Arhiva DitoreJun 5, 2015

0 1421

Biri im!! Për t’u bërë mbret i respektuar në mesin e njerëzve, mos fol për gjërat para se të vërtetosh saktësinë e burimit!!

Nëse të vjen ndokush me lajm, sigurohu dhe qartësoje lajmin, para se ta përhapësh!

Ruaju nga thashethemet! Mos i beso çdo gjëje që flitet dhe gjysmës së asaj që shihet!

Nëse Allahu të sprovon me armik, kundërshtoje me mirësi ndaj tij, dhe ktheja të keqen me të mirë, dhe ka mundësi që armiqësia të shndërrohet në dashuri!!

Nëse dëshiron të dish se kë e ke shok, udhëto me të! Në udhëtim, njeriut i shkrihet pamja e jashtme dhe i shpaloset personaliteti i tij! Për këtë është arsye udhëtimi (es sefer—në gjuhën arabe) e ka marrë këtë emër, ngase e shpalos moralin dhe natyrshmërinë e njeriut!!

Nëse njerëzit të sulmojnë dhe ti je në të drejtë, apo të gjuajnë me kritika, gëzohu!! Ata ta bëjnë me dije se ti je i suksesshëm dhe ke ndikim!! Qenit të ngordhur, as nuk i bihet dhe as nuk i hedhet, përveç se pemë që jep fryte!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1828

Ceket për një burrë se ia mësonte Kuranin gruas së tij për çdo ditë! Dhe një ditë nga ditët, burri duke hulumtuar pas disa gjërave personale nëpër shtëpi, e gjen një kuti, të cilën nuk e kishte pas parë asnjëherë më herët në shtëpi! E mori dhe e hapi, dhe në të gjeti disa diploma dhe lëvdata, për nxënien e Kuranit përmendësh, edhe atë me emër të gruas së tij! Burri u habit, dhe mbeti pa fjalë, dhe në vetvete tha: Si është e mundur që gruaja ime të jetë hafëze e Kuranit, dhe të jetë e vlerësuar nga dijetarë eminent, e unë mos ta di?!

E pyeti të gruan: Si është e mundur të jesh hafëze kur unë tash jam duke ta mësuar Kuranin?!

Iu përgjigj: I dashuri im, ti asnjë ditë nuk më pyete se, a di nga Kurani diçka apo jo, dhe unë nuk të tregova asnjëherë!

E shfrytëzova këtë shans që ti të ma mësosh Kuranin, ashtu si ia mëson fëmijës tënd, që nëse gaboj të mbetesh me mua dhe të përsërisim bashkërisht, kurse kur t’ia qëlloj, të më sjellësh dhurata që të më nxitësh të mësoj më tepër dhe në fund të më përqafosh!

Burri nga gëzimi filloi të qan dhe tha: Falënderimi i takon Allahut që më furnizoi me grua të ndershme!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 3438

Një grua na rrëfen për jetën se saj dhe thotë: Burri më ndërroi jetë, dhe unë isha në të tridhjetat, dhe mbeta e vetme me pesë fëmijët që i kishim bashkë! Dynjaja mu errësua në sytë e mi, qaja për çdo ditë, u mërzita tepër, shpirti mu ngushtua dhe ia preferova vetes vdekjen se sa të jetoj në atë gjendje!

Më kapluan brenga të mëdha! Fëmijët i kisha të vegjël, dhe nuk kishim hyrje materiale, dhe e shpenzoja për çdo ditë atë burim të vogël që na e la prindi i fëmijëve!

Ndërkohë, një ditë nga ditët isha në dhomën time, dhe dëgjoja në radio një emision fetar, e dëgjova dijetarin duke thënë se, i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush bie istigfar pa ndërprerë, Allahu do t’ia mënjanojë çdo brengë, do t’i japë rrugëdalje nga çdo situatë dhe do ta furnizojë nga nuk shpreson”.

Pasi që e dëgjova, fillova të bëj istigfar (kërkim falje) shpesh, dhe poashtu i urdhërova fëmijët të bëjnë shpesh brenda dite dhe nate. Nuk kaluan gjashtë muaj, vetëm se u bënë planifikime të projekteve mbi disa prona tona të vjetra, dhe kompanitë na zëvendësuan me miliona! Djali im u bë më i miri nxënës në rajon dhe e mësoi Kuranin përmendësh! Shtëpia filloi të mbushet me mirësi dhe filluam të jetojmë në begati! Allahu m’i përmisoi të gjithë fëmijët, djem dhe vajza, dhe nga unë u largua pikëllimi, brengat dhe mërzitë, dhe u bëra grua e lumtur!

Ku jemi ne nga fjala e Allahut: “e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!”. Nuh 10-12.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2694

Justinian Topulli

Më shumë sesa të merren si shumë seriozisht, këto deklarime kërcënuese të shqiptarëve të inkuadruar në radhët e ISIS-it, duhen parë si retorikë boshe, nga njerëz që kërkojnë të rivendosin veten në qendër të vëmendjes, nga njerëz që nuk i njeh askush dhe që nuk përfaqësojnë askë, as fenë islame dhe as besimtarët muslimanë, qofshin këta shqiptarë ose jo.

Këta njerëz kanë nevojë për audiencë, ashtu si Lavdrim Muhaxheri kohë më parë, të cilin këta njerëz duket se duan ta zëvendësojnë dhe nuk është çudi që pas kësaj video të kemi të tjera të ngjashme me ato të Lavdrimit. Ndaj nuk është diçka e mençur ti jepet gjithë kjo hapsirë mediatike këtyre njerëzve të frustuar që nuk janë as vetvetja.

Problemet që kanë muslimanët shqiptarë sot në trojet e tyre nuk zgjidhen me një retorikë të tillë, përkundrazi me të tilla deklarime ato vetëm dëmtohen dhe hedhin benzinë në zjarrin e islamofobisë. Përdorimi i këtyre probleme dhe gjuha kërcënuese me të cilën ato trajtohen është e turpshme nga këta njerëz (nëse nuk kemi të bëjmë me ndonjë aktrim të qëllimshëm), gjuhë e cila është katërçipërisht e refuzuar nga ana jonë si muslimanë. Kemi të bëjmë pra, thjesht me një riciklim të të njëjtit imazh donkishotesk të Muhaxherit.

Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet këtyre njerëzve nga media është pikërisht t’i marrësh ata shumë seriozisht dhe të përhapësh mesazhet e tyre.

Zoti na ruajt nga mendtë e kokës!

NA NDIQNI NË