Arhiva DitoreJun 1, 2015

0 2451

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, fundi i takon të devotshmëve, armiqësia zullumqarëve. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob, i dërguari i Tij, dhe prijës i të devotshmëve, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen, mbi shokët e tij dhe ata që i pasuan deri në ditën e Gjykimit.

Allahu, aze ve xhel, dëshiroi që jetën ta bën vend të provave, belave dhe veprimit, dërgoi pejgamberë, zbriti libra, urdhëroi që të adhurohet vetëm Ai, dhe krijoi botën tjetër dhe atë si pasojë e sundimit, urtësisë dhe drejtësisë së Tij absolute,që të shpërblen të mirin për bamirësinë e tij dhe të ndëshkon të keqin për të keqen  tij, nuk i krijoi ata për kot e nuk i la të neglizhuar, Allahu thotë: “I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi”. Mulk, 1-2.

A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?”. Muminun, 115.

Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin”. Junus, 4.

Allahu, aze ve xhel, nuk barazon të ligën dhe të mirën, të mirin dhe të keqin, jobesimtarin dhe besimtarin dhe ia ka mohuar këtë atij i cili supozon një gjë të tillë, Allahu thotë: “A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?”. Xhathije, 21.

A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? C’është me ju, si gjykoni ashtu?”. Kalem, 35-36.

A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?”. Sad, 28.

E vërteta për të cilën i krijoi krijesat është adhurimi i Allahut, të Vetëm, që është dashuria absolute ndaj Tij, nënshtrim dhe përulje, përkushtim ndaj adhurimit ndaj Tij, ndaj urdhrave, ndalesave, shpërblimeve dhe ndalesave, për këtë dërgoi të dërguarit, zbriti librat dhe krijoi xhenetin dhe zjarrin.

Qielli dhe toka janë krijuar me drejtësinë që është rruga e drejtë e Allahut, Allahu është i drejtë dhe ajo është gjëja më e dashur tek Allahu i Madhëruar, Allahu flet për Shuajbin, alejhi selam dhe thotë: “Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.”. Hud, 56.

Allahut i takon drejtësia absolute, në ligjet dhe fuqinë e Tij, që prej saj doli krijimi, urdhërimi, shpërblimi dhe ndëshkimi, kjo është e vërteta me të cilën dhe për të cilën krijoi qiejt, tokën dhe çfarë ka mes tyre, për këtë besimtarët thonë: “Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!”. Ali Imran 191. Mohuan që Allahu të ketë krijuar qiejt për kot, me pa urtësi, as qëllim të lavdëruar. Allahu i madhëruar i lëvdon këto qëllime fisnike, ashtu siç lëvdon  Veten dhe Cilësitë e Tij, pra, synimet fisnike në veprat e Allahut, janë urtësitë të cilat i dëshiron dhe është i kënaqur me to, krijoi edhe atë që nuk e dëshiron që të obligon atë që dëshiron dhe në bazë të saj vërehet ai që Atë dëshiron, të cilët mundohen, miqësohen dhe armiqësohen, të cilët janë altruist të dashurisë dhe kënaqësisë së Allahut, për këtë u krijua jeta e vdekja, “Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë”. Kehf, 7.

Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë”. Hud, 7.

Allahu i Lartësuar, tregoi se ka krijuar botën, jetën e vdekjen, stolitë në tokë dhe gjithçka në të për t’i provuar, testohen krijesat e Tija, cili prej tyre është më vepërmirë, e ajo vepra e tij është në pajtim me dëshirën e Allahut të Madhëruar, e është në pajtim me synimin për të cilin është krijuar ai dhe i gjithë kozmosi.

Përkujdesuni në cilën rrugë jeni duke rrugëtuar, drejt vdekjes dhe pas saj do të ringjalleni, kujtoni gjendjen kur të vije afati i fundit dhe ndarja nga vendi, familja e të afërmit, kujtoni kur ju do të dëshmoni me sytë tuaj ahiretin, të drejtuar drejt saj e me shpinë të kthyer kah dynjaja, kujtoni kur njerëzit do t ndahen në dy grupe, prej tyre ka që melaqet ua marrin shpirtrat, të mirë u thonë atyre “Selamu alejkum” “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!”. Fusilet 30-32.

E prej tyre ka që melaqet ua marrin shpirtrat, të cilët kanë bërë padrejtë ndaj vetes së tyre: “Sikur t’i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bienin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): “Shijoni dënimin e djegies!””. Enfal, 50.

E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): “Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)”.”. EnAm, 93.

Përgatituni për takimin me Allahun, përgatitni përgjigje për pyetjet që do t’ju parashtrohen, Allahu thotë: “Ne patjetër do t’i marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dërguar (pejgamber), e do t’i marrim në pyetje edhe të dërguarit. Dhe duke e ditur mirë Ne do t’u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm). Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar. Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me të padrejtë”. Araf, 6-9.

Kujtoni kur të jeni të bartur në krahët drejt varreve, e të vetmoheni në të nga familja, fëmijët, pasuria, pallatet, shoqëruesi juaj do të jetë vepra, ose e mirë me të cilën do të gëzoheni deri në ditën e  Kiametit, apo e ligë që do të gjeni dështim dhe keqardhje “Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë”. EnAm, 94.

Kujtoni kur do të fryhet “Surit”, “Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit)”. Zumer, 68.

Atë ditë kur do të dalin nga varret e tyre, këmbëzbathur, të zhveshur “Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet”. Abese, 34-37.

E për sa i përket atij që ka tepruar. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, xhehennemi do të jetë vendi i tij. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xhenneti është vendi i tij”. Naziat 37-41.

E lusim Allahun e Madhëruar që të na përqendrojë deri në vdekje, të na ruan nga fitnet e dyshimeve dhe epsheve, të na ringjall për në xhenetit e larta me pejgamberët, të sinqertit, dëshmorët, të mirët, këta janë shoqëria më e mirë. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamed, familjen e tij shokët e tij. Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve.

Burimi: albislam.com / Alimam.ws

Përktheu: Shpend Zeneli

0 2512

– Femra kur hesht para atij që e donë, i vijnë fjalët në formën e lotëve!

– Femra në fillim frikohet të të afrohet, dhe në fund qan kur largohesh nga ajo, të paktë janë ata që e kuptojnë femrën!

– Femra nuk e donë nga ti të pamundurën, ajo e donë nga ti, të jesh si ai burrë që e parafytyron dhe e donë ti për motrën tënde.

– Femra është si kafeja, nëse e neglizhon bëhet e ftohët, derisa edhe në ndjenjat e saj.

– Femra; ose intrigë e madhe, ose dashuri e madhe! Ti je ai që e përcakton o mashkull! Nëse ti i bën intriga edhe ajo ta kthen me intriga! E nëse e donë, edhe ajo do të donë, edhe atë fortë!

– Sipas asaj sa e donë femrën, ajo xhelozon. Për këtë arsye, çdo femër që xhelozon tmerrësisht, dije se ajo të donë tmerrësisht.

– Femra; ajo donë të sillesh gjithmonë me të si fëmijë, sado që rritet!

– Mos “trokit” në derën e zemrës së femrës, nëse ti nuk i bartë me vete çantat e “përkujdesjes”!

– Kur femra xhelozon; vizato mbi dorën e saj një puthje, që ajo të ndjen se është begatia më e madhe e Allahut që e posedon!

– Femra; edhe kur është e egër, asaj nuk i mungojnë ndjenjat e butësisë dhe mëshirës!

– Femra; është e ndjeshme, i frikohet qortimit dhe turpërohet nga vërejtja. Kujdesu për të, o ti i cili e donë!

– Nuk mundet t’i përballon çmendurisë së femrës dhe xhelozisë së saj, vetëm se ai burrë që e donë atë sinqerisht!

– Nuk është turp dhe e metë, që burri të mëson diçka nga zemra e femrës, që t’ia shton atij edhe më tepër njerëzimin dhe butësinë!

– Femra; i frikohet tradhtisë, dhe humbjes, dhe mungesës, dhe nuk mundet ta harron me lehtësi mungesën e atij që e ka dashur, dhe vazhdon ta përcjell nga larg!

– Femra mundet ta edukon fëmijën pa prind, mirëpo mashkulli nuk mundet ta edukon fëmijën pa nënë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1694

Një djalosh, i cili u rrit me gjynahe dhe mëkate, e martoi një grua të ndershme. Kjo grua, ia lind disa fëmijë, ku ndër ta do ta lindë edhe një fëmijë shurdhmemec!!

Nëna e vet përkujdesej për të që të merr edukatë të mirë. Ia mësoi namazin dhe të kapurit për xhami, prej fëmijërisë së tij! Kur i arriti të shtatat nga mosha e vet, filloi t’i sheh veprat e prindit të vet, dhe t’i dallon gabimet dhe mëkatet e tij! Atëherë, edhe pse ishte në atë moshë, filloi ta këshillon të prindin me shenja, dhe ato këshilla t’ia përsërit shpesh, me qëllim që ta bind, e t’i largohet veprave të shëmtuara, dhe ti kapet namazit! Mirëpo, mundi i tij çdo herë mbaronte pa sukses!!

Një ditë nga ditët, erdhi i biri, dhe u fut në dhomë ku gjendej prindi i vet. Zëri ju kishte pas marrë dhe lotët i rrjedhnin nëpër fytyrë! Iu afrua të prindit, dhe e vendosi Kuranin para tij, dhe e hapi në suren Merjem! E vendosi gishtin e tij te fjala e Allahut: “O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”. Merjem 45.

Djaloshi filloi të qan me të madhe, derisa edhe prindi i vet, u ndikua nga të qarit e tij, dhe filloi të qan edhe ai së bashku me të!!

Allahu deshi që nëpërmjet të birit t’i hap drynat e zemrës së tij! I biri, i fshiu lotët nga fytyra e prindit të vet, dhe e puthi, dhe e morri, dhe së bashku, të dy, shkuan në xhami!

Kjo është fryti i gruas së ndershme! Për këtë arsye, martohu me grua të ndershme e fetare!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1210

“Selamu aljekum ve rahmetullahi ve bereketuhu”. Një fjali madhështore, e bukur, dhe shumë këndshme, me të cilën një musliman ndjen kënaqësi  kur e shqipton apo e dëgjon atë. Ajo ka një pozitë të veçantë dhe të dalluar. E si jo, kur ajo është përshëndetje me të cilën është i kënaqur Allahu, i Lartësuar. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Selam, është emër prej emrave të Allahut të Madhëruar, Allahu e vendosi në tokë, andaj përhapeni selamin mes jush”.

Gjithashtu ka thënë: “Allahu e krijoi Ademin në një fizionomi, gjatësia e të cili ishte gjashtëdhjetë parakrah, kur e krijoi tha: Shko dhe përshëndeti me selam atë grup. Ata ishin një grup prej melaqeve, dëgjo përshëndetjen e tyre, ngase ajo është përshëndetje për ty dhe pasradhësit e tu. Shkoi dhe u tha: Selamu alejkum. Ata i thanë: Selamu aleje ve rahmetullah. Dhe shtuan: Ve rahmetullah”. E transmeton Muslimi.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk do të hyni në xhenet përderisa të  besoni, e nuk do të besoni përderisa të duheni mes vete, a t’ju tregoj për një gjë që nëse e veproni do të duheni? Përhapeni selamin mes jush”.

Dhe ka thënë: “Njeriu më koprrac është ai që bëhet koprrac për selam”.

Umejr ibn Vehb, radijallahu anhu, kur hyri tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: ‘Mëngjes të begatshëm’. Që ishte një përshëndetje e kohës injorancës. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem i tha: “Allahu na ka nderuar me një përshëndetje më të mirë se përshëndetja jote, o Umejr, (ajo është) Selami, përshëndetja e banorëve të xhenetit”.

Sahabët ishin shumë të përkushtuar në praktikimin e kësaj vlere dhe përfitimin e mirësive të saja. Abdullah ibn Omer kalonte nëpër treg, jo për ndonjë nevojë, por vetëm se për të përshëndetur me selam gjithë njerëzit, të miturit e të moshuarit, duke synuar shtimin e të mirave dhe shlyerjen e të këqijave, përfitimin e faljes, mëshirës dhe hyrjen në xhenetin e gjerë.

Sa krenar që duhet të jetë besimtari me këtë përshëndetje e të vepron në përhapjen e saj në gjitha vendet e kohërat, me përjashtim ndaj çifutëve dhe të krishterëve, ndaj tyre nuk fillojmë me selam, sikur që na ka mësuar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.

Është përshëndetje e cila nuk duhet përkufizuar me ndonjë mjet komunikimi, qoftë ballafaqimi me selam ndaj atij të cilin e takon, apo nëpërmjet telefonit, apo nëpërmjet mjeteve bashkëkohore të komunikimit, siç është ‘Skype’, ‘ËhatsApp’, e shumë të tjera. Që kohën e fundit kanë hasur pranim të madh në gjithë botën, gjithashtu në shoqërinë tonë, ka një ndikim të madh. Njerëzit, siç është e zakontë, dallojnë për nga përfitimi nga këto mjete, prej tyre që i përdorin për mirësi, e disa për ligësi.

Nga ndikimet më të rëndësishme pozitive është se lehtësojnë kontaktin mesfamiljar, shoqëror, si dhe kontribuojnë në shtimin dhe forcimin e lidhjeve, bile është bërë një mjet i thirrjes shumë i dobishëm. Sa të bukura që janë përshëndetjet e mëngjesit dhe mbrëmjes të cilat na vijnë gjithë neve! Por, po të kishin qenë këto përshëndetjen bazuar në metodologjinë e islamit dhe sunetit të pejgamberit, andaj, shumë prej përshëndetjeve të cilat përdoren “Mirëmëngjesi”, “Mirëmbrëma”, e të tjera. E duke dërguar njëri tjetrit kartela me të njëjtin kuptim, padyshim se këto janë shumë të bukura dhe kanë ndikim të madh tek njeriu,por sikur të ishin paraprij me përshëndetjen islame!

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetva, në lidhje me këto lloje të përshëndetjeve deklaron: “Nuk ka gjë në to, por të jenë pas përshëndetjes me selam, dhe pas përgjigjes, nëse personi e përshëndet atë”. (24/115)

Gjithashtu është pyetur komisioni i përhershëm: “Tek ne në Egjipt, zakon është që në mëngjes të përshëndesim duke thënë: Mirëmëngjesi o filan! Cila është dispozita fetare në lidhje me këtë përshëndetje?

Janë përgjigjur: Falënderimi i takon Allahut! Përshëndetja e islamit është  “Selam alejkum”, e nëse shton “ve rahmetullahi ve bereketuhu” është më me vlerë, e nëse e përshëndet pas kësaj me “Mirëmëngjesi” nuk ka gjë të keqe, por, të mjafton vetëm me përshëndetjen “Mirëmëngjesi”, pa mos thënë “Selam alejkum” ka vepruar gabimisht”. (24/119)

Pra, të kontribuojmë në përhapjen e kësaj përshëndetje në të gjitha mjetet e komunikimit. Duke shpresuar nga Allahu, mirësitë dhe begatitë, Ai me të vërtetë i përgjigjet lutjeve.

Huvejda Fevaz el Fevaz

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË