Arhiva DitoreMay 30, 2015

0 1364
  1. Duaje kë të duash, se do të vjen dita dhe do të ndahesh nga ai.
  2. Jeto me Allahun ashtu si e meriton të duhet Allahu. Mos e duaj askënd tjetër përveç Allahut dhe mos t’i afrohet asaj dashurie asnjë dashuri tjetër.
  3. Mos u bë nevojtar për dikën tjetër pos Allahut.
  4. Mos iu anko askujt sado qoftë e madhe brenga jote.
  5. Vendose në rend të parë fisnikërinë tënde para ndjenjave tua.
  6. Bëje mendjen të jetë udhëheqës e jo ndjenjat.
  7. Sa më shumë që shtohet rëndësia e njerëzve në sytë e tu, aq më shumë zvogëlohet personaliteti jot në sytë e tyre
  8. Bëje butësinë ndaj njerëzve të jetë urë për arritjen deri në zemrat e tyre.
  9. Mos e bëj masën e krahasimit në zgjedhjen e shokut pamjen e mirë të tij.
  10. Mos harro se gjithmonë ke nevojë për Krijuesin tënd.
  11. Bëje që namazi jot të jetë zgjidhje për ikjen nga bota jote kalimtare.
  12. Mos të jetë mënyra e sjelljes tënde sipas sasisë së dashurisë tënde ndaj njeriut.
  13. Mos e urrej askënd, asnjëherë, edhe nëse të lëndon një i dashur, ngase ti, sipas sasisë së urrejtjes do ta rikujtosh plagën që ta shkaktoi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2714

Një vajzë thotë: Mu mërzit puna, dhe vetja, dhe familja dhe rrethi. U largova nga të gjithë! Arrita që dynjanë ta urrej deri në atë gradë, saqë të lutem për vdekjen time! A ka diçka më të madhe se sa njeriu t’i jep përparësi vdekjes para jetës!

Adhurimet filluan të më duken të rënda! Personaliteti im filloi të ndryshohet për njëqind shkallë! Isha një vajzë e dashur, kurse tash u shndërrova në një njeri me gjuhë të ligë, me sjellje të keqe! Kështu vazhdova një vit e gjysmë, derisa filloi të më dobësohet shëndeti dhe të humbi në peshë, edhe atë për 15 kg!!

Për çdo natë nuk mundesha të fli, pa mos qarë. Lotët sikurse u bënë shtylla kryesore e gjumit tim .

Një ditë nga ditët, u futa në një forum dhe e lexova një artikull për istigfarin (kërkim faljen) dhe argumentet që kanë ardhur rreth tij! E vendosa të bëj sa më tepër istigfar! Fillova mirë, mirëpo më vonë fillova të harroj. E dija se kjo është lojë e shejtanit dhe se ai donë të më largon nga istigfari. Isha e vendosur fort ta ndryshoj jetën time. Fillova të koncentrohen fortë, dhe në çdo vend ku shkoja, dhe në çdo gjendje që isha, bëja istigfar!

Pas një jave, buzëqeshja u kthye në fytyrën time! Të gjithë u çuditëm me mua! Ajo vajzë, e cila ishte e pikëlluar dhe e keqe në sjellje, filloi të ndryshon! Buzëqeshja iu kthye në fytyrë, sjellja ju ndryshua dhe shpirti ju qetësua!

Po pasha Allahun! Fillova të jem e kënaqur me jetën time. Jo se i realizova ëndrrat, po Allahu më furnizoi me zgjerimin e gjoksit tim! Kjo është begatia më e madhe, të cilën, nuk e ndjen vetëm se ai që e ka humbur! Kështu vazhdova tre muaj rishtazi, derisa Allahu më furnizoi me një punë që nuk e ëndërroja asnjëherë më parë. I përmisova raportet me Allahun, u bëra më e afër me Të, dhe çdo herë kur ndjej brengë, e lexoj suren Bekare. Ajo ma largon brengën dhe më qetëson në shpirt!

Istigfari jep fryte mahnitëse! Mos e leni pas dore! Ai të qetëson në shpirt, të jep rehati, të sjell furnizim, ti largon brengat dhe pikëllimet, buzëqeshjen ta kthen, zemrën ta kënaq, ta mundëson që jetën ta shohësh me një sy tjetër, që rrallë të tjerët e shohin ashtu! Të afron

tek Allahu dhe ta mundëson të jesh i kënaqur me caktimin e Tij! Gjynahet ti pastron, mëkatet ti lan, gradat ti rrit dhe në mesin e krijesave të dallon!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2495

Dijetari Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: “Merrni nga unë këto dy këshilla, të cilat nuk dua t’i ruaj vetëm se për vete; vetja ime nuk do të jetoj përgjithmonë!!

– Këshilla e parë:

Mos lejo të kalon dita jote pa mos e thënë këtë lutje:

“All-llahume in-ni eudhu bike minel hem-mi ve huzni, vel axhzi vel keseli vel buhli vel xhubni, ve dale’id dejni ve galebetir-rixhal”.

(O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve).

Kjo lutje me lejen e Allahut, Fisnikut, Bujarit, të Cilit syri nuk i flenë, e largon çdo gjë që nuk mundet t’i përballon shpirti!!

– Këshilla e dytë:

Kur ndjehesh i mposhtur dhe i mundur..

Kur ndjen se i ke bërë gabim Allahut, dhe në atë momente, s’ke në dorën tënde asnjë mundësi diçka të veprosh..

Kur ndjehesh i pamundur tërësisht, në çdo gjendje dhe në çdo rast..

E tëra ajo që duhet të veprosh janë dy:

  1. Pikëllimin tënd dhe mposhtjen tënde, preokupoi me istigfar (kërkim falje), i bindur plotësisht se do të vjen lirimi nga kjo gjendje.

Një nga lutjet e kërkim faljes:

“Estagfirull-llahe el-Adhim el-ledhi la ilahe il-la Huve. El Hajjul Kajjumu ve etubu ilejhi”.

(Kërkoj faljen e Allahut të Madhërishëm, e të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, që është i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikëqyrës, i Përhershëm dhe vetëm tek Ai pendohemi).

  1. Jep lëmoshë, qoftë ajo një rial (saudit), me bindje të plotë se Allahu me të do ta largon pikëllimin tënd dhe brengat e tua!!

Në fund të ditës, mos shpreso diç tjetër, përveç se kënaqësisë dhe me të vërtetë do të kënaqesh: “e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqu”. Duha 5.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1968

Pas një dite të gjatë dhe të rëndë nga puna, nëna ime e vendosi ushqimin para prindit tim në tavolinë, dhe pranë tij kishte bukë, mirëpo buka ishte e djegur më tepër se sa duhet!

Më kujtohet se situatën e vëzhgova gjatë, që ta shoh se prindi im, a do ta vëren bukën e djegur apo jo! S’kam fare dyshim se ai e vërejti bukën e djegur, po prapë e shtriu dorën dhe e morri një copë bukë, dhe i buzëqeshi nënës sime, dhe më pyeti se si ishte dita ime në shkollë?!

Nuk më kujtohet se si ju përgjigja, po më kujtohet mirë, se copën e bukës e lyente me gjalpë dhe marmelatë, dhe e hante krejt!

Pasi që u largova nga tavolina e bukës, atë natë, më kujtohet se e dëgjova nënën time duke iu arsyetuar prindit tim, për bukën që e kishte pas djegur, dhe asnjëherë nuk e harroj përgjigjen e prindit tim që ia dha nënës sime:

“E dashura ime! Mos e tepro me arsyetim! Ti e din se unë nganjëherë kam dëshirë që buka të jetë pak më tepër e djegur dhe me të ushqimi të bëhet më i shijshëm!”.

Atë natë, para se të shkoj të bie në gjumë, shkova ta puthi prindin tim dhe ta përshëndeti, dhe s’munda pa e pyetur se, a është e vërtetë se ai e donë që buka nganjëherë të jetë më tepër e djegur?!

Më afroi kah gjoksi i tij, dhe m’i tha disa fjalë të cilat kërkojnë meditim:

“Biri im! Nëna jote, sot kishte një punë të rëndë, dhe është ligështuar e lodhur pak si tepër. Dhe një copë bukë, e djegur pak si më tepër, nuk bën dëm asgjë”.

Jeta është e stërmbushur me gjëra të mangëta! S’ka njeri, i cili është i përsosur, pa mangësi dhe pa të meta! E jona mbetet të mësohemi se si ta pranojmë atë mangësi në gjëra, dhe si t’i pranojmë të metat e të tjerëve. Kjo është prej gjërave më kryesore në ndërtimin e lidhjeve dhe forcimin e vazhdueshëm të tyre!

Një bukë e djegur më tepër, nuk duhet ta thyen një zemër të mirë! Le të arsyetohemi mes veti, ngase çdo njëri nga ne, nuk e di gjendjen e të tjetrit!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 5006

Tregimi i Junusit, alejhi selam, në Kuran është përmendur në disa sure, prej tyre në: suren En Amë, Junus, Enbija dhe Safat.

NGJARJA E KËTIJ TREGIMI

Allahu dërgoi Junusin, alejhi selam, tek banorët e Nejnevasë në Irak, diku rreth shekullit të tetë (pes), dhe ai i thirri ata, siç është traditë e lajmëtarëve dhe të dërguarve, për të adhuruar me besnikëri Allahun e Madhëruar, por, ata refuzuan të pasojnë atë me çfarë ai erdhi, dhe ai nuk kishte durim më, u tregoi se do t’u vije një dënim pas tre ditësh, pasi që erdhi dita e tretë, Junusi, alejhi selam, doli nga vendi i popullit të tij, para se t’i jepte leje Allahu atij për dalje.

Ende Junusi, alejhi selam, nuk ishte larguar nga shtëpitë e popullit të tij, kur ja i erdhi popullit kërcënimi i dënimit, u afrua tek ata fillimi i shkatërrimit, i kapi frika dhe u bindën se thirrja e Junusit, alejhi selam, ishte e vërtetë, kërcënimi i tij ishte i sinqertë, dhe se dënimi medoemos do të binte mbi ta, ashtu siç i kishte goditur popujt e mëhershëm.

Në shpritrat e tyre filloi ndjenja e kthimit tek Allahu, e të besojnë në thirrjen e Junusit, alejhi selam, të pendohen prej gjendjes që ishin; në shirk, të kërkojnë falje nga Zoti për mëkatet dhe gabimet e mëhershme, kështu që dolën në maje të maleve, iu drejtuan Allahut me lutje, ishte një çast kur Allahu shtriu dorën e mëshirës, largoi prej tyre retë e ndëshkimit, dhe ua pranoi atyre pendimin dhe kthimin, për arsye se ishin të sinqertë në pendim, besnik në besimin e tyre, e ktheu dënimin prej tyre, e pengoi ndëshkimin, e u kthyen në shtëpitë e tyre me siguri dhe si besimtarë, ata dëshironin sikur t’u kthehej atyre Junusi, e të jetonte në mesin tyre si i dërguar, udhëzues, lajmëtarë dhe udhërrëfyes.

Pasi që Junusi ishte larguar nga shtëpitë e popullit të tij, të cilët kishin refuzuar thirrjen e tij, e kishin mohuar argimentet e tija, kishte turp që të kthehej tek ata, dhe vazhdoi rrugën, arriti deri tek një anije dhe hipi në të, pasi që arritën në mes të detit, u ngritën valët, iu vunë rreth e rrotull anijes, kur udhëtarët kuptuan se çfarë kishin përreth, dhe çfarë po ndodhte, disa i thonin disa të tjerëve: Nuk do të shpëtoni nga kjo që ju ka goditur, përveç që të lehtësojmë anijen me ndonjërin prej udhëtarëve, kështu që hodhën short, e ta hudhin në det atë që i bije shorti, e shorti i ra Junusit, alejhi selam. Pasi që zemrat e tyre nuk ishin të pajtimit që ta hudhin atë, për shkak të virtyteve të moralit që hasën tek ai, dhe cilësive të larta, hodhën short për herë të dytë, e përsëri i ra shorti atij, përsëri nuk i kushtuan rëndësi, hodhën short për herë të tretë, përsëri ra shorti mbi të, e kuptoi Junusi, alejhi selam, se pas kësaj qëndron një caktim, kuptoi gabimin e tij, që kishte braktisur popullin e tij para se t’i jepte leje Allahu për migrim, apo të kërkonte prej Allahut rrugën më të mirë, e hodhi veten në det, e veten ia dorëzoi valëve.

Allahu frymëzoi balenën që ta gëlltiste , ta palos atë në barkun e vet, por të mos e ha mishin e as të then eshtrat e tij, kështu që Junusi, alejhi selam, qëndroi në barkun e balenës, e balena i çante valët, zbriste në thellësirra, ecte nëpër errësirat, në njërën mbi tjetrën, kjo bëri që të ngushtohej gjoksi i tij, dhe iu kthye Allahut me lutje: “andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)!”. Enbija, 87.

Allahu iu përgjigj lutjes së Junusit, alejhi selam, dhe e frymëzoi balenën që ta nxjerrte atë jashtë, dhe e hodhi në një bregdet, të sëmurë, i dobësuar, i plogështuar, por mëshira e Allahut e kaploi atë, duke u kujdesur dhe e mbikëqyrur atë, iu mboll një bimë e kungullit, filloi Junusi, alejhi selam, të ushqehet prej frytit të kësaj bime, e të pushonte nën hijen e saj, saqë iu kthye atij shëndeti, e falënderoi Allahun për dhuntitë që ia dhuroi, pastaj Allahu i shpalli atij që të kthehej tek populli i tij pasi që i tregoi se ata kanë besuar, se po e presin të kthehej, të jetonte në mesin e tyre si thirrës për te Allahu. Kur Junusi, alejhi selam, u kthye tek populli i tij, pa që ata kishin refuzuar adhurimin e idhujve dhe i shin kthyer tek Allahu, me adhurim.

SHKOQITJE TË DISA AJETEVE RRETH KËTIJ TREGIMI

Fjala e Allahut: “e mendoi se ne nuk do ta dënojmë”. Enbija, 87. Junusi, alejhi selam, iku prej popullit të tij i hidhëruar, për arsye se nuk i ishin përgjigjur thirrjes së tij,  mendoi se Allahu nuk do t’i vështirësonte atij gjërat, si një dënim që ishte ndarë nga populli i tij pa urdhër të Allahut, apo ka kuptimin, se ai kishte menduar se nuk do të gjykohej mbi të me dënim të caktuar si rezultat i braktisjes së popullit të tij.

Fjala e Allahut: “do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e Ringjalljes”. Safat, 144. Komentusit përmendin disa transmetime rreth kohës se sa kishte qëndruar Junusi, alejhi selam, në barkun e balenës. Nuk duhet që t’u qasemi shumë këtyre transmetimeve, ngase njohja e periudhës kohore, nuk ka ndonjë vlerë e as që ndërtohet mbi të ndonjë dispozitë fetare, me rëndësi është të besohet se Junusi, alejhi selam, ka qëndruar një periudhë kohore, Allahu e di se sa, në këtë kohë ka qenë adhurues i Allahut, i kthyer kah Ai, duke përmendur Atë, derisa Allahu i dha leje ta nxirrte nga barku, dhe e liroi atë nga sprova dhe brenga që kishte.

Fjala e Allahut: “e Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz”. Safat, 147. Ibn Kethiri ka thënë: “Nuk ka ndonjë pengesë që këta të jenë të njëjtët të cilët ishte i dërguar për të parën herë, u urdhërua të kthehej tek ata pasi që kishte dalur nga barku i balenës, e të gjithë i besuan.” Begaviu tregon se ai ishte dërguar tek një popull tjetër pasi që kishte dalur nga barku i balenës, ata ishin njëqind mijë apo më tepër.

Fjala e Allahut: “E, sikur të ishte ndonjë vendbanim që beson, e që t’i bëjë dobi besimi i tij (s’ka pasur dobi), përveç popullit të Junusit, meqë ata besuan (në momentin e dënimit), e Na e larguam nga ata dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote, dhe u dhamë të kënaqen edhe njëfarë kohe.” Junus, 98. Kasimiu ka thënë: “Atë që e transmetojnë disa komentues se dënimi kishte zbritur tek ata, dhe sillej mbi kokat e tyre, e të ngjashme, nuk ka bazë as në Kuran e as në sunet.”

DOBI NGA TREGIMI I JUNUSIT

Një: Njeriu nëse pendohen sinqerisht në kohë kur pranohet pendimi, Allahu i Madhëruar pranon pendimin, dhe largon sprovën, Allahu thotë: “E, sikur të ishte ndonjë vendbanim që beson, e që t’i bëjë dobi besimi i tij (s’ka pasur dobi), përveç popullit të Junusit, meqë ata besuan (në momentin e dënimit), e Na e larguam nga ata dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote, dhe u dhamë të kënaqen edhe njëfarë kohe.”. Junus, 98.

Dy: Gjatë këtij tregimi është cekur fjala e Allahut: “dhe peshku e përbiu atë, e ai ishte i qortuar, dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Zotit, me siguri do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e ringjalljes (së të gjithëve)”. Safat, 142-144. Këto dy ajete tregojnë qartë se shpeshtimi i përmendjes së Allahut, është shkak i zgjidhjes së problemeve dhe largimit të brengave. Kurtubiu ka thënë: “Allahu tregoi se Junusi ishte prej atyre që e përmendin Allahun, dhe se përmendja e Allahut ishte shkak i shpëtimit, për këtë është thënë: Vepra e mirë e ngrit vepruesin. Në këtë kuptim është edhe thënia e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Kush ka mundësi prej jush të fshehë prej veprës së mirë le të vepron.” Transmeton Davudi në librin “Zuhd”.

Tre: për vlerën e lutjs me të cilën ishte lutur Junusi, alejhi selam, kanë ardhur transmetime të shumta, prej tyre atë që e transmeton Hakimi në “Mustedrek” nga Sad ibn Malik, radijallahu anhu, i cili ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “A dëshironi t’u informoj për emrin e Allahut më të madhin, me të cilën emër nëse lutesh të përgjigjet nëse i kërkon të jep? Është lutja me të cilën u lut Junusi kur e thirri Zotin në tre errësirat: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)!” , një person tha: O i dërguari i Allahu! A ka qenë kjo për Junusin në veçanti apo është për gjithë besimtarët? I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut, aze ve xhel: “Na iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët”. Enbija, 88.

Katër: Ky tregim na aludon edhe për vlerën e lutjes në përgjithësi, dhe atë se lutja është adhurim, Allahu u ka premtuar robërve të Tij që e lusin se do t’u përgjigjet, siç thotë: “Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem”.  Gafir, 60. Pra, nuk i takon një robi të bëhet asket në çështjen e lutjes, por ai duhet që lutjen ta bën zakon të tij, qoftë kur është në mirqenie apo në vështirësi.

Pesë: Fjala e Allahut rreth këtij tregimi “e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët”, Enbija, 88, na bën të kuptojmë se besimtari nëse është në një vëhtirësi të madhe, kthehet tek Allahu me lutje, padyshim se Allahu është Ai që largon vështirësitë, dhe atë se Ai i Lartësuari ka premtuar robërve të Tij besimtarë, se largon farë ata i godet prej ndinjë fatkeqësie, dhe se Ai nuk i le ata të vetëm në brengat e vështirësitë, kjo është një përgëzim për secilin besimtar të pason Junusin, alejhi seam në sinqeritetin e tij, besnikrinë, pendimin, lutjen ndaj Zotit, Allahu do e shpëton atë prej do vështirësie nëse është besnik në besimin e tij dhe i sinqertë në lutjet e tija.

Burimi: albislam.com / Islamweb.com

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË