Arhiva DitoreJun 3, 2015

0 1043

Allahu ka thënë: ”Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të perhapet imoraliteti, ata i pret një dënim i dhimbshëm në këtë dhe në botën tjetër. Allahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini”. (Suretu Nur: 19) Ka thënë ibën Arabij- Allahu e mëshiroftë, për fjalën e Allahut: ”dëshirojnë” dmth e dëshiron atë dhe e vepron, sepse dashuria është vepër e zemrës dhe se ai që e do një gjë e shfaqë atë. Halid b Ma’dan- Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ” Ai që flet për atë që kanë parë dy sytë e tij dhe kane dëgjuar dy veshët, është nga ata që dëshiron të përhapet imoraliteti tek besimtarët”. Aliu- Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: ”Ai që vepron imoralitetin dhe ai që e shpërndanë atë janë të barabartë në mëkate”.

Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Nuk është shfaqur imoraliteti te një popull, derisa e kane bërë publik (imoralitetin e tyre), përveçse është përhapur në mesin e tyre koleradhe sëmundje (të tjera) që nuk kanë qenë prezente te paraardhesit e tyre të mëhershëm”. Shumë prej atyre që sot përhapin lajmet se iks sportisti, këngëtari apo përgjegjësi ka vepr uar kështu e ashtu, qoftë përmes tv-së, revistës apo rrjeteve sociale dhe kjo bëhet shkak që dikush nga njerëzit të devijojë, ska dyshim se ai do të merr mekatin e shpërndarjes dhe të vepruesit të atij mëkati. Të mos harrojë se kjo vepër është prej mëkateve të mëdha tek Allahu. Disa shpërndajnë imoralitetin me fjalë dhe kjo bëhet duke akuzuar muslimanët se filani është: hajdut, alkoolist, i dhënë pas harameve etj, edhe pse i akuzuari mund të jetë shumë larg atyre gjërave në realitet. Disa të tjerë shpërndajnë imoralitetin me vepër, si psh: me shpërndarjen e filmave, fotove, videove të kanalit ‘YouTube’, revistave etj me anë të së cilave mund të nxitësh epshin dhe shfaqjen e turpësisë, dije se ti je nën kërcënimin e Allahut të Lartësuar në dunja dhe ahiret, me turpe në këtë botë dhe me dënim në botën tjetër, duke mos harruar se do të bartësh edhe mëkatin e gjithë atyre që kanë shikuar në ato apo i kanë shpërndarë, qoftë edhe pas vdekjes tënde, deri në ditën e gjykimit. Jemi dëshmitarë se shumë prej atyre që kanë shpërndarë të keqen në mesin e muslimanëve, Allahu i Lartesuar i ka dënuar me sëmundje nga më të ndryshmet, si kanceri dhe të ngjajshme, disa prej tyre kane vdekur si fukarenj, që nuk kanë patur para as për barnat e tyre, disa të tjerë në ndeshje komunikacioni, e për disa të tjerë vdekja ka qenë turp për atë dhe familjen e tij.

Lus Allahun ta pastrojë shoqërinë tonë nga çdo gjë, qoftë fjalë apo vepër, e cila bëhet shkak për degradimin e moralit të saj. Bëje atë urdhëruese për të mirë dhe ndaluese nga e keqja. Respektuese të detyrimeve ndaj Teje dhe vdekjen shkak për ndërprerjen e mëkateve të secilit prej nesh.

Amin.

 Përgatiti: Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

0 1248

Rrëfimi në vijim është i vërtetë, dhe na e rrëfen kardiokirurgu i njohur saudit dhe njëkohësisht thirrës i madh në fenë e Allahut, dr. Halid el Xhubejr, Allahu e ruajt!

Një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar ishte duke lexuar Kuran në xhami dhe duke e pritur faljen e namazit të sabahut. Kur u thirr ikameti, e la Kuranin në vendin e vet, dhe u ngrit për t’u rreshtuar në namaz. Papritmas, duke u ngritur bie në tokë! Disa nga ata që ishin në xhami e marrin dhe e bartin deri në spital!

Tregon mjeku, Halid el Xhubejr- Allahu e ruajtë, i cili ishte kujdestar atë mëngjes, se e sollën një djalosh të cilin e bartnin si xhenaze. Pasi që e kontrollova, e zbulova se ishte i goditur nga infarkt i fortë, aq i fortë, saqë po ta kishte goditur edhe devenë do ta mbyste në vend!

E shikova djaloshin, dhe ai luftonte me vdekjen dhe i merrte frymëmarrjet e fundit! Shpejtuam t’i ndihmojnë dhe t’ia aktivizojmë zemrën, dhe afër tij ishte mjeku i ndihmës së shpejt, kurse unë shpejtova t’i marrë disa mjete për shërim. Kur u ktheva, e vërejta se ia kishte kapur dorën mjekut, dhe mjeku ia kishte afruar veshin e tij te goja e djaloshit, dhe djaloshi ia pëshpëriste disa fjalë në vesh! U ndala për disa momente dhe i shikoja ata dy!

Papritmas djaloshi ia lëshoi dorën mjekut, dhe u mundua me gjithë fuqinë e tij që të kthehet në anën e tij të djathtë, dhe pastaj tha: Esh-hedu en la ilahe il-lallah ue esh-hedu en-ne Muhameden abduhu ue resuluhu (Dëshmoj se nuk i takon adhurimi me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij)!

Fjalën e përsëriste shpesh, derisa pulsi filloi t’i zhduket dhe rrahjet e zemrës të pakësohen! Ne përpiqeshim t’i ndihmojmë, por caktimi i Allahut ishte më i fortë, dhe djaloshi ndërroi jetë!

Mjekut të ndihmës së shpejtë i plasi vaji, derisa nuk mundi të qëndron në këmbë!! U çuditëm me të dhe i thamë: O filan, çfarë ke?! Kjo nuk hera e parë që sheh të vdekur! Mirëpo kot, ai nuk mundej të ndalej duke qarë!

Kur e vërejtëm se lotët filluan ti rrallohen e pyetëm: Çfarë të tha djaloshi?? U përgjigj: Kur të pa ty duke shkuar lartë-poshtë dhe duke dhënë udhëzime, e kuptoi se ti je mjeku

specialist për sëmundjen e tij, dhe më tha: Thuaji shokut tënd, mjekut të zemrës, mos ta lodhe veten.. mos ta lodhe.. unë jam i vdekur dhe s’ka shpëtim! Pasha Allahun, tani jam duke e parë vendim tim në Xhenet!!

Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar”. Fusilet 30.

Ky është dallimi mes adhuruesit të Allahut dhe gjynahqarit!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 3233

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, -xhele ue ala!-. Atë e falënderojmë, prej Tij dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe Falje kërkojmë. Përshëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, -sal-Allahu alejhi ue selem!-, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithê pasuesit e tij deri nê Ditën e Gjykimit.

Fjala më e mirë është fjala e Allahut (Kur’ani), ndërsa udhëzimi më i mirê është udhëzimi i Muhamedit, -alejhi selam!-, (Suneti).

Dhe më pas:

Një ndër sëmundjet më të rrezikshme të zemrës është smira.

Vlen të theksohet se është një ndër sëmundjet më të rrezikshme të zemrës.

Sepse kjo sëmundje e shpie besimtarin drejt humbjes së fesë dhe dynjas së tij.

Andaj, mu kjo arsye më shtyri mua ta zgjedh këtë temë dhe ta ligjeroj sot këtu para jush.

Kështu që me pak fjalë që do të flas rreth kësaj teme, së pari ta kujtoj veten time dhe juve për smirën dhe rrezikun e smirës.

Së pari: Kuptimi i smirës:

Smira apo Hasedi është: Të shikuarit e dhuntisë që i është dhuruar vëllait tënd nga ana e Allahut, e ti shpreson që ajo dhunti t’i humb vëllait tënd e ta marrësh ti në posedim atë dhunti, gjithmonë duke shpresuar që askush mos ta posedojë atë dhunti përpos teje.[1]

Llojet e Smirës; 1). Smira e ndaluar 2). Smira e lejuar

1). Smira e ndaluar është: Të shikuarit e njeriut në një dhunti tek vëllai i tij, e urren atë dhe shpreson të largohet ajo dhunti nga vëllai i tij dhe të transferohet tek ky.

Këtë lloj të smirës e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij. Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.” (Nisa: 54).

2). Smira e lejuar; Të shikuarit e njeriut në një dhunti tek vëllai i tij, mirëpo lakmon ta posedojë edhe ky, porse duke mos shresuar që ajo dhunti t’i humbet vëllait të tij.

Të nderuar vëllezër:

Transmetohet nga Zubejr el Auami se Muhamedi, -alejhi selam!-, ka thënë: “Janë përhapur në mesin tuaj sëmundje të popujve para jush: hasedi dhe urrejtja dhe ajo është që rruan, nuk them që rruan flokët, por e rruan e fenë.”[2]

Muhamedi, -alejhi selam!-, ka thënë: “Nuk bashkohen në një zemër, besimi (imani) dhe zilia.”[3]

Shejhul Islam Ibn Tejmije, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, ka thënë: “Hasedi (Zilia) është një sëmundje psiqike dhe shpirtërore, sëmundje dominante që nuk mund të shpëtoj prej saj veçse një pjesë e vogël e njerëzve. Nuk ka trup pa hased, por arroganti e shfaq hasedin e forcon atë duke mos e bekuar vëllain e tij, kurse njeriu fisnik dhe bujarë e fsheh hasedin dhe e zhduk atë duke thënë: MashAllah, TebarekAllah.”

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku, -Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Hasedi i hanë veprat ashtu siç i hanë zjarri drunjët. Sadakaja i shuan mëkatet ashtu siç e shuan uji zjarrin. Namazi është drita e besimtarit dhe agjërimi është mburoja e besimatrit prej zjarrit të Xhehenemit.”

Nëse ndonjëri nga ne është goditur nga smira e ndaluar, le të shpejtojmë me pendim tek Allahu.

Mesruku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Është shumë e nevojshme për njeriun që të ketë çaste ku ai duhet të vetmohet me veten e tij, t’i kujtoj mëkatet e kaluara dhe të pendohet prej tyre.”

Shpejto në faljen e namazit, sepse namazi bën shpërlarje mëkatesh.

Muhamedi,- sal-lAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kur robi dëshiron të falet, të gjitha mëkatet e tij i sillen pranë dhe i vendosen mbi kokën dhe supet e tij, sa herë që bën sexhde apo ruku, ato bien prej tij.”[4]

Të nderuar vëllezër! Shpejtoni në pastrimin e zemrës nga smira. Sepse, zemra nëse është e pastër, i gjithë trupi ynë do të jetë i pastër, nëse zemra zhytet me smirën dhe prishet, atëherë i gjithë trupi ynë do jetë i prishur, Allahu na ruajt.

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Në trup gjendet një copë mishi, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi është i mirë, nëse ajo është e prishur, i tërë trupi është i prishur. Kjo copë mishi është zemra.”[5]

Dhe në fund:

Pendohu o vëlla nga ajo që kaloi dhe zotohu që kurrë nuk do t’u kthehesh atyre veprave të këqija.

Le të jete ky muaj një faqe e re për ne dhe zemrën tonë, mbi të cilën do të shkruajmë: O Zot, Ne jemi penduar nga mëkatet!

Allahu na i shëroftë dhe pastroftë zemrat tona nga smira!

Vazhdon…

Ligjëroi dhe Përgatiti: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shiko; Tefsir Ibn Kethir: vëll.1, fq.383).

[2] (Sahih et Tirmidhi: 2038).

[3] (Sahih en Nesai: 2912).

[4] (Sahihul-Xhami’ Nr.1671).

[5] (Buhariu dhe Muslimi).

NA NDIQNI NË