Arhiva DitoreMay 25, 2015

0 2210
  1. Nëse njerëzit i sheh se mahniten me ty, dije se ata mahniten me atë të bukurën që Allahu e paraqiti nga ti, dhe ata nuk e dinë atë të keqen që ta fshehu Allahu nga ta. Për këtë arsye falënderoje Allahun dhe mos u bë kryelartë!!
  2. Nëse donë të bëhesh i lumtur, mos u ndal në kujtimet e të kaluarës tënde, dhe mos i shko pas njeriut i cili nuk mendon për ty. Askush nuk vdes nga ndarja e ndokujt, dhe falënderoje Allahun për begatinë e harresës!!
  3. Mos të jetë aspirata jote që të bëhesh më i mirë se të tjerët, po le të jenë aspiratat e tua që ti të bëhesh më i mirë për veten se sa ke qenë më herët!!
  4. Mendjet zvogëlohen kur merren me mendjet e të tjerëve, dhe mendjet rriten kur merren me veten!!
  5. Heshtja në momente të rënda jep si fryt respektin, krahas polemikës dhe debatit, i cili jep urrejtjen dhe përçarjen!
  6. Sillu me çdo njeri si të jetë më i rëndësishmi në jetën tënde. Jo se ajo do të bën që ti të ndjehesh i lumtur, po do të kesh numër më të madh të shokëve që do ta kthejnë po me të njëjtën ndjenjë!!
  7. Shoqërohu me njerëzi pozitiv, ngase ata do të ndikojnë në mendimet e tua, dhe mendjen tënde, dhe sjelljet e tua, dhe ti do të shndërrohesh në personalitet pozitiv, pa e ndje atë aspak, dhe pastaj do të fillosh që ti të ndikosh tek të tjerët!!
  8. Nëse të këshillon njeri me ashpërsi, mos e ndërpre, dhe përfito nga vërejtjet e tij. Pas ashpërsisë së tij ka dashuri të thellë! Për këtë mos u bën sikurse ai që e theu orën me alarm, e cila nuk kishte asnjë faj tjetër përveç se që e zgjoi nga gjumi!!
  9. Buzëqeshja nuk të blen bukë .. po të blen shpirtra!! I lartësuar qoftë Allahu që e bëri buzëqeshjen në fenë tonë adhurim që të shpërblehemi për të!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1190

Burri me gruan u shpërngulën në shtëpinë e re, dhe në mëngjesin e ditës së parë, duke e ngrënë mëngjesin e parë, gruaja tha:

“Burri im i shtrenjtë! Rrobat e lara të fqinjës sonë nuk qenkan të pastra!! Ajo ndoshta përdor detergjent të lirë, dhe patjetër e ka të blen më të shtrenjtë, nëse donë të pastrohen më mirë!”.

Këto fjalë gruaja ia tha burrit të saj, duke shikuar prej xhamit të dritares së saj drejt kopshtit, i cili ishte i përbashkët mes tyre dhe fqinjës së saj!

Gruaja për çdo ditë e jepte të njëjtin koment, kur e shihte fqinjën e saj duke i shtrirë rrobat e lara për t’ju tharë!

Pas një muaji, në një mëngjes, gruaja u kënaq kur e pa se rrobat e lara të fqinjës së saj, ishin të pastra dhe të lara më mirë se herëve tjera!!

Dhe tha: Burri im! Së fundi fqinja jonë e mësoi se si t’i lanë rrobat e saj!!

Kurse burri iu përgjigj:

Gruaja ime e shtrenjtë! Këtë mëngjes u zgjova më herët dhe e pastrova xhamin e dritares, nëpërmjet të cilit ti i shikon rrobat e fqinjës sate!!

“Ka mundësi që pluhuri i gjynaheve tua të bie sebep dhe t’i paraqet veprat e të tjerëve si të gabuara! Për këtë arsye, përmisoi gabimet e tua, para se të komentosh për gabimet e të tjerëve!!”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1159

Plot nga njerëzit mendojnë se privimi nga pasuria, dhe mos posedimi i makinave dhe i vilave luksoze, është privimi më i rëndë, por çështja nuk është ashtu si mendojnë ata!

I privuar.. është ai, i cili është privuar nga ëmbëlsia e thirrjes së Allahut!

I privuar.. është ai, i cili është privuar nga falja e namazit me xhemat në kohën e vet!

I privuar.. është ai, i cili është privuar nga zgjimi i gjumit për ta falur namazin e sabahut!

I privuar.. është ai, i cili është privuar nga respektimi i prindërve, dhe nga nënshtrimi i urdhrave të tyre, dhe mos bërja e duasë nga ana e tyre për të!

I privuar.. është ai, i cili është privuar nga ëmbëlsia e të qarit nga frika e Allahut!

I privuar.. është ai, i cili është privuar nga leximi i Kuranit dhe meditimi i tij!

I privuar.. është ai, i cili është privuar nga namazi i natës dhe nga të qarit para Allahut!

I privuar.. është ai, i cili largohet nga Xheneti dhe hidhet në Xhehenem!

O Zot! Mos na bën nga të privuarit dhe bëna nga ata që i respektojnë ligjet e Tua!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 998

Njëri nga të parët tanë të ndershëm,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”Nëse në brendësinë tënde dëgjon dhe has zëra duke të thënë: ”Mos vepro se kjo vepër është haram e tjetra hallall, atëherë falëndero Allahun,- xhele veala!,- për gjallërinë e zemrës tënde”.

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: ”Allahu,- xhele veala!,- me drejtësinë e Tij absolute i jep furnizim dhe kënaqësi atyre që kanë besim të fortë dhe kënaqen me atë që e kanë dhe që u është caktuar.”

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: ”Ata qe jetojnë jetën e tyre me dyshime ne Fe dhe zemërime të paarsyeshme, këtyre u takon mjerimi dhe pakënaqësia.”

Imam Ibën Kajim el Xheuziu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”Ai i cili kujdeset dhe e rregullon brendësinë e tij, Allahu,- xhele veala!,- do t’ia rregullojë të jashtmen e tij. Ai i cili kujdeset dhe i rregullon raportet me Allahun,- xhele veala!,- Allahu do t’ia rregullojë atij raportet me krijesat dhe ai i cili kujdeset e punon për ahiretin e tij (botën tjetër) Allahu do të kujdeset për dynjanë e tij”.

Imam Shafiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”Mos e duaj atë i cili nuk e do ,- Allahun xhele veala!,- sepse nëse ai ia ka kthyer shpinën dhe e ka braktisë rrugën e Allahut, ai po ashtu nesër të njëjtën gjë do e bëjë me ty (do ta kthej shpinën dhe do të braktisë).”

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: ”Furnizimi nga Allahu nuk i shtohet njeriut sipas lakmisë ose ambicies që ai e tregon, e as nuk i ndalet nga urrejtja ose zilia qe ai e posedon në veten e tij.”

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: ”Muslimani i vërtetë është ai që nuk i lavdëron të tjerët për furnizimin që Allahu ia ka dhënë si dhe nuk i fajëson të tjerët për furnizimin që Allahu nuk ia ka dhënë.”

Abdurrezaku rrëfen se një robëreshë e Ali ibën Husejnit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- po i ndihmonte në marrjen e abdesit. Ajo shërbimin e bënte me një enë e cila ishte e mbushur me ujë dhe duke i derdhur ujë asaj i rrëshqiti ena nga dora dhe i ra në fytyrë e si pasojë e këtij veprimi iu lëndua fytyra Ali ibën Husejnit.

Ai e ngriti kokën dhe e shikoi robëreshën në fytyrë, kurse ajo nga frika ia lexoi pjesën e ajetit, ku Allahu,- xhele veala!,- thotë:

”… dhe ata të cilët e frenojnë mllefin…”. (Kur’an: Ali Imran, 134).

Ali ibën Husejni i tha robëreshës: ”Me të vërtetë do jem nga ata që i përmbahen mllefit (zemërimit)”.

Robëresha pastaj e lexoi ajetin e radhës:

”… dhe që ua falin të keqen (gabimin) njerëzve..”. ( Kur’an: Ali Imran, 134).

Ali ibën Husejni i tha robëreshës: ”Allahu të faltë, nga unë e falur je”.

Më pas robëresha vazhdoi duke thënë:

”… e Allahu i do bamirësit.”( Kur’an: Ali Imran, 134).

Atëherë Ali ibën Husejni i tha robëreshës: ”Nuk ka dyshim se ti je e  lirë për hir të kënaqësisë dhe Fytyrës së Allahut,- xhele veala!”.

Njëri nga selefi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-  ka thënë: “Prej shenjave të besimit është të mos bëjmë vepra që i kënaqin të tjerët përderisa e hidhërojnë ato vepra Allahun,- xhele veala!”.

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Emallkuar  dhe e pavlerë është ajo ditë e cila kalon duke mos punuar asgjë për Allahun,- xhele veala!.”

Njëherë një beduin kishte thënë: ”Shoqëria do të jetë në një humbje të qartë përderisa pushteti i jepet njerëzve të papranuar nga populli dhe armët nëse bien në duart e atyre që nuk i përdorin si dhe pasuria nëse bie në duart e atyre që nuk shpenzojnë.”

-Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”O njeri ty të janë dhuruar dy vesh dhe një gojë, kjo nënkupton që ti duhet dëgjosh më shumë sesa të flasësh”.

Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË