhenet, përveç vdekjes”.

– Sigurimi i tretë:

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë do të jetë prej banorëve të Xhenetit, po ashtu edhe në mëngjes”.

“All-llahume ente Rabbi la ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestet’atu eudhu bike min sherri ma sanautu ebu’u leke bi nimetike aleje ve ebu’u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunebe il-la Ente ( O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka hyjni që meriton të adhurohet përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd aq sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje)”.

– Sigurimi kudër fatkeqësive të papritura:

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e thotë këtë lutje tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje, nuk i bëhet dëm asgjë”.

“Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim (Me emrin e Allahut pranë emrit të të Cilit nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell. Ai është që shumë dëgjon dhe di që di çdo gjë)”.

– Sigurimi i përgjithshëm:

Ky sigurim total të mbron nga çdo rrezik që e dëmton fenë deh dynjanë në përgjithësi:

“O Zot! Ti i Cili nuk i humb porositë e Tua, e lë nën kujdesin Tënd veten time, dhe fenë time, dhe shtëpinë time, dhe familjen time, dhe pasurinë time, dhe përfundimin e veprave të mia. O Zot mbrona, ashtu si i mbron robërit e Tu të mirë”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 877

Ebu Dardai, -Allahu e mëshiroftë!-, ka thënë:  “Më e dashur për mua është që, Allahu të ma pranojë një namaz, sesa dynjaja dhe çka ka në të”.

Muhamed Ibën Jusuf El-Asbahani, -Allahu e mëshiroftë!-, një ditë i kishte shkruar një vëllai të tij, duke i thënë: “Të këshilloj me frikërespekt ndaj Allahut; Lus Allahun që të na bëjë të devotshëm! O vëllai im! Shkurtoi shpresat tua për këtë dynja, e puno shumë për ahiret, ngase para nesh kemi shumë vështirësi , të cilave iu frikësoheshin pejgamberët e Allahut”.

Muhamed ibnul Husejni, -Allahu qoftë i kënaqur me të-, ka thënë: “Njerëzit e mençur dhe të urtë janë të një zëri, se polemika në shumicën e rasteve i ndryshon zemrat e vëllezërve si dhe nxit përçarje e ndarje pas harmonisë dhe vetmi e largim nga vëllezërit pas bashkimit”.

Muadh ibn Xhebeli, -Allahu qoftë i kënaqur me të-, ka thënë: “Nëse e do një vëlla, atëherë ti mos polemizo me të, mos u grind me të dhe mos bën shaka duke e tepruar me të”.

Fudajli ibn Ijadi, -Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: “Dijetarwt janë të shumtë, kurse të mençurit janë të paktë. Mirëpo, dine se ajo që kërkohet nga dituria është pajisja me urtësi. Dhe kujt i dhurohet urtësia, nuk ka dyshim se i është dhuruar njëra ndër mirësitë e mëdha”.

Transmetohet se Abdurrahman ibn Mehdiu ka thënë: Erdhi një njeri tek Malik ibn Enesi dhe e pyeti për diçka. Kurse Maliku i tha atij: “Nuk kam njohuri në lidhje me këtë pyetje”. Njeriu i cili e pyeti i tha Malikut: “Mirë, a më lejon qe unë nga ky moment ta përhapi tek njerëzit se ti nuk din? Maliku i tha: “Po mund ta përhapësh në mesin e njerëzve se Maliku nuk është i ditur”.

Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Nëse më sheh se jam i zemëruar, atëherë mundohu të më qetësosh. Nëse do të shoh ty të zemëruar unë do të qetësoj, nëse nuk veprojmë kështu atëherë pse të jemi bashkë”.

Amër ibën Thabiti,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Kur Ali ibën Husejni vdiq, e pastruan trupin e tij dhe në shpinën e tij panë shenja mavijosje. Ata u habitën me këtë pamje dhe pyetën: “Prej nga këto shenja.” Dikush nga të pranishmit tha: “Ai barte miell në shpinën e tij natën dhe ua shpërndante banorëve të varfër të Medinës.”

Ebu Hamza eth Thumeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Ali ibën Husejni ngarkonte në shpinën e tij miell gjatë natës dhe ua shpërndante atë fukarenjve. Ai thoshte: “Nuk ka dyshim se sadakaja e cila jepet fshehurazi e shuan dhe largon zemërimin e Allahut.”

Rebi ibën Hejthemi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Çdo gjë që dëshirohet për dikë tjetër përveç Allahut, shpërblimi për të humbet.”

Njëri nga të parët tanë të ndershëm ka thënë: “Me krahët e frikës dhe të shpresës, besimtari vazhdimisht mundohet ta përmirësojë veten e tij si dhe të arrij siguri në botën tjetër”.

Njëri nga të parët tanë të ndershëm ka thënë: “Nëse besimtarit i shkojnë punët mirë, ai nuk duhet të bëhet i vetëkënaqur, porse ai duhet të ketë shpresë në mëshirën e Allahut, por në të njëjtën kohë duhet t’i frikësohet dënimit të Allahut,- xhele veala!.'”

Fudajl Ibën Ijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Sa herë që mos t’i bindem urdhrave dhe ndalesave të Allahut, efektet e mosbindjes i vërej tek kafsha që e kalëroj dhe tek shërbëtorja ime”.

Ebu Sulejman ed Darani,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë : “Ai i cili e pastron nijetin dhe veprat e tij, jeta e tij do të jetë e pastër dhe e mirë. Ai i cili e vepron të kundërtën jeta e tij do t’i bëhet e hidhur dhe e keqe. Ai i cili bën vepra të mira natën do të jetë i furnizuar ditën dhe ai i cili vepron vepra të mira ditën do të furnizohet natën”.

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kërkoje zemrën tënde në tre momente: Kur të dëgjosh Kuran, kur përmendet Allahu si dhe kur je vetëm larg preokupimit me dynjanë. Nëse nuk e gjen zemrën në këto tre momente, atëherë lute Allahun të furnizojë me një zemër, sepse ti ke mbetur pa zemër.”

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kur robi zgjohet nga gjumi në natën që e ka errësuar horizontin dhe ka brengë të vetme t’i bindet dhe të kënaqë Allahun, atëherë Allahu do t’i largojë të gjitha shkaqet e shqetësimit të tij. Njashtu, Allahu e bën zemrën e tij të lirë për ta dashur vetëm Atë si dhe e bën trupin e tij të lirë për t’i shërbyer vetëm Atij. Por, nëse një rob i Allahut zgjohet në errësirën e natës dhe e ka brengë vetëm dynjanë, Allahu do t’ia ngarkojë barrët e shqetësimit, hidhërimit dhe vështirësive të saj. Allahu do ta lë të mbështetet në vetveten e tij, do t’ia preokupojë zemrën, do ta privojë nga dashuria për Allahun sepse në zemrën e tij do të ketë dashuri vetëm për krijesat. Allahu nuk do t’ia angazhojë gjuhën në përmendjen e Tij sepse ajo do të angazhohet në përmendjen e krijesave. Trupi tij do të privohet nga bindja, meqë ai do të robërohet nga dëshirat dhe epshet e tij. Dhe ai do të punojë sikurse një kafshë livruese në shërbimin e tjerëve. Le ta dinë se të gjithë ata që ia kthejnë shpinën adhurimit të Allahut, do të sprovohen në adhurimin, shërbimin dhe dashurinë për krijesat.”

Hasan el Basriu,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kam takuar njerëz për të cilët dynjaja nuk ishte aspak më e rëndësishme sesa rëra të cilën ata ecnin mbi të dhe e shkelnin me këmbët e tyre. Ata zotëronin pasuri vetëm sa ishte e mjaftueshme për ta mbajtur trupin, mirëpo nuk ndalonin së thëni: “Do ta japim një pjesë nga pasuria e jonë në rrugë të Allahut.”

Xhunejdi,- Allahu e mëshiroftë!,- u pyet për falënderimin e Allahut dhe ai tha: “Të mos përdoret asnjëra nga dhuntitë e Allahut me qëllim të mosbindjes dhe mosnënshtrimit ndaj Tij.”

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 990

1-Falëndero Allahun që të bëri të kuptosh peshën e mëkateve ndaj Tij, të ka mundësuar të pendohesh, dhe nuk të mori shpirtin dukë bërë mëkate.

2-Dije se ti e bëre të vdekur zemrën tënde në mëkate, por Allahu të ka ngjallur me dritën e udhëzimit.
3-A e din se Allahu është gëzuar për pendimin tënd, edhe pse Ai nuk ka nevojë për ty?
4- A e din se Allahu të ka premtuar se do t’i shndërrojë të këqiat e tua në punë të mira?
5- A e din se ti tash je nga ata që i do Allahu?
6- Bëhu i sinqert në pendimin tënd dhe bindu se Allahu do ta pranon atë. Kujto vrasësin e 100 personave.
7- Largohu nga shoqëria e keqe dhe mos u ul me ata, fshij numrat e tyre dhe mënjano çdo gjë që të rikujton ata. Ata jane shigjeta helmuese.
8- Lutu tek Allahu që të forcojë në këtë rrugë.
9- Mos u mund nga ana e frikës, dije se Allahu falë atë që pendohet.
10- Largohu nga çdo mbeturinë e së kaluarës: fotografi, satelit, revista, numra dhe youtube.
11- Akuzo pendimin se ai nuk është i plotë dhe se ai ka mangësi e dobësi, ashtu që çdo herë të jesh i penduar.
12- Në fillim mund të gjesh vështirësi në lënien e mëkateve, por kush i frikësohet Allahut, Ai ia hapë rrugët.
13- Dijes e se shoqëria e përmirësimit nuk është shoqëri e pagabuar, por në mesin e tyre ka: të mire dhe të këqinj, të manget e të shkëlqyer, kapu pas fesë e jo pas njerëzve.
14- Fillo të ndryshosh sjelljet e tua me familjen tënde që nga momenti i udhëzimit, ashtu që njerëzit të shohin shenjat e udhëzimit në ty.
15- Bëhu person me fillim serioz dhe me ambicje të larta.
16- Mundohu të ruash tekbirin fillestar me imamin dhe safin e parë.
17- Lexo biografinë e Muhamedit alejhi selam që të mësosh si ka qenë me Allahun dhe me njerëzit.
18- Disa njerëz mund të tallen me ty, si: të afërmit, shokët në shkollë e punë, njerëzit e lagjës. Por, mos ua vërë veshin.
19- Vizito vendet që zbusin zemrën tënde, si: spitalet, shtëpitë e pleqve, varrezat, vendin ku pastrohen të vdekurit, etj.
20- Vizito faqet e dobishme islame në internet që kanë: ligjërata islame, shkrime të ndryshme dhe pyetje e pergjigje rreth fesë.
21- Kujdesu të bësh adhurime vullnetare, si: agjërim, sadaka, lutje, dhikër, lexim të K’uranit, namaz nate, etj.
22- Plotësoje kohën tënde të lire me aktivitete serioze, si: mësim të K’uranit përmendesh, kërkim të diturisë, ose me gjëra të lejuara, si: sport, ushtrime fizike, not, etj
23- Rregullo kohën dhe vendos listën e prioriteteve. Ji i vendosur t’i realizosh ato: të matohesh pas nje viti, mesimin përmendësh te Kur’anit pas nje viti, mesime dhe ligjërata çdo javë.
24- Bashkimi me shokë të mirë që pajtohet me ty dhe të ndihmon.
25- Njohja e parëndësisë së dunjasë dhe shuarjen e saj dhe se ajo nuk vlenë asgjë. 26- Kontakto më shpesh me ndonjë hoxhë, thirrës, mësues që ai të jetë me të cilin këshillohesh për çështjet dhe problemet e tua të cilat mund të ndodhin ty pas pendimit. 27- Kujdes nga portat e shejtanit, cytjet dhe dyert e tij, mos paso hapat e tij.
28- Mos nxito të gjykosh të tjerët: filani është qafir, bidatxhi, kronik, e të ngjajshme me këto shprehje, përveç pas vërtetimit dhe konsultimit me njerëzit që kanë dije dhe eksperience në këto çështje.
29- Nxito në ndalimin nga e keqja .
30- Ti ke nevojë për qëndrushmëri deri në vdekje.
31- Le të shërbejë e kaluara jote si nje mësim për ty në jetën tënde. P.sh. tek: neglizhenca në shoqërimin me të këqinjtë. Këta janë shkak për devijimin tënd, atëhere mos e neglizho këtë detaj.
32- Dije se mëkatet e tua të medha nuk janë pengesë që të jesh një burrë (grua) i madh pas udhezimit, kush ka qenë Omeri-Allahu qoftë i kënaqur me të- para islamit dhe pas.
33- Patjetër të dish kuptimin e saktë të pendimit, dije se lejohet të lozësh, të udhëtosh, të zbukurohesh, të tregtosh. Të gjitha këto në përputhje me rregullat islame.
34- Largimi nga vendet e joshjes dhe sprovës, sprovat jane dy lloje: 1) epshe dhe vendet e tyre: tregje, qendra tregtare, kanale televizive. 2) Dyshime, si: leximi i librave që kanë ide denigruese, shikimi i programeve dhe emisioneve që cenojnë besim tonë. 35- Shkruaj tregimin tënd të udhëzimit, ndoshta merr mesim ndokush .
36- Lexo tregimet e të penduarve dhe merr shembull nga pendimi i vërtetë i tyre.
37- Mos fillo në dawet-thirrje islame, pervëç pasi të kesh njohur bazat e fesë dhe kushtet e saja.
38- Kërko dijen në rrugë të drejtë, sepse ajo është mjet për shpëtimin tënd pas Allahut të Lartësuar.
39- Mëso dispozitat që kanë të bëjnë me pendimin.
40- Llogarit se kjo ditë është dita e fundit për ty, çka kishe bërë në këtë rast.
41- Lexo Kur’an dhe përmend Allahun shumë ashtu që zemra yte të mbushet me dashuri ndaj Allahut.
42- Nxito të martohesh ashtu që të ruash nderin tend, sepse shumica e mëkateve janë nga epshet.
43- Çdo gjëje jepja vendin e saj dhe mbaj balanc.
44- Merr përgjigjet e fesë vetëm nga njerëzit competent.
45- Ndërro numrin e celularit, ashtu që mos të thërrasin shoqëria e kaluar, apo shoqet e të së kaluarës.
46- Tërheqja vërejtjen njerëzve nga vendet e mëkateve.
47- Mëkatet e vetmisë janë shkak për lajthitje, ndërsa adhurimet në vetmi janë shkak për përforcim.
48- Mos shko tek shokët e vjeter që t’i thërrasesh në fe, përveç atëhere kur je forcuar shume, dhe në shoqërinë tënde të jetë një njeri që e kupton thirrjen.
49- Nëse ke mundësi bëj Umre dhe Haxhxh me shoqëri të shëndoshë.
50- Kujdes nga ekstremi i tepruar, andaj fillo me punë të pakta, sepse puna më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme edhe nëse është e paktë.

I PENDUAR, Pasi u pendove dhe braktise çdo gjë për Allah, asnjëherë mos ia jep shancën djallit të të mashtrojë dhe të kthehesh në atë rrugë. Allahu na ndihmoftë në rrugën e pendimit dhe na mbrojttë nga çdo gjë që na devijon nga ai. Amin.

Përshtati : Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË